28.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Malaj braktis PS, i bashkohet opozitës me partinë e re: Socialistët të braktisur nga këta të pangopur

Ish-deputeti i PS-së, i cili prej disa kohësh hyri në një konflikt të hapur me partinë e tij, pasi sot i është bashkuar Partisë Agrare Ambientaliste, e drejtuar nga Agron Duka.

Lajmin e ka publikuar vetë Malaj me një postim në rrjetin social Facebook ku shkruan ndër të tjera: “Keshillimi i kesaj partie te qendres se majte, me strategji te sukseshme, me krijon mundesi reale per te dhene kontribute pozitive per ta rritur fuqine elektorale te PAA dhe per ta ofruar PAA ne cdo aspekt te vlerave dhe misionit te saj politik me te gjelberit evropian”

Mesazhi i Malajt

Nje angazhim konkret me Partine Agrare Ambjentaliste. E mireprita ftesen e kolegut te nderuar Agron Duka per te kontribuar si keshilltar strategjik per platformen dhe organizimin e PAA per zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe lokale .

Keshillimi i kesaj partie te qendres se majte, me strategji te sukseshme, me krijon mundesi reale per te dhene kontribute pozitive per ta rritur fuqine elektorale te PAA dhe per ta ofruar PAA ne cdo aspekt te vlerave dhe misionit te saj politik me te gjelberit evropian, te cilet vleresohen sot si grupimi politik me progresiste dhe me influence te rritur ne qeverisjen vendore dhe kombetare ne shume vende te BE-se, por edhe ne institucionet e saj politike.

Te gjelberit ne zgjedhjet e fundit per parlamentin evropian fituan rreth 10 perqind te votave, duke marr nje status te rendesishem edhe per politikat ne nivel evropian. Suksese PAA! Mirenjohje cdo kolegu qe do te angazhohet per sfidat e PAA, si nje mundesi konkrete per zhvillime dhe ndryshime pozitive ne Shqiperi! Arbeni

Po sot, pas lajmeve te publikuara per kalimin e tij ne opozite me PAA, Malaj thekson:

“Te dashur miq, pavaresisht nga ajo qe do te shkruajne mediat, mirenjohja ime ndaj socialisteve te thjeshte do te jete e perhershme dhe e pa kushtezuar. Por ne asnje rast dhe per asnje karrike, nuk kam pranuar te jem nje manikine ne dore te RaBaVe-llave qe i keqperdoren socialistet e thjeshte per pushtete abuzive, arrogante dhe te babezitura.

Paralajmerimet e mia publike qe prej 2009 thellesisht profesionale per keta te pangopur me pushtet negativ I gjeni sot ne realititin e dhimbshem shqiptare dhe ne perkeqesimin e Shqiperise ne cdo indeks nderkombetare. Heshtja do te me bente bashkefajtore perball vendit tim edhe perball socislisteve te thjeshte . Mirenjohje Arbeni.

Deklarata e fortë e Haradinajt: Si më joshën për ndarjen e Kosovës, më garantuan pushtet të përjetshëm dhe…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj ka lëshuar dje deklarata të rënda kundër tre personave që sipas tij e kanë projektuar dhe proklamuar idenë për shkëmbim me territore, raporton Gazeta Express.

I ftuar në Top Channel për të folur për padinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, ai e ka përsëritur deklaratat e tij se Rama ka pasur informacione për këtë ide, e se bashkë me të atë projekt ishin të përfshirë edhe presidenti i shtetit, Hashim Thaçi dhe publicisti Baton Haxhiu.

Për këtë temë, Haradinaj thotë se është kujdesur që të mos shkaktojë më shumë pasoja në marrëdhëniet ndër shqiptare.

“Me fanatizëm ka përkrahë idenë e shkëmbimit të territoreve, nganjëherë të quajtur korrigjim i kufijve për ndarje të Kosovës, mirëpo, kam bë kujdes të mjaftueshëm, edhe pse ka qenë një temë e rrezikshme dhe me pasoja, që të mos shkaktoj pasoja të tjera në marrëdhëniet tona ndër njerëzore ndër shqiptare”, ka deklaruar më tutje.

