30.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

“Një rekord i ri botëror në luftën kundër korrupsionit”!

Ish-Kryeministri Berisha ka ironizuar ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu, të cilët i dhanë një tender kryebashkiakut të Ramës, Kajmaku, i cili ndodhet në “arrati”.

Berisha shkruan në një postim në Facebook se, me Kajmakun xhan ata hapën një faqe të re në luftën kundër korrupsionit: Vjedhin duke fjetur por edhe kur janë në arrati! Rekord i ri botëror.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Nje rekord i ri boteror ne luften kunder korrupsionit!

Miq, narkozyrtaret tani nuk vjedhin vetem duke fjetur!

Me Kajmakun xhan ata hapen nje faqe te re ne luften kunder korrupsionit:

Vjedhin duke fjetur por edhe kur jane ne arrati! Rekord i ri boteror! sb

“E pi për Shefin, e blenë për Shefin, e shet për Shefin”…

Gazetari Ylli Dylgjeri ka reaguar në rrjet lidhur me videon e publikuar ku pretendohet se është Kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, duke konsumuar kokainë. Alla ka mohuar se në video është ai dhe e cilëson si montazh atë.

Ndërkohë Dylgjeri shkruan se kokaina është një drogë që ndryshe nga të tjerat nuk të shkakton varësi fizike, por vetëm politike nga Shefi.

Postimi i Dylgjerit

Droga? Çfarë është me dy fjalë?

Heroina është një drogë që shkakton varësi të fortë dhe që ka veti kundra … Shkakton varësine fizike ndryshe nga drogat e tjera…

Cocaina është një drogë që ndryshe nga të tjerat nuk të shkakton varësi fizike por vetëm politike nga Shefi.

E pi për Shefin, e ble për Shefin, e shet për Shefin…

Nxënës dhe mësues në protestë: Po na rrezikohet jeta…

Mbi 70 nxënës së bashku me mësuesit e tyre në Darëzezë të Fierit kanë bojkotuar mësimin mëngjesin e sotëm dhe kanë dalë në protetsë për kushtet e tyre të transportit.

Mësohet se nxënësit nga Darëzeza e kryejnë mësimin në Topojë, pasi shkolla e tyre është jashtë funksionit.

Ndërkohë prindërit nga ana tjetër shprehen se të dy autobusët nuk kanë ngrohje dhe fëmijët e tyre jo shpeshherë dëtyrohen të qendrojnë në këmbë.

Ata madje theksojnë që njëri prej autobusëve nuk ka as frena të mira, gjë e cila rrezikon jetën e nxënësve.

Dokumenti i Prokurorisë: Agron Malaj nuk duhet të kandidonte për kryebashkiak

Një dokument i Prokurorisë së Përgjithshme të vitit 2017, konfirmon faktin se Agron Malaj, aktualisht kryebashkiak i Ramws në Mat, ka qenë në kushtet e ndalimit të zgjedhjes dhe ushtrimit të funksioneve publike, për shkak të ligjit ‘Për Dekriminalizimin”.

Prokurori i Njësisë së Dekriminalizimit të asaj kohe, Petrit Fusha, në bazë të një kërkese të Departamentit të Administratës Publike, ka verifikuar të dhënat e Agron Malaj.

Në formularin e Dekriminalizimit, Agron Malaj, i cili ishte emëruar në funksionin e Drejtorit Rajonal të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Mat, kishte deklaruar se ishte dënuar me vendim të formës së prerë me 10 muaj burg për “armëmbajtje pa leje”.

Me vendimin e datës 20.07.2017, i publikuar së fundmi nga ‘”ABC News”, prokurori Fusha ka konstatuar se subjekti Agron Malaj, i dënuar me vendim të formës së prerë me 10 muaj burg për “Armëmbajtje pa leje” nga Gjykata e Matit në vitin 1999, “përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2, pika 1, gërma “ç” të ligjit nr. 138/2015”.

Për të kuptuar qartësisht vendimin e Prokurorisë së Përgjithshme, është e nevojshme të konsultohet baza ligjore.

Në nenin 2 të ligjit “Për Dekriminalizimin” janë renditur rastet se kur një person nuk mund të mbajë, ushtrojë apo të zgjidhet në funksione publike.

Më konkretisht, duke iu referuar pikës 1, gërma “ç” të cituar nga prokurori Fusha, parashikon shprehimisht:

“1. Nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar bashkie apo këshilltar në këshillin bashkiak, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e Kryeministrit apo anëtarit të Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiakë ose të qarkut, personat të cilët janë dënuar me burgim me vendim të formës së prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, për:

ç) për kryerjen me dashje të një krimi që nuk përfshihet në shkronjat “a” dhe “b”, të kësaj pike, dhe kur janë dënuar me jo më pak se 6 muaj burgim”.

Në rastin e kryebashkiakut të Matit, Agron Malaj, plotësohen kushtet e ndalimit të nenit të cituar më sipër. Ai është dënuar me një vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi me dashje (“Armëmbajte pa leje”), më shumë se 6 muaj burgim (është dënuar me 10 muaj burgim).

Pra, Agron Malaj nuk mund të kandidonte dhe as të zgjidhej kryetar Bashkie, në bazë të verifikimeve të thelluara dhe konkluzionit të Prokurorisë së Përgjithshme, i cili është autoriteti kryesor për zbatimin e ligjit “Për Dekriminalizimin”.

Por, ky konstatim i Prokurorisë së Përgjithshme është rrëzuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, me shumicën e votave të anëtarëve të zgjedhur nga Partia Socialiste, në vendimin e datës 15 Maj 2019.

KQZ ka vendosur të lejojë kandidimin e Agron Malajt për votimet mono-partiake të 30 Qershorit, duke i bërë një interpretim “politik” ligjit “Për Dekriminalizimin”.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, “të dhënat e deklaruara nuk përbëjnë kusht për mos-regjistrimin e kandidatit (Agron Malaj)”, duke e lexuar në një mënyrë absurde ligjin “Për Dekriminalizimin”, i cili ka të parashikuar qartësisht rastet e ndalimeve dhe ku përfshihet plotësisht ish-kandidati dhe sot kryetari i Bashkisë së Matit, Agron Malaj.

Pas zbulimit të këtyre dokumentave, situata ligjore ndërlikohet më tepër. Partia Demokratike i ka kërkuar së fundmi Prokurorisë së Përgjithshme që të kryejë verifikime të thelluara për Agron Malaj dhe, në përfundim, të kërkojë edhe shkarkimin e tij nga detyra.

Por, Prokuroria e Përgjithshme e ka kryer më parë verifikimin e saj dhe ka konstatuar se ai nuk mund të zgjidhet në funksione publike që në vitin 2017. Nga ana tjetër, ky vendim i Prokurorisë së Përgjithshme nuk është marrë në konsideratë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Atëherë, zgjidhja e vetme ligjore duket se është investimi i Gjykatës Kushtetuese, kur kjo e fundit të nisë funksionimin normal. Ose, situata mund të zgjidhet me një dorëheqje të vetë Agron Malaj, një veprim që nuk duket se mund të ndodhë, të paktën referuar qëndrimeve të tij publike.

/Boldnews.al

Linja Prishtinë-Beograd, Haradinaj: Nuk preket taksa 100 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka mohuar se marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë – Beograd eliminon taksën 100 për qind ndaj mallrave të Serbisë. Në një konferencë për media, ai ka deklaruar se kjo nuk flet për taksën. Të hënën, në ambasadën amerikanë në Berlin është nënshkruar marrëveshja për krijimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.

Kryeministri i Kosovës në detyrë Ramush Haradinaj, ka thënë se krijimi i linjës ajrore Prishtinë-Beograd nuk është kthim prapa as në sovranitet e as në shtetësinë e Kosovës.
Haradinaj ka thënë se krijimi i kësaj linje nuk ka të bëjë fare me taksën që Kosova ka vënë ndaj mallrave të Serbisë, teksa ka thënë se është hap përpara për Kosovën.

“Kosova ka vetëm çështjen e pazgjidhur të sovranitetit, që nuk e ka marrë në zotësi hapësirën ajrore. Atë e menaxhon NATO-ja dhe jemi të lumtur. Arritja e marrëveshjes për fluturim direkt nga Beogradi në Prishtinë nuk ndryshon në statusin tonë, në sovranitetin tonë në atë çka jemi. Hapësirën ajrore tonën ende ne nuk e kemi në zotësi, e ka NATO.

Në momentin e arritjes së marrëveshjes me NATO-n kalon te ne, ende s’ka kaluar për shkaqe të sigurisë. Është më mirë që tash NATO e ka nën menaxhim. Kemi interes si Kosovë të mbesë. S’është kthim prapa as në sovranitet as në shtetësi.

Është gjuhë biznesi që përdoret për një fluturim, e s’është kthim prapa as në sovranitet as në asnjë gjë tjetër. Gjuha është anglisht. Gjuha është e NATO-s sepse hapësira ajrore nuk është ende në posedim tonin”, ka thënë ai.

Haradinaj thotë se me këtë marrëveshje Kosova ka ecur para. “S’ka ndodhur marrëveshje Kosovë – Serbi. Kemi një letër qëllimi në parametrat që janë të pranueshëm që të ndodhë linja Prishtinë – Beograd, palëve që u intereson.

Kjo është ajo që ka ndodhur. S’do të arrihej pa ambasadorin Grenell e të tjerët. Është hap përpara për Kosovën. Jo prapa. Kosova ka ecur përpara me këtë”, ka shtuar Haradinaj.

Ai ka thënë tutje se kjo linjë ajrore mund të ndikojë edhe në regjimin e deritashëm për dokumentet e kërkuara për udhëtim nëpër Serbi. Ai ka thënë se s’është koha për të shpallur fitore, por ka shtuar se mund të ketë edhe njohje të pasaportës së Kosovës nga ana e Serbisë.

“Fakti se është linjë ajrore mendoj se bën ndryshim në regjimin e deritashëm që ka ekzistuar në udhëtim. Qindra mijëra qytetarë tanë kalojnë nëpër Serbi. Ka pas regjim të udhëtimit. Kjo linjë implikon pak më shumë.

Por është herët të shpallim fitore të caktuar apo tjetër, por në të ardhmen mund të gjendet një zgjidhje sikur me vendet tjera që s’e kanë njohur Kosovën. Mund të njihen dokumentet e Kosovës, në këtë rast e pasaportës. Është herët të diskutohet për këto modalitete”, ka deklaruar ai.

Të hënën, në ambasadën amerikanë në Berlin është nënshkruar marrëveshja për krijimin e linjës ajrore Prishtinë-Beograd. Kjo është bërë në prezencën e të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, në të cilën përfaqësuesit e kompanisë Lufthansa i kanë dorëzuar Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës letrën me të cilën i njoftojnë autoritetet e Kosovës për këtë synim dhe kërkojnë që institucionet e Kosovës t’u ofrojnë.

Në 2020-n Shqipëria dhe Maqedonia më të ndoturat në Europë

Cilësia e ajrit, ujit dhe tokës ku jetojmë, pa diskutim që janë një përcaktues i rëndësishëm i cilësisë së jetës që ne bëjmë. Për fat të keq viti 2020 pritet të jetë sërish i zymtë për sa i përket ndotjes në vend. Sërish, edhe për këtë, Maqedonia dhe Shqipëria, janë vendet më të ndotura të Europës.

Sipas Indeksit të Ndotjes së publikuar nga Numbeo.com, dy vendet ballkanike dhe qytet-shteti i Monakos kanë shënuar pikët më të larta të indeksit. Në vitin 2020, Indeksi i Ndotjes në Maqedoni shënoi 80.23 pikë, ndërsa në Shqipëri 77.77 pikë.

Në dy vitet e fundit Indeksi i Ndotjes në Shqipëri ka shënuar përkeqësim. Në fillim të 2018-s ky indeks vlerësohej 75.2 pikë.

Për të gjeneruar një indeks aktual (i cili përditësohet gjithmonë) Numbeo përdor të dhëna të mbledhura deri në 36 muaj. Numbeo përfshin vetëm qytete për të cilat ka të paktën një numër të caktuar kontribuesish. Indeksi publikohet dy herë në vit.

Indeksi i Ndotjes është një vlerësim i ndotjes së përgjithshme në një qytet të caktuar. Pesha më e madhe i jepet ndotjes së ajrit, sesa ndotjes / aksesit të ujit, të cilët përbëjnë dy faktorët kryesorë të ndotjes. Ndërsa një peshë e vogël u jepet llojeve të tjera të ndotjes.

Kështu, nëse do të shikojmë hartën e gjeneruar nga të dhënat e mbledhura nga NUMBEO, Europa Lindore vijon të jetë më e ndotura në Europë.

Në 10 vendet më të ndotura pas Shqipërisë renditet Bullgaria me një indeks prej 65.33 pikë, Ukraina me 65.08, Bosnje dhe Hercegovina me 62.33, Serbia me 60.2, si dhe Rumania me 58.2.

Nga ana tjetër vendet me ndotjen më të ulët janë ato të Europës Perëndimore. Vendi më pak i ndotur i Europës është Finlanda, ku sipas Numbeo ka shënuar vetëm 11.55 pikë. Në vend të dytë renditet Islanda me 16.21 pikë, ndjekur nga Suedia me 18.09 pikë.

Estonia dhe Norvegjia kanë shënuar gjithashtu më pak se 20 pikë për sa i përket treguesve të ndotjes në këto vende. Lista e dhjetë vendeve më pak të ndotura renditen: Danimarka, Austria, Zvicra, Sllovenia dhe Luksemburgu.

Indeksi i The Economist: Demokracia në Shqipëri, njësoj si Hondurasi apo Butani

Shqipëria renditet në vendin e 79 në Indeksin e Demokracisë 2019, të publikuar sot nga The Economist, i cili jep një panoramë të situatës së demokracisë në mbarë botën në 165 shtete të pavarura dhe dy territore.

Indeksi i Demokracisë bazohet në pesë kategori: procesi zgjedhor dhe pluralizmi; funksionimi i qeverisë; pjesëmarrja politike; kultura politike; dhe liritë civile. Bazuar në rezultatet e tij në një gamë të indikatorëve brenda këtyre kategorive, secili vend më pas klasifikohet si një nga katër llojet e regjimit: “demokraci e plotë”, “demokraci në lulëzim”, “regjim hibrid” ose “regjim autoritar”.

Shqipëria vijon të bëjë pjesë në regjimin e demokracisë hibride, me një pikëzim që ishte 5.89 në vitin 2019 (sa më i ulët indeksi aq më e ulët demokracia). Në raport me një vit më parë, kur treguesi ishte 5.98 ka një përkeqësim, çka ka bërë që Shqipëria të zbresë me tre vende (nga i 76-i që ishte një vit më parë). Ky është niveli më i ulët i demokracisë, që nga viti 2014, sipas të dhënave historike të publikuara nga The Economist.

Përkeqësimi ka ardhur si rrjedhojë e zbritjes në kategorinë e “pjesëmarrjes politike”, që kishte një pikëzim prej 4.44, nga 5.56 që ishte një vit më parë. Më mirë Shqipëria renditet në kategorinë e “lirive civile”, me 7.65 pikë, e ndjekur nga “procesi zgjedhor dhe pluralizimit” me 7 pikë, funksionimi i qeverisë (5.36) , kulura politike (5) dhe në fund pjesëmarrja politike (4.44). në këtë tregues të fundit të pjesëmarrjes politike, Shqipëria është në nivele të njëjta me shtete të tilla si Hondurasi, Butani, Guatemala, Haiti.

Në rajon kryeson Serbia
Nga vendet e rajonit, në indeksin e demokracisë, më mirë në rajon paraqitet Serbia (66), që hyn në grupin e demokracisë në lulëzim, Maqedonia (77), ndërsa më keq është Mali i Zi (84) dhe më pak demokratikja në rajon renditet Bosnjë Hercegovina (84).

Në treguesin e pjesëmarrjes politike, që për Shqipërinë është shumë i ulët. Të gjitha vendet e tjera të rajonit paraqiten më mirë, ku psh Serbia ka 6.11 pikë, Maqedonia (6.67), mali i Zi (5.36), Bosnja (5.56)

Shteti më demokratik në botë
Shteti më demokratik në botë është Norvegjia, i ndjekur nga Islanda, Suedia, Zelanda e Re, Finlanda, Irlanda, Danimarka, Kanadaja, Australia.

Sipas raportit, ka pasur pak ndryshime në krye dhe në fund të indeksit. Edhe një herë Norvegjia doli në krye, me rezultatin 9,87 (në një shkallë 0-10), dhe Koreja e Veriut ishte në fund të renditjes globale, me rezultatin 1.08.

Disa nga lëvizjet më të dukshme lart dhe poshtë renditjes u regjistruan nga Tajlanda, e cila regjistroi përmirësimin më të madh në rezultatin dhe renditjen, dhe nga Kina, e cila regjistroi rënien më të madhe.

Në Indeksin e Demokracisë 2019 rezultati mesatar global për demokracinë ra nga 5.48 në 2018 në 5.44 (në një shkallë 0-10). Kjo është nota mesatare më e dobët globale që kur indeksi u prodhua për herë të parë në 2006.

Rezultati i vitit 2019 është edhe më i keq se ai i regjistruar në vitin 2010, në vazhdën e krizës globale ekonomike dhe financiare, kur rezultati mesatar global ra në 5.46. Nga viti 2011 e në vazhdim, rezultati mesatar botëror shënoi një përmirësim vjetor, modest, vjetor, por në 2015 dhe 2018 rezultati ngeci, dhe në 2016 dhe 2019 ai ra.

Rënia e rezultatit mesatar global në vitin 2019 u nxit nga një regresion i mprehtë në Amerikën Latine dhe Afrikën Sub-Sahariane, dhe më pak në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut (MENA), dhe nga stanjacioni në katër rajonet e mbetura të përfshira në Indeksin e Demokracisë.

Amerika Latine ishte rajoni më i keq në vitin 2019, duke regjistruar një rënie prej 0.11 pikë në rezultatin e saj mesatar rajonal në krahasim me 2018, në 6.13. Duke u nisur nga një bazë tashmë e ulët, regresioni në Afrikën Sub-Sahariane ishte gjithashtu i lartë: rezultati mesatar rajonal ra me 0.10 pikë në 4.26.

Në vitin 2019, rreth 68 vende pësuan një rënie në rezultatin e tyre të përgjithshëm krahasuar me vitin 2018, por pothuajse po aq (65) shënuan një përmirësim. 34 të tjerët ngecën, me rezultatet e tyre të mbetura të pandryshuara në krahasim me vitin 2018.

Ironaia e Palokës: “Rama do thotë se i bëri analizat vetë dhe nuk ishte kokainë”…

Opinioni publik u trondit ditën e djeshme nga pamjet e publikuara në media, ku shihej një kryebashkiak socialist teksa merrte kokainë në një lokal.

Pasi u publikua emri i kryebashkiakut Lefter Alla i Bulqizës se thithte kokainë në ambiente publike, pati shumë reagime.

Vetëm Rama dhe Partia Socialiste nuk reaguan.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka e ka ironizuar heshtjen e Edi Ramës për këtë çështje.

“Sot pritet të dalë Rama e të thotë: “I bëra unë analizat në një laborator privat. Nuk ishte kokainë…”, shkruan Paloka.

Transparency International: Korrupsioni është shtuar, Shqipëria në fund të listës

Organizata ndërkombëtare ‘Transparency International’ publikoi Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2019, ku Shqipërinë e rendit në vendin e 106 me 35 pikë, duke humbur kështu 7 pozita nga viti i kaluar.

Së bashku me Shqipërinë në vendin e 106 renditet edhe Maqedonia e Veriut, Algjeria, Egjipti dhe Brazili.

Indeksi radhit 180 vende dhe territore të botës në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Ai përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 një vend shumë të pastër.

Kosova, në indeksin e sivjetëm radhitet e 101-ta me 36 pikë. Ky rezultat do të thotë se ka shënuar përkeqësim në luftën kundër korrupsionit krahasuar me vitin paraprak, kur ka qenë në vendin e 93-të, me 37 pikë.

Dy vendet që paraqiten në pozita të mira në rajonin tonë është Mali i Zi dhe Kroacia, përkatësisht në vendin e 66 dhe 63. Ndërsa Serbia ka rënë nga pozita 87 në pozitën 91.

Në aspektin global, raporti tregon se katër vende të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara, kanë treguar performancë më të keqe në luftën kundër korrupsionit, krahasuar me vitin e kaluar – në mesin e tyre: Kanadaja, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara. Gjermania dhe Japonia nuk kanë treguar asnjë përmirësim, ndërsa vetëm Italia ka marrë një pikë më shumë.

Rezultatin më të mirë në luftën kundër korrupsionit sivjet e kanë treguar: Danimarka, Zelanda e Re dhe Finlanda, ndërsa në fund të listës janë: Somalia, Sudani Jugor dhe Siria.

Kina drejt karantinës/ Duket si fundi i botës

Bota po i mban sytë nga Kina, e cila ka nisur të izolojë qytete të tëra nga frika e përhapjes së koronavirusit të frikshëm. Sëmundja ka vrarë 17 persona deri më tani.

Autoritetet e qytetit Wuhan me 11 milionë banorë thonë se kanë pezulluar trenat dhe avionët, po ashtu edhe metronë, autobusët dhe tragetet.

Një banor i tha BBC-së se u kanë thënë që të mos dalin nga shtëpia. “Duket sikur ky është fundi i botës,” tha ai. Shumë banorë druhen se do u mbarojnë ushqimet. Wuhan është qyteti prej nga e ka origjinën koronavirusi.

Sipas Daily Mail, shkencëtarët besojnë se virusi vdekjeprurës e ka origjinën nga një treg i hapur në këtë qytet. Ai besohet se ka kaluar nga gjarpërinjtë te njeriu. Shkencëtarët besojnë se gjarpërinjtë kanë qenë ‘rezervuari’ për virusin, që është modifikuar dhe ka kaluar te njerëzit.

Në fillimet e tij, virusi nuk përhapej nga njeriu te njeriu. Por tashmë që ka nisur ky transmetim, frika në mbarë botën është shtuar ndjeshëm. Ky virus është vetëm versioni i shtatë i një koronavirusi që prek njerëzit.