30.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Policia e ve në listën e të kërkuarve, reagon Zagani

Policia e Shtetit publikoi një listë me emrat e personave më të kërkuar. Për qarkun e Vlorës, ndër emrat më të kërkuar është edhe ai i Dritan Zaganit, ish-shefit të antidrogës që denoncoi i pari implikimin e Sajmir Tahirit në trafikun e drogës me Habilajt.

Zagani sot ndodhet në Zvicër ku ka kërkuar azil, ndërsa në Shqipëri është hetuar për shpërdorim detyre.

Në një reagim në rrjet, Zagani shkruan se “Policia që duam me paska bërë një nderë të madh, me paska venë të tetin në listen e “trimave” për qarkun Vlorë…”.

“Ndjehem vertet i vlerësuar nga drejtuesit aktuale, lokal në Vlorë dhe shefat e tyre madhore në Tiranë deri te vetë ai Gjenerali pa grada…!
P.s…Po interpoli ça pati ,pse ua menderosi kartelen e kuqe për mua… .. eee , ka ndonjë nga këta polica të squt me ma sqaru…jo për gjë por bie vlera e “nderit” që këta me bejne pastaj”, mbyll postimin e tij ish-zyrtari i policisë.

EKSKLUZIVE/ Kush janë 4 kriminelët që urdhëruan pengmarrjen e Jan Prengës, “kokat” e trafikut nga Ekuadori në BE e Shqipëri

Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur për “News24” dhe “BalkanWeb” emrat e kriminelëve, që urdhëruan marrjen peng dhe vrasjen e 49-vjeçarit Jan Prenga, më 17 janar në Kamëz.
Janë katër persona, që kanë dhënë urdhrin për marrjen peng të Prengës, të cilët sipas gazetares Lala, mendohet se kanë aktivitet kriminal në Ekuador dhe vendet e Bashkimit Evropian.

Më poshtë, katër emrat e urdhëruesve të krimit makabër:
M. B., personazh me dritë-hije të forta në botën e krimit, nga Shkodra, i akuzuar për trafik droge nga Ekuadori në vendet e BE.

G. D., është i skeduar nga autoritetet e vendeve të BE dhe konsiderohet si njeriu kyç që urdhëroi rrëmbimi i Jan Prengës, përderisa vëllai i këtij të fundit arriti të nxirret nga porti britanik një sasi të madhe kokaine, por nuk e dorëzoi në destinacion.

K. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kriminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri i skeduar. Ky mendohet të jetë personi që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke çuar mesazhin për marrjen peng të Prengës.

D.R., nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë. Më 2014, është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri.

Tërmet…

Paniku i ka përfshirë të gjithë mbrëmjen e djeshme ndërsa tërmeti lëkundi sërish Durrësin dhe Tiranën. Duke qenë se ora e tërmetit përkonte më shumë emisione televizive emocionet, paniku është fiksuar në kamerat e këtyre televizioneve. Një prej tyre ishte edhe gazetari Balla.

Lëkundjet e djeshme të tërmetit të orës 21:15 minuta janë ndjerë edhe në studion e lajmeve në Ora News dhe në emisionin “Tempora”.

Folësja e lajmeve në momentin e tërmetit është frikësuar, por ka vazhduar duke dhënë lajmet.

E njëjta situata ndodhi edhe në studion e emisionit “Tempora”, ku moderatorja qetësoi menjëherë shikuesit që po e ndiqnin emisionin në studio.

Zgjedhje të parakohshme pas 15 Marsit?

Kryeministri Edi Rama u prit këtë të hënë nga kancelarja gjermane Angela Merkel në Berlin. Teksti i takimit është bërë i ditur medias, por ajo që nuk thuhet nga Kryeministria shqiptare bëhet i ditur nga pjesëtar të takimit, natyrisht nga pala shqiptare.

Si nën zë pjesëtar të delegacionit pohuan se kryeministri Rama ka premtuar kancelares gjermane se pas miratimit më 15 mars të Reformës Zgjedhore, do të njoftojë zgjedhjet e parakohshme parlamentare këtë vit.

Kjo do të bëhet para Samitit të muajit maj 2020 në Kroaci, ku vendet anëtare do të vendosin edhe për Shqipërinë, pasi Maqedonia e Veriut e ka kaluar provimin.

Sipas të njëjtave burimeve kryeministri Rama do të njoftojë se në muajin tetor do shkojë në zgjedhje të parakohshme

Koha Jonë

Paralajmërimi i Malajt: PS duhet shkrirë, mund të katandiset me një mbështetje të vetëm 6% të elektoratit

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, në një intervistë për gazetën Panorama, bën një parashikim të zymtë për forcën politike që ka përfaqësuar për vite me radhë. Sipas tij, PS është “mjelë” nga rilindasit dhe rrezikon të ketë fat më të keq se ai i PASOK-ut në Greqi. Më tej ish-ministri Malaj shprehet se një ngërç politik zgjidhet me ndërgjegjësim dhe angazhim publik të opinionit publik, që imponon një zgjidhje të re politike.

“Fatkeqësisht, PS-ja pasi është “mjelë” deri në palcë nga “rilindësit/majtistë”, rrezikohet shumë të ketë të njëjtin fat jo vetëm si PASOK-u, partia më e madhe e së majtës greke, qeverisëse për një periudhë të gjatë në historinë politike të Greqisë, por që u gërrye nga disa liderë të korruptuar.

Korrupsioni e dëmtoi rëndë kredibilitetin e saj, sa jo vetëm ikën nga pushteti, por PASOK-u nuk arrin dot të ringrihet. Ka rënë aq poshtë në mbështetjen publike, aq sa rezultatet e saj elektorale edhe pse rreth 10 vite pasi ka ikur nga pushteti, luhaten nga 3-6% në zgjedhjet parlamentare.

Për të mos e dëmtuar të majtën progresiste si një domosdoshmëri historike dhe që shpreh raporte të forta me preferencat politike të votuesve shqiptarë, bazuar më shumë në besnikërinë fanatike të anëtarësisë se saj (kjo e kuptueshme dhe e respektueshme kur mban parasysh kulturën tonë të përgjithshme dhe atë politike në veçanti), se sa në qartësinë e dallimeve ideologjike apo programeve qeverisëse.

Si një detyrim mirënjohës ndaj socialistëve të thjeshtë që paralizohen nga të pangopurit për pushtet absolut, publikisht edhe kohë më parë, kam propozuar se lindja e një “SIRIZA” shqiptare mund të ndihmonte që përballë dështimit politik të PS-së, anëtarët, mbështetësit dhe personalitet të papërlyera nga korrupsioni, të PS-së, t’i bashkohen një partie të re të së majtës progresiste, me parime dhe funksionim sa më demokratik.

Jo vetëm që e kam prezantuar idenë në publik, por e kam diskutuar në mënyrë informale edhe me disa figura të respektueshme të PS-së. Reagimi i tyre ndaj propozimit ka qenë pozitiv, por vullneti dhe hapat konkretë kanë munguar”, është shprehur Malaj. Sa i përket zgjidhjes së ngërçit politik në vend, ish ministri socialist ka këtë opinion:

“Një ngërç politik zgjidhet me ndërgjegjësim dhe angazhim publik të opinionit publik, që imponon një zgjidhje të re politike. Këtu vlen shumë për ne shqiptarët këshilla e ish-Presidentit amerikan, Jefferson, se “të vetmen gjë që duan tiranët, është heshtja e njerëzve me vetëdije të lartë”.

Prandaj, ne shqiptarët duhet t’i pengojmë neodiktatorët të shndërrohen në tiranë që shtypin popujt e tyre. Ka disa hapa konkretë për të dalë nga ky ngërç, duke filluar me Reformën Zgjedhore. Anashkalimi i sistemit elektoral, spostimi i tij një kohë të dytë, mund të mirëkuptohet nga dëshira për të rivendosur ekuilibra të rinj politikë.

Kjo do të sjellë efekte vetëm afatshkurtra, pasi kriminalizimi i politikës shqiptare, fuqizimi i kryetarëve të partive politike me atributet e mbretërve me pushtet absolut dhe jo liderë vizionarë dhe inspirues, deficiti i madh demokratik, sa populli nuk voton në mënyrë të drejtpërdrejtë për asnjë përfaqësues të tij, kërkon reformim të sistemit politik dhe atij elektoral.