Kryeministri në detyrë i Kosovës shton se kushdo që ka qëndruar prapa kësaj teme dhe që vazhdon me aktivitete për t’a hedhur në jetë do të merr reagimin e njejtë nga ai, raporton Gazeta Express.

Madje, ai shton se këta persona kanë tentuar që ta joshin që ky t’i përkrahë duke i premtuar se do të mbetet në pushtet në Kosovë për tërë jetën, e do të mbetet në histori.

“Sido që të jetë, nëse dikush që ka qëndruar pas kësaj teme, vazhdon me aktivitete që ndërlidhen me të, jam i detyruar me ju përgjigje, sikur që kam qenë i detyruar me kundërshtu, ju siguroj edhe një që, mu më kanë dërgu njerëz të afërt të gjithë këta, po edhe vetë, mos i dil kundër se është punë e kryme, se kanë vendos se është kështu,

se është atje, ti mos u bë budall qysh ti po i del kësaj kundër kur të gjithë jemi për, kanë provu me lobu, kanë provu në mënyra të tjera, kanë provu deri … edhe joshje e tjera, të natyrave të ndryshme, si do të ishte kjo një perspektivë glory për udhëheqësit.

Nuk du me hy në atë detaje, por, e konfirmoj dhe e them publikisht me vetëdije si njeri që ka një vetëdije një ndërgjegje të kujdesshme, që po kështu ka ndodhë.

Cila ka qenë joshja, do të mbetesh në pushtet, do të mbetesh i përjetshëm, do bëhesh hero, do të bëhesh i njohur, do të hysh në histori, se ti do të bëhesh ai kjo ajo, do të mbetesh mik i përjetshëm i këtij i atij.

Shumica e atyre që kanë qenë të kyçur në këtë temë, të gjithë ata që kanë qenë të kyçur.
Z. Thaçi që e ka përkrah shkëmbimin e territoreve të maskuar përmes një korrigjimi të kufijve, ka nënkuptu ndarjen e Kosovës e ka ditë se kjo është ide serbe e kamotshme”, ka thënë mbrëmë Haradinaj.

Ngjashmëritë e frikshme/ A ishte parashikuar coronavirusi në filmin “Contagion”?

Fansat e filmit ‘Contagion’ të vitit 2011 kanë tërhequr paralelet midis virusit në këtë film dhe shpërthimit vdekjeprurës të coronavirusit.

Në filmin triller nga Matt Damon dhe Gwyneth Paltrow, një virus i shpejtë vret dhjetëra miliona njerëz në të gjithë botën, ndërsa Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve përpiqen më kot të ndalojnë shpërthimin.

Në film tregohet se si shfaqet virusi në Kinë, ku një kuzhinier merr virusin nga një derr i infektuar. Për habi edhe coronavirusi shpërtheu në Kinë, pikërisht në Wuhan.
“Çdo gjë duket shumë e ngjashme. Lakuriqi ishte burimi”, shkroi një përdorues tjetër në Twitter.

Filmi, i drejtuar nga Steven Soderbergh, u vlerësua në përgjithësi nga komuniteti shkencor për përshkrimin e saktë se si mund të luhej skenari i epidemisë.

Filmi thuhet se është modeluar nga shpërthimi SARS në vitin 2003, duke përshkruar atë që mund të ndodhte nëse ai virus do të kishte qenë edhe më vdekjeprurës dhe ngjitës.

Tani, frika është në rritje se shpërthimi i coronavirusit në jetën reale mund të jetë edhe më serioz sesa ekspertët dyshuan fillimisht.

Si të ruajmë shëndetin nga i ftohti, ngricat dhe ajri i ndotur

Gjatë dimrit, organizmi dhe zemra punojnë më shumë për të përballuar të ftohtin. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë

Nëse qëndroni gjatë në të ftohtë, temperatura trupore mund të bjerë nën 35°C e me kalimin e kohës organizmi nuk funksionon më siç duhet duke rrezikuar shëndetin. Të ftohtit shkakton ngushtim të enëve të gjakut dhe përshpejtim të ritmit të zemrës.

