19.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Protesta në Fier, reagon Berisha: Nxënësit bojkotojnë mësimin sepse vjedhja e narkozyrtarëve i ka lenë pa ngrohje!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas protestës të zhvilluar ditën e sotme nga nxënësit dhe mësuesit në Fier.

Berisha shkruan në një poistim në Facebook se, Nxënësit bojkotojnë mësimin sepse vjedhja e narkozyrtareve i ka lenë pa ngrohje!

Postimi i plotë

Nxenesit bojkotojne mesimin sepse vjedhja e narkozyrtareve i ka lene pa ngrohje!

Miq, nxenesit e gjimnazit “Adem Vrapi” Roskovec bojkotojne mesimin sepse vjedhja dhe korrupsioni zyrtar i ka lene pa ngrohje!

Thirrje nxenesve te mbare Shqiperise te solidarizohen me gjimnazistet e Roskovecit per te ndeshkuar hajnat zyrtar! Sb

Z. BERISHA pershendetje. Ne qe po ju shkruajme jemi nxenesit e gjimnazit “Adem Vrapi” Roskovec. Kemi bojkotuar mesimin dhe kemi dal ne proteste sepse gjimnazi jone nuk ka ngrohje per shkak te vjedhjes se fondeve.

Gjimnazi u rikonstruktua por leket i vodhi Majlinda. 800 milion lek i vodhi majlinda per femijet e saj ndersa ne femijet e popullit te thjeshte jemi pa ngrohje dhe pa kushte per te zhvilluar mesim. Ne do vazhdojme protestat dhe do bojkotojme mesimin derisa te plotesohen kerkesat tona. Te lutem postoje

Nexensit bojkotojne mesimin sepse vjedhja e narkozyrtareve i ka lene pa ngrohje!Miq, nxenesit e gjimnazit “Adem Vrapi” Roskovec bojkotojne mesimin sepse vjedhja dhe korrupsioni zyrtar i ka lene pa ngrohje!Thirrje nxenesve te mbare Shqiperise te solidarizohen me gjimnazistet e Roskovecit per te ndeshkuar hajnat zyrtar! sbZ. BERISHA pershendetje. Ne qe po ju shkruajme jemi nxenesit e gjimnazit "Adem Vrapi" Roskovec. Kemi bojkotuar mesimin dhe kemi dal ne proteste sepse gjimnazi jone nuk ka ngrohje per shkak te vjedhjes se fondeve .Gjimnazi u rikonstruktua por leket i vodhi Majlinda. 800 milion lek i vodhi majlinda per femijet e saj ndersa ne femijet e popullit te thjeshte jemi pa ngrohje dhe pa kushte per te zhvilluar mesim. Ne do vazhdojme protestat dhe do bojkotojme mesimin derisa te plotesohen kerkesat tona. Te lutem postoje

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 23. Januar 2020

A do të jenë të vërteta hetimet e SPAK për kokainën e Lefterit apo në fund do ta shpallin miell?

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka nisur tashmë hetimin për kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Alla pas publikimit nga gazetari Artan Hoxha në Abc Neës duke konsumuar lëndë narkotike në ambiente publike.

Abcneës.al se hetimi është nisur në kuadër të nenit 283 i Kodit Penal për “Prodhim të shitje të lëndëve narkotike”.

Mësohet se nëse gjendet fajtor, Alla mund të dënohet nga 5 deri në 10 vite burg.

Mësohet se SPAK do të hetojë se ku e ka gjetur Alla kokainën, si edhe do të merren në pyetje pronarët e lokalit dhe personat që gjendeshin aty në ato momente. SPAK do të pyesë gjithashtu edhe bashkëpunëtorët e afërt që dyshohet se mund të kenë dijeni se Alla përdorte lëndë narkotike.

Nga mënyra si pritet të veprojë SPAK gjasat janë të pakta që të dalë e vërteta dhe Kryebashkiaku i Ramës të përgjigjet, sepse asnjë nga ata që do të pyeten nuk mundet të tregojë të vërtetën për shkak të frikës nga banda e Allës. Kështu që në përfundim të hetimeve SPAK mund ta shpallë se nuk ka qenë kokainë, por miell.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, gazetari investigativ Artan Hoxha publikoi videon e Lefter Allës duke thithur kokainë në ambiente publike.

Gazetari theksoi se është kërcënuar me jetë për të mos publikuar videon, ndërsa i bëri thirrje policisë që të tregojë kujdes ndaj disa elementëve kriminalë në Bulqizë.

Voltana Ademi inspekton punimet për rikonstruksionin e qendrës së Shirokës

Vazhdojnë punimet për rikonstruksionin e qendrës së Shirokës në Bashkinë e Shkodrës. Në takime me banorë të zonës dhe qytetarë që kanë aktivitetin e bisnesit në këtë zonë turistike, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj.

Voltana Ademi, ka adresuar tek përfaqësuesit e FSHZH-së problematikat e evidentuara gjatë punimeve të zbatimit. Theksi është vënë në krijimin e lehtësive maksimale për bisneset në qendrën e Shirokës, duke patur si prioritet shfrytëzimin e hapësirave nga qytetarët dhe këmbësorët që frekuentojnë këtë zonë.

Gjatë bashkëbisedimit dhe inspektimit të punimeve, janë konstatuar dhe adresuar për zgjidhje çështje konkrete për çdo bisnes në qendrën e Shirokës.

“Economist”: Demokracia u përkeqësua në Shqipëri

Shqipëria renditet në vendin e 79 në Indeksin e Demokracisë 2019, të publikuar sot nga The Economist, i cili jep një panoramë të situatës së demokracisë në mbarë botën në 165 shtete të pavarura dhe dy territore.

Indeksi i Demokracisë bazohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi; funksionimi i qeverisë; pjesëmarrja politike; kultura politike; dhe liritë civile. Bazuar në rezultatet e tij në një gamë të indikatorëve brenda këtyre kategorive, secili vend më pas klasifikohet si një nga katër llojet e regjimit: “demokraci e plotë”, “demokraci në lulëzim”, “regjim hibrid” ose “regjim autoritar”.

Shqipëria vijon të bëjë pjesë në regjimin e demokracisë hibride, me një pikëzim që ishte 5.89 në vitin 2019 (sa më i ulët indeksi aq më e ulët demokracia).

Në raport me një vit më parë, kur treguesi ishte 5.98 ka një përkeqësim, çka ka bërë që Shqipëria të zbresë me tre vende (nga i 76-i që ishte një vit më parë). Ky është niveli më i ulët i demokracisë, që nga viti 2014, sipas të dhënave historike të publikuara nga The Economist.

Përkeqësimi ka ardhur si rrjedhojë e zbritjes në kategorinë e “pjesëmarrjes politike”, që kishte një pikëzim prej 4.44, nga 5.56 që ishte një vit më parë. Më mirë Shqipëria renditet në kategorinë e “lirive civile”, me 7.65 pikë, e ndjekur nga “procesi zgjedhor dhe pluralizimit” me 7 pikë, funksionimi i qeverisë (5.36) , kulura politike (5) dhe në fund pjesëmarrja politike (4.44). në këtë tregues të fundit të pjesëmarrjes politike, Shqipëria është në nivele të njëjta me shtete të tilla si Hondurasi, Butani, Guatemala, Haiti.

Në rajon kryeson Serbia
Nga vendet e rajonit, në indeksin e demokracisë, më mirë në rajon paraqitet Serbia (66), që hyn në grupin e demokracisë në lulëzim, Maqedonia (77), ndërsa më keq është Mali i Zi (84) dhe më pak demokratikja në rajon renditet Bosnjë Hercegovina (84).

Në treguesin e pjesëmarrjes politike, që për Shqipërinë është shumë i ulët. Të gjitha vendet e tjera të rajonit paraqiten më mirë, ku psh Serbia ka 6.11 pikë, Maqedonia (6.67), mali i Zi (5.36), Bosnja (5.56)

Shteti më demokratik në botë
Shteti më demokratik në botë është Norvegjia, i ndjekur nga Islanda, Suedia, Zelanda e Re, Finlanda, Irlanda, Danimarka,
Kanadaja, Australia.

Sipas raportit, ka pasur pak ndryshime në krye dhe në fund të indeksit. Edhe një herë Norvegjia doli në krye, me rezultatin 9,87 (në një shkallë 0-10), dhe Koreja e Veriut ishte në fund të renditjes globale, me rezultatin 1.08. Disa nga lëvizjet më të dukshme lart dhe poshtë renditjes u regjistruan nga Tajlanda, e cila regjistroi përmirësimin më të madh në rezultatin dhe renditjen, dhe nga

Kina, e cila regjistroi rënien më të madhe.
Në Indeksin e Demokracisë 2019 rezultati mesatar global për demokracinë ra nga 5.48 në 2018 në 5.44 (në një shkallë 0-10). Kjo është nota mesatare më e dobët globale që kur indeksi u prodhua për herë të parë në 2006.

Rezultati i vitit 2019 është edhe më i keq se ai i regjistruar në vitin 2010, në vazhdën e krizës globale ekonomike dhe financiare, kur rezultati mesatar global ra në 5.46. Nga viti 2011 e në vazhdim, rezultati mesatar botëror shënoi një përmirësim vjetor, modest, vjetor, por në 2015 dhe 2018 rezultati ngeci, dhe në 2016 dhe 2019 ai ra.

Rënia e rezultatit mesatar global në vitin 2019 u nxit nga një regresion i mprehtë në Amerikën Latine dhe Afrikën Sub-Sahariane, dhe më pak në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut (MENA), dhe nga stanjacioni në katër rajonet e mbetura të përfshira në Indeksin e Demokracisë.

Amerika Latine ishte rajoni më i keq në vitin 2019, duke regjistruar një rënie prej 0.11 pikë në rezultatin e saj mesatar rajonal në krahasim me 2018, në 6.13. Duke u nisur nga një bazë tashmë e ulët, regresioni në Afrikën Sub-Sahariane ishte gjithashtu i lartë: rezultati mesatar rajonal ra me 0.10 pikë në 4.26.

Në vitin 2019, rreth 68 vende pësuan një rënie në rezultatin e tyre të përgjithshëm krahasuar me vitin 2018, por pothuajse po aq (65) shënuan një përmirësim. 34 të tjerët ngecën, me rezultatet e tyre të mbetura të pandryshuara në krahasim me vitin 2018. /Monitor

Marinela Ziu: Pas 7 vjet keqqeverisje, korrupsioni dhe shpërdorimi i parave publike ka kapur shifra të frikshme

Nga Av. Marinela ZIU

Pas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), që vlerëson Shqiperinë si vendin më të korruptuar në Rajon dhe Europë, vjen raporti i Transparency International, i cili rendit Shqipërinë në vendin e 106-të, që reflekton edhe përkeqësimin e situatës së korrupsionit krahasuar me vitin 2014, ku renditeshim në vendin e 64, e tashmë, në të njëjtin nivel me Bregun e Fildishtë e Mongolinë…

Pas 7 vjet keqqeverisje korrupsioni dhe shpërdorimi i parave publike ka kapur shifra të frikshme.

* Vendi i 1,5 milionë të varfërve, paguan 1 miliardë euro vetëm për shpenezimet e luksit të qeverisë.

* 3 miliardë euro koncesione korruptive, pa asnjë benefit për qytetarët, pa garë, pa transparence, me kritere dhe fitues të paracaktuara për një grusht miqsh.

* 5 miliardë euro dëmi i konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, një shifër që vazhdon e rritet, në vendin e 60 mijë fëmijëve që ëndërojnë një herë në ditë… bukë.

* 400 millionë euro tendera e kontrata sekrete për 11 oligarkë, ndërkohë që mbi 50 biznese të ndershme mbyllen çdo ditë.

* 1,6 milionë euro kushton vetëm zyra e Kryeministrit, para me të cilat mund të bliheshin 1 mijë kontenierë banimi, për të pakën 1 mijë familje të prekura nga tërmeti, që ngrysen e gëdhihen në çadra plasmasi, pa asnjë ndihmë nga shteti.

* 140 milionë euro nga vendimet e Gjykatave për largime të padrejta nga puna, që kanë detyruar mijëra familje të lenë përfundimisht vendin…

* Nëse në 2018, 1 në 3 tendera jepej pa gare, tashmë 1 në 2 tendera jepet pa garë, pa transparence, në shkelje të ligjit dhe duke shpërdoruar taksat e larta të taksapaguesve më të varfër në bote.

Një faturë që nuk ka fund… sepse “Kap Ç’a T’kapësh” është i vetmi institucion funksional, drejtues i së cilës është vetë Kryeministri…

Departamenti i Antikorrupsionit, Aksesit në Shërbime dhe Transparencës në Qeverisje, Partia Demokratike e Shqipërisë.

Çmendet Rama, e çon faturën e tërmetit 1 miliardë euro, habitet ministri italian Di Maio

Nga projekt rindërtimi, Rama do ta kthejë në projekt të një megavjedhje të madhe faturën e dëmeve të tërmetit.

Megjithëse nuk ka asnjë konstatim zyrtar të dëmeve të tërmetit, Rama ka habitur ministrin e Jashtëm italian me shifrën që ka shpalosur në Itali, sipas të cilit dëmet e tërmetit arrijnë në 1 miliardë euro, shifër që ka shtangur edhe ministrin italian.

Kryeministri Rama pas vizitës në Ukrainë, ka shkuar në Itali për të takuar ministrin e jashtëm italian. Menjëherë sapo Di Maio e pret e pyet se si po shkon rikonstruksioni në Shqipëri i banesave të dëmtuara nga tërmeti .

Rama shprehet se raporti i plotë i dëmeve do të jetë gati për disa ditë por deri tani fatura është llogaritur të jetë rreth 1 miliardë euro.

Di Maio habitet nga shifra por shprehet se ka besim tek Konferenca e Donatorëve e organizuar nga BE më 17 shkurt në Bruksel se do të gjendet një zgjidhje aty.

PJESA NGA BISEDA RAMA- DI MAIO
Di Maio: Si po shkon puna me rikonstruksionin në Shqipëri?

Rama: Për disa ditë do të kemi raportin e dëmeve nga tërmeti por finalisht fatura përllogaritet të jetë rreth 1 miliard dollarë
Di Maio: 1 miliardë? Kam besim se në Konferencën e Donatorëve do të gjendet një zgjidhje

A jemi të rrezikuar dhe a ka vaksinë kundër virusit vdekjeprurës kinez?

Ndërsa filloi viti i ri, një virus i cili supozohet se nuk është parë kurrë më parë filloi të përhapet në Kinë. Dhe derisa jetojmë në trillimet apokaliptike, shumë në Perëndim u hodhën shpejt në aksion në mediat sociale për të shpallur “fundin e botës”, përcjell Telegrafi.

Por, për çfarë në fakt bëhet fjalë dhe sa jemi të rrezikuar nga një epidemi?

Çfarë është një coronavirus?
Emri “coronavirus” i referohet një familje të përgjithshme të viruseve. Dy nga coronaviruset e hershme të transmetueshme që do të zbuloheshin në mesin e shekullit të 20-të mendohet se janë përgjegjës për një numër të madh të rasteve të ftohjes së zakonshme. Ky virus i ri është coronavirusi i shtatë që është identifikuar tek njerëzit, dhe deri më tani thjesht është emëruar 2019-nCoV.

Pse është problem?
Pavarësisht nga disa coronaviruse që paraqiten si relativisht të padëmshëm për shumicën e njerëzve, dy prej shpërthimeve më të rrezikshme globale virale në vitet e fundit u janë atribuuar coronavirusëve të sapo shfaqur: SARS dhe MERS.

Përhapja e SARS në vitin 2003 filloi në Kinë, me virusin që kaloi së pari nga disa kafshë tek njerëzit. Mbi 8,000 raste u konfirmuan në tërësi, me 774 vdekje të konfirmuara – një shkallë fataliteti prej 9.7 për qind.

Ndërsa coronavirusi MERS u identifikua së pari në fund të vitit 2012 dhe përhapja e tij më e mprehtë ndodhi midis 2012 dhe 2015 në Arabinë Saudite, përcjell Telegrafi.

Deri më tani ka pasur mbi 1.200 raste të konfirmuara, dhe gati 400 vdekje, duke shënuar virusin me një shkallë vdekjeprurëse fataliteti prej gati 40 për qind.

Nga erdhi 2019-nCoV?
Virusi aktualisht përmendet jozyrtarisht si coronavirusi Wuhan, në lidhje me pikën e tij të origjinës, qytetin e Wuhan në Kinë.
Shfaqja e parë erdhi në një valë rastesh në dhjetor të vitit 2019.

Rastet kryesisht ishin rreth njerëzve të lidhur me tregun e detit Huanan, dhe fillimisht u etiketuan si një sëmundje e ngjashme me pneumoninë, me origjinë të panjohur.

Cilat janë simptomat?
Organizata Botërore e Shëndetësisë vëren se simptomat fillestare janë po aq të thjeshta sa ethet dhe shqetësimi i butë i frymëmarrjes.

Fillimi i virusit është ende relativisht i panjohur, kështu që mund të ketë një periudhë asimptomatike diku nga dy deri në 14 ditë.
Ngjashmëria simptomatike e virusit me gripin paraqet një problem të rëndësishëm për përmbajtjen e përhapjes së tij, duke arritur në mes të sezonit të gripit dimëror të hemisferës veriore.

Si përhapet dhe a është vdekjeprurës?
Që nga 21 janari i vitit 2019, ka pasur mbi 400 raste të konfirmuara dhe nëntë vdekje.

Disa studiues sugjerojnë se numri i rasteve të konfirmuara është një nënvlerësim dramatik se sa gjerësisht është përhapur virusi. Sipas tyre, mund të ketë gati 2,000 raste të infeksionit të paktën deri më tani, përcjell Telegrafi.

Shenjat e hershme duket se sugjerojnë se virusi nuk është aq fatal sa MERS, apo edhe SARS, por është shumë herët për të treguar saktësisht se si “do të sillet” virusi ndërsa përhapet në të gjithë globin.

Sa është përhapur deri më tani?
Ka raste të konfirmuara zyrtarisht të virusit në Kinë, Tajlandë, Japoni, Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. Një rast në Australi duhet të konfirmohet zyrtarisht.

Mënyra se si transmetohet virusi nga njeriu në njeri është e paqartë, por kuptimet paraprake të coronavirusëve sugjerojnë se ka një viralitet të ngjashëm me viruset e gripit.
Kjo do të thotë se nevojitet mbrojtje themelore siç është larja e rregullt e duarve dhe mbulimi i gojës kur teshtini.

A ka vaksinë? A jemi të rrezikuar?
Çdo vaksinë e mundshme nuk ka të ngjarë të “zbulohet” për ca kohë – për vite me shumë mundësi – kështu që qasja më e mirë në afat të shkurtër është kujdesi i shtuar dhe kontrollet.

Përhapja e SARS në fillim të viteve 2000 ofron hartën e vetme për mënyrën e menaxhimit të përhapjes akute globale të një coronavirusi në kohët tona moderne.

Në atë rast, virusi është zvogëluar në mënyrë misterioze deri në vitin 2004, me shumë ekspertë që tregojnë metodat efektive të karantinës dhe skanimeve si ndihmesë në kufizimin e transmetimit.

Në qoftë se nuk do të udhëtoni për në Wuhan në të ardhmen e afërt, autoritetet shëndetësore sugjerojnë se nuk ekziston ndonjë rrezik i menjëhershëm.

Virusi është ende shumë i ri për të parashikuar plotësisht se sa i rrezikshëm do të bëhet, megjithatë, higjiena themelore është rekomandimi më i mirë për shumicën e të rriturve të shëndetshëm. /Telegrafi/

Basha: Shqipëria po pëson një përkeqësim dramatik! Korrupsioni i qeverisë po shkatërron ekonominë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas publikimit të Raportit të Transparency International. Basha shprehet se, Shqipëria po pëson një përkeqësim dramatik të gjendjes së korrupionit duke zbritur edhe 7 vende. Korrupsioni i qeverisë po shkaterron ekonominë.

Reagimi i plotë i kryetarit Basha

Degradimi i skajshëm dhe kriminalizimi kapilar i qeverisjes Rama, është një realitet i hidhur që provohet qartë nga raportet më të besueshme profesionale të organizatave prestigjioze ndërkombëtare sikurse është Transparency International. Korrupsioni i kësaj qeverie po shkatërron ekonominë dhe po na kalb atdheun.

Sipas Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit të realizuar nga kjo organizatë, për shkak të qeverisjes aktuale, Shqipëria po pëson një përkeqësim dramatik të gjendjes së korrupionit duke zbritur edhe 7 vende të tjeravetëm gjatë vitit të fundit.

Në mesin e 180 shteteve të marra në shqyrtim për nivelin e integritetit, Shqipëria renditet në vendin e 106-të, në të njëjtin nivel me vende si Bregu i Fildishtë apo Mongolia.

Ja pse i duhet qeverisë Rama paketa ligjore “Anti-Fjalës së Lirë”, për të penguar daljen në shesh të korrupsionit masiv qeveritar që po përmbyt Shqipërinë.

Edi Rama i Tiranës mbron nga arrestimi dhe ndjekja penale Edi Ramën e Bulqizës…

• Edi Rama i Tiranës mbron nga arrestimi dhe ndjekja penale Edi Ramën e Bulqizës, i kapur duke konsumuar kokainë në një mjedis publik. Kapja e drejtësisë dhe banditizimi i PS janë dy nga plagët më të mëdha të shkaktuara nga Edi Rama.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, GENT STRAZIMIRI

Video e kryebashkiakut ilegjitim të Bulqizës, që konsumon kokainë në një mjedis publik është pasqyra e shtetit që ka ndërtuar Edi Rama. Një i droguar, i lidhur me krimin dhe që nuk ndal së vjedhuri në krye të qeverisë. Një i droguar në krye të bashkisë. Një hajdut në krye të një ministrie. Një shërbëtor bandash në krye të një drejtorie dhe një shërbëtor në krye të organeve të reja të drejtësisë.

Të vetmit që nuk janë skandalizuar nga video e publikuar nga televizioni Abc News, me bashkëpunimin e gazetarit Artan Hoxha, janë bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës. Ata e dinë se në atë pozicion, fare mirë, mund të ishte filmuar kryeministri i vendit, i cili refuzon në mënyrë të përsëritur testin e drogës.

Kryebashkiaku ilegjitim i Bulqizës duhej të ishte shkarkuar sot nga Edi Rama. Drejtësia duhet të kishte vepruar duke nisur ndaj tij ndjekjen penale për moskallëzim krimi, pasi është faktuar se kryetari i bashkisë bashkëpunon me individë apo grupe që tregtojnë kokainë.

Asnjëra nuk ka ndodhur nga këto të dyja, sepse Edi Rama i Bulqizës ka mbrojtjen e Edi Ramës së Tiranës. Kandidimi në 30 Qershor i individëve me të shkuar kriminale apo personave të lidhur me krimin e organizuar është strategjia e Edi Ramës për të vazhduar bashkëqeverisjen me krimin.

Edi Rama i Bulqizës nuk është arrestuar ende, sepse Edi Rama i Tiranës e ka kapur drejtësinë.

Prokurori që duhet të vepronte pret vettingun nga e motra e Belinda Ballukut, pret emërimin nga kunati i Mimi Kodhelit dhe i trembet inspektimit nga vëllai i Eglantina Gjermenit! Të tre, në pozicionet më të rëndësishme të sistemit, të emëruar në mënyrë të njëanshme dhe të paligjshme nga Edi Rama i Tiranës.

Kapja e drejtësisë dhe shndërrimi i Partisë Socialiste në një strehë për horrat dhe banditët janë dy prej plagëve më të mëdha që Edi Rama i ka shkaktuar vendit.

Kura e vetme është ndarja e politikës nga krimi! Shqiptarët kanë të drejtë të mos qeverisen nga narkomanë të korruptuar dhe banditë. Largimi i Edi Ramës së Tiranës, i Edi Ramës së Bulqizës edhe i çdo Edi Rame nga zyrat e shtetit është emergjencë kombëtare!

Vazhdon protesta e nxënësve dhe prindërve në Fier, Baçi thirrje banorëve të mos pranojnë…

Një protestë që ka shumë ditë që ka filluar, kur në mënyrë të pa spjegushme, drejtuesit e Bashkisë Fier, e prishën godinën nën preteksin e dëmtimit nga tërmeti.

Për këtë ngjarje ka reaguar sot edhe kreu i PD Fier, Luan Baçi, i cili u bën thirrje banorëve të Darzezës të Povelçës dhe Fierit, të mos kenë frikë, të mos e pranojnë këtë sjellje të pa përgjegjshme të kryebashkiakut të vetëemëruar dhe jo legjitim.

Banoret e Darzezës, spjegojnë se kjo gje nuk ishte aspak e vertet dhe ata thone, dy jane arsyet:

Ose kane parashikuar qe kete toke ta marrin vet, per investime private te tyre.

Ose për teë marrë 30 % e tenderit që ta bëjnë shkollën nga e para, pa qenë e nevojshme një gjë e tillë.

Gjithsesi, në vazhdim nxenesit, i dergojne ne nje fshat tjeter, ne mjete trasporti te pa pershtatshem, ku ne nje autobus 13 vendsh, ulen 40 femije dhe autobuzi eshte i ftohte akull.
Edhe sot nxenesit e ketij fshati, nuk iken ne shkolle, ata vazhdojne bojkotin e mesimit, por askush nuk interesohet per ta.

“Kryetari i vetemeruar i Bashkisë, Subashi, nuk denjon te vejë t’i takojë banoret, megjithse ata i kërkojneë vazhdimisht takim dhe zgjidhje të problemit.

Arroganca e tij e pa krahasushme, pa pergjegjshmeria e tij e pa imagjinushme.

Pavarsishte presioneve, shantazheve qe bejne çdo dite mbi qytetaret dhe frikes qe kerkojne te mbjellin.

I bej thirrje banorëve të Darzezës të Povelçës dhe Fierit, të mos kenë frikë, të mos e pranojnë këtë sjellje të pa përgjegjshme të kryebashkiakut të vetëemëruar dhe jo legjitim.

Te ngrihen ne protesta te fuqishme, te reagojme te gjithe sebashku, te mos e lejojme, te abuzoj me femijet tane, me jetet tona.

Te mos e lejojme te vjedh dhe te pasurohet çdo dite e me shume, me djersen e qytetareve Fierak.
Bashke jemi te forte”, shkruan kreu i PD Fier, Luan Baçi.

Vazhdon, protesta e nxenesve dhe prinderve ne fshatin Darzez, ne Fier.Nje proteste qe ka shume dite qe ka filluar, kur ne menyre te pa spjegushme, drejtuesit e Bashkise Fier, e prishen godinen, nen preteksin e demtimit nga termeti.Banoret e Darzezes, spjegojne se kjo gje nuk ishte aspak e vertet dhe ata thone, dy jane arsyet :Ose kane parashikuar qe kete toke ta marrin vet, per investime private te tyre.Ose per te marre 30 % e tenderit qe ta bejne shkollen nga e para, pa qene e nevojshme.nje gje e tille.Gjithsesi, ne vazhdim nxenesit, i dergojne ne nje fshat tjeter, ne mjete trasporti te pa pershtatshem, ku ne nje autobus 13 vendsh, ulen 40 femije dhe autobuzi eshte i ftohte akull.Edhe sot nxenesit e ketij fshati, nuk iken ne shkolle, ata vazhdojne bojkotin e mesimit, por askush nuk interesohet per ta.Kryetari i vet emeruar i Bashkis z Subashi, nuk denjon te vej ti takoje banoret, megjithse ata i kerkojne vazhdimisht takim dhe zgjidhje te problemitArroganca e tij e pa krahasushme, pa pergjegjshmeria e tij e pa imagjinushme.Pavarsishte presioneve, shantazheve qe bejne çdo dite mbi qytetaret dhe frikes qe kerkojne te mbjellinI bej thirrje banoreve te Darzezes te Povelçes dhe Fierit , te mos ken frik te mos e pranojne, kete sjellje te pa pergjegjshme te kryebashkiakut te vet emeruar dhe jo legjitim.Te ngrihen ne protesta te fuqishme, te reagojme te gjithe sebashku, te mos e lejojme, te abuzoj me femijet tane, me jetet tonaTe mos e lejojme te vjedh dhe te pasurohet çdo dite e me shume, me djersen e qytetareve Fierak.Bashke jemi te forte

Gepostet von Luan Baci am Donnerstag, 23. Januar 2020