28.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

‘Bomba’ e qeverisë italiane në Parlament: Mafia shqiptare, hambar droge për Italinë, si organizohen

Ministrja e Brendshme italiane Luciana Lamorgese ka prezantuar sot në Dhomën e Deputetëve në Parlamentin Italian raportin me të dhënat e gjashtëmujorit të parë të vitit 2019 mbi situatën kriminale në Itali.

Dhe në këtë raport të fundit të autoriteteve italiane grupet kriminale shqiptare konfirmohen ndër më aktivet ndër organizatat kriminale të huaja e Shqipëria identifikohet si vend tranziti i heroinës nga Azia Qëndrore e Afganistani drejt tregut të Europës Perëndimore.

RTV Ora Neës ka siguruar ekskluzivisht këtë raport të fundit të Ministrisë së Brendshme italiane ku që në hyrje të tij në kapitullin mbi aktivitetin e organizatave të huaja thuhet se; “Krimi i organizuar shqiptar konfirmohet si ndër më aktivët në Itali e mbështetet nga grupet kriminale të ngjashme shqiptarësh aktivë në Holandë, Belgjikë,Austri, Britani e Madhe, Gjermani e Spanjë. Këto grupe kontaktojnë drejtpërdrejtë me referentët e tyre në Shqipëri në mënyrë të veçantë në aktivitete kriminale komplekse.”

Sipas raportit të Ministrisë së Brendshme italiane, krimi i organizuar shqiptar në Itali është shtrirë pothuajse në të gjithë territorin kombëtar e me përqëndrim më të madh në Veri ne rajonin e Puglias në jug.

Kriminaliteti shqiptar merret me trafikun e drogës, emigracioni klandestin, prostitucion. Në raport evidentohet se aftësia e shqiptarëve në trafikun e drogës i ka dhënë atyre një rol të rëndësishëm në raport me organizatat e tjera kriminale, aq sa përfaqësojnë për disa grupe mafioze italiane një kanal të privilegjuar për furnizimin me drogë, falë dhe lidhjeve të gjera e rrjetit që zotërojnë në bashkëpunim me shqiptarë të tjerë në Ameriknë e Jugut, në Holandë, Spanjë, Turqi e Angli.

Format e kriminalitetit shqiptar shfaqen në mënyrë individuale ose në bashkëpunim për krime specifike, ndërsa format kriminale të organizuar janë të struktuara në kohë e shpesh në lidhje familjare mes tyre.

Autoritetet italiane nënvizojnë se grupet kriminale shqiptare kanë një aftësi të veçantë për të bashkëpunuar me grupe kriminale të tjera të huaja, por dhe me grupet autoktone italiane.

Shembull është operacioni “Mondo in mezzo” në Romë i cili shkatërroi një grup kriminal shqiptar që kontrollonte trafikun e drogë në zona të caktuar të kryeqytetit italian si dhe disa sipërmarje tregtare.

Duhet evidentuar, thuhet në këtë raport se “Shqipëria është një vend prodhues i marijuanës e një vend tranzi i heroinës së ardhur nga Azia Qëndrore e Afghanistani për tregun e Europës Qëndrore (e ashtuquajtura rruga ballkanike).

Rruga detare Shqipëri-Puglia për trafikimin e marijuanës është konfirmuar dhe në raportet e autoriteteve gjyqësore në të njëjtën periudhë kohore të gjashtëmujorit të parë të 2019.

Gjatë këtij gjashtëmujori janë vërtetuar dhe raste për të diversifikuar pikat e zbarkimit të ngarkesave me marijuanës në brigjet italiane të Adriatikut për t’i shpëtuar kapjes nga autoritetet policore.

Këtë e dëshmon operacioni “Sfizio” i Guardia di Finanza i Mesinës i cili dëshmoi zbarkimin e ngarkesave të mëdha me marijuanë që mbërrin nga Shqipëria e zbarkonin në brigjet emiliane e kalabreze.

Grupet kriminale në Itali shfaqen të aftë të menaxhojnë dhe trafikun e drogave të tjera si kokainë e heroinë. Në trafikun e kokainës thuhet në këtë raport, “organizatat shqiptare kanë një aftësi kriminale me atë të mafias kalabreze Cosa Nostra me të cilat kanë ngritur në këmbë bashkëpunime të paligjshme.”