Gjatë qëndrimit jashtë, pjesët më të ekspozuara si koka, këmbët e duart mund të ngrijnë. Në fillim ato humbasin ndjeshmërinë, skuqen dhe dhembin, e më pas ngrijnë duke u bërë gri dhe të padhembshme.

Nëse kryeni sforcim fizike në ambiente të jashtme, rrezikoni të përkeqësoni sëmundjet e zemrës. Dimri dhe temperaturat e ftohta mund ta dëmtojnë shëndetin tuaj, por ju mund të jeni mirë nëse ndiqni këto këshilla:

▪ Vishuni ngrohtë dhe përdorni shall, doreza dhe kapuç kur jeni në ambiente të jashtme dhe të ftohta.

▪ Evitoni të qëndroni gjatë në ambiente të jashtme në ditët e ftohta, me erë dhe sidomos kur jeni të lagur.

▪ Evitoni të dilni jashtë në orët e para të mëngjesit dhe orët e vona të darkës.
▪ Ecni me kujdes e me hapa të vegjël dhe duart jashtë xhepave.

▪ Ushqehuni me ushqime të ngrohta e të lëngshme të përbëra nga mishi, bishtajoret, perimet, drithërat, por edhe fruta që përmbajnë vitamina dhe minerale.

▪ Pini sa më shumë ujë dhe lëngje, sidomos nëse jeni të sëmurë dhe qëndroni vazhdimisht në shtëpi.

▪ Qëndroni në ambiente të ngrohta dhe të ajrosura herë pas here. Temperatura ideale për ambientin e brendshëm është 20-23° C, dhe ajrosja duhet të bëhet disa herë për të siguruar lagështinë e duhur për rrugët e frymëmarrjes dhe për të ulur përqendrimin e mikrobeve në shtëpi.

Nëse qëndroni gjatë në të ftohtë, organizmi juaj nuk arrin të prodhojë aq nxehtësi sa harxhon dhe ju do të filloni të vuani nga ulja e temperaturës trupore, e me kalimin e kohës do të ndiheni të lodhur, të mpirë dhe konfuzë.

Kjo, pasi si pasojë e ngushtimit të enëve të gjakut në tru; ai fillon të mos mendojë qartë dhe pastaj lëvizjet fillojnë të ngadalësohen, deri kur temperatura e trupit të bjerë nën 35° C deri në ngrirje.

Shenjat e para të ngrirjes janë mungesa e ndjeshmërisë, skuqja dhe dhimbjet në indet e lëkurës dhe nënlëkurës në ekstremitete (kokë, këmbë e duar) dhe zonat më të ekspozuara si fytyra, veshët, etj.

Në raste të tilla nuk duhet të masazhohen pjesët e ngrira, por duhet të futeni menjëherë në një ambient të ngrohtë dhe të pini pije të ngrohta që të rrisin temperaturën e trupit, duke evituar përdorimin e alkoolit.

Vlen të theksohet se poashtu edhe pse është e shëndetshme qe ecja të bëhet edhe gjatë stinës së dimrit pra përfitimet shëndetësore që vijnë nga ecja janë të shumta, por hulumtimet e reja tregojnë se ato mund të ‘anulohen’ si pasojë e ekspozimit në ajër të ndotur.

Edhe pse ecja aktive rekomandohet nga ekspertët si pjesë e stilit të shëndetshëm të jetesës, hulumtuesit kanë zbuluar se ecja në ajër të ndotur mund t’i bllokojë arteriet dhe ta çrregullojë funksionin e mushkërive.

Një studim i ri vë në dukje se ajri i papastër është forma më vdekjeprurëse e ndotjes. Ai është shkaktari i katërt kryesor i vdekjeve të parakohshme. Ndërsa ajri i ndotur mund të dëmtojë veçanërisht rëndë fëmijët, pasi sistemi i tyre i imunitetit dhe mushkëritë nuk janë të zhvilluara plotësisht.

