19.5 C
Tirana
E shtunë, 24 Maj, 2025

Si hyri numri i parë i “RD” në burgun e Spaçit dhe reagimi i të burgosurve politikë

Ismail Cala

Me rastin e 29 vjetorit të gazetës ” Rilindja Demokratike”
6 Janar, duhet të ketë qenë. 6 Janar 1991. Nuk di, se si gazeta e parë e Rilindjes Demokratike, hyri në burg atë ditë.Më vonë, mora vesh që një polic nga Repsi e kishte sjellë.

Ne ishim të burgosurit e fundit politikë të Spaçit. Atë ditë, ishim mbledhur tek salla e tevizorit bardhë e zi.
Asgjë nuk kishte për të parë, por të burgosurit, nuk largoheshin nga ajo stallë e ftohtë. Prisnin gjithë ankth të vinte gazeta; gazeta që pikërisht këtij burgu, i kishte munguar dekada me radhë.

Mua, më mbanin si lexues të mirë dhe atë moment, nuk do ta harroj kurrë.
Gazeta erdhi. Ishte palosur aq shumë, sa u deshën, disa minuta ta drejtoja dhe kur e ndieva veten gati, nisa ta lexoja.
Ishte një artikull shume i mirë, i asaj dite .

Tre kater rreshtat e parë, i lexova pa m’u dridhur zëri, por pas pak, ndjeva një dhembje në fyt, zëri m’u mek. Bëra një pauzë të shkurtër dhe rinisa të lexoj. E pamundur… Këte lloj emocioni, nuk e kisha provuar kurrë.

U kërkova bashkëvuajtësve të mi, që ta lexonte dikush tjetër. Nga salla e mbushur plot e përplot erdhi një ” joooo” e gjatë , e butë dhe këmbëngulëse.

Vazhdova dhe mes ngashërimash e mbarova atë shkrim, që me thënë të drejtën, çuditi jo vetëm të burgosurit, por edhe policët, qe si pa u ndierë, kishin hyrë brenda.

Ditë e ftohtë në Spaç, dite e lume, ditë dhembjeje për mijëra të burgosur, që hynë dhe një pjesë s’dolën më, nga ai burg.
Sa shumë ishte i dëshëruar, ai vend për ato rreshta, për ato rreshta magjikë, për ato fjalë të lira, për të cilat, sa e sa njerëz e paguan me jetën e tyre.

Dola nga salla e ftohtë. Faqet i kisha me lot. Faqet e malit mbi burg, më shihnin çuditshëm e me dukej sikur buzëqeshnin, sikur na thonin:

” Rruge të mbarë, ecje të mbarë, në këtë rrugë që e nisët sot. Kam shkuar edhe herë të tjera në Spaç. Faqet e malit jane po aty, por seç duan të më thonë…. Sikur jane të merzitur, të zhgënjyer me mua.

Më duket sikur nënqeshin si me tallje. Sikur me thonë që kemi akoma rrugë për të bërë…. 29 vjet përpjekje. 29 vjet dhe Spaçi është atje, akoma e sikur tallet me ne.
Urime për 29 vjetorin e gazetës së parë të lirë…Rilindjes Demokratike!

Stuhia shkul pemën e mashtruesit të Tiranës

Era e fortë që ka përfshirë Tiranën dhe mbarë vendin gjatë ditës së sotme, ka bërë që në kryeqytet të ndodhë një ngjarje e pazakontë.

Pema e Vitit të Ri ka rënë në tokë, për shkak të erërave të fuqishme. Pema është rrëzuar nga era në mënyrë krejt të papritur.
Fatmirësisht, nga rënia e pemës nuk ka persona të lënduar apo të dëmtuar.

Pemë dhe shtylla të përcjelljes së energjisë elektrike janë rrëzuar në Selitë dhe zona të tjera të Tiranës bën me dije OSHEE. Në një njoftim për mediat thotë se moti i keq ka prekur pjesë të rrjetit elektrik. Nga fotot duket se si është këputur prej erës së fortë fideri në zonën e Selitës në kryeqytet duke lënë pa energji elektrike dhjetëra banorë.

NJOFTIMI I OSHEE
Pershendetje kolege. Moti i keq diten e sotme preku pjese te rrjetit elektrik, sidomos ate ajror. Demet jane shkaktuar kryesisht nga era e forte. Gjithesesi, brigadat e avarive ndodhen ne gatishmeri. Foto nga keputja e fiderit ne Selite, Tirane.

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nëse hakmerreni…

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo i doli në mbrojtje të dielën sulmin ajror amerikan që vrau komandantin ushtarak iranian Qassem Soleimani. Ai tha se shërbimet e zbulimit e kishin bërë të qartë se mosveprimi do të kishte paraqitur një rrezik më të madh.

“Vlerësimet e shërbimeve amerikane të zbulimit e bënë të qartë se mungesa e një veprimi, që do të lejojnte Soleimanin të vazhdonte të komplotonte, të vazhdonte me planet apo fushatat e tij terroriste, do të krijonte më shumë rrezik sesa të ndërmarja e një veprimi si ai që morëm javën e kaluar”, tha zoti Pompeo në një intervistë për rrjetin televiziv ABC.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer kërcënime pas vdekjes së gjeneralit kryesor iranian, i vrarë të premten nga një sulm ajror amerikan në kryeqytetin e Irakut.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka premtuar një hakmarrje të ashpër për vrasjen e Qassem Soleimanit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se do të sulmohen objektiva të shumta në disa vendndodhje në Iran, nëse Irani do të hakmerret për vdekjen e Soleimanit.