Gjatë një operacioni autoritetet antimafia italiane kanë zbardhur se gjatë dorëzimit të një dërgese droge grupet shqiptare në bashkëpunim me familjet mafioze Mazze e Santapaila-Ercolano kishin marrë peng dy bashkëpunëtorë siçilianë për të garantuar pagesën e drogës.

Në biznesin e drogës shqiptarët mbajnë lidhje të rregullta me shqiptarë të tjerë në vende të ndryshme të botës, duke realizuar trafik transnacional të ngarkesave me lëndë narkotike.

Përveç trafikut të drogës aktiviteti kriminal shqiptar gjatë gjashtë mujorit të parë të 2019 është përfshirë dhe në aktivitetin e prostitucionit e në krimin ndaj pasurisë si grabitje të dhunshme, kërëcënim e zhvatje.

Në raportin e Ministrisë Italiane renditen të gjitha operacione e sukseshme të kryera gjatë 6 muajve të parë të 2019 e të përcjella eskluzivisht dhe nga RTV Ora Neës, të cilat kanë çuar në shkatërrimin e trafiqeve të drogës në nivel kombëtar e ndërkombëtar në bashkëpunim me Interpolin e me autoritetet e policive të tjera europiane e jo vetëm.

Të tilla operacioen të suksesshme janë “Metropolis” i ekzekutuar nga Policia e Breshës, ku u vunë nën pranga 30 shqiptarë, 7 italianë e 2 tunizinaë.

Operacioni “Random” në Përugia, operacioni “Drug Queen” në Asti, operacioni angtidrogë “Hostage” në Katania e Kaltanisetta, operacioni “Fiori di Primavera” në Brindizi e Lecce, operacioni “Battleship” po në Lecce, operacioni “Sabbia” në Firenze, operacioni “Sfizio” në Messina, “Erostrato” në Viterbo etj./oranews

Gjata-Ballës: E vërteta e pastrimit të 3.4 milionë eurove do dalë shumë shpejt

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata, duke komentuar lirimin e 6 të arrestuarve të çështjes Toyota Yaris nga Gjykata, nuk ka lënë pa ironizuar Sekretarin e PS-së, Taulant Balla, pasi ky i fundit i ankua për mungesën e drejtësisë.

‘Një lajm i rrallë qarkulloi sot. Taulanti i PS u ankua për lirimin e te arrestuarve të dosjes së famshme Toyota Yaris. Është ajo dosja e qarkullimit të jo pak, por 3.4 milion eurove të pista, të fshehura në veturat tip Toyota Yaris. Dhe që u dekonspirua, se ku do të shkonin ato para nga vetë policia me inicimin e Taulantit të PS dhe që, për shkak të kësaj ngjarjeje mori nga opozita emrin Taulant Yaris.

Sot të arrestuarit e kësaj dosjeje u liruan nga gjykata dhe Taulanti ankohet për mungesën e drejtësisë në rastin në fjalë.

Çfarë mjerimi llogjik në arsyetim po ndodh sot në radhët e maxhorancës politike. E kur e mendon se kanë patur dikur një armatë me profesorë, që të paktën nuk e çonin arsyetimin në banalitet.
Por çështja është ndryshe.

Taulant Yaris nuk është aspak i shqetësuar për lirimin nga burgu të peshqve të vegjël të dosjes Toyota Yaris. Duke patur nën komandë prokurorinë, Taulant Yaris bëri gjithçka të prishte dosjen për të zhdukur provat e përfshirjes së tij në aferën e pastrimit të 3.4 milionë eurove.

Lotët e Taulant Yaris janë lotë krokodili(ndjesë për krokodilin). Ka gjykatës në Berlin është një shprehje e vjetër – ka hetim në Belgjikë, sot. Shqetësimi i tij i vërtetë është hetimi i dosjes në Belgjikë, prej nga e vërteta e pastrimit të 3.4 milionë euro të ngelura pa zot, do të dalë shumë shpejt.

