20.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Sizmologu Ormeni: Kemi hyrë në një periudhë me aktivitet sizmik…

Një lëkundje tërmeti është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në vendin tonë.

Paraprakisht behet me dije se tërmeti ka një magnitudë prej 5.5, ndërsa një tjetër lëkundje më e vogël u regjistrua pak më vonë. Epiqendra e tërmetit është në Durrës.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në disa qarqe të vendit, në Tiarnë, Durrës, Elbasan, Lushnje, etj.

Institucionet shqiptare duhet të mbajnë një sy hapur sa i takon gjendjes së tërmeteve në Shqipëri. Sizmilogu Rrapo Ormeni, në studion e emisionit “360 gradë” në RTV Ora thotë se vendi ynë tashmë ka hyrë në një periudhë me aktivitet të lartë sizmik.

“ Edhe Shqipëria duhet të ketë një sy hapur. Edhe në Shqipëri kemi pasur periudha me nivel sizmik të ulët siç ka qenë nga 79-2019 dhe periudha me aktivitet sizmik të lartë. Këto periudha përsëriten.
Ne tani kemi hyrë në një periudhë me aktivitet sizmik të lartë.

Këtë e tregoi tërmeti i Durrësit. Këto periudha kanë ciklet e tyre. Nëse periudha me aktivitet sizmik të ulët zgjat 40 vjet, periudha me aktivitet sizmik të lartë zgjatin 17-23 vjet”, thotë Rrapo Ormeni

Nuk ndalen tërmetet, 5.5 ballë trondit Tiranën dhe Durrësin, epiqendra në Hamallaj

Një lëkundje tërmeti është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marte në vendin tonë.

Paraprakisht behet me dije se tërmeti ka një magnitudë prej 5.5, ndërsa një tjetër lëkundje më e vogël u regjistrua pak më vonë. Epiqendra e tërmetit është në Durrës.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë në disa qarqe të vendit, në Tiarnë, Durrës, Elbasan, Lushnje, etj.

Institucionet shqiptare duhet të mbajnë një sy hapur sa i takon gjendjes së tërmeteve në Shqipëri. Sizmilogu Rrapo Ormeni, në studion e emisionit “360 gradë” në RTV Ora thotë se vendi ynë tashmë ka hyrë në një periudhë me aktivitet të lartë sizmik.

“ Edhe Shqipëria duhet të ketë një sy hapur. Edhe në Shqipëri kemi pasur periudha me nivel sizmik të ulët siç ka qenë nga 79-2019 dhe periudha me aktivitet sizmik të lartë. Këto periudha përsëriten.

Ne tani kemi hyrë në një periudhë me aktivitet sizmik të lartë. Këtë e tregoi tërmeti i Durrësit. Këto periudha kanë ciklet e tyre. Nëse periudha me aktivitet sizmik të ulët zgjat 40 vjet, periudha me aktivitet sizmik të lartë zgjatin 17-23 vjet”, thotë Rrapo Ormeni

I arrestoi kur ishte ministër, Nishani flet për lirimin e anëtarëve të bandave: A keni dëgjuar të reagojë Rama?

Ish-Presidenti Bujar Nishani në një intervistë për gazetarin e Abc Neës, Juxhin Mustafaraj ka folur për situatën politike në vend por jo vetëm, edhe për rendin e sigurinë. Ai komentoi lirimin e ish-anëtarit të bandës së Durrësit, Endrit Dokle, i cili ka qenë arrestuar në kohën kur Nishani ishte ministër i Brendshëm.

“Rama që ka sulmuar një gjyqtar pse liroi një fakir në Kukës, tani hesht për lirimin e njerëzve të dënuar për krime të rënda”, tha Nishani ndër të tjera.

Pyetje: Janë shtuar rastet e vrasjeve, plagosjeve, etj. çfarë e nxit krimin në vend?

Nishani: Siguria dhe lufta kundër krimit të organizuar është një nga shtyllat kryesore të shtetit. Sa më e fortë të jetë siguria aq më vibrante është shoqëria. Fakti që Shqipëria ka mbërritur në këtë standart të kërcënimit të sigurisë me “brand mafioz” tregon për dështimin e shtetit. Një hetim sekret i policisë italiane, publikuar në media tregoi se është rritur prodhimi i kanabisit në vend, por edhe trafiku i drogërave të forta.

