30.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Edi Rama ta nisë ndëshkimin për ndërtimet nga Erion Veliaj, Sadri Abazi, Tom Doshi, Jurgis Çyrbja, Vladimir Kosta…

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, ORIOLA PAMPURI

Në qendër të Tiranës, në këtë ndërtesë, po ndërtohet një shtesë në kat të fundit. As më pak e as më shumë është shtesa, të cilën po e ndërton vetë miku i tij, ish-deputeti i Partisë Socialiste.

Edi Rama sot deklaroi që do të ketë ndëshkim për të gjithë ata ndërtues të cilët ndërtojnë shtesa pa leje. Por së pari le ta nisë ndëshkimin me ata të cilët japin lejet e ndërtimit, nga ata të cilët lejojnë këtë katrahurë që ka ndodhur në Tiranë.

Këtë katrahurë në Tiranë e ka sjellë Edi Rama për 11 vjet kryetar Bashkie dhe tani, pasuesi i tij Erjon Veliaj, të cilët japin lejet e shkatërrimit që kanë bërë të mundur betonizimin e Tiranës.

Edi Rama për 11 vite kryetar Bashkie, sipas raportit të OSBE-së, vuri 200 milionë euro, Erjon Veliaj është ai i cili ka dhënë lejen e ndërtimit të kësaj shtese, mbi këtë pallat dhe Edi Rama nga foltorja e parlamentit deklaroi sot se do të ketë ndëshkim për të gjithë ata ndërtues që japin leje për shtesat e pallateve. Le ta nisë nga kjo shtesë që është dhënë këtu, i është dhënë klientit të tij, ish-deputetit, mikut të tij.

Edi Rama punon me dy standarde nga njëra anë kërkon të ndëshkojë ata të cilët janë qytetarë të thjeshtë, ndërtues të cilët nuk kanë lidhje me të, dhe nga ana tjetër mban dhe mbështet ndërgtuesit që janë klientët e tij, ata me të cilët ndan paratë dhe mbështetës të tij.

Edi Rama le ta nisë ndëshkimin nga Sadri Abazi, le ta nisë ndëshkimin nga Tom Doshi, bnga Jurgis Çyrbja, le ta nisë ndëshkimin nga miqtë, ish-deputetët, deputetët e tij dhe nga oligarkët me të cilët ndan paratë nga mëngjesi në darkë.

Ftoj Edi Ramën dhe zyrtarët e korruptuar të policisë bashkiake, të ALUIZNI-t, së bashku me shkatërruesin e Tiranës Erjon Veliaj, bashkë me Edi Ramën shkatërruesin e Tiranës si kryetar Bashkie i cili betonizoi Tiranën, ta nisin këtu ndëshkimin, nga kjo shtesë, e cila sot vijon punimet në mes të ditës.

Edi Rama nise që këtu, jo nga hallexhinj, që nuk i mbështete kurrë.

Alarmi nga Sukthi, “njerëzit po kthehen në shtëpitë e dëmtuara”, Basha: Me 10 milionë euro në muaj për oligarkët, sistemohen të gjithë familjet

Kryetari Basha u takua me banorë të Sukthit, të cilët denoncuan autoritetet se i kanë nxitur të hyjnë në pallatë të pasigurta, për të cilat akoma nuk ka vlerësim për sigurinë e tyre. “Tre – katër ditë pas tërmetit kanë ardhur vetëm dy inxhinierë grekë të cilët thanë se duhet të vijnë specialistë me aparatura, të kontrollojnë pallatet. Na kanë venë vetëm nga një kryq të verdhë, që të mos hyjmë brenda”, tha një banor I revotluar, duke treguar edhe disa dikumenta të bashkisë. ‘Shumë nga ne kanë hyrë, se nuk kemi marrë as bonus, nuk kemi ku shkojmë- tha një tjetër.

“Po paguajmë taksa çdo muaj, pse të mos vijnë e të na thonë a banohet këtu. “ “Shteti nuk ekziston për në. Vetëm opozita ka ardhur. Shtëpitë na janë bërë copë. Ne duam të dimë vetëm a është e banueshme shtëpia. Shkojmë tek bashkia dhe na përcjellin “Ik se do të vijmë”. – tha një kryefamiljare. “Na kanë harruar fare a jemi njerëz a s’jemi – u shpreh një banor- Kaluan dy muaj dhe asnjeri nuk vjen. Jemi me fëmijë të vegjël, siç e sheh vetë, jemi jashtë, Shkuam në hotele, na nxorën. Bonus qeraje s’kam marrë akoma,

Kreu i opozitës vuri në dukje se për të mbrojtur milionat e oligarkëve, qeveria e Edi Ramës ka vënë në rrezik jetën e mijëra familjeve të lënë në me stë katër rrugëve.

