14.5 C
Tirana
E premte, 23 Maj, 2025

Berisha denoncon: Vendim kriminal i SPAK i diktuar nga Rama, vranë për së treti policët

Ish-Kryeministri Berisha ka dënuar ashpër vendimin e SPAK, i cili lehtësoi pozitat e vrasësit të katër policëve Dritan Dajti duke mos marrë asnjë masë ndaj prokurorëve që i hoqën dënimin e përjetshëm atij. Berisha e konsideron këtë vendim të SPAK si kriminal dhe të diktuar direkt nga Rama.

Postimi i plotë i Berishës
Nje vendim kriminal skandaloz i SPAK i diktuar nga Edvin Kristaq Dajti!

Miq, 8 prokuroret, qe ne kundershtim flagrant me kushtetuten u shpallen SPAK pasi u seleksionuan per tre vite me radhe bazuar strikt ne kritere politike ne shpellat e narkomafies te kreut te meduzes, komunikuan sot vendimin e pare kriminal dhe klamoroz.

Ata, ne nje akt te papergjegjshem, me urdher te kreut te meduzes shfajesuan narkogjykakesit qe denimin perjete te Dritan Dajtit, i cili ekzekutoi ne veren e vitit 2009 ne plazhin e Durresit kater oficere policie, me nje vendim kriminal e shnderruan me gjykim te shpejtuar ne 25 vite burg.

Ky vendim i krimineleve me toga te zeza tronditi thelle opinionin dhe u konsuderua si nje vrasje per se dyti i deshmoreve te atdheut. Por vendimi i sotem i prokuroreve socialiste eshte po kaq kriminal sa dhe i narkogjykatesve qe anulluan denimin me jete te vrasesit serial Dritan Dajti!

Kjo eshte vrasja per se treti nga prokuroret socialiste me urdher te Edvin Mafise te kater deshmoreve te atdheut. Ky eshte nje fillim kriminal nga nje bande antikushtetuese qe per ligj dhe moral ka urdherat e Edvin Kristaq Mafise! sb
“Pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, SPAK pushon çështjen ndaj tre gjyqtarëve

Vendimi i SPAK

6 Janar, 2020 11:19
Prokuroria e Posaçme Anti- korrupsion ose SPAK vendos pushimin e çështjes penale ndaj tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin duke e kthyer dënimin e përjetshëm me 25 vite burgim.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se për tre gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli nuk janë gjetur elementë të veprës penale. Ata u hetuan pas dyshimeve për korrupsion, por akuzat nuk u provuan.

Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e katër policëve në vitin 2009 i shpëtoi burgimit të përjetshëm kur pikërisht Apeli i Krimeve të Rënda me këtë trupë gjykuese pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite burg.

Prej 10 vitesh çështjet gjyqësore ndaj Dritan Dajtit ishin shtyrë vazhdimisht ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivëve të Policisë Fato Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj gjatë një operacioni për kapjen e tij.

Po ashtu mbeti i vdekur edhe Ledio Mara si dhe i plagosur Fatjon Shamku, ndërsa u plagos dhe vetë Dritan Dajti.
Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Dajtin me katër burgime të përjetshme ndërsa Apeli me 25 vite burg.
Ky vendim ngjalli debat ndërsa ishte pikërisht ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila kërkoi hetim për gjyqtarët.”

Pollo dënon për sulmin ndaj Lubonjës: Sinjal për t’i mbyllur gojën

Ish Kryetari I Komisionit të Mediave, Pollo ka dënuar sot sulmin ndaj publicistit dhe kritikut të qeverisë, Lubonjë duke e konsideruar atë si një sinjal për ti mbyllur gojën.

“Fatos Lubonja me jetën e tij të vështirë është simbol për shumëçka. Por vitet e fundit ai është ndër pak kryezërat jopartiakë e të besueshëm që denoncojnë parreshtur kapjen e shtetit dhe ofiqarët banditë.

Prandaj sulmi i përsëritur kundër tij, duke i shkatërruar sërish veturën, është vetëm një sinjal i përsëritur për t’i mbyllur gojën. Agresioni verbal i qeverisë Rama kundër çdo kritiku dhe ligjet anti fjalë kanë krijuar rrethanat inkurajuese për keto agresione.

