14.5 C
Tirana
E premte, 23 Maj, 2025

Bisedimet, arrihet marrëveshja për qeverinë e re të Kosovës?

Sagës së koalicionit VV-LDK duket se i ka ardhur fundi. Sipas të gjitha gjasave, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pranë koalicionit për të bashkëqeverisur, njofton media nga Kosova.

LDK do t’i ketë 6 ministri:

Ministria e Jashtme, e Integrimit Europian dhe Diasporës

Ministria e Brendshme, e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal

Ministria e Arsimit dhe Kulturës

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit

Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 4 ministri:

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Financave dhe Transfereve

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Sportit

LDK-ja do ta ketë të drejtën për ta propozuar kandidatin për Presidentin e Kosovës, i cili do të përkrahet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Glauk Konjufca do të mbetet Kryetar i Parlamentit.

Vjosa Osmani do të mund të zgjidhet Ministre e Punëve të Jashtme ose Zëvendëskryeministre e parë.Takimi i sotëm mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës përfundoi pa marrëveshje, megjithëse nga të dy palët u tha se kishin përafrime sa i përket arritjes së marrëveshjes.

Analisti, Rrahman Paçarizi në një prononcim për Telegrafin tha se pret që një marrëveshje mes dy palëve të ndodhë brenda javës, duke theksuar se të dy palët duhet të lëvizin nga pozicionet e tyre.

Sipas tij, gjithçka tani është bërë më e vështirë pas veprimeve që ka marrë Lëvizja Vetëvendosje.
“Fakti qe takimet po vazhdojnë tash e dy ditë është njëfarë dëshmie se palët po bëjnë përpjekje për marrëveshje dhe kjo jep shpresë se mund të arrihet marrëveshje për koalicion.

Natyrisht se palët duhet të lëvizin nga pozicionet e tyre tash kur gjithçka është shumë më e vështirë për shkak të veprimeve të njëanshme që ka ndërmarrë VV-ja. Unë mendoj se brenda javës do të arrihet marrëveshja. Mirëpo do të kemi një koalicion brenda të cilit ka mosbesim të theksuar që nuk siguron bashkëpunim ndërmjet partnerëve dhe qeverisje cilësore”, tha Paçarizi, për Telegrafin.

Paçarizi tha se brishtësia e këtij koalicioni dhe zërat e pakënaqur brenda partive, me theks të veçantë brenda LDK-së, na bën të mendojmë se Qeveria Kurti, nëse formohet, nuk do të arrijë ta përfundojë mandatin.

“Është larg mendsh të mendohet se një qeveri e një koalicioni kaq të brishtë dhe me kaq shumë kontradikta do të arrijë ta çojë në fund mandatin. Kjo aq më pak kur as numrat nuk janë në favorin e tyre. Ndërkohë që edhe numri i vogël i ministrive nuk arrin të kënaqë zërat e pakënaqur brenda vetë këtyre dy partive sidomos LDK-së, pasi VV-ja njihet si parti me e disiplinuar”, u shpreh Paçarizi.

Në anën tjetër, Behlul Beqaj mendon se takimet e VV-së me LDK-në, të cilat deri më tani nuk kanë dhënë një rezultat konkret e kanë tretur shpresën e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Ndryshimi pas rezultateve të zgjedhjeve pjesërisht mendoj që ka ndodhë, mirëpo përfundimisht pas këtyre takimeve maratonike pa marrëveshje, shpresa e qytetarëve tashmë është tretur”, tha Beqaj për Telegrafin.

Ndërsa, për arritjen e koalicionit sipas Paçarizit e vetmja mundësi është që Vetëvendosje të heq dorë nga ndonjëri prej veprimeve që ka marrë në mënyrë të njëanshme, në këtë rast zgjedhja e Glauk Konjufcës si kryeparlamentar dhe propozimi i pesë ministrave dhe zv.kryeministrit të parë.

“Nuk ka zgjidhje tjetër. E vetmja mundësi është heqja dore e VV nga ndonjëri prej veprimeve te njëanshme, përndryshe LDK do te dëmtohej shume në sytë e elektoratit”, tha Paçarizi.