Banda të rrezikshme që kanë patur histori famëkeqe, ose individë të tyre po dalin nga burgjet. Si do ta komentoni, pasi janë arrestuar në kohën kur ju ishit ministër?

Nishani: Për fatin e keq mund të listojmë në realitetin tonë fenomene që tregojnë arsyet e dekradimit të shtetit. Gjithçka nis nga dobësimi i shtetit, kur politika lidhet me krimin, institucionet bëhen të paafta, krimi shfrytëzon politikën për të dominuar ekonominë. Së treti mekanizmi garant duhet të jetë drejtësia. Por tre 3 vite pasi u ndërmorën angazhime të mëdha kushtetuese për të reformuar drejtësinë, zhvillimet më të fundit kanë treguar kapje totale të drejtësisë nga ajo pjesë e politikës që bashkëpunon me krimin. Kemi disa raste kur njerëz të gjykuar nga drejtësia si kapo të krimit të organizuar të dënuar me dënime të rënda, po lirohen njëri pas tjetrit.

Kryeministri para pak vitesh kur nisi aksioni kundër informalitetit në energji, sulmoi një gjyqtar të Kukësit pse kishte liruar një fakir që s’kishte paguar energjinë. A e keni dëgjuar Ramën të reagojë për vendimet e gjykatësve për të liruar kapot e krimit, adresimin ndaj këtyre gjyqtarëve?! Ky është stadanrdi që e nxjerr zbuluar një njeri që nuk ka qëllim shtetin ligjor. /abcnews.al

KLSH padit ish Drejtoreshën e Rrugëve, dëm 6.1 miliardë lekë me Kardhiq-Delvinë

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon për shkelje Sonila Qaton. KLSH: Kërkojmë hetimin për prokurimin e ndërtimit të rrugës Kardhiq-Delvine

-Raporti i plotë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 363/1 datë 29.05.2019, ndryshuar, ka përfunduar auditimin e

Përputhshmërisë në Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH) Tiranë, për periudhën e veprimtarisë nga data 01.01.2017 deri në datën 31.07.2019. Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkelje të dispozitave ligjore në fuqi. Më konkretisht shkeljet e konstatuara evidentohen në Raportin Përfundimtar të Auditimit, miratuar me Vendimin e Kryetarit të KLSH-së nr. 135, datë 24.10.2019.

Ndër çështjet më të rëndësishme që trajtohen në Raportin Përfundimtar të Auditimit janë:
-Në këtë auditim, u konstatuan shkelje të dispozitave ligjore, për të cilat KLSH ka depozituar indicie për kallëzim penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Tiranë për: S.Q, ish- Drejtore e ARRSH dhe Anëtarët e KVO: E.G, S.P dhe E. S. Çështja që kemi kërkuar një hetim të thelluar nga ana e organit të Prokurorisë ka të bëjë me ligjshmërinë e zbatimit të procedurës së prokurimit me objekt: “Ndërtim rruga Kardhiq – Delvine, Loti 7, me fondin limit 2,332,573,946 lekë, të zhvilluar në korrik 2019.

Konkretisht, në këtë procedurë prokurimi, nga 6 operatorët pjesëmarrës, është kualifikuar vetëm BOE “I.&.S.&.V.&.A&E”, me ofertën ekonomike në vlerën 2,299,327,253.75 lekë dhe janë skualifikuar 5 operatorët e tjerë. Të 5 këta operatorë kanë paraqitur ofertat ekonomike më të ulët se operatori i kualifikuar.

Katër nga këta operatorë janë skualifikuar në përputhje me rregullat e prokurimit publik sepse nuk plotësonin kriteret e veçanta të kërkuara në DT e veçanërisht nuk kishin përvojë të ngjashme në punimet e tuneleve tokësore.

Ndërsa BOE “Gj.&.C&.G&.G” është skualifikuar nga KVO, në kundërshtim me ligji nr.9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurimin Publik” dhe VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, si më poshtë:

KLSH, me përfundimin e fazës së vlerësimit nga KVO të dokumentacionit të operatorëve pjesëmarrës, menjëherë mbas njohjes së këtij vlerësimi nëpërmjet sistemit elektronik, i kërkojë Autoritetit Kontraktor (AK), vënien në dispozicion të dokumentacionit e këtij prokurimi të cilat nuk gjenerohen nga sistemi elektronik.

Por AK nuk ju përgjigj kësaj kërkese dhe grupi i auditimit me shkresë të protokolluar në ARRSH me datë 18.07.2019 i është drejtuar, Drejtorisë Juridike, Sektorit te Prokurimeve dhe Drejtorit të Përgjithshëm të ARRSH dhe i ka kërkuar që të vihen në dispozicion të auditimit i gjithë dokumentacioni që nuk gjenerohet nga sistemi elektronik dhe veçanërisht ankesat e operatorëve ekonomik.

Përsëri strukturat drejtuese të ARRSH nuk i vunë në dispozicion këto dokumente dhe as nuk kthyen përgjigje shkresës sonë, veprim ky që bie në kundërshtim me nenin 15 të ligjit nr. 154/2014, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.

Në kushtet e mosvënies në dispozicion të këtij dokumentacioni, auditimi u përqendrua vetëm në dokumentacionin e gjeneruar nga sistemi elektronik i prokurimeve dhe u konstatua se, dokumentacioni i paraqitur nga ky operator plotëson të gjitha kërkesat ligjore dhe kërkesat e veçanta të vendosura në DT.

Për pasojë, KVO duhej ta kualifikonte këtë bashkim operatorësh për fazën tjetër të shqyrtimit të ofertës ekonomike. Dhe meqenëse, ky bashkim operatorësh kishte paraqitur ofertën ekonomike në vlerën 1,789,598,000 lekë e cila është më e ulët se oferta e operatori tjetër i kualifikuar “I.&.S.&.V.&.A&E”, duhej të klasifikonte i pari në renditje dhe duhej ta shpallte fitues, pasi oferta ekonomike e tij ishte në vlerë më të ulët me diferencë prej 611,675,104 lekë. Kështu do të eliminohej dëmi ekonomik në vlerën 611,675,104 lekë me TVSH nga skualifikimi i pa drejtë i këtij bashkimi operatorësh ekonomik.

Për këtë skualifikim, ky bashkim operatorësh ka paraqitur fillimisht ankesë pranë ARRSH, e cila nuk e ka pranuar këtë ankesë dhe më pas ka paraqitur ankesë, pranë Komisionit të Prokurimit Publik (KPP). KPP, me Vendimin nr. 150, datë 09.07.2019 ka Vendosur: të pranojë ankesën e paraqitur nga ky bashkimi i operatorëve ekonomikë; AK të anulojë vendimin e KVO-së për skualifikimin e BOE; të korrigjojë shkeljet e konstatuara, duke e kualifikuar BOE “Gj.&.C&.G&.G”.

Në arsyetimin e Vendimit nr. 150, datë 09.07.2019, KPP ka bërë në thelb, të njëjtën arsyetim dhe interpretim ligjor si arsyetimet dhe interpretimet e bëra nga auditimi i KLSH si dhe ka dalë me të njëjtin konkluzion dhe vendimmarrje se, BO “Gj.&.C&.G&.G” duhej të kualifikohej për në fazën e shqyrtimit ekonomik.

Mirëpo, deri në datën 31.08.2019, që përkon me përfundimin e auditimit në terren, AK në zbatim të vendimit të KPP, nuk ka bërë rikualifikimin e operatoreve e operatorëve.

Duke i konsideruar çështjet/veprimet e përmendura më sipër, (trajtuar hollësisht në Raportin Përfundimtar të Auditimit dhe në Vendimin e Kryetarit të KLSH-së nr. 135, datë 24.10.2019), si veprime me pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit dhe të dënueshme sipas Ligjit nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse, bazuar në nenin 281 të Kodit të Procedurës Penale si dhe nenit 15 germa “gj” të ligjit nr. 154/2014 datë 27.11.2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, KLSH i ka përcjellë me shkresën nr.363/16, prot. datë 28.10.2019, indicie për kallëzim penal, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Tiranë.