Çdo anashkalim i këtij reformimi ofron ndoshta edhe zgjedhje të parakohshme, por jo hapa efektivë për një demokraci funksionale dhe me pjesëmarrje. Pra, pa reformim të sistemit politik dhe elektoral, çdo përpjekje është një kurim sipërfaqësor, çka e favorizon sëmundjen të avancojë, duke e bërë më të pasigurt shëndetin e demokracisë”.

Video/ PD: Edi Rama nuk dëgjonte kur opozita denonconte kanabizimin e vendit…

Partia Demokratike ka publikuar një video ku parqiten të detajuar qëendrimet e Edi Ramës për problemin e kultivimit dhe trafikimit të drogës.

Pas publikimit të një reportazhi në median italiane ku thuhej se kultivimi i drogës është rritur me 1200 për qind, Partia Demokratike i ka shtruar disa pyetje Kryeministrit Edi Rama.

Postimi i polotë
Edi Rama nuk dëgjonte kur opozita denonconte kanabizimin e vendit.

Edi Rama nuk dëgjonte kur media shqiptare dhe ajo ndërkombëtare publikonin shifrat alarmante të mbjelljes së kanabisit.

Edi Rama nuk dëgjonte as kur raportet e huaja e rendisnin Shqipërinë si prodhuese dhe eksportuese të kanabisit. Edi Rama ende nuk dëgjon alarmin e kanabizimit që vazhdon të bjerë!
Edi Rama ka dështuar!

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/464779881077045/?epa=SEARCH_BOX

A mund t’ju mbrojnë maskat kirurgjikale nga viruset në publik?

Një maskë mbi hundë dhe gojë është një pamje gjithnjë e më e zakonshme në rrugë, më së shpeshti e veshur nga kinezët për shkak të ajrit të ndotur, dhe së fundmi nga koronavirusi që shqetëson profesionistët e kujdesit shëndetësor në të gjithë botën

Por virusologët janë skeptikë në lidhje me efektivitetin e maskës kirurgjikale në viruset që vijnë nga ajri.

“Mbajtja e maskës kirurgjikale në publik nuk është një mënyrë efektive për të mbrojtur kundër viruseve dhe baktereve të ajrit”, tha David Carrington nga universiteti St. George për BBC, duke shtuar se këto maska mund të zvogëlojnë rrezikun e kontraktimit të virusit përmes teshtitjes dhe kollitjes dhe mbi duar, ose duke prekur gojën me duar.

Dr. Connor Bamford i Institutit për Mjekësi Eksperimentale në Universitetin Queen’s Belfast thotë se kryerja e masave themelore të higjienës është shumë më efektive sesa një maskë kirurgjikale.

“Mbulimi i gojës, larja e duarve dhe shmangia e prekjes së gojës me duar zvogëlon shumë rrezikun e çdo infeksioni dhe viruseve të frymëmarrjes”, shpjegon Bamford për BBC.

“Edhe pse mendimi është se mbajtja e një maske kirurgjikale në publik na mbron nga virusi, nuk ka asnjë provë për këtë. Maska kirurgjikale luan një rol në dhomën e kirurgjisë”, pohon ai.

Si ta shmangni gripin në vendin ku punoni

Derisa nëpër botë po zhvillohet sezoni i gripit, është mirë që të gjithë punëtorët të marrin masat dhe hapat e nevojshëm për ta mbrojtur veten, por edhe kolegët tyre.

Një hulumtim ka treguar se rreth 84% e të punësuarve shkojnë në punë, derisa janë me grip. Rreth 50% e tyre nuk marrin kurrfarë masa parandaluese për t’i mbrojtur kolegët e tyre.

Hulumtimet kanë treguar se kur në pyetje është zyra, më së shumti baktere fshihen nëpër rubinetet e ujit, derën e mikrovalës, si dhe në tastierën e kompjuterit.

Të gjithë të punësuarit duhet t’i pastrojnë sipërfaqet e pajisjeve të punës, të cilat përdoren edhe nga të tjerët.

Punëtorët duhet t’i pastrojnë duart pas secilës shujtë, pasi të kenë lexuar shtypin, si dhe pas përshëndetjes me kolegët.

Për ta shmangur dehidrimin, i cili së bashku me mungesën e gjumit dhe stresin dobësojnë sistemin imun, pranë vetes mbani një shishe me ujë.