Prokuroria duhet të hetojë seriozisht e të nxjerrë para drejtësisë edhe dorësin edhe mandantin. Por gjithkush mund të mbrojë Fatos Lubonjën duke thënë zëlartë si ai të vërtetat e kohës”, shkruan Pollo.

Makina e Lubonjës u sulmua sot për herë të dytë brenda një periudhe të shkurtër kohore.

Thirrja e nënës me 3 fëmijë të mitur: Le të vijë Rama të rrijë në çadër…

“Abc News” ka transmetuar gjatë ditës së sotme gjendjen e vështirë ku ndodhen banorët e pastrehë të Thumanës dhe të Laçit, sidomos pas motit të keq me erë të fortë dhe temperatura të ulëta.

Gazetari Juxhin Mustafaraj sjell dëshminë e një nëne të re, me tre fëmijë, më i vogli 7 muajsh, në fshatin Sanxhak të Laçit.

Bora Pera tregon se prej 3-4 ditësh ka fryrë ere e fortë që ka rrëzuar çadrën. Ajo bashkë me 3 fëmijët, 10 vjeç, 4 vjeç, dhe 7 muajsh, bashkëshortin dhe vjehërrit e moshuar kanë qendruar në çadër që nga termeti i 26 nëntorit.

Por ditët e fundit, çadra ka rënë dhe ata janë detyruar të hyjnë në banesën e rrënuar, tjegullat e së cilës rrezikojnë ti zënë brenda nga momenti në moment.

“Gjithë natën jam pa gjumë…me dy orë gjumë. I kam mbuluar fëmijët me 3 jorganë, me mendimin se po ranë tjegullat të mos u bien në kokë fëmijëve. Eshtë tmerr, tmerr, fryn ere, është ftohtë.

Kemi shkuar në bashki por nuk na japim bonus qiraje. Këtë e thotë edhe Kryeministri Edi Rama që ska bonus për ne që jetojmë në fshat. A ka fëmijë vetë ai?! A logjikojnë këta njerëz?! A janë normalë?! Si mundet që fëmija i vogël të qendrojë në çadër?

Kush mban përgjegjësi për ne? Z. Rama që thotë rri në çadër të vijë vetë të rrijë në çadër…”, shprehet ajo e revoltuar. /abcnews.al

Kurti bën gati qeverinë, ministri i Brendshëm i takon LDK, 6 ministrat e “VV”

Albin Kurti vetëm pak orë para takimit me Thaçin i ka bërë thirrje LDK-së t’i sjellë emrat e propozuar të saj për ministra, ndërkohë ai vetë ka bërë publike emrat e ministrave të tij dhe zv. kryeministrit.

Për ministër të drejtësisë nga Vetëvendosje do të jetë Albulena Haxhiu, ministër i jashtëm Blerim Reka, ministër i Financave Besnik Bislimi, minister e ekonomisë Rozeta Hajdari dhe ministër i Shëndetësisë Arben Vitia, kurse për zv. kryeministër Haki Abazi. Bie në sy se Albin Kurti ka hequr dorë nga Ministria e Brendshme, të cilën e kishte të parën në listën e tij për t’u drejtuar nga një përfaqësues i Vetëvendosjes.

Sot Kurti mandatohet nga Thaçi për formimin e qeverisë së re dhe me të gjitha gjasat pa marrëveshje pasi LVV dhe LDK nuk kanë rënë dakort për postin e Presidentit si dhe për ndarjen e numrit të ministrive.

“Sot u bënë tre muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar, kur qytetarët masivisht votuan edhe për ndryshime politike në vend edhe e bënë Lëvizjen VETËVENDOSJE! subjekt të parë e fitues.

Më 26 dhjetor 2019, në seancën konstituive të legjislaturës së shtatë u detyruam të shkojmë pa marrëveshje me LDK-në. Sot, më 6 janar 2020, në takim konsultativ me Presidentin e Republikës, sërish jam i detyruar të shkoj pa marrëveshje me LDK-në. Përkundër përpjekjeve të mia të vazhdueshme, nuk m’u bë e mundur të kem një takim me kryetarin e LDK-së para këtij takimi të sotëm me Presidentin e shtetit.

