21.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Sot përkujtohet Pjetër Arbnori!

18 janari është dita kur qytetarët shqiptarë përkujtojnë shkrimtarin, përkthyesin dhe politikanin Pjetër Arbnori, i quajtur dhe “Mandela i Ballkanit”, për shkak të kohës së gjatë të kaluar në burgjet e diktaturës komuniste për 28 vjet.

Pjetër Arbnori lindi më datë 18 janar të vitit 1935. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, forcat partizane vranë babain e tij, njofton Muze kombëtar “Shtëpia me gjethe”. Qëndrimi antikomunist i familjes së tij do të ishte shkak që Pjetër Arbnorit t’i mohohej e drejta për të vazhduar shkollën e lartë edhe pse të mesmen e kishte përfunduar me rezultate të shkëlqyera.

Duke mos u pajtuar asnjëherë me vijën politike të regjimit komunist, ai dhe intelektualë të tjerë krijuan në fshehtësi Lëvizjen Social Demokrate, e cila u pikas nga Sigurimi i Shtetit.

Fillimisht atij iu dha dënimi me vdekje, por ky dënim iu kthye në 25 vjet burg, sepse autoritetet shpresonin akoma që nëpërmjet Arbnorit të zbulonin pjesëtarë të tjerë të organizatës së fshehtë ku ai bënte pjesë.

Pas përfundimit të dënimit, ai u ridënua, duke vuajtur 28 vite në burgun e Burrelit. U lirua në vitin 1989, vite ku ndjehej era e ndryshimit. Ishte mjaft aktiv në luftën për rrëzimin e regjimit komunist si dhe bashkëthemelues i Partisë Demokratike në Shkodër.

Në vitet 1992-1997 shërbeu si Kryetar Kuvendi.

Rreth krijimtarisë së tij letrare rendisim: “Kur dynden vikingët”, “Bukuroshja me hijen”, “E bardha dhe e zeza”, “E panjohura”, “Vdekja e Gebelsit” “Shtëpia e mbetur përgjysmë”, “Letër nga burgu”etj.

Pjetër Arbnori vdiq në Itali, në korrik të vitit 2006.

Gjykata vendim politik me urdhër të Ramës, lihen në burg dy ish-kryetarët e komunave dhe lirohen 21 të tjerët

Gjykata e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për personat e arrestuar për tërmetin e 26 nëntorit, që shkaktoi dëme në disa zona të Tiranës. Ish-kryetarët e komunave, Besnik Fuçia dhe Fatbardh Plaku janë lënë në burg, kurse shumë të tjerë kanë përfituar masa lehtësuese.

Anila Harxhi- detyrim paraqitje

Reis Muça- detyrim paraqitje

Merita Kushe- detyrim paraqitje

Ekri Visha- detyrim paraqitje

Bukurie Halili- detyrim paragjitje

Adhurim Qehajai- detyrim paraqitje

Stela Maze- detyrim per paraqitje

Zhaneta Tagani- detyrim paraqitje

Shpëtim Kërçiku- detyrim paraqitje

Faik Fejza- arrest në shtëpi

Ndoc Pepkolaj- arrest në shtëpi

Mehmet Selami- arrest në shtëpi

Jani Ikonomi- detyrim paraqitje

Agim Eski- arrest në shtëpi

Pëllumb Korfuzi- arrest në shtëpi

Ermir Çina- detyrim paraqitje

Qirjako Gjerko- arrest në shtëpi

Asqeri Xhanani- arrest në shtëpi

Vjollca Hoxholli- arrest në shtëpi

Ali Dyrmishi- arrest në shtëpi
Shefqet Doda- arrest në shtëpi

Gerti Calliku- arrest në shtëpi

Luan Beta- arrest shtëpie

Hodo Gjoni- arrest në burg

Feizi Dyrmishi- arrest në burg

Besnik Fuçia- arrest në burg

Naim Shehi- arrest në burg

Gëzim Shalla- arrest në burg

Fatbardh Plaku- arrest në burg

Artur Skela- arrest me burg

Hapi zjarr ndaj RENEA-s, plagoset i kërkuari për…

Xhevair Jonuzi, 47-vjeçari në kërkim policor për vrasje dhe trafik droge, është plagosur me armë zjarri gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat speciale RENEA. Ai ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia njoftoi se në tentativë për t’i shpëtuar forcave të rendit, 47-vjeçari i kërkuar, i dënuar me 25 vjet burg për vrasje, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 1999, hapi zjarr ndaj forcave të Policisë duke u rrezikuar jetën e tyre, por mbetet i plagosur gjatë shkëmbimit proporcional të zjarrit.