Po pse nuk ankua Taulant Yaris për lirimin nga burgu të të dënuarve me burgim të përjetshëm, më i fundit para ca ditëve; si nuk kujtohet për drejtësi Taulant Yaris për mjaftueshëm kryetar bashkie moniste të lidhur me krimin, se kush i vuri? A, po kjo është personale jo partiake-llogjikon Taulanti. Kur ju them se: “gjykimi i ka vajtur me egërsirat dhe Taulanti e ka humbur arsyen”. Nuk mund të vazhdojmë me të gjitha zullumet, se nuk i nxë as face book-u.

Me Arta Markun, Donika Prelën dhe Elisabeta Imerajn, Taulanti bëri gjithçka të kontrollojë procesin këtu, por nuk ka për t’ia dalë t’i fshihet drejtësisë. Kurrë nuk mund të fshihesh përjetsisht. Mashtrimet, sulmet bajate dhe sajesat nuk e ndihmojnë dot më! Drejtësia për Toyota Yaris dhe çështje të tjera nuk ka për të vonuar! Atëherë po, që ka për tu kërkuar drejtësi.’

Lotët e Taulantit që kërkon Drejtësi!

Nga Çlirim GJATA

Një lajm i rrallë qarkulloi sot. Taulanti i PS u ankua për lirimin e te arrestuarve të dosjes së famshme Toyota Yaris. Është ajo dosja e qarkullimit të jo pak, por 3.4 milion eurove të pista, të fshehura në veturat tip Toyota Yaris. Dhe që u dekonspirua, se ku do të shkonin ato para nga vetë policia me inicimin e Taulantit të PS dhe që, për shkak të kësaj ngjarjeje mori nga opozita emrin Taulant Yaris.

Sot të arrestuarit e kësaj dosjeje u liruan nga gjykata dhe Taulanti ankohet për mungesën e drejtësisë në rastin në fjalë.

Çfarë mjerimi llogjik në arsyetim po ndodh sot në radhët e maxhorancës politike. E kur e mendon se kanë patur dikur një armatë me profesorë, që të paktën nuk e çonin arsyetimin në banalitet.

Por çështja është ndryshe.

Taulant Yaris nuk është aspak i shqetësuar për lirimin nga burgu të peshqve të vegjël të dosjes Toyota Yaris. Duke patur nën komandë prokurorinë, Taulant Yaris bëri gjithçka të prishte dosjen për të zhdukur provat e përfshirjes së tij në aferën e pastrimit të 3.4 milionë eurove.

Lotët e Taulant Yaris janë lotë krokodili(ndjesë për krokodilin). Ka gjykatës në Berlin është një shprehje e vjetër – ka hetim në Belgjikë, sot. Shqetësimi i tij i vërtetë është hetimi i dosjes në Belgjikë, prej nga e vërteta e pastrimit të 3.4 milionë euro të ngelura pa zot, do të dalë shumë shpejt.

Po pse nuk ankua Taulant Yaris për lirimin nga burgu të të dënuarve me burgim të përjetshëm, më i fundit para ca ditëve; si nuk kujtohet për drejtësi Taulant Yaris për mjaftueshëm kryetar bashkie moniste të lidhur me krimin, se kush i vuri? A, po kjo është personale jo partiake-llogjikon Taulanti. Kur ju them se: “gjykimi i ka vajtur me egërsirat dhe Taulanti e ka humbur arsyen”. Nuk mund të vazhdojmë me të gjitha zullumet, se nuk i nxë as face book-u.

Me Arta Markun, Donika Prelën dhe Elisabeta Imerajn, Taulanti bëri gjithçka të kontrollojë procesin këtu, por nuk ka për t’ia dalë t’i fshihet drejtësisë. Kurrë nuk mund të fshihesh përjetsisht. Mashtrimet, sulmet bajate dhe sajesat nuk e ndihmojnë dot më! Drejtësia për Toyota Yaris dhe çështje të tjera nuk ka për të vonuar! Atëherë po, që ka për tu kërkuar drejtësi.

Zidane komenton shkarkimin e Valverdes nga Barcelona

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka shprehur keqardhje për shkarkimin e Ernesto Valverde nga posti i trajnerit të Barcelonës, duke thënë se ai ishte trajner i mirë dhe se ka respekt të madh për të.