Të dashur qytetarë të Republikës,
Askush prej nesh nuk e ka menduar që viti i ri 2020 do të na zë pa qeveri. Si Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës, si përfaqësues i juaji politik që ka marrë më së shumti vota në dy palë zgjedhjet e fundit parlamentare, theksoj se nuk kemi kohë për të humbur. Koha që po ikën pa kthim nuk është kohë private e individuale e politikanëve, por është kohë e shtetit dhe kohë publike, e të gjithëve e për të gjithë.

I bëj thirrje udhëheqjes së LDK-së që sa më parë t’m’i dërgojë emrat e pesë ministrave të saj dhe të zëvendëskryeministrit apo të zëvendëskryeministres së parë nga radhët e saj. Nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, unë si kryeministër i qeverisë së re, kam përzgjedhur: për zëvendëskryeministër të dytë të qeverisë, Haki Abazi, për Ministre të Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për Ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporë, Prof. Blerim Reka, për Ministër të Financave dhe Transfereve, Prof. Besnik Bislimi, për Ministër të Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, dhe, për Ministër të Shëndetësisë dhe Sportit, Arben Vitia.

Le t’ia fillojmë punës për të mirën e qytetarëve, e sipas programit qeverisës tashmë të dakorduar. Unë zotohem se menjëherë pasi t’i kem ata gjashtë emra, do ta sjell emrin e ministrit nga pakicat joserbe dhe atë të pakicës serbe, por edhe emrat e së paku 10 zëvendësministrave të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”- tha Kurti.

Skandal, pallatit i mungojnë 9 kollona, sizmologu i Ramës e nxjerr pallatin të banueshëm

Shikoni se si luajne si kriminele me jeten e njerezve!

Lexoni denoncimin trondites te qytetarit dixhital te vleresimeve te kunderta per pallatin e tij te demtuar nga termeti. sb

Mirmbrema dr

Jam nje banor i zones se plazhit ne Durres.

Banues ne pallatin BRUCI.

Edhe une jam njeri nga te prekurit e termetit dhe me demtime te medha.

Deshiroj te shpreh nje shqetesim me ju.

Pallati yne u konstatua nga nje grup Sllovak mbas termetit.

Pallati yne doli me demtime te medha dhe u vleresua si demtime te larta.

Shkalla e demit DS4 dhe u vleresua si pallat me te kuqe pra demtim super i madh qe ne fakt eshte ne te vertete.

Doli qe pallati ka 9 kollona mbajtese mangut dhe ishte i pa lidhur

Kjo ishte me daten 6 dhjetor.

Ne daten 10 dhjetor na vjen nje profesor sizmolog nga Tirana gjasme shume i mire dhe i ndershem.

Ai ben nje akt konstatim te dyte.

Mbasi le nje kopje dhe iken, ne shohim qe konstatimi i tij ishte demtim i mesem me demtime ne mure dhe me e cuditshmja eshte qe ai kishte shkruajtur daten sikur konstatimi ishte bere me daten 7 dhjetor, qe do te thote qe ky eshte nje falsifikim.

Me sa duket zoteria ka ardhur me urdher nga dikush.

Pra ose i politikes ose i pronareve te pallatit dhe akt konstatimin e ekipit Sllovak e zbuti ndjeshem gjasme ne kishim demtime si te tjeret.

Mbahej si pallati me i mire ne plazh por na doli me i keqi.

Vetem kozmetike nga jashte kishe sepse pallati mire qe nuk na zyri brenda bashke me femije.

Ju pershendes

Banorët në mëshirë të fatit pas tërmetit: Kemi mbaruar! Më këputen gjunjët dhe rrëzohem…

Banorët e fshatit Rrushkull të Durrësit jetojnë në kushte shumë të vështira pas tërmetit të 26 Nëntorit. Për “FaxNews”, një prej banoreve tregoi se përveç dëmeve që ka pësuar shtëpia nga tërmeti, vuajnë edhe nga sëmundjet e për rrjedhojë nuk punojnë dot.