Presidenti Trump shkruajti të shtunën në Tëitter se Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar 52 objekte në Iran, të cilat do të goditeshin “shumë shpejt dhe shumë ashpër”, në rast se Irani do të sulmojë personelin apo interesat amerikane. Numri 52 përfaqëson 52 amerikanët e marrë peng në Iran shumë vite më parë.

Si doli numri i parë i “RD”

Nga Agron Sejamini

Ish-faqosësi në Poligrafik, Bashkim Lushi rrëfen vështirësitë për botimin e numrit të parë të “RD”-së
Në orën 23.00, të datës 4 janar 1991, në një kohë rekord përfunduan të gjashta faqet e gazetës dhe u çuan flanet në repartin e gazetave për të filluar shtypjen.

Këtu nuk u lejua asnjë njeri përveç Bashkimit. Pas një ore, del gazeta e parë blu me emrin “Rilindja Demokratike”! I mbërthyer nga emocionet e forta, del në oborr duke e valvitur si të ishte një flamur… Tashmë, më e lehtë se gazeta, ishte bërë Bashkimi që hidhej dhe pritej në ajër nga studentët.

Një numër gazete nxori Bashkim Lushi, por e meriton të jetë pjesë e historisë së “Rilindjes Demokratike”, që sot shënon numrin 7661. Sepse, ai njësh, peshon më shumë se shumëfishat e tij.

Ka qenë një nga tipografët më të mirë të Kombinatit Poligrafik, në repartin e revistave Bashkim Lushi. Aty ku shtypeshin botimet më të rëndësishme dhe më cilësoret e atij sistemi, që për themel kishte vetëm ideologjinë komuniste. I saktë, i shpejtë dhe me shumë rendiment.

I vetmi njeri që mund të të nxirrte nga një situatë e vështirë ishte Bashkim Lushi. Të ngjan sikur fotografia e tij, nuk është hequr asnjëherë nga tabela e nderit. Mirëpo e vërteta dëshmon të kundërtën. Në 730 punëtorë që kishte ai Kombinat Poligrafik, më problematiku për organizatën e partisë dhe drejtorinë ka qenë pikërisht Bashkim Lushi.

Kanë qenë të njohura bëmat e tij. Kështu, nga viti 1979 nuk paguante kuotat e Bashkimeve Profesionale. Jo se i dhembseshin ato 30 lekë në muaj, por nuk e ndjente për detyrim. Pasoja për këtë veprim të dënueshëm ishte mosmarrja e fletëve të kampit për pushime.

Vazhdimisht, mungonte nëpër aksionet vullnetare, duke e konsideruar shpërfytyrim të personalitetit të punëtorit, punën pa pagesë. Edhe më i rëndë u konsiderua ajo që bëri atë ditë, kur iku në shtëpi pa realizuar normën, për faqosjen e veprës madhore të udhëheqësit të partisë, “Shënime për Kinën”.

Të paktën këtu, nuk priste kush të dilte pa u lagur. Fjala vjen, Bashkimi përfundoi punëtor kaldaje për tetë muaj… As vetë nuk e beson që ka shpëtuar, pa ndonjë të keqe më të madhe. Ia di për nder vetes, që nuk kursehej për punë dhe rakisë që e ka patur mikeshën e tij më besnike. Jo vetëm drejtuesit, por edhe ai shpeshherë justifikimin e çdo veprimi të dënueshëm e gjenin te gota.

Por, kjo nuk është plotësisht e saktë. Shpirti rebel i Bashkim Lushit e kishte burimin te sistemi i kohës, që vetëm të shfrytëzonte dhe të shpërfytyronte. Thënë ndryshe, ai kishte vite që kishte filluar të “faqoste” “Rilindjen Demokratike”, zëdhënësen e lirisë dhe demokracisë. Gjithsesi, nuk i mungojnë etapat që e çuan në atë mision aq madhor të realizuar më 4 janar 1991.

9 dhjetor 1990. Del nga shtëpia për t’u interesuar për djalin e tij që kishte ikur të luante futboll me shokët, diku pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Por, nuk mundi të mbërrijë… Tani, ishin familjarët e tij që dolën për të kërkuar Bashkimin.

Ndërsa ishte duke ecur, pranë Liceut Artistik përjetoi me dhembje dhe shumë emocion sulmin e policisë ndaj studentëve. Harroi për çfarë kishte dalë nga shtëpia dhe u bë pjesë e atij tubimi. Jo vetëm në protestë, por edhe në atë vetëmbrojtje të asaj dhune të ashpër dhe të shëmtuar. Bashkë me studentët për orë të tëra, përshkroi rrugica të shumta derisa shpëtuan nga arrestimi dhe shkopinjtë e gomës.

11 dhjetor. Ishte duke pirë kafe në mensën e Kombinatit Poligrafik, bashkë me Gim Alimehmetin, Halil Ferhatin, Perlat Voshtinën, Sali Bilbilin dhe kryetarin e Bashkimeve Profesionale, Hiqmet Melasin. Në atë bashkëbisedim shokësh, i gjithë muhabeti mbante dhembjen e dhunës ndaj studentëve.

