18.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Pse hesht Lleshaj pas arrestimit të vëllait të shefit të Policisë?

Ish-deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi, ka reagua pas arrestimit të Pajtim Aga-s, vëllai i shefit të Policisë Dibër, Robert Aga i cili pak muaj më parë doli në përgjimet e gazetës gjermane BILD, në raportimet për shit-blerjen e votave nga ana e Partisë Socialiste.

Gjunkshi shkruan në një postim në Facebook se, kjo heshtje është nga ana e qeverisë sepse janë pikërisht lidhjet e forta të krimit, grupeve të strukturuara kriminale që mbështesin, ushqejnë, drejtojnë dhe komandojnë në këtë vend.

Ish-deputeti demokrat shkruan më tej se, se drejtuesit e Policisë së Shtetit dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj janë të pafuqishem për të luftuar krimin, rrjetet e strukturuara kriminale, pasi këtu ligjin e bën i forti.

Reagimi i plotë i Gjunkshit

Bandat të lidhura me uniformën e shtetit.

Nuk mjaftojnë denoncimet e bëra nga Partia Demokratike në lidhje me suportin që persona me rekorde kriminale ushqejnë dhe mbajnë në Policinë e Shtetit, drejtues të cilët janë përfshirë në dosjen 184 ose siç njihet dosja e Dibrës.

Sipas Ministrit Lleshaj nuk janë prova përgjimet e bëra nga Prokuroria Shqiptare, nuk janë prova informacionet e siguruara nga Shërbimet Inteligjente Shqiptare dhe ato të Agjencive të Huaja të Inteligjencës.

E dini pse është kjo heshtje nga Qeveria Rama, nga ushtarët e bindur të tij?

Sepse janë pikërisht lidhjet e forta të krimit, grupeve të strukturuara kriminale që mbështesin, ushqejnë, drejtojnë dhe komandojnë në këtë vend.

Drejtuesit e Policisë së Shtetit, Ministri Lleshaj janë të pafuqishem për të luftuar krimin, rrjetet e strukturuara kriminale.

Nuk ka asnjë shpjegim që ish Shefi i Komisaritit Dibër, Robert Aga i përfshirë në Dosjen 184, në vjedhjen e votave në Dibër, në kundërshtim me ligjin vazhdon të qëndrojë në radhët e Policisë.
Ligjin e bën i forti.

Janë këto të fortë që ecin si Padrino, jo vetëm në Diber por kudo.

Ka kaluar shumë kohë që Edi Rama hesht, që Ministri Lleshaj megjithë informacionin e mjaftueshem që ka në lidhje me inkriminimin e drejtuesve të Policisë, vazhdon ti mbajë në rradhët e policisë këta drejtues, të përfshirë në veprimtarinë kriminale të mbjelljes dhe trfikimit të lëndëve narkotike.

Vëllaji i tij Pajtim Aga, i ndaluar në vitin 2016 në Lezhë, për përfshirje trafik kokaine, mbrëmë kapet dhe ndalohet në flagrancë në grupin e tregtimit të lendëve narkotike në formë çokollate.

Asnje reagim nga Ministri Lleshaj!!!

Asnje reagim nga Narko-Policia!!!

Kjo është Policia e këtij Narko – Shteti.

Skandal! Shefi i Rendit me 9 armë pa leje në zyrë, drejtuesit e komisariatit nuk reagojnë…

Një ngjarje skandaloze është konsumuar në Elbasan, ku mësohet se në zyrën e shefit të rendit të këtij qytetit, janë gjendur 9 armë të tipit pistoletë të paregjistruara.

Armëve mësohet se nuk është bërë asnjë ekspertizë dhe qëndronin aty prej mëse dy vitesh. Ndërkohë që po kështu nuk dihet ku janë sekuestruar dhe ku janë përdorur.

Sipas News 24, armët ishin automatike, model 56, dhe megjithëse “flinin” në zyrën e shefit të rendit prej kohësh nuk ishin pajisur me dokumentacionin siç e parashikon ligji për sendet e sekuestruara nga policia dhe nuk u ishte bërë ekspertizë për të kuptuar nëse ishin përdorur në ngjarje kriminale apo jo.

Për këto armë “jetime” ishin vënë në dijeni edhe drejtuesit e komisariatit, por nuk ishte marrë asnjë masë.

Para pak kohësh, shef rendi në Komisariatin e Elbasanit u emërua Faik Ruko, i cili sapo konstatoi mungesën e dokumentacionit për armët, kërkoi sqarime nga shefi që zëvendësoi Abedin Halilaj, i cili po ashtu nuk kishte dokumentacion për rastin.

Për ngjarjen është vënë në dijeni edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe është çelur një hetim I cili pritet të hedhe dritë mbi ngjarjen.

Dosja 184 të transferohet në SPAK, PD: Të hetohet për vjedhjen e zgjedhjeve grupi i drejtuar nga Rama e Gjiknuri

Partia Demokratike i kërkoi informacion zyrtar Prokurorisë së Dibrës për dosjen 184, të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, dosje e cila u transferua atje nga Krimet e Rënda pak kohë përpara ngritjes së SPAK. Nëpërmjet një letre, PD shpreh bindjen se kjo dosje duhet t’i transferohet SPAK-ut, duke qenë se atje është i faktuar bashkëpunimi në një grup të struktuar kriminal për vjedhjen e zgjedhjeve në Dibër të kryeministrit Edi Rama dhe bashkëpunëtorëve të tij Damian Gjiknuri, Saimir Tahiri, Ulsi Manja, Xhemal Qefalia, Pjerin Ndreu, shefi i komisariatit të Dibrës Robert Aga dhe disa personazhë të tjerë që u emëruan kryebashkiakë si Dionis Imeraj, Valbona Sako apo Agron Malaj.

“Në Qershor 2019, gazeta prestigjioze gjermane Bild, publikoo përgjime, pjesë të kësaj dosje hetimore, ku provohej qartë, jo vetëm veprimtaria kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve vendore në Dibër, por edhe fakti se kjo veprimtari ishte e struktuar, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, që drejtohej personalisht nga Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë dhe Damian Gjiknuri, deputet i Kuvendit të Shqipërisë”- thuhet në letrën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi për Prokurorinë e Dibrës.

Sipas logjit, duke qenë në cilësinë e kallëzuesit, PD ka të drejtë të marrë çdo informacion në lidhje me ecurinë e hetimeve, por në leter theksohet fakti se ky informacion mungon. Bazuar mbi të drejtën që i jep ligji, PD i ka drejtuar 3 kërkesa prokurorisë së Dibrës, e cila e mban prej 6 muajsh dosjen 184.

1. Informacion në lidhje me gjendjen e procedimit penal 184/2016.

2. Informacion nëse Prokuroria e Dibrës ka shpallur apo jo moskopetencën dhe nëse aktet i kanë kaluar SPAK.

3. Njohjen me provat dhe aktet e administruara deri tani.

Vëllai i shefit të policisë, jo vetëm trafik droge, por edhe blerje votash

Policia e Shtetit publikoi të dhëna për kapjen e 32.5 kg me kanabis në formë çokollate. Në njoftim thuhet se operacioni u krye në bashkëpunim mes forcave të Policisë së Tiranës dhe asaj të Dibrës.

I arrestuar është edhe një biznesmen, i quajtur P.A., 51 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. “Panorama” raportoi dje se ai quhet Pajtim Aga dhe është vëllai i shefit të qarkullimit në policinë e Dibrës, Robert Aga.

Emri i Robert Agës u përfol jo pak vitin e shkuar për shkak se doli në përgjimet për blerjen e votave në bashkinë e Peshkopisë në votimet e shatorit të 2016-s, të publikuara nga gazeta gjermane, “Bild”.

Shefi i policisë, Robert Aga dëgjohet duke folur me ish-ministrin Damian Gjiknuri, deputetin Xhemal Qefalia, Ulsi Manjën dhe ish-ministrin Saimir Tahiri, ku këtij të fundit i thoshte midis të tjerash: “Jam ushtari jot”.

Ndërsa vëllai i tij, Pajtim Aga njihet si biznesmen në qarkun e Dibrës, ku prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor, ndërsa problemet e tij me policisë janë të hershme.

Më 25 shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë, 10 ditë pas telefonatës që vëllai i tij, Robert Aga kishte shkëmbyer me ish-ministrin Tahiri.

