21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Facebook u shërben 140 milionë bizneseve dhe 2.9 miliardë përdoruesëve

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Facebookut, Mark Zuckerberg ka njoftuar se tashmë ky rrjet social ofron shërbime për më shumë se 140 milionë biznese dhe se ka 2.9 miliardë përdorues.

Sipas Zuckerberg, Facebook gjatë viteve të ardhshme është duke punuar në ofrimin e shërbimeve të reja për tregti dhe pagesat online. “Komuniteti ynë tani ka 2.9 miliardë njerëz që përdorin shërbimet tona çdo muaj dhe më shumë se 140 milionë biznese të vogla.

Ky do të jetë një vit i rëndësishëm dhe i ngjeshur me mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale [SHBA], për të cilin jemi përqendruar shumë. Gjatë viteve të ardhshme, ne jemi
përqendruar në ndërtimin e një platforme sociale private, mjete të reja për tregti dhe pagesa dhe platformën për realitetin virtual”, ka njoftuar Zuckerberg, përcjell Telegrafi.

Ai tregon se përdoruesit e këtij rrjeti social për komunikim më së shumti përdorin mesazhet private.

“Nëpër shërbimet tona, rritjen më të madhe në mënyrën se si njerëzit po komunikojnë vazhdon të vijë nga mesazhe private, grupet e vogla dhe historitë [story]. Aplikacionet në Facebook dhe Instagram janë zhvilluar me shumë mënyra për të bashkëvepruar me njerëzit që ju interesojnë, aplikacionet tona të komunikimit privat janë akoma shumë thjeshta”, shkruan ai.

Kujtojmë se në muajin qershor të 2019-së, Facebook ka prezantuar kriptovalutën e vet me emrin Libra, e që sipas Zuckerbergut misioni i kësaj valuta do të jetë krijimi i një infrastrukture më të thjeshtë financiare botërore.

Kina në rrezik, virusi përhapet në çdo rajon, rritet numri i viktimave

Numri i vdekjeve nga Coronavirus, në Kinë ka shkuar deri në 170, ndërsa një rast tjetër është konfirmuar në Tibet, që do të thotë ka arritur në gjitha rajonet e Kinës.

Vetëm më 29 janar, numri i të prekurve ishte 7,711 në të gjithë vendin, kanë bërë ditur Autoritetet e Shëndetit në Kinë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Infeksionet janë përhapur së paku edhe në 15 vende të tjera.

Organizata Botërore e Shëndetit, do të jetë prezente të enjten në Kinë për të parë nëse virusi po shkon drejt një emergjence globale.

“Ditëve të fundit përhapja e këtij virusi ka filluar të na brengosë shumë”, ka thënë të mërkurën drejtori gjeneral i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Ai përmendi Gjermaninë, Vietnamin dhe Japoninë, si tri shtete që morën virusin nga vizitat në Kinë.

“Edhe pse numri i të prekurve jashtë Kinës është i vogël, gjasat që të zgjerohet janë të mëdha”, u shpreh tutje drejtori i OBSH-së.

Numri i të prekurve në Kinë nga ky virus kalon shifrën e të prekurve nga Sindromi akut i frymëmarrjes në vitin 2000, megjithëse numri i vdekjeve është më i vogël.

Çfarë e ndan Ramush Haradinajn me Edi Ramën?!

Nga Enver Bytyçi

Është bërë virale një video ku shfaqet debati i kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, në një studio televizive në Tiranë për çështjen e kufijve të Kosovës dhe rolin e Edi Ramës në këtë proces.

Nuk dua të ndalem te gazetarët mediokër, të cilët në atë studio e konsideronin dialogun e Prishtinës me Beogradin si bisedime për statusin e Kosovës.

Të tillë injorantë ndoshta u duhen të tilla studiove televizive, sepse kësisoj funksionon më mirë strategjia serbe në Tiranë.

Por dua të ndalem te një anë tjetër e problemit. Ramush Haradinaj në atë studio foli konkretisht se si Rama dhe të tjerë njerëz i kanë bërë presion dhe e kanë joshur kryeministrin e Kosovës, që ai t’i bashkohej projektit të ndarjes së Kosovës.

