Berisha: Opozita i fiton zgjedhjet që nesër, nëse bëhen të lira
“Opozita nëse bëhen zgjedhje, që nesër të bëhen, i ka të fituara zgjedhjet”. Kështu mendon ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ishte i ftuar këtë të enjte në emisionin Opinion.
Edhe pse opozita u ul në një tavolinë me qeverinë për reformën zgjedhore, Berisha ka një këshillë për liderët, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin: “Vetëm këtë këshillë çdo lloj përpjekje për të votuar shqiptarët të lirë, me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira”.
Edhe njëherë ai theksoi se Rama ikën nëse ka protesta të qëndrueshme.
“Dakord nuk e rrëzuam, por hajde ta rrëzojmë. Me protesta periodike “Rama Ik”. Rama ikën kur të mos jetë më i zoti të kthehet më në zyrë”, theksoi ai.
I pyetur nëse kjo marrëveshje, ka dekurajuar militantët e PD-së, ish kryeministri tha: “PD ka një spektër njerëzish prapa. Për një pjesë të njerëzve një reformë kur ti dikton, është siguruese për zgjedhjet.
Ti nuk mund ta injorosh këtë, ti vepron për një shumicë e cila thotë se tani kemi një ligj më të mirë për të bërë zgjedhje. Opozita është për zgjedhje dhe këtu Shqipëria është përpara. Nuk jam unë dakord që PD na të gjitha kushtet që ka Shqipëria, ky është i vetmi kushte që ka opozita”.
I pyetur drejtpërdrejt nga drejtuesi i emisionit Opinion, nëse ka një marrëveshje të fshehtë mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës pas paktit për reformën zgjedhore, Sali Berisha tha: Ju garantoj, në dijeninë time në mënyrë absolute asnjë marrëveshje! Ju garantoj që jo, në vlerësimin tim dhe në dijeninë tim!
Po analisti dhe gazetari Lorenc Vangjeli e pyeti ish kryeministri se a kishte dijeni për një takim mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në një vend të BE-së.
Lorenc Vangjeli: Një pyetje konkrete doktor. A keni dijeni ju që Basha dhe Rama janë takuar këtë janar në një shtet mik i Shqipërisë, domethënë jashtë Shqipërisë. Një takim i cili mundtë shënojë 6 vjetorin e një marrëdhënie të tyre të veçantë me ulje me ngritje, dashuri dhe urrejtje.
Nga shtatori i 2014, po iu flas për janarin e 2020. Në dijeni tuaj dhe pas shpinës tuaj.
Sali Berisha: Lorenc e di ku e kam fjalën unë. Keqardhja ime është se bie viktim e zyrës Fuga. Me të gënjy Fuga ty. Kupton apo jo? Ti mund ta gënjesh 100 herë, po jo ai ty. Të garantoj që jo.
Lorenc Vangjeli: Po sikur nesër ta shikoni në një foto Bashën duke buzëqeshur pas Ramës me të njëjtën buzëqeshjen që ka pasur me Trumpin.
Sali Berisha: Nxirre!
Lorenc Vangjeli: Supozojmë thash…
Sali Berisha: Të viktimizojë Fuga është me të shku njeriu kot.
Berisha: Po, dialogut për reformën zgjedhore, shqiptarët të përgatiten për…
Ish-Kryeministri Berisha ka vlerësuar uljen në dialog të opozitës me mazhorancën për të diskutuar reformën zgjedhjore. Berisha tha se ky ishte një etyrim që opozita ka ndaj vendit dhe bëhet në kushtet kur raporti i ODIHR ka konstatuar problematika mjaft të mëdha me zgjedhjet.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar për herë të marrëveshjen mes opozitës dhe qeverisë sa i përket reformës zgjedhore. Në emisionin Opinion, ai tha se pse është arritur në këtë pikë dhe pse opozita nuk arriti dot në qëllimet që kishte.
“Mendoj se marrëveshja duhet të analizohet në këtë kontekst. Pas një vendimi ekstrem të opozitës shqiptare siç ishte djegia e mandateve, vendimi kushtetues, por vendim ekstrem i opozitës. Cilat ishin qëndrimet e pozitës për këtë vendim, qëndrimet e saj ishin një sensibilitet me i madh shqiptaro-ndërkombëtar për dramën e parlamentarizmit në Shqipëri.