Në çast u lind ideja për të bërë të pabërën. Ikin në repartin e punës dhe lajmërojnë për mbledhjen urgjente me të gjithë punëtorët e turnit të parë. As nuk kundërshtonin dhe as nuk dyshonin në seriozitetin e këtij njoftimi, se me ta për fat ishte edhe Hiqmeti, që po atë ditë do të jepte dorëheqjen nga kryetarllëku.

Të gjashtë ata, u ulën në presidium. Tema e diskutimit ishte vetëm pyetja: – Ç’mendim keni për protestat e studentëve? Të gjithë ata që diskutuan, mbështetën lëvizjen rinore dhe dënuan ashpërsinë e Policisë së Shtetit. Ndërkohë, ishte përhapur lajmi se te Poligrafiku ishte ndërprerë puna… Pas dy orësh, numri i pjesëmarrësve në atë tubim spontan ishte dyfishuar.

Nga muret e Poligrafikut dhe jo dera kryesore, kishin vërshuar punëtorët e ndërmarrjeve të tjera që ishin aty afër. U shpall krijimi i sindikatës dhe u përgatit një komunikatë në mbështetje të studentëve, të cilën atë pasdite e lexoi në Qytetin “Studenti”, Gim Selimi, punëtor i repartit të galvinizimit.

13 dhjetor. Pas krijimit të Partisë Demokratike, ndjehej nevoja e shumëfishimit të programit. Për më tepër, më 25 dhjetor mendohej se studentët do të fillonin pushimet dimërore, duke mundësuar shpërndarjen e këtij programi në të gjithë Shqipërinë.

Materiali për t’u radhitur në linotip iu dha Natasha Llojit, që para disa muajsh ishte pushuar nga puna në Tipografinë Ushtarake, sepse kishte shtypur traktet që ishin hedhur në qytetin e Shkodrës. Shumëfishimin do ta bënte vetë Bashkimi. Një punë që kërkonte kohë, por edhe shumë kujdes.

Edhe në këtë drejtim, ai ishte mjeshtër. Rreth orës 21.00, para se punëtorët e turnit të dytë të linin punën, ai futej te dollapi i rrobave. Dilte prej andej kur përgjegjësi i repartit dhe kontrollori i cilësisë, pasi kishin mbyllur portën e madhe dorëzonin çelësat te roja. Me shumë kujdes, ai vendoste torkion (pajisjen rul) në fund të repartit që të mos dëgjohej zhurma dhe ia niste punës.

Punonte pa pushim gjithë natën. Në mëngjes, para se ora të vinte shtatë, kur fillonte punë turni i parë, ai hynte përsëri në dollap. Pa rënë në sy te të tjerët, me shumë kujdes, dilte prej andej dhe niste punën e shtetit. Pasdite, i njëjti skenar për të vijuar punën e shpirtit. Kështu, çdo natë deri më 20 dhjetor. Pra, plot një javë pa ikur në shtëpi.

21 dhjetor. Lajmi për krijimin e sindikatës kishte mbërritur në qeveri. Këtë kryesi që përbëhej prej 14 vetësh me në krye Bashkimin e thërrasin në Ministrinë e Arsimit. Ndaj tyre u bënë një sërë pyetjesh nga Besnik Bekteshi, Sotir Koçollari dhe Alfred Uçi, duke testuar se në ç’shkallë ishte rrezikshmëria.

Pasi u deklarua i mbyllur ky takim, ndërsa përcjellin kryesinë e sindikatës së Kombinatit Poligrafik, ftojnë vetëm Bashkimin për të pirë kafe. Kafe u tha, se në fakt ishte seanca e dytë e mbledhjes. Por, Bashkimit i ka mbetur në kujtesë një ndërhyrje e Prof. Uçit.

– Unë jam akademik, në shtëpi kam edhe djalin e martuar, gatuajmë në banjë nga ngushtica… Si mendon ti, se Hekuran Isai është më i mençur se unë?!

Një pyetje që nuk kishte nevojë për përgjigje. Një pohim shumë domethënës dhe inkurajues për Bashkimin dhe shokët e tij, se lëvizja e nisur duhej çuar deri në fund.

3 janar 1991. Veshët i kapin sihariqin se do të dilte gazeta “Rilindja Demokratike”, organ i Partisë Demokratike. Pa i thënë kush, me një frymë troket te dera e Frrok Çupit që ishte caktuar kryeredaktor.

– Quhem Bashkim Lushi. Jam faqosës në Poligrafik. Dua që t’ju ndihmoj për gazetën.
– Faleminderit! E kemi zgjidhur atë problem, ia pret shkurt Frroku, paksa edhe dyshues për këtë vullnetar të panjohur.
4 janar. Dosja me materialet e numrit të parë të “Rilindjes Demokratike” mbërrijnë në repartin e gazetave në Poligrafik.

Fillon debati dhe kundërshtimi i të gjithë punëtorëve, duke mos pranuar të fillonin punë. Jo se kishin arsye politike, por thjesht se do u shtohej puna. Kjo jehonë përcillet edhe në kafe, duke rënë në vesh të Bashkimit. Me një frymë shkon te reparti i gazetave ku vazhdonte diskutimi.

