35.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

27 muaj pa marrë rrogat/ Punëtorët e nënstacionit presin energjinë, lënë pa drita gjysmën e Mallakastrës

17 punonjës të stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe elektrik në Poçem kanë dalë në protestë.

Ata kanë stakuar pompat e ujit dhe nënstacionin elektrik dhe kanë ndalur punën duke lënë pa energji elektrike një pjesë të fshatrave të Mallakastrës dhe gjysmën e territorit të bashkisë.

Stacioni është në varësi të uzinës së përpunimit të naftës Ballsh, ndërsa punonjësit e nënstacionit kanë 27 muaj pa marrë paga dhe sigurime.

Punonjësit thonë se protesta do të vijojë pa ndërprerje, dhe gjithçka që ata kërkojnë është rë marrin pagat.

Gjatë komunikimit në Fax Neës punonjësit janë shprehur se ka disa vite që ky nënstacion përballet me probleme të shumta, dhe kërkojnë që të ushqejnë fëmijët e tyre.

“Kam 40 vite që punoj në këtë nënstacion, por që nga 2015 më shumë se kemi marrë rrogën sesa e kemi marrë. Unë jam detyruar që të braktis punën për shkak se nuk marr pagën, edhe sikur skllevër të kishim qenë në piramidat e egjiptit, do na kishin dhënë të paktën bukë për të ngrënë. Ne vijmë në punë me 5 mijë lekë minus, kemi kaq vite që nuk dimë se çfarë janë festat’’, shprehet një prej banorëve, ndërkohë që një tjetër vijon më tej:

“Kemi marrë parasysh gjithçka. Të na japin pagat dhe ikim në shtëpi. Duam rrogat të ushqejmë fëmijët. Të reagoj ministria dhe kryeministri. Kemi kaq kohë pa u paguar dhe pa sigurime. Të gjendet zgjidhje”.

Dy shefa terrori më pak në Lindjen e Mesme e hijet e tyre në nahijen tonë

Lindja e Mesme me trazirat e saj të përhershme e konvulsionet periodike tërheq vëmendjen botërore si dhe ndërhyrjen e fuqive të mëdha.

Por afërsia gjeografike dhe lidhjet e ndryshme me Europën e Shqipërinë lipset të na bëjnë që, përtej rreshtimit automatik me aleatët tanë, të thellohemi në pasojat direkte tek ne të këtyre ngjarjeve.

Një kalif e një gjeneral në shënjestrën amerikane Në fillim të janarit 2020 presidenti i ShBA Donald Trump urdhëroi vrasjen e shënjestruar të Qazim Sulejmanit, komandantit të njësisë Kuds, pjesë e Korpusit Rojeve të Revolucionit Islamik iranian, e cila operonte kryesisht jashtë vendit, përgjithësisht në Lindjen e Mesme.

Gjeneral-major Sulejmani u vra nga një raketë në aeroportin e Bagdadit. Në fund të tetorit 2019, përsëri me urdhër të presidentit Trump, trupat amerikane në Siri sulmuan pranë Idlib-it Abu Beqir al Bagdadin, kalifin e vetëshpallur të DAESh-it (Shteti Islamik në Irak e Levant i njohur me akronimin anglisht ISIS ose ISIL).

Al Bagdadi vrau bijtë e tij e veten gjatë këtij operacioni. Dy terroristë të ndryshëm, dy lloje të ndryshme terrori: në Lindjen e Mesme, “Njësia Kuds shkon kudo ku e kërkojnë popujt e shtypur për t’u kthyer atyre dinjitetin”, shkruante pardje në twitter Kamenei, udhëheqësi suprem islamik i Iranit.

Meqë popujt nuk kanë gojë ose kanë shumë të tilla e nuk kuptohet se ç’thonë atëhere kërkesat në emër të tyre i formulon udhëheqja. Nën urdhërat direkte të Kameneit njësia Kuds e komanduar nga Suleimani përmes operacioneve direkte e aleancave me milicitë shiite zgjeroi ndikimin e Teheranit në Lindjen e Mesme duke destabilizuar, Libanin, Sirinë, Jemenin, Bahreinin, Saudinë etj. Amerika, “satani i madh” dhe Izraeli “që duhet asgjësuar” janë objektivi jo vetëm retorik: jo pak ushtarakë e diplomatë amerikanë janë vrarë në rajon gjatë disa dekadave nga sulmet e milicive shiite të orkestruara nga Kudsi i Suleimanit.

U desh një president si Donald Trump, i cili nuk don të fillojë luftëra të reja por që me realizmin strategjik është i paparashikueshëm, që të lante hesapin e vjetër amerikan me Sulejmanin.

Të gjithë kritikët e tij në ShBA e Europë, të cilët pas vrasjes së shefit të Kudsit u alarmuan për luftë frontale me Iranin e për Lindjen e Mesme në zjarr e flakë rezultuan të gabuar. Njëlloj si kur parashikuan para dy vjetësh një skenar të ngjashëm, kur Presidenti Trump e transferoi ambasadën amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.

Udhëheqja në Teheran simuloi një hakmarrje të vogël dhe e pa të udhës që t’a linte me aq. DAESh do të kujtohet si kryengritja e vetme e cila që pas Luftës së parë Botërore arriti të shtrihej në dy shtete, Irak e Siri, në një siperfaqe rekord dhe me një kohëzgjatje rekord. DAESh do të kujtohet edhe për mizorinë fanatike e shpesh shtazarake ndaj popullsisë nën kontroll duke filluar nga sunitët “jo dhe aq fetarë”, tek shiitët rivalë të urryer, tek të krishterët dhe jazidët e pafe.

Një koalicion shtetesh fqinjë e europianë, i mbështetur nga milici e tribu rajonale dhe i drejtuar nga ShBA, pas pesë vjetësh arriti t’a zhdukte nga harta këtë monstruozitet. Vrasja e al Bagdadit në vjeshtë ishte një fitore simbolike por edhe domethënëse e koalicionit.

Si në rastin e një shteti si Irani u imponohet fqinjëve me dhunë e kërcënim ashtu edhe në rastin e një organizate ahistorike si DAEShi, që tmerron dynjanë me kultin e vdekjes, fuqia e botës së civilizuar u tregua jo vetëm në frenimin e përmbajtjen e tyre por edhe në eliminimin e titullarëve të terrorit me duar të përgjakura në Europë.

Në Europë Irani ka tentuar kryesisht të bëjë zap kundërshtarët e regjimit që strehohen e organizohen aty. Ka vrarë në Hollandë e Danimarkë, ka vënë bombë në Francë. Por gjithësesi “merret me të vetët” siç bën fatkeqsisht edhe Rusia, Saudia e ndonjë tjetër shtet.

DAESh në Europë synoi destabilizimin deri tek marrja nën kontroll dhe ngritjen e një regjimi të ngjashëm me DAESH-in. Ai kam luajtur me një tjetër kalibër: përmes propagandës ekstremiste online apo përmes imamëve të ndikuar prej tij ai synoi radikalizimin në masë të myslimanëve dhe nxitjen e tyre për dhunë në ambjente publike kundër kujtdo që i dilte para.

Sulmet me armë zjarri, bomba, thika apo edhe makina kundër kalimtarëve të rastësishëm ndodhën në Barcelonë, Paris, Nizza, Bruksel, Berlin e gjetkë. Pasojat në sigurinë publike por edhe vrragat në psikën kolektive europiane janë të mëdha. e në Shqipëri.

Në Shqipëri prej qeverisë së mëparshme dhe asaj aktuale janë strehuar një grup i madh në numër i Muxhaidinëve E Kalk (MEK), një lëvizje me të kaluar plot dritë-hije dhe me një ideologji që mikson islamizmin me marksizmin.

Në kampin e tyre në Irak atyre u rrezikohej jeta nga agjentët iranianë prandaj me kërkesë e përkrahje të ShBA muxhaidinët u transferuan tek ne. MEK synon përmbysjen e regjimit të ajatollahëve në Iran por ndërkohë ka përqafuar parimet e demokracisë. Ndonëse vendi ynë nuk ka ndonjë int

Lirimi i Edrit Dokles, kontratën e punësimit fiktiv e bëri “Ben Qimja”

Lirimi i Endrit Dokles pak ditë më parë nga burgu, edhe pse kishte një dënim të përjetshëm, duket se është investim i botës së krimit.