Shtimi i peshës nga stresi, ja sa kilogramë shtoni pas çdo shqetësimi

Paraja, puna dhe përgjegjësitë e familjes janë tri arsyet kryesore pse ndiheni të stresuar
Një studim zbuloi se ky stres mund të jetë edhe më shqetësues sesa duket, pasi ai mund të ndikojë jo vetëm në mendjen e njerëzve, por edhe në shëndetin e tyre fizik.

Një grup ekspertësh nga Universiteti i Yale studiuan lidhjen midis ngjarjeve stresuese dhe ndryshimeve në peshë te njerëzit dhe zbuluan se marrëdhënia nuk ishte aq pozitive.

Stresi dhe ankthi jo vetëm që dëmtojnë trupin e njeriut, ata gjithashtu e inkurajojnë atë që të fitojë peshë në mënyrë të pakontrollueshme, sepse mund t’ju japi të njëjtin numër kalorish që përmbajnë dy hamburger.

Ky studim zbuloi se episodet e stresit shkaktojnë një rritje të niveleve të kortizonit. Kjo tepricë e kortizonit, e vendosur në zonat ku ruhet rezervat e dhjamit, përkthehet në gjenerimin e rreth 300 kalorive, që është afërsisht i njëjti numër që kanë dy hamburger.

Çështja është se stresi gjithashtu shkakton një nxitje të oreksit . Personi, atëherë jo vetëm që është në ankth, por gjithashtu po fiton peshë shtesë vazhdimisht.

Për më tepër, ky stres dhe kombinimi ushqimor me kalori të larta e bën metabolizmin të ngadaltë, duke kontribuar në ruajtjen e më shumë yndyrave.

Kjo mund të jetë për shkak se gratë që janë të stresuar gjithashtu paraqesin nivele më të larta të insulinës, një hormon që rrit depozitimin e yndyrës.

Studimi: Sa i dëmshëm është telefoni celular

Ju ka ndodhur ndonjëherë të keni qenë duke ecur, duke shikuar telefonin dhe të jeni përplasur me dikë apo diçka? Nëse po , nuk jeni të vetmit, u ndodh shumë njerëzve. Pas kësaj i themi vetes që do të jemi më të kujdesshëm, por menjëherë përqendrohemi përsëri në telefon.

Por çfarë dëmesh mund të sjellë përdorimi i celularit në shëndetin tonë?
Duke përdorur të dhëna nga 100 spitale në SHBA, studiuesit analizuan dëmtimet në qafë dhe kokë të lidhura me përdorimin e telefonit, që prekën më shumë se 2500 persona këto 25 vitet e fundit.

Analiza e këtyre dëmtimeve tregoi se:
Rreth 40% e dëmtimeve kishin ndodhur në ambientet e shtëpisë.
Një “ dëmtim direkt mekanik (si goditja nga një telefon apo dëmtime të lidhura me shpërthimin e baterive) përbënin 47% të rasteve, ndërsa dëmtimet gjatë përdorimit përbënin 53% të rasteve.

Megjithatë, gjërat ndryshonin me moshën. Dëmtimet direkte ishin më të shpeshta në personat më të vegjël se 13 vjeç, ndërsa dëmtimet të lidhura me përdorimin (si shpërqendrimi gjatë dërgimit të mesazheve) ishin më të shpeshta në personat më të vjetër.

Rreth 10% e dëmtimeve kishin ndodhur kur një person kishte qenë duke i dhënë makinës dhe përdorur telefonin në të njëjtën kohë, rreth 7% e dëmtimeve kishin ndodhur gjatë ecjes, dhe vetëm 1% e tyre u raportuan të kishin ndodhur kur një person po komunikonte me mesazhe.

94% e atyre që u dëmtuan nuk kërkuan ndihmë mjekësore apo ishin trajtuar në urgjencë dhe më pas ishin kthyer menjëherë në shtëpi. Shkalla e këtyre dëmtimeve u rrit në mënyrë drastike që nga viti 2007, kur u prezantua Iphone i Apple.