Të gjithë i njihte, ndaj u lutet si shok që ta nxirrnin edhe atë gazetë. Mirëpo lutjet ranë në vesh të shurdhët. Nuk përmbahet, rrëmben dosjen e materialeve dhe i thotë Hasan Kasmit, përgjegjësit të repartit të gazetave, se do e përgatiste në repartin e tij. Mirëpo, Bashkimi ishte punëtor dhe jo drejtor.

Të dy ikin te zyra e drejtorit të Poligrafikut, Lirim Ruka, i cili kundërshtoi në mënyrë të prerë. Pas lutjeve të zgjatura të Hasanit se të paktën të lejohej vetëm botimi i këtij numri, ai thyhet. Kaq i duhej Bashkimit. Niset për te reparti i punës, duke u shoqëruar me një rit dasme.

Njëri prej personave që kishte sjellë materialet e gazetës, dy hapa para Bashkimit, fillon e spërkat shkallët me konjak… Hera e parë në jetë që nuk ka ndjerë dhembje, për atë lëng aq të dashur, kur e shikonte që derdhej si ujë. Menjëherë, u shpërndanë materialet linotipistëve Ferdi Sinoimeri, Flamur Këmbora dhe Hasip Halili. Rreth orës 15.00 bëhet gati lënda e radhitur për faqet e para.

Në krah të tij ishte faqosës edhe miku i tij, Sokrat Xhavara, që shquhej për punë shumë cilësore. Kaq ishin punëtorë. Të gjithë punonin vullnetarisht dhe me shumë dëshirë për të përgatitur numrin e parë të kësaj gazete. E ndërsa, punëtorë kishte pak, e gjithë salla gumëzhinte nga studentët që ishin kureshtarë për shkrimet që do të botoheshin dhe proceset e punës.

Kur dukej se gjithçka po ecte mbarë, në punë e sipër, dora e Sokratit skuqet nga gjaku. Ishte duke prerë në tranxhë, klishenë e fotografisë së Rexhep Qoses. Nga numri i parë, ky njeri ka qenë ters për faqet e kësaj gazete… E ndërsa Sokrati u çua në spital për mjekim, vendin e tij e zë brigadieri i turnit Bujar Çaslli.

Në orën 23.00, në një kohë rekord përfunduan të gjashta faqet e gazetës dhe u çuan flanet në repartin e gazetave për të filluar shtypjen. Këtu nuk u lejua asnjë njeri përveç Bashkimit. Pas një ore, del gazeta e parë blu me emrin “Rilindja Demokratike”! I mbërthyer nga emocionet e forta, del në oborr duke e valvitur si të ishte një flamur… Tashmë, më e lehtë se gazeta, ishte bërë Bashkimi që hidhej dhe pritej në ajër nga studentët.

Vonë shumë vonë, si të ishte në një përrallë niset më këmbë drejt shtëpisë, jo për të fjetur, por për të pushuar. Të nesërmen rreth orës dhjetë, shkon pranë selisë së Partisë Demokratike. Mundohet që të gjejë një kopje gazete, por ishte e vështirë. Kujtojmë se tirazhi i numrit të parë ishte 78 mijë kopje.

Troket te zyra e Arben Imamit, por edhe këtu nuk i jepet një kopje e asaj mrekullie, që për tërë natën e realizoi me shokët e tij. Dikush nga studentët që e njohu Bashkimin, ndërhyn duke buzëqeshur:
– Zoti Imami! Atij i takon jo një, por një mijë….

Një numër gazete nxori Bashkim Lushi, por e meriton të jetë pjesë e historisë së “Rilindjes Demokratike”. Sepse ai njësh, peshon më shumë se shumëfishat e tij. E ndërsa krenohet për ç’ka bërë, ndjehet i lënduar që në këto vite, ka mbetur i harruar nga PD-ja dhe “RD”-ja.

Të paktën në ditë festash, le të shkonte një ftesë edhe në adresë të Bashkim Lushit. Për të mos folur pastaj edhe për një ligësi tjetër. Gjashtë orë është filmuar atë natë kur u përgatit numri i parë i “RD”-së. Para një viti, tek ndiqte një emision special në një stacion televiziv, mbushi sytë me lot, kur u shfaqën sekuencat e para të asaj nate të paharruar. Por… u ligështua, sepse nuk mundi të shihte as veten dhe shokët e tij.

Në vend që të çmallej, kujtoi atë kohë kur retushi dhe krasitja ishin në modë… Gjithsesi nuk është bërë asnjëherë pishman dhe nuk ka vënë inat… Ai vazhdimisht në këto vite ka qenë kryetar ose nënkryetar i Partisë Demokratike për zonën 55/2, pranë Stacionit të Trenit. Ndjehet i lumtur, sepse demokracia i krijoi kushtet dhe mundësinë, për t’u ndjerë njeriu më i pasur në botë. Të tri fëmijët e vet i kanë mbaruar shkollat e larta, pa bërë asnjë ndërhyrje dhe pa harxhuar asnjë lekë.

29 vjetori i RD, Basha: Beteja për fjalën e lirë është shndërruar sot në kauzë

Lulzim BASHA

Me 5 janar 1991 doli numri i parë i gazetës Rilindja Demokratike, e para gazetë opozitare me diktaturën komuniste, pas afro 50 vitesh censure dhe shtypi të kontrolluar nga partia-shtet.