Ish-trajneri i Real Betisit, Quique Setien, u emërua trajner i Barcelonës pas shkarkimit të Ernesto Valverdes, i cili kishte qenë në presion të madh që nga eliminimi i Barcelonës nga Atletico Madridi në Superkupën e Spanjës.

Ndër kritikat më të mëdha të drejtuara kah Valverde gjatë kësaj kohe kanë pasur të bëjnë me stilin e lojës të Barcelonës. Në tentim për ta ndryshuar këtë, klubi e ka sjellë Setienin në klub, pasi që ai njihet për dashurinë e tij për stilin e lojës që e bëri të njohur Johan Cruyff e Barcelona.

“Nuk do të merrem me këtë. E vetmja gjë që dua ta them është se më vjen keq për të sepse nuk është një situatë e mirë. Ai është një trajner i mirë dhe kam respekt të madh për të. Kjo nuk do të ndryshojë”, ka thënë Zidane.

“As për mua nuk do të jetë më ndryshe nëse humbasim ndeshje. Nëse i humbim dy ndeshjet e radhës, ata do të më kritikojnë sërish, ashtu siç ndodhte para një muaji e gjysmë”.

“E di që është e komplikuar pasi që ne nuk mund të fitojmë gjithmonë, por ne tentojmë ta japim maksimumin nga vetja çdo herë. Kjo gjë nuk do të ndryshojë kurrë më në futboll”.

Zidane do të tentojë të qëndrojë sa më larg spekulimeve për një shkarkim të mundshëm, duke tentuar ta vazhdojë formën e mirë të Real Madridit edhe në ndeshjen e së shtunës kundër Sevillas.

Tani më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për…

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka qenë i ftuari i “McCain Institute NGL Albania” për një bashkëbisedim me studentët e këtij programi.

Sipas Këlliçit, tani më shumë se kurrë, Shqipëria ka nevojë për një model dhe lidership ndryshe për të rinjtë.

“Faleminderit McCain Institute NGL Albania, per mundesine fantastike te krijimit te nje hapesire diskutimi te sinqerte dhe pa doreza me studentet e ketij programi. Shqiperia tashme ka nevoje me shume se kurre per nje model ndryshe, per nje lidership ndryshe, per te rinjte e saj me te mire.

Modelet e frymezimit dhe suksesit jane te shumte, por personaliteti, kurajo dhe atdhedashuria e Senatorit legjendar Republikan John McCain, mbeten dhe sot shembulli me i mire i politikanit qe karrieren dhe jeten e tij, ja dedikon vendit e qytetareve.

Moduli i trajnimit “Lidershipi ne Politike” ishte nje eksperience e paharrueshme, shume sfiduese dhe uroj qe Instituti McCain ne Tirane, ta ktheje ne tradite te perhershme kete format debate”, shkruan Këlliçi në postimin e tij.

Zbardhet biseda Endrit Dokles nga burgu: “Të vijë urgjentisht të sqarojë muhabetet”…

Janë zbardhur të tjera përgjime nga dosja në të cilën Endrit Dokle u shpall fajtor për trafikimin e heroinës dhe u dënua me 18 vite burgim. Në bisedat e përgjuara, të publikuara nga “Gazeta Si”, Dokle shprehet i shqetësuar për shitjen e drogës në Itali.

Ai përshkruhet si personi që koordinon përmes numrave telefonikë të identifikuar nga italianët se i posedonte në burg dhe pikërisht prej andej ai jepte urdhrat për secilin. Në një moment, prokuroria përshkruan se Dokle i shkruan mesazh nga qelia Jorid Xhungës, në kohën kur burgjet deklaronin se aparatet telefonikë ishin të ndaluar dhe se prej andej nuk pipëtinte askush.

Më 6 shtator 2008, teksa po gjykohej për bandën e Durrësit, Dokle i shkruan mesazh Jorid Xhungës me urdhrin “mbaroje punën e nisur”. Më pas, Dokle i shkruan sërish “Tako nesër Lalin (Isuf Bunën), dhe flisni bashkë me Kuqin, se ti do dalësh i keq, më dëgjo mua. Se dhe të premten filloi tu bërtit ai psikopati o Ruq. Inshallah po mbarojm mrena mujit se lam nam o lal”.
Bashkëpunëtori i tij, Jorid Xhunga, i përgjigjet menjëherë brenda minutës “duhet ta mbarojmë se s’bën”.

Dokle: Tashti sa fola me Kuqin, s’po marr vesh asnjë gjë çfarë po bëhet e çfarë thotë. Nuk e di tashti.

Joridi: Ik, flasim mbasdite.

Në të njëjtën periudhë, Endrit Dokle është i tensionuar pasi droga me gjithë ditët që po iknin, nuk po shitej në Itali. Telefonata zhvillohet me Isuf Bunën.

Dokle: Merre Rucin *Jorid Xhungën* në telefon dhe thuaj mbasdite urgjentisht në Tiranë, thuaji njërit prej atyre çunave atje urgjentisht të vijë këtu, thuaj të vijë të takojë mu.

Buna: Pse kështu lali apo ke ndërruar strategji?

Dokle: Nuk vjen kush… njëri prej jush të vijë urgjentisht këtu të sqarojë muhabetet.

Dokle kërkon shpjegime sipas transkriptit që gazeta “Si” disponon edhe në bisedën telefonike me Joridin.

Dokle: Nuk janë gjëra për tu tall këto o lali, nuk janë gjëra me nejt me bo festë, këto janë gjëra me u nejt te koka, me marrë vesh brenda javës, bëhet a s’bëhet e me çu tjetër kënd me e marrë, jo mbas dy muajsh. Janë gjëra me qeder o burrë… çfarë me të thënë unë ty, çfarë t’i them unë atij o vëlla? Ai më merr mua, më merr mua ore, më thotë fol ore… ku di gjë unë… më ha… mua me u përzi tashti.. mbaj edhe burg, mbaj edhe stres në kokë. Ik takoje, merre atë në telefon.

Joridi: Si si?

Dokle: Me ardh ndonjë nga ata këtu që duhet me e sjell patjetër ti.

Joridi: Po.

Dokle: Me i thënë të vijë këtu ta takoj, ti se ke idenë çfarë kam për ti bë. Idenë më të vogël nuk e ke, ja për kokën time, çfarë të them unë ty.

Jo vetëm kaq, në kohën kur shpërndarja e heroinës ka ngecur, atëherë Dokle merr sërish përsipër të gjejë të tjerë për të realizuar shitjen e mallit. Bashkë me këto probleme, italianët realizojnë goditjen e parë, duke arrestuar tre bashkëpunëtorë, mes tyre edhe Kuqin e duke bllokuar më se 13 kg heroinë.

Droga ishte e dërguar gjatë muajit gusht dhe ishte njëra nga ngarkesat prej 20 kilogramë. Të tjerët përfshi edhe Doklen fillojnë të flasin për arrestimin e shokëve, sasisë së heroinës së kapur dhe fatit të parave prej pothuajse 7 kg heroinë që ishte shitur nga gjithë ngarkesa.

Dokle: Jam sëmurë, jam sëmurë

Buna: Ë, ë?

Dokle: Jam sëmurë krejt them.

Buna: Jo, ore…

Dokle: Po, po.

Buna: S’ka problem po hë, hajd lalush.

Dokle: Shko e tako atë qeros dhe thuaji që kështu kështu më ka ndodhur, thuaji t’i kam borxh dhe hajd shëndet.

Dokle: Mos u mërzit.

Buna: Jo më lali… U nis me ma fut, ma futën hallall.

Dokle: Jo, ti nuk ke pse e konsideron kështu.

Buna: A e kupton jemi një familje, por… u nisën kishin muaj që u nisën. Nga e more vesh ti?

Dokle: Po fola me atë që ke ti atë numrin… I ka shku me e marrë atje ku i ka thënë, me e lënë dhe i ka dalë dardhë. Mundohu me e taku atë qerosin.

Buna: Qerosit iu vë gjobë unë jo në emrin tim, me vu të tjerët.
Dokle: Po duhet me e taku se duhet prapë.