Dy vite më vonë, në 2018-n, Aga humbi në mënyrë misterioze të birin, Mateon. 21-vjeçari u zhduk pa lënë gjurmë nga fshati Maqellarë, pak kilometra nga qyteti i Peshkopisë. Familjarët thanë në atë kohë djali mund të jetë rrëmbyer dhe që prej atij momenti nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Këshilli Politik thjesht vendos për mënyrën se si do të varroset kufoma e kësaj qeverie

Nga Red VARAKU

Ka një qëndrim të propagandistëve pranë qeverisë dhe sharlatanëve gjithëfarësoj, që tenton të zhvlerësojë Këshillin Politik për reformën zgjedhore, si diçka që mund të arrihej edhe pa djegjen e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Ky Këshill po trajtohet si diçka që Opozita e ka pasur në tavolinë para se të fillonte protestat dhe të digjte mandatet, ndaj entuziazmi për këtë arritje sipas tyre është i kotë.

Tani kjo puna e vlerësimit apo mosvlerësimit të kësaj arritjeje, varet shumë nga mënyra se si e shikon politikën. Nëse e konsideron atë në interes të qytetarëve, ose thjesht për interesin personal.

Nëse e konsideron atë si një përpjekje e vazhdueshme në interes të qytetarëve, atëherë ky këshill do të konsiderohej një fillim i mbarë, sepse i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme, një kusht i panegociueshëm të Bundestagut gjerman për integrimin e Shqipërisë në BE. Kjo do të rikthente funksionimin e demokracisë dhe stabilitetin ekonomik si dhe do të realizonte ëndrrën e vjetër të shqiptarëve të bashkimit me Perëndimin.

Por, nëse e konsideron atë një përpjekje për interesin personal, atëherë ata kanë të drejtë ta konsiderojnë atë një zhvillim pa vlerë. Sepse, vërtetë nuk do të kishte asnjë vlerë nëse nuk do të prodhonte zgjedhje të parakohshme politike në një datë me zgjedhjet e lokale.

Sigurisht, që verbëria që ka si shkak lakiminë për para dhe pushtet, ta bën të pamundur ta shikosh realitetin, sepse e vërteta është që gjërat janë krejt ndryshe.

Gjëja më e rëndësishme që ka ndodhur përgjatë këtij viti është kthesa e madhe e faktorit ndërkombëtar. Kushdo që e mohon këtë është thjesht një sharlatan. Faktori ndërkombëtar ndryshe nga një vit më parë është i gjithi në anën e opozitës.

Madje SHBA dhe BE, edhe pse fillimisht e dënuan ashpër vendimin e opozitës për të djegur mandatet, sot ata janë të gjithë pro Opozitës, me gjithë përbetimet e sharlatanëve pranë qeverisë që Perëndimi nuk do t’ia falte kurrë Lul Bashës aktin e djegjes së mandateve.

Një tjetër fakt është që faktori ndërkombëtar, jo vetëm që është në anën e Opozitës, por njëzëri po bën presion për të zgjidhur këtë krizë dhe për ta rifutur Shqipërinë në shinat e normalitetit, e reflektuar kjo qartazi në kushtet e Bundestagut, që në fakt janë kushte për zgjedhje të parakohshme, realizimi me sukses i të cilave do të sillte edhe hapjen e negociatave për shqiptarët.

Gjithashtu , nuk duhet të harrojmë që integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë është pjesë e axhendës kryesore të BE dhe SHBA-ve, ndaj zgjidhja e krizës i tejkalon kapriçot e politikës shqiptare dhe lidhet me zhvillime gjeopolitike, që nuk duan t’ia dinë për interesat e askujt. Për këtë kryeministri maqedonas dhe dorëheqjen, ndërsa kryeministri shqiptar pritet ta bëjë shumë shpejt, sepse zgjedhjet e parakohshme janë kusht i panegociueshëm.

Këshilli politik i mbështetur si asnjëherë tjetër prej faktorit ndërkombëtar, nuk është gjë tjetër vetëm se një formulë për të nisur zgjjdhjen e krizës dhe rikthimin e funksionimit të demokracisë. Pra, zgjidhja e krizës në thelb nuk është gjë tjetër vetëm se një përpjekje për rikthimin e opozitës ne sistem, por sharlatanët bëjnë sikur nuk e kuptojnë që kjo mund të realizohet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme.