“RD” ishte vepër e intelektualëve shqiptarë, e studentëve, e të gjithë atyre qindra e mijëra vullneteve që iu bashkuan që në fillim Partisë Demokratike, si alternativa e themeluar për t’i kthyer Shqipërisë fjalën e lirë, votën e lirë dhe aspiratën për rikthim në gjirin e familjes europiane.

Natyrisht, RD-ja ishte më shumë sesa një gazetë, ajo ishte realizim i një misioni, rikthim në vlerat se e vërteta duhet thënë e se lajmësi është i paprekshëm.

Bashkuar me vlerën botërore dhe të pakohë se Në Fillim Ishte Fjala, dalja e RD-së ishte njëkohësisht përmbushje misioni, por edhe nisja e një faqeje të re në historinë e shtypit shqiptar, historia e shtypit të lirë në Shqipërinë e pas-Diktaturës.

RD-ja lindi në shtrëngesë, ashtu si Partia Demokratike. Stafi themelues i saj ka mirënjohjen e përjetshme të çdo shqiptari të lirë dhe padyshim të çdo demokrati, por edhe të çdo luftëtari për shtypin e median e lirë, sepse ata patën guximin e duhur të përballeshin me të gjitha pengesat që nxirrte pafund Sigurimi i Shtetit Komunist, dhe prej atij guximi lindi edhe RD-ja, si një gazetë misionare.

Tek Rilindja Demokratike u thye së pari tabuja e censurës dhe e autocensurës, nisën së pari të publikoheshin të vërtetat e fshehura për Historinë e Shqipërisë, për Historinë e Letërsisë, për Gjuhësinë Historike, për Albanologjinë e për Etnografinë shqiptare, u fol hapur e pa drojë për çështjen ende të pazgjidhur shqiptare, për shqiptarët në trojet e tyre në Ballkan si dhe për aspiratën e tyre për bashkim kombëtar nën suazën e Bashkimit Europian dhe NATO-s.

Kauzat e mëdha kanë nevojë për tribunat e duhura dhe për lirinë që ofrojnë këto tribuna. Asnjë kauzë nuk mund t’ja dalë nëse media zbaton censurën dhe autocensurën. Dhe pikërisht, këto kauza të mëdha që gjetën lirinë e tyre në faqet e numrat e parë të Rilindjes Demokratike janë shembulli më i mirë i kontributit që jep fjala e lirë dhe media në zhvillimin e një shoqërie.

Mirënjohje e pashuar të gjithë atyre që me kurajo dhe vendosmëri e sollën RD-në në jetë në kushtet e vështira të dhunës, kërcënimeve dhe terrorit shtetëror. Në këtë përvjetor, dua të falenderoj dhe përgëzoj të gjithë gazetarët dhe drejtuesit, kryeredaktorët, gazetarët dhe punonjësit e RD-së në vite, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në aktivitetin e saj dhe për Shqipërinë.

Por 2020 ka ardhur me një leksion të rëndësishëm, jo vetëm për median, jo veç për shtypin, por edhe për politikën, edhe për vetë sistemin e demokracisë.

30 vjet pas Lëvizjes Studentore që shembi diktaturën komuniste në Shqipëri dhe lëvizjeve të tjera të ngjashme që shembën Perden e Hekurt që ndante dy anët dhe dy botët e kontinetit, shembuj të hidhur na rrëfejnë si fitoret e lirisë së fjalës, e lirisë së votës nuk janë të sigurta. Ato nuk janë të përjetshme dhe për t’i ruajtur, duhen përpjekje dhe beteja të përditshme.

Thuajse 30 vjet pas daljes së numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike”, fjala e lirë dhe liria e medias në Shqipëri është më e rrezikuar se kurrë. Kundër lirisë së shtypit nuk është më vetëm presioni informal i një qeverie të degraduar nga korrupsioni dhe lidhjet kriminale.

Nuk është më vetëm presioni i organizatave kriminale në rrugë, nuk është më vetëm autocensura që vjen për shkak të kësaj klime. Kundër lirisë së shtypit në Shqipëri tani është vënë në lëvizje një mekanizëm i tërë ligjor, po përgatitet të ngrihet një strukturë e tërë censure që kontrollon e vepron sipas urdhrave të qeverisë.

Kundër lirisë së shtypit në Shqipëri sot nuk ka më veç armiq të padukshëm, por të hapur, publikë, të cilët kontrollojnë institucione, kanë uzurpuar parlamentin dhe prodhojnë ligje anti-shtyp.

Kundër lirisë së medias sot është rreshtuar një qeveri e dështuar, armike e interesit publik, shërbëtore e një grushti oligarkësh, prodhim i manipulimit kriminal të zgjedhjeve.

Stafi aktual i Rilindjes Demokratike, si dhe gazetarët që angazhohen mes shumë vështirësive në shtypin e shkruar, atë televiziv si dhe në portalet e ndryshme informative, e kanë të qartë rrezikun që vjen me formën e ligjeve anti fjalë e lirë.