I kanë ofruar pushtet, pasuri, komoditet, gjithçka çka i duhet një njeriu me ambicie të sëmurë antikombëtare, me qëllim realizimin e projektit të Vuçiq për ndryshimin e kufijve në Kosovë e në Ballkan. Edhe shërbimet sekrete nuk ofrojnë më shumë për spiunët që rekrutojnë në vendet armike të tyre.
Kryeministri i Shqipërisë u përgjigj menjëherë, duke e përgenjështruar Ramushin, madje duke e quajtur atë ‘gënjeshtar e shpifës’. Ai u shpreh se ‘Ramush Haradinaj që kur la pushkën për çlirimin e Kosovës ka e zevendësoi atë me pushkën e shpifjes’!

Që në fillim duhet thënë se akuza e Ramës mund të besohet nga dikush që nuk ka haber se çfarë përfaqësojnë e si njihen Edi Rama dhe Ramush Haradinaj. Edi Rama mendon se edhe gjykata themelore e Prishtinës funksionon në një planet tjetër, për pasojë nuk ka haber se kush janë palët përkatëse, paditësi, Edi Rama dhe i padituri, Ramush Haradinaj! Në të vërtetë qytetarët e Kosovës, jo më gjyqtarët e saj, janë vetë dëshmitarë të asaj çfarë kanë ndodhur gjatë kohës kur Vuçiq, Thaçi dhe Rama ishin angazhuar për ndarjen e Kosovës. Edhe të vdekurit janë dëshmitarë të faktit se Ramush Haradinaj e ndali këtë projekt shkatërrues për shtetin e Kosovës.

Ndërkaq akuza e Ramës në gjykatë ishte ky një akt i paprecdent në marrëdhëniet midis shteteve e sidomos midis shteteve që kanë të njëjtat interesa strategjike si Shqipëria dhe Kosova. Por ajo që gjithkush e di dhe ka provuar gjatë viteve të fundit lidhet me faktin se armët e shpifjes, mashtrimit, gënjeshtrës së stërholluar, armët e intrigës, hipokrizisë, janë arti i mjeshtrisë për mbijetesë në politikë e në jetë të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Kur ai artikuloi fjalinë, sipas së cilës ‘Ramush Haradinaj që kur la armët e zjarrit për çlirimin e Kosovës, rrëmbeu armët e gënjeshtrës dhe shpifjes’, jam i sigurt se e përdori këtë si shprehje të eksperiences së tij të përdorimit të shpifjes, trillimit dhe mashtrimit për vetëmbrojtje.

Trillimi më i madh i Edi Ramës lidhet me mohimin e asaj çfarë ai ka predikuar e për çka punuar prej gati shtatë viteve në pushtet në korrelacion me Serbinë dhe presidentin e saj, Aleksandër Vuçiq është përkushtuar.

Nuk është Haradinaj që mori në mbrojtje ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve. Këtë akt të turpshëm e aplikoi me muaj e vite, Edi Rama. Nuk ishte Haradinaj që rekrutoi presidentin e Kosovës në projektin serb të ndarjes së Kosovës. Por ishte Edi Rama.

Bashkëpunëtorët e kryeministrit të Shqipërisë flisnin hapur gjatë diskutimit për ndryshimin e kufijve se me ndarjen e Kosovës, pjesa e mbetur do të bashkohej me Shqipërinë dhe kryeministër i ‘Shqipërisë së bashkuar’ do të jetë Edi Rama dhe president i saj Hashim Thaçi. Ata flisnin pikërisht për atë çfarë Haradinaj thotë se I është ofruar edhe atij në tepsinë e ‘Shqipërisë së bashkuar’ me Kosovën e ndarë.

Ndërsa bashkëpunëtori i Vuçiq dhe i Edi Ramës, ai që ka marrë nofkën Baton Stanishiq, luajti rol të rëndësishëm në shkëmbimin e mesazheve midis Ramës e Thaçit, mesazhe të cilat përmbanin joshje, kërcënime me gjykatën speciale dhe marifete të tilla, të cilat ia ofronte kreu i ekzekutivit shqiptar presidentit të Kosovës në emër të presidentit të Serbisë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Ramush Haradinajn.

Gënjeshtra, mashtrimi, shpifja, mohimi i të vërtetave është atribut dhe ekskluziivitet i përhershëm i sjelljes politike dhe njerëzore të Edi Ramës. Ato nuk janë cilsësi politike e aq më pak njerëzore për Ramush Haradinajn.