Operacioni

Operacioni për kapjen e tij i koduar “Hoshtima”, u finalizua rreth orës 07:05 të kësaj të shtune, konfirmoi Policia e Vlorës. Sipas të njëjtave burime: Duke marrë parasysh rrezikshmërinë e presonit, si dhe informacionet që ky shtetas mbante armë zjarri, Forcat Speciale Renea kanë bërë rrethimin e banesës së shtetasit Xhevair Jonuzi, 47 vjeç, në fshatin Hoshtimë.

Gjatë vendosjes së perimetrit të sigurisë, 47-vjeçari Jonuzi ka parë forcat e Policisë dhe ka dalë me vrap nga banesa me armë zjarri pistoletë, të cilën e mbante në dorë. Renea i ka bërë thirrje të dorëzohej dhe të hidhte armën e zjarrit, por Jonuzi ka hapur zjarr në drejtim të forcave speciale.

Në proporcion të drejtë me zjarrin e personit, Forcat speciale Renea i janë kundërpërgjigjur për ta neutralizuar dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit Xhevair Jonuzi mbeti i plagosur në këmbë.

Ekipi i Reneas i ka dhënë ndihmën e parë të plagosurit dhe e ka dërguar menjëherë në spital, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dëdimi për vrasje dhe masa e arrestit për drogë
Këtë shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 25 vite burg për “Vrasje me paramendim”. Po ndaj tij, në vitin 2018, Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Një nga 8 më të rrezikshmit e Vlorës
Në Nëntor 2018, Policia e Vlorës publikoi listën e personave më të kërkuar. Në listë ishin tetë emra, mes tyre edhe Xhevair Jonuzi, i vënë në pranga këtë të shtunë.

Bardhi publikon videon: Edi Rama është përgjegjësi kryesor për përfshirjen e…

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi publikoi një video, duke theksuar se ‘Edi Rama është përgjegjës kryesor për përfshirjen e krimit në politikë’.

“Edi Rama është përgjegjës kryesor për përfshirjen e krimit në politikë.

5 kryebashkiakët e rinj ilegjitimë, trafikantë droge, hajdutë, falsifikatorë, dhunues apo vrasës janë vetëm maja e ajsbergut të lidhjeve të Edi Ramës me botën e errët të krimit, tek e cila bazoi karrierën politike dhe po mban pushtetin.

Ndarja e politikës nga krimi nis me largimin e Edi Ramës,” shkruan Bardhi, duke shtruar sërish pyetjen: Kush është i radhës?

https://www.facebook.com/gazment.bardhi/videos/10221206751028049/

Regjimi po hap burgjet, lirohet i dënuari tjetër me 20 vite burg

Pas anëtarit të bandës së Durrës, Endrit Dokle është liruar nga burgu një tjetër person i rrezikshëm.

Abc Neës ka mësuar se bëhet fjalë për snajperistin Ergys Kolaverin, i dënuar me 20 vite burg për tentativë vrasje.

Ergys Kolaveri qëlloi me snajper drejt burgut të Vaqarrit. Më 30 korrik 2016, Kolaveri organizoi një atentat për të vrarë Gazmir Dacin, i cili ndohej në burgun e Vaqarrit, por aksidentalisht mbeti i plagosur një kosovar.

Burimet thanë se ai u lirua me vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila vendosi masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Ergys Kolaverin.

Bardhi: Votat nuk do të preken nga Rama, Dako, Bushi dhe banditët e tyre

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Bardhi ka deklaruar gjatë një takimi me demokratët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut se nuk do të lejohet më që Rama, Dako, Bushi dhe banditët e tyre të grabisin votat e shqiptarëve.

Postimi iBardhit
Degët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut, si askush tjetër, kanë qenë këto 6 vjet nën presionin e tmerrshëm të krimit të organizuar me mbështetje shtetërore.