“Vlerësim dëmesh nuk ka. Bonus qeraje shumica thotë se nuk kemi marrë. Më e keqja, më e tmerrshmja është kthimi i tyre në shtëpi. Larg qoftë,po ndodhi jë tërmet i fortë, përsëritet Thumana. Ky është krim shtetëror. Ata e humbën jetën prej shtetit, sepse u futën në pallate të dëmtuara, pasi shteti nuk u kujdes për ta. Kam ardhur t’ju them se kjo është situatë kriminale dhe nuk duhet ta pranojmë, dhe nuk duhet ta pranoni as ju më. Kjo neglizhencë ka vetëm një emër, korrupsion. Gjithçka lidhet me korrupsionin, sepse po t’i merrnin paratë e oligarkëve nuk kishin nevojë të prisnin as për donacione, as për konferencë donatorësh. Po të mërrnin ato 10 milionë euro në muaj që ua japin oligarkëve, do të kishin sistemuar të gjithë familjet e goditura”, u shpreh zoti Basha.

Në Sukth njëri prej banorëve zbuloi edhe një abuzim tjetër me banorët e pallateve të pabanueshme. “Vazhdojmë faturohemi për ujin dhe dritat, megjithëse nuk jemi në shtëpi. Gjithë muajin dhjetor nuk kam qenë në shtëpi, më kanë ardhur 85 mijë lekë drita.”

Deklarata e fortë: Rama vendos drejtorë policie në pikat kyçe për t’i hapur portat trafikut të drogës, asnjë i arrestuar

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili në një dalje për mediat ka renditur një sërë arsyesh se pse nuk ka investime të huaja dhe pse situata në Shqipëri është në degradim të plotë.

Ai ka lëshuar akuza të ashpra kundrjet kreut të qeverisë Edi Rama i cili sipas drejtusit të lartë të LSI është ideatori dhe inicuesi i kësaj krize në të cilën nddodhet vendi.

Deklarata e plotë e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili

Sot qytetarët shqiptarë kanë dëgjuar që herët në mëngjes kryeministrin e tyre i cili deklaroi që do t’i shpallte luftë kriminalizimit në politikë dhe në ekonomi.

Sot jemi këtu në këtë komunikim të nderuar qytetarë thjesht dhe vetëm që të ndaj me ju faktet dhe asnjë nga demagogjitë e lodhura, të kapura, të një kryeministri tërësisht të paaftë dhe të kapur keqazi pikërisht nga krimi dhe kriminalizimi total i politikës së rilindjes së tij.

Të nderuar qytetarë, politika shqiptare u detyrua të miratonte një ligj nga më të rëndit të vizionit të saj në botë po shumë të domosdoshëm që ishte ligji i dekriminalizimit dhe shkak për këtë ishin dhjetëra deputet të rilindjes, të larguar salla e parlamentit e të tjerë që ndodhen në atë parlament dhe ky është fakt.

Është fare e vërtetë që deri më tani 5 kryetarë bashkie kanë dalë qartë me rekorde kriminale, disa prej tyre ende të pashkarkuar pasi kryeministri shqiptarë nuk guxon t’i shkarkojë ata edhe përpara fakteve tronditëse të turpshme të kriminalizimit të tyre.

Të nderuar qytetarë dhe ky është një fakt, kemi praktikisht të njohur botërisht, drejtorë, deputet, ministra edhe vetë kryeministrin shqiptarë në dosjen 184 të grabitjes masive kriminale të votave dhe të korruptimit tragjik të shtetit i cili tashmë dihet botërisht dhe ky autori i kësaj çështje është vet kryeministri dhe dirigjuesi i saj.