“Mua më këputen gjunjët dhe rrëzohem, jam shumë keq. Nuk i blej dot ilaçet. Marrim ndihmë ekonomike, por shumë pak. Vëllai rri me neve se jemi të sëmurë, nuk punon dot. Na është djegur shtëpia dhe nuk na ka ndihmuar qeveria.

Me tullat që u dogj shtëpia, kemi ngritur këtë ku jetojmë tani, por ajo u dëmtua nga tërmeti. Po bie gjithë muri, do të na zërë brenda. Nuk ka ardhur njeri sepse nuk e ka gjetur dot shtëpinë”, u shpreh një prej banoreve.

Ndërsa një tjetër apeloi për ndihmë, kushdo që ka mundësi financiare. “Ne nuk dimë asgjë sepse jemi pa shkollë prandaj. Kemi kërkuar një çadër, por nuk na kanë sjellë. Le të vijnë sepse jemi shumë keq, jemi të mbaruar. Kush të ketë mundësi të na ndoihmojë, le të vijë.

Kësaj i bie të fikët, rrëzohet nëpër shtëpi pa ndjenja. Kësaj tjetrës i këputen gjunjët. Kemi frikë se do të na bjerë soleta në kokë”, deklaroi një banore tjetër.

Numri i parë i gazetës “Rilindja Demokratike” në Pogradec

Nga Meri Lalaj

Ishte ditë e shtunë, 5 janar 1991, ditë me diell të ndritur posi pranverë. Që në orët e para të mëngjesit, njerëzit kishin zënë radhën tek libraria për të blerë gazetën. Sot për herë të parë del “Rilindja Demokratike”. Mora vesh se janë 800 copë për Pogradecin, por nuk më besohej sa ta shikoja njërën me sy, ta prekja me duar, ta lexoja. U hapën fjalë se sapo të mbërrijë në postë do ta bllokojnë komunistët. Grupe-grupe qytetarët u drejtuan në postë (që, po të mundnin të merrnin ndonjë gazetë atje). Kur arritën gazetat i mori në dorëzim librashitësja. (U pëshpërit se 100 copë i tërhoqi për veten e vet, ai më i privilegjuari: Komiteti i Partisë.)

Meqenëse shitësen po e ndiqnin shumë njerëz nga prapa për t`i marrë gazetën, ajo nuk vajti në librari, por në zyrat e Drejtorisë së Librit, (që zyra u thënçin, sepse ajo është një ndërtesë dykatëshe karakatinë me shkallë dërrase të kalbura, që kur i shkel kërcasin dhe të duket sikur do këputen në çast). Unë e di sesa mallkime e të shara janë rrokullisur nëpër këto shkallë. Aty ka qenë më parë Komiteti i Qytetit. Edhe unë jam lutur e kam trokitur në ato dyer. E si për ironi, pikërisht aty vijnë për të shitur atë “më të dashurën” gazetë “Rilindja Demokratike”. Atje njerëzit shumica burra po shtyheshin gati duke u kacafytur.

Unë ika duke i lënë porosi Ilirit dhe ai më bleu 10 copë. Në shtëpinë time erdhën Genci, arkitekt i ri dhe Maksi, që të dy anëtarë të lëvizjes demokratike në qytet. Për nder të gazetës trokitëm kupat me raki dhe pimë kafe. Më në fund e preka gazetën, e përkëdhela me duar dhe e putha. (Më ra ndërmend se në Shkodër ndodhet një rrugë me emrin “Gjuhadol”, domethënë se gjuha shqipe u vendos, u shpall).

Edhe ne sot mund të themi me plot gojën se gazeta “RD” shpalli fjalën e lirë, se ne tani mund të flasim me gazetën dhe gazeta flet me ne. Kur lexova këtë numër të parë, natyrshëm që u emocionova shumë me çdo radhë të shkruar në të, me ditët e qëndresës studentore dhe më tej në faqen e katërt nuk munda që t`i mbaj lotët kur lexova se “Shqipëria është vendi më i varfër në Europë dhe në botë”. Ja, për këtë të qan dhe të ulërin shpirti.

