18.5 C
Tirana
E mërkurë, 21 Maj, 2025

Si tallet Rama me të dëmtuarit nga tërmeti, Spahia: Pasi bëri premtime pa asnjë logjikë, fshihet si burracak

Qeveria e Edi Ramës, më e paafta në 107 vjet ekzistencë të shtetit shqiptar. I këtij mendimi është ish deputeti i PD-së, Bardh Spahia. Përmes një postimi në Facebook, Spahia shprehet se, qeveria po tallet me të dëmtuarit nga tërmeti.

“Edi Rama duhet larguar sa më parë, që ky vend të marrë frymë e qytetarët të kenë një qeveri që u shërben, e jo që tallet me ta”, shkruan ish-deputeti i PD.

Postimi i plotë i Bardh Spahisë

TALLJA E EDI RAMES ME TE DEMTUARIT NGA TERMETI

Qeveria e Edi Rames e meriton plotesisht emertimin si qeveria me e paafte qe ky shtet ka njohur ne 107 vite jete. 40 dite pas termetit te 26 Nentorit nuk ka ende nje liste te familjeve te demtuara!!!! Sa e veshtire mund te jete te besh nje liste te tille! Si mundet qe te mos menaxhohet dot nje situate lokale?

Nje kryeminister qe beri xhiro lart e poshte ne Durres, Kruje e Tirane, pasi shtyu edhe me tre muaj gjendjen e fatkeqesise natyrore, pas 40 ditesh vendos se situaten duhet ta marrin ne dore bashkite??? E ata qytetare te prekur nga termeti duhet te rinisin procesin e deklarimit te demeve??? A ka me tallje se kaq? A ka pacipesi me te madhe se kjo?

Ky kryeminister duhet te thote nese e ka arken bosh e po fiton kohe ne kurriz te njerezve qe kane humbur investimet e jetes se tyre! Pse fshihet pas Arben Ahmetajt e shpik procedura kur 10 dite pas termetit deklaronte se edhe po te merrte asnje lek nga jashte, do i rindertonte shtepite me fondet e saj se ishte me i miri e me i zgjuari?

Me ze e figure e ka thene! Pse fshihet si burracak, pasi beri premtime pa asnje llogjike e mbi te gjitha pa bere transparence te fondeve qe ka siguruar deri tani? Fatkeqesisht, e verteta eshte e hidhur: paaftesia e makuteria jane bere bashke e asnje shprese nuk ka per banoret e prekur nga termeti, se kjo qeveri do i jape zgjidhjen qe meritojne.

Edi Rama duhet larguar sa me pare, qe ky vend te marre fryme e qytetaret te kene nje qeveri qe u sherben, e jo qe tallet me ta.

Shehi: Zgjedhje në pranverë, me çdo lloj sistemi zgjedhor…

Kryetari i LZHK, ish deputeti i Opozitës Dashamir Shehi, gjatë një tryeze diskutimi për ndryshimin e Refromës Zgjedhore, u shpreh se duhet të ndryshojë sistemi, ndërkohë që shtoi se është për një sistem propocional kombëtar.

Sipas tij, nëse shkojmë në zgjedhje në pranverë do të kapërdinte çdo lloj sistemi dhe më pas të implementohen ndryshime që garantojnë një proces të drejtë.

“Nëse zgjedhjet do të bëhen me 2021, do bëhen sipas tempit normal, nuk ka kuptim të bëhen me këtë sistem që po implementojmë. Shqipëria duhet të këtë kurajo të ndryshojë sistemin. Nëse zgjedhjet bëhen në pranverë, do ta pranoj këtë gjysmë marrëveshje. Sistemin duhet të ndryshohet nëse zgjedhjet bëhen në 2021. 18 muaj janë një kohë e mjaftueshme që të hyjnë lojtarë të rinj në fushë.

Shqipëria ka nevojë për sistem të ri elektoral që ta bashkojë Shqipërinë. Ky që është sot e ndan Shqipërinë. Ne krijojmë ndarje këtu në një vend fare të vogël. Na duhet një sistem propocional kombëtar. Shqipëria ka nevojë që të unifikohet. Unë jam për propocional kombëtar. Unë jam për sistemin e drejtë. Nëse do të kemi shans që të bëhen zgjedhjet në pranverë, do të kapërdija çdo lloj sistemi. Nëse ne do të votojmë në 2021 ne duhet të ndryshojmë sistemin”, u shpreh Shehi.