Gjithashtu kemi 4 drejtorë, 4 oficer policie, denoncues të fortë, luftëtarë në vijë të parë me trafikantët që denoncuar të vërteta tronditëse të cilët u kërcënuan, u shantazhuan dhe u detyruan të lënë Shqipërinë dhe të kërkojnë dhe azil politik dhe 2 prej të cilëve e kanë fituar këtë azil politik dhe gjithë këto kërcënime dhe shantazhe dhe ky presion për fajin në thonjëza sepse denoncuan trafikantët i ardhur nga kryeministri dhe nga gjithë shpura e tij rreth e përqark është fakt, është fakt gjithashtu që të njëjtët oficer policie të cilët bashkëpunojnë me organi inteligjence ndërkombëtare për luftën kundër trafikut dhe drogës me antimafian italiane dhe me këdo ndodhen në listat e kërkimit nga ministria e brendshme nga drejtuesit e policisë të Edi Ramës me urdhrin e Edi Ramës pra vazhdojnë

Pra vazhdojnë janë bashkëpunëtorë të Europës për të luftuar trafikun sepse këtu shiteshin dhe dekonspiroheshin luftërat dhe janë ende në kërkim nga drejtuesit e policisë së Tiranës bashkë me Edi Ramën kryeministër. Edhe ky është një fakt.

Drejtorë të përgjithshëm policie në pikat kyç të trafikut të drogës, u hapën portat, u larguan për t’i mbrojtur, janë ende të paarrestuar. Dhe ky është fakt.

Dhjetëra tender u ndahen kriminelëve të denoncuar publikisht në median shqiptare edhe në mediat ndërkombëtare. Të gjitha këto janë fakte. Pra është një kriminalizim me fakte tronditëse që flasin vetë, që ulërasin vetë, por të padënuar për shkak të kapjes së drejtësisë në mënyrë kriminale nga mazhoranca e udhëhequr nga i njëjti kryeministër, i cili sot mbas 7 vitesh kujtohet dhe flet sot për kriminalizimin, mbasi kriminalizoi dhe votimet ku votoi vetë, numëroi vetë dhe nxori rezultatin vetë.

Këto janë arsyet e mëdha që nuk ka dhe nuk si të ketë investime të huaja në Shqipëri, e për të cilat dhe biznesmenët shqiptar për mungesën e sigurisë në vend detyrohen ti lëvizin investimet e tyre dhe t’i çojnë dhe të investojnë në vende të tjera dhe në vende fqinje si Maqedonia e Veriut dhe Kosova, vetëm e vetëm se Shqipëria nuk ofron asnjë siguri për shkak të kriminalizimit të jetës së vendit, të policisë, të drejtësisë, të zyrave të shtetit, të dhjetëra drejtorëve, nga të cilët kanë hyrë dhe kanë dalë vetëm në 2 vitet e fundit pafundësisht. Dhe këto janë fakte.

Sigurisht është një fakt dhe që nuk pret interpretimin e injorancës proverbiale tashmë të një kryeministri llafazan fakti që Shqipëria është një nga 3 vendet më të korruptuara në botë. Kjo e pohuar nga Banka Botërore, pra fakt i Bankës Botërore.

Është një fakt shumë i rëndë e tronditës për shkak të këtij kryeministri që sot Shqipëria është vendi i dytë në botë më i keq nga të gjithë vendet e tjera për papunësinë, për mungesën e aftësisë për të ofruar punë tek të rinjtë dhe këto janë fakte.

Gjithashtu Edi Rama është kujdesur së tepërmi që të kriminalizojë drejtësinë që të ngre lartë institucionin e pandëshkueshmërisë dhe sot duke hyrë në vitin e 4 të Reformës në Drejtësi nuk ka as Gjykatë të Lartë dhe as Gjykatë Kushtetuese sepse sigurisht aferat e mëdha, të cilat do të paditeshin, do të gjykoheshin atje, qindra milionëshe siç është afera e teatrit, aferat e Unazës së Re, aferat e tjera në të gjitha tenderat publik.

Të gjithë paditë që Kontrolli i Lartë i Shtetit ka ngritur për dëmet me miliarda janë fakte të cilat janë bllokuar apo ligji veprime antikushtetuese kriminale, siç ishte ligji i dividentit të cilit ju dha fuqi prapa vepruese, e për të cilin qindra milonë euro të tjera ju humbën financave publike janë të gjitha fakte të njohura. Kriminalizimi i ekonomisë, sigurisht është fakt. Koncesione po janë fakte që paguajmë qindra ekzaminime të pa kryera pra nuk bëhen, dhe ja japim sadaka koncesionarit që sigurisht dihet me kë i ndan. Duke filluar që nga tenderi i famshëm i check up apo i kontrollit mjekësor bazë.