Mbajta dy gazeta për vete e të tjerat ua dhurova shoqeve të mia më të mira. Dhe pastaj për dy muaj me radhë, derisa u bënë abonimet, unë gjeja patjetër gazetë “RD” për një shokun tim të klasës, Pertefin, i cili ka qenë në burg i dënuar kot, si edhe për një mikeshën time të moshuar, Vitoren, shumë e mençur, shumë e kulturuar. Më vonë, në mars, kur ne u abonuam tek gazeta “Rilindja Demokratike”, lista me emrat tanë u dërgua në Degën e Punëve të Brendshme dhe thuhet sikur na hapën përsëri dosje.
Shkëputur nga libri “Kapërcyell”

Paloka: Shqiptarëve nuk do ju ndahen fatkeqësitë sa të jetë Rama kryeministër!

Nga Edi PALOKA

Shqiptareve nuk do ju ndahen fatkeqesite sa te jete Rama kryeminister. Ai eshte fatkeqesia me e madhe qe i ka rene ketij vendi!

30 qershori nuk ishte “deshtim” i opozites, perkundrazi e nxorri Ramen lakuriq jo vetem para shqiptareve por perpara gjithe botes. 30 qershori tregoi se Rama nuk heq dore nga te inkriminuarit dhe vjedhja e votes edhe kur eshte i vetem.

30 qershori tregoi se Rama eshte ne piken me te ulet te mbeshtetjes qe ka patur ndonjehere nje parti e madhe. 85% e shqiptareve kerkojne largimin e tij.

Opozita nuk ka harruar te therrase “Rama ik” se edhe sikur “te harronim” nuk na lene qytetaret qe e kane kthyer ne himn nga rruga ne stadiume…

Rama eshte sot kryeministri me i urryer nga shqiptaret ketej e andej kufijve…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka në një intervistë për Top Channel deklaron se demokratët nuk kanë hequr dorë nga kërkesat e tyre për të larguar Ramën, por së fundmi kanë qenë të detyruar për të bërë armëpushim.

2019 u mbyll pa zgjidhje të krizës politike, ndërsa 2020 për demokratët duhet me patjetër ti japë fund problemeve të vjetra. Rrugët mbeten të njëjta.

Paloka: E vetmja mënyrë, çfarë do të bëjë Rama për të zgjidhur krizën, janë zgjedhjet e parakohshme dhe ti japim mundësi shqiptarëve që me vullnet të lirë të zgjedhin ato që do i qeverisë ndryshe gjërat do të shkojnë akoma vetëm keq. Shpresoj dhe uroj dhe gjasat janë që viti 2020 të jetë vit ndryshimi.

Por, si do e realizojë qëllimin e saj opozita?

Paloka: E gjithë bota i thotë ta njohë dhe ta zgjidhë krizën. Rama nuk e njeh krizën. Edhe BE edhe kushtet që i janë vënë Ramës flasin për krizën. Së pari ta njohë dhe ta zgjidhë, së dyti pa opozitën s’mund ta zgjidhë krizën.

Në janar demokratët bëjnë publike propozimet për reformën zgjedhore dhe presin që hapin e radhës ta hedhë mazhoranca për t’u ulur jashtë parlamentit.

Nëse nuk është dakort me propozimet tona të ketë një kundër propozim se duam atë tryezë që pranoni ju dhe të kemi tryezë tjetër por jo atë komision që ai përfaqëson parlamentin vetëm të një pale. Ne jemi të gatshëm. Ne nuk e shuajmë funksionin e komisionit se në fund fare kodi zgjedhor aty do miratohet.

Zbutja e retorikës para vendimit të negociatave dhe pas tërmetit të 26 nëntorit u lexua si zbutje qëndrimi në krahun kundërshtar, por nënkryetari demokrat Edi Paloka mohon dhe flet për qëndrim të detyruar.