Por Rama përdori si akuzë ndaj Haradinajt pikërisht atë pjesë të etikës, që nuk është e Ramushit, pra atë pjesë trillimi, që i përket Edit! Nëse e vemë re sjelljen dhe diskursin e zotit Rama, atëherë do vemë lehtësisht re se arti i shpifjes dhe mbrojtjes prej kundërshtarit permes shpifjes përdoret në mënyrë djallëzore e permanente nga ai që fatkeqësisht vijon të jetë kryeministër i vendit tim!
Edhe kur kapet me presh në duar, Edi Ramën e kemi dëgjuar të thërrasë pa u skuqur ‘Shpifje, shpifje, shpifje’! Kjo është e vetmja armë që atij i ka mbetur për vetëmbrojtje. Të njëjtën armë e përdori edhe kundër mbrojtësit të fuqishëm të territorit të Kosovës, të cilin e kërcënuan Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Hashim Thaçi, pra kundër Ramushit!

Basha: Biznesi personal i Ramës me të inkriminuar dhe oligarkë…

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur sot kryeministrit Edi Rama, pas deklaratave të këtij sa i takon sektorit të ekonomisë në Forumin Ekonomik të Tiranës. Përmes një postimi në ‘Tëitter’ Basha thekson se i vetmi që është fuqizuar, është biznesi i tij persona me të inkriminuarit dhe oligarkët.

Teksa qëndron në linjën e akuzave lideri demokrat shton se çdo biznes tjetër është nëpërkëmbur.
“Edi Rama ka fuqizuar vetëm një biznes në Shqipëri. Biznesin e tij personal me të inkriminuar dhe oligarkë. Çdo biznes tjetër në Shqipëri është nëpërkëmbur dhe goditur nga qeverisja e Edi Ramës në shërbim ndaj oligarkëve të tij.”, shkruan Basha.

Basha: Edi Rama ka fuqizuar vetëm një biznes në Shqipëri. Biznesin e tij personal me të inkriminuar dhe oligarkë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të raportit të Doing Business 2020 ku Shqipëria humb 85 vende për mbrojtjen e investimeve.

Basha shkruan në reagimin e tij se, Edi Rama ka fuqizuar vetëm një biznes në Shqipëri. Biznesin e tij personal me të inkriminuar dhe oligarkë.

Postimi i plotë në Twitter
Edi Rama ka fuqizuar vetëm një biznes në Shqipëri. Biznesin e tij personal me të inkriminuar dhe oligarkë. Çdo biznes tjetër në Shqipëri është nëpërkëmbur dhe goditur nga qeverisja e Edi Ramës në shërbim ndaj oligarkëve të tij.

Inceneratori i Sharrës/ Rama shtoi “me laps” 700 mijë USD plus për Klodian Zoton

Me “një të rënë të lapsit”, Qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka rritur me 70 milionë lekë të reja, pa asnjë argument zyrtar e publik, vlerën e shpronësimit të tokës private për efekt të ndërtimit të inceneratorit të Sharrës nga koncensionari ‘Integrated Energy Bv”, e Klodian Zotos.

Në ditët e fundit të vitit 2018, kabineti qeveritar, nën drejtimin e kryeministrit Rama, miratoi Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 811, në bazë të të cilit i akordohej Bashkisë së Tiranës fondi prej 284 995 840 lekësh, i cili do të përdorej për shpronësimin e 478.800 m2 në zonën e Vaqarrit (Sharrë) në kryeqytet.

Pas shpronësimit, kjo tokë do i kalonte kompanisë “Integrated Energy BV”, e cila ishte shpallur fituese e koncensionit për ndërtimin e inceneratorit të përpunimit të mbetjeve urbane në Tiranë.

Vlera e shpronësimit, e miratuar nga Edi Rama, është shumë më e lartë se sa ajo që është parashikuar në Studimin e Fizibilitetit, i cili ishte hartuar vetëm dy vjet më parë, në vitin 2016.

Sipas Studimit të Fizibilitetit, vlera e tokës që do të shpronësohej në favor të “Integrated Energy” ishte 214.502.400 lekë, pra rreth 70 milionë lekë të reja më pak se sa ajo që akordoi qeveria e Ramës.

Pak ditë më parë, drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, Jamarbër Malltezi, ngriti pikëpyetje mbi vendimin e qeverisë dhe raportin e saj me Klodian Zoton, drejtuesin e koncensionarit të Tiranës, por edhe të Fierit.

Malltezi shtroi pyetjet se “përse duhen shpronësuar 478.800 m2 në favor të një kompanie private”?, si edhe “përse ka dallime nga kinse studimi Rama-Zoto me VKM e miratuar nga Rama-Ahmetaj?”.

Dyshimet mbi projektin dhe shpronësim
“Boldnews.al” konsultoi Studimin e Fizibilitetit të hartuar në Dhjetor 2016, të publikuar në portalin “Open corporates Albania”, ku parashtroheshin nevojat për ndërtimin e një inceneratori për mbetjet urbane në Tiranë, si edhe hapësira e nevojshme për ngritjen e tij.

Dokumenti tregon se inceneratori i Tiranës ishte një propozim i pakërkuar nga kompania “Integrated Energy BV”, e regjistruar në Hollandë, me administrator biznesmenin Klodian Zoto, për të cilin janë hedhur akuza publike se është “mëkëmbës” i ministrit Arben Ahmetaj.

Studimi parashikon që ndërtimi i impiantit do të realizohej sipas skemës së Partneritetit Publik-Privat (PPP), ndërkohë që “Integrated Energy” kishte fituar një bonus prej 8 pikësh nga Qeveria Shqiptare për hartimin e propozimit të pakërkuar.

Forma e ndërtimit të inceneratorit ishte BOT (Built-Operate-Transfer, pra Ndërtim-Operim-Transferim). Studimi parashikonte që objekti do të kushtonte 122 milionë euro, të cilat do të investoheshin nga kompania private dhe do të paguheshin në mënyrë periodike nga Qeveria Shqiptare dhe skema PPP do të vijonte për një afat 30-vjeçar.

Sipas dokumentit, për të cilin gjithësesi ka pikëpyetje publike mbi saktësinë dhe vërtetësinë e tij, parashikonte që ndërtimi i impiantit të mbledhjes dhe përpunimit të përpunimit të mbetjeve urbane në Tiranë kërkonte një hapësirë prej rreth 1.200.000 m2.
Sipërfaqja e vend-grumbullimit të vjetër të mbetje në Tiranë, në pronësi të Bashkisë së kryqytetit, ishte 721.000 m2. Sipas llogarive të realizuara në Studimin e Fizibilitetit, për ndërtimin e plotë të impiantit nevojitej edhe një sipërfaqe prej 478.800 m2, të cilat ishin në pronësi private.

Diferenca në çmim
Në Studimin e Fizibilitetit të vitit 2016, parashikohej që vlera e shpronësimit të tokës private ishte 214.502.400 lekë.

Kjo vlerë ishte përllogaritur në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.89, dt. 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.

Në bazë të këtij vendimi, vlera e tokës që do të shpronësohej për llogari të “Integrated Energy BV” ishte: 478.000 m2 x 448 lekë/m2 (tokë arë) = 214.502.400 lekë.

Si një projekt qeveritar, kostot për shpronësimin e tokës për llogari të koncensionarit, i takonin kabinetit qeveritar.

Në 26 Dhjetor të vitit 2018, Qeveria Shqiptare miraton Vendimin për shpronësimin e kësaj sipërfaqe toke, të kërkuar nga koncensionari i Klodian Zotos.

Por, në këtë vendim, vlera e shpronësimit është përllogaritur në 284 995 840 lekë, rreth 70 milionë lekë (ose 700 mijë dollarë) më tepër se sa shifra e parashikuar në Studimin e Fizibilitetit.
Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nuk jepet asnjë argument për rritjen e konsiderueshme të çmimit të shpronësimit, ndërkohë që relacioni që shoqëron VKM-në nuk është bërë publik.

/BoldNews.al

Mallakastra e harruar, shpërfillur dhe e diskriminuar nga Rilindja në shtatë vite qeverisje….

Arjan Llanaj

Mallakastra e harruar, shpërfillur dhe e diskriminuar nga Rilindja në shtatë vite qeverisje….
Aksi rrugorë nacional Patos-Ballsh-Fratar, në gjendje të mjeruar, alarmante dhe të frikshme për udhëtarët dhe automjetet që lëvizin çdo ditë.

Mallakastriotët e kanë harruar hedhjen e asfaltit në rrugët e tyre që nga koha e Sali Berishës kur asfaltoheshin rrugët e fshatrave Ballsh-Aranitas, Qaf e Kashit-Hekal-Bylis, rruga nacionale-Lapulec-Lofkënd, Varrezat e Dukasit-Drenovë dhe shumë investime të tjera në shkolla, arsim dhe shëndetësi dhe bujqësi.

Mallakastriotët e ka harruar kujdesin dhe dinjitetin që u takon në këto vite. Gënjehen se do tu jepen pagat dhe sigurimet shoqërore naftëtarëve dhe punonjësve të stacionit të pompave në Poçem, do vihet në zbatim statusi i naftëtarit, do të ndërtohen rrugë, do bëhet qendra e qytetit, do rriten pensionet, rrogat, do të ketë ndihmë për bujqësinë etj etj etj.

Ka ardhur koha që qeveria e fasadës të largohet sa më parē pasi populli ka nevojë për ti shërbyer dhe jo për ti sjell varfëri, pasiguri, krim, drogë, korrupsion dhe largim të njerëzve nga vendi për shkak të pasigurisë dhe humbjes së besimit…

Meta: “Të zgjidhet urgjentisht kriza politike. Të bashkohemi kundër shpopullimit!”

Presidenti Ilir Meta deklaron se zgjidhja e krizes politike ne vend eshte domosdoshmeri per te frenuar shpopullimin e Shqiperise.

Permes nje mesazhi ne “Facebook” Meta thekson se te gjitha forcat politike duhet te angazhohen per te motivuar shqiptaret, sidomos te rinjte.

MESAZHI I METES
Të dashur qytetarë,
Zgjidhja e krizës së thellë politike dhe institucionale është domosdoshmëri për të frenuar ritmet dramatike të shpopullimit të vendit.

Ndërsa të gjithë forcat politike duhet të angazhohen me politika konkrete për t’i motivuar shqiptarët e sidomos të rinjtë për të patur mundësi më të mira të punësimit dhe karrierës këtu.

Një vend pa rini, si një shtëpi pa fëmijë!
SHQIPËRIA🇦🇱 meriton një të ardhme të sigurt!
Të bashkohemi kundër shpopullimit!

Koha po rrjedh më shpejtësi dhe nuk kthehet mbrapa.
KOHA NUK PRET!
Ju ftoj të lexoni këtë shkrim të Monitor.

Aktori i njohur shpërthen ndaj Ramës: Po t’a çposh nuk i del gjak, por…

Aktori i njohur Neritan Liçaj ka reaguar me një status në faqen e tij në Facebok ndaj “aktorit” Edi Rama.

“As show s’di të bëj kjo gjë-ja e lodhur”, shkruan Liçaj në postimin e tij.

Reagimi i aktorit duket se ka ardhur pas perpjekjve te Ramës për tu bërë edhe aktor. Postimin e ka shoqëruar edhe me një foto.

Postimi i plotë
As show s’di të bëj kjo gje-ja e lodhur.

Kujton se di të bëj show, por është tepër i trashë dhe pa shije të kuptojë që s’ka show më të shpifur dhe mjeran se i ai që bën.

Është gatuar keq. Po t’a çposh nuk i del gjak këtij tipi, por qelb!

Veliaj i fut ruspat edhe Tregut Elekrtik, tregtarët në protestë

Tregtarët e Tregut Elektrik kanë dalë në protestë prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kundër projektit të bashkisë për shembjen e tregut në zonën e “Ali Demit”.

Ata janë urdhëruar nga bashkia se deri në orën 9 duhet të lirojnë tregun pasi në 10:00 do të fillojë punën për shembjen fadroma. Por bashkia nuk i ka njoftuar se ku do të zhvendosen bizneset e tyre pas shembjes.

“Ky është një turp që bën bashkia. Janë 232 veta që punojnë këtu. Ne i dhamë votën për më mirë jo të na lërë në mes të rrugëve. Po bëjnë masakër me tregtarët” tha një përfaqësues i tregtarëve i cili mohoi dhe ekzistencën e një peticioni të firmosur prej tyre për prishjen e tregut. Na kanë thënë shkoni ku të doni, do ta prishim. Paguajmë taksat një më një”, shprehet një prej tregëtarëve.
Ata kërkojnë që bashkia tu gjejë një vend ku do të ushtrojnë biznesin e tyre.

“Kontenierët i ka vendosur bashkia jo ne. 30 vjet që paguajmë taksa. Jemi tregtarë të licencuar jo ambulantë. Nuk kemi pasur asnjë negocim. Tani na thotë të shkojmë në Shkozë. Ta sistemojë vendin bashkia dhe të mos na lërë rrugëve”, shprehet një tjetër.

Më pas tregtarët e zhvendosën protestën para bashkisë së Tiranës.