Kur ta ndieni se mund të sëmureni nga gripi, konsultohuni me mjekun tuaj për masat shtesë, si të përdorni vitaminat apo zinkun.

Mësoni tre zakonet që ju mbrojnë nga kanceri i gjirit

Instituti Amerikan i Kërkimeve për Kancerin (IAKK) konsiderohet si një nga autoritetet kryesore në botë për dietën dhe kancerin

Bazuar në hulumtimet më të mira, ai nxori 10 rekomandime për parandalimin e kancerit.
Përveç mospirjes së duhanit, mesazhi i tyre kryesor ishte: “Dietat që vërtiten rreth ushqimeve bimore, drithërave, frutave dhe bimëve bishtajore, ulin rrezikun nga prekja e shumë kancerëve dhe sëmundjeve të tjera në përgjithësi.”

Për të treguar se si ndikojnë zgjedhjet e mënyrës së jetesës në rrezikun e prekjes nga kanceri i gjirit, për një periudhë shtatëvjeçare, studiuesit ndoqën një grup prej 30 000 femrash në fazën e postmenopauzës, të cilat nuk kishin vuajtur kurrë nga kanceri i gjirit.

Duke iu përmbajtur vetëm 3 prej 10 udhëzimeve të IAKK-së, kufizimit të alkoolit, kosumimit të ushqimeve bimore dhe ruajtjes së një peshe trupore normale, rreziku i prekjes nga kanceri i gjirit ulej me 62 për qind.

Po, këto tri sjellje të thjeshta të shëndetshme duket se e përgjysmojnë rrezikun.
Mbresëlënës ishte fakti se dieta me bazë bimore e shoqëruar me ecje çdo ditë, mund të përmirësojë mbrojtjen nga kanceri brenda dy javësh.

Në një pjastër, ku rriteshin qeliza të kancerit të gjirit, studiuesit hodhën gjakun e disa femrave përpara dhe pas 14 ditësh jetese të shëndetshme.

Gjaku i marrë pasi kishin filluar të hanin shëndetshëm, e frenonte rritjen e kancerit më mirë dhe vriste 20-30 për qind më shumë qeliza kancerogjene, sesa gjaku i marrë nga të njëjtat femra vetëm dy javë përpara.

Hulumtuesit ia atribuuan këtë efekt, uljes së nivelit të hormonit IGF-1, që nxit rritjen e kancerit, dhe kjo mund të ketë ndodhur për shkak të reduktimit të proteinave shtazore.
Ç’gjak doni që të qarkullojë në trupin tuaj, ç’sistem imunitar?

Atë gjak që thjesht qarkullon në çdo pjesë të trupit edhe kur shfaqet një qelizë kancerogjene dhe që ka fuqinë ta ngadalësojë apo ndalojë atë përgjatë rrugës.

“Merri dhe voto nr.2, Partinë Socialiste”/ Si gruaja e shefit të Policisë liroi nga akuzat prefektin e PS

Prokuroria dhe gjykata e Kukësit liruan nga akuzat Liman Morinën, prefektin socialist të Kukësit, i akuzuar për përfshirje në shitblerjen e votave në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017.

Në qershor të vitit 2017, një qytetar raportoi se Morina i kishte thënë 30 mijë lekë, që gjashtë anëtarët e familjes së tij të votonin për Partinë Socialiste.

Sipas Exit.al, qytetari ofroi edhe përgjime audio. Por edhe pse provat ishin të pakundërshtueshme, prokuroria tha se nuk ka prova dhe gjykata e pushoi çështjen.

Vendimi u dha nga Alma Ahmeti, gruaja e shefit të Policisë Rrugore në Tiranë. Ajo vendosi të pushojë akuzat edhe pse u paraqitën regjistrimet audio.

Gjatë telefonatave, Morina i kërkon qytetarit të takohen në një lokal. Në takim, Morina e pyet se sa votues kishte në familje. Ai i thotë gjashtë. Morina më pas i thotë: “I ke te frigoriferi, merri dhe voto numrin 2, Partinë Socialiste”. Mbi frigorifer, qytetari gjeti gjashtë 5 mijë lekëshe, në total 30 mijë lekë.

Ai mori paratë dhe shkoi në komisariat ku bëri denoncimin, duke dorëzuar edhe përgjimet audio.