Mes gjithë kësaj panorame të zymtë ,spikat një lajm i mirë, lajmi se të gjithë gazetarët, të RD-së dhe shumicës së mediave, janë të bashkuar në një front dhe po bëjnë çmos, me të gjitha mundësitë që kanë, të ndalin revanshin autokratik kundër fjalës së lirë.

Ky bashkim vullnetesh tashmë ka edhe miq ndërkombëtarë, prandaj edhe ëndrrat e armiqve të dukshëm e të padukshëm të fjalës së lirë janë të parealizueshme.

Sigurisht, në këtë betejë, pesha kryesore u takon njerëzve të medias dhe intelektualëve të fjalës, opozitës dhe të gjithë atyre që kanë akses në jetën publike.

Ashtu si në janarin e 1991-it, beteja për fjalën e lirë është shndërruar sot në kauzë kryesore të të gjithë atyre që nuk duan që Shqipërinë ta lënë në kthetrat e pesimizmit, në kthetrat e atyre që mendojnë se në mosbesim e në dëshpërim, Shqipëria sundohet më lehtë.

Edhe sot, beteja për fjalën e lirë është një mision, dhe stafi aktual i Rilindjes Demokratike, ashtu si edhe shumica dërrmuese e komunitetit të gazetarëve, intelektualëve, profesorëve dhe akademikëve të Shqipërisë, është në anën e duhur të historisë.

Duke uruar për 29-vjetorin e daljes së numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike”, uroj njëkohësisht të gjithë komunitetin e gazetarëve për përkushimin e tyre dhe shpreh bindjen dhe besimin se media në vend do të jetë frymëzim për një Shqipëri të lirë, demokratike dhe europiane si ajo që përshkroi Rilindja Demokratike që në ditët e para të saj.

Gardianët e fjalës së lirë’!

Ferdinand VELIU

29 vjet me pare do te dilte nr i pare i Gazetes ‘’RD’’.Ishte zeri i pare i lire qe do perconte shprese dhe emocione tek cdo qytetar .Hera e pare qe shqiptaret shtyheshin radhave per ta pasur te tyren kete gazete,pa imponim dhe urdher sic ishte metoda ne diktature.

Njerez qe lexonin te etur dhe syte ju mbusheshin me lot dhe shpirti i revoltes rritej kundrejt atyre qe i mbajten ne terr per 50 vjet duke ju vjedhur jeten.

Kudo ne te gjithe Shqiperine gazeta ‘RD’ sfidoi ne menyre te menjehershme shtypin potencial te diktatures duke u bere gazeta me dashur per te gjithe.Fjala e lire kishte nisur rrugen per tu perhapur kudo duke mbjelle shprese se Shqiperia do behej si Europa nje dite.

Pavarsisht revanshit,presionit dhe dhunes qeveritare kundrejt fjales se lire,zeri denoncues i gazetes ‘RD’ erdhi duke u rritur duke u bere me i fuqishem duke i dhene shprese dhe kurajo qytetareve duke ju kujtuar se ne kete vend fjale e lire s’do mund te vritet me kurre.Gazetaret dhe stafin e saj kurre nuk e perkulen kercenimet permanente qe falangat e krimit dhe korrupsionit kane nderrmare ndaj tyre gjate gjithe ketyre viteve.

Me qendrimin e saj pa ekuivok gazeta ‘’RD’’eshte kthyer ne nje pasuri kombetare e patjetersueshme,ne nje gardiane te lirise dhe shprehjes.Ajo sic ka qene promotore e zhvillimeve demokratike vazhdon te jete ne krah te qytetareve shqiptare duke mbrojtur me fanatizem aspiratat dhe endrrat per te cilat u ngriten ne dhjetor 90’

Te vetmen gje qe pinjollet e diktatures nuk do mund te vrasin sot eshte fjala e lire.Gazeta ‘’RD’’si perfaqsuesja e vetme legjitime e saj qendron e palekundur ne mbrojtje te vlerave duke denoncuar dhe perballur cdo dite me pjesen e erret antiliri dhe antidemokraci qe po manifestohet nga bijte e eterve.

Fatkeqsisht sot nje pjese e shtypit shqiptar i eshte nenshtruar ose eshte blere nga qeveria duke krijuar nje precedent te rrezikshem,heshtjen apo manipulimin e fakteve korruptive te nje qeverisje te degraduar.Fasadat e peshtirosura plot lajka,desinformimi me qellim i opinionit publik,largimi i vemendjes nga problemet nadhore qe ka Shqiperia kane bere qe pelivanet e korrupsionit dhe shperdorimit te pushtetit ti shpetojne jo pak here drejtesise.

Por gjithsesi ne Shqiperi ka nje shtyp,nje gazete e cila percdodite i tregon Kryeministrit dhe kastes korruptive se ka njerez qe nuk kane frike dhe japin gjithcka ne mbrojtje te fjales se lire,dinjitetit njerezor,ja pra kjo eshte Gazeta ‘’RD’’e cila vazhdon misionin e saj demokratik ate per te cilin u krijua.

Sot gazeta RD mbushi 29 vjet.Nje rruge plot histori duke krijuar fizionomine e nje shtypi qe ka lindur per te percuar nje mesazh te madh,nje mesazh epik;Jemi ketu gardiane te fjales se lire!

