19.5 C
Tirana
E premte, 23 Maj, 2025

German Watch 2020, Shqipëria më e prekura në rajon nga ngjarjet klimatike

Shqipëria renditet e 130-a në botë për humbjet e jetëve njerëzore për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit midis 1999 dhe 2018; një nivel më i lartë se vlerësimi i indeksit të një viti më parë. (shifrat përllogariten deri në 2018, duke mos marrë në konsideratë ngjarjen e tërmetit të nëntorit 2019).16

Në të njëjtën periudhë, Shqipëria renditet e 137 në botë për rrezikun global nga ngjarjet klimatike, më e rrezikuara në rajon. Ndërsa, humbjet monetare për këtë periudhë përllogariten rreth 114 mld dollarë, thuajse me dyfishim krahasuar me periudhën 1998-2017.

Këto të dhëna, të publikuara në raportin më të fundit global për Riskun e Klimës 2020, studim i përvitshëm i Global Watch. Rreziku global i klimës, hulumtim i përvitshëm nga Global Watch, është një analizë e bazuar që vendos në dispozicion të dhëna të besueshme për ndikimet e motit ekstrem dhe të dhëna socio-ekonomike të lidhura me to.

Krahasuar me rajonin, Shqipëria është më tepër e rrezikuar; Serbia, Mali i Zi dhe Kosova përllogariten në një nivel më të mirë si në humbje njerëzore, si në humbje monetare.

Indeksi Global i Riskut të Klimës 2020 analizon se në çfarë mase vendet dhe rajonet janë prekur nga ndikimet e ngjarjeve të humbjes në lidhje me motin (stuhitë, përmbytjet, valët e nxehtësisë etj.). Të dhënat më të fundit në dispozicion – për vitin 2018 dhe nga 1999 në 2018 – janë marrë në konsideratë.

Vendet dhe territoret e prekur më së shumti në 2018 ishin Japonia, Filipinet si dhe Gjermania. Për periudhën nga 1999 deri në 2018 Puerto Riko, Myanmar dhe Haiti renditen më të lartat.

Edicioni i 15-të i këtij viti i analizës rikonfirmon rezultatet e mëparshme të Indeksit të Riskut të Klimës: Vendet më pak të zhvilluara janë përgjithësisht më të prekur se vendet e industrializuara.

Sa i përket ndryshimit të klimës në të ardhmen, Indeksi i Riskut të Klimës mund të shërbejë si një ‘flamur i kuq’ për prekshmërinë tashmë ekzistuese që mund të rritet më tej në rajone ku ngjarjet ekstreme do të bëhen më të shpeshta ose më të rënda për shkak të ndryshimit të klimës.

Por valët e nxehtësisë dhe thatësirat e vitit 2018 vërtetuan gjithashtu: vendet me të ardhura të larta ndjejnë ndikime klimatike më shumë se kurrë më parë..39

Rrogëtarët me paga 60-70 mijë lekë në muaj paguajnë më shumë se kushdo tatim mbi pagën

Personat më pagë mujore bruto 60,000-70,000 lekë në muaj kanë paguar më shumë se kategoritë e tjera të rrogëtarëve tatim mbi pagën. Edhe pse nuk janë më të shumtë në numër në 12 kategoritë e ndarjes së pagave ata kanë paguar gjatë vitit 2018 rreth 19 për qind të Tatimit mbi të Ardhurat Personale (TAP).

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave gjatë vitit 2018 janë grumbulluar 12,8 miliardë lekë prej arkëtimeve të TAP, por 2,3 miliardë lekë ose gati 19 për qind e të ardhurave janë grumbulluar nga kategoria e punonjësve me pagë mesatare 60-70 mije leke në muaj.

Në këtë fashë të pagës e cila pagoi më shumë taksa llogariten 48,842 tatimpagues.
Numri më i lartë të punësuarve që paguajnë sigurime i takojnë fashës poshtë 30 mijë lekë në muaj. Të dhënat tregojnë se nën këtë fashë rezultojnë rreth 328 mijë tatimpagues, por ato paguajnë në zero tatim për pagën pasi janë të përjashtuar nga TAP.

Kategoria tjetër me numrin më të lartë të tatimpaguesve të TAP janë punonjësit me paga mujore bruto 40-50 mijë lekë në muaj. Kjo fashë numëron 69,238 tatimpagues, të cilat kanë paguar 1,3 milionë lekë ose 11% të totalit të TAP të grumbulluar më vitin 2018.

Vetëm për 10 mijë lekë diferencë kategoria që ka rroga bruto 60-70 mijë lekë në muaj ka kontribuar 40% për qind më shumë në të ardhurat e grumbulluara në buxhet.