Sot mazhoranca nuk është thjesht para një vendimi politik, për të cilin deri vjet nuk i jepte llogari askujt, por është e detyruar t’i nënshtrohet këtij vendimi me pahir, sepse është jo vetëm një vendim jetik për të ardhmen e Shqiptarëve, por edhe në kusht i Perëndimit. Kjo e vendos kryeministrin shqiptar vetëm përballë shqiptarëve dhe askujt tjetër. Moshapja e negociatave për të pestën herë rradhazi do të ishte një kosto shumë e rëndë për vendin, të cilën askush nuk do t’ia falte dhe nëse kjo do të ndodhte askush nuk do të kishte fuqi ta ndalte destabilizimin dhe përplasjen civile.

Pra, ajo që po përpiqen të fshehin këta sharlatanë është fakti se nëpërmjet bllokimit të integrimit mazhorancës po i bëhet një presion i parezistueshëm nga SHBA-BE, ku kërkohet e zeza mbi të bardhë, që nëse kjo krizë nuk zgjidhet Shqipëria rrezikon seriozisht integrimin dhe stabilitetin. Duhet të jesh ose idiot, ose kërriç të mos arrish ta kuptosh këtë realitet.

Gjithsesi, një gjë është e sigurt dhe e vulosur përfundimisht. Qeveria e Ramës shkoi në vdekje klinike në momentin kur dolën përgjimet dhe filloi kalbëzimin kur Opozita doli nga sistemi duke djegur mandatet. Kufoma e saj prej një viti ndodhet midis nesh dhe kutërbimi i saj po bëhet i padurueshëm. Varrosja e saj tashmë është e sigurtë. Këshilli politik është mekanizmi që do të hapë varrin, ndërsa zgjedhjet do ta varrosin atë përfundimisht.

Erzi i Edi Ramës dhe e vërteta e kontributit të tij për zhbërjen e Kosovës?!

Enver Bytyçi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ka padit kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Këtë fakt e ka pohuar zyrtarja për informim e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi. Deri këtu nuk ka keqinformim, as shpifje ndaj Edi Ramës. Nuk shpifim gjithashtu nëse themi se thelbi i akuzës së zotit Rama kundër zotit Haradinaj është ajo që kryeministri i Kosovës i paska marrë erzin kryeministrit të Shqipërisë, pse ky i fundit e paska akuzuar homologun e tij në Tiranë për përpjekjet e tij në bashkëpunim me Aleksandër Vuçiq për ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Me këtë padi kundër Ramush Haradinajt shefi i ekzekutivit të Shqipërisë dëshiron në fakt një çertificatë vorgjërie patriotike me vendim gjykate të Prishtinës. Po a është Edi Rama vërtet i virgjër në përpjekjet e tij për ta zhbërë Kosovën për llogari të Serbisë?! Jo, përkundrazi ai është me barrë, madje barra e tij i rëndon në qafë Kosovës dhe gjithë shqiptarëve, kudo që ata ndodhen. Partneri i tij është presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Po të shohim thjesht reagimin e djeshëm të medias serbe për këtë padi dhe do të kuptojmë se Edi Rama “kopilin” e kufijve, atë të Jugosllavisë së re para kufijve, dhe kopilin e tashëm të minishengenit e ka sjellë nga Beogradi në Prishtinë. Padia është shërbimi i radhës që ai ia bën Serbisë.

Nuk ka ndodhur deri më sot në marrëdhëniet midis dy shteteve kudo në botë që shefat e shtetit ose të qeverive të hapin padi kundër njëri-tjetrit. Për here të pare, si në çdo gjë të mbrapshtë, skandalet i promovon Edi Rama. Nëse Rama është i virgjër, pse nuk hodhi në gjyq ministrin suedez të Punëve të Jashtme, Karl Bildt, kur ky e akuzoi se i ka folur për ndarjen e Kosovës? Pse nuk bëri padi kundër shefes së Komitetit Serb të të Drejtave të Njeriut, Sonja Biserko, kur ajo në mënyrë të përsëritur tha se Rama është marrë vesh me Aleksandër Vuçiq në vitin 2016 në Nish për shkëmbimin e territoreve?

