20.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Si po dalin nga burgu të gjithë banditët! Edhe Shullazi drejt lirimit, ja skema që po ndiqet…

Burgjet po zbrazen nga banditët dhe kriminelët. Pas lirimit të dy antëve të bandës së Durrësit, Endrit Dokle dhe Sardian Sulejmani, edhe Emiljano Shullazi dhe anëtarët e tjerë të grupit të tij i janë drejtuar Gjykatës së Posaçme të Apelit me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë.

Seanca pritet të mbahet në orën 12:00 në gjykatë, ndërsa prej më shumë se një viti procesi ka ngecur në Apel, me seancat që zvarriten dhe i lënë vendin njëra tjetrës.

Kërkesa për ndryshim të masës së sigurisë vjen pas disa vendimeve për lirimin e disa të dënuarve me burgim të përjetshëm, ku duket se dhe Shullazi kërkon të njëjtat përfitime.

Vetëm në këtë fillimviti janë bërë publike lirimi nga burgjet i dy anëtarëve të bandës së Durrësit Endrit Dokle dhe Sardian Sulejmani, si dhe Ergys Kolaveri, nga ana e Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Misteri i pengmarrjes në Kamëz! Familjarët “kyçin” gojën, policia “dorëzohet”

Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga pengmarrja si nëpër filma e Jan Prengës në Kamzë, policia nuk ka gjetur asnjë gjurmë të tij apo të autorëve.

Nëse fillimisht u tha se situata mund të kishte agravuar pas një konflikti të çastit, tashmë kjo pistë duket të jetë rrëzuar nga ana e hetuesve.

Hetimet kanë marrë një tjetër rrjedhë duke qenë se 48-vjeçari nga Puka mund të ketë pasur në konflikte Greqi ose shkak për ngjarjen të jenë bërë dhe te rekordet kriminale të njërit prej vëllezërve, i cili vuan dënimin për drogë në Angli.

Policia ka dyshime se pengmarrja mund të jetë një lloj presioni që autorët e dyshuar duan t’u bëjnë vëllezërve të Prengës, kjo edhe për faktin se ai u mor peng pikërisht pranë banesave të vëllezërve në Kamzë, në rrugën “London”, teksa shkonte të kujdesej për to.

Ajo që e bën dhe më mistershme situatën është fakti se askush në familjen Prenga nuk ka pranuar që të japë ndonjë intervistë për mediat, dhe tregohen shumë hermetikë, lidhur me shkaqet e kësaj ngjarjeje. Familjarët nuk janë treguar aspak bashkëpunues as me policinë, pasi nuk kanë dhënë informacion mbi të shkuarën e 48 vjeçarit, apo probleme të vëllezërve të tij.

Jan Prenga u mor peng mesditën e së premtes në Kamzë nga 2 persona të paidentifikuar, të cilët lëviznin me një makinë “Range Rover” të bardhë, ndërkohë që gjurmët e fundit të këtij mjeti janë pikasur në hyrje të Fushë Krujës.

Pak orë më vonë një makinë e tillë luksoze u gjet e djegur, ndërsa në vendin ku ndodhi pengmarrja dëshmitarët panë gjurmë gjaku, dhe mjetin e Prengës, i cili kishte mbetur me derën e hapur.

Video/ 14 vite pas vdekjes, momenti kur Ibrahim Rugova i tregoi popullit se…

Sot mbushen 14 vjet nga vdekja e ish-presidentit historit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ishte larguar për pak kohë nga aktivitetet e përditëshme si president i Kosovës. Nuk kishte paraqitje publike dhe nuk shfaqej në ekran.

Ibrahim Rugova po u mungonte shqiptarëve të Kosovës. Por askush nuk e dinte arsyejen.

Spekulimet nisin të qarkullonin për sëmundjen e ish- presidentit të Kosovës, por asgjë nuk thuhej me saktësi të plotë.

Ishte vetë presidenti ai që thirri një konferencë shtypi dhe njoftoi se vuante nga kanceri në mushkri.

Në këtë video, saktësisht në minutën 4:25 shihet momenti tejet prekës kur Rugova jep lajmin për sëmundjen.

