21.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Tirana në terr!

Tirana është përfshirë nga terri këtë mbrëmje, kur zona të tëra kanë mbetur pa energji.

Shkak mësohet se është bërë një defekt si pasojë e motit të keq.

Zonat që mbetën pa energji jane ‘Komuna e Parisit’, ‘Muhamet Gjollesha’, ‘21 dhjetori’, Rruga e Kavajës, Bulevardi ‘Bajarm Curri’, Selita dhe zona e Astirit.

Ne disa prej zonave energjia eshte rikthyer, ne disa te tjera ende.

Dritan Zaganin intervistë për RAI3: Duke hetuar, rashë në gjurmët e një ‘Audi’ të zi, pronari i tij ishte ministri im…

Televizioni i njohur italian, RAI3, ka publikuar një tjetër kronikë kritike ndaj qeverisë së Edi Ramës. Këtë herë, RAI3 ka marrë në intervistë Dritan Zaganin, ish-oficer i antidrogës, i cili flet për trafikun e lëndëve narkotike që bëhej në vend në kohën kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri.

“Ky është dokumenti që mban datën 21 mars 2017. Është një përgjigje zyrtare nga autoritetet zvicerane të njohjes së azilit politik për mua dhe familjen time”, thotë që në hyrje të reportazhit të RAI 3, Dritan Zagani.

Dritan Zagani ishte një zyrtar i policisë shqiptare që merrej veçanërisht me luftën kundër drogës, por që nga sot është një refugjat, i cili ka kërkuar azil politik në Zvicër sepse pranon që ka zbuluar korrupsionin midis politikës dhe narkotrafikantëve në Shqipëri, raporton RAI3.

“Duke bërë një hetim për një narkotrafikant në Vlorë, arrita të bija në gjurmë të një makine, një Audi të zi. Kontrollova targën dhe rastësisht pashë që pronar i kësaj makine ishte ministri im i kohës”, thotë Zagani

Saimir Tahiri, ministri i Brendshëm u detyrua të jepte dorëheqjen për këtë rast që zbulonte se kushërinjtë e tij ishin njerëz të punëve të pista, kurse kushërinjtë e tij, vëllezërit Habilaj u arrestuan në Katania ku po zhvillonin biznesin e tyre duke i shituar marijuanë Cosa Nostrës.

Ministri u dënua shtatorin e kaluar për abuzim me detyrën, e njëjta vepër penale e cila është kundërshtuar nga Zagani, i cili akuzohet në Shqipëri se ka i shitur informacione një oficeri italian, por që asnjëherë nuk është hapur një hetim.

“Unë nuk munda të hetoj bandën, por ishte banda ajo që ia arriti të më fuste mua në burg”, thotë më tej Zagani në reportazhin e RAI3.

E takojmë Zaganin në Zvicër, në një lokalitet të mbrojtur, ku të paktën 35 policë shqiptarë kanë mbërritur me histori të ngjashme për të kërkuar azil politik, në vitet e fundit, raporton RAI3.

“Unë nuk pretendoj të fitoj, unë pretendoj të kem drejtësinë time. Në fund të fundit, çdokush duhet të bëjë të tijën, unë kërkoj të bëj timen, të paktën deri në këtë pikë,” përfundon Zagani.
Katër kronikat e Rai3 kundër Edi Ramës.

Në tetor të vitit 2013, kur Edi Rama sapo kishte ardhur në pushtet, televizioni Rai3 do i kushtonte një kronikë të posaçme. Televizioni i njohur si pranë të majtës, do intervistonte Ramën, që për herë të parë përdorin shprehjen se ‘italianët janë si shqiptarët, por me Versaçe’. Prej asaj kohe, Rai3 do publikonte deri më sot katër nga kronikat më të rënda për lidhjet e qeverisë me krimin dhe drogën.

E para ishte ajo e nëntorit 2017, kur Shqipëria ishte përmbysur nga kanabisi. Gazetari i Estovest erdhi në Shqipëri pasi kishte dalë në dritë historia e Habilajve dhe lidhjet e tyre me ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në Shqipëri, gazetari dëshmon atë që thuhej kudo, që në vendin tonë kishte shpërthyer marijuana në çdo cep.