29 vjet më parë…

Bledi KASMI

Dita kur fjala e lire rinisi rrugetimin e veshtire pas nje gjysem shekulli barbarie, ku mijera e mijera qytetare te ketij vendi u varen ne litar, u ekzekutuan, me dhe pa gjyqe, u burgosen dhe u internuan vetem se guxuan te ishin te lire.

Me daljen e numrit te pare te gazetes RD ne 5 Janarit ‘91 nisi nje tjeter epoke, ajo e lirise se shprehjes. Aparati gjigand i propagandes se diktatures u rrezua nga vetem nje gazete me 4 faqe.

Rralle mund te kete ndonje media ne historine e pertej Shqiperise qe te kete bere histori si RD.

Mirenjohje per te gjithe ata qe saktifikuan dhe kontribuan per fjalen e lire. Jane te shumte dhe kane arsyen qe te jene sot krenare pse jane bere pjese e historise se ndryshimit te madh ne kete vend dhe mos pajtimit ne asnje kohe me te keqen as ate te rebelimit te ‘97 apo regjimit mafioz te sotem.

Po ku jemi sot?
Ndoshta e harruam historine, nuk i ngritem institucionet e kujteses dhe ajo po na ndeshkon.

Sot ligji i ri per “shpifjen” i regjimit qendron si nje litar mbi fjalen e lire duke kercenuar te na ktheje atje ku ishim para 5 Janarit 91, duke na rikthyer karikaturen e ZP te atehershme me emrin Ertv dhe ushtrise se mediave te kapura.

Historia eshte dhe duhet te jete motivim. 5 Janari 91 eshte sot me aktual se kurre per tu ngritur sebashku ne mbrojtje te lirive te fituara 29 vite me pare duke mos harruar pasojat qe vijne nga harresa e historise tone.

Jetojmë në kohë kur ‘nuk ndodh’ ajo që shohim e dëgjojmë, por…

Nga Kim MEHMETI

Ne jetojmë në kohë kur ‘nuk ndodh’ ajo që shohim e dëgjojmë, por ajo që shpërfaqet në ‘spektaklet’ e rrejshme mediatike. ‘Spektakle’ në regji të partive në pushtet, e që kanë për qëllim ta mbulojnë hajdutërinë dhe banditizmin e politikanëve, ‘spektakle’ që janë shkatërrimtarë për popullin dhe vrastarë për ëndrrat rinore, që e fshehin të vërtetën se në ‘Shqipëritë’ tona, të gjithë u korruptuam, se kur bëhet fjalë për ‘mendimtarët’ dhe politikanët, shumëçka funksionon si nëpër shtëpitë publike, kështu që shumica e atyre që defilojnë nëpër ekranet televizive, e ku shiten si ajka e mendimit të pavarur dhe kritikë, nuk janë asgjë tjetër përpos ‘prostituta’ të paguara shtrenjtë nga makrotë e tyre – nga pushtetmbajtësit.

Ne jetojmë në kohë kur duhet gjithnjë e më shpesh rikujtuar batutën për babën i cili, kur i biri e pyet se ç’punë bëjnë dhe çka shesin politikanët shqiptarë, të cilët aq shpejtë dhe aq shumë pasurohen, ai i përgjigjet: ata bir shesin më të shtrenjtën dhe më të vlefshmen që kemi – atdheun dhe interesat e popullit. Dhe kësaj batute duhet t’ia shtojmë pjesën që i mungon: se nuk duhet pasur zili pasanikët e tillë, ngaqë ata, përjetë do i shoqërojë mallkimin më i rëndë – ai i popullit dhe i lotëve të varfanjakëve.

Jetojmë në kohë të vlerave të rrejshme, të heronjve e patriotëve të rrejshëm…, në kohë kur të gjithë nguten të shkruajnë biografitë e tyre të rrejshme! Por, mos u shqetësohuni: e rrejshmja ka afat përdorimi vetëm për aq kohë sa atë mund ta mbrojë gënjeshtari i pushtetshëm apo i pasur dhe i pafytyri. E nesërmja është peshore që do e matë saktë të sotmen, ajo do e peshojë edhe paaftësinë tonë që t’i luftojmë standardet e sotme të rrejshme vlerësuese.

Pastaj ne jetojmë në kohë kur për çdo javë prodhojmë nga një hero, kur në çdo lagje kemi nga një ‘komitet’ për shpalljen dhe pritjen e trimave të ‘pavdekshëm’, si dhe grupin e gatshëm të ‘vajtojcave’ për t’i përcjellë patriotët dhe ‘veprimtarët’ e vdekur. Por edhe si të tillë ne mbetëm, o vasal besnik të sunduesve të huaj, o shërbëtorë të neveritshëm të burrështetasve tanë injorantë.

Siç duket, ka ardhur koha kur duhet të dalim nga dehja heroike e çiftelisë me dy tela dhe nga llafazania që rrëfen shumëçka e nuk thotë asgjë, me çka do e shohim qartë se më të neveritshëm se burrështetasit tanë që na e vjedhin të sotmen dhe na e harxhojnë të ardhmen, janë mbrojtësit e tyre, ata të cilët, duke mos guxuar të merren me hajnat tanë, janë duke e mbrojtur shqiptarinë nga perandoritë e vdekura, ata me kokë të zhytur në grazhdin e pushtetit dhe që duan të dëshmojnë të pamundurën: se sot nuk është vlerë dituria, por pafytyrësia, se sot është e turpshme të turpërohesh…

47 milionë euro për inceneratorët fantazëm, PD: Rama po zhvat shqiptarët për t’u pasuruar vetë me ministrat dhe oligarkët

Partia Demokratike vazhdoi denoncimet të shtunën, duke u ndalur te rasti i inceneratorëve. Ish-deputetja Lindita Metaliaj deklaroi gjatë një conference për mediat se, kryeministri Edi Rama po zhvat shqiptarët. Sipas saj, ai ka dhënë 47 milionë euro për inceneratorë fantazmë.