Për korin e sorrave ‘të pavarura’ që kanë nisur një sulm të koordinuar kundër Opozitës

Nga Red VARAKU

Edhe pse Shqipëria është në rënie të lirë që prej dhjetorit të shkuar, me një ekonomi që po shkon në deflacion dhe gati në prag të një përplasje civile, sërish ka sorra publike që as që i shqetëson fare kjo gjë, por i eksiton fakti që Rama vazhdon të jetë në pushtet.

Shqipërisë nuk i kanë munguar gjallesa të tilla që mbijetojnë në nofullat e çakallit të rradhës në pushtet , madje parazitë të tillë i ka pasur gjithmonë në traditë. Shumë prej kësaj kategorie e kanë shijuar përbuzjen e këtij populli, por sërish nuk zenë mend. Me sa duket geni i tyre prej shërbëtori është më i fortë se sa ata vetë, kur vjen puna tek detyra që i ngarkon partia.

Deri ketu është ok! Sigurisht, buka është shumë e rëndësishme për sorrat e pushtetit, por të sulmosh opozitën duke e konsideruar atë të dobët dhe të pafuqishme ngaqë nuk arriti ta rrëzonte me dhunë këtë qeveri, jo vetëm është dicka e pafytyrë dhe e pa takt, që të nxjerr hapur si ushtar të pushtetit, por njëkohësisht është edhe paburrëri.

Sepse, nëse kjo Opozitë ka një meritë, është pikërisht përpjekja e saj (edhe pse me kosto), për të shmangur destabilizimin e vendit, nëpërmjet një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të parakohshme. Fakti që ia ka dalë tregon që jo vetëm kemi të bëjmë me një Opozitë të fortë, por edhe një Opozitë të përgjegjshme, e cila nuk kërkon të vijë në pushtet duke shkelur mbi viktima.

Nëpërmjet djegjes së mandateve dhe bojkotimit të zgedhjeve, ajo ia ka dalë ta delegjitimojë si kryeministër dhe të sensibilizojë jo vetëm opinionin publik shqiptar por edhe partnerët tanë ndërkombëtarë, të cilët të alarmuar nga situata në Shqipëri bllokuan integrimin dhe i kërkuan Ramës të largohej nëpërmjet nëntë kushteve të Bundestagut.

Sigurisht, ajo nuk mund të angazhohet në rrëzimin e tij me dhunë. Ajo e ka të qartë që ndërperja në mes e mandatit të një qeverie, nëse një kryeministër nuk dorëhiqet me vullnet të lirë, bëhet vetëm nëpërmjet dhunës, por ajo e ka refuzuar një skenar të tillë që në fillim, sepse ajo i ka të qarta pasojat për vendin. Një ndërprerje e tillë mandati qeverisës ka ndodhur vetëm një herë në vendin tonë gjatë këtyre 30 vjetëve, në vitin e mbrapshtë 1997, nën grykën e kallashnikovëve dhe të gjithë i dimë pasojat që solli.

Ndaj, duke qenë e vetëdijshme për pasojat që mund të sjellë një ndërprerje e tillë e mandatit të qeverisë, ajo e ka bërë të qartë që në nisje të aksionit të saj, që në pushtet do të vijë vetëm me votë dhe jo nëpërmjet viktimave, siç bëri Rama në 2013, apo PS në vitin 1997. Çuditërisht, në vend që të vlerësohet për këtë akt përgjegjshmërie, sulmohet pabesisht në mënyrë të sinkronizuar, nga hafije politike që lidhen drejtpërdrejtë me zyrën e Fugës në kryeministri.

Rreziqet reale që po i sillen përqark Shqipërisë nuk po i vijnë nga Opozita, por po i vijnë nga sjellja e papërgjegjshme e këtij njeriu. Po i vijnë nga ekonomia e rrënuar, nga deformimet e brendshme të demokracisë dhe nga fenomene të tjera që nëse nuk zgjidhen shpejt e çojnë vendin detyrimisht drejt një përplasje të ashpër.