Paloka: Dy armëpushime të detyruara, por jo paqe me Ramën. Kishim krize politike dhe jemi para një krize humanitare, janarin se shoh ndryshe vetëm si përballje me këtë qeveri.
Në janar pritet që opozita të mbledhë strukturat për të vendosur për aksionin e ri politik.

Fakte dhe argumenta/ Qeveria e PD e rriti 200 përqind rrogën e artistëve, “Rilindja” e shkatërroi artin

Nga Rudin SATA
Antar i Këshillit Kombëtar të PD,
Tenor i TKOB

Periudha 2005-2020…!

Ne 2005 kur erdhi Partia Demokratike nen perkujdesjen direkte te Doktor Berishes, rroga e nje artisti u rrit 200%.

Pra: Nga 220,00 lek (te reja), u be 470.00 leke.

Ne 2009 u shtua 30% .

Dhe deri ne 2013 rroga vajti 780.00 lek.

Ne 2006 per here te pare u firmos “KONTRATA KOLEKTIVE” ndermjet Sindikates dhe Institucionit te T.K.O.B.

Ne 2006 u be Ligji per artin skenik.

(a ishte nje Ligj perfekt?) ka vend per debat.

Institucionet e Artit moren statusin “INSTITUCIONE KOMBETARE”.

Ne 2008 u miratua ne Parlament Ligji per te “DREJTEN E AUTORIT”.

Ne cdo fund-viti per Festat, qeveria e Doktorr Berishes jepte 90.00 lek te reja.

Nuk u pushua ASNJI artist apo punonjes.

Nuk u be ASNJI “PROTESTE” nga artistet.

Po kur erdhi PS ne 2013?

U shkaterua “KONTRATA KOLEKTIVE” ne shkelje me Dispozitat Ligjore Kodi o Punes etj.
U PUSHUAN NGA PUNA Artiste dhe Punonjes te Administrates.

U vendos KONTRATA INDIVIDUALE per t’u bere SHANTAZH artistit.

Po Rroga e Artistit?

0% e rritjes se Rroges.

Po kompensim te inflacionit?
0% ngritje.

Po DIETAT?

0.5% e rasteve….jane dhene.

Po shperblimi per fund-vit a eshte dhene gjate periudhes 2013-2019?
0% te rasteve……

Sot, artisti eshte totalisht

i DHUNUAR.

FRUSTRUAR.

I DE-PERSONALIZUAR.

I DE-MOTIVUAR.

PA IDENTITET.

Artistet dolen ne PROTESTE kunder dhunes dhe politikave qe ndermori Qeveria Rama.
Pra: Nje SKLLAV i shfrytezuar egersisht nga autokracia e kesaj qeveria, e cila si menyre komunikimi ka vetem ARROGANCEN dhe PREPOTENCEN.

Edi Rama është hero i kombit, popullit dhe shtetit të Serbisë!

Enver Bytyçi

Para pak ditësh kryeministri i Shqipërisë në përgjigje të kritikave për bashkëpunimin e tij me Beogradin dhe denigrimin që ai i bën Kosovës, shkroi një status në të cilin përpiqej të thoshte se “Nuk ishte hero as atëherë kur deklaroi në Beograd që Serbia ta njohë Kosovën dhe nuk është tradhtar as sot me iniciativën e Minishgengenit”! Në fakt në atë status Edi Rama donte t’u thoshte kritikëve të tij se Edi Rama në nëntorin e vitit 2014 ka qenë “patrioti” dhe “heroi” i shqiptarëve, sepse “guxoi” t’i kërkonte Aleksandër Vuçiq njohjen e Kosovës, madje nga foltorja e konferencës për shtyp në Beograd.

Se çfarë ka ndodhur aso kohe kam shkruar në analizën time “Dështimi i parapërgatitur i zotit Rama në Beograd” të datës 18 nëntor 2014. Aty paralajmëroja se simbolika nacionaliste e kryeministrit të Shqipërisë do të rezultonte e rrezikshme për Kosovën dhe interesat e shqiptarëve në rajon. Argumenti im i asaj kohe lidhej me faktin se të dy protagonistët, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiq, në vend të komunikonin me njëri-tjetrin, komunikuan me elektoratin e tyre në Shqipëri e Kosovë nga njëra anë dhe atë në Serbi nga ana tjetër. Kjo do të thoshte bashkërendim, mirëkuptim midis tyre për simbolikat dhe tonet nacionaliste që përdorën.