Demokratët janë përballur me bandat më të rrezikshme që, në bashkëpunim me Edi Ramën, Vangjush Dakon, Artur Bushin, Ilir Ndraxhi, Rrahman Rrahja, Elton Arbana, i kërcënonin me bukën e gojës, me heqjen nga puna, me prishjen e biznesit, me sigurinë e familjes.

Dosja 339 na tregoi egërsinë me të cilën pushteti dhe bandat blejnë votat për Edi Ramën. Është detyrë e SPAK-ut të hetojë pa vonesë dosjet e blerjes së votave, 339/1 dhe 184. Ndëshkimi i atyre që kanë vjedhur votat është 1 nga 9 kushtet e Bundestagut për nisjen e negoiatave.

I garantova demokratët dhe qytetarët e Durrësit, Krujës dhe Shijakut se sakrifica e tyre nuk ka për të shkuar dëm. Ne jemi bashkë për të punuar derisa të sigurojmë zgjedhje të lira e të ndershme, që votat e shqiptarëve të mos preken nga Edi Rama, Vangjush Dako, Artur Bushi dhe banditët e tyre.

“Deri tani e kam kursyer…”, paralajmërimi i fortë i Haradinajt për Ramën: Kam prova…

Haradinaj tha se Rama ka mbajtur qëndrim pro ndarjes së Kosovës. ‘Nuk kursehem ndaj zotit Rama, por kursehem ndaj bashkëkombasve.

Angazhimi i Ramës për ndarjen e Kosovës është tepër i pakuptimtë dhe i padrejtë. Ka mbajtur qëndrim pro kësaj teme në vazhdimësi derisa ministri i tij i jashtëm u dorëzua nga kjo temë dhe iku. Është një veprim shumë i dëmshëm për Kosovën.

Nga zori jam detyruar t’i dal kundër. Jam i habitur me qasjen e tij, me mobilizimin e resurseve rreth tij, nga mediat deri te lobime jashtë vendit. Me këtë ndarje ne humbasim Trepçën me vlerë 10 miliardë euro. Epiqendra e ndarjes së Kosovës është Trepça. Ne mbeteshim pa Trepçën, vetëm përfitimi është 10 miliardë euro, pa llogaritur punësimin e përfitime të tjera,’ tha Haradinaj.

‘Pasi e njoh kush është dhe kam lexuar për të nuk mërzitem,’ tha Haradinaj për padinë e Ramës. ‘E di kush e ka shtyrë për të bërë padinë, i qëndroj atyre që kam thënë,’ tha Haradinaj. ‘E kam kursyer kombin, jo individin, ka edhe më shumë,’ paralajmëroi kryeministri në detyrë i Kosovës.

I ftuar në Syri Tv në Çim Peka Live, kryeministri në detyrë I Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur edhe për flirtimin e Ramës me Vuciçin. Për Haradinaj, nuk ka asnjë shpjegim tjetër vetëm se Rama nëpërmjet Vuçiçit dhe Serbisë kërkon një urë për në Rusi dhe Kinë.

‘Për mua problem ka qenë kur kam pa që kryeministri i Shqipërisë është angazhuar për të ndarë Kosovën. Vuçiçi nuk do ti thoshte kurrë ato fjalë për Dodik para Ramës. Ai ka ofenduar veten. Nuk di çka sheh Rama në Beograd apo te Vuçiçi. Beogardi nuk është boshti i botës. Është njëra nga palët në rajon. Flirti me Serbinë nuk ka as më shumë fuqi, as dobi.

Nuk fiton as nga flirtimi me Serbinë. Por që të flirtosh me Vuçiçin është fukarallëk. Serbia flirton me Rusinë dhe Kinën, që e bëjnë minus te aleatët tonë të sigurisë. Nuk fiton me aleatët tonë të sigurisë nëse flirton me Serbinë.

Ka diçka. Kjo i bien, nëse flirton me Beogradin zyrtar me Vuçiçin, po kërkon një urë për në Rusi dhe në Kinë. Se nuk është urë për Bruksel.’-tha Haradinaj.