Pse mbështeti deri në fund dhe e mbrojti me zell Hashim Thaçin, kur ky ekran në ekran thoshte se ideja e “korrigjimit të kufijve” ishte e tij dhe se do të punonte me zell për këtë? Pse nuk i tha kurrë Aleksandër Vuçiq, JO, kur ai fliste dhe insistonte për ndarjen e Kosovës? Pse sulmoi kryeministrin e Kosovës nëntorin e vitit 2018 në Pejë, duke e fyer dhe marrë në mbrojtje Hashim Thaçin, pikërisht për kontributin e tij për ndryshimin e kufijve? Pse e mban Baton Haxhiun, këtë agjitator të flaktë për ndarjen e Kosovës, si këshilltar të tij? Pse ngriti në detyrën e shefit të diplomacisë shqiptare, njeriun që mbështeste ndarjen e Kosovës? Pse bëri presion për heqjen e taksës, e cila u bë barrierë për shkatërrimin e projektit serbo-thaço-ramist të ndarjes së territorit të Kosovës? Pse-të nuk kanë fund, së paku deri sa të hapen arkivat dhe ne shqiptarët shohim me sytë e tanë pazaret e Edi Ramës me Aleksandër Vuçiq dhe Aleks Soros?!

Megjithatë akt-padia e Ramës kundër Haradinajt vetëm se e ka rënduar pozitën dhe raportin e kryeministrit të Shqipërisë me Kosovën dhe qytetarët e saj. Me këtë akt-padi Edi Rama i ka dhënë fund marrëdhënies së tij me institucionet e Kosovës. Kurrë ai nuk do të jetë më i besueshëm në Kosovë as për Hashim Thaçin dhe Baton Haxhiun. Askush nuk do ta nderojë e respektojë. Edhe bashkëpunëtorët e Ramës do të kenë frikë ta takojnë atë publikisht.

Rama e ka izoluar vetveten. Ndaj opozita në Shqipëri dhe gjithë shqiptarët duhet t’ia shtrëngojnë lakun e izolimit dhe të injorimit. Vetëm injorimi dhe izolimi e bëjnë atë të shkojë në psikiatri. Sa kohë t’i japim vëmendje, edhe duke e qortuar dhe kritikuar, madje edhe duke e sharë, Edi Rama ndjehet mire, ndjehet komod, ndjehet faktor. I pëlqen prania në media e në publik. Ndaj duhet injoruar e duhet izoluar! Figura dhe zëri i tij duhet të mbeten thjesht te ERTV!

Pavarësisht padisë që Edi Rama ka depozituar në Prishtinë kundër Ramush Haradinajt, ky akt ka gjithashtu efekte pozitive. Kryesore është se shqiptarët në Kosovë e kudo në Ballkan e në botë shohin se në drejtimin e shtetit kanë një person të papërgjegjshëm deri në limitet e fundit të papërgjegjshmërisë së tij. Se ekzekutivin shqiptar e drejton një armik i kombit shqiptar dhe bashkëpunëtor i atyre që kanë dhunuar, përdhunuar e masakruar shqiptarët në Kosovë. Se nga një delikuent si Edi Rama, i cili ka bërë padi kundër babait të tij, nuk mund të presësh tjetër, veç këtij akti të turpshëm të tij kundër kryeministrit të Kosovës! Përfundimisht Edi Rama e shpalli vetem delen e zezë të shqiptarëve!

Edi Ramës nuk ia kthen erzin asnjë gjykatë në botë, jo më ndonjë gjykatë në territorin e Kosovës! Ai ia ka marrë erzin vetes së tij shumë dekada më pare! Ai jeton pa erz!

“Jam ushtari yt”/ Arrestohet vëllai ishefit të policisë

Robert Ago, shef i qarkullimit në Dibër, u shkarkua nga detyra pas arrestimit të vëllait të tij, Pajtim Ago, me akuzën e trafikut të drogës.

Biznesmeni dibran Pajtim Ago ishte mes shtatë personave të arrestuar pas një operacioni ku u sekuestruan 32.5 kg kanabis në formë çokollatë.