DEKLARATË PARTIA DEMOKRATIKE, LINDITA METALIAJ

Edi Rama mund të bëjë propagandë 24 orë në 24 dhe të keqpërdorë njerëzit në nëvojë për një foto apo për një video më shumë, por ai nuk mund t’i fshihet dot të vërtetës së numrave. Dhe numrat tregojnë se Edi Rama po vjedh dhe po zhvat shqiptarët për t’u pasuruar vetë me ministrat dhe oligarkët e tij.

Vetëm me skemën korruptive të inceneratorëve, Edi Rama u ka marrë shqiptarëve 47 milionë euro, duke i futur ato në xhepat e Klodian Zotos, bashkëpuëntorit të Arben Ahmetajt dhe administrator në tre inceneratorët.

Ajo që e bën edhe më skandaloze këtë skemë gjigande vjedhjeje është fakti se inceneratorët paguhen miliona euro çdo vit, megjithëse 2 prej tyre as nuk ekzistojnë.

Sipas kontratës korruptive të firmosur nga Edi Rama, inceneratori fantazëm i Fierit ka marrë deri tani 18 milionë euro, ndërsa ai i Tiranës 14 milionë euro. Keto të fundit as nuk dihet në xhepat e kujt përfundojnë zyrtarisht, pasi kompania është e regjistruar në parajsë fiskale dhe pronari i vërtetë është i panjohur.

47 milionë euro të vjedhura me inceneratorët fantazëm dhe të paktën 8.5 milionë euro vetëm nga koncesioni i check up, që denoncuam dje, janë një pasuri e madhe që, në vend të investohen
për shqiptarët, i shkojnë një grushti politikanësh dhe oligarkësh të korruptuar.

Pasurimi i paligjshëm është prioriteti absolut i Edi Ramës dhe mënyra e vetme për të mbajtur pushtetin e tij të paligjshëm. Për Edi Ramën nuk ka asnjë rëndësi që pensionet nuk rriten, pagat nuk rriten, që të rinjtë dhe profesionistët po largohen nga vendi, që ekonomia është në krizë dhe biznesi i vogël lufton për mbijetesë.

Që t’i japim fund kësaj krize, duhet zhbërë pushteti i paligjshëm i Edi Ramës. Antidoti i vetëm për ketë virus janë zgjedhjet e lira e të ndershme, që do t’i japin vendit një qeveri e cila u shërben qytetarëve, duke nisur me anullimin e koncesioneve dhe PPP-ve korruptive, si ky i inceneratorëve.

Rama kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Shqipërisë nuk ka shqiptuar asnjë fjalë për…

Pas sulmit në ambasadën e Malit të Zi në Serbi, nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama në lidhje me faktin se ky i fundit nuk ka reaguar për ngjarjen.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Vasili theksoi se kryeministri nuk ka shqiptuar e shkruar asnjë fjale për sulmin ndaj ambasadës së Malit te Zi në Beograd.

Ndër të tjera ai shtron edhe disa pyetje, mes tyre dhe fakti se kush ia mbylli gojën Rames.

Reagimi i plotë i Vasilit

Edi Rama memec për sulmin ndaj ndaj ambasadës së Malit te zi!!

Rama kryeministër dhe ministër i Jashtëm i Shqiperise nuk ka shqiptuar e shkruar asnjë fjalë për sulmin ndaj ambasadës së Malit të Zi në Beograd.

E kishte detyrim shtetëror që të fliste. E kishte detyrim diplomatik te shprehej. E kishte obligim politik te mbante qëndrim.

Si një propagandist i palodhur i minishengenit gjer ne histeri, e kishte te detyruar te prononcohej për gjest te rende qe hedh ne ere mirëkuptimin, klimën e paqes dhe besimit mes vendeve, që janë edhe premisa kryesore te çdo marrëveshjeje.

I palodhur ne komente boshe, i paepur ne beteja qesharake me ndjekësit ne FB fjalamani patologjik hesht për një problem kaq serioz dhe tregon një mungese integriteti kritike dhe vë bedelin Caka te belbëzojë fjali te shkoqura qe s’thonë asgjë dhe pa asnjë qëndrim

Natyrshëm lindin disa pyetje

Pse u be memec llafazani i sëmurë Edi Rama??

Kush ja lidhi gjuhen gjuhëlëshuarit Edi Rama??

Ç’detyrim i madh ja mbylli gojën zhurmëmadhit Edi Rama??

Pse u tremb kaq shumë gojehumburi Edi Rama sa që detyrohet e flet me gojën e Cakës??

Tek përgjigja e këtyre pyetjeve qëndron edhe e vërteta e hidhur e minishengenit tradhtar antishqiptar dhe anti-Kosovë të Edi Rama.