18.5 C
Tirana
E mërkurë, 21 Maj, 2025

Bashkia e Librazhdit dhe Prrenjasit me Kompaninë e Ballës po shfarosin pyjet

Top Story ka zbuluar disa tendera të çuditshëm në Librazhd dhe Prrenjas. Le të shohim disa tendera të çuditshëm. Bashkia e Përrenjasit ka shpallur fituesin e një tenderi, një kompani që do të presë pyjet. Kjo kalon çdo kufi shkeljeje, pasi prej vitit 2016 ne kemi në fuqi moratoriumin për pyjet, që ndalon çdokënd për të prerë dru.

Një rast akoma më komik është ai në Bashkinë e Librazhdit, që edhe kjo ka vendosur për prerjen e pyllit. Kompania e shpallur fituese “AL-MEKS-UD”, është dënuar për prerje të drurve të pyllit. Gjithashtu kjo kompani është nën sekuestro nga përm abrimi pasi nuk ka paguar një gjobë ndaj Inspektoratit të Pyjeve.

“AL-MEKS-UD” është gjobitur në janarin e vitit 2017, pasi ishte konstatuar se po transportonte dy ngarkesa me lëndë drusore të pamarkuar. Madje, kapja e kësaj kompanie është bërë pikërisht në Njësinë Administrative Polis, në të njëjtin vend që kjo kompani ka fituar së fundmi edhe tenderin për të prerë me leje!

“Një situatë tjetër ka qenë me Bashkinë e Vlorës. Kërkohej një inxhinier që ishte diplomuar në një vit të caktuar. Dhe ashtu siç ishte përpunuar kërkohej që të ishte një inxhinier që të ishte pensionist në datën e tenderit. Kush ishte kjo kompani?! Vetëm ajo që ishte klienteliste me bashkinë”, thotë Aranita Brahja, Drejtuese e Open Data Albania.

Raste të çuditshme të tenderve janë edhe ato të ndërtimit të rrugëve, ku tenderi shihet si një proces për të fituar para kompania private dhe jo për ti menaxhuar në interes të publikut.

“Është ai i rrugës Kardhiq Delvin përkatësisht loti i shtatë. Bëhet fjalë për ndërtimin e një tuneli me gjatësi 1 km e pak. Ka qenë një tender me fond limit 19 milionë euro.

Diferenca mes ofertës më të ulët dhe asaj më të lartë ishte 5 milionë euro. Pra bëhej fjalë që ARRSH kishte vendosur që t’ja jepte tenderin për ndërtimin e tunelit në rrugën Kardhiq Delvinë kompanisë që kishte ofruar 5 milionë euro më shumë se kompania me ofertën më të mirë. Ishte një dëm i dpd ndaj taksapaguesve dhe buxhetit”, tregon Gazetari Koldian Tomorri.

Rama nuk ndalet me fyerjet dhe talljet ndaj banorëve: “Katunarët e lënë pas dorë trupin e tyre”…

Rama dhe ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu ishin të pranishëm ditën e sotme në spitalin i Vorës, ku si përherë, Rama ka vijuar të fyerjë dhe tallë banorët me batutat e tij bajate.

Sipas kryeministrit Rama, nga 1 janari 41 shërbime të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale do të jënë online në shërbim të qytetarëve.

Ndërkohë gjatë vizitës kryeministri nuk ka nguruar që të bëjë dhe batuta me pacientët dhe stafin e personelit mjekësor.

Gjatë një bashkëbisedimi ai i ka cilësuar shqiptarët si ‘katunarë’ që lënë trupin në planë të dytë.

‘Në rast se ky nuk shkon dhe i del ndonjë punë më e rëndësishme, se ne katunarët e lëmë trupin në plan të dytë. Atëherë e lëmë me skedulim shërbimin’, tha Rama.

Tradhëtari i Kombit shpërndan harta në të cilat Kosova është fshirë si shtet dhe paraqitet si territor i Serbisë!

Ish-Kryeministri Berisha shklruan në një postim në Facebook se, Tradhëtari i Kombit (Rama) shpërndan harta nëpër botë, në të cilat Kosova është fshirë si shtet dhe paraqitet si territor i Serbisë!

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Tradhetari i kombit, Esad Toptani i Ri, pasi firmosi per Jugosllavine e Re ne Novisad shperndan harta vet dhe nga institucionet e shtetit te tij vasal te Beogradit, ne te cilat Kosova eshte fshire si shtet dhe paraqitet si territor i Serbise!

Kjo eshte harta qe ky tradhetar i kombit shperndan ne bote me Agjenisine e tij te Investimeve te huaja!Turpi e mbulofte! sb

I dënuar në Greqi në vitin ’99, kryebashkiaku i Ramës ia le fajin motrës: Ajo ka pasur probleme, vaftisi djalin…

Partia Demokratike denoncoi sot kryetarin e Ramës në Bashkinë e Mallakastrës, Qerim Ismailaj se, ka fshehur një dënim të marrë në Greqi dhe për këtë i ka kërkuar Prokurorisë që të kryejë menjëherë verifikimet.

Sipas PD, në vitet 1999-2000, Saliaj është dënuar dhe dëbuar nga Greqia, por kryebashkiaku i Ramës, ashtu siç vepruian kryebashkiakët e tjerë të dënuar dhe më pas të larguar, si Valdin Pjetri I Shkodrës, apo Kumaraku I Vorës, është munduar të mashtrojë opinionin duke deklaruar se nuk ka qënë i dënuar në Greqi. Sipas Ismailajt, motra e tij ka patur problem në Greqi, ka vaftisur djalin…

I gjendur në varrimin e Drita Saliajt, e cila u vra nga nipi i burrit të saj, që kërkoi ti vidhte banesën, Ismailaj ka deklaruar për gazetarët se është i hapur ndaj çdolloj hetimi.

Ai ka deklaruar se në Greqi hyn pa asnjë problem, dhe ka shkuar jo më larg se para dy javësh, te motra e tij që banon në shtetin fqinj.

‘Unë skam asnjë lloj dijenije, jam shumë i hapur për çdolloj verifikimi. Nuk jam ndaluar në asnjë rast në shtetin grek.

Unë kam motrën në Greqi, dhe ka pasur problemet e veta familjare, vaftisi djalin, dhe kam shkuar para dy javësh në shtetin grek, pa asnjë lloj problemi’, u shpreh Qerim Ismailaj.

Paloka: Rama nuk po bën gjë tjetër veçse po thellon “varrin” e tij politik, duhet detyruar edhe me forcë tëlargohet

Nënkryetari i PD, Edi Paloka, në një intervistë për “Koha Jonë” analizon aksionin e opozitës për vitin që lamë pas dhe strategjinë që do të ndiqet gjatë vitit 2020.

Numri dy i PD-së shprehet askush në PD dhe opozitë nuk është “kundër përballjes me një pushtet të krimit”, por për shkak të çështjes së negociatave me BE dhe tërmetit të 26 nëntorit, “opozita u detyrua të bëj dy “armëpushime” për interesa madhore, por nuk ka bërë kurrë paqe me Ramën”.

I pyetur se cila është mënyra sesi mund të rrëzohet Edi Rama nga pushteti, Paloka shprehet: “Nëse më pyet për bindjen time personale, unë kam bindjen që Rama kurrë nuk do të lejojë me vullnetin e tij që shqiptarët të zgjedhin lirisht e në mënyrë demokratike, prandaj për t’ju krijuar këtë mundësi shqiptareve Rama duhet detyruar edhe më forcë!”.

Intervista ekskluzive e “KOHA JONË” me nënkryetarin e PD, Edi Paloka

Pyetje 1: Vitin e kaluar PD dhe opozita deklaroi se Ramen do ta rrezojmë. Por nuk u rrëzua! Edhe këtë vit kështu do deklarohet!?

1- Nëse me “rrëzim” të Rames, ju nënkuptoni që populli ta merrte zvarrë nga karrigia e tij e ta hidhte në Lanë, kjo vertetë që nuk ka ndodhur, por kjo nuk do të thotë aspak që opozita dështoi në qëllimet e saj, përkundrazi.

Mendoj se duhet pranuar nga kushdo që lëvizjet e forta opozitës dhanë rezultatet e tyre jo të vogla. Për këtë mjafton të krahasohen politikisht periudhat e dy viteve. Sot të gjithë thonë se Rama ka rënë po ka nga ata që harrojnë se ky është kontributi i opozitës.

Djegia e mandateve mëgjithëse e kontestuar fillimisht (jo më tani) bëri që minimalisht të rikthehej vëmendja tek rreziku që i kërcënohet demokracisë në Shqipëri.

Protestat masive ndërkohë mblodhen rreth opozites shumicen absolute të shqiptarëve dhe treguan se ky popull jo vetëm nuk e do më Ramen, por ai sot është pa asnjë dyshim kryeministri më i urryer në të gjitha trevat shqiptare.

30 qershori do të ishte goditja e fundit ndaj propagandes dhe demagogjisë së Rames i cili, pavarsisht situatës, vazhdonte të fliste për “krizë të opozitës që nuk kishte mbështetje në popull e prandaj kishte frikë të përballej me Ramen në zgjedhje…”

Me 30 qershor, jo vetëm shqiptarët, po e gjithë bota pa dhe u detyrua të pranojë se ashtu siç opozita kishte denoncuar, Rama nuk mund të shkëputej nga të inkriminuarit dhe vjedhja e zgjedhjeve edhe pse ishte i vetëm në votimet farsë që organizoi. E megjithatë, megjithë manipulimet, presionet dhe blerjet e votave, me 30 qershor u vertetua se të paktën 85% e shqiptarëve nuk e duan më Ramen në pushtet.

Pyetje 2: Ju shquheni për dorë të fortë opozitare ndaj Kryeministrit Rama. Jeni i vetëm apo keni kolegë të kësaj udhe radikale që pushteti i krimit të mposhtet me përballje frontale?

2-Në fakt kjo ka sjellë një situatë në dukje paradoksale sepse praktikisht kryeministri me mbështetjen më të ulët në vite, madje më i urryeri nga shqiptarët, ka sot në dorë dhe kontrollon të gjitha pushtetet. Jo vetëm kaq po çdo ditë ai përpiqet të forcojë mjetet dhe mënyrat e represionit. Sa më shumë humbet mbështetjen aq më shumë përpiqet të rrisë masat represive.

Unë jam i bindur që më këtë rrugë, Rama nuk po bën gjë tjetër veçse po thellon varrin e tij politik, ku tanimë është shtrirë sa gjatë dhe gjerë. Lëvizjet e tij i ngjajnë përpjekjeve të dëshperuara të Ramiz Alise në ‘91 kur me ligje e dekrete represive kërkonte t’i zgjaste jetën rregjimit .

Në fakt shqiptarët i morën zvarrë atëhere dhe monumentet e diktatorit dhe kufomat që vazhdonin të ishin në krye të rregjimit.

Për mua, ky fat e pret dhe Ramën nëse vazhdon në këtë rrugë.

Unë nuk mendoj se ka në PD apo dhe në opozitë nga ata që janë kundër përballjes me një pushtet të krimit si ky që përpiqet të mbajë Rama.

Në gjysmen e vitit të shkuar, opozita u detyrua të bëj dy “armëpushime” për interesa madhore, por nuk ka bërë kurrë paqe me Ramën.

Vendimi i BE për të mos i hapur negociatat Rames dhe vendosja e 9 kushteve si detyrim ndaj qeverisë, por dhe me një kërkesë për angazhim të opozites në realizimin e reformës zgjedhore solli “armëpushimin” e parë. Më pas katastrofa që shkaktoi tërmeti i 26 nentorit e angazhoi opozitën në detyra të natyrës humanitare.

Pra siç thashë, nuk ka patur kurrë asnjë tërheqje të opozitës në qëndrimet e saj ndaj kësaj qeverie, aq me tepër kur “Rama Ik” është bërë tanimë lajtmotiv i shumicës së shqiptarëve që jehon nga rruga, në stadiume e kudo!

Pyetje 3: Nëse mund të shpreheni hapur: në maj-qershor apo shtator-tetor filloni si opozitë protestat?

3-Siç ju thashë më lart, Bundestagu dhe BE , në kushtet që i kanë venë qeverisë Rama, kanë përfshirë dhe ndryshimet në Kodin zgjedhor si një hap të parë për zhvillimin e zgjedhjeve të parakoheshme. Në këtë pikë angazhimi i opozitës është një detyrim dhe për këtë ne jemi angazhuar seriozisht. Brenda pak ditëve opozita do të paraqesë propozimet e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor duke plotesuar kështu dhe këtë detyrim të saj.

Ndërkohë Rama, që e ka të qartë se plotesimi i kushteve të Bundestagut, praktikisht sjell largimin e tij nga pushteti, po bën çdo gjë për të penguar reformen zgjedhore me shpresë se kështu do të shtyjë dhe zgjedhjet e parakoheshme.

Në fakt edhe ai e ka të qartë se kriza nuk mund të zgjatet më shumë dhe zgjidhja e saj vjen vetëm nëpërmjet zgjedhjeve. Çdo rrugë tjetër do të kishte pasoja të rrezikshme. Në këto kushte unë nuk mund të percaktoj në se dhe kur do të fillojnë protestat, por e them me siguri se në se Rama i heq të drejtën dhe këtë shanc të fundit vetes për të vepruar si një njeri normal (se ti kërkosh të veprojë si shtetar është shumë) atëhere sigurisht që do të përballet me forcën. Rrugë tjetër nuk ka!

Pyetja 4: E fundit: jeni partizan i idesë se Rama rrëzohet vetë nga mbipushteti apo nga përballja dhëmbë për dhëmbë?

4-Në se më pyet për bindjen time personale, unë kam bindjen që Rama kurrë nuk do të lejojë me vullnetin e tij që shqiptarët të zgjedhin lirisht e në mënyrë demokratike, prandaj për t’ju krijuar këtë mundesi shqiptareve Rama duhet detyruar edhe me forcë! /Intervistoi Nikoll Lesi, Koha Jonë/

Një tjetër kryebashkiak i Ramës me të kaluar kriminale, i dënuar në Greqi! PD: Prokuroria të verifikojë menjëherë

Pas Shkodrës, Vorës dhe Vaut të Dejës, Partia Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë të vetifikojë të kaluarën e Kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj. Në kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, specifikohet se Qerim Ismailaj, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për t’u zgjedhur në një funksion të lartë publik, për shkak se dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Greqi dhe se në periudhën 1999-2000 ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse greke.

Informacionet e Partisë Demokratike tregojnë se Qerim Ismailaj ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, për shkak se “pyetjeve nëse është ndaluar apo arrestuar ndonjëherë nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale, nëse është dënuar ndonjëherë nga autoritetet gjyqësore të huaja apo nëse ndaj tij është marrë ndonjëherë masa e dëbimit nga një shtet i huaj, rezulton se i është përgjigjur me JO” – theksohet në shkresën e Sekretarit të Përgjithshëm.

Sipas ligjit të dekriminalizimit pasqyrimi i të dhënave të pasakta dhe të pavërteta në Formularin e Vetëdeklarimit, përbën vepër penale dhe passjell skualifikimin e menjëhershëm të subjektit nga kandidimi apo ushtrimi i mëtejshëm i funkisonit publik. Në këtë rast, sjell largimin e menjëhershëm nga detyra të Kryebashkiakut të Mallakastrës dhe ndjekjen e tij penale.

Partia Demokratike e Shqipërisë, nisur nga interesi i lartë publik që paraqet kjo çështje, i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme një verifikim dhe reagim institucional të shpejtë, me synim që të arrihet qëllimi kryesor që ka ligji i dekriminalizimit, te largojë personat me te kaluar kriminale të marrin vendime për qytetarët apo të ndikojnë në zgjedhje.

Vjedhja skandaloze 23 milionë euro, një uniformë policie kushtoi 3 mijë euro

Një tjetër rast i dyshimtë është tenderi për uniformat e policisë. Në gusht të vitit që lamë pas, qeveria akordoi një fond prej 23 milionë euro për uniformat e reja verore dhe dimërore të policisë për katër vite.

Një shumë kjo rreth trefish më e lartë. Po të shikojmë prokurimet nga shtatori 2013 deri në qershor 2019, pra për rreth 6 vjet, qeveria ka shpenzuar rreth 7,8 milionë euro për uniformat e policisë. Ndërsa sot, ky tender ka kapur shifra marramendëse.

“Tenderat më abuzivë, të paktën ata që kanë bërë më tepër bujë. Ka qenë tenderi i blerjes së uniformave të policisë. Një tender që u diskutua jashtëzakonisht shumë për shkak të kostove jashtëzakonisht shumë të larta.

Ne na kushtoi 3 mijë euro një uniformë policie, që kishte një kapotë, një palë këpucë, dy plë pantallona dhe dy këmisha. Të gjitha këto kushtonin tre mijë euro ndërkohë që me një llogari të thjeshtë nëse do të ishin blerë në dyqanet e rrobaqepësive në Tiranë pa pasur as tendera as garë asgjë. Të gjitha nuk do të shkonim më shumë se 50 mijë lekë për një efektiv policie”, tregon Panajot Soko.

Duke qëndruar tek uniformat e policisë së shtetit. Kulmi i abuzimit arrin kur një kompani e dënuar për afera korruptive. Bëhet fjalë për “Gjergjefi Sh.p.k”, që është hetuar disa herë për korrupsion për tenderat e uniformave të policisë.

Hetimet nisën në vitin 2011 dhe u iniciuan pas denoncimit të deputetëve të Partisë Socialiste, të cilët mbi bazën e denoncimeve publike gjetën një dëm ekonomik 1.5 miliardë lekë të reja.

Sot situata ka ndryshuar, korrupsioni është harruar dhe me këtë kompani ka nisur bashkëpunimi. Partia Socialiste, në vitin 2018, i jep sërish tenderin për uniformat, kompanisë Gjergjefi sh.p.k.

“Në përgjithësi për procesin e tenderimit në Shqipëri ka një hije të madhe. Për këtë flasin edhe institucionet ndërkombëtare që bashkëpunojnë me ne si banka botërore, fondi monetar, kombet e bashkuara, bashkëpunimet me qeveritë e ndryshme” tregon Suzana Guxholli

Në vitin 2016, dy kompani, u kapën me përgjime, për shkak të aferave me tenderat për ushqimin në burgje. Administratorët e tyre u arrestuan dhe u dënuan, por sot sërish këto kompani vijojnë të marrin fonde publike.

“Prokuroria filloji një ndjekej penale kundër katër operatorëve në garë të cilët u regjistruan gjatë përgjimeve me një zyrtarë të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve. Çfarë ndodhi me këta operator? Dy prej tyre ndryshuan emrat, ndërkohë që administratoret ishin në masë arresti në burg kompanitë vazhdonin të fitonin tendera. Madje jo vetëm me institucionet me bashkitë por edhe me kryeministrinë apo me shërbimin informativ”, thotë Aranita Brahja, Drejtuese e Open Data Albania.