Si përfundim a është celulari i dëmshëm për shëndetin?
Celularët janë të mrekullueshëm. Janë një burim i menjëhershëm informacioni, komunikimi dhe dokumentacioni.

Aplikacionet e shëndetit mund të inkurajojnë dhe të ndjekin sjelljet e shëndetshme. GPS – të mund të ndimojnë prindërit që të mbajnë të sigurt fëmijët e tyre. Kërkimi i ndihmës me telefon gjatë një emergjence mund të shpëtojë jetë.

Por, përdorimi i telefonit ka dhe shumë anë negative: dhënia e shpërqendruar e makinës (duke përdorur telefonin) mund të shkaktojë aktidente automobilistike, e ky mund të jetë një nga shembujt më të dukshëm, por siç ka treguar dhe ky studim i ri, edhe dëmtime të tjera mund të lidhen me përdorimin e telefonit celular.

Shqetësime ka edhe për lidhjet e mundshme mes përdorimit të telefonit dhe dhimbjes së shpinës dhe qafës, si dhe një risk të rritur të kancerit (një çeshtje mbi të cilën po bëhen shumë kërkime).

“Më vranë”, policia gjen tre gëzhoja dhe makinën luksoze tek Uji i Ftohtë, por jo autorët

Një ngjarje kriminale ka ndodhur mesditën e sotme në Vlorë, në lagjen 10 korriku, në afërsi të Ujit të Ftohtë në Vlorë. Policia po heton për zbardhjen e kësaj ngjarje enigmatike, me plumba por pa autorë.

Fillimisht banorët kanë njoftuar në sallën operative për të shtëna me armë. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar zonën me shiritin e sigurisë. Në njoftimin paraprak për mediat thuhet se “rreth orës 11:40, ka ardhur një telefonatë se një person dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në ajër, në lagjen “10 Korriku”. Janë ngritur grupe të posaçme për kontrollin e territorit dhe po punohet për kapjen e autorit. Nuk ka asnjë person të dëmtuar”.

Por gazetari i Abc News në Vlorë, Elton Nika sjell pamje dhe detaje nga vendi i ngjarjes. Siç shihet në video, brenda zonës së rrethuar ‘skenë krimi’ është një automjet luksoz Porsche cayenne me xhama të zinj. Sakaq, burimet i thanë gazetarit se në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 gëzhoja pistolete.

Në automjet dyshohet se ka qenë një person i cili ka bërtitur “më vranë” dhe është larguar nga zona. /abcnews.al

Marrëveshja është arritur! Erikseni drejt Interit

Mediat italiane kanë sugjeruar se Interi ka arritur marrëveshje për transferimin e Christian Eriksenit nga Tottenhamit për 18 milionë euro plus bonuse dhe se danezi do t’i kryejë testet mjekësore të hënën.

Negociatave të gjata mes Interit dhe Tottenhamit duke se u ka ardhur fundi, pasi që mediumet e mëdha italiane raportojnë se drejtuesit e Interit u shtruan darkë përfaqësuesve të Tottenhamit, në shenjë respekti pas bisedimeve për transferimin e Eriksenit.

Kontrata e Eriksenit me Tottenhamit është e vlefshme vetëm deri në qershor të këtij viti, kështu që ai ishte i lirë të nënshkruante marrëveshje personale me zikaltrit – kontratë deri në qershor të vitit 2024 me pagë prej tetë milionë eurosh në vit, plus bonuse.

Përkundër rrezikut që ta humbiste mesfushorin danez pa asnjë cent në fund të këtij sezoni, Tottenhami nuk pranoi të tërhiqet nga kërkesa prej 20 milionë eurosh për shitjen e futbollistit.

Interi fillimisht kishte bërë ofertë prej dhjetë milionë eurosh, mirëpo tani është pajtuar t’i paguajë 18 milionë euro menjëherë, ndërsa edhe dy milionë euro të tjera në formë të shtesave – sipas SportItalias, La Gazzetta delllo Sport e Calcio Mercatos.