Kosova është hedhur në rulotë ruse nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi.
Kështu është shprehur gjatë intervistës së tij për Syri TV, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Sipas tij, presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë janë koordinuar në qëndrimet e tyre për këtë projekt, të dëmshëm për Kosovën.

“Thaçi ka mbështetur një koncept të tillë. Kemi patur qëndrime të kundërta dhe në vështirësi kam vazhduar të mbajë këtë qëndrim. Kur kryetari I shtetit e merr vesh se vetë vendi është hedhur në rulo ruse, çka bën ai? E kuptoni sa e rëndë ka qenë për mua vetëm me dëgju këto fjalë”, deklaroi Haradinaj.

A ka qenë në sinkron Rama dhe Thaçi?
“Nuk besoj se nuk kanë qenë. Kanë patur një koordinim mes tyre. 6 muaj e fundit nuk e kam dëgjuar Thaçin të flasë për këtë temë, ndërsa shkuarja e kryeminsitrit të Shqipërisë në Serbi, pa qenë Kosova, imagjinoni ku ka ardh tejkalimi I Kosovës. Kryeministri I Shqipërisë mund të thoshte: “mund të vijë atje, por jo pa Kosovën. Çdo fjalë që kam thënë për anga

Gjatë intervistës së tij për “Çim Peka LIVE” në Syri TV, Ramush Haradinaj ka shprehur mirënjohjen e tij për presidentin Ilir Meta, ish kryeministrin Sali Berisha, liderin e opozitës Lulzim Basha dhe për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Sipas kryeministrit të Kosovës, këta politikanë kanë dalë publikisht kundër idesë për copëtimin e vendit.
“Asnjëherë nuk kam patur tendenca për të ndikuar në politikën e Shqipërisë. Duek qenë kryeminstër i Kosovës jam përballur me një aksion të rrezikshëm, të dëmshëm për Kosovën.

Me këtë rast më lejoni të falenderoj ish kryeministrin Sali Berisha, presidentin Ilir Meta, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. I jam falenderues Berishës që i ka dalë kundër kësaj ideje”, u shpreh Haradinaj.

Akuza e fortë e Haradinajt për Ramën: Me Vuçiçin po kërkon një urë për në Rusi dhe Kinë

I ftuar në Syri Tv në Çim Peka Live, kryeministri në detyrë I Kosovës, Ramush Haradinaj, ka folur edhe për flirtimin e Ramës me Vuciçin. Për Haradinaj, nuk ka asnjë shpjegim tjetër vetëm se Rama nëpërmjet Vuçiçit dhe Serbisë kërkon një urë për në Rusi dhe Kinë.

‘Për mua problem ka qenë kur kam pa që kryeministri i Shqipërisë është angazhuar për të ndarë Kosovën. Vuçiçi nuk do ti thoshte kurrë ato fjalë për Dodik para Ramës. Ai ka ofenduar veten. Nuk di çka sheh Rama në Beograd apo te Vuçiçi. Beogardi nuk është boshti i botës. Është njëra nga palët në rajon. Flirti me Serbinë nuk ka as më shumë fuqi, as dobi.

Nuk fiton as nga flirtimi me Serbinë. Por që të flirtosh me Vuçiçin është fukarallëk. Serbia flirton me Rusinë dhe Kinën, që e bëjnë minus te aleatët tonë të sigurisë. Nuk fiton me aleatët tonë të sigurisë nëse flirton me Serbinë.

Ka diçka. Kjo i bien, nëse flirton me Beogradin zyrtar me Vuçiçin, po kërkon një urë për në Rusi dhe në Kinë. Se nuk është urë për Bruksel.’-tha Haradinaj.

Kosova është hedhur në rulotë ruse nga Edi Rama dhe Hashim Thaçi.
Kështu është shprehur gjatë intervistës së tij për Syri TV, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Sipas tij, presidenti i Kosovës dhe kryeministri i Shqipërisë janë koordinuar në qëndrimet e tyre për këtë projekt, të dëmshëm për Kosovën.

“Thaçi ka mbështetur një koncept të tillë. Kemi patur qëndrime të kundërta dhe në vështirësi kam vazhduar të mbajë këtë qëndrim. Kur kryetari I shtetit e merr vesh se vetë vendi është hedhur në rulo ruse, çka bën ai? E kuptoni sa e rëndë ka qenë për mua vetëm me dëgju këto fjalë”, deklaroi Haradinaj.