Kronika e dytë u bë në shkurt të vitit të shkuar. Qëllimi i saj ishte që të tregonte se si mafia e drogës po pastron paratë e krimit në Shqipëri. Edhe në këtë kronikë përmendet Saimir Tahiri, por edhe deklaratat e kreut të antimafias italiane, se mafia është investitori më i madh në ekonominë shqiptare.

Kronika e tretë ishte akoma më bombastike. Bëhej fjalë për një investigim në kuadër të programit ‘Narcotica’. Aty thuhej se një e treta e Shqipërisë është e mbushur me kanabis. Tonelata kanabis po vërshojnë drejt Italisë, vetëm në një goditje kemi kapur 9 ton, thotë një prokuror italian. Por Shqipëria sjell edhe tonelata kokainë. Prokurori italian, Mandoi bën edhe deklaratën e fuqishme: Kemi bllokuar 14 ton kokainë që do vinte në Shqipëri me nëndetëse në Porto Palermo.

Pas kësaj kronike reagoi Edi Rama dhe vetë Sandër Lleshaj, duke i quajtur shpifje. Rama tha se ajo që u servir nuk ka lidhje me gazetarinë.

Kronika e katërt erdhi së fundmi, kur RAI3 publikoi një raport të rrjedhur nga policia italiane. Aty thuhet se kultivimi i kanabisit në Shqipëri është trefishuar. Kjo rritje prej 1200 përqind ka ardhur në vitin 2019, kur qeveria trumbeton si arritje ndalimin e prodhimit të drogës. Pikërisht paratë e kanabisit kanë bërë që mafia shqiptare të forcohet shumë dhe të marrë rol dominues në Europë edhe në fushën e drogërave të tjera më të forta.

Edhe për këtë kronikë, Edi Rama tha se është turp gazetaresk. Ai nuk tha nëse do e padisë median italiane.

“Kraja varrosi dosjen 184”. Bardhi: Prokuroria e Dibrës nuk heton dot Ramën dhe zyrtarët e kapur në vjedhje votash, për këtë u ngrit SPAK

“Kreu i SPAK varrosi dosjen 184”. Sekretari i Përgjithshëm i PD: Prokuroria e Dibrës nuk heton dot Ramën dhe zyrtarët e kapur në vjedhje votash, për këtë u ngrit SPAK.

Numri dy i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, gjatë një bisede në ABC News akuzoi drejtuesin e SPAK Arben Kraja se ka vendosur të varrosë dosjen e vjedhjes së votave në Dibër, siç njihet ndryshe dosja 184.

“Ne kemi dhënë gjithë mbështetjen e nevojshme për ngritjen e kësaj strukture dhe kemi kërkuar rrugën e integritetit të SPAK, por nga dje u mësua se Arben Kraja është dërguar atje për ti shërbyer mbylljes së dosjeve të korrupsionit qeveritar. Dosja 184 është voluminoze janë me orë të tëra përgjime, shumë më shumë se çfarë ka nxjerr Bild. Ai nuk e heton këtë dosje, ku kanë përgjegjësi penale zyrtarët e lartë. Brenda 30 minutash thotë se nuk e hetojmë duhet ta hetojë prokuroria e Dibrës. Çdo jurist e di si duhet të paktën një periudhë 2-3 javore për të shqyrtuar materialet, por ai refuzon ta marrë në shqyrtim”, tha zoti Bardhi.

Po pse sipas demokratëve kjo dosje nuk mund të hetohet nga prokuroria e Dibrës, por vetëm nga SPAK?!

“Prokuroria e Dibrës, ku ka ngecur tashmë kjo dosje nuk merr dot vendim për të ngarkuar me përgjegjësi penale Edi Ramën, Ulsi Manjën apo Pjerin Ndreun që janë zyrtarë të lartë dhe jo zyrtarë lokalë të Dibrës. SPAK-ut i kemi dhënë mbështetje dhe garanci për të siguruar ndëshkueshmërinë e zyrtarëve të lartë. Nëse se bën këtë ka dalë nga roli për të cilën i besuan shqiptarët. Çdo funksionar që dyshohet se ka kryer vepër në kohën e kryerjes së detyrës është subjekt i SPAK”, u shpreh numri dy i demokratëve.

