30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Thirrje të emëruarit të Ramës në bashkinë Bulqizë: Lefter, dorëhiqu!

Nga Xhemal Gjunkshi

Kryeministri duhet të kishte shkarkuar Leter Allën, të droguarin e Bulqizës.

Heshtje dhe indiferentizëm pas transmetimit të videos shokuese të transmetuar në ABC TV, ku shihet Kryebashkiaku i emëruar nga Edi Rama në Bulqize Lefter Alla duke thithur lëndë narkotike, kokainë, në ambient publik, ne grup, si neper narko – filma.

Rasti i Lefter Alles, është modeli që ka ofruar Edi Rama për qeverisjen e gjithë vendit, e veçanërisht të Qarkut Dibër.

Edi Rama e urren Dibrën dhe zgjuarsinë e dibraneve, e urren trimërinë, bujarinë, fisnikërinë dhe traditat e Dibrës të trashëguara në breza.

Edi Rama e ka frikë Dibrën e dibranet dhe për këtë arsye gjate gjithë këtyre viteve qeverisjeje ka bërë gjithçka për të njollosur, baltosur, poshtëruar dhe denigruar Dibrën, dibranët, mendjen dhe trutin e Shqiptattisē.

Nen regjimin e Edi Ramës, dibranët ndjehen të pushtuar nga një grup mafioz që quhet Rilindje e lidhur ngushtë me grupet më të rrezikshme kriminale, që veprojnë në qark e me gjerë.

Ky grup mafioz që ka kapur të gjitha hallkat e pushtetit në Dibër drejtohet nga deputeti Ulsi Manja me të emëruarit Dionis Ymeri, Robert Aga, Arben Keshi, Bekim Krashi, Lefter Alla, etj, me bekimin e Edi Ramës.

Dibranet nën regjimin e Edi Ramës janë varfëruar në mënyrë të tejskajshme. Kjo është arsyeja që rinia e shkolluar, dibranët e ndershëm po braktisin Dibrën.

Partia Demokratike i ka denoncuar në vazhdimësi politikat diskriminuese dhe selektive të qeverisë ndaj biznesit, fermerëve etj.

Partia Demokratike gjatë gjithë këtyre viteve të qeverisjes se Rilindjes, ka evidentuar dhe denoncuar me fakte veprimtarinë e mafies se Edvin Drogës ne Dibër, lidhjet e saj me grupet me të rrezikshme kriminale që veprojnë ne qark.

Kemi denoncuar në prokurori me fakte, me zë e figure përfshirjen e strukturave shtetërore, veçanërisht të Policisë se Shtetit në blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2016 dhe ato të vitit 2017.

Të gjithë këto përgjime flejne në dosjen Nr. 184, ku del hapur blerja masive e votës nga një grup kriminal i drejtuar nga deputetet Damjan Gjiknuri e Ulsi Manja, në bashkëpunim me strukturat shtetërore, veçanërisht të atyre me uniforme.

Përfshirja e drejtuesve me të lartë të Policisë ne blerjen e votës, ishte ne rastet me flagrante të ndodhura në historinë e pluralizmit në Shqipëri.

Në Dibër është bërë shumë popullore shprehja e Ulsi Manes, e dalë nga përgjimet:
“ Ma nalt mor burrë, ma nalt…”,

Qytetarët e përdorin këtë shprehje në çdo rast.

Drejtuesit mafioze në Polici, të lidhur ngushte me botën e krimit në Dibër, pas shërbimit që i bënë Edi Ramës në vjedhjen e votës kërkuan shpërblimin pas zgjedhjeve.

Kështu, Robert Aga kërkoi si shpërblim administrimin e “ minierës se arit “, Bulqizën, Arben Keshi është emëruar Drejtori i Llixhave në Peshkopi etj.

Dosja nr. 184 ka shkuar në “ drejtim të paditur “ e për rrjedhoje mafiozët e veshur me pushtet vazhdojnë të qetë veprimtarinë e tyre kriminale nën mbrojtjen e Edi Ramës.

Këto mafioze në pushtet kanë shndërruar edhe familjet e tyre në familje mafioze.

Ngjarjet e fundit në Dibër e tregojnë këtë, prangosja për herë të dytë në flagrancë me drogë e vëllait të Shefit të Komisariatit Robert Agës, djalit të Kryetarit të Bashkisë Bulqize, Lefter Alla, vetë Kryetari Alla duke thithur kokainë etj.