Gjithashtu në këtë auditim janë konstatuar:
-Përgjithësisht nuk janë përcaktuar mekanizma të mirë organizuar dhe funksionalë të procesit të menaxhimit të riskut, efekt që pasqyrohet edhe në rezultatet e treguesve të performancës së buxhetit dhe thesarit duke shfaqur mangësi, gjatë zbatimit të kontratave për punë dhe shërbime dhe rezerva në planifikimin e buxheteve dhe në parashikimin e nevojave për likuiditete, çka ka çuar në rritjen e nivelit dhe të stokut të detyrimeve të prapambetura. Kështu në çdo fund viti, ARRSH vazhdon të trashëgoj të njëjtin borxh ndaj subjekteve që shkon nga 3 miliard lekë në 4 miliard lekë.

– Në procedurën e prokurimit me objekt: “Menaxhimi e Mirëmbajtja e Pajisjeve dhe Operimi i Tunelit të Kërrabës për vitin 2018”, me vlerë 98,120 mijë lekë, u konstatua se llogaritja e fondit limit nuk është e mirë argumentuar sepse, nuk janë analizuar çmimet për njësi të shërbimeve të kryera në fakt të kontratave të shërbimeve që ka pasur në zbatim ARRSH të viteve të mëparshme, por i është referuar vetëm vlerës përfundimtare të këtyre kontratave, pa bere më parë një analizë të çmimeve të zërave të shërbimeve të paguara në fakt.

-Në disa procedura prokurimi (“Ndërtim mbrojtja nga lumi km 9+500, rruga Milot – Skuraj”, “Plotësimi, rakordimi, masa mbrojtëse dhe siguria rrugore në viaduktet e aksit Kukës – Morinë”, “Ndërtim rruga Kardhiq – Delvine, Loti 6”, “Plotësimi i punimeve të mbetura dhe lidhja me rrugën ekzistuese të objektit Sistemim Asfaltim rruga Korçë-Erseke Loti 1”, “Përmirësimi i sigurisë rrugore në aksin Kashar-Rinas”, “Ndërtim i aksit rrugor Skrapar – Përmet, Loti 1”, “Menaxhimi e Mirëmbajtja e Pajisjeve dhe Operimi i Tunelit të Kërrabës për vitet 2019-2020” dhe “Masa inxhinierie për stabilizimin e rrëshqitjes ne km 21+363 ÷21+468, ne segmentin Lin – Pogradec 2019), janë bërë skualifikime të operatorëve ekonomik me oferta me të ulta se fituesit që shkojnë në vlerën totale rreth 442,000 mijë lekë.

Skualifikimet nga procedurat e prokurimeve të këtyre operatorëve janë bërë për disa mangësi në dokumentacionet e paraqitura për përmbushjen e kritereve të veçanta të kërkuara në dokumentet e tenderit, mangësi të cilat mundë ti konsideroheshin si devijime të vogla, kështu këto fonde buxhetore në vlerën rreth 442,000 mijë lekë do të menaxhoheshin, më me ekonomicitet.

-Gjatë vitit 2018 në kundërshtim me Ligjin 152/2013 “Për nëpunësin civil” i ndryshuar, janë dhënë shpërblime punonjësve të ARRSH-së, me arsyetimin e ndryshimit të statusit të tyre nga nëpunës civil, në punonjës që marrëdhëniet juridike që rregullohen në bazë të Kodit të Punës. Vlera e këtyre shpërblimeve në dëm të buxhetit të shtetit është 51,239 mijë lekë;

– Në disa kontrata për ndërtimin e infrastrukturës rrugore, gjatë zbatimit të punimeve janë konstatuar punime të kryera nga kontraktorët dhe të paguara nga ARRSH, në vlerën totale rreth 223,747 mijë lekë. Por këto punime janë të pa rakorduar me dokumentacionin justifikues teknik si, libreza masash, fatura, analiza laboratorike të materialeve, etj, duke bërë kështu që vlera rreth 46,000 mijë lekë të menaxhohet në mungesë të dokumentacionit.

– Në zbatim të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, gjatë periudhës objekt auditimi, janë paguar nga buxheti i shtetit për vitin 2018 shuma prej 350,000 mijë lekë, vlerë kjo të cilës i është shtuar edhe kosto e përmbarimit në shumën rreth 31,745 mijë lekë. Meqenëse shlyerja këtyre detyrimeve nuk është bërë në mënyrë vullnetare, ka sjellë efekt negativ për buxhetin e shtetit pasi këto fonde buxhetore në vlerën 31,745 mijë lekë janë shpenzuar si pasoje e mosveprimeve në kohën e duhur.

