28.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Çfarë po ndodh me PS-në e Lezhës, krerët braktisin Ramën dhe i bashkohen…

Një deputet i Kuvendit të Shqipërisë i është bashkuar sëfundimi Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Bëhet fjalë për deputetin e Kurbinit, Gjetan Gjetani, i cili ka marrë pjesë në takimin e strukturave të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zhvilluar një ditë më parë në Lezhë.

Gjetan Gjetani e fitoi mandatin e deputetit me siglën e Partisë Socialiste, por pas qëndrimeve kritike ndaj strukturave lokale të selisë rozë, ai u përjashtua zyrtarisht nga Grupi Parlamentar i PS-së.

Deputeti Gjetan Gjetani

Ai ka qëndruar këto kohë në Kuvend si deputet i pavarur, duke votuar në shumë raste projektligjet e maxhorancës.

Në aktivitetin e djeshëm të LSI-së, kanë rënë në sy dhe disa figura të tjera lokale të PS-së, të cilët e kanë braktisur këtë forcë politike për t’iu bashkuar Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Agustin Marku

Mësohet se me Lëvizjen Socialiste për Integrim janë bashkuar dhe Agustim Marku, ish-kreu i PS-së së Lezhës, po ashtu në fotografitë zyrtare ka rënë në sy edhe prania e ish-kryetarit të PS-së së Shëngjinit, Zef Mosheqaj.

Prej disa kohësh, Monika Kryemadhi ka bërë thirrje për hapjen e partisë për të rinjtë, por edhe për zërat ndryshe të politikës.

Në fjalën e saj, Kryemadhi e ka quajtur vitin 2020, si fundin e tranzicionit.


Zef Mosheqaj me Kryemadhin

Reavolta e banorëve të prekur nga tërmeti në Durrës: Na nxorën nga hoteli, po na sorollasin rrugëve

Në Durrës, dëmet nga tërmeti janë të pranishme ngado. Të shkatërruar e krejtësisht të pabanueshme janë blloqe të tëra banimi në qytetin bregdetar, ndërsa shumë prej banorëve janë detyruar të largohen pasi shtëpitë e tyre nuk ofrojnë siguri për jetën.

Pas akt- konstatimit nga ekspertë shqiptarë dhe të huaj pallatet u shpallën të banueshëm, e për rrjedhojë banorëve iu komunikua se duhet të qëndronin nëpër hotele ose shtëpi me qira. Për qiranë të gjithë ata banorë që mbetën pa shtëpi do të përfitonin bonus qiraje. Por sot pas dy muajsh ka ende familje që nuk kanë arritur të marrin asnjë qindarkë.

“Nga hoteli më kanë nxjerrë, me një grua të sëmurë jam”, shprehet një banor.

Pyetje: A iu ka dalë emri në listë.

Qytetari: Jo!

Pyetje: Sa kohë ke që ke aplikuar?

Qytetari: Që në datën 30 dhjetor.

Pyetje: Ku po jetoni?

Qytetari: Aktualisht jetoj me qira, qiraxhiu kërkon lekët.

Pyetje: Hasni burokraci në zyrat shtetërore?

Qytetari: Normale që po has. Fola me prefektin në telefon më tha do takosh Florian Tahirin. E takova dhe ai më tha do shkosh tek zonja Diana, erdha para disa ditësh nuk gjendeshin dokumetat, që unë kisha aplikuar. I gjetën tani më thonë do presësh. 150 mijë lekë qiraja është qiraja tek plepat.

Për këtë zotëri qiraja që duhet të paguajë është tepër e lartë dhe në kushtet ku ndodhet e ka të pamundur ta përballojë. Për këtë i duhet të sorollatet nëpër zyrat e bashkisë që të mund të përfitojë bonusin e qirasë.

“E treta herë, shkoni tek komuna, nuk është konstatuar hyrja”, shprehet një tjetër qytetar.

Pyetje: Ku jetoni?

Qytetari: Unë jetoj me qira.