Takimi i sotëm i liderëve të të dyja partive që synojnë koalicionin qeverisës, ka qenë i dyti, pas takimit të ditës së martë, i cili ndodhi pas një ndërprerjeje të takimeve që nga konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanëbërë të ditur se sot ka pasur përafrim të qëndrimeve për formim të koalicionit qeverisës, dhe se nesër do të vazhdojnë takimin.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar të hënën me liderin e LVV-së, Albin Kurti për të diskutuar rreth mandatarit për kryeministër, dhe më pas është bërë e ditur që Thaçi t’i ketë dhënë afat prej 48 orëve Kurtit për të propozuar një emër.
Ky afat ka skaduar të mërkurën në orën 15:00.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 6 tetor në Kosovë.
Ky proces zgjedhor është zhvilluar pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, meqë kishte marrë ftesë për dëshmi nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Diskretitimi i Ramës nga shqiptarët, i besuan Elvis Naçit 12 herë më shumë fonde se Ramës

Pavarësisht nga përpjekjet e qeverisë për tu vënë në ballë të sfidës së rindërtimit pës tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, duket se besimi ndaj saj është minimal. Dhe treguesi më i mirë për të kuptuar këtë është besimi i qytetarëve për të bërë donacione.

Sipas të dhënave të mara në revista Monitor qeveria shqiptare ka arritur të mbledhi deri tani 65,720,146 lekë ose rreth 600 mijë euro të dhuruar online.

Pra kjo shifër, që tregon vullnetin e qytetarëve të thjeshtë për të besuar në transparencën dhe efikasitetin e qeverisë, është katastrofisht e vogël.

Natyrisht këtu nuk përfshihen as donacione si ato të Pacollit apo Erdoganit, as shifrat që kanë premtuar oligarkët pranë Ramës, që i përgjigjen në çdo çast kryeministrit, por vetëm kontributet e individëve të thjeshtë dhe të panjohur që në total, deri tani, nuk janë më shumë sesa 6190 vetë që mesatarisht kanë dhuruar 100 euro për person.

Për të kuptuar domethënien e kësaj shifre është mirë që ajo të krahasohet me atë ka ka mbledhur imami Elvis Naçi me findacionin e tij. Imami ka arritur të mbledhë mbi 7 milionë euro, ose dymbëdhjetëfishin e parave të cilat qytetarët i kanë besuar qeverisë.

Pikërisht për këtë, asnjë nga mbledhësit e mëdhenj të fondeve, as Naçi, as Arbër Hajdari, as Marin Mema që marrin pjesë në komitetin e rindërtimit nuk iu bashkuan ftesës së Ramës për ti bashkuar fondet me qeverinë.

Besimi ndaj saj është shumë i ulët dhe pavarësisht se mediat kombëtare u këputën duke reklamuar llogaritë e fondit të dhurimeve, Edi Ramës nuk i kanë besuar më shumë sesa 6 mijë qytetarë.

Nganjëherë shifrat flasin shumë më tepër sesa daljet e stërgjata në ekran për tu dukur popullor me batuta dhe dhurata.

Berisha dënon sulmin e Iranit me raketa të bazave ushtarake të SHBA-së dhe aleatëve të tyre

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar sulmin me raketa që Irani ka bërë ndaj bazave të SHBA-së në Irak. Me një shënim në Facebook, ish-kryeministri kërkon ndëshkim shembullor ndaj Iranit dhe urdhëruesve të sulmit.

Reagimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Një sulm terrorist i Ajetullahëve kundër bazave ushtarake të SHBA në Irak!

Të dashur miq, me urdhër të Ajetullaheve terroristë, forcat ushtarake të Iranit ndërmorën mbrëmë një sulm me raketa kundër bazave ushtarake të SHBA-së dhe aleatëve të tyre që qëndrojnë në Irak me ftesë të qeverisë irakenë për të çliruar këtë vend nga ISIS.

Përveç këtyre kryeterroristi Khamenei, ka kërcënuar sot edhe Shqipërinë për mbështetjen e merituar që vendi ynë i ka dhënë dhe i jep rezistencës së pamposhtur iraniane.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmet terroriste kundër bazave ushtarake amerikane dhe aleatëve të tyre, që me sukses çliruan Irakun nga pushtuesit barbar të al Bagdatit si dhe kërcënimet e kreut të diktaturës teokratike ndaj Shqipërisë dhe i bëj thirrje NATO-s dhe qeverisë së SHBA të ndëshkojnë në mënyrë ekzemplare për këto sulme dhe kërcënime terroriste regjimin e Ajetullaheve të Teheranit.