Siç qëndrojnë gjërat tani, Erikseni do t’i kryejë testet mjekësore të hënën, mirëpo është e mundur që ai ta përshpejtojë këtë proces dhe të ulet në tribuna për ndeshjen e së dielës të Interit kundër Cagliarit.

Ndërkohë, La Gazzetta dello Sports i përgënjeshtron raportimet e mediumeve angleze se edhe Barcelona është futur së fundi në garë për Eriksenin, duke theksuar se danezi veçse ka nënshkruar marrëveshje personale me Interin.

Interesimi i Barcelonës shihet vetëm si tentim i drejtorit ekzekutiv të Tottenhamit, Daniel Levy, për ta bindur Interin të shpenzojë më shumë para.

Indeksi i Demokracisë e klasifikon Shqipërinë regjim hibrid, reagon Basha: Një hap larg autoritarizmit

Kryetari i PD, Lulzim Basha kaeaguar mem një shënim në Twitter për Indeksin e Demokracisë i @TheEIU që e klasifikon Shqipërinë regjim hibrid një hap larg autoritarizmit për shkak të mungesës së një qeverie funksionale, parregullsive në zgjedhje, korrupsionit të lartë…

Reagimi i Kryetarit Basha

Indeksi i Demokracisë i @TheEIU e klasifikon Shqipërinë regjim hybrid, një hap larg autoritarizmit për shkak të mungesës së një qeverie funksionale, parregullsive në zgjedhje, korrupsionit të lartë, sundimit të dobët të ligjit dhe mungesës së drejtësisë së pavarur.‬

‪Shqipëria shënoi përkeqësim duke rënë nga vendi i 76 në vendin e 79-të. Nismat ligjore për të penguar lirinë e shprehjes synojnë që të manipulojnë dhe të mbajnë të fshehura të vërtetat e gjendjes së keqe ku ka katandisur kjo qeverisje vendin.

Jeta e vështirë e shqiptarëve në emigracion

Shqiptarët që ndodhen në emigracion po përballen me vështirësi dhe të papritura. Mjaft prej tyre detyrohen të bëjnë punë të jashtligjshme duke përfunduar edhe pas hekurave. Një rast është edhe ai shtetasit Edison Arben Bajrami, lindur në Tiranë më 22 korrik 1989. Edisoni në shtator të vitit 2017 detyrohet të largohet jashtë shtetit vetëm me një qëllim, për të siguruar paratë për të paguar operacionin e nënës së tij. Nëna e tij vuante nga një sëmundje e zemrës dhe duheshin një shumë parashë për të kryer operacionin.
Edisoni takon një djalë në lagje, të cilit i tregon hallin për nënën e tij, ai i thotë se do ta ndihmojë dhe e prezantoi me një shok për ta nisur në Britaninë e Madhe dhe I kërkoi 12 mijë paund, të cilat do t’i lante për dy vjet.
Me të arritur në Britaninë e Madhe çdo gjë ndryshoi, ku persona të tjerë u sollën dhunshëm dhe e detyruan ta fusnin në një magazinë kanabisi të mbyllur nga Brenda që të paguante dhe të lante borxhin sa më shpejt. Personat e panjohur e kërcënonin Edisonin duke e goditur që të mësonte punën që ta bënte sa më mirë.
Pas disa kohësh, për fatin e mirë të Edisonit magazina u zbulua nga policia. Policia ndaloi edhe Edisonin, i cili u përball me drejtësinë dhe gjatë procesit gjyqësor u vërtetua se Edisoni ishte i pafajshëm pasi ishte viktimë e trafikantëve.
Ndonëse Edison Bajrami doli i pafajshëm nga Gjykata tani ai ka frikë për familjarët e tij sepse trafikantët e kërcënojnë në telefon siç ishte rasti në prill të vitit 2019 dhe në janar të këtij viti.
Prindërit nuk kanë bërë denoncim nga frika e se mos i ndodhë gjë të birit. Ata nuk asnjë mbrojtje nga shteti sepse i përket shtresës së komunitetit rom, të cilët ndjehen të pambrojtur.