Pyetje: Sa paguani?

Qytetari: 300 mijë lekë po ku ia arrij unë. Ka dy muaj që kam aplikuar për bonus. Tani thonë shkoni njëherë në komunë, hajde edhe njëherë se skanë ardhur për ta kontrolluar, s’të japin rrugëzgjidhje.

Ndërkohë në këtë zyrë, përveç qytetarëve që janë për bonus, ka edhe shumë të tjerë që kërkojnë të mbarojnë punë për probleme që nuk lidhen me tërmetin. E gjithë kjo sjell radhë dhe vonesa për ata që duhet të aplikojnë për bonus. Qytetarët shprehen se nuk ka asnjë organizim.

“Unë tani po i dorëzoj, por shkova sot atje dhe më sorollatën, më tha se duhet dy kopje, një për në bashki dhe një tek te komuna, pastaj doli një burrë tjetër që priste, jo tha nuk lejohet”, shprehet qytetari.

“Një muaj e gjysëm afër dy. Erdhën inxhinierët, e verifikuan, bëmë letra të tjera sërish dhe nuk japin përgjigje”.

Të njëjtin shqetësim kanë qindra familje në qytetin e Durrësit, ndërkohë nënkryetari i Bashkisë, Florian Tahiri deklaroi se grupet e punës ndodhen ne terren dhe po punojnë për të verifikuar gjendjen e të gjitha objekteve./abcnews.al

Kosovë, ngërçi politik drejt fundit, vendimi i ri i Kurtit…

Ngërçi politik në bisedimet mes VV-së e LDK-së për formimin e qeverisë së re, pritet të marrë fund brenda pak ditëve.

Burime të afërta me këto zhvillime, kanë thënë për Syri.net Kosova se mandatari për postin e kryeministrit, Albin Kurti, ka filluar të lëvizë nga pozicioni i mëparshëm, duke e parë se partneri që ka zgjedhur për koalicion, nuk po heq dorë nga kërkesat e tij.

LDK këmbëngul në marrjen e pozitës së kryeparlamentarit, që aktualisht mbahet nga Glauk Konjufca, nënkryetar i Vetëvendosjes dhe njëri nga figurat kryesore të kësaj partie.

Burimet e Syri.net Kosova theksojnë se LDK është e vendosur që të mos heqë dorë nga propozimi i fundit me shkrim që Isa Mustafa, kryetari i kësaj partie ia ka dërguar Albin Kurtit, liderit të VV-së.

Nga ana tjetër, Syri.net Kosova ka mësuar përmes burimeve të veta se edhe kryeparlamentari Konjufca nuk është i interesuar që të bëhet pengesë në arritjen e një marrëveshjeje bashkëqeverisëse mes VV-së e LDK-së.

Sipas këtyre burimeve, ai nuk e ka aspak problem që të tërhiqet nga kjo pozitë, ku u zgjodh edhe me votat e LDK-së, por pa marrëveshje koalicioni.

Kurti ka edhe pak ditë deri në fillim të shkurtit, kur përfundon afati kushtetues 15-ditor për ta dërguar kabinetin dhe programin qeveritar në Kuvend.

Programi është gati, si dhe gjysma e anëtarëve të qeverisë të propozuar nga Kurti, por jo edhe pjesa e lënë për LDK-në, që po pret tërheqjen e kryeparlamentarit Konjufca.

Zyrtarë nga të dy partitë, nuk kanë dashur të flasin në lidhje me këto zhvillime, por ajo që vërehet ditëve të fundit, është një optimizëm në rritje në të dy kampet për arritjen e marrëveshjes.

Asnjërës parti nuk i konvenon dështimi, sepse shkuarja në zgjedhje të reja, mund të ketë kosto të paparashikueshme politike për secilën, duke i nxjerrë si tëpaafta për ta bërë atë që e promovuan vjet si “koalicionin e shpresës”.

