20.5 C
Tirana
E enjte, 14 Gusht, 2025

Nje foto sa 1000 fjalë! Imzot, çfarë thonë këta?

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një foto ku gjat një takimi të vitit të kaluar në Berlin, shikohet kancelarja Merkel duke biseduar me me kryeministrin e Kosovbës, Ramush Haradinaj, ndërsa Edi Rama shikon me habi nga Vuçiç, sikur e pyet: “Imzot, çfarë thonë këta?

“Nje foto sa 1000 fjalë!
Imzot, çfarë thonë këta? sb”, shkruyan Berisha në shënimin e tij në Facebook.

Denoncimi i fortë: Një prokuror i lidhur me eksponentë të krimit propozohet për në SPAK

Ish-Kryeministrit Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, një prokuror i lidhur me botën e krimit, është kandidat për të qenë pjesë e SPAK, (Prokurora Speciale Anti-Korrupsion).

Sipas qytetarit, bëhet fjalë për prokurorin e rrethit gjyqësor Pogradec, Sotir Kllapi, i cili sipas tij është propozuar nga eksponentë të krimit të organizuar në Pogradec e Vlorë për të qenë pjesë e SPAK.

“Kandidati i ri për SPAK denoncohet publikisht si kockë mafioze! Qytetari dixhital kërkon ballafaqim me të në gjykatë për akuzat e tij!”, shkruan ish-kryeministri.

Qytetari që ka bërë denoncimin, fton Kllapin ta kallëzojë në prokurori nëse pretendon se faktet që thotë ai janë të pavërteta.

Postimi i plotë i ish-Kryemibnistrit Berisha

Kandidati i ri per SPAK denoncohet publikisht si kocke mafioze!

Qytetari dixhital kerkon ballafaqim me te ne gjykate per akuzat e tij! sb

I nderuar Dr. Sot jam vene ne dijeni se eksponente te krimit te organizuar ne Pogradec dhe Vlore te denuar me vendim Gjykate te formes se prere per trafik nderkombetar te lendeve narkotike kane propozuar per Prokuror te perkohshem ne Spak nje mikun e tyre edhe ky eksponent i krimit te organizuar i cili quhet Sotir Kllapi dhe aktualisht eshte Prokuror Rrethi ne Pogradec.

Ky Prokuror i lidhur kembe e krye me keto eksponente te krimit te organizuar ka mbi nje vit qe nuk regjistron nje procedim penal per te cilin e ka pas urdheruar Gjykata me vendim te formes se prere vetem per arsye se ju prish terezine eksponenteve te krimit te organizuar te cilet i ka miqte e tije dhe po pastrojne produktet e vepres penale ne bashkpunim me njeri -tjetrin.

Gjithashtu dua te bej me dije se per kete Prokuror,ish Prokuroria e Krimeve te Renda sot Spaku ka regjistruar nje procedim penal per grup te strukturuar kriminal ,per te cilen kane dijeni edhe Prokuroret e Spakut.

Perfundimisht kerkoj qe ky mesazh te behet publik se bashku me emrin tim pasi organet e reja te drejtesise po i komandon krimi i organizuar.Gjithashtu e ftoj eksponentin e krimit te organizuar Sotir Kllapi aktualisht Prokuror i Rrethit Gjyqesor Pogradec te me beje kallzim nqs keto te dhena nuk jane te verteta.

Çupi: Rama e mat të vërtetën me barometrin e ERTV. Mediat në Shqipëri i quan kazan, ato ndërkombëtare shpifëse

Ish-deputetja demokrate, Dhurata Çupi, në një shënim në facebook, ka reagur ndaj kryeministrit Rama që e ka cilësuar shpifje raportimin e Rai 3 se në Shqipëri është rritur me 1200 për qind prodhimi i kanabis sativa.

‘Asgjë nuk pranon. Asgjë.

Sot nuk pranon që Shqiperia është shumëfishuar nga niveli i lëndëve narkotike. Për Edi Ramën, Rai 3 nuk thotë të vërtetën.

Nuk pranon të faktuara me zë e figurë që zgjedhjet, që nga viti 2013 janë vjedhur e deformuar në mënyrë të vazhdueshme

Nuk e pranon që jemi vendi i parë në Europë përsa i përket korrupsionit në rritje.

Nuk pranon që vendi ynë u rendit e fundit ne Europë për cilësinë në arsim.

Nuk pranon që Bashkitë drejtohen nga individë me të shkuar me probleme të theksuara me ligjin.
Opozita po i denoncon e po i publikon cdo ditë.

Nuk pranon që Shqipëria është drejt një autokracie apo se demokracia është hibride.

Pas gjitha këtyre shkon derë me derë nëpër Europë duke u perpjekur të thotë të pavërtetat për Shqipërinë .

Përvec të “vërtetave” të ERTV, Edi Rama nuk e pranon realitetin dhe situatën ku e la zhytur vendin.
Duhet të jesh i verbër të mos e shohësh këtë situatë, ku të gjitha raportet ndërkombëtare faktojnë këtë situatë për Shqipërinë.

Faktohet me dokumente por edhe me veprime konkrete duke mos hapur asnjë dritë jeshile për procesin integrues, por vecse po shtojnë vazhdimisht kushtet dhe dyshimet ndaj vendit tonë.

Shqipëria nuk duhet të varet nga oreksi i të vërtetës sipas Edi Ramës.

Shqiptarët kërkojn? mirëqenie, të punojnë e të jetojnë këtu.

PD është gati për këtë sfidë në shërbim të shqiptarëve’, shkruan ish-deputetja.

Deklarata e fortë e Arben Malajt: Me Ramën, PS do ketë fatin e PASOK…

Ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj, në një intervistë për gazetën Panorama, bën një parashikim të zymtë për forcën politike që ka përfaqësuar për vite me radhë.

Sipas tij, PS është “mjelë” nga rilindasit dhe rrezikon të ketë fat më të keq se ai i PASOK-ut në Greqi.

“Fatkeqësisht, PS-ja pasi është “mjelë” deri në palcë nga “rilindësit/majtistë”, rrezikohet shumë të ketë të njëjtin fat jo vetëm si PASOK-u, partia më e madhe e së majtës greke, qeverisëse për një periudhë të gjatë në historinë politike të Greqisë, por që u gërrye nga disa liderë të korruptuar.

Korrupsioni e dëmtoi rëndë kredibilitetin e saj, sa jo vetëm ikën nga pushteti, por PASOK-u nuk arrin dot të ringrihet. Ka rënë aq poshtë në mbështetjen publike, aq sa rezultatet e saj elektorale edhe pse rreth 10 vite pasi ka ikur nga pushteti, luhaten nga 3-6% në zgjedhjet parlamentare.

Për të mos e dëmtuar të majtën progresiste si një domosdoshmëri historike dhe që shpreh raporte të forta me preferencat politike të votuesve shqiptarë, bazuar më shumë në besnikërinë fanatike të anëtarësisë se saj (kjo e kuptueshme dhe e respektueshme kur mban parasysh kulturën tonë të përgjithshme dhe atë politike në veçanti), se sa në qartësinë e dallimeve ideologjike apo programeve qeverisëse, si një detyrim mirënjohës ndaj socialistëve të thjeshtë që paralizohen nga të pangopurit për pushtet absolut, publikisht edhe kohë më parë, kam propozuar se lindja e një “SIRIZA” shqiptare mund të ndihmonte që përballë dështimit politik të PS-së, anëtarët, mbështetësit dhe personalitet të papërlyera nga korrupsioni, të PS-së, t’i bashkohen një partie të re të së majtës progresiste, me parime dhe funksionim sa më demokratik. Jo vetëm që e kam prezantuar idenë në publik, por e kam diskutuar në mënyrë informale edhe me disa figura të respektueshme të PS-së. Reagimi i tyre ndaj propozimit ka qenë pozitiv, por vullneti dhe hapat konkretë kanë munguar”, është shprehur Malaj

Sa i përket zgjidhjes së ngërçit politik në vend, ish ministri socialist ka këtë opinion:

“Një ngërç politik zgjidhet me ndërgjegjësim dhe angazhim publik të opinionit publik, që imponon një zgjidhje të re politike. Këtu vlen shumë për ne shqiptarët këshilla e ish-Presidentit amerikan, Jefferson, se “të vetmen gjë që duan tiranët, është heshtja e njerëzve me vetëdije të lartë”. Prandaj, ne shqiptarët duhet t’i pengojmë neodiktatorët të shndërrohen në tiranë që shtypin popujt e tyre. Ka disa hapa konkretë për të dalë nga ky ngërç, duke filluar me Reformën Zgjedhore. Anashkalimi i sistemit elektoral, spostimi i tij një kohë të dytë, mund të mirëkuptohet nga dëshira për të rivendosur ekuilibra të rinj politikë.

Kjo do të sjellë efekte vetëm afatshkurtra, pasi kriminalizimi i politikës shqiptare, fuqizimi i kryetarëve të partive politike me atributet e mbretërve me pushtet absolut dhe jo liderë vizionarë dhe inspirues, deficiti i madh demokratik, sa populli nuk voton në mënyrë të drejtpërdrejtë për asnjë përfaqësues të tij, kërkon reformim të sistemit politik dhe atij elektoral. Çdo anashkalim i këtij reformimi ofron ndoshta edhe zgjedhje të parakohshme, por jo hapa efektivë për një demokraci funksionale dhe me pjesëmarrje. Pra, pa reformim të sistemit politik dhe elektoral, çdo përpjekje është një kurim sipërfaqësor, çka e favorizon sëmundjen të avancojë, duke e bërë më të pasigurt shëndetin e demokracisë”.

Nuk lejoi hetimin e dosjes 184, reagon Vasili: SPAK u fik pa lindur mirë…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili shprehet se, testi për SPAK është hetimi i krimit elektoral si nëna e kriminalizimit dhe kapjes së shtetit.

Përmes një reagimi në Facebook, Vasili shprehet se, fakti që dosja 184, dosja e krimit zgjedhor në Dibër, nuk u mor përsipër nga SPAK, tregon se organi i shumëpritur nga shqiptarët u fik pa lindur mirë.

Postimi i plotë i Petrit Vasilit

Ne 29 dhjetor 2019 ne nje shenim ne FB pata shkruar se testi per SPAK eshte hetimi i krimit elektoral si nena e kriminalizimit dhe kapjes se shtetit.

Sot SPAK nuk mori persiper dosjen 184 te krimit zgjedhor ne Diber, ku del qarte Kryeministri, Ministra, Deputete dhe Drejtore gjithfaresh, qe vjedhin vota te bere njesh me kriminelet.

Ndaj entuziazmi per SPAK u fik pa lindur mire.

SPAK u rrezua ne te paren prove perballje me qeverine.

Konsensusi politik per SPAK u shkaterrua nga kapja kriminale e drejtesise nga rilindja.

P.s.Lexoni te nderuar miq edhe statusin e 29 dhjetorit.

Bardhi: Hetuesi i komunizmit nuk lejon SPAK të hetojë Ramën, Gjiknurin e Ulsiun për vjedhjen e zgjedhjeve

Vendimi i hetuesit të komunizmit për të mos lejuar SPAK-un të hetojë Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun apo Ulsi Manjën për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër është vendim politik dhe kundër interesave të Shqipërisë.

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të drejtuesit të SPAK, Arben Kraja në lidhje me transferimin e dosjes së vjedhjeve të votave, në prokurorinë e Dibrës.

Sekretari i Përgjithshëm i PD akuzon Krajën se, ‘nuk lejon SPAK-un të hetojë Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun apo Ulsi Manjën për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër është vendim politik dhe kundër interesave të Shqipërisë’.

Reagim i Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi

Vendimi i hetuesit të komunizmit, Arben Kraja për të mos lejuar SPAK-un të hetojë Edi Ramën, Damian Gjiknurin, Pjerin Ndreun apo Ulsi Manjën për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër është vendim politik dhe kundër interesave të Shqipërisë.

Hetimi i dosjeve ku janë përfshirë zyrtarë të lartë, siç është kryeministri dhe disa deputetë të PS është detyrë ekskluzive e SPAK-ut. Prokuroria e Posaçme u ngrit për t’i dhënë fund pandëshkueshmrisë së politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, por akti i sotëm i shërbëtorit të Edi Ramës në krye të SPAK-ut godet çdo pritshmëri se Arben Kraja mund të sillej ndryshe nga Donika Prela, përsa kohë padroni i tyre është në krye të qeverisë.

Duke ridërguar dosjen 184 në Dibër, drejtuesi i SPAK, praktikisht, ka varrosur hetimin e një krimi të dokumentuar zgjedhor, i cili është kusht i Bundestagut gjerman për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Arben Kraja ka detyrim të japë sot sqarime publike pse i mohoi SPAK-ut mundësinë e hetimit të Edi Ramës dhe shpurës së tij për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër.

Përveç 370 milionë eurove, Rama – Zoto do t’u marrin shqiptarëve edhe 478.800 m2 tokë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Jamarbër Malltezi, ka denoncuar me një shënim të shkurtër në faqen e tij në facebook një tjetër aferë korruptive të qeverisë Rama.

“478.800 m2 tokë do ju merret qytetarëve t’i thurohen Rama – Zoto për impjantin e mbetjeve përveç 370 milionë Euro që i dhuruat”, shkruan Kreu i Departamentit të Mjedisit në Partinë Demokratike, duke denoncuar aferat korruptive të Edi Ramës për menaxhimin e mbetjeve.

Përdor vizitën në Berlin për të mbuluar tradhëtinë e tij!

Nga Sali BERISHA

Edvin tradhetari perdor viziten ne Berlin per te mbuluar tradhetine e tij!
Miq, dje Edvin Kristaq Tradhetari, Hajduti, Droga etj etj, perdori viziten e tij ne kancelarine gjermane per te share e sulmuar pas takimit me Merkel si nje rrugaç ordiner, si nje halabak kryeminister, si nje tradhetar i kombit te tij, kryeministrin e Republikes se Kosoves, Ramush Haradinaj.

Shkaku i sulmit te tij te shpelare, nuk po them te pafytyre sepse tradhetaret nuk kane fytyre, ndaj Kryeministri Haradinaj eshte nje dhe vetem nje: Ramush Haradinaj i dogji ne dore ne Berlin horrave te kombit hartat e ndarjes se Kosoves dhe me pas edhe harten e Jugosllavise se Re, ne te dy rastet projektin e Serbomadhise per te cilin punojne si skllever tradhetaret faqezinj te kombit; Esad Toptani i Ri, Miladini shqipfoles dhe Baton Stanishiqi.

Me keto qendrime patriotike dhe kombetare, Ramush Haradinaj nxori ne driten e diellit para shqiptareve dhe mbare botes aktin e tradhetise se larte kombetare te Esad Toptanit te Ri, Miladinit shqipfoles dhe Baton Stanishiqit. Ai u be dige e pakapercyeshme e akteve dhe perpjekjeve antishqiptare te kesaj trojke armike e betuar e qenies shqiptare.

Miq, te perdoresh pastakimin me kancelaren gjermane per ti derguar Kosoves dhe kombit gjuhen e sharesit funderrine, deshmon se rezultati i vetem i takimit ishte mundesia per te share si mjeran pas takimit kryeministrin e Kosoves martire ne emer te padronit tend ne Beograd dhe per te maskuar sadopak vulen e tradhetarit qe more ne samitin e Berlinit.! sb

12 fishimi i kultivimit të kanabisit në Shqipëri, Rama reagon duke sulmuar RAI3

Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke sulmuar RAI3 për lajmin e publikuar dje, ku flitej se në Shqipëri është 12 fishuar mbjellja e kanabisit. Rama shprehet se, “ai reportazh është një turp gazetaresk dhe nuk ka asnjë lidhje me realitetin, që e ka certifikuar dhe vetë Guarda di Finanza”.

Postimi i Ramës

Lajmi i mbrëmshëm në RAI 3 mbi gjoja 12 fishimin e kultivimit te kanabisit në Shqipëri është një turp gazetaresk, pa asnjë lidhje me realitetin e monitoruar dhe çertifikuar nga vetë Guardia di Finanza! Uroj që partnerët tanë të shkëlqyer ta thonë vetë pa humbur kohë të vërtetën!

1200% apo 12 here rriti vitin e kaluar narkoshteti i Edvin Droges dhe gjeneral Hashashit, kanabisin ne Shqiperi njoftojne mediat italiane bazuar ne raportin e filmimit te territorit shqiptar nga ajri nga policia italiane! Sukses i madh ne luften kunder droges. sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 28. Januar 2020

2 muaj pas tërmetit, banorët e Kombinatit: Jemi të pasigurtë për të ardhmen

Banorët e Kombinatit janë të stresuar dhe të pasigurt për të ardhmen, dy muaj pas tërmetit të 26 nëntorit. Qindra familje ende nuk e kanë marrë bonusin e qirasë, ndërsa ka ende ndërtesa të pavlerësuara nëse janë apo jo të banueshme.

Ashtu si edhe banorët e Thumanës e Durrësit, të njëjtat problematika kanë edhe banorët e Kombinatit në Tiranë.

Kanë kaluar dy muaj por procesi i vlerësimit nuk ka përfunduar ende.

Përtej sqarimeve, arsyetimeve dhe statistikave, ajo që ka mbetur është jeta aspak e bukur e banorëve të Kombinatit, të cilëve iu është prishur normaliteti i përditshëm, ndihen të stresuar e të pasigurt për të ardhmen.

Nga ana e Bashkisë është njoftuar se banorët duhet të bëjnë aplikim të dytë gjithashtu të bëjnë kërkesë tjetër për vlerësim, a thua se nuk ka kaluar boll kohë.

Histori trishtuese të banorëve të Kombinatit të cilët kanë mbetur në mëshirë të fatit, mund ta ndiqni në reportazhin tonë: Kombinati dy muaj pas tërmetit.