Ky deformim është ekplozivi që e bën Shqipërinë rrezik për shqiptarët dhe rajonin. Dhe pikërisht ky zhvillim tejet negativ dhe eksplodues për të ardhmen e vendit, falë Opozitës tashmë është marrë seriozisht edhe nga ndërkombëtarët, të cilët unanimisht i kanë kërkuar Ramës të realizojë sa më shpejt zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Pallavrat dhe karagjozllëqet e Edi Ramës dhe tartabiqeve të tij që e shikojnë të keqen vetëm tek Opozita janë tymnaja që duan të fshehin atë që po ndodh para syve tanë, kapjen e institucioneve, shkatërrimin e zgjedhjeve të lira, bllokimin e integrimit dhe bllokimin e rotacionit me dhunë.
Sigurisht, Opozita e ka bërë deri në fund betejën e saj për ta shmangur përplasjen, por kjo nuk mund të zgjasë pafundësisht. Nëse tenton të bllokojë me dhunë rotacionin, që do t’i garantojë Shqipërisë ëndrrën e madhe të integrimit, Edi Rama ta harrojë se mund ta gëzojë pushtetin me mandate të blera dhe të vjedhura.

Berisha denoncon: Vendim kriminal i SPAK i diktuar nga Rama, vranë për së treti policët

Ish-Kryeministri Berisha ka dënuar ashpër vendimin e SPAK, i cili lehtësoi pozitat e vrasësit të katër policëve Dritan Dajti duke mos marrë asnjë masë ndaj prokurorëve që i hoqën dënimin e përjetshëm atij. Berisha e konsideron këtë vendim të SPAK si kriminal dhe të diktuar direkt nga Rama.

Postimi i plotë i Berishës
Nje vendim kriminal skandaloz i SPAK i diktuar nga Edvin Kristaq Dajti!

Miq, 8 prokuroret, qe ne kundershtim flagrant me kushtetuten u shpallen SPAK pasi u seleksionuan per tre vite me radhe bazuar strikt ne kritere politike ne shpellat e narkomafies te kreut te meduzes, komunikuan sot vendimin e pare kriminal dhe klamoroz.

Ata, ne nje akt te papergjegjshem, me urdher te kreut te meduzes shfajesuan narkogjykakesit qe denimin perjete te Dritan Dajtit, i cili ekzekutoi ne veren e vitit 2009 ne plazhin e Durresit kater oficere policie, me nje vendim kriminal e shnderruan me gjykim te shpejtuar ne 25 vite burg.

Ky vendim i krimineleve me toga te zeza tronditi thelle opinionin dhe u konsuderua si nje vrasje per se dyti i deshmoreve te atdheut. Por vendimi i sotem i prokuroreve socialiste eshte po kaq kriminal sa dhe i narkogjykatesve qe anulluan denimin me jete te vrasesit serial Dritan Dajti!

Kjo eshte vrasja per se treti nga prokuroret socialiste me urdher te Edvin Mafise te kater deshmoreve te atdheut. Ky eshte nje fillim kriminal nga nje bande antikushtetuese qe per ligj dhe moral ka urdherat e Edvin Kristaq Mafise! sb
“Pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, SPAK pushon çështjen ndaj tre gjyqtarëve

Vendimi i SPAK

6 Janar, 2020 11:19
Prokuroria e Posaçme Anti- korrupsion ose SPAK vendos pushimin e çështjes penale ndaj tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin duke e kthyer dënimin e përjetshëm me 25 vite burgim.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se për tre gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli nuk janë gjetur elementë të veprës penale. Ata u hetuan pas dyshimeve për korrupsion, por akuzat nuk u provuan.

Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e katër policëve në vitin 2009 i shpëtoi burgimit të përjetshëm kur pikërisht Apeli i Krimeve të Rënda me këtë trupë gjykuese pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite burg.

Prej 10 vitesh çështjet gjyqësore ndaj Dritan Dajtit ishin shtyrë vazhdimisht ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivëve të Policisë Fato Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj gjatë një operacioni për kapjen e tij.

Po ashtu mbeti i vdekur edhe Ledio Mara si dhe i plagosur Fatjon Shamku, ndërsa u plagos dhe vetë Dritan Dajti.
Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Dajtin me katër burgime të përjetshme ndërsa Apeli me 25 vite burg.
Ky vendim ngjalli debat ndërsa ishte pikërisht ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila kërkoi hetim për gjyqtarët.”

Pollo dënon për sulmin ndaj Lubonjës: Sinjal për t’i mbyllur gojën

Ish Kryetari I Komisionit të Mediave, Pollo ka dënuar sot sulmin ndaj publicistit dhe kritikut të qeverisë, Lubonjë duke e konsideruar atë si një sinjal për ti mbyllur gojën.

“Fatos Lubonja me jetën e tij të vështirë është simbol për shumëçka. Por vitet e fundit ai është ndër pak kryezërat jopartiakë e të besueshëm që denoncojnë parreshtur kapjen e shtetit dhe ofiqarët banditë.

Prandaj sulmi i përsëritur kundër tij, duke i shkatërruar sërish veturën, është vetëm një sinjal i përsëritur për t’i mbyllur gojën. Agresioni verbal i qeverisë Rama kundër çdo kritiku dhe ligjet anti fjalë kanë krijuar rrethanat inkurajuese për keto agresione.

Prokuroria duhet të hetojë seriozisht e të nxjerrë para drejtësisë edhe dorësin edhe mandantin. Por gjithkush mund të mbrojë Fatos Lubonjën duke thënë zëlartë si ai të vërtetat e kohës”, shkruan Pollo.

Makina e Lubonjës u sulmua sot për herë të dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Thirrja e nënës me 3 fëmijë të mitur: Le të vijë Rama të rrijë në çadër…

“Abc News” ka transmetuar gjatë ditës së sotme gjendjen e vështirë ku ndodhen banorët e pastrehë të Thumanës dhe të Laçit, sidomos pas motit të keq me erë të fortë dhe temperatura të ulëta.

Gazetari Juxhin Mustafaraj sjell dëshminë e një nëne të re, me tre fëmijë, më i vogli 7 muajsh, në fshatin Sanxhak të Laçit.

Bora Pera tregon se prej 3-4 ditësh ka fryrë ere e fortë që ka rrëzuar çadrën. Ajo bashkë me 3 fëmijët, 10 vjeç, 4 vjeç, dhe 7 muajsh, bashkëshortin dhe vjehërrit e moshuar kanë qendruar në çadër që nga termeti i 26 nëntorit.

Por ditët e fundit, çadra ka rënë dhe ata janë detyruar të hyjnë në banesën e rrënuar, tjegullat e së cilës rrezikojnë ti zënë brenda nga momenti në moment.

“Gjithë natën jam pa gjumë…me dy orë gjumë. I kam mbuluar fëmijët me 3 jorganë, me mendimin se po ranë tjegullat të mos u bien në kokë fëmijëve. Eshtë tmerr, tmerr, fryn ere, është ftohtë.

Kemi shkuar në bashki por nuk na japim bonus qiraje. Këtë e thotë edhe Kryeministri Edi Rama që ska bonus për ne që jetojmë në fshat. A ka fëmijë vetë ai?! A logjikojnë këta njerëz?! A janë normalë?! Si mundet që fëmija i vogël të qendrojë në çadër?

Kush mban përgjegjësi për ne? Z. Rama që thotë rri në çadër të vijë vetë të rrijë në çadër…”, shprehet ajo e revoltuar. /abcnews.al

Kurti bën gati qeverinë, ministri i Brendshëm i takon LDK, 6 ministrat e “VV”

Albin Kurti vetëm pak orë para takimit me Thaçin i ka bërë thirrje LDK-së t’i sjellë emrat e propozuar të saj për ministra, ndërkohë ai vetë ka bërë publike emrat e ministrave të tij dhe zv. kryeministrit.

Për ministër të drejtësisë nga Vetëvendosje do të jetë Albulena Haxhiu, ministër i jashtëm Blerim Reka, ministër i Financave Besnik Bislimi, minister e ekonomisë Rozeta Hajdari dhe ministër i Shëndetësisë Arben Vitia, kurse për zv. kryeministër Haki Abazi. Bie në sy se Albin Kurti ka hequr dorë nga Ministria e Brendshme, të cilën e kishte të parën në listën e tij për t’u drejtuar nga një përfaqësues i Vetëvendosjes.

Sot Kurti mandatohet nga Thaçi për formimin e qeverisë së re dhe me të gjitha gjasat pa marrëveshje pasi LVV dhe LDK nuk kanë rënë dakort për postin e Presidentit si dhe për ndarjen e numrit të ministrive.

“Sot u bënë tre muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, kur qytetarët masivisht votuan edhe për ndryshime politike në vend edhe e bënë Lëvizjen VETËVENDOSJE! subjekt të parë e fitues.

Më 26 dhjetor 2019, në seancën konstituive të legjislaturës së shtatë u detyruam të shkojmë pa marrëveshje me LDK-në. Sot, më 6 janar 2020, në takim konsultativ me Presidentin e Republikës, sërish jam i detyruar të shkoj pa marrëveshje me LDK-në. Përkundër përpjekjeve të mia të vazhdueshme, nuk m’u bë e mundur të kem një takim me kryetarin e LDK-së para këtij takimi të sotëm me Presidentin e shtetit.

Të dashur qytetarë të Republikës,
Askush prej nesh nuk e ka menduar që viti i ri 2020 do të na zë pa qeveri. Si Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, si përfaqësues i juaji politik që ka marrë më së shumti vota në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare, theksoj se nuk kemi kohë për të humbur. Koha që po ikën pa kthim nuk është kohë private e individuale e politikanëve, por është kohë e shtetit dhe kohë publike, e të gjithëve e për të gjithë.

I bëj thirrje udhëheqjes së LDK-së që sa më parë t’m’i dërgojë emrat e pesë ministrave të saj dhe të zëvendëskryeministrit apo të zëvendëskryeministres së parë nga radhët e saj. Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia.

Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”- tha Kurti.

Skandal, pallatit i mungojnë 9 kollona, sizmologu i Ramës e nxjerr pallatin të banueshëm

Shikoni se si luajne si kriminele me jeten e njerezve!

Lexoni denoncimin trondites te qytetarit dixhital te vleresimeve te kunderta per pallatin e tij te demtuar nga termeti. sb

Mirmbrema dr

Jam nje banor i zones se plazhit ne Durres.

Banues ne pallatin BRUCI.

Edhe une jam njeri nga te prekurit e termetit dhe me demtime te medha.

Deshiroj te shpreh nje shqetesim me ju.

Pallati yne u konstatua nga nje grup Sllovak mbas termetit.

Pallati yne doli me demtime te medha dhe u vleresua si demtime te larta.

Shkalla e demit DS4 dhe u vleresua si pallat me te kuqe pra demtim super i madh qe ne fakt eshte ne te vertete.

Doli qe pallati ka 9 kollona mbajtese mangut dhe ishte i pa lidhur

Kjo ishte me daten 6 dhjetor.

Ne daten 10 dhjetor na vjen nje profesor sizmolog nga Tirana gjasme shume i mire dhe i ndershem.

Ai ben nje akt konstatim te dyte.

Mbasi le nje kopje dhe iken, ne shohim qe konstatimi i tij ishte demtim i mesem me demtime ne mure dhe me e cuditshmja eshte qe ai kishte shkruajtur daten sikur konstatimi ishte bere me daten 7 dhjetor, qe do te thote qe ky eshte nje falsifikim.

Me sa duket zoteria ka ardhur me urdher nga dikush.

Pra ose i politikes ose i pronareve te pallatit dhe akt konstatimin e ekipit Sllovak e zbuti ndjeshem gjasme ne kishim demtime si te tjeret.

Mbahej si pallati me i mire ne plazh por na doli me i keqi.

Vetem kozmetike nga jashte kishe sepse pallati mire qe nuk na zyri brenda bashke me femije.

Ju pershendes

Banorët në mëshirë të fatit pas tërmetit: Kemi mbaruar! Më këputen gjunjët dhe rrëzohem…

Banorët e fshatit Rrushkull të Durrësit jetojnë në kushte shumë të vështira pas tërmetit të 26 Nëntorit. Për “FaxNews”, një prej banoreve tregoi se përveç dëmeve që ka pësuar shtëpia nga tërmeti, vuajnë edhe nga sëmundjet e për rrjedhojë nuk punojnë dot.

“Mua më këputen gjunjët dhe rrëzohem, jam shumë keq. Nuk i blej dot ilaçet. Marrim ndihmë ekonomike, por shumë pak. Vëllai rri me neve se jemi të sëmurë, nuk punon dot. Na është djegur shtëpia dhe nuk na ka ndihmuar qeveria.

Me tullat që u dogj shtëpia, kemi ngritur këtë ku jetojmë tani, por ajo u dëmtua nga tërmeti. Po bie gjithë muri, do të na zërë brenda. Nuk ka ardhur njeri sepse nuk e ka gjetur dot shtëpinë”, u shpreh një prej banoreve.

Ndërsa një tjetër apeloi për ndihmë, kushdo që ka mundësi financiare. “Ne nuk dimë asgjë sepse jemi pa shkollë prandaj. Kemi kërkuar një çadër, por nuk na kanë sjellë. Le të vijnë sepse jemi shumë keq, jemi të mbaruar. Kush të ketë mundësi të na ndoihmojë, le të vijë.

Kësaj i bie të fikët, rrëzohet nëpër shtëpi pa ndjenja. Kësaj tjetrës i këputen gjunjët. Kemi frikë se do të na bjerë soleta në kokë”, deklaroi një banore tjetër.

Numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike” në Pogradec

Nga Meri Lalaj

Ishte ditë e shtunë, 5 janar 1991, ditë me diell të ndritur posi pranverë. Që në orët e para të mëngjesit, njerëzit kishin zënë radhën tek libraria për të blerë gazetën. Sot për herë të parë del “Rilindja Demokratike”. Mora vesh se janë 800 copë për Pogradecin, por nuk më besohej sa ta shikoja njërën me sy, ta prekja me duar, ta lexoja. U hapën fjalë se sapo të mbërrijë në postë do ta bllokojnë komunistët. Grupe-grupe qytetarët u drejtuan në postë (që, po të mundnin të merrnin ndonjë gazetë atje). Kur arritën gazetat i mori në dorëzim librashitësja. (U pëshpërit se 100 copë i tërhoqi për veten e vet, ai më i privilegjuari: Komiteti i Partisë.)

Meqenëse shitësen po e ndiqnin shumë njerëz nga prapa për t`i marrë gazetën, ajo nuk vajti në librari, por në zyrat e Drejtorisë së Librit, (që zyra u thënçin, sepse ajo është një ndërtesë dykatëshe karakatinë me shkallë dërrase të kalbura, që kur i shkel kërcasin dhe të duket sikur do këputen në çast). Unë e di sesa mallkime e të shara janë rrokullisur nëpër këto shkallë. Aty ka qenë më parë Komiteti i Qytetit. Edhe unë jam lutur e kam trokitur në ato dyer. E si për ironi, pikërisht aty vijnë për të shitur atë “më të dashurën” gazetë “Rilindja Demokratike”. Atje njerëzit shumica burra po shtyheshin gati duke u kacafytur.

Unë ika duke i lënë porosi Ilirit dhe ai më bleu 10 copë. Në shtëpinë time erdhën Genci, arkitekt i ri dhe Maksi, që të dy anëtarë të lëvizjes demokratike në qytet. Për nder të gazetës trokitëm kupat me raki dhe pimë kafe. Më në fund e preka gazetën, e përkëdhela me duar dhe e putha. (Më ra ndërmend se në Shkodër ndodhet një rrugë me emrin “Gjuhadol”, domethënë se gjuha shqipe u vendos, u shpall).

Edhe ne sot mund të themi me plot gojën se gazeta “RD” shpalli fjalën e lirë, se ne tani mund të flasim me gazetën dhe gazeta flet me ne. Kur lexova këtë numër të parë, natyrshëm që u emocionova shumë me çdo radhë të shkruar në të, me ditët e qëndresës studentore dhe më tej në faqen e katërt nuk munda që t`i mbaj lotët kur lexova se “Shqipëria është vendi më i varfër në Europë dhe në botë”. Ja, për këtë të qan dhe të ulërin shpirti.

Mbajta dy gazeta për vete e të tjerat ua dhurova shoqeve të mia më të mira. Dhe pastaj për dy muaj me radhë, derisa u bënë abonimet, unë gjeja patjetër gazetë “RD” për një shokun tim të klasës, Pertefin, i cili ka qenë në burg i dënuar kot, si edhe për një mikeshën time të moshuar, Vitoren, shumë e mençur, shumë e kulturuar. Më vonë, në mars, kur ne u abonuam tek gazeta “Rilindja Demokratike”, lista me emrat tanë u dërgua në Degën e Punëve të Brendshme dhe thuhet sikur na hapën përsëri dosje.
Shkëputur nga libri “Kapërcyell”