Vlora nuk ka qetësi, breshëri armësh në mes të qyetit

Të shtëna me armë janë regjistruar pak minuta më parë në lagjjen numër “10 Korriku” të qytetit të Vlorës.

Burime bëjnë me dije se të shtënat janë regjistruar në një pallat në Lungomare, por deri tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Ende nuk ka informacione se çfarë ka ndodhur.

Grenell arrin një marrëveshje të madhe mes Kosovës dhe Serbisë

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës duket se ka arritur një tjetër marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit.

Richard Grenell tha për gazetën Koha Ditore se është arritur në parim marrëveshja për hapjen e hekurudhës mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se ka marrë miratimin e palëve.

Më herët, amerikanët arritën marrëveshje për rinisjen e fluturimeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Por duke folur nga Beogradi, pasi u takua me presidentin Aleksandar Vuçiç, Grenell tha se SHBA do të tërhiqet nëse Kosova dhe Serbia nuk arrijnë marrëveshje.

“Mua më takon t’i ofroj të dy palët, u mbetet atyre të vendosin. Ata duhet të më thonë se çfarë duan dhe çfarë mendojnë. Po përpiqem për një orientim drejt një të ardhme më të mirë për njerëzit në Kosovë dhe në Serbi.

Ne duhet të bëjmë gjithçka që të tejkalohet ajo që shihet si konflikt. Nëse të dy palët nuk duan të lëvizin për arritjen e një marrëveshje, ne do të tërhiqemi”, tha Grenell.

Ai ka përsëritur qëndrimin, sipas të cilit Kosova duhet të heqë taksën, teksa Serbia duhet të ndalojë përpjekjet e saj për t`i bindur shtetet ta tërheqin njohjen e shtetësisë së Kosovës.

Dello Sport: Po kthehet Ronaldo i vërtetë!

Gazzetta dello Sport e ka lajmëruar kthimin e “Ronaldos së vërtetë” dhe e ka shtruar pyetjen se a është fituesi në fuqi i Kampionatit Evropian me Portugalisë sulmuesi më i mirë i të gjitha kohëve në Serie A.
Ky është një ndryshim i madh brenda dy muajve. Portugezi ishte kritikuar ashpër nga Fabio Capello për reagimin e tij me zemërim ndaj vendimit të Sarrit për ta zëvendësuar gjatë ndeshjes kundër Milanit.

Përderisa kthimi i Ronaldos në formë ishte i parashikueshëm – ai ka qenë duke i heshtur kritikët gjatë gjithë karrierës së tij – Sarri e ka menaxhuar shumë mirë një situatë që mund të kishte rezultuar shumë e shëmtuar.

Në vend se ta kritikonte Ronaldon për reagimin e tij në ndeshjen kundër Milanit, Sarri tha se Juventusi i ka borxh të madh Ronaldos pasi që ai kishte luajtur për një kohë të gjatë duke e duruar dhimbjen në gju.
Edhe tani, Sarri e nënvlerëson qëllimshëm rolin e rigjallërimit të Ronaldon, duke thënë se e gjitha e ka bazën te profesionalizmi dhe kërkimi i vazhdueshëm për perfeksion i futbollistit.

“Unë nuk mund të marr merita për formën aktuale të Ronaldon. Ju mund t’i jepni merita vetëm nënës së tij që e krijoi një specie të tillë”, insistoi italiani.

Natyrisht, Ronaldo është përgjegjës për fizikun e tij mbresëlënës dhe për sukseset e vazhdueshme në karrierë, pasi që të dyja janë rezultat i urisë së tij të pangopshme për suksese, shkruan Goal.

Megjithatë, nuk ka dyshim se ai është duke përfituar edhe nga të luajturit nën drejtimin e Sarrit, i cili e kupton në mënyrë të përsosur se epërsitë e lavdërimit të Ronaldon i mposhtin mangësitë.

“Ne e kemi një kampion i cili nganjëherë ta krijon një problem, por i zgjidh 100 prej tyre. Pjesa tjetër e skuadrës duhet të sillet rreth tij”, ka thënë Sarri.