A ka qenë në sinkron Rama dhe Thaçi?
“Nuk besoj se nuk kanë qenë. Kanë patur një koordinim mes tyre. 6 muaj e fundit nuk e kam dëgjuar Thaçin të flasë për këtë temë, ndërsa shkuarja e kryeminsitrit të Shqipërisë në Serbi, pa qenë Kosova, imagjinoni ku ka ardh tejkalimi I Kosovës. Kryeministri I Shqipërisë mund të thoshte: “mund të vijë atje, por jo pa Kosovën. Çdo fjalë që kam thënë për anga

Gjatë intervistës së tij për “Çim Peka LIVE” në Syri TV, Ramush Haradinaj ka shprehur mirënjohjen e tij për presidentin Ilir Meta, ish kryeministrin Sali Berisha, liderin e opozitës Lulzim Basha dhe për kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Sipas kryeministrit të Kosovës, këta politikanë kanë dalë publikisht kundër idesë për copëtimin e vendit.
“Asnjëherë nuk kam patur tendenca për të ndikuar në politikën e Shqipërisë. Duek qenë kryeminstër i Kosovës jam përballur me një aksion të rrezikshëm, të dëmshëm për Kosovën.

Me këtë rast më lejoni të falenderoj ish kryeministrin Sali Berisha, presidentin Ilir Meta, Lulzim Bashën dhe Monika Kryemadhin. I jam falenderues Berishës që i ka dalë kundër kësaj ideje”, u shpreh Haradinaj.

Shifra skandaloze, KLSH: Biznesi ka paguar deri tani 46.5 milionë euro për 27 lloje kasash fiskale

Kontrolli i Lartë i Shtetit ne një inspektim të posaçëm për efektivitetin e kasave fiskale gjeti se, 46,5 milionë eurot e shpenzuara për 27 lloje kasash fiskale në përdorim, nuk kanë sjellë ndonjë përmirësim të dukshëm në të ardhurat tatimore nga TVSH e brendshme apo nga Tatimi i Fitimit.

Madje KLSH vlerëson se në krahasim me vitin 2009, ka rënë ndjeshëm pesha e të ardhurave, që mblidhet nga tatimet.

Në vitin 2009, tatimet mblidhnin 30% të TVSH-së totale, ndërsa për periudhën 2010-2018, pesha mesatare e TVSH-së së mbledhur nga tatimet ishte 24%.

Ashtu si në periudhën para implementimit të kasave fiskale, mbi 76% e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar arkëtohet në dogana nga mallrat e importit, ndërkohë që vlera e shtuar është shumë më e lartë nga importi i mallrave deri te shitja finale.

TVSh e deklaruar (paguar) nga raportimi i kasave fiskale, për Biznesin e Vogël, dhe pesha që Ndërsa TVSh e deklaruar dhe paguar nga Biznesi i Vogël (me TVSh), ka ardhur duke u rritur nga 2.170.668.000 lekë në vitin 2016, në 3.125.885.000 lekë në vitin 2017 dhe në 6.218.049.000 lekë në vitin 2018.

Rritja më e madhe i përket vitit 2018, ku TVSh e mbledhur nga biznesi i vogël me TVSH është rritur me 3.092.164.000 lekë, ose gati dyfishuar.

Gjithashtu edhe ndikimi/pesha që TVSh e paguar nga Biznesi i Vogël (me TVSh), ndaj TVSh-së totale të paguar nga raportimi i kasave fiskale, ka ardhur duke u rritur nga 3,3% që ishte në vitin 2016, në 4,3% në vitin 2017 dhe në 7,7% në vitin 2018.

Drejtoria e Tatim-Paguesve të Mëdhenj dhe Tirana mbajnë peshën më të madhe të xhiros së raportuar nga kasat fiskale, me përkatësisht 31 dhe 29% të totalit, të ndjekura nga Durrësi me 9,5%, Fieri me 6,1%, Elbasani (4,2%), Shkodra dhe Vlora me nga 3,9%.