INSTAT: Ja sa janë rritur çmimet e ushqimeve dhe transportit…

Indeksi i rritjes së çmimeve i matur sipas metodës së Eurostat gjeti vlera më të larta se të inflacionit në muajin dhjetor 2019. Sipas kësaj metodologjie, inflacioni i dhjetorit ishte 1.4 %, ndërsa sipas INSTAT rritja ishte vetëm 1.1%.

Sipas metodës europiane, rritja më e madhe e çmimeve prej 3,3% vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 2,0 %, “Pije alkolike dhe duhan”, me 0,7%,“Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”,“Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje”, “Transporti”, “Hotele, kafene dhe restorante”dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,3 % secili, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,2 % secili.

Nga ana tjetër çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Komunikimi”u ulën me 0,1%secili. Në muajin dhjetor2019, ndryshimi mujor i matur nga indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 1,0%.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike”me 2,6%, pasuar nga grupet “Transporti” me 0,6 %,“Argëtim dhe kulturë” me 0,3 %, “Veshje dhe këpucë”, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 % secili.

Nga ana tjetër çmimet e grupeve “Pije alkolike dhe duhan” dhe “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” u ulën respektivisht me 0,3 % dhe 0,2 %.Rritja mesatare vjetore e indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në vitin 2019është 1,7%.

Për të ndihmuar hartimin e politikave dhe për të realizuar një krahasueshmëri sa më të mirë me vendet e tjera, në bashkërendim me Eurostat, INSTAT ndërmori hapa në drejtim të krijimit të një baze të përbashkët metodologjike të shteteve anëtare për ndërtimin dhe përdorimin e IHÇK-së, sipas Rregullores së Këshillit Europian (KE), nr. 2494/95, të datës 23 tetor 1995.

Inflacioni i Eurozonës matet mbi bazën e treguesit të IHÇK-së. Termi “i harmonizuar” nënvizon faktin që të gjitha vendet e BE-së zbatojnë të njëjtën metodologji në matjen e treguesit përkatës.

Ndryshimet e kontributit nga një tregues në tjetrin lidhen me faktin se kompozimi i peshave të mallrave brenda grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” është i ndryshëm nga një tregues në tjetrin.

Kështu, brenda këtij grupi, nëngrupi “Fruta – Perime”, ka një peshë më të madhe te shporta e IHÇK-së (12.84% e shportës totale) sesa tek ajo e IÇK-së (8.44% e totalit).

Për shkak të këtij ndryshimi, kontributi i këtij grupi mallrash te totali është i barabartë me 2.5 pikë përqindje në rastin e treguesit IHÇK dhe me 1.2 pikë përqindje në rastin e IÇK-së. Ndryshime të vogla në kontribute vihen re edhe në disa grupe të tjera, por jo në madhësinë e ndryshimit të rastit të mësipërm.

Në përfundim, nëngrupi “Fruta-Perime”, ka krijuar 1.3 pikë përqindje ose më shumë se 80% të diferencës së inflacionit të matur sipas dy treguesve (3.84% kundrejt 2.38%). Zërat e shportave përkatëse në rastin e Shqipërisë. iÇK-ja përmban 332 zëra; iHÇK-ja përmban 331 zëra (qiraja e imputuar nuk është element i shportës).

IÇK-ja mbulon vetëm shpenzimet familjare private shqiptare të kryera, brenda territorit të vendit. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) është Anketa e Buxhetit të Familjeve (ABF); iHÇK-ja mbulon të gjitha shpenzimet e kryera brenda territorit të vendit nga familjet shqiptare, si dhe shpenzimet e vizitorëve rezidentë dhe jorezidentë. Burimi kryesor i të dhënave për shpenzimet (“peshat”) janë Llogaritë Kombëtare “Shpenzimet Monetare të Konsumit Final të Familjeve (HFMCE)”.

Pas vrasjes në Tiranë, plagoset rëndë një i ri

Nuk ndalet krimi në të gjithë vendin. Pas vrasjes së djeshme, një 37-vjeçar u plagos në Tiranë. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë, policia bëri të ditur se ka arrestuar autorin.

NJOFTIMI

Nga specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. H., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, tek shinat e trenit, rreth orës 20:05 të mbrëmjes së datës 20.01.2020, për motive të dobëta ka goditur disa herë me një mjet shpues e prerës shtetasin I. Z., 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas marrjes së njoftimit për ngjarjen, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe pas rreth dy orë kërkimesh dhe kontrollesh në zonë, bënë të mundur gjetjen, kapjen dhe arrestimin e 19-vjeçarit.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën “Plagosja e rëndë me dashje”.