Pse i duhej Edi Ramës roli i “heroit” dhe “patriotit” në Beograd nëntorin e vitit 2014? Ai kishte vetëm një vit në pushtet dhe gjatë kësaj kohe nuk kishte mundur ta bënte për vete opinionin publik në Kosovë. Publicistika e tij antiKosovë e viteve 1990 dhe kundërshtimet ndaj Rrugës së Kombit ruheshin në kujtesën e shqiptarëve në Kosovë, ndaj dhe respekti ndaj tij ishte përtokë. Ramës i duhej një skup i madh që të harroheshin të gjitha e të shpallej hero e patriot. Prej 16 vitesh në politikë, ai kishte mësuar se si mund të rikuperohej imazhi dhe deri diku ia arrti të kishte sukses.

Por nuk thuhet kot se “dardha e ka bishtin mbrapa”! “Heroi” dhe “patrioti” Edi Rama nuk tentoi thjesht kurimin e imazhit të tij, përkundrazi, hyri në rol për të krijuar një autoritet imponues ndaj Kosovës. Serbisë i duhej po aq sa Ramës që këtij të fundit t’i krijohej mundësia e rritjes së autoritetit në institucionet dhe opinionin kosovar.

Skenari u zhvillua më tej gjatë takimit të Nishit në vjeshtën e vitit 2016. Atëbotë Rama dhe Vuçiq u takuan jo vetëm në Nish, por dhe në Beograd. Në Beograd u promovua libri “Kurbani”, i pari libër i një politikani të Shqipërisë i përkthyer dhe i botuar në Serbi. Dy njerëz të artit dhe letërsisë serbe, Kosturica dhe Ivo Andriç, megjithëse të njohur si antishqiptarë të tërbuar, u nderuan dhe respektuan me shumë respekt nga ana e zotit Rama. Ndërkaq në Nish mungoi Kosova. Aty u fol për projektin e Jugosllavisë së Re. Rama foli gjithashtu në emër të Kosovës. Thaçi dhe Enver Hoxhaj reaguan ashpër dhe e akuzuan kryeministrin e Shqipërisë për paternalizëm. Rama u përgjigj me arrogancë imponuese.

Ky ishte hapi i parë me të cilin kryeministri i Shqipërisë u përfshi në projektin e shkatërrimit të pavarësisë dhe shtetit të Kosovës, madje duke përfituar me shfaqjen e tij “patriotike” të nëntorit 2014 në Beograd. Disa muaj më vonë, gjatë një samiti në Sarajevë të fundimrit 2017, Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama skicuan krijimin e kësaj Jugosllavie me pjesëmarrjen e të gjitha shteteve që dolën nga ish-Jugosllavia, minus Slloveninë dhe plus Shqipërinë.

Po përsëritej periudha e viteve 1941-1948, kur më 1946 – 1947-ën Shqipëria e Enver Hoxhës nënshkroi me Jugosllavinë e Titos marrëveshjen e integrimit të vendit tonë si republikë e 7-të në Jugosllavi. U nënshkruan asokohe marrëveshjet për unifikimin e doganave, punësimin, lëvizjen e lirë të njerëzve dhe mallrave, marrëveshja për të pranuar prezencën ushtarake jugosllave (serbe) në Shqipëri dhe madje edhe marrëveshja për unifikimin e parasë. Leku do të quhej dinar! Ndërkaq, ashtu si sot, u injorua Kosova, interesat e saj, hallet dhe problematikat, varret dhe viktimat e pafund, vuajtjet dhe sakrificat e shqiptarëve nën sundimin e Serbisë e nën terrorin e saj permanent.