Për përmirësimin e performances së veprimtarisë së ARRSH kemi përcjell në 35 rekomandime për zbatim si: 17 masa për përmirësimin e veprimtarisë së institucionit me karakter organizativ; 5 masa për shpërblim dëmi ekonomik në shumën dhe 13 masa për menaxhim jo efektiv fondesh buxhetore.

Maskat bëjnë namin, dhjetëra grabitje në 24 orë në Tiranë, Fier e Belsh

Dhjetëra grabitje kanë ndopdhur gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë, Fier dhe Belsh.

Pas grabitjes së para pak ditëve, edhe sot u raportua për një grabitje në Tiranë.

Një grabitje banese mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Fierit. Persona të maskuar janë futur në banesën e një 40 vjeçare dhe kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme sendesh me vlerë. Në banesë në momentin e grabitjes mësohet se nuk ka pasur njeri.

Ndërkohë që një tjetër grabitje është shënuar në qytetin e Belshit. Persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesat e shtetasve G.H, ku i kanë vjedhur një shumë të madhe parash. Ngjarja ka ndodhur ditën e dielë.

Ndërkohë që po në Belsh maskat kanë hyrë edhe në banesën e shtetasit G.Gj ku i kanë marrë një shumë të madhe parash, duke u larguar në errësirë me shpejtësi sapo është zgjuar e zonja e shtëpisë. Po para disa kohësh shtetasve B.Z dhe C.H i kanë vjedhur makinat dhe shtetasit B.A i kanë vjedhur një autoveturë.

Pas këtyre ngjarjeve Policia e Belshit e kontaktuar nga vetë këto persona kanë nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjeve. Por deri tani nuk ka asnjë autor të dyshuar.

Banorët shprehen tepër të qetësuar pasi në zonën e Belshit po ndodhin shumë vjedhje dhe kane frikë të qëndrojnë në banesat e tyre pasi kanë fëmijë dhe prindër.

Ndërkohë që vetëm 10 ditë më parë grabitës me maska dhe të armatosur sulmuan një familje biznesmenësh në lagjen Allias në Tiranë duke lënë të plagosur rëndë kryefamiljarin dhe bashkëshorten e tij, ndërsa policia është ende në kërkim të autorëve.

‘Epidemia’ e grabitjeve ka pushtuar vendin prej kohësh. Familjarët kudo druhen se mund të bien pre e hajdutëve.

Mjekët rrisin në mënyrë artificiale numrin e check-up që të mbushin xhepat e Vlima Nushit dhe Edi Ramës

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një tjetër mesazh, i cili denoncon skandalin e madh që po ndodh me check-upin në Shqipëri.

Sipas qytetarit digjital, mjekët të gjendur nën presion dhe të kërcënuar me vendin e punës po rrisin në mënyrë artificiale numrin e check-up, në mënyrë që të mbushin xhepat e Vlima Nushit dhe të Edi Ramës.

Qytetari thekson se mjekët po sjellin njerëz të afërt të tyre duke përdorur identitetin e qytetarëve që jetojnë jashtë vendit, në mënyrë që të plotësojnë shifrat që ju është urdhëruar nga rilindasit.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Vjedhje klamoroze me Check-upin nga ndrikull Nushi dhe Edvin Koleke Hajduti!

Miq, denocohet vjedhje me mashtrim deri ne 50% te fondit te Check-up nga familjet e bllokut hoxhist, ndrikulla famoze Vilma Nushi me Edvin Koleke Hajdutin.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Mirmengjes prof. Berisha.

Shumë mjekë pohojnë se e rrisin ne menyre artificiale nr e check-up, ve , sepse i penalizojne me gjoba nqs nuk arrijne minimumi 2 ne dite.

Kësisoj hyjnë ne sistemin e te dhënave ,ne rregjistrin elektronik te pacientëve , nxjerrin ID të personave qe nuk janë rezidente dhe sjellin njerez te tyre në mënyrë të përsëritur për të kryer check-up .

Jam i sigurtë se mbi 50% e check-up janë për persona që nuk kanë qenë kurrë nëpër kabinetet e check-up te Vilma Nushit, por qe i ofrohen pa asnjë kusht falas nga QSh shtetërore !

Deputeti i PS godet Ramën: Personat që konsumojnë drogë, janë shumë të rrezikshëm! Duhen zgjedhje të parakohshme

GAZETA 2016.indd

Deputeti i PS, Gjetan Gjetani i është bashkuar prej disa ditës Lëvizjes Socialiste për Integrim ndërsa konflikti i tij me kryeministrin Edi Rama, bëri bujë duke qenë se ky i fundit e ‘zhveshi’ deputetin e dalë nga listat e PS-së nga të gjitha atributet politike.

Në një prononcim për Fax News, me gazetaren Eksiola Shehu, Gjetani i është përgjigjur interesit për të ditur nëse do t’i bashkohet vendimit të grupit të LSI-së për ta lënë mandatin e deputetit apo do të vijojë të qëndrojë në Kuvend.

Deputeti tha se të ishte në dorën e tij nuk do ta braktiste mandatin por theksoi se, ky është një vendim që do ta merrte për të kryesia e partisë ku tashmë ka zgjedhur të aderojë.

Gjetani ka treguar gjithashtu se, me Ramën është përplasur sepse sipas tij, nuk ka bërë asnjë investim në zonë e Kurbinit të cilën edhe e përfaqëson ndërsa shton se, vendimi për t’u bashkuar me LSI-në është marrë nga ana e tij pas tërmetit të 26 Nëntorit.

Ai ka përmendur konkretisht temat që e kanë ndarë me Ramën, reformën zgjedhore, mundësinë e një bashkëpunimi apo marrëveshjeje mes PD-PS pa LSI dhe çështjen e testit të drogës ndaj politikanëve dhe zyrtarëve të shtetit. Në këtë pikë, Gjetani tha se, personat që konsumojnë drogë, janë shumë të rrezikshëm.

“Pas përjashtimit nga PS unë kam qëndruar si i pavarur, kam votuar pro Partisë Socialiste dhe nuk jam i penduar. Pa njëfarë kohe vendosa ti bashkangjitem një force politike, për disa arsye. Nuk kam pasur në plan të merrem me politikë, por meqenëse kryeministri tregoi një mllef pas tërmetit të Nëntorit, vendosa të merem me politikë dhe interesat e qytetaëve tëKurbinit. LSI është një parti e hapur dhe me nivele të duhura dhe të hapura ndoshta më shumë se çdo parti tjetër politike dhe me demokraci të lartë të brendshme. Mendoj se shumë shpejt do të vijë në pushtet bashkë me PD-në dhe do të mbështesë qytetarët dhe komunitetin e Kurbinit si dhe do të ofrojë një administratë të aftë shtetërore. Kam shumë kritika për administratën shtetërore”, tha Gjetani në nisje të intervistës.

Intervista e plotë

Pse nuk i keni ngritur në Parlamentin shqiptar?
Gjetani: Në Parlamentin shqiptar është si të flasësh mes pyllit, është bërë vegël e kryeministrit shqiptar. Jam deputet i Kurbinit, i shikoj gjërat nga afër, di problematikat. Nuk ka investime edhe ato që janë dhënë janë dhënë në mënyrë jo efikase.

I keni ngritur në parlament këto shqetësime?
Gjetani: Jo në Parlament, por ia kam bërë të ditur kryeministrit në një takim të vetëm që kam pasur me të dhe nuk i ka marrë parasysh. Kam listuar kërkesat që kanë qytetarët e Kurbinit, nuk ka dashur t’ia dijë për ta. Kjo është shkëndija e parë që ka nisur mes nesh. Edhe ato pak investime nuk i ka dhënë me impakt ekonomik.

Kur filluan problemet me PS?
Gjetani: Unë nuk kam pasur probleme me PS por me Edi Ramën, nuk e di çfarë mllefi ka për Kurbinin. Ka instaluar në Kurbin një administratë Haxhi Qamilse, e paaftë dhe e korruptuar.

Thatë se keni pasur marrëdhënie jo të mirë me Ramën, kur nisën këto probleme dhe si ka qenë marrëdhënia juaj më herët?
Gjetani: Me kryeministrin filluan gjatë kohës kur jam bërë kandidat për deputet dhe pasi jam bërë deputet. Përplasja e parë ka filluar kur unë kam bërë kërkesa për zonën time. Në zyrën e tij kam dorëzuar një kërkesë me 26 pika që mendoj se qytetarët kanë nevojë për plotësimin e tyre. Në takimin e parë kam kërkuar të bëhet përroi i qytetit që ka shkaktuar shumë probleme, ka shënuar edhe viktima para 3 vitesh, 4 viktima. Sa herë ka reshje qyteti përmbytet. Kam kërkuar të ketë qyteti ujë të pijshëm. Uji që furnizon Durrësin merret në Kurbin ndërsa ky i fundit s’ka ujë për vete. Kam kërkuar që në Milot të ketë një treg, përgjigjja e tij ishte tallëse. Nuk merrem me tregje më tha. I kam kërkuar të bëhet një investim për turizmin. Para ’90 në Kurbin ka qenë shumë i njohur turizmi, pas ’90 lumi i Matit u bë i pafrekuentuar. Por me një investim deri në 5 milionë euro mund të rikthehet. As në këtë pikë ai nuk ishte dakort. Nuk mund të pajtohem për aq kohë sa ai nuk plotëson kërkesat e qytetarëve. Nuk është e vërtetë se kam kërkuar shef komisariati. Shefi i Komisariatit nuk më duhet mua i kam kërkuar një polici profesionale.

Çfarë do të bëni me mandatin tuaj duke qenë se jeni tashmë pjesë e LSI por kjo e fundit i ka djegur mandatet?
Gjetani: Çështja e mandatit tim do të diskutohet nga kryesia e LSI. Nëse do të më pyeste kam dëshirë apo jo të dorëzoj mandatin, unë nuk kam dëshirë, kjo do t’i bënte qejfin kryeministrit dhe miqve të tij. Nëse kryesia merr vendimin që unë ta lë, do ta bëj ndonëse pa dëshirë, sepse jam zgjedhur nga qytetarët e Kurbinit.

Palët janë ulur në tryezë pas më shumë se një viti për të diskutuar për reformën zgjedhore, si e komentoni?
Gjetani: E shikoj si ogur të mirë për vendin, sepse ulja e tensioneve u shërben interesave të gjithë shqiptarëve, që Shqipëria të marrë rrugën e Europës. Me tensione politike edhe anëtarësimi është i vështirë. Është arritje se palët kanë bërë hapa pas dhe mendoj se pa kushte. Uroj të mbarojnë sipas afateve punë dhe të marrim një përgjigje pozitive për negociatat.

Ju jeni pro ndryshimit të sistemit në Shqipëri?
Gjetani: Personalisht jam për sistem proporcional kombëtar për lista të hapura, që qytetarët të kenë mundësi zgjedhjeje. Një sistem i tillë u jep mundësinë qytetarëve të zgjedhin dhe partitë do të mendoheshin mirë për kandidatët.

I druheni një marrëveshjeje të dy partive të mëdha PS-PD?
Gjetani: Në Shqipëri jemi, edhe mund të ndodh, por rezervoj të shprehem.

Jeni për zgjedhje të parakohshme?
Gjetani: Për mendimin tim po, me këtë lloj qeverie e parlamenti, mendoj se qytetarët duhet të shprehen.

Si e komentoni videon e kryebashkiakut të Bulqizës që shihet duke marrë kokainë dhe a duhet të bëhet testi i drogës ndaj zyrtarëve?
Gjetani: Unë e kam parë videon por prova nuk kemi, duhen hetime për ta vërtetuar. Për mendimin tim testin e drogës duhet ta bëjnë të gjithë personat jo vetëm në politikë për edhe në administratën shtetërore. Janë shumë të rrezikshëm personat që konsumojnë lëndë narkotike.

Vrasjet, pengmarrjet dhe grabitjet, ish-drejtuesi i Policisë: Sfidim total i shtetit

Një ngjarje e rëndë tronditi ditën e sotme Korçën, kur në mesditë shtetasi Zamir Topi goditi më sopatë për vdekjen në pazarin e qytetit shtetasin Dashnor Osmani.