Alarm për virusin vdekje-prurës në Kinë, 200 të infektuar, rrezikohet epidemia

Një person i katërt i infektuar nga virusi misterioz i Kinës ka ndërruar jetë në këtë vend duke bërë që autoritetet të japin alarmin.

Ato konfirmuan se virusi i ri mund të përhapet nga njeriu në njeri, ndonëse më parë besohej se ai po përhapet përmes kafshëve të sëmura.

Një burrë 89-vjeçar ishte viktima e fundit e virusit që e shkakton një lloj pneumonie. Ai jetonte në Wuhan, pikërisht në qytetin ku u shënuan rastet e para.

Më shumë se 200 raste të infektimit janë raportuar në qytetet kryesore të Kinës, përfshirë Pekinin dhe Shangain.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë konfirmoi të hënën se dy raste të infektimit në provincën Guangdong janë rezultat i përhapjes nga njeriu në njeri.

Në një deklaratë tjetër, Komisioni Komunal i Shëndetësisë në Wuhan njoftoi se së paku 15 punëtorë shëndetësorë janë infektuar me këtë virus, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike.

Krimi nuk ndalet/Persona të maskuar grabisin karburantin në Bilisht

Një pikë karburanti në Bilisht ka rënë pre e grabitjes me maska. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në hyrje të qytetit.

Sipas policisë, persona të maskuar kanë hyrë në ambientet e brendshme ku kane kërcënuar punonjësin dhe kane vjedhur një sasi lekësh. Ende nuk dihet shuma e grabitur.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e autoreve dhe kapjen e tyre.

Dyshohet se kanë qenë tre autorë.
Vendi është përfshirë nga një valë vjedhjesh dhe grabitjesh. Më e rënda u regjistrua para dy ditësh në Tiranë, kur një çift u qëllua me armë pas tentativës për grabitje.

Detajet e ekzekutimit mafioz në Tiranë, identifikohet autori i mundshëm

Policia ka një emër tashmë për autorin e dyshuar të vrasjes së 28-vjeçarit Vilson Tafçiu mbrëmjen e djeshme në zonën e Astirit në Tiranë.

Burimet thanë se autori i dyshuar është një person i njohur në rrethin shoqëror të viktimës. Për këtë arsye, policia ka sekuestruar aparatin celular të Tafçiut për të zbardhur më shumë detaje nga komunikimet e fundit që ai ka pasur.

Mësohet se autori i dyshuar që është shpallur në kërkim ka inicialet N.D. Mësohet se blutë kanë ushtruar kontroll në banesën e të dyshuarit por nuk e kanë gjetur. Kjo ka bërë që të shtohen më shumë dyshimet mbi këtë person, bëri me dije gazetarja e News 24.

Vilson (Tafçiu) Noka 28 vjeç ishte në shoqërinë e dy mikeshave të tij në një bar buzë rrugës kryesore në Unazë të Re (Astir) kur u thirr nga një person ende i paidentifikuar. Ai doli jashtë bashkë me personin në fjalë dhe pak minuta më pas u qëllua me 3 plumba pistolete.

Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes një pistoletë TT që nuk dihet ende nëse i përket autorit apo viktimës. Ka sekuestruar edhe një automjet që dyshohet se u përdor nga autorët. Deri më tani mendohet se kanë qenë dy persona, njëri që e ka nxjerr në pritë dhe tjetri që e ka qëlluar me psitoletë në rrugicën e errët anash lokalit.

Po kështu policia ka sekuestruar pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të lokalit ku ndodhi ngjarja por edhe të lokaleve të tjera përreth zonës. Po kaq ka marrë dëshminë e vajzave që ishin në tavolinë ne Ndokën si dhe të persona të tjere që ishin në lokal. ABC News raporton se nuk ka qenë një konflikt i çastit, por një vrasje e mirëorganizuar.

Tafçiu ka pasur një të shkuar kriminale, dyshohet i përfshirë në disa trafiqeve e të drogës, si heroinë dhe marijuanë ndaj edhe është deportuar nga Franca.

E megjithatë ne i njohim banditët!

Bujar NISHANI

Që nga viti i parë i riardhjes në pushtet të majtët me emrin “rilinds”, e deri më sot në vitin e shtatë të qeverisjes së tyre kanë treguar çdo ditë se ; janë profanë në shtetndërtim, makutër në korrupsion, barbar në njerzillëk, mashtrues në gen, tradhëtar në origjinë.

Një aftësi e kanë demonstruar.
Master në inkriminim !

Inkriminimi si virtyt i rilindsve nuk përfaqësohet vetëm tek bashkëjetesa e tyre me krimin e organizuar dhe atë ordiner por shumë më gjerë se kaq.

Inkriminimi i tyre përbën një hapësirë të madhe ku shtrihet filozofia e kapjes ose asgjesimit !

A nuk është sot i gjithë shteti i kapur nga pushtetit i një pakice të konfirmuar edhe zyrtarisht ?

Parlamenti i asgjesuar, qeveria e helmuar, drejtësia e paralizuar, media e transformuar, ekonomia e falimentuar, shoqëria e zbuar, kombi i tradhëtuar, përbëjnë sot produktin e filozofisë së kapjes ose asgjesimit prej modelit të politikës së inkriminuar.

Në këtë çmontim që koha i bëri kësaj krijese monstër, diskretitimi është i plotë dhe rilindsit nuk kanë më kauzë, madje as maskë.
Si posedues me shumicë të parave të pista ju duhet ti shpenzojnë ato pasi ditë të këqija do vijnë për to.

Pas betonit, propaganda është lavatriçja më e nevojshme për ndryrjen e atyre parave.

Por edhe propaganda ka humbur shumë terren, sepse rilindsin nuk kanë asnjë punë, asnjë rrugë, asnjë spital, asnjë shkollë, asnjë fabrikë, asnjë buzëqeshje shqiptari, të na tregojnë.

Të kapur fort pas bishtit të anijes që fundoset vetëm tentojnë relativizimin e inkriminit të tyre me përpjekje konspirative të paralelizmit me opozitën, e cila duket gjithmonë e më pranë pushtetit.

Nuk u ka mbetur më asgjë me çfarë të paraqiten përpara shqiptarëve veçse shpresojnë të sajojnë thika ndaj imazhit të opozitës.
Depërtimi qesharak për të trafikuar një thriller rilinds kundër opozitës në gazetën Bild, tregon edhe njëherë se sovjetët shqiptarë kanë mbetur shumë prapa në teknikat orientale të financuesve të tyre.

Nëse ka një dosje reale të mashtrimit me lobim është ajo ku ka të dënuar me burg nga drejtësia amerikane e ku është i përfshirë rilindsi shqiptar.

Ajo nuk zhbëhet dot me triller sajuar bodrumeve të çmendinës kryeministrore.
Çdo përpëlitje mjerane e filozofisë së kapjes ose asgjesimit, as e fshin dot e as e mjegullon të vërtetën e madhe, sepse ajo është aq e helmatisur sa kutërbon në çdo cep.

Nuk ka më forcë helmuese asnjë përpjekje anti-imazh ndaj opozitës që të harrojmë se kush dhe çfar na bëri rilindsi.
Ne sot i njohim fare mirë kriminelët që blenë dhe grabitën votat e shqiptarëve që rilindsi të pushtonte qeverinë !

Ne sot i njohim fare mirë vrasësit dhe trafikantët që rilindsi i bëri parlamentarë-pushtetarë, që shqiptarëve tu vidhet gjithshka !
Ne sot i njohim fare mirë oligarkët e korruptuar me të cilët ndahen paratë e vjedhura shqiptarëve !

Ne sot i njohim fare mirë burgaxhinjtë ordinerë që rilindasit ju dha bashkitë e vendit !
Ne sot e kemi fare të qartë skenarin e tradhëtisë, për të cilin rilindsi u injektua në shtet !

Ne sot e kemi provuar fort në lëkurë se si shqiptarët varfërohen e torturohen nëpër zyrat e shtetit të tyre që ndryshket nga injorantët përditë.

Ndaj çdo përpjekje mjerane për relativizim të paudhësive dhe inkriminimit është veçse sharlatanizëm.
Ne tashmë i njohim mirë se kush janë e ku janë, banditët !