Rrëzimi i Edi Ramës dhe realizimi i një qeverie që do çonte vendin në zgjedhje. Unë nuk them se opozita realizoi qëllimet e veta. Opozita realizoi damkosjen dhe ndjeshmërinë. Po të mos qe kjo, opozita futej në një… Po të mos qe kjo, opozita futej në një rreth të kuq e nuk dilte më kurrë”, tha Berisha në Opinion.
Ish-Kryeministri ka vlerësuar protestat e vitit të kaluar të opozitës duke i kosnideruar ato si më masivet ndonjëherë, ndërsa u shpreh se shqiptarët në rast se duan të rrëzojnë Ramën duhet të përgatiten për të persistuar në protesta të mëdha para Kryeministrisë.
Rekordi i çmendur i Veliajt, 273 milionë lekë për bileta avioni në 2019 me paratë e taksapaguesve
20 milionë lekë të vjetra në muaj i kanë kushtuar mesatarisht Bashkisë së Tiranës, fluturimet e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe stafit të tij jashtë vendit. Vetëm gjatë vitit 2019, bashkia e Veliajt ka harxhuar mbi 270 milionë lekë të vjetra për udhëtimet jashtë shtetit.
‘Neës24’ siguroi të dhënat e Drejtorisë se Përgjithshme të Thesarit, për pagesat e kryera nga Bashkia e Tiranës për bileta udhëtimi jashtë shtetit dhe për dieta. Ne rastet kur specifikohet se bileta është paguar për kryebashkiakun Veliaj, vlera shkon deri në 2 milionë leke të vjetra.
Erion Veliaj që servir thuajse çdo ditë pamje nëpër televizione sikur punon në Tiranë, të paktën 10 ditë në muaj ndodhet jashtë vendit. Referuar të dhënave te sistemit Tims, rezulton se Veliaj renditet në listën e zyrtarëve të lartë, që më shumë ka qenë në udhëtime jashtë sesa në zyrën e tij të punës në qendër të Tiranës.
Të dhënat flasin, edhe për disa fluturime të kryebashkiakut me charter, të cilat kushtojnë jo pak për buxhetin e bashkisë. Në listën e pagesave bien në sy edhe fatura të tilla deri në 14 milionë lekë të vjetra që janë përshkruar vetëm si likujdim për bileta udhëtimi për transport ajror ndërkombëtar.
Krahasuar me shpenzimet e Bashkisë së Tiranës për rininë, gratë apo për qytetarët me sëmundje apo paaftësi, vlera e udhëtimeve të kryebashkiakut fluturues kap shifra disa herë me të larta. Saktësisht janë 273 milionë lekë të vjetra në vit para të hedhura në ajër, nga taksat e qytetarëve të Tiranës.
“Balkanweb”
Retorikë langosh e logjikë dylekëshe…
Nga Ergys MËRTIRI
Doli Veliaj per te shplare eren e menderosjes qe pesoi nga Europa Nostra, dhe tha se eshte i vendosur ta prishe Teatrin, sapo te mbarojne procedurat.
Keto procedura u bene si pelhura e Penelopes. Ka dy vjet vetem shtyhen e shtyen dhe Kryetari vetem gafurret duke thene se pas nje apo dy muash do ta prishe!
Akoma vazhdon me retorike langosh e logjike dylekshe duke thene qe Teatri eshte nje godine tallashi dhe arkitekture fashiste!
Ne fakt, arkitekture fashiste, eshte e gjithe qendra e Tiranes, qe nga korpusi universitar, Kryeministria, Kuvendi, ministrite dhe vete zyra ku rri Erioni.
Diskualifikimi i objekteve arkitekturore me qendrime moraliste ideologjike antifashiste, eshte idiotesia me e madhe qe nje zyrtar mund te beje. Kategorizimi i vlerave estetike mbi nje perspektive te tille lufte klasash apo perleshjesh ideologjike qe vijne qe nga koha e shokut Shpati, te krijon nje trazim ne stomak qe ti sjell zorret ne fyt.
Kjo arkitekture “fashiste” sot mbrohet nga Europa Nostra, si monument i kultures europiane, qe mbrohet, jo prej termetit apo erozionit, por prej nje shteti barbar si ky i rameve dhe veliajve.
Kërkesa e çuditshme e Allës për prokurorët e SPAK
Ditën e sotme kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla ka dalë para SPAK në lidhje me videon e publikuar ditën e djeshme nga gazetari Artan Hoxha.
Dëshmia ka zgjatur rreth një orë ndërkohë mësohet se Alla ka mohuar të jetë ai personi në video.
Kryebashkiaku Alla u ka kërkuar hetuesëve të SPAK, që ta gjejnë ata se kush është personi në video, ndërsa për burimin e pamjeve, Alla ka kërkuar që të pyeten ata që i nxorrën emrin në media.
“Nuk jam unë personi në video. Të gjendet se kush është. Burimi i materialit? Pyesni ata që publikuan emrin tim,“-mësohet se është shprehur kryebashkiaku.
Dokumenti/ Si ia dha Gjiknuri konceisionin e bombolave të gazit një kompanie pa garë…
Për afro tre vite, një kompani e lidhur me ish-ministrin Damian Gjiknuri dhe ish-Sekretarin e Përgjithshëm Koli Bele, ka fituar në mënyrë të fshehtë të drejtën ekskluzive për të patur monopolin e kontrollit të bombolave të gazit. Praktikisht një koncension I dhënë me urdhër ministri.
Kur qeveria shqiptare miratoi në Mars 2016 një Vendim për rregullat teknike të bombolave të gazit, Ministri i Energjetikës së kohës, Damian Gjiknuri duket se e kishte përcaktuar kompaninë private që do të kryente këtë proces.
Vetëm një javë pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave, më 8 Prill 2016, Gjiknuri autorizoi kompaninë “El-Bu 2009”, sot me emrin e ndryshuar “Sëiss Approval”, që të kryejë kontrollin e të gjithë bombolave të gazit që janë në qarkullim në tregun shqiptar.
Në atë kohë, “El-Bu 2009” ishte e vetmja kompani e pajisur me Aktin që e njihte si Organ i Miratuar i Vlerësimit të Konformitetit, një dokument i lëshuar nga Ministri i Energjetikës. Në bazë të këtij akti, kompania private ishte e autorizuar të kryente vlerësimin e kushteve (konformitetit), ndër të tjera, edhe të pajisjeve nën presion, ku përfshihen edhe bombolat e gazit.
Në bazë të Urdhërit të ministrit Gjiknuri, të gjithë operatorët ekonomikë në fushën e gazit të lëngshëm, së pari duhet t’i nënshtrohen inspektimit të “El-Bu 2009” për të verifikuar kushtet e bombolave të tyre, si edhe duhet të merrnin aprovimin e kompanisë inspektuese për të gjithë të tjerat që do të hidhnin në treg.
Pavarësisht se dokumenti i nënshkruar nga Damian Gjiknuri titullohet “Autorizim”, në fakt ai duket që është ndër ata që konsiderohen “koncensione të fshehura”.
Fijet e kompanisë
Kompania “El-Bu” shpk është krijuar në vitin 2009. Në kohën që kompania u ngarkua nga Gjiknuri për të kryer kontrollin e bombolave të gazit në 2016, ajo ishte në pronësi të Gentian Filaj (47.5% të aksioneve), Realdo Mansaku (26.6%), Henri Aleksi (20.9%) dhe Ahmet Burak Goktepe (5%).
Aksioneri kryesor i kësaj kompanie Gentjan Filaj është dhe njohje e vjetër si dhe bashkëpunëtor i ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Energjisë Koli Bele.
Filaj dhe kompanitë e lidhura me të, rezultojnë përfituese të një numri kolosal punësh dhe favoresh të dhëna nga Ministria e Energjisë në kohën kur drejtohej nga Gjiknuri.
Dy aksionerët kryesorë të “Sëiss Approval”, Gentian Filaj dhe Realdo Mansaku, janë gjithashtu bashkëpronarë në kompaninë “Albania Mining Consulting”, e cila ka si veprimtari të saj gjithashtu certifikimin e enëve nën presion.
Filaj dhe Mansaku janë gjithashtu bashkëpronarë edhe në kompaninë “SSA-Albania”, e cila ushtron aktivitet, ndër të tjera, në prodhimin e tubave dhe enëve me presion.
/Boldnews.al
Kërcënimi nuk është argument, Veliaj!
Nga Çlirim GJATA
Kërcënimi i përsëritur mbi shembjen e Teatrit Kombëtar, nuk është argument Z. Veliaj dhe nëse nuk e dini, mësojeni se një kërcënim i përsëritur nuk kthehet medoemos në fakt.
Duket se teksa e përsërisni kërcënimin, më shumë doni të bindni veten për këtë marrëzi , se qytetarët që prej kohësh nuk ju dëgjojnë dhe nuk ju besojnë.
Provën e besimit, qoftë për kërcënimet dhe qoftë për “punën tuaj”, qytetarët e kaluan me zgjedhjet e 30 qershorit dhe njëzëri ju refuzuan si kryebashkiak.
Shembja e Teatrit Kombëtar, tashmë nuk kundërshtohet veçse nga opozita politike dhe qytetare në vend, por ekziston edhe një opozitë ndërkombëtare që dënon shembjen e teatrit.
Nëse nuk ju kujtohet, po ju bëj me dije se: Europa Nostra, zëri europian i shoqërisë civile e angazhuar në trashëgiminë kulturore, ju ka dërguar një letër, të firmosur nga Prof. Dr. Hermann Parzinger ku thuhet:
Europa Nostra, është shumë e shqetësuar nga planet alarmante për të prishur Teatrin Kombëtar të Shqipërisë, një vendndodhje me rëndësi të madhe kulturore dhe arkitekturore, jo vetëm në kryeqytetin e Shqipërisë dhe në vend, por edhe në Europë.
Përmes kësaj letre, Prof. Dr. Hermann Parzinger, ju fton në cilësinë e Kryebashkiakut të mbështesni ruajtjen dhe zhvillimin e Teatrit Kombëtar .
Në ligjëratën tuaj, nuk kërcënoni veçse Teatrin Kombëtar, por kërcënoni njëkohësisht edhe Europën.
Na u hiq sysh, Rama!
Nga Elona CASLLI
Ke dështuar me sukses të plotë, Rama! Mos ki kurrfarë dyshimi për suksesin e dështimit tënd!
Dështove me sukses, kur formove kabinetin qeveritar. Ithtar i pandreqshëm i mediokritetit.
Një tufë me njerëz mediokër, që qelben era padituri dhe arrogancë, sa herë hapin gojën.
Njē tufë horrash, që nuk ngrihen dot as në nivel mendimi dhe as në nivel dashurie, pasi janë të aftë veçse të kërcënojnë dhe të përdhunojnë.
Një tufë femrash, që nuk do të bëhen kurrë gra, pasi mendimi dhe qëndrimi i tyre, i redukton vetëm në qënie të afta për t’u riprodhuar dhe asgjë më tepër!
Një tufë spiunash, servilash dhe të paaftësh përbëjnë ushtrinë tënde!
Ç’mjerim të jesh në krye të një ushtrie të tillë!
Post Scriptum- Na u hiq sysh, Rama!
Flasin banorët: “Kur e pi Edi Rama në Tiranë pse mos pijë dhe Lefteri i Bulqizës”!
Burime të ABC News raportojnë se Alla mbrëmjen e djeshme është nisur për në Tiranë. Ndërsa banorët pasi e kanë parë videon ndajnë opinione të ndryshme. Shumica I shmangen komenteve.
“Mos na ngatërro”. “S’më intereson”, shprehen kështu disa prej tyre.
Banorët më “trima” të qytetit jo vetëm që e besojnë që ishte Alla që konsumonte drogë por e dinë që ligji e quan kriminel poseduesin e lëndëve narkotike. Ndërsa një tjetër banor bën ironi dhe përfshin e kryeministrin Rama.
“Normale tani nuk është se është edhe opinioni, droga që përdoret…kjo futet në rangun e kriminelëve”, thotë një banor.
“Kur e pi Edi Rama në Tiranë pse mos pije dhe Lefteri i Bulqizës. Në Bulqizë ka shumë pasuri, ka krom, por ka ra leku në dorë të horrave”, shprehet me iron qytetari.
Video ku Lefter Alla konsumonte drogë u sigurua nga gazetari Artan Hoxha dhe u publikua në ABC News pasditen e së mërkurës./abcnews.al