Më pas përqindjen më të madhe të të ardhurave totale të tatimit mbi pagën e paguan punonjësit më rroga mujore 50-60 mijë lekë në muaj. Kjo kategori në vitin 2018 e përbërë nga 56,886 tatimpagues derdhi në buxhet 1.9 miliardë lekë ose 15.6 për qind të totalit te të ardhurave nga TAP.

Kategoria me paga 30-40 mijë lekë në muaj, bashkë me të punësuarit me paga mbi 120 mijë lekë në muaj kishin kontributin më të ulët në të ardhurat totale të TAP.

Rreth 577 mijë persona që marrin rroga 30-40 mijë lekë në muaj paguan 577 milionë lekë në vitin 2018 ose 4.6 për qind të totalit ndërsa 5117 tatimpagues me paga të larta mbi 120 mijë lekë paguan 670 milionë lekë ose 5.6% të totalit të TAP më 2018.

Ligji në fuqi për tatimin mbi të ardhurat nga punësimi zbatohet 0% për pagën mujore bruto deri 30,000 lekë; 13% për pagën mujore bruto 30,001 – 150,000 lekë dhe 23% për pagën mujore bruto mbi 150,000 lekë.

Erjon Veliaj duhej të ishte sot para drejtësisë!

Nga Belind KËLLIÇI

Erjon Veliaj duhej te ishte sot para drejtesise per vrasjen e te riut Ardit Gjoklaj! Erjon Veliaj duhet te ishte para drejtesise per pastrim parash me lejet e ndertimit ne Tirane.

Erjon Veliaj duhej te ishte para drejtesise per aferat korruptive me te cilat po u merr pronen qytetareve, per t’ia dhene klienteve e personave me rekorde kriminale.

Afera miliona euroshe e Unazes se Re, eshte vec maja e ajsbergut e aferave korruptive pergjegjese per te cilat qendron Rilindja, e per te cilat sakrifikon cdo dite jeten dhe pronen e shqiptareve.

SPAK dhe Prokuroria nese do qe te fitoje besimin e qytetareve dhe opinionit publik, duhet ta nise punen pikerisht me keto megaskandale korrupsioni, qe rendojne cdo dite e me shume xhepin e qytetareve dhe kane shuar shpresen e te rinjve per te qendruar ne vend!

Hipokrizia me kërkesën për ndryshimin e sistemit

Nga Red VARAKU

Edhe amatorët e politikës e kanë të qartë që thelbi i krizës në vendin tonë nuk është asfare pasojë e sistemit, por është pasojë e drejtëpërdrejtë e lidhjes simbiotike të politikës me krimin. Sistemi politik thjesht reflekton krizën e rëndë ku e ka futur vendin kombinimi vdekjeprurës i politikës me krimin.

Ndryshimet kushtetuese, që u bënë në vitin 2008 pretendonin të parandalonin pikërisht këtë fenomen që kemi dhe sot. Përfaqësimin politik dhe marrjen peng të demokracisë nga një grup i vogël njerëzish me qëllim plaçkitjen e vendit dhe sundimin e këtij populli.

Por, këto ndryshime jo vetëm që nuk e parandaluan këtë fenomen, por u bënë shkak që ai të konsolidohej edhe më shumë. Ato sollën një deformim të rrezikshëm të demokracisë, që në çdo rast mund të shndërrohet në ekploziv që mund të na hedhë në erë të gjithëve ,nëse nuk marrim masa dhe e parandalojmë. Kjo për faktin e thjeshtë se asnjë sistem në botë, sado i sofistikuar qoftë, nuk mund ta ndalojë degradimin që sjell lidhja e politikës me krimin.

Nuk ka asnjë argument që vërteton që kriza e thellë ku ndodhet sot vendi, është për shkak të dobësisë së sistemit. Kriminalizimi i shtetit dhe kthimi i tij në një instrument të krimit të organizuar për të vjedhur zgjedhjet dhe për të plaçkitur më pas pasuritë e këtij kombi, as që ka lidhje me sistemin, por është pasojë e degradimit që i vjen çdo lloj sistemi për shkak të lidhjes me krimin.

‘Virusi’ që ka nxjerrë jashtë loje sistemin tonë do të neutralizonte çdo lloj sistemi, madje edhe ata më të konsoliduarit. Ai është i paparashikueshëm dhe i pakontrollueshëm.

As konstitucionalistët më në zë në të gjithë botën nuk mund ta parashikojnë këtë që ka ndodhur në vendin tonë. Që politika të bëjë aleancë me krimin për të sunduar qytetarët e saj, është thjesht e paimagjinueshme, madje është kriminale.

Pra, është fare naive të mendohet që fenomeni më i rrezikshëm që po vuan sistemi aktual, që është rrënimi i demokracisë për shkak të asgjësimit të procesit politik, nëpërmjet bashkëpunimit me krimin, infiltrimit të krimit dhe kasnecëve të tij në nivele të larta të qeverisjes, mund ndalohet përmes ndërrimit të sistemit. Ky mutacion politik mund të ndalohet vetëm përmes shkatërrimit të kësaj aleance të rrezikshme, e cila ka krijuar këtë përbindësh, që po na rrënon të gjithëve.

Nëse nuk e ndërpresim këtë aleancë, edhe një sistem zgjedhor perfekt do të sillte të njējtin produkt, të njëjtin përbindësh. Vetëm pasi ta asgjësojmë këtë përbindësh, do të kemi mundësi të mendojmë për masat parandaluese që duhet të ndërmarrim në mënyrë që të kemi imunitet ndaj viruseve të tilla shkatërruese.

Ndaj, çdo kërkesë për ndryshim sistemi, sidomos kur vjen me mbështetjen e atyre që deri tani kanë qenë veglat më të diskretituara të pushtetit, është më së paku injorancë e pafajshme, në mos është një përpjekje dinake për të devijuar thelbin e debatit politik në këto momente shumë të vështira që po kalon vendi.

Shqipëria merr kryesimin e OSBE, reagon Berisha: Kësaj i thonë Kallam diplomaci dhe minak injorance!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas marrjes së kryesimit të OSBE nga Shqipëria. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, dy narkoministrat e jashtëm të Shqipërisë, zëvendësues të njeri-tjetrit, Kallam Diplomati dhe minak diplomati kërkuan vizë diplomatike për të dërguarin e tyre pa kërkuar aprovimin për hapjen e misionit diplomatik në Kiev ndonëse vendimin për këtë e kanë marrë që në tetor.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Kesaj i thone Kallam diplomaci dhe minak injorance!

Nje turp diplomatik, injorance dhe diletantizem!

Miq, dy narkoministrat e jashtem te Shqiperise, zevendesues te njeri tjetrit, Kallam Diplomati dhe minak diplomati kerkuan vize diplomatike per te derguarin e tyre pa kerkuar aprovimin per hapjen e misionit diplomatik ne Kiev ndonese vendimin per kete e kane marre qe ne tetor. Ndaj dhe viza nuk u leshua nga autoritetet e Ukraines. Kesaj i thone Kallam diplomaci dhe minak injorance!

Per me hollesi per kete skandal lexoni tek syri.net ne linkun e meposhtem. sb

https://www.syri.net/…/kryesimi-i-osbe-si-u-be-qesharake-q…/

Vrasja e ish-pronarit të Tv/ Berisha: Së shpejti Mafia e Edvinit do verë në përdorim për lehtësi edhe dronët?!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar momentet e ekzekutimit të Kastriot Reçit në Rrëshen, të ndodhur pak ditë më parë.

Sipas ish-kryeministrit, mafia e Ramës së shpejti do të vendosë në përdorim dronët, për lehtësi vrasjes.

‘Ekzekutim mafioz me snajper në mes të sheshit i Kastriot Reçit!

Së shpejti Mafia e Edvinit do vërë në përdorim për lehtësi edhe dronët?!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

Ekzekutim mafioz me snajper ne mes te sheshit i Kastriot Reçit! Se shpejti Mafia e Edvinit do vere ne perdorim per lehtesi edhe dronet?! sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 9. Januar 2020

Ish-deputeti publikon videon: Dy faqezinjtë që larguan me forcë nga godina qytetarët e prekur nga tërmeti

Dy faqezinj, i ka cilësuar ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, duke i akuzuar drejtpërsëdrejti për shembjen e banesave të qytetarëve në zonën e Unazës së Re.

IKMT nisi sot aksionin për shembjen e disa ndërtesa në këtë zonë, për t’i hapur rrugë projektit për zgjerimin e rrugës.

Por ish-deputeti Balliu në një postim në rrjet shkruan se, “sot me dhunë dhe forcë ata larguan qytetarët e prekur nga tërmeti, të cilët që prej asaj dite ata ishin strehuar në godinën Egi Center”.

Postimi i plotë i ish-deputetit Balliu

RAMA E VELINA E BASHKISË DY FAQEZINJ

Sot me dhunë dhe forcë ata larguan qytetarët e prekur nga tërmeti, të cilët që prej asaj dite ata ishin strehuar në godinën Egi Center.

Ata u sulën sot si pushtues për të shembur shtëpitë e qytetarëve që të mbulojnë vjedhjen e tyre tek Unaza.

Këto akte barbare dhe mafioze tregojnë qartazi se qeveria nuk ka hall ti japë zgjidhje problemeve të qytetarëve nga tërmeti por të grabisë pronat e qytetarëve për KULLAT E OLIGARKËVE.
TURP

Gepostet von Klevis Balliu am Donnerstag, 9. Januar 2020

Rama si dele në OSBE/ Reagimi i fortë: Gjynah për Shqipërinë se ç’kryeministër ka!…

Shqipëria mori sot zyrtarisht kryesimin e OSBE-së dhe kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij në Vjenë Sekretarin e Përgjithshëm Thomas Greminger. Ky i fundit tha se, vendi ynë ka ecur përpara dhe se ekipet e saj kanë bërë një punë mjaft të mirë.

Ndërkohë, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar me sarkazëm ndaj paraqitjes së kryeministrit të vendit tonë sot në OSBE me kostumin e Ministrit të Jashtëm, në një kohë kur Shqipërisë iu imponua pa reshtuar për ta pranuar rioshin Gent Cakaj të papërvojë, si kryediplomat.

“U kujtua ky Edi Rama që është edhe Ministër i Jashtëm?!, shkruan komentoi Vasili në një postim në Facebook. Tërë jetën me frikë mbeti ky. Pse nuk e çon ky bedelin Cakaj te OSBE? Apo e di që nuk ia qasin këto budallallëqe në OSBE, ndaj poshtërohet, ul kokën dhe shkon vetë.

Gjynah për Shqipërinë se ç’kryeministër të depersonalizuar që ka. Këtu në Shqipëri ky Edi Rama bërtet, çirret dhe thotë që Ministër i Jashtëm do të jetë Cakaj, ndërsa në OSBE e ul kokën, e ha turpin me bukë dhe shkon si dele. Shiheni foton dhe e kuptoni vetë”.

Pampuri publikon foton rrënqethëse: Fëmijët e tërmetit nxirren jashtë në acar tek Unaza e Re

Ish-deputetja e PD, Oriola Pampuri ka publikuar një pamje prekëse nga Unaza e Re në Tiranë. Fëmijë të vegjël disa prej tyre foshnje, kanë dalë jashtë në acarin e mëngjesit të sotëm, duke pritur për të shkuar askund. Godina ku ata strehohen prej mbi një muaj do të shembet nga qeveria. Pamjet janë trishtuese, prekëse.

Pampuri ka përcjellë një akuzë të ashpër ndaj kreut të qeverisë dhe bashkisë së Tiranës, Edi Ramës dhe Erion Veliajt, për këtë tërmet të ri që i kanë shkaktuar këtyre banorëve, nga më të këputurit e shoqërisë.

Postimi i plotë i Pampurit

“Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë”- Immanuel Kant

Kjo është një nga shprehjet që do t’i shkonte për shtat këtij individi, që ka rrëmbyer karrigen e Kryeministrit e po bën lëmsh një komb të tërë, shprehet ajo. Po a mundet nje njeri me sado pak pergjegjshmeri, te shkaterroje nje strehe qe strehoi e ushqeu me shume se 200 persona te pastrehe, per shkak te termetit?!

Qe tek e fundit perveç atyre personave, ky njeri i erdhi ne ndihme edhe vete atij, mosmirenjohesit, Edi Rames dhe shembeltyres se shemtuar te tij, Veliajt. Por, me sa duket kane hequr e bere aq shume bema e perversitete ne kete jete sa u eshte ftohur ndergjegjia, dhe me dore te hekurt godasin te pamundurit, te pambrojturit dhe ata qe nuk kane kontrata te majme bashkepunimi me ta.

Sot nxjerr nga ‘Egi center’ qytetaret, dhe vendos te shembe godinen, njelloj si te priste doren qe e ushqente. Ne vend qe te merret me mijera banore qe jane ne mes se asgjese nga termeti, krijon nje termet tjeter. Kjo ndoshta per te mbuluar lakuriqesine dhe deshtimin qe i nxorri ne pah termeti i 26 Nentorit. E afert eshte dita kur dyshja mashtruese Rama – Veliaj do te marre pergjigjen qe i takon. E afert eshte.

Basha: Agjensia prestigjoze Fitch liston Shqipërinë si vend të rrezikshëm për të investuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar sot raportin e agjencisë ndërkombëtare Fitch për investimet e huaja në gjithë vendet e botës.

Basha shkruan në reagimin e tij se, Shqipëria është një vend i rrezikshëm për të investuar dhe se komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e qeverisë aktuale.

Basha thotë se për të zgjidhur këtë krizë duhet një politikë serioze dhe e mirëstudiuar pasi Shqipëria i ka njerëzit e duhur.
Në raportin e Fitch, theksohen dëmtimet më të dukshme në Shqipëri, “Protesta, rritje të tensioneve mes partive politike, bojkoti i opozitës ndaj zgjedhjeve lokale të 30 qershorit”.

Reagimi i plotë i kreut të PD, Basha

Sipas agjencisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar. Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie.

Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara. Ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do t’i japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses.