24.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Oferta e Romës për Shaqirin

Roma e ka kërkuar Xherdan Shaqirin nga Liverpooli në formë huazimi me mundësi blerje

Sipas Skly Sport Italia, kosovari që luan për Kombëtaren e Zvicrës ishte synim i tyre para se të vinte Matteo Politano, por tani pasi që shkëmbimi me Leonardo Spinazzola dështoi, ata kanë shikuar opsione të tjera.

Giallorossi ende kanë nevojë për të zëvendësuar Nicolo Zaniolon e lënduar dhe e kanë bërë synim Shaqirin.

Eksperti i transferëve dhe analisti Gianluca Di Marzio, Roma ka kërkuar Shaqirin në huazim me opsion blerjen në fund të sezonit.

Mbetet të shihet se a do ta pranojë këtë gjë Liverpool.

Nëse pranohet, atëherë Shaqiri do të kthehej në Serie A pasi që 28 vjeçari kishte një periudhë kur ishte në Inter nga janari deri në gusht të vitit 2015.

Zgjedhja e parë e tyre ishte Suso, por Milani dëshironte shkëmbim me të me Cengiz Under.

Haland debutim me het trik tek Dortmund

Borussia Dortmund ka arritur një fitore sensacionale kundër Augburgut sonte, ku është rikthyer nga rezultati 3-1 për të fituar 3-5. Është dashur të futet në lojë Erling Haland për të shënuar het-trik dhe rikthyer rezultatin në dobi të Dortmundit.

Dortmund ka fituar plot stil sonte duke u rikthyer nga një disfatë e sigurt.

Një spektakël golash ka ndodhur sonte në Augburg i cili filloi në minutën e 34-të nga vendasit me anë të Florian Niederlechner.Por, kaq kishte gola të shënuar në pjesën e parë.

Me të filluar pjesa e dytë Augburg shënon përsëri. Ishte përsëri Florian Niederlechner që dyfishoi rezultatin për vendasit.

Dortmund kthehet në lojë në minutën e 49-të me anë të Julian Brandt, megjithatë ishte prapë Florian Niederlechner që shënon golin e tretë për Augsburgun në minutën 55-të.

Një minutë më vonë do të hynte Erling Haland për të shënuar het-trik për Dortmundin.

Goli i parë i tij erdhi në minutën e 59-të. Jadon Sancho barazon rezultatin në minutën e 61-të. Kurse ndeshjen e përfundon Eric Haland duke shënuar edhe dy gola, një në minutën e 70 dhe të pestin në minutën e 79.

Me këtë fitore Dortmund arrin në kuotën e 33 pikëve dhe është në vendin e katër, kurse Augsburg është në vendin e 10 me 23 pikë.

Guardiola: Vetëm nëse më shkarkojnë, ndryshe…

Pep Guardiola ka insistuar se do të vazhdojë të jetë trajner i Manchester City edhe për të paktën një sezon, pavarësisht nëse ekipi arrin objektivat apo jo sezonin aktual.

Guardiola erdhi në City në vitin 2016 dhe deri më tani ka fituar dy tituj të Premier League, dy Carabao Cups dhe një FA Cup.

“E kam thënë disa herë, vetëm nëse më shkarkojnë ata, do të vazhdojë të qëndrojë 100%”, tha Guardiola. “Të jeni të sigurt, 100% do të qëndroj këtu edhe sezonin tjetër”.

“Jo sepse kemi fituar dy ndeshjet e fundit ose që kemi luajtur më mirë muajt e fundit. Më pëlqen të punoj këtu. Edhe nëse shkon gjithçka keq dhe s’do të jemi në Chamions League, s’do të largohem”.

“Si trajner, keni momente të mira dhe të këqija, nuk mund të fitoni gjithë kohën. Gjithçka është se çfarë mund të bëjmë tani dhe se si mund të përmirësohemi”.

“Ç’të duhet tëj? Shëj fcullt tuj!” ose fillimet e një narko-shteti

Genc POLLO

1- POSTBLLOKU AD HOC PËR FSHATARËT, BARINJTË E FAMULLITARËT

“Ç’të duhet tëj? Shëj fcullt tuj!” (në shqipe standarde: Çfarë të duhet ty? Shih fëmijët e tu!) ishte këshilla e nëndrejtorit të Policisë së Shtetit në qarkun Dibër, Robert Aga, kur një qytetar i Peshkopisë, i njohur i tij, i kishte shprehur shqetësimin për parcelat e hashashit të mbjella masivisht në malet përqark nga Maqellara deri në Muhur e Cidhën.

Gjatë javës që shkoi kam qenë përditë në fshatrat e Luznisë, në mbështetje të fushatës së Sherefedin Shehut për kryetar të Bashkisë Dibër dhe shqetësimi i mësipërm m’u rishfaq gjatë bisedave me fshatarët e Hoteshit dhe Lishanit të Poshtëm.

Ata nuk kishin pasur mundësinë, mbase edhe kurajën, për të shkuar në komisariat e për të folur me shefin e Policisë. Edhe halli i tyre nuk ishte dhe aq interesi publik, si në rastin e qytetarit peshkopias, të cilit lipset të mos i shënojmë emrin.

Fshatarët luznakë ankoheshin se këtë vit nuk po mundnin të bënin atë që kishin bërë gjithmonë: të dilnin në mal për të mbledhur çaj e bimë mjekësore, si dhe shkarpa për zjarr. Apo edhe të shkonin më tej për të vizituar miqtë a krushqit e tyre në fshatrat e (ish) komunës Selishtë.

Kush prej tyre kishte tentuar, ishte kthyer mbrapsht pa një e dy nga djem të armatosur (sipas luznakëve ata flisnin dialekt tiranas e vlonjat) që ruanin parcelat me hashash të mbjella në zabelet e Pratit, midis malit të Arapit që ngrihet mbi Luzni dhe atij të Selishtës më në perëndim.

Si deputet i Kuvendit të Republikës supozohet që duhet të kem mjaftueshëm kurajë civile dhe angazhim për interesin publik, sa që një rast të tillë, që më së paku është uzurpim i territorit publik nga grupe të armatosura, duhet ta denoncoja tek autoritetet publike përgjegjëse, d.m.th. te Policia.

Por meqë Partia Demokratike, të cilën përfaqësoj në Kuvend, në fillim të gushtit i kishte denoncuar me emër e mbiemër drejtorin dhe nëndrejtorin e Policisë së Shtetit në Qarkun Dibër, tok me plot të tjerë të ngjashëm në të gjithë vendin, si aksionerë e kujdestarë të kanabisit të mbjellë, m’u duk se gjëja më normale në një situatë e shtet normal do të ishte, në rastin tim, një ushtrim kotësie. Edhe pse, me gjasë, zoti Aga do të ma kursente këshillën për të shikuar «cullt mëj».

Prandaj i ngushëllova fshatarët në Hotesh e Lishan të Poshtëm se problemi i tyre do të zgjidhej, në mos menjëherë, me siguri vitin e ardhshëm, dhe u ula të shkruaj këto radhë. Nuk u tregova që kisha lexuar në gazetë se 15 km më në jug çunat me armë kishin zënë e devijuar burimin e ujit duke lënë fshatarët e zonës pa pirë e pa vaditur.

Në maj të këtij viti, gjatë një takimi me drejtuesit e PD-së në Ballsh, dëgjova nga kryetari i Bashkisë Mallakastër se ai, për të protestuar kundër mbjelljes së hashashit pranë një rezervuari në disa kodra afro gjysmë ore me makinë larg zyrës së tij (e komisariatit të policisë) kishte vajtur atje me policët bashkiakë (të paarmatosur) dhe kishte hasur, në distancë nga parcelat, breshëri kallashnikovi, për fat të mirë në ajër e pa të lënduar.

Drejtori i Policisë, i thirrur menjëherë në ndihmë, i mbylli celularin e pas njoftimit standard, një makinë policie u shfaq pas disa orësh për t’u kthyer të gjithë bashkë në qytet pa trazuar bimët e rojet e tyre. Më tej oficerë të lartë të Policisë e kishin kontaktuar kryebashkiakun me këshillën “Po ti ç’ke? Shih punët e tua”, kësaj radhe në të folmen tepelenase.

E kam rrëfyer tri herë rresht këtë episod në fjalimet e mia në plenaren e Kuvendit, duke devijuar nga rendi i ditës, me shpresë se do të nxisja ndonjë reagim, qoftë edhe vetëm verbal, nga ata që kanë përgjegjësinë e pushtetit.

Deputetët maxhoritarë i pashë duke gogësitur të painteresuar, ndoshta edhe të pafuqishëm. Pas shpinës sime rastisi vetëm një herë ministri i Brendshëm, i cili, siç më thanë më vonë kolegët, kishte folur gjithë kohës në celular.

2016-ta me gjasë do të kujtohet edhe si viti kur për herë të parë në histori u ndërpre transhumanca, e cila dokumentohet në këto troje prej më shumë se dy mijë vjetësh dhe që ka ndodhur çdo vit rregullisht e patrazuar nga luftëra, kryengritje, kaçakë e banditë.

Është fjala për shtegtimin veror të bagëtive, të cilat barinjtë, pasi del dimri e në të hyrë të verës, i çojnë nga fushat e luginat ku dimërohet butë drejt livadheve malore, të tyret gjithnjë, pavarësisht nga qeveria apo sundimtari, që të kullotin e mërzejnë në fresk.

Këtij moti çunat e armatosur të parcelave të hashashit nuk riskuan të lejonin barinj përqark, dëshmitarë të bezdisur, e bagëti aty afër që mund të nduknin pa dashje e për të keqen e tyre gjethet e vyera. Kështu që i kthyen mbrapsht dhe i lanë, bagëti e barinj, në vathët e stallat dimërore të fushës.

Në kafenetë e Peshkopisë dëgjoje dhe versionin gjysmëkonspirativ se moratoriumi për ndalimin e gjuetisë nuk ishte motivuar nga dhembshuria ndaj kafshëve e shpendëve të egër e në rrezik (të përshkruar mjeshtërisht nga Jonathan Franzen në revistën National Geographic), siç na u shpjegua në Kuvend nga përkrahësit e kësaj nisme. Jo! Më thonë me këmbëngulje. Ishte eliminimi i gjuetarëve bredharakë si dëshmitarë të bezdisur. Kësaj radhe, me germën e ligjit e jo me tytën e pushkës.

Përvoja e fshatarëve dhe e barinjve u bë edhe disa famullitarëve në krahinat veriperëndimore të vendit, të cilët, kësaj vere morën rrugën për të mbajtur Meshën e së Dielës në kishën e fshatrave të largët, malorë. Çunat e armatosur në zabelet e Malësisë së Madhe, Dukagjinit e Mirditës, i zmbrapsën edhe ata.

“Fjala e Zotit mund të presë. Kur ne të kemi të mbledhur e paketuar bimën tonë, atëherë edhe ju mund të keni liturgjinë tuaj.” Ishte mesazhi. Cikël interesant në një vend ku gjysmë shekulli më parë shteti me ideologji kriminale ndaloi ushtrimin e fesë e tashti kriminelët me lidhje shtetërore e ndalojnë sërish kur u volit.

2-NORMALIZIMI I SË KEQES SI MURTAJË SHOQËRORE
Dy vjet pas aksionit policor antidrogë në Lazarat, i çuditshëm në llojin e vet për shkak se nuk pati asnjë të lënduar apo të vrarë dhe një numër qesharakisht minimal personash të kallëzuar e të proceduar penalisht, kudo në Shqipëri ku ka tokë të përshtatshme e disi larg syrit të njerëzve lartohet hashashi.

Ai nuk është thjesht i toleruar, por edhe i mbrojtur nga oficerë të lartë të Policisë, të cilët janë ortakë në distancë të këtij operacioni të gjelbër, siç dëshmojnë të dhëna nga opozita, një pjesë e medias, raporte nga agjenci zbulimi vendëse e të huaja dhe plot dëshmitarë direktë.

Efektet sociale po ndihen. Në shoqërinë shqiptare të varfëruar me shpejtësi, shumëkush është turrur të bëjë para të shumtë e të shpejtë. Aty ku, p.sh., tregtari furnizonte rregullisht fshatarët me fare rigoni për mbjellje, tashti nuk ia pranon kush ofertën. “Ka tjetër farë me më shumë leverdi”, i thonë. Fermerët e komunave rreth Beratit, qarkut ku jam zgjedhur deputet, tundnin kokën dikur në shenjë disaprovimi kur përmendej hashashi i Lazaratit.

Për ta ishte një gjë e keqe, e kundërligjshme. Sivjet këto skrupuj kanë rënë. Por edhe aty ku rezistojnë, biri nuk e ndjek më të atin në arë e i përmend me qesëndi se me atë “bimën” tjetër fitohet tridhjetëfish më shumë se sa me misër e domate. Nëse rrënjoset kjo kulturë në shoqëri, nuk di kush do të mund të bëje përpjekjet herkuliane për ta çrrënjosur atë.

3- AKSIONERËT E KUJDESTARËT E HASHASHIT OMNIPREZENT
Pakkush kujtohet tashti se një komision hetimor parlamentar, i nismuar nga PD vitin e parë të kësaj qeverie, zbuloi se shumica e të emëruarve nga pushteti rilindist në poste të larta në Polici ishin persona me të shkuar penale e me ndëshkime administrative të rënda. Më së shumti publiku ka në kujtesë lidhjet e ministrit të Brendshëm me këta policë e me banditë të mirëfilltë të faktuara e të denoncuara rregullisht nga opozita. Lidhje me natyrë farefisnore, krahinore e miqësore.

Qeveria në përgjithësi nuk ka folur për sa më lart. Nën dafinat e venitura të aksionit në Lazarat ka përsëritur refrenin e baltës opozitare dhe ka evituar çdo shpjegim përmbajtësor, qoftë edhe si pohimi qesharak se shqiptarët që u dyndën në masë para një viti drejt Gjermanisë ishin emigrantë në Greqi. Së fundmi, nën presion, po flasin për aksione antidrogë të policisë qendrore, pasi segmente të asaj lokale qenkan komprometuar.

Sërish si dhe më parë shohim aksione në TV me shkulje e djegie të hashashit si rregull në parcelat jashtë proteksionit, ose aty ku është prishur pazari i protektorëve.

Tashti ofrohen edhe koka turku, të vogla kuptohet, si një polic në Kolonjë apo një nëpunës vendor në Mbishkodër. Si dhe spinime përmes tweet, ku ministri pozon me gazetarë të huaj (vini re: role të përmbysura!) para ndonjë kaçube në zjarr e pas policëve me kallash. Spinime si fija e kashtës për të shpëtuar përmes legjitimimit nga jashtë.

4- EYE IN THE SKY NGA ITALIA
Ndërkohë, në fillim të shtatorit pritet prezantimi, fillimisht te ndërkombëtarët, i raportit të Policisë italiane nga vëzhgimi ajror për kanabisin në Shqipëri. Kjo asistencë italiane e dhënë prej vitesh u refuzua nga qeveria Rama dhe rifilloi vetëm pas insistimit të opozitës në Tiranë e Romë (L. Basha takoi apostafat këtë maj në Romë qeveritarë e parlamentarë me lutjen për nisjen sa më shpejt të operacioni).

Megjithatë, me rezistencën e atij që ka diçka për të fshehur, qeveria lejoi vëzhgimin ajror të vetëm 18% të sipërfaqes potenciale. Por edhe me kaq burimet e informuara mbi raportin flasin për “tapetto verde”.

Do të ishte ndihmë e madhe sikur ky raport të mos varrosej në sirtarët e qeverisë, por t’i dorëzohej edhe Kuvendit e Presidentit, situata e emergjencës kombëtare faktike e justifikon plotësisht, dhe të bëhej objekt i debatit publik. Kështu, me gjasë, do të kishim ndërgjegjësim më të madh e shpresoj edhe reagim më të fortë.

5- MODELET LATINO-AMERIKANE TË NARKO-SHTETIT DHE SELIA NË DALJE TË PESHKOPISË
Duke lexuar për narko-shtetet në Amerikën Latine dallojmë modelin meksikan, ku kartelet e kokainës herë “e gjejnë gjuhën” me pushtetarët e me oficerët e policisë/ushtrisë dhe kur qeveria ndërron e fillon luftën ndaj tyre, ndodh dhunë me mizori ekstreme.

Tjetër model është ai i Panamasë nën Manuel Noriegën, ku vetë qeveria ishte karteli unik. Lexuesi le ta gjejë vetë se sa afër njërit a tjetrit model po pozicionohet vendi ynë. Një detaj tjetër nga fushata zgjedhore që përmenda në hyrje të këtij shkrimi mund ta ndihmojë. Në Peshkopi nuk kandidon thjesht M. Rama i PS.

Prapa e krahas tij, e gjithnjë e më shumë para tij, kandidon një bandë kriminale e organizuar me në krye ish-burgaxhinj të sprovuar që kanë marrë hua vulën dhe emblemën (edhe kjo e fundit me gjethe!) e një partie të koalicionit qeveritar dhe janë stacionuar në dalje të qytetit.

Aty mbledhin të fortët e zonës që i dërgojnë lart e poshtë për të trembur dynjanë, aty vendosin për emërime bashkiake pa din e iman (kanë bërë afro 200 syresh), aty shpërndajnë zarfe me para në këmbim të premtimit të votës dhe aty ftojnë kolegët ishburgaxhinj nga anembanë vendit, të cilët i shëtisin mandej në bulevard.

Aty mblidhen pa merak për t’u fshehur edhe aksionerët e kujdestarët pa uniformë të parcelave nga Maqellara deri në Muhur e Cidhën. Me synimin e qartë të marrin e të kontrollojnë (edhe) Bashkinë e Dibrës. *Autori është deputet i Partisë Demokratike.

Shkrim i publikuar nw 1 Shattor 2016

Denoncohet Veliu: Policia përdor mazut për ngrohje, gazi i çliruar dëmton banorët

Një qytetar i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku shkruan se, Policia e Shtetit përdor mazut për ngrohje , por nuk po e kuptojmë se si dhe ku derdhet që vjen gjithë ai gaz nëpër shtëpitë tona. Qytetari shkruan se, djegia e mazutit liron shumë gazra të demshme per shëndetin duke rrezikuar sidmos fëmijët…

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Shikoni si i helmon fqinjte narkodrejtori Geron Veliu per te ngrohur zyren e tij! Turp!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Z.Berisha
Jam nje qytetare qe banoj ne pallatin 12 katesh prane Policise se Shtetit ne Tirane

Ka kohe qe ne te gjithe pallatin vjen nje ere gazi qe nuk mund te rrish dot brenda ne shtepi.

Ne darke kjo ere behet dhe me e forte .Dhe seriozisht qe kohet e fundit po behet me shqetesuese sepse era sa vjen shtohet ,aq me teper ne darke.

Kemi femije te vegjel dhe prinderit qe nuk mund te dalin nga shtepia ne keto dite te ftohta.
Morem vesh qe Policia e Shtetit perdor mazut per ngrohje ,por nuk po e kuptojme se si dhe ku derdhet qe vjen gjithe ai gaz neper shtepite tona …

Djegia e mazutit liron shume gazra te demshme per shendetin.

Kemi bere nje peticion si pallat ,dhe na premtuan qe do ta ndalojne. Por akoma eshte e njejta situate.

Nese do mund ti jepnit volum zerit tim, do t ju isha mirenjohese.
Anonim te lutem se jemi ne komunizem.

Infermieri i fshatit u kap me…

Zbulohen fakte të reja në operacionin “VJOSA” të ndërmarrë nga Policia e Gjirokastrës tre ditë më parë në fshatin Buz të Tepelenës. I arrestuari është Dine Kika 40 vjeç, infermieri i fshatit.

Sot trupi gjykues i kryesuar nga Blerta Çibuku, ka dhene masen e arrestit “Burg pa afat” per infermierin e fshatit ku sipas Policisë, tre ditë më parë i’u gjetën armë dhe municione pa leje si dhe një sasi kanabisi në automjetin e tij.

Mirëpo nën dritën e fakteve të reja të përcjella sot në seancën gjyqësore të mbajtur në shkallën e parë të gjyqësorit, bëhet e ditur se Dine Kika ka qenë tërësisht i painformuar për armet që i janë gjetur, si dhe për kanabisin.

Avokati mbrojtës ka pohuar sot në seancën gjyqësore se armët e gjetura, kanë qenë të ngelura aty pa u ngacmuar qysh prej 1997 dhe të paprekura ndërkohë që një armë gjahu ka qenë me leje në emër të të atit që nuk jeton më.

Njëkohësisht edhe kanabisi i gjetur në automjet, që nuk rezulton të jetë në emër të Kikës dhe ka qenë në rrugë të madhe jashtë pronës të të arrestuarit.

Këto argumenta te servirura nga avokati i 40-vjeçarit Kika, Agron Ilijazi, nuk kanë mjaftuar për të dhënë një masë arresti te lehtësuar, pra detyrim paraqitje, por gjykatësja Çibuku bazuar mbi argumentat e prokurorit Julijan Çafka, ka dhënë masëne sigurisë “burg pa afat” ndaj infermierit të fshatit.

Plagosja në lokal në qendër të Vlorës, ja kush ishte objektivi…

Detaje të reja janë zbardhuar nga atentati me kallashnikov i regjistruar pasditen e sotme brenda ambjenteve të një lokali në lagjen “Kushtrimi” Vlorë.

Autori ka qëlluar me breshëri nga automjeti i tij dhe ka qenë i maskuar, ku në kokë mbante një kapelë të kuqe. Burime bëjnë me dije se objektivi i atentatit ishte një person i cili kishte vetëm tre ditë që kishte dalë nga burgu

Të plagosur kanë mbetur Roland Çepaj dhe Nikua (objektivi i atentatit). Mësohet se Nikua ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia ka ngritur disa postblloqe për të zbuluar dhe arrestuar autorin që qëlloi me kallashnikov.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 18:22, në lagjen “Bashkimi” Vlorë, në një lokal dyshohet se pas një konflikti të çastit kanë mbetur të plagosur me armë zjarri shtetasit N.Ç 36 vjeç dhe R.Ç., 27 vjeç me banim në Vlorë, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Autorët dyshohet se mund të jenë larguar me një automjet ku në ndjekje të tyre janë vënë disa grupe policore.

Njëkohësisht janë ngritur disa pika kontrolli në rrugët dalëse të qytetit dhe po kontrollohet e gjithë zona me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Si i mashtroi Rama të prekurit nga tërmeti për banesat, Paloka publikon Videon

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka publikuar një video ku shikohet dhe dëgjohet Rama se se, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, filloi propagandën e tij duke u shfaqur 24 orë te ERTV-ja e tij për të fituar politikisht dhe filloi me premtimet e tij boshe, për qytetarët e prekur.

Për disa ditë, bëhen gati dy muaj nga ai tërmet vdekjeprurës dhe qeveria ende s’ka bërë asgjë për qytetarët.

Në video, Rama deklaron se: “brenda 2020 do kemi arritur t’i futim të gjithë në shtëpi të reja dhe shtëpi më të mira se ç’i kishin”, dhe disa ditë më vonë deklaron sërish se: “brenda qershorit 2021 të gjithë banorët që kanë humbur shtëpitë në qytete dhe që nuk kanë mundësi rindërtimi, të jenë në apartamente të reja”.

Dhe disa ditë më vonë, shtyn sërish afatin dhe deklaron se: “Deri në fund të vitit 2021 të kenë filluar në pjesën më të madhe akomodimet e banorëve”.

Paloka postimin e shoqëron me fjalët: “TËRMETI ËSHTË FATKEQËSI NATYRORE, POR
KEQQEVERISJA JO!”

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

https://www.facebook.com/100008639860309/videos/2318360825128557/?id=100008639860309

Vëllai i shefit të policisë, pjesë e dosjes 184, në krye të trafikut të drogës, provë e qartë se Edi Rama vjedh zgjedhjet

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Enkeljed Alibeaj deklaroi se, “arrestimi i përsëritur për trafik droge i Pajtim Agës së dosjes 184, përveçse dëshmon përshkallëzimin e fenomenit kriminal, konfirmon se krimi, trafiku i drogës dhe liria për të vepruar e kontingjentit kriminal ka mbështetjen e shtetit, të qeverise dhe policisë”.

Alibeaj tha mw tej se, kur vëllai i shefit të policisë, pjesë e dosjes 184, wshtw në krye të trafikut të drogës, kjo wshtw provë e qartë se, Edi Rama mbështet krimin për të vjedhur zgjedhjet.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENKELEJD ALIBEAJ

Arrestimi i përsëritur për trafik droge i Pajtim Agës së dosjes 184, përveçse dëshmon përshkallëzimin e fenomenit kriminal, konfirmon se krimi, trafiku i drogës dhe liria për të vepruar e kontingjentit kriminal ka mbështetjen e shtetit, të qeverise dhe policisë.

Kur krimi lidhjet me zgjedhjet, ai ka mbështetjen direkte të Edi Ramës.

Pajtim Aga, i arrestuari për trafik droge është vëllai i Robert Agës, drejtorit famëkeq të policisë së Dibrës në vitin 2016, i cili del në përgjimet e publikuara nga BILD si “ushtari i bindur” i Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Ky është shefi i policisë që garantoi mbjelljen e Dibrës me hashash prej të vëllait, tani të arrestuar, i njëjti shef policie që terrorizoi qytetarët e Dibrës për të vjedhur votat e tyre, bashkë me Bablokun e krimit Edi Rama, Damian Gjiknuri, Sajmir Tahiri, Xhemal Qefalia, Ulsi Manja, Pjerin Ndreu e të tjerë.

E gjith kjo bandë vjedhësish votash, arriti që nën përdorimin e parasë, terrorit policor dhe administratës, të vidhnin votat e dibranëve. I madh e i vogël brenda e jashtë Shqipërisë janë njohur me bëmat e kësaj bande qeveritare, nga Zëri i Amerikës, nga Bild-i gjerman e media të tjera botërore.

I arrestuari recitivist për trafik droge dhe vëllai i tij shef policie në Dibër janë ekzekutues të realizimit të planit për vjedhjen e zgjedhjeve, për të cilin interesohej vetë Babloku Edi Rama.

Robert Aga ishte ai që merrte garanci nga kryeministri dhe ministri i brendshëm, që “të mos e çante kokën” për asgjë, mjaftonte që gostia e bandës qeveritare, me votat e vjedhura, të shantazhuara, të terrorizuara, të blera me paratë e drogës e kanabisit, të kënaqte babëzinë për pushtet dhe para të bandës qeveritare me në krye Bablokun.

Bildi gjerman tregoi fare qartë, ne shqip, anglisht dhe gjermanisht, batërdinë me zgjedhjet e Dibrës 2016, që ishin paradhoma e zgjedhjeve të vitit 2017.

Zëri i Amerikës konfirmoi terrorin mbi administratën deri në kupolën e qeverisë. Por në vend që hajdutët të ndëshkoheshin, Robert Aga u shpërblye me gradim në detyrë dhe i vëllai vazhdoi trafikun e drogës.

Nuk ka provë më të qarte, e më të freskët se kjo ngjarje për t’i kujtuar kujtdo brenda vendit e deri në Bruksel, Berlin e Paris, se plani i vetëm i Edi Ramës për zgjedhjet në Shqipëri është bashkëpunimi gjithnjë e më i fortë, gjithnjë e më i qëndrueshëm, me bandat e krimit dhe bosët e trafikut.

Kjo është një provë e freskët për Prokurorinë, veçanërisht për SPAK-un, se çështjet e korrupsionit të lidhura me krimin elektoral të blerjes së votave i ka përpara syve.

Mjafton që SPAK- u të ketë vullnet për të çuar para drejtësisë që nga trafikantët e rëndomtë të drogës që kanë vjedhur zgjedhjet, si Robert dhe Pajtim Aga, deri tek porositësit e masakrës së zgjedhjeve në Dibër Edi Rama, Damian Gjiknuri dhe Saimir Tahiri.

Breshëri plumbash në qendër të Vlorës, dy të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar brenda ambjenteve të një lokali në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, njëri prej të cilëve është 23-vjeç dhe mësohet se kanë lidhje me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:20 të pasdites. Të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit.

LEXO EDHE Bilanci tragjik/ Aksidentet rrugore, në 2019 humbën jetën 227 shqiptarë, policia propozon masa të reja
Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar dhe arrestuar autorin që qëlloi me kallashnikov. Të shtënat me armë kanë shkaktuar panik dhe frikë te personat e tjerë që ndodheshin në lokal.