Ky është një fakt, çdo shqiptar normal e kupton kur i jepet një punë pa paguar gratis, dhuratë ky është fakt. Shqiptarët më së paku duhet të kërkonin të paktën të paguanin punën e bërë. Po të paguajnë punën e pa bërë qindra e mijëra euro ky është thjesht dhe vetëm korrupsion, ky është fakt. Dhe ne s’kemi ndërmend këtu të presim shpjegimet e lodhura, injorante po thellësisht të kapura nga interesat të Kryeministrit shqiptar, i cili e di edhe vetë që është i kapur në këto interesa ndaj dhe belbëzon në konferenca, bëlbëzon në Parlament. Pra është një belbacukllik, i mbahet goja sepse ja kanë kapur gojën ja kanë kapur këto interesa. Është fakt që sterilizimi kushton dhjetëra herë më shumë sesa në vendet më të fuqishme të Europës. Kur kushton dhjetëra herë më shumë se në Gjermani e në Turqi, po çdo mendojë qytetari shqiptar jemi më të pasur se Gjermania që të paguajmë dhjetëra herë, dhe t’ja japim koncesionin një personi të vetëm. Një njeriu të vetëm që kishte punësuar vetëm një njeri.

Po nuk mundet të tallet Kryeministri Shqiptar, tallet me veten. Bën sikur tallet sepse interesat, pazaret është fjalën e vetme që besoj Kryeministri dashuron pa fund, adhuron pa fund, që e prin tek koncesionet, tek tenderat, tek sheshet e qyteteve ku batërdisen paratë. Në planin rajonal, në mini-shengenat që bën, në sulmet që bën ndaj Kosovës është dhe mund të konsiderohet përfundimisht një mister pazari i politikës Shqiptare. Ndaj është fare e qartë ky mister pazari është tashmë gollomesh apo lakuriq në sytë e të gjithë botës dhe Europës.

Asnjë nuk ka ndërmend të dëgjojë, as përçartjet as lajthitjet e Kryeministrit, por të gjithë ashtu sikur edhe unë përball jush po rreshtoj fakte të pa kundërshtueshme, të palëvizshme, të provuara botërisht nga ne si opozitë, nga institucione ndërkombëtare, të gjithë do ta ballafaqojmë në mënyrë të përditshme në këto fakte të pakundërshtueshme. Ne nuk kemi ndërmend dhe as nuk do të ulim nivelin e bisedës me të tëra lajthitjet, përçartjet, paaftësitë dhe injorancën e kryeministrit. Ne nuk mund të zbresim në nivelin e një kryeministri që imagjinon që në spitalet shqiptare priten këmbët me sharrë drurësh, apo që u shpjegon shqiptarëve se kanë rënë infeksionet spitalore, sepse gratë lindnin me instrumentet e sterilizuara 30 herë më lart.

Po i japim vetëm një fakt këtij kryeministri, i cili për fat të keq, për shkak të injorancës, edhe përdoret, edhe e përdorin duke vënë në gojë të tëra llojet e budallallëqeve të cilat vetëm ai ka kurajo ti thotë. Po z. Kryeministër, Shqipëria ka arritur të ketë mortalitetin foshnjor dhe amëtar për herë të parë nën dy shifra, pra një shifror në vitin 2012 dhe është rritur që kur ke ardhur ti. Shqipëria ka pasur spitale të reja deri në vitin 2013 dhe nuk ka asnjë spital të ri qëkur ke ardhur ti. Edhe dy katet e spitalit kirurgjikal për të cilin flet, është shtesë e një spitali të shkëlqyer që ti e ke gjetur të ndërtuar. Brenda të njëjtit ambient spitalor kanë qenë investime pa fund edhe në fushën e kirurgjisë, ku ekzistojnë edhe 7 komplekse sallash të tjera kirurgjikale, të gjitha të rikonstruktuara para se të vije ti.