E tillë duket iniciativa e Vuçiq dhe Ramës këto kohë për krijimin e Minishengenit, me të cilin synohet krijimi i Jugosllavisë së re. Rama thotë jo, nuk kemi të bëjmë me Jugosllavi të re. Por miku i tij Vuçiq e dekonspiroi, sepse deklaroi se “po punon për interesat serbe në Ballkan dhe se po përpiqet ta krijojë një Jugosllavi të tillë”! Ai për të disatën herë e krahasoi veten me Josiph Broz Titon, duke e lidhur emrin e tij me lulëzimin e Jugosllavisë socialiste. E dekonspiroi gjithashtu gënjeshtrën tjetër të Ramës për mbështetjen evropiane të nismës për Minishengen, kur tha se “Brukseli është i rezervuar ta mbështesë këtë nismë”!

Ndërsa ministri serb i Punëve të Jashtme në deklaratën e parë të tij për vitin 2020 u shpreh krenar që Minishengeni është projekt i Serbisë dhe në shërbim të interesave të aj. Edi Rama shihet si ndihmësi më besnik i Beogradit për realizimin e panit të beogradit për krijimin e serbisë së madhe me rolin e një lideri në rajon. Por Rama nuk guxon të reagojë as kundër Vuçiq, as kundër Daçiç. Ai nuk po reagon gjithashtu kundër aktit të dhunshëm të serbëve ndaj ambasadës së Malit të Zi në Beograd. Ai reagon me fyerje, sharje dhe piskamë vetëm kundër institucioneve dhe liderëve të Kosoves!

Edi Rama e përdori “heroizmin” e tij të nëntorit 2014 në Beograd edhe për zbatimin e një projekti, tjetër, atë për ndarjen e Kosovës. Përpjekjet e tij në këtë projekt gjetën mbështetjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit. Ndërkaq intepret dhe propagandist i ideve dhe projekteve të tilla u caktua publicisti dhe mandati i medieve në Kosovë, Baton Haxhiu, i njohur për bashkëpunimin e tij të ngushtë me shërbimin sekret të Serbisë. Ai ishte gjithashtu anëtar i ekipit serb në hartimin e skenarit për realizimin e ambicieve të Serbisë së Madhe përmes bashkëpunimit me Tiranën zyrtare të edi Ramës e në funksion të shkatërrimit të pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës. Me “patriotizmin” e tij të deklaratës në Beograd, Rama besoi se në këtë aventurë do të kishte mbështetjen e qytetarëve të Kosovës. Në fakt mori koston e merituar, atë të akuzave të drejtpërdrejta për “tradhëti ndaj interesave të Kosovës”! Sot e artikuloi këtë akuzë në një letër publike edhe ish-aleati dhe miku i tij, lideri i Vetëvendosjes dhe kryeministri në ardhje, Albin Kurti.

Të gjitha ato që ndodhën pas nëntorit 2014, kur Edi Rama vizitoi për herë të parë Serbinë, janë dëshmi e faktit se kryeministri i Shqipërisë u vu në shërbim të interesave serbe në Ballkan. Jugosllavia e Re, Kosova e ndarë, Minishengeni i ditëve të sotme, të gjitha këto projekte patën dhe kanë mbështetjen e pakushtëzuar të Edi Ramës. Dhe të gjitha ato synojnë thjesht faktorizimin dhe fuqizimin e Serbisë në dëm të interesave të Kosovës dhe të Shqipërisë. Dekadat e ardhshme, atëherë kur të hapen arkivat serbe dhe ruse, do ketë prova dhe fakte tmerruese për angazhimin proverb e antishqiptar të Edi Ramës. Do të mësohen dhe arsyet e këtij qëndrimi nga ana e tij. Ndërkohë për sot janë të mjaftueshme publikimet e zotit Rama për të provuar pa kontestime ato që parashtruam në lart.

Për të gjitha këto arsye Edi Rama është një hero i vërtetë. Por jo hero i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Ai ka filluar të nderohet e do të nderohet për jetë si hero i kombit, i popullit dhe i shtetit serb. Ndoshta sinodi i Kishës Ortodokse të Serbisë do ta shpallë gjithashtu shenjtor të besimit ortodoks serb. Sepse është në praktikën e këtij sinodi që shërbëtorët politikë të kombit serbë t’i nderojë përmes shenjtërimit!