Sarri është duke tentuar ta ndërtojë skuadrën e tij përreth Ronaldos, një skuadër që mund ta nxjerrë më të mirën nga superylli portugez.

Shenjat e para të kësaj skuadre janë inkurajuese. Përderisa po i afrohemi fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve – kur Ronaldo gjithmonë gjallërohet – ai është në formën e tij më të mirë në karrierën me Juventusin.

Përderisa Juventusi ka bërë punë të mirë për ta marrë kreun e tabelës së Serisë A, suksesi në Evropë ende duket përtej kësaj skuadre për momentin.

Trajneri legjendar Arrigo Sacchi e theksoi së fundi se Juventusi nuk e ka të njëjtën fuqi të yjeve që kishte shkëlqyer në skuadrën e Real Madridit që i fitoi tre tituj radhazi të Ligës së Kampionëve e as energjisë e pashtershme të Liverpoolit.

“Sa shumë do të përfitonte Juventusi nga presingu i skuadrës së Kloppit, veçanërisht Ronaldo?”, pyeti ish-trajneri i Milanit.

Juventusi duhet të bëjë ende punë për t’u përmirësuar, përkundër që dy golat e Ronaldos kundër Parmës ia mundësuan “Zonjës së Vjetër” të kalojë katër pikë para Interit në krye të tabelës së Serisë A.

Ashtu siç shkroi Ivan Zazzaroni në Corriere dello Sport të hënën: “Normalja, në futbollin tonë, do të thotë se Juventusi ka fituar falë Ronaldos”.

Ronaldo e do medaljen e artë të gjashtë të Ligës së Kampionëve dhe Topin e gjashtë të Artë. I takon Interit, Messit dhe të gjithë të tjerëve të tentojnë ta ndalin atë. Por, me këtë formë, s’do ta kenë të lehtë.

Pamje tmerruese në Kinë, njerëzit rrëzohen pa ndjenja rrugëve nga virusi SARS

Ajo që po ndodh në Kinë këto ditë mund të krahasohet vetëm me skenarë filmash hollivudianë.
Koronavirusi që po shkakton viktima ka izoluar miliona njerëz.

Daily Mail sjell edhe një video, që tregon se si shemben njerëzit në rrugë.

Në video shihet qyteti Wuhan në Kinë, epiqendra e sëmundjes së re.

Pamjet janë vërtet shqetësuese. Kjo sëmundje që ngjan me virusin SARS ka shkaktuar të paktën 26 viktima deri tani.

https://www.dailymail.co.uk/news/article-7923981/Coronavirus-Disturbing-videos-claim-people-collapsing-Wuhan.html?ico=embedded

Manovra e Ramës për të “pastruar” kryebashkiakun e tij

SPAK i ka kërkuar Lefter Allës, kryebashkiakut të ramës për Bulqizën që të bëjë testin e drogës. Bëhet e ditur se, SPAK i ka kërkuar Allës që të dorëzojë kampionet e gjakut dhe urinës pranë laboratorit shkencor.

Në një kërkim të thjeshtë rezulton se flokët e njeriut janë ato që mund të tregojnë gjurmët e drogës për një kohë më të gjatë, deri në 90 ditë, ndërkohë që në gjak gjurmët humbasin brenda 72 orësh.

Pra padyshim pasi kanë kaluar të paktën 3 ditë nga publikimi i videos, Allës mund t’i ketë shkuar në mendje dhe ky detaj, dhe të ketë qendruar larg lëndëve narkotike.

Nga ana tjetër mbetet për t’u parë nëse SPAK do ta dërgojë testin e Allës në një laborator jashtë vendit, ku mund të shihen edhe gjurmë më të largëta të lëndëve narkotike.

“Për fat të keq shumë nga këto nuk gjurmohen dot për interval retrospektive, që do të thotë zakonisht këto gjurmohen në praninë e substancave abuzive nga 24 orë deri në 72 orë në përdoruesit rastësore. Mënyra e testimit është e ndryshme për përdoruesit kronike të kanabisit që shkon deri në 1 muaj dhe përdoruesit e kokainës duhet ta bëjnë testin nga 7-10 ditë.

Përdoruesit kronikë, sidomos të kanabisit kjo dritare gjurmëshmërish mund të shkojë deri në një muaj dhe për 7-10 ditë për kokainën. Testet që përdoren janë teste të miratuara, teste të shpejta. Nëse ndonjë politikan apo zyrtar i lartë e ka marrë substancën jashtë këtyre afateve në Shqipëri nuk ka laboratorë që e gjurmojnë.

Këto kanë një dritare gjurmshmërie që shkojnë nga 1-3 muaj, më tej kjo nuk gjërmon asgjë. Gjithësesi vlera diaknostike është e padiskutueshme, këto në praktike janë mjete në ndihmë të terapisë framakollogjikë dhe terapive të tjera psiko-sociale. Testet e sofistikuara janë gjithashtu të kushtueshme dhe arrijnë të zbulojnë prani të substancave në retrospektivë dhe përdoren kryesisht për kërkime shkencore dhe qëllime kriminalistike.

Për të gjurmuar në mënyrë retrospektive duhen teste të tjera më të sofistikura që nuk bëhen dot me urinën, por kërkojnë gjurmimin e tyre, në flokët e njeriut, në thonjtë apo në indin yndyror. Në kushtet kur në vendin tonë nuk është i mundur ekzaminimi i përdoruesve të drogës në një periudhë te gjatë perpara mryerjes së testit të drogës mbetet i paqartë dhe i pashpjeguar debati prej më shumë se një viti në radhët e politikës, kur mjafton të ishin pyetur specialistët e fushës për ti kursyer qytetarët nga përplasje politike që janë shkencërisht të pamundura për tu provuar”, shprehej specialisti Sulaj.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, kokaina është një stimulant tepër i fuqishëm, i përdorur zakonisht për qëllime rekreative. Zakonisht merret nëpërmjet inhalimit me mukozën e hundës, nëpërmjet tymosjes, ose si solucion i injektuar në venë. Efektet mentale mund të përfshijnë humbje të kontaktit me realitetin, një ndjenjë e madhe lumturie dhe gëzimi si dhe axhitim.

Simptomat fizike mund të përfshijnë rrahje të shpeshta të zemrës, djersitje dhe zmadhim të bebes së syrit. Doza të larta mund të rezultojnë në presion tepër të lartë gjaku si dhe rritje të temperaturës trupore. Efektet fillojnë brenda disa sekondave ose minutave nga përdorimi dhe zgjasin nga 5 deri në 90 minuta.

Kokaina ka përdorime të pakëta mjekësore, si ulja e hemoragjisë gjatë kirurgjisë së hundës. Kokaina krijon varësi për shkak të efekteve në tru. Pas një periudhe tepër të shkurtër përdorimi, ekziston një mundësi mjaft e madhe për tu shfaqur varësia. Përdorimi i saj rrit riskun për infarkt të trurit, infarkt të zemrës, probleme të mushkërive, infeksione të gjakut dhe vdekje e menjëhershme.

Kokaina e shitur në rrugë zakonisht është e përzier me anestetikë lokal, miell misri, quininë, ose sheqer që mund të rezultojnë në toksicitet të shtuar. Pas dozave të përsëritura ulet aftësia për të ndjerë kënaqësi dhe personi ndihet shumë i lodhur fizikisht.

Kokaina vepron duke frenuar rikapjen e serotoninës, norepinefrinës dhe dopaminës, gjë që rezulton në rritjen e këtyre 3 neurotransmetuesve në tru.

Kokaina
Urinë: 3-4 ditë
Gjak: 1-2 ditë
Flokë: Mbi 90 ditë

Heroina
Urinë: 3-4 ditë
Gjak: Mbi 12 orë
Flokë: Mbi 90 ditë

Kanabisi
Urinë: 7-30 ditë
Gjak: deri në dy javë
Flokë: Deri në 90 ditë

Alkooli
Urinë: 3-5 ditë
Gjak: 10-12 orë
Flokë: deri në 90 ditë

Amfetaminat
Urinë: 1-3 ditë
Gjak: deri në 12 orë
Flokë: deri në 90 ditë

LSD
Urinë: 1-3 ditë
Gjak: 2-3 orë
Flokë: Deri në tre ditë

Metamfetamina
Urinë: 3-6 ditë
Gjak: 24-36 orë
Flokë: Deri në 90 ditë

Morfina
Urinë: 2-3 ditë
Gjak: 6-8 orë
Flokë: Deri në 90 ditë

7 kilometra për të shkuar në shkollë dhe 7 kilometra për t’u kthyer ne shtëpi…

7 kilometra për të shkuar në shkollë dhe 7 kilometra për t’u kthyer ne shtëpi.

Kjo është rruga që përshkojnë në këmbë çdo ditë një grup fëmijësh për të shkuar në shkollë.

Ata nisen të vetëm, pa shoqërues të rritur nga fshati Plani Bardhë për në fshatin Kloskatund, ku gjendet shkolla.

Ish deputeti i zonës Xhemal Gjunkshi i shoqëroi nxënësit e vegjël në rrugëtimin e tyre për të denoncuar me fjalët e vetë fëmijëve braktisjen nga qeveria dhe bashkia të këtyre fëmijëve.

“Gjatë rrugës duke ardhur nga Burreli për në Peshkopi, në afërsi të Qafë Dushkut, pash tetë fëmijë të vegjël nga mosha 5 deri në 10 vjecc të cilët të cilët po shkonin në shkollë. Nuk e kuptoj se si këta fëmijë mund të lëvizin në këto kushte, në këtë terren që është kaq i vështirë, që të lëvizin vetëm, pa një mjet transporti. Është e pa tolerueshme ku këtu terreni është shumë i vështirë, ka edhe kafshë të egra.

Të mos presim që të ndodhë një fatkeqësi dhe qeveria të kujtohet për të siguruar transportin e këtyre nxënësve. Në emër të Partisë Demokratike i bëj thirrje qeverisë, kryeministrit Rama, që të marrë masa urgjente për sigurinë e trasnportit të këtyre nxënësve të cilët udhëtojnë në një terren mjaft të vështirë dhe në kushte mjaft të vështira të motit”, tha Gjunkshi.

Kryebashkiakut të Ramës i kërkohet të bëjë testin e drogës: Dorëzo menjëherë kampionët e gjakut dhe…

Prokuroria e Posatshme Kundër Korrupsionit në nivele të larta (SPAK), i ka kërkuar kryetarit të Bashkisë së Bulqizës Lefter Alla që ti nënshtrohet testit të drogës.

Burime bëjnë me dije se SPAK i ka kërkuar Allës që të dorëzojë kampionet e gjakut dhe urinës pranë laboratorit shkencor.

Alla duhet të paraqitet e Institutin e Mjekësisë Ligjore, për t’i marrë kampion gjaku dhe urine, me qëllim kryerjen e eskpertimit mjeko-ligjor, që do të vërtetojë nëse Alla është konsumues droge ose jo.

Nga ana tjetër videoja e kryebashkiakut është dërguar për ekspertim, në mënyrë që të provohet nëse është autentike apo e montuar, siç pretendon vetë Alla.

Burime bënë me dije se Alla nuk e kishte pranuar vërtetësinë e videos, gjatë ditës së djeshme kur u mor në pyetje në SPAK, ndërkohë që të kundërtën e tij deklaroi gazetari Artan Hoxha, i cili publikoi dhe videon.

Problem mbetet se në Shqipëri për të bërë testin e drogës nuk ka aparaturatë sofistikuara, dhe testi përmes gjakut jep të dhëna vetëm për 72 orë, nga momenti i konsumimit.