Nëse fillimisht u tha se, garant për të kishte dalë biznesmeni Agim Çako, përmes kompanisë “Mateo Konstruksion”, gazetari Flamur Vezaj zbulon se në të vërtetë pas lirimit të Dokles qendron Arben Isufaj, i njohur ndryshe dhe si Ben Qimja.

Ky i fundit pavarësisht se është akuzuar për vepra tërënda penale si vrasja apo trafikimi i drogërave të forta, ka arritur që t’i shpëtojë drejtësisë me vetëm disa vite burg.

Ai zotëron një sërë biznesesh në qytetin e Fierit, dhe Agim Çako duket të jetë thjesht një vartës i tij, që siç thotë Vezaj kujdeset për financat e Isufit.

Ndërkohë gazetari denoncon heshtjen e institucioneve, që sipas tij kanë mbyllur sytë përpara lirimit të Dokles, dhe të gjitha akuzat që janë ngritur nga ministrja e Drejtësisë, janë drejt gjyqtares Enkelejda Hoxha, dhe jo ndaj vartësve të saj në burgje.

Postimi i Vezajt
Ben Qimja “punesoi” Indrit Doklen

Arben Isufaj i njohur si “Ben Qimja” punesoi Endrit Doklen si punetor ndertimi! Kontrata e kompanise “Mateo Konstruksion” qe figuron ne emer te Agim Çakos (qe eshte i besuari dhe financieri i Ben Qimes) mundesoi lirimin para kohe te Indrit Dokles!

Kjo kompani ka leshuar nje kontrate punesimi fiktiv per Indrit Doklen si punetor ndertimi me nje rroge prej 350 mije lekeve, qe gjyqtarja ta liroi me kusht Doklen per pese vitet e ardhshme! Pra per lirimin e nje krimineli investon nje kriminel tjeter i cili ia mbushi mendjen gjykates se nje vrases do te punoje te kompania e tij si punetor ndertimi thene ndryshe hamall!!!

Kjo praktike me kontrata fiktive eshte perdorur edhe per Lulzim Berishen ne Durres ndersa nuk ka munguar “ndihma” Ben Qimes edhe per uljen e denimit te burgimit te perjetshem edhe per Dritan Dajtin bashke me nje tjeter biznesmen te njohur ne fushen sportive!

Ndersa institucionet edhe ne kete rast, mbyllen nje sy e nje vesh me “arsyetimin” se pas lirimit, Indrit Dokle do t’i paguaj shtetit tatime e sigurime shoqerore si punetor krahu!!

Vec kesaj kontrate, qe ndikoi ne lirimin e tij, nje rol te rendesishem ka luajtur edhe drejtori i burgut dhe ai i sherbimi te proves qe jane ne varesi te Ministrise se Drejtesise! E kjo e fundit ashtu si rastet e tjera, kujtohet pas lirimeve duke i faturuar pergjegjesin tek te tjeret!
Puna_ka_po_profesionistet_jane_ne_burg

Tërmeti i shkatërroi shtëpinë, ish-polici invalid jeton në autobus me familjen

Ky autobus është shndërruar në banesë për familjen Shullazi me 5 anëtarë. Tërmeti i 26 nëntorit i vitit të kaluar dëmtoi banesën e tyre. Ajo u shpall e pabanueshme.

Kryefamiljari Xhevahiri, një ish polic, është harruar që më herët nga policia e shtetit. Ai nuk punon më pasi një sëmundje e rëndë prej dy vjetësh e ka invalidizuar, nuk flet, dhe ecën me vështirësi. Edhe djali i tij ka problem shëndetësore.

“Jemi në kushte të vështira, burri është i sëmurë. Duam ngrohje, kemi kërkuar ndihmë”.
I ati i ish policit tregon sa vështirë e kanë të jetojnë në një ambient të papërshtatshëm.
“Shumë vështirësi kemi. Këtu nuk jetohet, djali është me nuse”.

Xhevahiri ka shërbyer për 20 vjet në polici madje ka punuar dhe në komisariatin e Tiranës. Sot familja e tij është harruar nga të gjithë dhe nga strukturat vendore të Laçit.
“20 vjet ka punuar në policinë e shtetit dhe askush nuk është kujtuar për të”.