Bardhi tha se prokuroria e Dibres ka mungesë logjistike dhe burimesh njerëzore për të kryer një hetim të tillë. Shembull konkret numri 2 i PD-së solli rastin e Pjerin Ndreut i kapur në përgjime duke kërcënuar për votë drejtorin e një shkolle në Dibër.

“Shqiptarët kanë parë Pjerin Ndreun të kërcënojë mësuesit për votat. Me dy veprime hetimore, sot Pjerin Ndreu duhet të ishte në burg dhe jo kryebashkiak i paligjshëm në Lezhë. SPAK do të duhej të merrte dëshminë e drejtorit të arsimit Dibër dhe të drejtorit të Dibrës si dhe tabulatet telefonike për të çuar pas hekurave Ndreun. Por Arben Kraja nuk e hap dosjen fare, edhe pse ka ekzaktësisht për detyrë të hetojë zyrtarët e lartë publik”, deklaroi Bardhi.

Maskat dalin jashtë kontrollit të Taulant Ballës, grabiten banesa dhe dyqane në fshatin Hotolisht

Mbrëmjen e kaluar ka ndodhur një tjetër grabitje në Librazhd në fshatin Hotolisht ku është vjedhur një dyqan në të cilin shiteshin produkte ushqimore.

Faxëeb.al mëson se biznesi ishte në pronësi të Arif Alliut dhe ndodhet në qendër të fshatit ngjitur me ndërtesën e Njësisë Administrative (ish-Komunës së Hotolishtit).

Burime bëjnë me dije se janë vjedhur 3-4 milionë lekë të vjetra si edhe mallra ushqimore ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të kryer veprime hetimore.

Objekti ishte ndërtuar kohët e fundit ndërsa një pjesë e tij është përshtatur si biznes.

Sipas dëshmive për gazetaren e Fax Neës, Ediola Tersiu, Alliu çdo natë flinte në dyqan pasi kishte frikë mos dikush i vjedh mallin që kishte brenda ndërkohë mbrëmë meqë kishte reshje të shumta shiu dhe temperaturat të ulëta, ai ka fjetur në shtëpi.

Hajdutët, ende të paidentifikuar, kanë përfituar nga rasti duke vënë në jetë planin e tyre.

Zëri i Amerikës: Haradinaj detyrohet të paguaj taksë rrugore gjatë vizitave zyrtare në Shqipëri

Kryeministri në largim i Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi Tiranën zyrtare se e ka detyruar të paguajë tarifa rrugore edhe gjatë vizitave të tij zyrtare.

Në një intervistë dhënë ta martën televizionit T7 në Prishtinë, ai tha se autokolona e tij është ndalur dhe detyruar të paguajë tarifën rrugore të Shqipërisë, megjithëse ishte nën përcjellje protokollare, raporton VOA.

“Shqipëria e ndal kryeministrin e Kosovës në autorrugë, nuk më ka ndalur as Maqedoni e as Bullgari, ju siguroj, nuk e kanë ndalur, si e kanë marrë vesh që është makina e kryeministrit, ka dalë polici, nuk të vonon sepse nuk duhet, nuk parashihet janë këto protokolle të sigurisë. Për shembull pyetja shtrohet, a paguan Edi Rama kur të vjen nga andej?

Nëse ai nuk paguan si kryeministër pse e trajton kryeministrin e Kosovës ndryshe? Unë jam duke e thënë një të vërtetë, kësaj here kemi qenë duke shkuar në një intervistë në Shqipëri, kanë qenë dy makina të policisë shqiptare, një xhip dhe një makinë lokale, u ndal krejt dhe unë thashë çka ndodhi, sa herë që kam shkuar si kryeministër mua më kanë ndalur të bëj aty pagesën”, tha ai.

Ministria e Jashtme e Shqipërisë tha se të gjitha autoritetet e nivelit të lartë, qofshin shqiptare apo jo, përfshirë edhe delegacione të nivelit të lartë në vizita zyrtare nuk janë të përjashtuar nga taksa rrugore.

Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, ministria e Jashtme shqiptare tha se “nuk cenohet siguria sepse autoriteti i nivelit të lartë shoqërohet nga Garda e Republikës. Nëse ngrihen shqetësime mbi sigurinë e autoritetit atëherë ky shqetësim i përcillet zyrtarisht ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe kërkohet që Garda e Republikës të rrisë masat e sigurisë në varësi të nivelit të kërcënimit që i kanoset autoritetit të huaj gjatë gjithë qëndrimit në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në përgjigjen e ministrisë së Jashtme.

Me 15 janar, kryeministri shqiptar Edi Rama, ngriti padi ndaj kryeministrit në largim të Kosovës, Ramush Haradinaj me pretendimet se ka shpifur ndaj tij, duke kërkuar edhe kompensim të dëmit të shkaktuar.

Padia që nxiti shumë reagime në Prishtinë dhe në Tiranë, shënoi pikën më të lartë të përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet dy kryeministrave që u përplasën shpesh në distancë rreth ideve që u hodhën që në vitin 2018 rreth mundësisë së prekjes së kufijve në procesin e normalizmit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Rama po ashtu u gjet nën kritika të autoriteteve në Prishtinë edhe rreth nismës për krjimin e një mini-shengeni ballkanik, që u kundërshtua nga Kosova. /VOA

Raporteri për Shqipërinë: Nëse Rama kalon ligjin për mediat, negociatat janë në rrezik serioz

Raporteri për Shqipërinë në Grupin PPE të Parlamentit Europian, David Lega deklaroi sot një ditë para se Kuvendi të votojë dekretet e Presidentit për ligjet e medias duke thënë se nëse qeveria Rama do ta kalojë, rrezikohet seriozisht hapja e negociatave.

Duke theksuar se grupi i PPE beson fort në hapjen e negociatave, paralajmëron nga ana tjetër se Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standart bazik e minimal për një vend kandidat.

“Po përsëris qendrimin tim mbi rrezikun që mbartin ligjet e reja për median në lidhje me çeljen e mundëshme të negociatave me BE.

Grupi PPE i Parlamentit Europian beson fort në çeljen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Por Shqipëria duhet të respektojë kriteret e Kopenhagenit që janë një standart bazik e minimal për një vend kandidat.

Nëse qeveria Rama do të miratojë në plenare ligjet në formën aktuale atehere ajo po vë në rrezik serioz shansin për celjen e negociatave të anetarsise në BE.

Qeveria Rama duhet patjetër të përmbushë rekomandimet specifike të dhëna nga Komisioni Europian dhe nga Këshilli i Europës”, thuhet në reagimin e Raporterit për Shqipërinë në Grupin PPE të Parlamentit Europian.

Policia arreston për kontrabandë nëndrejtorin, Mero Baze merr në dorë drejtimin e Albpetrol

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar nëndrejtorin e “Albpetrol”, Gazmend Osmanaj për të cilin thotë se është ndaluar për kontrabandë.

Berisha i referohet mesazhit të mbërritur në adresë të tij nga një qytetar i cili shkruan se, Osmanaj është ndaluar që në muajin Dhjetor ndërsa ngjarja mbahet e fshehtë duke shtuar se punonjësit po hiqen nga puna duke i nxjerr në rrugë.

Referuar mesazhit të bërë publik nga Berisha, qytetari shkruan se kompania po drejtohet nga disa hajdutë që sipas tij përfshin edhe mbesën e Mero Bazes që është drejtoreshë juridike, ndërsa shefe e burimeve njerëzore është kushërira e ministres Margariti sipas tij.

Postimi i Berishës në Facebook

Akuzon nendrejtorin e Albpetrolit se eshte ndaluar per kontrabande!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital! sb

Doktor ju pershendes! Ju bej me dije se ne muajin e kaluar ne dhjetor, nendrejtori i albpetrolit Gazmend Osmanaj numri 2 pas administratores, eshte ndaluar per kontrabande elektroshtepijake ne kapeshtic! Gjithe fieri flet per kete gje!

Po mbahet fshete pasi eshte nje skandal ku po hiqen punonjesit nga puna duke i nxjerr ne rruge dhe po e drejtojne kompanine disa hajdute si mbesa e mero bazes drejtoresh juridike faktikisht vet mero dhe shefja e burimeve njerzore kushurira e pare ministres margariti! Anonim te lutem, ju uroj shendet

Fletushka dhe thirrje kundër Ramës gjatë premierës së filmit të Mamaqit (Foto)

Në Pallatin e Kongreseve ka nisur premiera e filmit “I love Tropoja” të Ermal Mamaqit, ku ndër të tjera ka një rol edhe kryeministri Edi Rama.