Burimet thonë se, Pajtim Ago ishte nën përgjim nga Krimet e Rënda pas zhdukjes së djalit të tij. Ago u arrestua në Milot-Lezhë para dy vitesh kur u kap me gjysmë kilogram kokainë.

Pas këtij arrestimi, vëllai Robert Ago kaloi nga shef komisariati në Dibër, në shef qarkullimi në Kukës.

Mësohet se Pajtim Agon kanë tentuar ta arrestojnë para tre ditësh në Gjirokastër, por atëherë i shpëtoi ndalimit.

Për mediat, vëllai i tij Robert Ago është i njohur për shkak të dosjes me përgjimet për skandalin e blerjes së votave në Dibër. Kjo dosje u publikua nga gazeta më e madhe gjermane, BILD.
Në një prej përgjimeve, ai i thotë Saimir Tahirit: “Unë jam ushtari jot i bindur”.

Kush është Robert Aga

Robert Aga, që në audio-përgjime flet me Damian Gjiknurin, Ulsi Manjën e Saimir Tahirin për të marrë një pozicion më të mirë pune pas ndihmës që i ka dhënë PS-së në zgjedhjet vendore, deri në momentin e zgjedhjeve, ishte Drejtori i Policisë Dibër.

Më pas, duke kërkuar favore nga kryeministri rama dhe ministriat Gjiknuri, Tahiri dhe deputetët Manja e Qefalia, Aga u emërua shefi i Qarkullimit Rrugor në Kukës.

Robert Aga është një prej drejtuesve të policisë që dyshohet se është përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Në dhjetor 2017, Exit.al publikoi disa dokumente sekrete që Shërbimi Informativ i ka dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Ministrisë së Brendeshëm mbi përfshirjen e Policisë së Shtetit në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit në periudhën 2015-12017. Në këtë dokument përmenden dhe Jaeld Çela, drejtori i Policisë Vlorë, implikimi i të cilit tashmë është vërtetuar pasi Çela është shpallur në kërkim.

Në këto dokumente përmendet dhe emri i Robert Agës.

Vëllai i tij Pajtim Aga njihet si biznesmes në qarkun e Dibrës. Sipas disa mediave, Pajtim Aga prej dis vitesh ka hapur një television kabllor që shpërndan sinjal të disa stacioneve në vendlindje.

Në shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë.
Më pas në vitin 2018, Mateo Aga, 21 vjeç, djali i Pajtimit, pra nipi i Robertit u zhduk pa lënë gjurmë nga Maqellara. Familjarët e Mateos shprehën dyshimet se ai mund të jetë rrëmbyer.

Aksioni
Burime zyrtare nga Policia bënë me dije se: Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme në Drejtorinë e Policisë se Shtetit dhe DVP Dibër ishin grumbulluar informacione në rrugë operative se shtetasit e lartpërmendur kishin siguruar lëndë narkotike të llojit “Cannabis sativa në formë çokollate” në shtetit grek, lëndë të cilën e kishin kaluar nëpërmjet kufirit nga Konispoli, nëpërmjet dy shtetasve me banim në Gjirokastër.

Me pas, lënda narkotike do transportohej në qytetin e Tiranës, me qëllim për ta nisur më vonë në një qytet në veri të vendit, për ta trafikuar jashtë Shqipërisë.

Gjatë operacionit, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 32.5 kg lëndë narkotike canabisa sativa në formë çokollate, 6 aparate celulare dhe 2 automjete.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime te mëtejshme hetimore, për veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikeve’”, kryer në bashkëpunim, njoftoi policia.

Precedenti
Sipas raportimeve mediatike, Robert Aga është arrestuar dhe në vitin 2016 nga policia e Lezhës, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e tij, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi prej 320 gram e dyshuar lëndë narkotike “kokainë” e paketuar. Policia njoftoi asokohe se, arrestimi i tij u bë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe se droga e sekuestruar në makinë do të shitej në Tiranë.

“Më datë 25.09.2016, nga Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative si dhe falë një operacioni të mirëorganizuar, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: Pajtim Aga , 37 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij , i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi 320 gramë e dyshuar lëndë narkotike ‘Kokainë’ e paketuar”, njoftoi policia.

Për këtë rast, në vitin 2017, Aga u dënua me 5 vite “dënim me kusht” nga Gjykata.

Si po i mashtron Rama të prekurit nga tërmeti: As nuk kemi marrë bonusin dhe as nuk po gjejmë apartamente

Banorët e Krujës, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, ankohen se ende nuk e kane marre bonusin e qirasë. Ata thonë se kanë kryer aplikimin në Bashki por fondi për ta ende nuk është ndarë.

Por marrja e lekëve është vetëm një pjesë e problemit. Tjetri lidhet me vështirësinë që kanë banorët për të gjetur apartamente me qira.

Në vështirësi ndodhen edhe ato familje që janë vendosur në hotele, pasi atyre iu është kërkuar që ta paguajnë vetë koston e qëndrimit për këtë muaj.

Zyrtarët vendorë në bashkinë e Krujës thonë se deri më tani në zyrat përkatëse kanë aplikuar 1432 persona për bonusin e qerasë dhe se ai do të ndahet në fund të muajit.

Sipas autoriteteve deri më tani lekët për muajin dhjetor i kanë marrë rreth 250 familje të prekura nga tërmeti.

Raporti i BB nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës: 43% e kompanive e identifikojnë si pengesë energjinë për të bërë biznes

• Raporti i Bankës Botërore nxjerr zbuluar mashtrimin e Ramës me energjinë elektrike: 43% e kompanive e identifikojnë si pengesë për të bërë biznes

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ENO BOZDO

Kjo periudhe thatësirë po u fakton shqiptareve se ashtuquajtura reforme e suksesshme ne sektorin e energjisë elektrike nuk është veçse një mashtrim dhe prodhim i propagandës së qeverisë së Edi Ramës.

Ndërprerjeve te shpeshta të energjisë elektrike ne muajt e fundit ne te gjithë Shqipërinë, furnizimit me tension te ulet jashtë parametrave teknike, numrit shume te larte te defekteve si pasoje e mungesës se investimeve te duhura ne rrjet, u shtohet edhe një fakt tjetër i rende, i pohuar zyrtarisht nga vete OSHEE: humbja financiare e kompanisë këtë vit është 64 milionë euro.
Të dhënat tregojnë se jo vetëm reforma nuk ka pasur, por qe sektori është ne kolaps për shkak te korrupsionit partiak, përfitimeve dhe klientelizmit te shfrenuar.

Këtë nuk e thotë vetëm opozita. Raporti i Bankës Botërore mbi Anketimin e Ndërmarrjeve ka nxjerre tërësisht zbuluar krizën e sektorit energjetik ne Shqipëri.

Problematika e rende e furnizimit me energji elektrike si dhe kosto e madhe qe paguajnë qytetaret dhe bizneset ne Shqipëri, ne formën e tarifave te larta te blerjes se energjisë elektrike, por edhe ne formën e mos furnizimit me sasinë dhe cilësinë e duhur, del qarte nga Raporti i Bankës Botërore.

• 43% e kompanive shqiptare e identifikojnë energjinë elektrike si problem kryesor dhe thelbësor për te bere biznes ne Shqipëri. Kjo shifër ne vitin 2013 ishte vetëm 20%;

• 18.6 dite duhen mesatarisht ne Shqipëri për një biznes për t’u lidhur ne rrjet, nga 10,2 dite qe kërkoheshin ne vitin 2013

• 58,7% e kompanive shqiptare deklarojnë se u ndërpritet energjia elektrike ne mënyre periodike. Kjo shifër është 4.3% me e larte se ne vitin 2013

• Afro gjysma e kompanive Shqiptare (49.4%) deklarojnë se mbajnë dhe përdorin një gjenerator;

Studimi tregon se kompanitë shqiptare humbasin rreth 2% te produktit te tyre për shkak te shkëputjes se energjisë elektrike dhe dëmtimit te procesit te prodhimit. Ne terma financiare, kjo shifër është rreth 180 milionë euro ne vit, shifër kjo shume e madhe qe përfaqëson koston te drejtpërdrejtë për biznesin. Për këtë askush nuk mban përgjegjësi. Ashtu siç nuk mbahet asnjë përgjegjësi për dëmtimet e pajisjeve elektroshtepiake qe i ndodhin konsumatorit familjar.

Shifrat tregojnë qarte se jo vetëm qe klima e te berit biznes ne Shqipëri është përkeqësuar rende, por edhe se sektori i energjisë elektrike, pavarësisht propagandës së qeverisë, ndodhet realisht ne kolaps.

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, çmimi i furnizimit me energji elektrike u rrit ndjeshëm për familjet dhe biznesin, duke renditur Shqipërinë ndër vendet e para me çmimin më të lartë të energjisë në rajon dhe Europë, duke ia kaluar edhe vendeve të zhvilluara si Franca, Holanda, Suedia apo Anglia.

Faktet tregojnë se paratë që arkëtohen edhe me forcë nga OSHEE nuk i kthehen mbrapsht konsumatorit me investimet e duhura, por mbushin xhepat e miqve dhe klientëve të Edi Ramës.

Reforma e vërtetë në sektorin e energjisë është jetike!

Ne mbështetje te biznesit, ne do te mundësojmë uljen me të paktën 20% te çmimit te energjisë elektrike per biznesin e vogël dhe do ta ulim atë ndjeshëm edhe për familjet.

Asnjë shqiptar i pamundur nuk do te burgoset me për energjinë. Asnjë shqiptar nuk do te humbe me jetën sepse është ne pamundësi ekonomike. Asnjë fëmijë nuk do te ngelet me jetim sepse prindi nuk ka mundësi te paguaje energjinë. Asnjë biznes nuk do ta identifikoje me energjinë si problem kryesor ne sipërmarrjen e tij.

Transparenca e parave te mbledhura nga paguesit e energjisë elektrike do te jete maksimale.

Shqiptaret do ta dine me qartësi se ku shkojnë paratë e tyre, sesi ato investohen ne te mire te sektorit dhe jo tek xhepat e kryeministrit dhe miqve të tij. Ata qe kane abuzuar dhe kanë vjedhur këto para do te mbajnë te gjithë përgjegjësi përpara ligjit.

Flet vajza e aktorit të ndjerë: Dy fjalë në ditën më të zezë të jetës sime dhe…

Bora Ferri, vajza e aktorit të ndjerë, Xhevdet Ferri, ka sqaruar me anë të një postimi arsyet se përse babai i saj ndërroi jetë. Ajo ka sqaruar po ashtu edhe përse nuk pati homazhe publike.

MESAZHI I BORA FERRIT

Dy fjalë në ditën më të zezë të jetës sime dhe të mamit….

1. Falenderime të pafundme dhe mirënjohje të thellë për gjithë ngushëllimet dhe suportin e miqve, dashamirësve dhe gjithë atyre që e kanë dashur Xhode Ferin, qofshin ata të afërm apo të largët. Në pamundësi për t’ju falenderuar një nga një, ju lutem pranoni këto falenderime publike.

2.Falenderime për mediumet e lajmeve që kanë përcjellë me shumë respekt e dashamirësi jetën dhe karrierën e babit, duke patur mirekuptimin, por dhe hermetizmin tonë të plotë.

3. Ndjej që duhet te sqaroj arsyen e ndarjes nga jeta të babit, për efekt qartësie të informacionit. Është e vërtetë që ai kishte kaluar një sëmundje të rëndë, të cilën e kishte mposhtur me sukses. Arsyeja fizike pse na la ishte një insuficience e rëndë pulmonare, të cilën nuk mundi ta mposhtte. Falenderime për ekipet e Spitalit që u përpoqen me gjithë forcat dhe kapacitetet e tyre për ta shpëtuar. I provuam te gjitha, pa pishman!

4. Ndërsa për sa i përket çështjes së homazheve publike… Xhoda shquhej për diskrecion në jetën e vet. Vullneti i tij ish që dhe në jetën e përtejme t’i prezervohej ky diskrecion. E kuptojmë dhe vlerësojmë që dashamirës të tij janë të dhembur për shkak të largimit të tij, por në gjykojme se dhimbja është personale dhe duhet vuajtur si e tillë.

Nuk ka të bëjë me arsye zhgënjimi prej sistemit apo politikës – nuk është as rasti dhe as koha për refleksione të tilla. Neve na është shuar drita e diellit mbi shtëpi, nuk mendojmë për perceptime publike apo politike.

Me shume mirënjohje e perzemërsi…