Ndryshohet ligji për t’i qepur një pozicion të ri gruas së nënkryetarit të Veliajt!

Nga Ina ZHUPA
Zëdhënëse e PD

A u ndryshua ligji “Për procedurat e biresimit dhe komitetin shqiptar te biresimit per t’i qepur nje pozicion te ri gruas se nenkryetarit te Veliajt? A eshte bere gati Denada Seferi (bashkeshorte e Andi Seferit) per kryetare te komitetit, per tu larguar si drejtoreshe Programeve të Zhvillimit për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale pas skandalit me “Zyber Hallullin” transmetuar nga Fiks Fare?

Me 9 Tetor 2019 jane miratuar ndryshimet për ligjin Nr.9695, datë 19.3.2007 “PËR PROCEDURAT E BIRËSIMIT DHE KOMITETIN SHQIPTAR TË BIRËSIMIT” pas propozimit qe kishte bere Ministria e Drejtesise.

I vetmi ndryshim qe i eshte bere ligjit eshte konkretisht neni 10 i cili percakton kriteret qe duhet te plotesoje drejtuesi i ketij komiteti per tu emëruar, dhe ketu kane shtruar “Diplome shkenca humance”.

Ky ndryshim eshte propozuar nga Ministria e Drejtesise, nderkohe kompetence qe te propozoj legjislacion sipas nenit 9 për përmirësimin e legjislacionit në fushën e birësimit, në interes të fëmijës e ka Keshilli Drejtues i Komitetit. Ne kete rast propozimi ska lidhje me femijet por eshte ne interes te drejtuesve qe do te emerohen qe mesa duket mund ti kene paracaktuar dhe po ju qepin vendin me ndryshime ligjore!

Ne nje kohe kur ceshtje qe duhet te rregullohet ligji jane te shumta, si psh mosha e atyre qe biresojne e cila ska limit, si psh rregullimet per shtetasit e huaj qe biresojne ketu si rezident sa i kontrollon shteti me pas? Sa te sigurt jane? E shume ceshtje madhore qe lidhen me sigurine e femijeve nuk perfshihen, por behet nje ndryshim pa pyetur keshillin drejtues, pa konsulte te gjere ne komisionin e ligjeve dhe vetem per emrin qe duan te caktojne ne krye.

A do jete valle Denada Seferi kryetarja qe kane paracaktuar, duke pasur parasysh edhe lidhjet e saj nga bashkeshortit me fushen e biresimeve? Ngelet per tu pare!

Nje gje eshte e sigurt qe ngjarja e rëndë e transmetuar në emisionin “Fiks Fare” provoi gjëndjen e rëndë ku ndodhen institucionet e trajtimit social të fëmijeve përkatësisht shtepia e fëmijes “Zyber Hallulli” dhe degradimi i institucioneve shtetërore sic është Drejtoria e Programeve të Zhvillimit për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale në Ministrinë e Shëndetësisë e drejtuar nga Denada Seferi që ka kompetence keto politika per rehabilitimin e fëmijeve.

Do ishte e paimagjinueshme nese mendohet per nje riciklim te saj ne nje fushe tjeter qe ka te beje me sigurine edhe mbrojtjen e femijeve jetime!

12 mijë pedagogë nuk kanë marrë rrogat, Vokshi: Rama shqetësohet vetëm për oligarkët e partisë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e ka cilësuar skandaloz mospagesën e 12 mijë pedagogëve në Shqipëri.

Në reagimin e saj në Facebook, Vokshi shkruan se rilindja ka para për të paguar në kohë konçensionet e oligarkëve të partisë, por nuk do t’ia dijë në asnjë moment për pedagogët, mjekët dhe mësuesit në vend, duke mos i paguar.

Sipas saj Rama dhe rilindja treguan edhe njëherë se janë të shqetësuar vetëm për oligarkët e partisë dhe jo për shqiptarët që punojnë me djersë në këtë vend.

Postimi i Vokshit

Ndërkohë që pagesat për Vilmën, Ilirin, Majlindën, Janin (apo atyre që janë pas 4 Koncesioneve në Shëndetësi) nuk vonojnë asnjë ditë, 12 mijë pedagogë ende nuk kanë marrë pagat e tyre.
Nga informacionet që kemi, Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin.

Duke pasur parasysh procedurat zyrtare, në rastin më të mirë pagat do kalojnë në llogarinë bankare në datat 16-17 duke krijuar veshtirësi të mëdha në cdo familje sidomos pas festave të fund vitit. Si mund të shtyjnë muajin 12 mijë familje që burimin e vetëm të të ardhurave kanë vetëm pagat e tyre?

Kjo provon edhe një herë që qeverisja e Ramës nuk është në shërbim të pedagogëve, mjekëve, infermierëve, mësuesve, etj, por në shërbim të një grushti oligarkësh me të cilët ndan paratë.

Humb jetën në moshë të re polici i Rrugores në Tiranë (Foto)

Një efektiv i policisë Rrugore në Tiranë u nda papritur nga jeta në një moshë mjaft të re. Mariglen Mestani, luftoi 12 orë me vdekjen por nuk arriti të mbijetojë, pasi u shua nga temperatura e lartë pas një infeksioni. Marigleni punonte prej 6 vitesh si efektiv i Rrugores në Tiranë dhe u shua në moshën 27-vjeçare.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullai në një postim mjaft prekës për ndarjen nga jeta të efektivit të ri, thotë se ndarja e tij nga jeta duhet të shërbejë si këmbanë për zgjimin e ndërgjegjës së të gjithëve për të vlerësuar sakrificën e punonjësve të policisë.

“Mariglen Mestani, u prehsh në paqe!

12 orë luftove me vdekjen, për të shpëtuar jetën, ashtu siç e kemi edhe në misionin tonë, por kësaj here luftove për të shpëtuar jetën tënde dhe s’ia dole dot. E sonte, ti miku, shoku e kolegu ynë ndërrove banesë. E dhimbshme, e trishtueshme, pikëlluese për të gjithë ne që të njihnim e që punuam me ty.

6 vite në rrugët e Tiranës, mes pluhurit, erës, borës, ngricës, shiut e diellit, duke shërbyer me ndershmëri e përkushtim në trafikun rrugor. Sa e sa fundjava kemi ndarë bashkë në minus gradë e në 30+, për të parandaluar aksidentet rrugore, në kontrolle me drager për alkoolin.

E ti, sonte, miku ynë, s’je më fizikisht mes nesh. Ikja jote nga një infeksion i papritur dhe vrastar ka shokuar gjithë familjen tonë të madhe, Policinë e Shtetit, e cila bëri çdo përpjekje për të të shpëtuar jetën, por koha e shkurtër që na la në dispozicion e keqja ishte e pamjaftueshme për të të shpëtuar ty miku ynë.

Sot shumë statuse të janë dedikuar ty Marilgen, moshës 27-vjeçare dhe kontributit tënd, por përtej respektit pas vdekjes, ikja jote është dhe një kambanë për të zgjuar ndërgjegjen e të gjithëve, që puna dhe sakrifica e punonjësve duhet vlerësuar më shumë nga të gjithë kur jemi gjallë, kur jemi në detyrë duke shërbyer, se sakrifikojmë aq shumë, sa e keqja nuk pyet as për moshë e as për vlera.

E di që do ketë edhe nga ata që kur ta lexojnë këtë status, do heshtin për të respektuar zakonin, edhe pse mund të jenë të pakënaqur për punën apo sjelljen e ndonjërit prej nesh, por gjithsecili të mos harrojë se dhe ne jemi pjesë e juaja, lindur, rritur e zhvilluar në proporcion të drejtë me zhvillimin e shoqërisë, por kemi një gjë më shumë se ju, rrezikun për jetën e në respekt të jetës, meritojmë më shumë respekt, vëmendje, besim, bashkëpunim e mirëkuptim, që së bashku të bëjmë më të mirën.

Buzëqeshja jote, ngushëllim për të gjithë ne. Lamtumirë Mariglen Mestani. Zoti të deshi pranë e aty u prehsh në paqe”, shkruan zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullai.

Veliaj nuk ndalet! Nesër në mëngjes nis aksioni për shembjen objekteve tek “Astiri”

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se rifillon nesër në ora 6.00, shembjet e objekteve në gjurmën ku do të shtrihet “Unaza e Madhe” në kryeqytet.

“Janë planifikuar të prishen 6 objekte, nga të cilat një me shpërthim të kontrolluar, që do të realizohet një ditë më pas. Objektet që do të prishen, ndodhen pranë rreth-rrotullimit në hyrje të Tiranës (ish shqiponja)”, thuhet në njoftimin e IKMT.

Në mesin e Nëntorit, IKMT zhvilloi një aksion disa ditor në këtë zonë, që degjeneroi në përplasje. Forca të policisë, në mbështetje të punonjësve të IKMT-së u përplasën fizikisht me banorët të cilët kundërshtuan shembjen e banesave të tyre.

Nga ana e forcave të rendit u përdor jo vetëm dhunë fizike, por u hodh edhe gaz lotsjellës, duke helmuar qytetarët protestues. Shumë syresh përfunduan me lëndime në spital, si pasojë e dhunës së policisë.

Banorët e “Astirit” dhe “Unazës së Re”, prej më shumë se një viti kanë protestuar kundër projektit për “Unazën”, që është shoqëruar me hije skandali. Protestat ditore u ndërprenë vetëm pas tërmetit vdekjeprurës të 26 Nëntorit.

Qeveritarët prishin pallatet ku banojnë vetë, por jo ato të qytetareve të dëmtuara rëndë nga tërmeti

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetareje nga Laçi e cila shkruan se, pallatet e parë që po rregullohen pas tërmetit janë ato të drejtuesve lokalë të lidhur me qeverinë.
Berisha shkruan se, qeveritarët prishin pallatet ku banojnë vet, por jo ato të qytetareve të thjeshtë të dëmtuara rëndë nga tërmeti!

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Qeveritaret prishin pallatet ku banojne vet, por jo ato te qytetareve te thejshte te demtuara rende nga termeti.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje. Jam nje banore e pallatit 103 Laç, Kurbin. Banoj te pallati 103 te lagjja 4 ku jane 5 pallate që jane te rrezikshme.Mua si banore me shqeteson fakti se nane thene se pallati eshte per rikonstruksion,,,bashke me pallatin 101.Ndersa pallati 1-Kryetares se bashkisae ka dale per shembje 2-pallati i nenprefektit ka dal per shembje 3-dhe pallati i inxhinieres ka dal per shembje.

Si ka mundesi jemi ngjit me njeri tjetrin dhe lozin me jeten tone.Sepse si pallati 103 dhe si pallati 101 ka banore te thjeshte dhe punetore dhe jo persona qe punojne ne bashki.Ju lutem publikojeni se eshte nje shqetesim i madh.Si pallati 101 dhe 103 jane larguar perfundimisht madje dhe rroba`t i kane hecur.ju lutem publikojeni se kemi hall te nadh.Ne do te behemi edhe 2 pallatet bashke dhe do dalim ne cdo media,,,por kemi nevoje dhe per zerin tuaj.Ju falenderoj.

Raporti i fortë i FINCH: Shqipëria me qeveri ilegjitime

FINCH, një organizëm prestigjioz ka publikuar raportin e fundit të tij në lidhje me Shqipërinë. Në raport, Shqipëria renditet në fund të botës ndërsa theksohet se vendi ka sot një qeveri ilegjitime. Një reagim i fortë që vjen nga një ndërgjegjësim gjithnjë dhe më i madh ndërkombëtar në lidhje me pushtetin në Shqipëri.

Kryetari i opozitës, Basha ka reaguar në lidhje me këtë raport, “Sot është publikuar një raport nga Finch, që tregon se Shqipëria renditet me fundin e botës, si një vend me qeveri ilegjitime. Axhenda e tij, është pushteti i tij”, tha Basha.

KOMUNIKIMI ME GAZETARËT I KRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, LULZIM BASHA

Pyetje: Zoti Basha, do të zhvilloni një mbledhje me aleatët, është rënë dakord për të gjitha pikat që përfshin Reforma Zgjedhore? Kujtojmë këtu një nga pikat më të diskutuara ka qenë ajo e sistemit zgjedhor. Aleatët kanë kërkuar ndryshim sistemi, a ka një konsensus?

Lulzim Basha: Në emër të Partisë Demokratike dhe të opozitës së bashkuar, kam qenë dhe jam i hapur, e kemi shprehur këtë zyrtarisht, për të diskutuar me të gjithë qytetarët shqiptarë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe transparente, cili sistem zgjedhor do të aplikohet në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Nisur nga praktika e 7 viteve të fundit, mund të themi me siguri të plotë se cilido sistem të zgjidhet, do të dështojë, nëse nuk garantojmë ndarjen e politikës nga krimi, ndaljen e blerjes së votës me paratë e pista dhe ndëshkimin e krimeve elektorale nga një drejtësi e pavarur.