Ka pasur spital të ri në Elbasan, ka pasur një Sanatorium të bërë nga e para, ka pasur dhe plot vepra të tjera. Po, i ke bërë një dhuratë të madhe shëndetësisë shqiptare, e ke grabitur me koncesione, e ke grirë dhe mortalitetin foshnjor e amëtar, e ke ngritur sërish mbi dy shifra duke na futur në radhën e vendeve ku nuk do të donim të ishim. Ishim në një histori suksesi dhe u kthyem në një histori turpi e dështimi. Këto janë të vërtetat dhe shqiptarët nuk do të hedhin dorë duke i thënë këto të vërteta e fakte, dhe kriminalizimi i jetës së vendit ka pasur dhe ka vetëm një autor, vetëm një frymëzues, vetëm një përdorues. Ky është kryeministri Edi Rama dhe kriminalizimi mund të luftohet efektivisht e realisht, vetëm duke larguar Edi Ramën që është koka e frymëzimit të të gjithë këtij procesi shkatërrimtar për ekonominë, për jetën shoqërore dhe për braktisjen e frikshme, tragjike, të dhimbshme që shqiptarët i bëjnë atdheut të tyre të dashur.

Në tru ekziston butoni “fshij”/ Shkencëtarët zbulojnë si të zhdukni momentet e këqija

Me siguri ja u kanë thënë disa herë këtë shprehje: “është gjithçka në kokën tuaj!” Sipas shkencës kjo shprehje është e vërtetë dhe jo vetëm një ngushëllim i çastit

Tani mund të fshini momentet që nuk dëshironi nga truri juaj pasi “buttoni” ndodhet aty!
Ekspertët e quajnë këtë hile mendore “synaptic pruning,”, por “Fast Company” e quajti atë një buton “fshirje” për pak kohë. Pra, si funksionon?

Imagjinoni trurin tuaj si një kopsht, ku lidhjet sinaptike midis neuroneve rriten në vend të luleve ose perimeve. Ndërsa mësoni dhe përjetoni gjëra, truri juaj ndërton gjithnjë e më shumë lidhje neurologjike.

“Qelizat gliale” janë kopshtarët e trurit tuaj, thotë “Fast Company”; ata të dy shpejtojnë sinjalet midis neuroneve, si dhe fshijnë ato që nuk janë më të nevojshme.

Truri juaj i bën të gjitha këto ndërsa ju flini, duke krijuar më shumë hapësirë në tru për të ndërtuar lidhje të reja dhe më të forta në të ardhmen. Kjo arsyeja pse një gjumë i mirë, i thellë i natës është kaq i rëndësishëm.

Ekspertët, shkruan Living, thonë se ju në të vërtetë keni një kontroll mbi atë që truri juaj vendos të fshijë ndërsa flini.

Meqenëse lidhjet sinaptike të papërdorura ngatërrohen, ajo që mendoni më shumë do të rrotullohet dhe si pasojë do ngatërrohet gjithashtu.

Përqendrimi i shumicës së mendimeve tuaja për gjërat e nevojshme – një kujtim të lumtur ose një provë të ardhshme – do të rrisë mundësinë që ju ta mbani mend më shumë.
Kjo shpjegon gjithashtu pse gjërat për të cilat nuk keni menduar me vite mund të duken ndonjëherë absurde.

“Për të përfituar nga sistemi i kopshtarisë natyrore të trurit tuaj, thjesht mendoni për gjërat që janë të rëndësishme për ju,” tha Fast Company.

“Ndërkombëtari” Edi Rama po mbetet pa rol

Nga Bardh SPAHIA

Nuk flet dot për krimin që po sfidon përditë shtetin, e as për shtimin e kanabizimit të vendit, sic e solli qartë RAI 3. Nuk flet dot as për paketën antishpifje, nga e cila u detyrua të smbrapsej, kur e kuptoi se fuqia numerike e financiare, nuk i ecën përpara standarteve, që të tjerë i zbatojnë prej dekadash, edhe kur pinjolli i bllokut shijonte rehatinë e diktaturës.

Tema e vetme që i ka mbetur për të trajtuar, sepse i ka dalë përpara për zgjidhje është menaxhimi I pasojave të tërmetit. I kanë shterruar “armiqtë”, ku të delegojë kusuret e veta. Flet për zinxhir përgjegjësish për ndërtimet, që sipas tij duhet të shkojnë deri tek arkitektët.

Akrobati Edi Rama spërdridhet mes përgjegjësive të të shkuarës e të tashmes, që i janë bërë bashkë. Si kryebashkiak ka firmosur për 11 vite leje ndërtimi në Tiranë. Si kryetar i PS e kryeministër ka mbështetur modelin e vet në Tiranë prej 2015-ës, e më herët edhe modelin e akullores në Durrës prej 2007-ës.

Hall të madh ka, sepse duart i ka të zëna me tepsinë, që e ka për vete prej 2017-ës. Ky roli i mësuesit të oratorisë pastaj, është sforcimi qesharak për t’i dhënë qytetarëve një “Portokalli” të lodhur nga foltorja e kuvendit.

Matja pastaj me “opozitën e re” e shpallja me zë e figurë, se fjalimet I ka të nivelit ndërkombëtar, na tregon se sa rëndë është njeriu i mbetur pa rol, vec për të shmangur përgjegjësitë.

Ilaçe që nuk bëjnë efekt/ Alarmi i krimit farmaceutik në rritje

Kriminaliteti farmaceutik përbën një problem serioz në BE. Studimi i fundit i Këshillit të Evropës ngre alarmin që prek shëndetin publik në kontinentin tonë dhe vë theksin tek rregullimi i legjislacionit për marrjen e masave për këtë fenomen shqetësues.

Aktualisht në vendet me të ardhura mesatare apo të ulët 1 në çdo 10 ilaçe në qarkullim është false, ndërsa në Afrikë përbëjnë 42% të rasteve. Sipas OBSH 1/3 e ilaçeve kundër malaries janë false dhe vetëm në Afrikën Subsahariane 158 mijë njerëz vdesin në vit si pasojë e kriminalitetit farmaceutik.

Por kjo është plagë globale, dhe konsiderohet aktualisht si sektor kriminal me të ardhurat mjaft të larta, me një treg paralel që kryesisht niset nga Kina, Emiratet e Bashkuara, Turqia dhe India.

Sipas OBSH-së, shpenzimi total vjetor botëror në medikamente është rreth 1.1 trilionë dollar, nga këto rreth 40 miliardë Dollarë vetëm në Afrikë. Ndërsa kontrabandimi i ilaçeve dhe falsifikimi i tyre vlen rreth 200 miliardë Dollarë në vit. Ndërkohë që në këtë treg gjigant rreth 2 miliardë njerëz në botë nuk kanë asnjë akses për të përdorur ilaçe, qoftë edhe ato bazike e më të thjeshtat.

Sipas OBSH-së, por edhe organizatave të ndryshme mjekësore ndërkombëtare që kanë kryer studime në terren, rezulton se ilaçet e falsifikuara në përmbajtje të tyre kanë kryesisht miell, niseshte, apo pluhur shkumësi.

Megjithëse teknologjia ka avancuar, ka ende shumë punë për të bërë në këtë sektor, pra që pacienti të ketë mundësinë të verifikojë nëse një ilaç është fals apo kontrabandë.
Në vitin 2013, gjatë një kontrolli u arrit të konfiskohej një sasi prej 1 miliard produkte medicinale të falsifikuara, në 146 kontenierë, me vlerë 560 milionë Dollarë.

Shkencëtarët në garë për krijimin e vaksinës kundra koronavirusit

Gara ka filluar për frenimin e sëmundjes infektive që po përhapet në Kinë dhe në vende të tjera. Hera e fundit që një vaksinë u zhvillua në një shpejtësi kaq të madhe ishte gjatë përballjes me një epidemi që po shpërthente, 6 vjet më parë, kur një shpërthim vdekjeprurës i Ebolës ndodhi në Afrikën perëndimore.

Një grup agjensish shtetërore, bamirësish dhe kompanish e mbështetën projektin, gjë që shpejtoi vaksinën kundër Ebolës, me prova që u bënë fillimisht në vullnetarë në tetor të vitit 2014.

Një vaksinë konvencionale ka në përbërje një virus jo – aktiv dhe proteinat përbërëse të tij. Ajo trajnon sistemin imunitar që të njohë patogjenin dhe të prodhojë antitrupa mbrojtës kundër tij, nëse përballet me virusin e vërtetë në të ardhmen.

Midis grupeve të mëdha farmaceutikale, përpjekje po bëhen dhe nga Johnson & Johnson, që po punon me një tëknologji të ngjashme me atë të përdorur për të prodhuar një vaksinë tjetër kundër Ebolës. Përpjekje po bëhen dhe nga Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes Epidemike, që është një partneritet midis disa qeverive, industrive dhe bamirësive, me bazë në Oslo.

Në Kinë, një kompani e quajtur “Clover Biopharmaceuticals”, ka plane ambicioze që të ketë një vaksinë potenciale gati për t’u testuar brenda disa javëve, duke e zhvilluar atë bazuar në disa proteina çelës që ndodhen në koronavirus.

Ndërkohë përpjekje të tjera po bëhen në të gjithë botën, si në Australi apo në Shtetet e Bashkuara.

Kërkimet për zhvillimin e një vaksine janë ndihmuar dhe nga vendimi i autoriteteve të Beijing për të publikuar detaje të koronavirusit sa më shpejt të jetë e mundur, duke mundësuar kështu që shkencëtarët dhe kompanitë e ilaçeve në të gjithë botën të studiojnë sekuencën e gjenomeve të virusit.

Por shkencëtarët kanë paralajmëruar se edhe nëse ata janë të aftë shpejtojnë fazën e hershme të zhvillimit të vaksinës, nevoja për prova klinike rigororoze dhe sfidat e prodhimit, mund të bëjnë që vaksina mos të jetë gati për t’u përdorur në të gjithë botën ne më pak se një vit.

Ronaldo thyen rekord, 200 milionë ndjekës në Instagram

Cristiano Ronaldoi i pakonkurrueshëm në rrjetet sociale.

Ylli i Juventusit ka shënuar një rekord të ri, duke u bërë personi i parë në botë, që kapërcen kuotën e 200 milionë ndjekësve në Instagram. Askush nuk mund të “hahet” me portugez sa i përket popullaritet.

Ai lë pas këngëtaren e famshme amerikane Ariana Grande dhe aktorin hollivudian Dwayne Johnson, me nga rreth 170 milionë ndjekës në profilet përkatëse.

Një studim i vitit të kaluar tregoi se çdo postim i sponsorizuar në llogarinë e Ronaldos vlen pothuajse 900.000 euro. Të ardhurat e tij arritën në 48 milionë euro vetëm për fotot e ngarkuara në rrjetin social të lartpërmendur, një shumë që e tejkalon pagën e tij te Juventusi.

Në “top 10” janë edhe dy futbollistë të tjerë, rivalë të CR7: Lionel Messi dhe Neymar. Argjentinasi mban vendin e tetë, ndërsa braziliani të dhjetin.

Listave e “yjeve” më të ndjekur në Instagram

Cristiano Ronaldo (@cristiano): 200 milionë ndjekës

Ariana Grande (@arianagrande): 172 milionë ndjekës

Dwayne Johnson (@therock): 169 milionë ndjekës

Selena Gómez (@selenagomez): 166 milionë ndjekës

Kylie Jenner (@kyliejenner): 158 milionë ndjekës

Kim Kardashian (@kimkardashian): 157 milionë ndjekës

Lionel Messi (@leomessi): 141 milionë ndjekës

Beyoncé (@beyonce): 138 milionë ndjekës

Neymar (@neymarjr): 131 milionë ndjekës

Barcelona, ofertë zyrtare për “Ronaldon e ri”

Barcelona ka bërë ofertë për sulmuesin portugez të Bragas, Francisco Trincao, i cili cilësohet si “Ronaldo i ri”.

Kampioni spanjoll është në kërkim të një sulmuesi për ta zëvendësuar Luis Suarezin, i cili e ka humbur pjesën e mbetur të sezonit si pasojë e lëndimit të gjurit.

Mediumi portugez Record shkruan se Barça ka bërë ofertë në vlerë 20 milionë euro për Trincao.
20-vjeçari, i cili shumë shpesh luan si sulmues anësor dhe cilësohet si “Ronaldo i ri”, mund të luajë në çdo pjesë të sulmit.

Ai e përfaqëson ekipin kombëtar U21 të Portugalisë momentalisht dhe i ka shënuar tri gola dhe gjashtë asiste për Bragan deri tani këtë sezon.

Kush është porositësi i pengmarrjes së Prengës

Dritan Rexhepi, i cili njihet dhe si Gramoz Rexhepi është një prej personave që dyshohet se urdhëroi pengmarrjen e Jan Prengës, i cili më pas u vra. Prej më shumë se 5 vitesh, Dritan Rexhepi, ndodhet në burg në Ekuador, si “koka” i një rrjeti trafiku kokaine. Ai u arrestua atje në vitin 2014 duke transportuar një ngarkesë prej 278 kg kokainë.

Dyshohet se nga burgu ekuadorian, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai porositi pengmarrjen e Jak Prengës, 49 vjeç, baba i pesë fëmijëve, thanë burime pranë grupit hetimor.

Prej më shumë se një dekade. Dritan Rexhepi ka qenë në listën e më të kërkuarve. Ai ka mundur të arratiset si nga burgjet italiane ku ishte duke vuajtur një dënim, si dhe të shmangë arrestimin nga autoritetet spanjolle, belge, e britanike, për t’u kapur vetëm në vitin 2014 në Ekuador.

Dyshohet se rrëmbimi ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve për çështje droge në Britaninë e Madhe. Vëllai i viktimës, në gusht të vitit 2017, u dënua me 8 vite e gjysmë burg për trafik kokaine. Astrit Prenga, vëllai i Jak Prengës, dyshohet se nuk kishte dorëzuar një ngarkesë prej rreth 300 kg lëndë narkotike kokainë te grupi kriminal i Dritan Rexhepit në Britaninë e Madhe.

Për rrjedhojë banda urdhëroi marrjen peng të 49-vjeçarit për t’i bërë shantazh vëllait të tij, Por për shkak të dhunës së ushtruar, babai i pesë fëmijëve ka ndërruar jetë përpara se të dërgohej në vendin ku do të mbahej peng, në resortin e familjes Hajri në Shijak.

Në Shqipëri i dënuar me 25 vite burg
Në Shqipëri ai është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy policëve. Në vitin 1999 Rexhepi u hetua dhe më pas u akuzua për vrasjen e policëve Arben Keqi e Durim Kasmi në vitin 1998 në Fushë-Krujë, ku së bashku me të u akuzuan edhe disa persona të tjerë. Në ngjarje, rastësisht u vra dhe pronari i një lokali në Krujë, Raim Bakiasi.

Mjeshtri i arratisjeve
Ai kishte arritur të arratisje nga komisariati i Durrësit, ku ishte ndaluar në vitin 2006, dhe në vijim Rexhepi është arratisur edhe nga burgjet në Itali e Belgjikë, duke u kthyer në një prej personave më të kërkuar nga Interpoli. Në vitin 2014, Shqipëria i kishte kaluar Ekuadorit dosjen për ekstradimin e vlonjatit Rexhepi. Në fakt në garë për ekstradimin e tij janë edhe shtete të tjera të Europës si, Italia, Spanja apo Britania e Madhe, vende në të cilat akuzohet për vepra të rënda penale.

Në Spanjë në korrikun vitit 2011, Rexhepi do të shpallej në kërkim për grabitjen e një prej bankave më të mëdha në Barcelonë. Grabitjen shqiptari e kishte kryer në një natë magjike për katalanasit, pikërisht në momentin kur gjithë Katalonja gjendej në shesh duke festuar fitoren e “Champions Ligë”-s nga Barcelona. Rexhepi u kërkua për ekstradim nga 4 shtete.

Arrestimi në Ekuador me 278 kg kokainë
I shumëkërkuari u arrestua në Katalunja të Ekuadorit në vitin 2014, tre vjet pas arratisjes spektakolare nga një burg i Belgjikës. Shqiptari ishte ndaluar që në fund të muajit qershor nga policia e Ekuadorit, si pjesë e një grupi që u kap me 278 kilogramë kokainë. Megjithatë, askush nuk kishte dijeni për emrin e vërtetë të tij, pasi i kërkuari kishte ndryshuar pamjen dhe identitetin duke mbajtur një pasaportë greke me identitet të rremë.

Dritan Rexhepi me pamje të ndryshuar pas arrestimit në Ekuador
Është dashur verifikimi i Departamentit të Daktiloskopisë së zyrës qendrore të Interpolit në Lion që të zbulonte identitetin e vërtetë të tij. Gjurmët e gishtave zbuluan se personi i arrestuar ishte pikërisht 34-vjeçari nga Vlora, emri i të cilit ndodhej në listën e 10 personave më të kërkuar nga Interpoli.