Të gjitha drejtoritë rajonale, me përjashtim të Dibrës dhe Beratit, kanë shënuar rritje të xhiros së raportuar nga kasat fiskale, por ndikimin kryesor e kanë dhënë Tirana dhe DTM, që kanë ndikuar në gati 70% të rritjes me bazë vjetore në 2018-n.

Mirëpo KLSH vëren se pavarësisht rritjes së xhiros së raportuar nga kasat, ajo që konstatohet në periudhën 2017-2018 është ulja e raportimit mesatar për kupon. Në vitin 2018, raportimi mesatar për kupon ishte 1.144 lekë, nga 1.167 lekë në 2017-n dhe 1.205 lekë në 2016.

Vetëm në xhiro e raportuar nga Drejtoria e Tatimpaguesve te Mëdhenj dhe Degës së Tiranës ze rreth 60 % të xhiros së realizuar në rang vendi.

Kjo dukuri është konstatuar në të gjitha rrethet, me përjashtim të Tiranës që ka shënuar një rritje të lehtë (me 2,5%). Ndërsa rënia më e lartë është shënuar në Tatimpaguesit e mëdhenj me 4,4%.

Kjo dukuri mund të jetë një tregues i rritjes së informalitetit në përgjithësi, sidomos në vitin 2018, pas uljes së pragut të TVSH-së nga 5 në 2 milionë lekë.

KLSH vëren se Ministria e Financave si institucioni përgjegjës për financat dhe ekonominë e vendit, nuuk ka të përcaktuar detyra konkrete mbi menaxhimin dhe monitorimin e mbarëvajtjes së sistemit të kasave fiskale, monitorimin ndaj AT në lidhje me objektivat e kësaj të fundit në mbarëvajtjen e sistemit të kasave fiskale.

KLSH vlerëson se nuk janë vendosur objektiva të qarta dhe nuk janë identifikuar drejt përfitimet që do të kishte nga sistemi i kasave fiskale, si dhe nuk janë përcaktuar tregues për performancën e sitemit në vijimësi. Vendosja e objektivave është hapi i parë më i rëndësishëm për implementimin e sistemeve të paisjeve fiskale.

“Monitor”

Edhe INSTAT konfirmon shifrën dramatike: 40% e popullisë së Shqipërisë është larguar nga vendi

Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, INSTAT, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, shkalla zyrtare e papunësisë në vend ishte e barabartë me 11.4 % të popullatës të aftë për punë. Edhe pse kjo normë papunësie mbetet relativisht e lartë në krahasim me vendet e BE-së, kompanitë shqiptare janë vënë në vështirësi gjatë vitit që shkoi, për shkak të largimit të punonjësve nga puna si pasojë e emigrimit jashtë vendit.

Sipas një studimi të publikuar të hënën nga Instituti Shqiptar i SME-ve “SME Albania”, rreth 61% e ndërmarrjeve kanë pasur të punësuar që janë larguar për arsye të emigrimit jashtë vendit gjatë vitit 2019.

Enriko Hajdaraj, konsulent biznesi pranë SME Albania i tha BIRN se gjatë studimit mbi largimin e forcës punëtore nga sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, këto kompani kanë shprehur si problem kryesor mungesën e fuqisë punëtore të pakualifikuar si edhe vështirësinë në rekrutim, pasi ka një ofertë shumë të ulët nga tregu i punës.

“Në shumicën e rasteve personeli i kompanive largohet pa një njoftim paraprak tek kompanitë, që do të thotë se kjo ka krijuar vështirësi në përmbushjen e kontratave, kryesisht tek kompanitë me natyrë fason tekstile – këpucë, të cilat duhet të dorëzojnë produktin në kohë”, shpjegoi Hajdaraj.

Sipas konsulentit largimi i punonjësve në mënyrë të menjëhershme, i vë në vështirësi kompanitë e vogla dhe të mesme, për shkak se çdo punonjësi i ri që i bashkohet personelit i duhet koha e duhur për trajnimin dhe kualifikimin që i duhet bërë.

Studiuesit dhe sociologët i gjejnë rrënjët e emigrimit masiv jashtë vendit jo vetëm tek rrogat e vogla që kompanitë e shqiptare ofrojnë, por edhe për shkak se tregu ofron mundësi të kufizuara dhe mbrojte të dobët për të drejtat e punëtorëve.