Ndaj, nga kjo pikëpamje, mund të them se alibia, se “fajin e ka sistemi”, fatkeqësisht mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës, sipas të cilës jemi të gjithë njësoj, sipas të cilës fajin e ka çdokush, përveç atij, për kandidimin e personave me rekorde kriminale, për kapjen e gjithë kupolës së shtetit dhe policisë duke blerë vota me krimin e organizuar.

Në fakt e dimë të gjithë se Shqipëria është sot në një krizë të thellë politike, e cila ka precipituar në krizë ekonomike dhe në një krizë të paimagjinueshme emigracioni, për shkak të përgjegjësive të këtij kryeministri dhe të dështimit total të tij dhe të qeverisë së tij.

Pyetje: Kryeministri sot nga Vjena ka deklaruar se vendi nuk ka një krizë politike, ndërkohë që reforma e re zgjedhore të bëhet bashkë me opozitën jashtë parlamentare, pra me ju, duke pasur parasysh edhe rekomandimet e OSBE-ODIHR. Komenti juaj?

Lulzim Basha: Unë zgjedh të besoj Bundestagun dhe nuk besoj se ka shqiptar që në mes të Bundestagut dhe Edi Ramës, zgjedh këtë të fundit. E shkruar e zezë mbi të bardhë, vendi është në një krizë të thellë politike dhe këtë shqiptarët, jo vetëm opozita, e ndjejnë në lëkurën e tyre.

E ndjejnë në papunësinë që rritet, në bizneset që mbyllen, e ndjejnë në mungesën totale të shtetit që nxori në pah tërmeti i 26 nëntorit. E nxori mbretin lakuriq. E nxori shtetin pa emergjenca civile, tregoi se edhe një shtet i ri si Kosova kishte dhjetëra herë më shumë kapacitete për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë dhe e tregon sot ku i ka braktisur me mijëra familje në pikë të hallit.

Dua t’ju falënderoj ju dhe kolegët tuaj që vazhdoni t’i mbuloni, në veçanti, në këto ditë të acarta. Axhenda e Edi Ramës është pushteti i tij personal. Për pushtetin e tij personal e ka zhytur vendin në një krizë të thellë legjitimiteti. Sot është publikuar një raport nga Finch, që tregon se Shqipëria renditet me fundin e botës, si një vend me qeveri ilegjitime. Axhenda e tij, është pushteti i tij.

Axhenda ime është ekonomia, shpëtimi ekonomik i Shqipërisë, demokracia, dinjiteti dhe mirëqenia e çdo shqiptari. Dhe në funksion të kësaj, jemi të gatshëm të hedhim çdo hap të nevojshëm, për t’i dhënë fund një orë e më parë, krizës së thellë politike, ku e ka zhytur vendin Edi Rama dhe qeveria e tij e dështuar.

Pyetje: Zoti Basha, a ka PD në tryezë emra të tjerë kryebashkiakësh që kanë shkelur ligjin e dekriminalizimit?

Lulzim Basha: Për të gjitha këto çështje do të informoheni hap pas hapi.

Pyetje: Një pyetje për tensionin SHBA-Iran. Sa e rrezikuar është Shqipëria?

Lulzim Basha: Liria dhe demokracia e vërtetë ka një çmim të lartë. Në kuptimin e brendshëm, shqiptarët po e kuptojnë, e kanë kuptuar tashmë, se pa luftuar për demokracinë ditë për ditë, ajo rrezikon të zhduket nën peshën e një qeverie të korruptuar dhe të inkriminuar.

Po kështu, liria ka një çmim të lartë ndërkombëtarisht dhe unë jam krenar që, si ministër i jashtëm, kam rreshtuar Shqipërinë krah për krah Shteteve të Bashkuara të Amerikës në NATO dhe besoj fort se kjo aleancë vlerash, mbi të gjitha, është një aleancë e lirisë, dinjitetit njerëzor.

Ndaj dua të shpreh edhe njëherë në emrin tim, në emër të PD dhe në emër të opozitës së bashkuar, qëndrimin tonë të qartë, që e kemi bërë të ditur prej orës së parë të zhvillimit të ngjarjeve, përkrah SHBA, përkrah vlerave të lirisë dhe demokracisë.