Të gjitha këto tregojnë se Edi Rama është njeriu i kokainës dhe nuk mund të qeverisi pa njerëz të sojit të vet, pa kriminelë, pa përdorues e trafikantë droge, prandaj largimi i tij nga pushteti ilegjitim që ka zaptuar vendin është emergjencë kombëtare, është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet vendit në këto momente kaq të vështira.

I bej thirrje Kryeministrit të shkarkojë urgjentisht narkomanin e emëruar Lefter Alla.

I bej thirrje të emëruarit Lefter Alla të largohet nga zyra që e ka zaptuar nën bekimin e Edi Rames dhe nën fuqinë e krimit, pasi ai nuk përfaqëson qytetarët e Bulqizës, përkundrazi ai është turpi i Bulqizës.

Lefter në rast se e ndjen sadopak që je djalë Dibre;

Minimumi,
Jep dorheqjen!

Rënia e kryebashkiakëve të Ramës, Pollo: PS të japë llogari pse zgjedh “mollët e kalbura”

Ish-ministri i Inovacionit gjatë qeverisjes së PD-së, Genc Pollo deklaroi se Partia Socialiste duhet të reagojë publikisht dhe të japë llogari në lidhje me rastin e kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla.

Për këtë të fundit dje në media u publikua një video ku thuhej se kryebashkiaku po konsumonte kokainë.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Pollo tha se, PS duhet të distancohej nga kjo ngjarje, që sipas tij është e gjashta në radhë. Sipas tij zgjidhja për të dalë nga kjo krizë politike janë zgjedhjet e lira.

Pjesë nga intervista

Keni një koment për rastin e kryebashkiakut Alla?
Për rastin konkret skam koment. Është i qartë, të dhënat janë. E ka marrë prokuroria, të shohim se si do të vijojë. Ajo që duhet të diskutojmë është se cili duhet të jetë reagimi politik. kemi të bëjmë me ofiqar. Është i gjashti i PS që del me probleme të tilla. Është rasti i Shqipërisë, në Cuovadis se ku po shkojmë. Pse nuk reagon PS? I dyti në parti tha se ‘është përgjegjësi individuale’. Mund të jetë përgjegjësi e atij që ka bërë një dënim në Greqi dhe ka gënjyer dhe s’ka treguar.

Po kjo dorë që i zgjedh, gjithmonë mollët e kalbura kap?! Pse s’ka bërë verifikime? Përgjigje e japim kollaj. Ta zëmë se jemi në një vend të Europës, partia do të reagonte. Do distancohej. Do e përjashtonte dhe do t’i kërkonte dorëheqje. PS si në rastin e drejtuar nga Rama, si në rastin e Elvis Rroshit, deri te ky i fundit, ose hesht ose…. Drejtësia ka punën e vet tani. Ne jemi në terrenin e përgjegjësisë politike.

Një parti që kandidon një person s’mund të jetë ‘përgjegjësi individuale’. Nëse video është e vërtetë, duhet ta hetojë SPAK. Pra kemi një kryebashiak që merr kokainë, që është vepër penale. Kur një zyrtar kryen vepër penale, në një vend tjetër, do të vihej në lëvizje përjashtimi i tij nga partia. Këtu s’ka asnjë reagim. Prokuroria duhet të dojë 2 muaj që të hetojë. Këtu kemi të bëjmë me një të keqe që po zbulohet.

Janë 3 bashki në këtë situatë…..(Pa kryebashkiakë)
Përveç tmerreve që po shohim, kemi dhe një situatë anormale për shkaqe që i kemi diskutuar. Zgjidhja politike janë zgjedhjet parlamentare, që duhet të zhvillohen brenda këtij viti, në mënyrë që Kuvendi, legjislatura që është të shkojë në shtëpi. Të kemi zgjedhje parlamentare të mira dhe të pranueshme dhe të dalim nga situata moniste dhe kokainiste që na la ky pushtet.

Kjo s’bëhet me qefin e Ramës dhe partisë në pushtet, do pak shtrëngim. Kemi nisur procesin e rregullimit të reformës zgjedhore. Ka dhe sforco të tjera që duhen bërë. Uroj që të mbyllet brenda afatit kur palët kanë rënë dakord që më pas të hapet mundësia e rinovimit të pushtetit.

Pyetet për videon e kryebashkiakut të Ramës, deputeti i PS: Unë jam nga Lushnja, s’di gjë!

Videoja e Lefter Allës duke thithur kokainë ka qenë temë kryesore mbrëmë dhe sot në vend.

Abc News i mori mendim disa deputetëve në Kuvend nëse duhej shkarkuar apo jo Lefter Alla pas videos në fjalë, ku nuk munguan edhe përgjigjet epike.

E njëjta pyetje iu drejtua edhe deputetit socialist Bujar Çela, i cili u përgjigj se “nuk dinte gjë pasi ishte nga Lushnja”.

Gazetarja Esiona Ikonomi e përsëriti pyetjen, por kësaj radhe Çela e vlerësoi pyetjen “shumë shtrenjtë” duke thënë se i përket kryeministrit të marrë vendime të tilla.

Zbulohen dokumentat: Veliaj 10 ditë në muaj jashtë shtetit, 273 milionë lekë për bileta avioni

Njëzet milionë lekë të vjetra në muaj i kanë kushtuar mesatarisht Bashkisë së Tiranës, fluturimet e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe stafit të tij jashtë vendit. Vetëm gjatë vitit 2019, bashkia e Veliajt ka harxhuar mbi 270 milionë lekë të vjetra për udhëtimet jashtë shtetit.

‘News24’ siguroi të dhënat e Drejtorisë se Përgjithshme të Thesarit, për pagesat e kryera nga Bashkia e Tiranës për bileta udhëtimi jashtë shtetit dhe për dieta. Ne rastet kur specifikohet se bileta është paguar për kryebashkiakun Veliaj, vlera shkon deri në 2 milionë leke të vjetra.

Erion Veliaj që servir thuajse çdo ditë pamje nëpër televizione sikur punon në Tiranë, të paktën 10 ditë në muaj ndodhet jashtë vendit. Referuar të dhënave te sistemit Tims, rezulton se Veliaj renditet në listën e zyrtarëve të lartë, që më shumë ka qenë në udhëtime jashtë sesa në zyrën e tij të punës në qendër të Tiranës.

Të dhënat flasin, edhe për disa fluturime të kryebashkiakut me charter, të cilat kushtojnë jo pak për buxhetin e bashkisë. Në listën e pagesave bien në sy edhe fatura të tilla deri në 14 milionë lekë të vjetra që janë përshkruar vetëm si likujdim për bileta udhëtimi për transport ajror ndërkombëtar.

Krahasuar me shpenzimet e Bashkisë së Tiranës për rininë, gratë apo për qytetarët me sëmundje apo paaftësi, vlera e udhëtimeve të kryebashkiakut fluturues kap shifra disa herë me të larta. Saktësisht janë 273 milionë lekë të vjetra në vit para të hedhura në ajër, nga taksat e qytetarëve të Tiranës./News24/

Ambasadorja e re e SHBA flet pas mbërritjes në Shqipëri: Jam gati t’i përvishem punës…

Ambasadorja Amerkinae Yuri Kim ka reaguar për herë të parë pas mbërritjes në Shqipëri.

“Ndihem e nderuar dhe shumë e kënaqur që jam në Shqipëri dhe jam gati t’i përvishem punës”, u shpreh Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim në një postim në faqen në Facebook të Ambasadës.

KUSH ESHTE YURI KIM

Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020. Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme.

Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë.

Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Powell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një diplomë bachelor nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit.

Bardhi: Rama ka detyrimin ligjor dhe përgjegjësinë politike ta shkarkojë menjëherë nga detyra Mr.Kokainën e Bulqizës

Sekretari i Pergjithshem i PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut të Ramës, Lefter Alla, që doli në një video duke thither kokainë.

Bardhi shkruan në reagimin e tij se, ky është modeli i Edi Ramës, i cili ka detyrimin ligjor dhe përgjegjësinë politike ta shkarkojë menjëherë nga detyra Mr. Kokainën e Bulqizës.

Reagimi i plotë i Bardhit

Është qesharak dhe hilacak reagimi Lefter Allës për të paditur Partinë Demokratike pse media publikoi videon, ku ai provohet si përdorues i kokainës. Haluçinacionet nga përdorimi i kokainës apo mbrojtja nga shkarkimi prej Edi Ramës nuk e ndihmojnë dot.

Edi Rama ka detyrimin ligjor dhe përgjegjësinë politike ta shkarkojë menjëherë nga detyra Mr. Kokainën e Bulqizës. Edi Rama e di se një përdorues kokaine ka njohje dhe lidhje me grupet kriminale të shpërndarjes së saj.

Heshtja dhe mosveprimi i Edi Ramës është një tjetër dëshmi që përzgjedhja e Lefter Allës është bërë për shkak të cilësisë së tij si përdorues kokaine dhe lidhjeve të tij me grupet kriminale të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës.

Fshehja pas përgjegjësisë individuale të Lefter Allës, Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut, Mark Babanit, Qerim Ismailajt apo Agron Malajt, është pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin. Këta i ka përzgjedhur dhe emëruar Edi Rama. Ky është modeli dhe ekipi qeverisës që Edi Rama i ofron shqiptarëve! Pa largimin e Edi Ramës nuk mund të ketë ndarje të politikës nga krimi!???

#KushEshteiRadhes #RamaIk #MjaftMeMashtrime #KrimiRama #LigjiAntiRama #RamaDeshtoi

Çupi zbulon mashtrimin e Veliajt: Emrin e vëllait të Mark dhe Arben Frrokut për rrugën e propozoi dhe e miratoi PS (Dokumenti)

Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi ka publikuar një dokument ku rrëzon mashtrimet e sotme të Erion Veliajt se, “gjatë kohës që bashkinë e drejtonte Basha, ishte vendosur emri e një rruge, të një personi të dënuar”.

Por Çupi ka publikuar dokumentin që vërteton se emrin e vëllait të Mark dhe Arben Frrokut për rrugën e propozoi dhe e miratoi PS.

Reagimi i plotë i Dhurata Çupit

Mashtrimet e Erion Veliajt janë të trasha dhe qesharake. Për të bërë pis kryetarin e PD me trafikantë droge, tutorë prostitutash dhe vrasës, siç është mësuar me kryetarin e tij, Erion Veliaj shpiku sot një sajesë sikur Basha i paska vënë emrin e një krimineli një rruge në Tiranë.

Aspak e vërtetë! Mashtrim banal, por djallëzor! Vëllanë e Mark dhe Arben Frrokut e nderoi Partia Socialiste e Edi Ramës dhe Erion Veliajt, pasi erdhën në pushtet.

Vendimi i Këshillit Bashkiak në foto tregon se ishte PS ajo që e propozoi dhe e miratoi emrin e rrugës, siç ka bërë, sa herë ka patur pushtet, duke vendosur emra kriminelësh që kanë vrarë dhe torturuar me mijëra shqiptarë gjatë regjimit diktatorial.

Erion Veliaj mund të përpiqet me mashtrime banale të bëjë të duken njësoj Lulzim Basha me Edi Ramën për të përfituar vetë, por e bardha me të zezën janë të pangatërrueshme!

Ne nuk jemi të gjithë njësoj!

Lefteri i kokainës dorëzohet në SPAK, por a do t’i bëhet analiza e …

Lefter Alla është doërzuar pasditen e sotme pranë Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të dhënë deklarime rreth videos që është publikuar ditën e djeshme në të cilën shfaqet duke pirë kokainë.

Mësohet se Alla ka mbërritur në ambientet e SPAK në orën 17:00 ndërsa ende nuk dihet sa do të zgjasin deklarimet.
Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla është bërë tema kryesore e debateve politike por jo vetëm, pas daljes së një videoje në të cilën shikohet duke marrë kokainë, ndërsa mësohet se ndaj tij SPAK ka nisur hetimet.

SPAK ka nisur procedim penal për Allën ndërsa pritet që ky i fundit të japë sqarime për pamjet që u publikuan. Pyetja që shtrohet është se a do ti bëhet Allës analiza e urinës që tregon shenjat e qarta nëse ka konsumuar lëndë narkotike dhe nëse po sa e besueshme do të jetë ajo?

Por çfarë parashikon ligji për rastet kur konstatohen veprime të tilla si ai i kryebashkiakut?

“Shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet”, shkruhet në nenin 283 t Kodit Penal “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet.
Organizimi, drejtimi apo financimi i kësaj veprimtarie, dënohen me burgim nga dhjetë gjer në njëzet vjet.

Epidemia në rritje e obezitetit, shifrat alarmante në Shqipëri

Hispanic boy covering mouth next to broccoli

Shkaku themelor i obezitetit dhe mbipeshës është një çekuilibër i energjisë mes kalorive të konsumuara dhe kalorive të shpenzuara.

Në mungesë të kritereve të përcaktuara që përkufizojnë obezitetin në fëmijëri në bazë të përmbajtjes dhjamore të gjithë trupit dhe marrëdhënien e saj me rezultatet shëndetësore, në përgjithësi janë përdorur vlerat kufi (limit) në bazë të shpërndarjeve të matjeve antropometrike (p.sh., pesha dhe treguesi i masës trupore-BMI).

Disa ekspertë dhe grupe këshilluese kanë rekomanduar BMI si masë të preferuar për vlerësimin e obezitetit mes fëmijëve dhe adoleshentëve të moshës 2 deri në 19 vjeç. BMI shpreh marrëdhënien peshë-përgjatësi si një raport, që është pesha (në kg) / [gjatësi (në metra)] 2 .

Ekspertët rekomandojnë BMI, sepse ajo mund të matet lehtë, është e lidhur fort me përqindjen e yndyrës trupore (sidomos nivelet ekstreme të BMI), është e lidhur dobët me lartësinë (gjatësinë), dhe identifikon individët e dhjamur (obezë) në mënyrë të saktë, me një saktësi të pranueshme në limitin e sipërm të shpërndarjes (p.sh., 85 apo 95 percentile për moshë dhe gjini).

Implikimet në moshën e rritur për fëmijët mbipeshë dhe obezë
Analizat sistematike konfirmojnë vazhdimësinë e obezitetit nga fëmijëria në moshë të rritur. Mbipesha dhe obeziteti në fëmijëri dhe adoleshencë shoqërohen me rezultate negative socio-ekonomike, rritje të risqeve shëndetësore dhe sëmundshmërisë, si dhe rritje të shkallës së vdekshmërisë në moshë të rritur.

Në veçanti fëmijët janë sot në risk për obezitet. Mbipesha konsiderohet sot si çrregullimi më i zakonshëm i kësaj moshe në rajonet evropiane të OBSH-së, duke marrë parasysh që 20% e fëmijëve sot janë mbipeshë dhe rreth 1/3 e tyre janë obezë. Pjesa më e madhe e fëmijëve mbipeshë apo obezë jetojnë në vendet në zhvillim, ku shkalla e rritjes ka qenë më shumë se 30% më e lartë se ajo e vendeve të zhvilluara.

Në rajonin e vendeve të Afrikës anëtare të OBSH-së, numri i fëmijëve mbipeshë apo obezë është rritur nga 4 deri në 9 milionë gjatë të njëjtës periudhë. Pa ndërhyrje, foshnjat dhe fëmijët e vegjël obezë ka të ngjarë të vazhdojnë të jenë obezë gjatë fëmijërisë, adoleshencës dhe moshës madhore.

Obeziteti në fëmijëri është i lidhur me një gamë të gjerë të komplikimeve të rënda shëndetësore dhe një rritje të riskut të shfaqjes së parakohshme të sëmundjeve, duke përfshirë diabetin dhe sëmundjet e zemrës.

Ushqyerja ekskluzive me gji nga lindja deri në moshën 6 muajshe është një mënyrë e rëndësishme për të ndihmuar në parandalimin e foshnjave për tu bërë mbipeshë apo obezë më vonë.

Çdo aspekt i mjedisit në të cilën fëmijët janë konceptuar, lindur dhe rritur mund të kontribuojnë në riskun e tyre për t’u bërë mbipeshë apo obezë.

Zgjedhja e ushqimeve të shëndetshme për fëmijët është kritike për shkak se preferencat ushqimore formohen që në jetën e hershme. Ushqyerja e tyre me ushqime me përmbajtje të lartë në energji, yndyrnë, sheqerna dhe kripë është një kontribues i rëndësishëm për obezitetin në fëmijëri.

Bota gjithnjë e më shumë e urbanizuar dhe dixhitalizuar ofron pak mundësi për aktivitet fizik nëpërmjet lojës së shëndetshme. Duke qenë mbipeshë apo obezë tejzvogëlohen mundësitë e fëmijëve për të marrë pjesë në aktivitete fizike në grup.

Ata pastaj mund të bëhen edhe më pak fizikisht aktiv, me gjasë të bëhen më shumë mbipeshë me kalimin e kohës. Nëse trendet aktuale do të vazhdojnë, numri i fëmijëve mbipeshë apo i obezë në nivel global do të rritet në 70 milion deri në vitin 2025, që do të thotë më i predispozuar për të zhvilluar diabet të tipit 2, hipertension dhe pagjumësi, çrregullime psikologjike dhe sociale.

Zakonet e përftuara në fëmijëri, lidhur me dietën dhe aktivitetin fizik nuk ndryshojnë lehtësisht gjatë jetës. Prandaj parandalimi dhe frenimi i rritjes së obezitetit në moshën fëminore dhe në atë në zhvillim paraqet sot një sfidë për shëndetin publik.

Shkaqet e obezitetit
Shkaku themelor i obezitetit dhe mbipeshës është një çekuilibër i energjisë mes kalorive të konsumuara dhe kalorive të shpenzuara. Globalisht, ka pasur: një marrje të rritur të ushqimeve të pasura në energji dhe me përmbajtje të lartë në yndyrë; dhe një rritje të pasivitetit fizik për shkak të natyrës gjithnjë e më sedentare të shumë proceseve të punës, duke ndryshuar mënyrat e transportit, dhe rritjen e urbanizimit.

Ndryshimet në modelet e dietës dhe aktivitetit fizik janë shpesh rezultat i ndryshimeve mjedisore dhe shoqërore të lidhura me zhvillimin dhe mungesën e politikave mbështetëse në sektorë të tillë si shëndetësia, bujqësia, transporti, planifikimi urban, mjedisi, përpunimi i ushqimit, shpërndarja, marketingu dhe arsimi.

Shkaqet e epidemisë së obezitetit janë komplekse. Struktura e shoqërisë sot, politikat dhe zhvillimi socio-ekonomik kanë kontribuar në krijimin e një “ambienti obezogen”që inkurajon sjelljet me risk drejt obezitetit.

Në thuajse të gjitha vendet e rajonit obeziteti është më i përhapur midis kategorive të ulëta sociale, atyre që kanë më pak të ardhura, nivel më të ulët arsimor si dhe më shumë vështirësi për tu trajtuar dhe mjekuar. Të dhënat tregojnë që në vendet e varfra, por me një zhvillim të shpejtë, po ndeshet një rritje e shpejtë e obezitetit.

Një shkak tjetër i dukshëm i rritjes së obezitetit është edhe moskryerja e mjaftueshme e një aktiviteti fizik dhe situata vazhdon të përkeqësohet. Mjedisi ku jetohet (shtëpi, shkollë, punë, etj.) shpesh dekurajon aktivitetin fizik.

Kështu, edhe distanca nën 5 km që mund të përshkohen me këmbë ose biçikletë, preferohen të bëhen me makinë duke reduktuar ndjeshëm mundësitë e një aktiviteti fizik të vlefshëm për një jetë të shëndetshme.

Sipas OBSH-së, një i rritur duhet të bëjë të paktën 30 minuta/ditë aktivitet fizik të moderuar ndërsa fëmijët duhet të bëjnë të paktën 60 minuta aktivitet fizik/ditë. Një nivel i tillë aktiviteti rrit gjatësinë e jetës së njeriut nga 3-5 vjet.

Obeziteti ka disa shkaqe që ndërlidhen me njëri-tjetrin:
Gjenetika dhe epigjenetika. Megjithëse shumica e rasteve të obezitetit nuk buron nga një gjen i vetëm, sërish ndikimet gjenetike duket se janë të pranishme.

Mjedisi. Me normat e obezitetit në rritje dhe grupin e gjeneve që mbetet relativisht i pandryshuar, mjedisi gjithashtu ndikon tek obeziteti. Obeziteti pasqyron ndërveprimin midis gjeneve dhe mjedisit. Gjatë katër dekadave të shkuara, kërkesa për aktivitet fizik është ulur ndërsa bollëku i ushqimit është rritur.

Marrëdhëniet sociale. Mund të ndikojnë tek obeziteti. Mundësia që një person të bëhet obez rritet nëse një mik, vëlla, ose bashkëshort bëhet obez.

Mbingrënia. Jetojmë në një mjedis që na ekspozon në një bollëk ushqimesh me shumë kalori dhe shumë yndyrna, dhe që janë të disponueshme, relativisht të lira, shumë të reklamuara dhe mjaft të shijshme.

Ushqimi është i disponueshëm kudo, gjatë gjithë kohës—kryesisht falë fast-food-eve. Edhe më alarmante janë porcionet jashtëzakonisht të mëdha dhe ushqimet e gatshme që ofrojnë kombinime të tilla. Për fat të keq, ushqimet me densitet të ulët energjie zakonisht janë më të shtrenjta dhe më pak të volitshme se ushqimi me densitet të lartë energjie.

Pasiviteti fizik. Mjedisi ynë gjithashtu nxit pasivitetin fizik. Jeta kërkon pak përpjekje—përdorim ashensorët për të ngjitur shkallët, automobilët për të lëvizur në qytet, pulsantët ulin xhamat e dritareve dhe telekomanda ndërron kanalet televizive nga larg.

Teknologjia moderne ka zëvendësuar aktivitetin fizik në shtëpi, punë dhe transport. Pasiviteti ndikon në shtimin e peshës dhe në një shëndet të dobët. Ndjekja e televizionit, lojërat elektronike dhe përdorimi i kompjuterit ndikojnë shumë në pasivitetin fizik.

Situata e obezitetit dhe mbipeshës në nivel global
Gjatë tre dekadave të fundit prevalenca e obezitetit dhe mbipeshës është rritur ndjeshëm. Globalisht, rreth 170 milionë fëmijë (të moshës nën 18 vjet) janë vlerësuar të jenë mbipeshë.

Prevalenca më e lartë e mbipeshës në fëmijëri është në vendet me të ardhura mesatare dhe të larta, dhe, kur të merren si një grup, vendet me të ardhura të ulëta kanë nivelin më të ulët të prevalencës.

Edhe në Europë obeziteti ka arritur përmasa epidemike. Prevalenca e mbipeshës është trefishuar në 30 vitet e fundit. Përsa u përket fëmijëve të moshës shkollore 6-9.9 vjeç, Iniciativa e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për vlerësimin e obez itetit në moshën fëminore, së fundi ka filluar të ndjekë nivelet e obezitetit tek fëmijët në rreth 15 vende, duke përdorur standardet e rritjes së fëmijëve të OBSH-së.

Analiza e parë, bazuar në të dhënat e viteve 2007-2008 të 13 shteteve, nxori në pah se 24 për qind e fëmijëve të moshës 6-9 vjeç janë mbipeshë, duke u hasur në një interval nga 19% në 49% mes djemve dhe nga 18% në 43% mes vajzave, dhe një interval obeziteti nga 6% to 26.6% mes djemve dhe nga 5% në 17% mes vajzave. Prevalenca më e lartë e mbipeshës u vu re në Itali, Portugali dhe Slloveni (bazuar në referencat e rritjes së fëmijëve të OBSH-së, 2007).

Një fazë e dytë e mbledhjes së të dhënave është kryer në vitin 2010 me përfshirjen e 17 shteteve. Në vazhdim, katër shtete të tjera, mes tyre edhe Shqipëria, u është bashkuar shteteve pjesëmarrëse në fazën e tretë të mbledhjes së të dhënave për vitin shkollor 2012- 2013 dhe në fazën e katërt që është në zbatim në periudhën 2015-2016.

Situata e mbipeshës dhe e obezitetit fëminor në Shqipëri
Në Shqipëri, mbipesha dhe obeziteti janë një faktor risku i rëndësishëm për shëndetin, veçanërisht për sëmundjet jo të transmetueshme. Ky faktor risku vepron që në moshën e fëmijërisë. Situata e tanishme tregon se në Shqipëri ekzistojnë njëkohësisht të dy format e kequshqyerjes: nënushqyerja dhe mbiushqyerja.

Të dhënat e ADHS-së, 2008-2009, nxorën në pah se rreth 22 për qind e fëmijëve të moshës nën pesë vjeç janë mbipeshë ose obezë, ndërkohë që mes të rriturve mbi 15 vjeç, 53% e meshkujve 15-49 vjeç ishin mbipeshë (prej të cilëve 9% obezë) dhe 39% e grave të së njëjtës grup-moshë rezultuan mbipeshë (prej të cilave 10% obezë).

Të dhënat e studimit të ISHP-së të kryer në vitin 2013 (bazuar në shpërndarjen e masës trupore të fëmijëve (BMI) sipas vlerave kufi të OBSH-së tregojnë se 22.4% e fëmijëve të moshës 8-8.9 vjec në nivel kombëtar ishin mbipeshë (përfshirë edhe obezitetin), prej të cilëve 7.9 % obezë.

Vetëm 1.5% e fëmijëve ishin të dobët. Referuar vlerësimit sipas IOTF-së, po në këtë studim të dhënat treguan se 14.4% e fëmijëve në nivel kombëtar ishin mbipeshë (përfshirë edhe obezitetin), prej të cilëve 3.3% obezë.

Vetëm 1.6% e fëmijëve ishin të dobët. Lidhur me adoleshentët (grup-mosha 15-19 vjeç) sipas ADHS 2008-2009, prevalenca e mbipeshës ishte më e lartë midis djemve (20.5%) se sa midis vajzave (7.9%). Përqindja e djemve dhe e vajzave 15-19 vjeç obezë ishte respektivisht 1.3% dhe 1.4%.

Efektet shëndetësore të obezitetit në fëmijëri
Prevalenca e lartë e mbipeshës dhe obezitetit ka dhe pasoja të rënda shëndetësore. Rritja e indeksit të masës trupore (BMI) është një faktor i madh risku për sëmundje të tilla si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti i tipit 2 dhe shumë kancere (përfshirë, për shembull, kancerin kolorektal, kancerin në veshka dhe kancerin esophageal). Këto sëmundje shkaktojnë jo vetëm vdekjen e parakohshme, por edhe sëmundshmëri afatgjatë.

Përveç kësaj, mbipesha dhe obeziteti tek fëmijët janë të lidhur me ulje të konsiderueshme të cilësisë së jetës dhe një risk më të madh të ngacmimit, fyerjeve dhe izolimit social.
Për shkak të rritjes së shpejtë të prevalencës obezitetit dhe pasojave të rënda në shëndet publik, obeziteti konsiderohet zakonisht si një nga sfidat më serioze të shëndetit publik në fillim të shekullit të 21-të. Mbipesha dhe obeziteti, si dhe sëmundjet e lidhura me to janë kryesisht të parandalueshme.

Mjediset mbështetëse dhe komunitetet janë themelore në formësimin e zgjedhje të njerëzve, duke i bërë zgjedhjen e shëndetshme të ushqimeve dhe aktivitetin e rregullt fizik si zgjedhjet më e lehta (të arritshme, të disponueshme dhe të përballueshme), në parandalimin e obezitetit.

Mbajeni trurin tuaj të ri duke dëgjuar muzikë

Nëse doni të mbani trupin tuaj në formë, shkoni në palestër. Ndërsa nëse doni të ushtroni trurin tuaj, dëgjoni muzikë. Shumë pak gjëra e stimulojnë trurin ashtu si muzika.

Studimet tregojnë se dëgjimi i muzikës mund të reduktojë ankthin dhe dhimbjen dhe të përmirësojë tensionin e gjakut, kualitetin e gjumit, humorin, shkathtësinë mendore dhe memorjen.

Lidhja tru – muzikë
Ekspertët po përpiqen të kuptojnë se si truri ynë mund të dëgjojë dhe luajë muzikë. Një sistem stereo përcjell vibrime që udhëtojnë nëpërmjet ajrit dhe në një farë mënyre futen në kanalin e veshit.

Këto vibrime prekin daullen e veshit dhe transmetohen në një sinjal elektrik që udhëton nëpërmjet nervit të dëgjimit për në tru, ku kthehet në diçka që ne e perceptojmë si muzikë.

Nxitje të përditshme të trurit nga muzika
Fuqia e muzikës nuk limitohet vetëm në studime interesante. Provoni këto metoda për të sjellë më shumë muzikë dhe përfitime të trurit në jetën tuaj:

Ndihmoni kreativitetin tuaj
Ekspertët sugjerojnë të dëgjoni edhe muzikën që dëgjojnë fëmijët dhe nipërit tuaj. Shpesh ne dëgjojmë vazhdimisht të njëjtat këngë dhe zhanër muzike që dëgjonim gjatë adoleshencës dhe në të 20 – at dhe kryesisht shmangim dëgjimin e çdo gjëje jashtë asaj periudhe.

Muzika e re sfidon trurin tonë në një mënyrë që ajo e vjetra nuk e bën. Mund të mos jetë shumë e pëlqyeshme në fillim por ai jofamiljiritet detyron trurin të përpiqet për të kuptuar tingujt e ri.

Kujtoni diçka nga shumë kohë më parë
Këngë të ndryshme ju sjellin kujtimeve të ngjarheve që mund të kenë ndodhur kur ju keni qenë duke e degjuar atë në të shkuarën.

Dëgjoni trupin tuaj
Kushtojini vëmendje se si ju reagoni ndaj formave të ndryshme të muzikës dhe zgjidhni atë që është më e përshtatshme për ju. Çfarë ndihmon një njeri që të përqendrohet mund të jetë shpërqendruese për dikë tjetër dhe çfarë e ndihmon dikë që të çlodhet mund të sjellë lodhje për dikë tjetër.