Sipas burimeve nga qendra e shëndetit mendor në Korçë, autori ishte i pajisur me kartelë të shëndetit mendor, dhe se ishte në kujdesin e mjekëve.

Gjatë marrjes në pyetje në polici, autori u shpreh se e goditi bashkëfshatarin e tij, pasi nuk i kishte rregulluar varrin e nënës.

Ndërkohë që një makinë policie është vendosur në derën e shtëpisë së autorit për të parandaluar një hakmarrje të mundshme.

Ish-drejtuesi i Policisë: Sfidim total i shtetit

I ftuar në Syri TV, ish drejtuesi i Policisë së Shtetit Ismail Elezi ka komentuar situtën e rëndë me krimin në vend.

Duke u nisur nga ngjarja makabre sot në Korçë, Elezi u shpreh se këtu nuk bëhet më fjalë për forcë ligji apo prezencë policie.

“Vrasje që të le pa fjalë. Vrasje me metoda çnjerëzore. Të godasësh në vitin 2020 me mjete të forta, siç është sëpata, lajm më i rëndë nuk di të them. Ajo që të bën përshtypje, qytetari ose autori, me kurajo, me guxim, merr mjetin prerës dhe e godet në mes të qytetit. Më ka lënë pa fjalë. Nuk do t’ia dijë as për ligj e as për polici, por bën atë që ka në mendje ai. Ku bëhet më fjalë për forcë ligji këtu? Vetëm forcë ligji nuk ka”, u shpreh ish drejtuesi i Policisë së Shtetit.

Sa i përket ngjarjeve të rënda kriminale që kanë ndodhur në këtë fillimviti, Elezi deklaroi se të gjitha këto kanë një emërues të përbashkët: sfidim i shtetit.

“Para 5 ditësh, në Allias, grabiten dhe plagosen dy bashkëshortë. Futet elementi kriminal dhe godet. Një natë më parë, futet kunati dhe vret kunatën në banesë. Një ditë më parë, goditet tjetri në mes të zonës së banuar me pistoletë dhe i merret jeta. Më vonë, merret tjetri peng dhe niset drejt Durrësit dhe askush nuk e ndalon. Merret me dhunë në mes të qytetit. Ikën në Durrës ose Shijak. Rri në një resort dhe thuhet që iu ka ngelur në dorë. E kanë hedh, e kanë djeg trupin? Ata e dinë.

Të gjithë ngjarjet kanë një emërues të përbashkët, sfidim total i shtetit.Vetë koha, vetë ngjarjet, vetë dinamika po vërteton këto që po themi e po kërkojmë ne: të zbatohet ligji, të ketë rend dhe qytetari të jetë i sigurtë”, vijoi Ismail Elezi.

A duhet të ketë dorëheqje?
“E kam thënë edhe herë të tjera. Ministria e Brendshme, jo pa dashje, është bërë pjesë e strukturës së Policisë së Shtetit. Pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme. Para 7 apo 8 vitesh, MB ka bërë politikat por kurrë në asnjë rast, ministri i brendshëm nuk është futur në punët e Policisë së Shtetit”, u shpreh Elezi.

Pas padisë së Voltana Ademit, Gjykata Kushtetuese do të gjykojë zgjedhjet e 30 Qershorit

Gjykata Kushtetuese pranon të shqyrtojë vlefshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019. Një trupë 3-anëtarëshe e kësaj gjykate ka vlerësuar të kalojë për gjykim padinë e bërë nga kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, në korrik të vitit të kaluar.

Në cilësinë e drejtueses së shoqatës së Bashkive të Shqipërisë, Ademi i kërkoi Kushtetueses të konstatojë si antikushtetues procesin zgjedhor. Vendimi i marrë për të pranuar shqyrtimin e padisë është vetëm filtri i parë i Kushtetueses.

Për të gjykuar kërkesën nevojitet plotësimi i trupës së Kushtetueses me të paktën 6 anëtarë, ndërkohë që aktualisht ka vetëm 4 të tillë. Vlerësimi i ligjshmërisë së zgjedhjeve të 30 qershorit është një ndër kërkesat e Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE.

Dhjetorin e kaluar, Kushtetuesja pranoi të marrë në shqyrtim edhe padinë e Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e ligjit që i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar.