28.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

Rritja me 1200 përqind e kanabisit, Salianji: Rama mbrojtës i bosëve të krimit të organizuar

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, ERVIN SALIANJI

Propaganda e Edi Ramës ka paguar shtrenjtë brenda dhe jashtë vendit për ta prezantuar Shqipërinë si një vend në reforma të vazhdueshme në përpjekje për të arritur standardet europiane dhe për t’iu bashkuar familjes europiane.

Por propaganda nuk e blen dot gjithmonë të vërtetën. Reportazhi i televizionit shtetëror Rai 3, faktoi se Shqipëria vazhdon të jetë Kolumbia e Europës.

“Vendi është gjithmonë e më shumë në dorën e narko-trafikantëve”.

“Hyrja në Bashkimin Europian është një shpresë më shumë për shqiptarët që të çlirohen nga makthi i kriminalitetit”.

“Prodhimi i kanabis është rritur 1200%”.

“Janë 100 mijë rrënjë kanabisi të fshehura”.

“Mafia shqiptare rol kryesor në trafikun e kokainës”

Këto mund t’ju tingëllojnë si fjalë të thëna nga çdo opozitar me qeverinë, por ky është qëndrimi i televizionit shtetëror italian dhe i prokurorit antimafia të Leçes për gjendjen në Shqipëri.

Le ta ndjekim me zë dhe me figurë dëshminë e gazetarit italian Valerio Cataldi, i cili u kërcënua më parë në Shqipëri për një tjetër denoncim të lidhjes së pushtetit me trafikun e drogës.

KRONIKA E PLOTË

Dëshmia e sjellë nga Rai 3 dëshmon dështimin e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt në plotësimin e një prej kushteve kryesore të Bundestagut për nisjen e negociatave- luftën kundër krimit të organizuar. Në Shqipëri, krimi i organizuar jo vetëm nuk po luftohet, por, i mbrojtur nga partia në pushtet, është shndërruar në lojtar kryesor në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve.

Prej 6 vjetësh, nuk ka asnjë bos të krimit të organizuar në burg. Nuk ka asnjë bos të trafikut të drogës të arrestuar. Burgjet e Sandër Lleshajt kanë mbushur me opozitarë që protestojnë kundër qeverisë së lidhur me krimin dhe me të varfër që punojnë parcelat me kanabis.

Bosët janë të gjithë të lirë, sepse i sigurojnë Edi Ramës para për të blerë votat dhe për të mbajtur në këmbë projektin e tij për vjedhjen e zgjedhjeve dhe kapjen e drejtësisë.

Reportazhi i Rai 3 rrëzon propagandë prej miliona eurosh të qeverisë se ajo e ka asgjësuar kanabisin. Vetëm pak ditë më parë u kapën në Greqi 1.2 ton drogë, ndërsa në brigjet italiane kjo është një ngjarje e zakonshme.

Është e qartë favorizimi i hapur që i bën Rama trafikantëve të drogës për interesit e tij personale politike, është e qartë për këdo që me Edi Ramën në qeverisje fëmijët në shkolla gjejnë më lehtësisht kanabis se stilolapsa, se me Ramën biznesi kriminal i drogës po mbyt çdo konkurrencë dhe mundësi që biznesi i ndershëm të ngrejë kokë, se me Ramën në qeveri te arsimuarit të shkolluarit nuk kanë të ardhme, është e qartë se rendi dhe siguria publike, jeta dhe prona e qytetarëve është e pasigurt prej bandave dhe kriminelëve të veshur me pushtet.

Qytetarët nuk e duan dhe nuk e pranojnë këtë realitet. Së bashku me ta ne do ta shkëpusim Shqipërinë nga zgjedha e krimit.

Lufta ndaj krimit është prioritet kryesor i Partisë Demokratike. Ne jemi të vendosur ta shkërmoqim krimin e organizuar, lidhjet e tij me politikën dhe të çojmë para përgjegjësisë penale çdo bandit, qoftë ai Kryeministër, deputet, kryetar bashkie apo bos i krimit të organizuar.

Del fotoja e Jan Prengës, babai i 5 fëmijëve që…

Del fotoja e Jan Prengës, 49-vjeçarit që mbeti i vrarë pas rrëmbimit të ndodhur në Kamzë 10 ditë më parë.

Jan Prenga ishte babai i 5 fëmijëve dhe sipas policisë u mor peng pas një konflikti droge mes një prej vëllezërve të tij dhe vëllezërve Hajri për t’u mbajtur peng në resortin luksoz Golden në Shijak.

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë, që tronditi Kamzën dhe mbarë vendin pak javë më parë, teksa u dhunua dhe u mor peng 49-vjeçari Jan Prenga.

Policia thekson se 49-vjeçari ka humbur jetën, për shkak të humbjes së gjakut, teksa ka qenë duke u çuar në një resort nga autorët, pasi e kanë dhunuar.

Zbulohet e vërteta e tmerrshme e vrasjes së pengut Jak Prenga. Ai ka gjetur vdekjen dhe trupi ende nuk është gjetur, edhe pse ka pasur një operacion nga Policia dhe forcat e saj speciale.
Ndërkohë janë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, aparate celular, automjete dhe një shumë eurosh.

Në vijim të punës nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 17.01.2020, në rrugën “London”, Kamzë, ku disa persona rrëmbyen 49-vjecarin Jak Prenga, pas një hetimi të thelluar, në bashkëpunim me prokurorinë, duke përdorur metodat proaktive, u bë e mundur zbardhja e kësaj ngjarjeje.

Në bazë të provave të grumbulluara nga grupi i posaçëm hetimor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nxori urdhër për të ushtruar kontroll në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, si dhe urdhra ndalimi për disa shtetas.

Në këtë kuadër u zhvillua operacioni policor “Resorti”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve: Leonard Hajri, 35 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë; O. T., 36 vjeç, banues në Shijak; E. H., 32 vjeç, banues në Shijak; B. H., 64 vjeç, banues në Shijak;

Gjithashtu, po në kuadër të operacionit, gjatë kontrolleve të kryera në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celular, 4 automjete dhe një shumë eurosh.

Nga veprimet e thelluara hetimore ka rezultuar se personat, pas rrëmbimit të shtetasit Jak Prenga, kanë shkuar direkt në resortin në pronësi të shtetasit Altin Hajri.

Po nga veprimet hetimore rezulton se personi i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka vdekur vdekjen gjatë rrugës për ta transportuar për në resort, aty ku do mbahej peng.

Gjithashtu, rezulton se personat janë kujdesur për ta fshehur trupin e shtetasit Jak Prenga., ndërkohë që forcat policore vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut, për gjetjen e trupit.

Ky rrëmbim ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe.

Në bashkëpunim me prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në organizmin dhe rrëmbimin e këtij personi, me pasojë vdekjen.

Për shkak të hetimit, nuk bëhen të ditura detaje të tjera dhe kërkojmë nga media që të mos publikojë informacione të pakonfirmuara, pasi cenojnë rëndë vijimin e hetimeve të kësaj ngjarjeje.

Materialet do t’i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tirane, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje.

Si po e përdor Rama fatkeqësinë që ju ra shqiptarëve, për interesat e tij

Nga Edi PALOKA

Rama, ky hileqar i vogel dhe i shpifur!
Si po e perdor fatkeqesine qe ju ra shqiptareve, per interesat e tij.

Prej kohesh Ramen as nuk e ftonin e as nuk e takonte ndonje personalitet i politikes evropiane. I vetmi me te cilin “puthej” ishte Vucic.

Jo vetem kaq, po mos hapja e negociatave eshte shoqeruar me kushte te renda per qeverine e tij, kushte qe praktikisht cojne ne largimin e Rames nga pushteti.

Por prej disa ditesh Rama po zhvillon disa takime bilaterale te cilat sigurisht po lancohen e propagandohen sa munden nga zyrat e tij te propagandes.

Fakti eshte qe si hilacak i vogel, Rama po perdor fatkeqesine e shqiptareve, termetin e 26 nentorit, per te rregulluar artificialisht , jo marrdheniet, por imazhin e tij ne kete aspekt.

Ne emer te dhimbjes se shqiptareve , Rama ju ka kerkuar e po takon disa nga personalitetet e politikes evropiane dhe kjo eshte hilja e pare po me e vogla e tij. Cfare eshte me e keqja, lidhet me qendrimet e tij pas takimeve, si ne rastin e kancelares Merkel. Megjithese kancelarja u shpreh qarte ne konference per qendrimet e saj, Rama perpiqet me hile prej shpifaraku, te krijoje idene se ai ka marre mbeshtetje per gjithe qendrimet e tij.

Flagrant eshte rasti me sulmin ndaj Haradinajt per te ashtuquajturin “minishengen”.
Po ku eshte hilja e Rames?

Rama nuk deklaroi direkt se kishte diskutuar me kancelaren per kete ceshtje, sepse atehere do pergenjeshtrohej dhe do demaskohej si mashtrues ( sic ka ndodhur ne fakt ne raste te tjera ) por futi ne mes hilen…

Duke sulmuar Haradinajn menjehere pas takimit me Merkel, hilacaku perpiqet te krijoje idene e rreme se kjo ceshtje eshte diskutuar dhe ai jo vetem ka marre mbeshtetje per planin e Vucicit, po kjo ka damkosur dhe Haradinajn… Te njejten loje bente dikur me ndarjen e Kosoves, idene tjeter te Vucicit qe propagandohej ne shqip nga Rama dhe lakejt e tij e qe sot e mohon teresisht.

Ketij monstre nuk i mjafton qe eshte kthyer ne fatkeqesine me te madhe te shqiptareve, po vazhdon ti shfrytezoj dhimbjet e tyre per interesat e tij antishqiptare!

Mesazhi prekës i LeBron James pas vdekjes së Bryant

LeBron James ka thënë se ai është me zemër të thyer pas vdekjes së Kobe Bryant dhe ka premtuar se do ta vazhdojë trashëgiminë e legjendës tashmë të ndjerë të basketbollit.

Kobe Byrant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, ishin në mesin e nëntë personave që vdiqën të dielën, pasi helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua mbi lagjen Kalabasas në Los Angeles të Kalifornisë.

Ylli i LA Lakers, James e kaloi Bryantin për t’u bërë koshashënuesi i tretë më i mirë në histori të NBA të shtunën.

James gjithashtu kishte luajtur përkrah Bryantit në Lojërat Olimpike 2008 dhe 2012, duke i ndihmuar Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës t’i fitojë dy medalje të arta.
“Unë jam i ulur këtu duke tentuar ta shkruaj këtë mesazh, por sa herë që ulem dhe tentoj, filloj të qaj vetëm duke menduar për ty, për mbesën time Gigin dhe për shoqërinë/lidhjen/vëllazërinë që ne e kishim”, shkroi LeBron.

“Unë ta dëgjova zërin të dielën në mëngjes para se të largohesha nga Philly për t’u kthyer në LA. Nuk mendova asnjëherë se ajo do të ishte biseda e fundit që ne të dy do ta kishim. Jam me zemër të thyer dhe i dëshpëruar vëllai im”.

“Të premtoj se do ta vazhdoj trashëgiminë tënde! Ti ke domëthenie kaq të madhe për të gjithë ne këtu. Të lutem jepmë fuqi nga qielli dhe kujdesu për mua! Unë këtu e kam SHBA-në! Dua të them kaq shumë, por thjesht nuk mundem tani sepse s’mund ta përballoj! Derisa të takohemi sërish vëlla!!”

“Nëse dikush mund të nxjerrë më të mirën nga Bale, ai është Mourinho”

Jose Mourinho është trajneri ideal për të nxjerrë më të mirën nga Gareth Bale, thotë Paul Robinson.

Ish portieri i Tottenham shpreson që uellsiani të rikthehet në Londër.

Bale po kalon nëpër një situatë të vështirë në Madrid.

Ai ka humbur besimin e trajnerit, Zinedine Zidane, dashurinë e tifozëve dhe është larg futbollistit që dikur ishte.

30-vjeçari po kalon sezonin më të dobët që prej transferimit në Madrid në vitin 2013.

Ai ka shënuar vetëm 3 gola në 15 paraqitje, në një sezon me luhatje dhe ngritje, e lëndime të shpeshta si gjithmonë.

“Do të doja që të ndodhë”, u përgjigj Robinson kur u pyet për rikthimin e mundshëm të Bale.

“Mendoj se nëse dikush mund të nxjerrë më të mirën nga Gareth Bale, është Jose Mourinho”.

Sipas Robinson, me largimin e Christian Eriksen, ka humbur edhe kreativiteti te skuadra, ndërsa ma ardhjen e Gareth Bale, thotë se do të ndryshonin shumë gjëra.

Garë e fortë për ‘Këpucën e Artë’

Gara për ‘Këpucën e Artë’ për vitin 2020 është duke u bërë gjithnjë më interesante. Fituesi aktual, Messi, renditet i teti, kurse CR7 renditet i shtati.

Në mungesë të ndeshjeve për Robert Lewandowskin, pasi Bundesliga gjermane ka pushuar më shumë se Serie A italiane,
Ka disa xhiro që Ciro Immobile ia ka rrëmbyer Robert Lewandowskit vendin e të parit sa i përket golave të shënuar në Evropë.

Sulmuesi italian është i pari me 23 finalizime në Serie A, duke lënë prapa Lewandowskin me 20 gola në Bundesliga.
Në vendin e tretë renditet Timo Werner i RB Leipzig me 20 gola, derisa ndryshimi në garën për ‘Këpucën e Artë’ janë pozicionimet e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Ata dikur dominonin, ndërsa sot renditen në vendet shtatë dhe tetë respektivisht, me 16 e 14 gola të shënuara.
Fituesi aktual i Këpucës së Artë është Messi.

Argjentinasi fitoi vitin e kaluar të gjashtin në karrierë, për të shkruar histori, pasi që asnjë futbollist nuk i ka fituar ndonjëherë 6 ‘Këpuca të Arta’, derisa ka thyer rekord edhe për ‘Topin e Artë’, ku gjithashtu ka triumfuar 6 herë, raporton Gazeta Express.

Por a do t’i jepet fund dominimit të Messit dhe Ronaldos edhe në garën për këtë çmim, mbetet të shihet, ajo që vlen të ceket është se tashmë ka futbollistë që shënojnë në vazhdimësi, ashtu si Leo dhe Cris.

#1 Ciro Immobile | Lazio | 23 goals (46)
#2 Robert Lewandowski | Bayern Munich | 21 goals (42)
#3 Timo Werner | RB Leipzig | 20 goals (40)
#4 Jamie Vardy | Leicester City | 17 goals (34)
#5 Erling Braut Haaland | Red Bull Salzburg/Borussia Dortmund | 21 goals (34)
#6 Sergio Aguero | Manchester City | 16 goals (32)
#7 Cristiano Ronaldo | Juventus | 16 goals (32)
#8 Lionel Messi | Barcelona | 14 goals (28)
#9 Pierre-Emerick Aubameyang | Arsenal | 14 goals (28)
#10 Marcus Rashford | Manchester United | 14 goals (28)
#11 Romelu Lukaku | Inter | 14 goals (28)
#12 Wissam Ben Yedder | Monaco | 14 goals (28)
#13 Danny Ings | Southampton | 14 goals (28)

Manchester United ofertë për Vedat Muriqin

Manchester United ka bërë një ofertë për sulmuesin e Fenerbahçes, Vedat Muriqi. Sipas Fotospor dhe disa mediave në Turqi, Manchester United ia ka mësyer transferimit të Vedat Muriqit.

Duke u thirrë në burime, United e ka kontaktuar agjentin e Muriqit Haluk Canatar dhe e ka informuar atë se dëshirojnë të mbajnë bisedime me Fenerbahçen.

Canatar pritet që të baj një takim me zyrtarët nga skuadra turke.

Djajtë e kuq do të përballen me garë nga skuadra tjetër e Premier ligës, Tottenham që po ashtu e kërkon Muriqin.

Dje, Turkish-Football raportoi se Tottenham kishte skaut për Muriqin në gjashtë ndeshjet e para të këtij sezoni.

E pas kësaj, është shkarkuar edhe një video në youtube ku thuhet “Welcome to Manchester United”. Megjithatë, Tottenham nuk ka bërë ende ofertë zyrtare.

Turkish-Football kishte kuptuar nga burimet e saj se Spurs ende janë duke e skautuar Muriqin por ata ende nuk kanë pasur negociata për ta transferuar yllin kosovar.

Kanarinat e verdha e vlerësojnë sulmuesin kosovar 20 milionë funte por nuk dëshirojnë që ta shesin në janar.

Fenerbaçe nuk besojnë se ata kanë kohë të mjaftueshme për ta zëvendësuar sulmuesin nëse ata e shesin atë.

Skuadra nga Stambolli për momentin është në garë për titull dhe gjendet tri pikë pas liderëve të ligës, Sivasspor.

Muriqi ka shënuar 13 gola dhe ka bërë pesë asiste në 20 paraqitje për Fenerbahçen në të gjitha garat këtë sezon.

Muriqi shënoi edhe këtë vikend në fitoren e Fenerbahçes 2-0 kundër Basaksehirit në derbi.
Muriqi iu bashkua Fenerbahçen për 3.15 milionë euro nga Rizespor gjatë verës dhe ka edhe tri vite kontratë.

Sulmuesi i fuqishëm ka shënuar edhe tetë gola në 23 paraqitje për Kosovën, përfshirë edhe një gol dhe dy asiste kundër Anglisë në Southampton në tetor.

2 muaj nga tërmeti/ Tabaku: Situata është katastrofike, qeveria s’po bën asgjë!

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku u shpreh se dy muaj nga tërmeti, situata është katastrofike. Ajo thekson se Shqipëria është ndihmuar në këto kohë të vështira nga shumë shtete të tjera, por jo nga qeveria e saj.

“Si për çdo situatë tjetër, ka një diferencë të madhe ndërmjet asaj që ndodh në terren dhe asaj që propagandon qeveria. Sot në terren janë mbi 10 mijë familje jashtë shtëpive të tyre, që janë hequr nga hotelet. Bonusi i qirasë nuk u mjafton. Persona që jetojnë ende nëpër çadra. Situata është katastrofike.

Fokusi kryesor i PD-së ishin njerëzit, situata dhe si mund ta kalojmë atë, por kur kanë kaluar 2 muaj nga dita e tërmetit dhe situata nuk ka ndryshuar, por është përkeqësuar, sigurisht që ne nuk mund të flasim. Propozimet tona nuk janë marrë parasysh edhe pse buxheti nuk ishte miratuar ende. Çdo vend tjetër është ngritur për të ndihmuar Shqipërinë, vetëm vendi jonë nuk po e ndihmon Shqipërinë”, tha Tabaku.

Ish-deputetja e PD-së theksoi se njerëzit duan zgjidhje konkrete. “Edhe fatkeqësinë e përdorin për biznes. E vetmja gjë që të ngelte nga ligji për rindërtimin ishte tenderimi për rindërtim, të cilin ia kanë lënë në dorë mjeshtrit të tenderave, Arben Ahmetaj. Ligji për rindërtim është abuzues, mënyra si po funksionojnë është abuzuese. Të kishte rezultate te njerëzit, opozita do të fokusohej aty, por sot qytetarët janë në rrugë dhe rezultatet janë boshe”.

“Korrupsioni ka sjellë humbjen e shpresës për shqiptarët”.

“Transparency International ishte e fundit që foli për korrupsionin. 23 vende ka rënë vitet e fundit dhe kjo lidhet me faktorë që ne i kemi denoncuar. Nuk ka më konkurrencë të lirë. Kjo ka sjellë humbjen e shpresës për shqiptarët. Ky raport është një matës krahasues, pasi ka vite që ndodh. Edhe DASH deklaroi se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor”, tha Tabaku.

Policia: I rrëmbyeri në Kamëz u ekzekutua!

Jak Prenga, i cili u rrëmbye në Kamëz të Premten e 17 Janarit, është ekzekutuar, konfirmoi këtë të martë Policia e Shtetit. Ndërkohë, katër persona janë vënë në pranga lidhur me ngjarjen. Dyshohet se rrëmbimi ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe, shtuan të njëjtat burime.

Prenga u mor peng pak ditë më parë në qendër të Kamzës, ndërsa policia gjeti pak minuta më pas mjetin e tij të braktisur në vendngjarje, si dhe gjurmë gjaku. Dëshmitarët në vendngjarje treguan se ai kishte debatuar me dy persona, të cilët ishin të maskuar dhe më pas ishte futur me forcë në makinën e tyre, e cila u gjet e djegur më vonë në afërsi të Fushë-Krujës.

Arrestimet dhe sekuestrimet

Jak Prenga, 49-vjeç u rrëmbye më 17 Janar në rrugën “London”, Kamzë. Menjëherë pas ngjarjes nisën hetimet ku u përdorën nga policia e prokuroria dhe metoda proaktive. Në bazë të provave të grumbulluara nga grupi i posaçëm hetimor, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë nxori urdhër për të ushtruar kontroll në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, si dhe urdhra ndalimi për disa shtetas.

Në këtë kuadër u zhvillua operacioni policor “Resorti”, si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasve:

Leonard Hajri, 35 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë;
Olsi Turja, 36 vjeç, banues në Shijak;
Elton Hajri, 32 vjeç, banues në Shijak;
Bajram Hajri, 64 vjeç, banues në Shijak;

Gjithashtu, po në kuadër të operacionit, gjatë kontrolleve të kryera në disa subjekte private, hotele dhe tri banesa private në fshatin Pjezë, Shijak, Durrës, u gjetën dhe u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, një sasi municioni, 16 aparate celular, 4 automjete dhe një shumë eurosh.

Hetimet
Burime zyrtare nga Policia bënë me dije se, nga veprimet e thelluara hetimore, ka rezultuar se personat, pas rrëmbimit të shtetasit Jak Prenga, kanë shkuar direkt në resortin në pronësi të shtetasit Altin Hajri. Po nga veprimet hetimore, rezulton se personi i rrëmbyer, si pasojë e goditjeve të marra në Kamzë dhe humbjes së gjakut, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për ta transportuar për në resort, aty ku do mbahej peng.

Gjithashtu, rezulton se autorët janë kujdesur për ta fshehur trupin e shtetasit Prengës, ndërkohë që forcat policore vijojnë kërkimet në zonën e Shijakut, për gjetjen e trupit.

Konfliktet
Ky rrëmbim dyshohet se ka ardhur si pasojë e një konflikti që një nga vëllezërit e viktimës ka pasur me organizatoret dhe rrëmbyesit, si pasojë e disa konflikteve kriminale në Britaninë e Madhe, shtuan të njëjtat burime.

“Në bashkëpunim me prokurorinë vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen edhe të personave të tjerë të përfshirë në organizmin dhe rrëmbimin e këtij personi, me pasojë vdekjen. Për shkak të hetimit, nuk bëhen të ditura detaje të tjera dhe kërkojmë nga media që të mos publikojë informacione të pakonfirmuara, pasi cenojnë rëndë vijimin e hetimeve të kësaj ngjarjeje.

Materialet do t’i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tirane, për veprat penale ‘Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit’, ‘Fshehja ose asgjësimi i kufomës’, ‘Moskallëzimi i krimit’, ‘Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës’, të kryera në bashkëpunim dhe ‘Armëmbajtja pa leje’”, njoftoi Policia. /BN/

Burri misterioz që u filmua duke bërë veprime të çuditshme natën e tërmetit në Turqi (Video)

Një person i paidentifikuar ende nga autoritetet turke dyshohet se ka shpuar gomat e 160 makinave në zonën e Diyarbakërit gjatë natës që ra tërmeti shkatërrues në këtë vend.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentet kur një burrë shëtit në rrugë dhe godet gomat e makinave me thikë duke i shpuar ato.

Autoritetet nuk kanë identifikuar ende autorin dhe nuk dinë shkaqet që e shtynë atë drejt këtij veprimi, raporton abcnews.al.

Ky veprim ka nervozuar tej mase pronarët e veturave që e cilësuan si skandaloz, në veçanti në natën kur i tërë vendi ishte në shok pas tërmetit vdekjeprurës, dhe për këtë kanë kërkuar nga autoritetet ta kapin sa më shpejtë të jetë e mundur. /abcnews.al