Albcontrol, kompania shtetërore që menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore të Shqipërisë, thyen rekordin për fryrjen e fondeve të tenderave. Kështu, ky institucion, alokoi një tender rreth 500 mijë euro për ti mësuar gjuhën angleze, 10 punonjësve të saj. Duket qartazi, që një kurs anglishtje i tillë, nuk kushton as në Harvard apo Oksford.

Ndërkohë në muajin nëntor të vitit 2019, Albcontrol hapi një tender me vlerë rreth 400 mijë euro, për kontrollin mjekësor të punonjësve të saj, që njihet ndryshe si Check Up. Edhe ky ishte një tender tejet abuziv, për dy arsye. E para punonjësit e Albcontrol janë zyrtarë shtetëror dhe për pasojë nuk mund të trajtohen ndryshe nga administrata shtetërore.

E dyta, shërbimin e Check e ofron një koncesion i qeverisë, i miratuar në vitin 2015, dhe ku mund të përfitojnë falas shërbimin në çdo qendër shëndetësore. Dhe e treta, shifra e tenderit prej 400 mijë euro për 332 punonjës që ka Albcontrol, është tepër e fryrë. Nëse e përpjestojmë këtë shifër, i bie që çdo punonjës i Albcontrol do të paguajë rreth 1200 euro për një kontroll mjekësor.

Tendera të çuditshëm e njëkohësisht të dyshimtë, janë me qindra. Kjo ka bërë që edhe qytetrët të humbasin besimin tek shërbimet dhe investimet publike, për shkak të shpërdorimit të fondeve publike.

“Krijohet një mosbesim shumë i fortë mes publikut dhe shtetit. Nëse ti vëren se këtu bëhen tendera korruptim që nuk na shërbejnë ne, por shkojnë për të majmur tre katër njerëz, apo një grup politikanësh dhe burokratësh.

Nuk e kuptoj pse unë duhet të paguaj taksat në shtet. Unë jam më i prirur të jem informal, dhe siç thotë populli t’ja fus shtetit, sepse është një shtet tek i cili nuk kam besim. Pra ia tenderi nuk është një lek që thjesht po vidhet tani, efektet e tij janë shumë më të mëdha”, tregon Koloreto Cukali.

Video/ Zjarrfikësja niset për të fikur zjarrin, por fiket vetë…

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video ku shihet një zjarrfikëse që ka shkuar për të shuar flakët e zjarrit, por në fakt është “shkuar” vetë.

“Niset për të fikur zjarrin, i fiket motori zjarrfikeses se narkoqeverise! Sb”, shkruan Berisha në postim në Facebook.

Niset per te fikur zjarrin, i fiket motori zjarrfikeses se narkoqeverise! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 7. Januar 2020

Zbulohet e shkuara e baba Takut, ka qënë i proceduar në vitet ‘80 për falsifikim…

Ish-Drejtori i Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Agron Tufa ka replikuar sërish në distancë me deputetin e Partisë Socialiste, Spartak Braho, për të cilin ka ngritur sërish hije dyshimi se ka qenë proceduar në vitin ’80 nga Gjykata e Lartë.

Agron Tufa, i cili së fundmi është larguar nga Shqipëria për të kërkuar azil politik në Zvicër, në një mesazh në Facebook, e quan Spartak Brahon “lumëmadh që shet moral”, ndërkohë që i kërkon të përgjigjet për procedimin e tij.

“Një pyetje ‘Moralistit’ Spartak Ibrahim Braho.

O lumëmadh që na shet ‘moral’ edhe më shumë se klerikët, a mund të na përgjigjesh thjeshtë e bukur: A je proceduar si gjyqtar disiplinarisht në Gjykatën e Lartë në vitet ‘80 për ndonjë falsifikim dosjeje dhe si u mbyll ajo punë”, shkruan Tufa.