Por teksa të ftuarit hynin brenda për të parë filmin, një grup të rinjsh kanë hedhur disa fletushka në shenjë proteste kundër kryeministrit të Shqipërisë.

Që në nisje të ftuarit dhe organizatorët janë përballur me një incident pasi teksa njerëzit hynin brenda në sallë, një grup të rinjsh kanë hedhur disa fletushka në shenjë proteste kundër kryeministrit.

Fletët në të cilat shkruhet “Shqipëria digjet, Rama krihet”, janë përhapur në ambjentet e jashtme të Pallatit të Kongreseve.

Në disa fletushka të tjera janë montuar fotot e Ramës me flokë të gjata sikurse improvizon në film si dhe të disa familjeve që jetojnë në çadra pas tërmetit tragjik të 26 Nëntorit.

‘Rama ik’ edhe në ndeshjen Besëlidhja-Partizani! Nuk ndalet revolta në stadiume! (Foto)

Thirrjet ‘Rama ik’ tashmë dëgjohen në çdo stadium dhe në çdo ndeshje që luajnë ekipet shqiptare. Edhe gjatë ndeshjes së Kupës së Shqipërisë mes Besëlidhjes dhe Partizanit janë dëgjuar thirrje kundër kryeministrit Edi Rama.

Siç shihet edhe në foto një grup tifozësh përveç thirrjeve kanë nxjerrë edhe banderola ku shkruhej ‘Rama ik’.

Që nga ndeshja mes Shqipërisë dhe Francës në ‘Air Albania Stadiu’ dhe në çdo ndeshje të kampionatit shqiptar, janë dëgjuar shpesh thirrje nga tifozët kundër kryeministrit të Shqipërisë, veçanërisht në sfidat ku luan Partizani ku Drejtor i klubit është vëllai i kryeministrit, Olsi Rama.

Kryebashkiaku i Ramës detyron punonjësit që t’i japin tenderin gruas së Prefektit…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një tjetër skandal, ku tregon se si rilindja në pushtet po kërkon të marrë çdo tender dhe çdo taksë të qytetarëve.

Berisha ka publikuar denoncimin e një juristi në Bashkinë e Vlorës, i cili tregon se si kryebashkiaku Dritan Leli ju bën presion që tenderin për ruajtjen e bashkisë ta fitojë kompania që drejtohet nga gruaja e prefektit Flamur Mamaj.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Denoncon marrjen e tenderit te bashkise nga prefekti i VLORES
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital! sb

Pershendetje Doktor Berisha!

Ju uroj nje vit te mbare. Jam nje jurist ne bashkine e vlores dhe dua te ndaj me ju nje shqetesim. Qeveria shqiptare ka nxjerr nje VKM qe te gjitha sherbimet e ruajtjes se institucioneve do t’i marre shoqeria Illyrian Guard, deri ketu jemi ne rregull, pasi nuk dua te futem me shume ne qellimet e erreta te saj.

Problemi im dhe i kolegeve te mij eshte qe kemi mbi nje muaj qe jemi ne stres dhe nen presionin e kryetarit te bashkise Dritan Leli, i cili na kerkon me cdo kusht qe tenderin e rojeve te bashkise ta marre kompania F.P. Mamaj, qe eshte kompania e prefektit Flamur Mamaj. Kete kompani tani e administron gruaja e prefektit.

Ai na thot zgjidheni si te doni, tenderin duhet ta marre patjeter Flamuri. Tenderi eshte 1 miliard leke dhe Dritan Leli kerkon qe keto leke tja jap Flamur Mamaj sepse i ndajne bashke. Jemi ne nje stres te madh, pasi nuk dime si te veprojme ne kete rast, pasi VKM-ja e thot qarte qe kete sherbim duhet ta marre sh.a. Illyrian Guard qe eshte kompani shteterore.
Ju lutem denoncojeni kete afere te turpshme!
Respekte per ju!