Gjithashtu, ato fajësojnë edhe strukturën oligarkike të ekonomisë shqiptare, korrupsionin e gjithëpërhapur dhe mungesën e vizionit për të investuar tek të rinjtë, si disa nga arsyet që i shtyjnë shumë shqiptarë të emigrojnë, duke krijuar tronditje në tregun e punës.

INSTAT vlerëson se 1.64 milionë shtetas shqiptarë, të barabartë me 36 % të popullsisë jetojnë dhe punojnë jashtë territorit të Shqipërisë. Ndërkohë, gjatë vitit 2019 norma vjetore e emigrimit është rritur me 3.6 %.

“Nëse vazhdon ky fenomen, me shumë keqardhje them se e ardhmja e hapësirës shqiptare në Ballkan është në pikëpyetje”, shprehet prof. Dr. Zyhdi Dervishi, sociolog dhe pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës .

Ai e lidh migrimin e shqiptarëve jo vetëm me çështje ekonomike, por edhe me padrejtësitë dhe mbi të gjitha me shpërbërjen e sistemit të vlerave.

“Shqiptarët kanë shkallën më të lartë të emigrimit, dhe duke qenë një popull i vogël kjo e rëndon dhe më shumë situatën” tha Dervishi, duke e cilësuar këtë fenomen si një “tragjedi kombëtare.’

Paga minimale në Shqipëri është 26 mijë lekë dhe ajo mesatare sipas INSTAT ishte 51.870 lekë gjatë tremujorit të tretë të 2019-tës – disa herë më ulët se mesatarja e vendeve të BE-së. Por sipas studiuesve, paga e ulët nuk është i vetmi faktor që i shtyn punëtorët shqiptarë të emigrojnë.

“Unë mendoj që shkaku kryesor është nënpunësimi, që do të thotë të punosh në një zanat që ti nuk e ke, apo të punosh në një vend pune ku shumë pak prej të drejtave të tua ligjore respektohen, ku paga është e ulet si në terma absolut (krahasuar me nevojat objektive individuale) ashtu edhe në terma relativë (krahasuar me nivelin e vendeve të tjera)”, tha Arlind Qori, pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale.

“Mua më duket sikur një të riu sot në Shqipëri i jepen dy alternativa: Të rropatet në fasoneri, nëse nuk është i arsimuar, ose të rropatet në ‘call center’”, theksoi ai.

Sipas Qorit në rol në largimin e punëtorëve në emigrim luan dhe struktura e ekonomisë shqiptare, që sipas tij është e tillë që i shërben një grupi shumë të vogël njerëzish.

“Modeli i zhvillimit ekonomik në Shqipëri tregon se ekonomia ka pak nevojë për punë të kualifikuar njerëzish dhe se ata që kanë pasurinë më të madhe në vend e zgjerojnë nëpërmjet marrëdhënieve korruptive me shtetin, dhe jo nëpërmjet punësimit te kualifikuar apo të mirëpaguar,” theksoi ai.

Te njëjtën problematikë konstaton edhe prof. Dervishi, i cili shprehet se është e pafalshme për strukturat e shtetit shqiptar të mos shfrytëzojnë burimet e vendit për të zhvilluar industrinë në sektorë te ndryshëm, e si pasojë hapjen e vendeve të punës së kualifikuar.

“Paratë e fituara në Shqipëri duhet të investohen në Shqipëri”, thekson ai, duke vënë në vend të parë stimulimin dhe investimin në burime njerëzore.

“Nëse një biznesmen shqiptar ka fuqinë të punësojë rreth 500 veta, duhet t’i jepet prioritet sigurimit të kushteve të punës së këtij personeli, dhe jo fitimeve që mund të marrë shteti nga ky biznesmen,” shtoi Dervishi.

Sipas tij ridimensionim i ekonomisë mund të arrihet nëse në Shqipëri do rikthehej konkurrenca e lirë në vend të monopolizimit dhe nëse shteti do të ndërhynte në treg fuqishëm me investime publike.

“Shqipëria është një vend i vogël që i përngjan një anije të vogël, që ndryshe nga tragetet e mëdhenj, arrin ta marri shpejtësinë shumë shpejt, por i duhet një timonier vizionar”, përfundoi sociologu.

“Reporter.al”