Si kjo familje por dhe të tjera në Bubq u dëmtuan nga tërmeti dhe prej dy muajsh po jetojnë në çadra, në mjete të amortizuara dhe kush ka fat nëpër kontenierë dhe ato të siguruara nga kompani private dhe njerëz zemërgjerë

Raportoi i OKB: Shqipëria, e treta në botë për përdorimin e kokainës

Shqipëria renditet e treta në botë për përdorim e lartë të kokainës, ku sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin, 2.5% e shqiptarëve e kishin provuar të paktën një herë në jetën e tyre, pas Mbretërisë së Bashkuar dhe SHBA-ve.

Por, ndërsa tendenca është që preh e varësisë dhe përdorues më të shpeshtë të jenë moshat e reja, në Shqipëri pasojat kanë qenë më fatale për grupmoshën 50-69 vjeç.

Sipas të dhënave të portalit Out World in Data, grupmosha 50-69 vjeç kanë përqindjen më të lartë të vdekjeve të parakohshme nga përdorimi i drogave të jashtëligjshme, me 46.6% të totalit të tyre. Kurse vdekjet e parakohshme në moshën 15-49 vjeç zinin vetëm 17.37%.

Në ndryshim, të dhënat botërore (mesatarja e të gjitha shteteve) tregojnë se vdekjet e parakohshme të moshës 15-49 vjeç ishin 41.99% e totalit, ndërsa në grupmoshën 50-69 vjeç, vdekjet e parakohshme ishin 38%.

Në total, në vitin 2017 numri i vdekjeve të parakohshme nga përdorimi i drogave ishte 142. Our Ëorld in Data raporton se përdorimi i paligjshëm i drogës është përgjegjës për mbi 585,000 vdekje të parakohshme çdo vit në botë.

Ky është një vlerësim i numrit të njerëzve që vdiqën më herët për shkak të përdorimit të drogave të paligjshme gjatë jetës së tyre. Kjo është një matje e ndryshme nga vlerësimet më poshtë të cilat përqendrohen në numrin e vdekjeve të shkaktuara drejtpërdrejt nga përdorimi i paligjshëm i drogës.

Vdekjet e parakohshme nga përdorimi i paligjshëm i drogës si një faktor rreziku përfshijnë një gamë të gjerë shkaqesh të vdekjes.

Të dhënat nga IHME (Institute for Health Metrics and Evaluation) dhe të publikuara nga portali Our Ëorld in Data treguan se norma e vdekjeve nga përdorimi i drogave në Shqipëri shënoi rritje në 2017-n.

Pas disa vitesh që ky tregues ishte në rënie të vazhdueshme, arriti përsëri në nivelin e para 10 viteve (shiko grafikun). Në 2017, përllogaritet se norma e vdekjeve për 100,000 banorë ishte 0.69, po aq sa në 2008-n.

Në 2017-n, në të gjithë Shqipërinë numri i personave që merrnin trajtim për varësinë nga drogat ishte 800, prej të cilëve 719 marrin trajtim për varësinë nga heroina, sipas të dhënave nga Aksion Plus. Ndërsa drejtuesit e OJF-së treguan se trendi i përdoruesve ishte në rritje.

Denoncimi: 5 milionë eurot e shpërblimeve për mjekët iu dhanë Vilma Nushit

Prof.Dr Gazmend Koduzi ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale, lidhur me shpërblimet e mjekëve dhe infermirëve, shumë rreth 5 mln euro, e cila ia është kaluar Vilma Nushit.

“Në fillim mjekëve dhe infermierëve ju hoqën shpërblimin që merrnin dy herë në vit, qershor dhe Dhjetor, një shumë prej 5 milion Euro”.

Lekët për këtë shpërblim të pamarrë nga mjekët dhe infermierët ja dhanë Vilma Nushit për koncesionin e check-up. 6 milion Euro pagesa direkte dhe 5 milion Euro kosto të fshehura (puna e mjekëve, infermierëve, qeraja ambjenteve, uji, dritat), 11 milion Euro në total”, shkruan Koduzi në rrjet.

Sipas tij, tashmë kërkohet që edhe fondet e qendrës shëndetësore që merren nga Fondi Sigurimeve Shëndetësore t’ja japin për përdorim Operatorit Shëndetësor, një shtojcë e Ministrisë së Shëndetësisë e krijuar për centralizimin e institucioneve shëndetësore, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe financiare.

“Kjo kërkesë do të thotë që “Operatori do dalë të bëj blerje me lekët e qendrës shëndetësore”, cfarë është në kundërshtim me kontratën e financimit që qendra shëndetësore ka me Fondin e sigurimeve Shëndetësore.

Sipas kësaj kontrate, vetëm qendra shëndetësore është përgjegjëse dhe jep llogari për prokurimin e shërbimeve dhe përdorimin e fondeve.

Operatori përvec se është një shtojcë në sistemin shëndetësor, mbushur me aktivistë politikë rilindas dhe injorantë në fushën e shëndetësisë, por tashmë do të marrë në dorë fondet e qendrave për blerjen e mallrave dhe shërbimeve”, shkruan Koduzi.

Denoncimi nga Gazmend Koduzi

E keqja nuk paska fund!

Ne fillim mjekëve dhe infermierëve ju hoqën shpërblimin që merrnin dy herë në vit, qershor dhe Dhjetor, një shumë prej 5 milion Euro.

Lekët për këtë shpërblim të pamarrë nga mjekët dhe infermierët ja dhanë Vilma Nushit për koncesionin e check-up. 6 milion Euro pagesa direkte dhe 5 milion Euro kosto të fshehura (puna e mjekëve, infermierëve, qeraja ambjenteve, uji, dritat), 11 milion Euro në total.

I gjobitën mjekët dhe infermierët për mos realizimin e planit të check-up.

I vunë infermierët në rresht për të aplikuar në portalin “infermier për shqipërinë” .

I vunë në rresht mjekët për të aplikuar në portalin “mjekë për shqipqërinë” (megjithëse poi kin në gjermani).

Nuk ju mjaftuan gjithë këto, por tashmë ju kërkojnë që edhe fondet e qendrës shëndetësore që merren nga Fondi Sigurimeve Shëndetësore t’ja japin për përdorim Operatorit Shëndetësor, një shtojcë e Ministrisë së Shëndetësisë e krijuar për centralizimin e institucioneve shëndetësore, menaxhimin e burimeve njerëzore dhe financiare.

Kjo kërkesë do të thotë që “Operatori do dalë të bëj blerje me lekët e qendrës shëndetësore”, cfarë është në kundërshtim me kontratën e financimit që qendra shëndetësore ka me Fondin e sigurimeve Shëndetësore.

Sipas kësaj kontrate, vetëm qendra shëndetësore është përgjegjëse dhe jep llogari për prokurimin e shërbimeve dhe përdorimin e fondeve.

Operatori përvec se është një shtojcë në sistemin shëndetësor, mbushur me aktivistë politikë rilindas dhe injorantë në fushën e shëndetësisë, por tashmë do të marrë në dorë fondet e qendrave për blerjen e mallrave dhe shërbimeve.

Për këtë, ju kanë përgatitur edhe shkresat gati, që mos të bëjnë ndonjë gabim “politik” (shikoni foton më poshtë në postim). Ky veprim është njësoj si tufëzimi I lopëve në fillim të viteve 1980, që kryhej me urdhër nga lart dhe dëshirë nga poshtë.

E keqja, makutëria dhe budallallëku i kësaj qeverie nuk paskan fund!

Shifrat alarmante, Shqipëria mes vendeve që po shpopullohen më shpejt

Një prognozë e OKB-së, e rendit Shqipërinë në mesin e shteteve që do të shpopullohen më shumë deri në vitin 2050. Prognoza e zymtë përllogarit se Europa do preket më shumë, pasi deri në vitini 2050 do ketë 710 milionë banorë nga 747 që ka tani.

Nëse do kishte emigracion, në Europë do mbeteshin jo më shumë se 679 milionë banorë.
Po çfarë do të ndodhë me Shqipërinë? Vendi ynë pritet të zbresë nga 2.9 milionë banorë në vetëm 2.4 milionë.

Një tjetër parashikim më i zymtë thotë se deri në vitin 2100, në Shqipëri mund të mbeten diçka më shumë se gjysmë milionë banorë.

20 vendet që do shpopullohen më shumë
Lituania
Letonia
Ukraina
Serbia
Bosnja
Kroacia
Moldavia
Japonia
Shqipëria
Rumania
Greqia
Estonia
Hungaria
Polonia
Gjeorgjia
Portugalia
Maqedonia e Veriut
Kuba
Italia

Lajmi tronditës/ Virusi në Kinë ka ardhur nga supa me lakuriq nate

Qytete të tëra me miliona banorë janë kyçur në Kinë, kurse pamjet që vijnë prej andej ngjajnë me filma fantastikoshkencorë. Numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar 26, raporton BBC. Të paktën 20 milionë në 10 qytete janë të izoluar.

Fillimisht u tha se virusi mund të ketë kaluar nga gjarpërinjtë tek njerëzit. Por tashmë mendohet se koronavirusi ka ardhur nga një gati popullor në qytetin e Wuhanit.

Bëhet fjalë për një supë me lakuriq. Ekspertët besojnë se ky lakuriq frutash është bartësi i parë i virusit, që është transformuar dhe ka kaluar te njerëzit.

Tashmë virusi shpërndahen me lehtësi, mjafton edhe një kollë.

Për ironi, supa me lakuriq mendohet se kuron një seri sëmundjesh, mes tyre kollën, malarjen, gonorean dhe problemet me sytë.

Aksident në Lushnje, makina përplas 3 nxënëse shkolle teksa kalonin rrugën

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Lushnje, ku një mjet ka përplasur tre këmbësore. Të lënduarat janë nxënëse në shkollë.

Ndërkohë bëhet e ditur se të lënduarat janë dërguar për mjekim drejt spitalit dhe janë jashte rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi në fshatin Allkaj.

Sot rreth orës 08:20, në fshatin Allkaj të Lushnjes, pranë një shkolle të mesme, shtetasi R.Ç, 33 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka lënduar 3 nxënëse të kësaj shkolle pa asnjë rrezik për jetën.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Haradinaj nuk i ndahet Ramës: Ju tregoj paturpësinë e tij, fanatik i…

Ramush Haradinaj, kryeministri në detyrë i Kosovës, ka folur në lidhje ma padinë për shpifje që i është bërë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Gjatë një interviste televizive, Haradinaj është shprehur se veprimet e kryeministrit të Shqipërisë janë një paturpsi. Kryeministri në detyrë i Kosovës tha se duhet të ishte ai që duhej të ngrinte padi ndaj Ramës pasi “ka qenë një fanatik i ndarjes së Kosovës”.

“Kam marrë informacion nga mediat, por nuk kam marrë konfirmim nga gjykatat dhe nuk di se çfarë ka në padi. Unë u kërkoj falje qytetarëve për këtë debat, por kjo është një paturpsi e Ramës që ka bërë këtë padi.

Pasi ai që duhet të bënte një padi kam qenë unë, pasi Rama ka qenë një fanatik i ndarjes së Kosovës. Kjo është skajshmëria e Kosovës, ai i ka bërë faje Kosovës dhe tërhiqet në këtë paturpsi të tijën. Rama po bën hajgare me këtë padi ndaj meje”, u shpreh Haradinaj.

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar më herët se ka ngritur padi në Gjykatën e Prishtinës ndaj Haradinajt, ku e akuzon për shpifje në lidhje me deklaratat e tij për ndarjen e Kosovës.

“Ai ka qenë pro ndarjes. E ka thënë qartë në një emision që pro ndarjes ka qenë edhe presidenti Rugova. Ai ka lobuar në media, dhe me aktorë të tjerë në biseda me të huaj. Madje këtë bisedë e ka bërë edhe në tavolina ku unë kam qenë prezent”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se e konsideron padinë tallje dhe hajgare ndaj tij nga homologu shqiptar.

“Nuk e di pse bën këtë tallje dhe hajgare ndaj meje. Unë kam vuajtur, familja ime ka vuajtur për të mbrojtur kombin. Ndërsa kryeministri me marre dhe pafytyrësi bëri padinë i cili është akt i turpshëm”, është shprehur Haradinaj.