Buna: Unë nuk takoj njeri, kërkënd o Endrit, asnjë… hajd.

Dokle e qetëson shokun me shprehjen se këto gjëra u ndodhin të gjithëve, ndërkohë që Isuf Buna i shpjegon se aksioni kishte ditë që kishte nisur dhe se po e shikon tek teleteksti. Madje Buna mundohet të bëjë humor duke parashikuar se “unë jam jashtë, po qe puna unë jam i dëmtuari në këtë rast se më bien tek dhoma jote e rrimë bashkë, unë rri lart e anasjelltas”.

Në vazhdim të transkripteve të gjithë anëtarët e grupit përpiqen të gjejnë përgjegjësit dhe shkaqet se përse dështoi trafiku i heroinës. Pasi u ka kërkuar secilit llogari dhe ka kërkuar edhe detaje, Dokle ideon sërish trafikimin e ngarkesës tjetër. Anëtarët e grupit pas këtij momenti ndërrojnë numrat dhe i shkruajnë sipas nofkave numrat e rinj.

Por, ndërkohë grupi vazhdon të kërkojë lekët për shitjen e 6.330 kg në Itali dhe shpesh fajësojnë Joridin që sipas tyre nuk i kishte dorëzuar të ardhurat e heroinës te Shefqet Vata. Në këtë moment, në episodin e dytë përfshihen edhe emra të rinj mes tyre Mokja (Edmond Taulla), i cili komunikon me një tjetër shqiptar që jeton në Itali të quajtur, Elis Deda.

Prokuroria në dosjen që gazeta “Si” disponon shpjegon udhëtimin e Dedës për t’u takuar personalisht me Isuf Bunën dhe Shefqet Vatën dhe përmend edhe premtimet e tij se kishte gjetur një treg të mirë. Në këtë moment, Vata dhe Buna njoftojnë Doklen thuhet më tej në fashikujt që gazeta “Si” disponon. Dokle pyet Isuf Bunën.

Dokle: A marut punë?

Buna: Folëm, e u sqaruam.

Dokle: A u sqaruat mirë?

Buna: Lashë Cetin (Vatën) për atë punë.

Dokle: Mirë, mirë …a u morën vesh ata?

Buna: Po, normal që po

Pas kësaj bisede edhe në këtë episod ngarkesën e merr përsipër Izet Krasniqi, i cili përmes një numri boshnjak dërgon një adresë në telefonin e Elis Dedës me tekst “Bergamo” dhe adresën e hotelit. Pikërisht, kjo është edhe adresa ku është pritur ngarkesa e dytë prej 20 kilogramë.

Izet Krasniqi flet në telefon me boshnjakun që e kishte nënkontraktuar për transport.

Krasniqi: Ej shok.

Boshnjaku: Ej mik.

Krasniqi: A je gjallë?

Boshnjaku: Akoma është festë, a më kupton?

Krasniqi: Po, po të kuptoj.. a do jetë për të dielën?

Boshnjaku: Të mërkurën mendoj se do jetë atje

Kjo bisedë dhe të tjera më pas konfirmojnë se heroina do mbërrinte të mërkurën. Ashtu sikurse në disa raste anëtarët e quanin në mënyrë figurative si nipçja.

Prokuroria sqaron në dosje se tre shtetas boshnjakë janë përfshirë si trafikun e heroinës, të cilëve nga një sërë dëshmish u janë dërguar para nga Shqipëria, në emra të tillë sikurse Bledar Eskiu i dërgon 3 mijë euro Nedzad Cufurovic në Sarajevë. Pas kësaj dërgese, ai i shkruan Krasniqit“OK, do shihemi nesër, shkon tek byrazeri. S’ka ngutje”.

Në vazhdim, prokuroria përmend një sërë kërcënimesh mes anëtarëve për të përshpejtuar shitjen e heroinës, por edhe emra të tjerë të dyshuarish që përfshihen në operacionin e heroinës apo edhe italianë.

Në një moment nervozizmi, anëtarët e grupit të Dokles ankohen te njëri-tjetri, duke pyetur se kush kishte hyrë garant për Elis Gurin që e kishte quajtur djalë të mirë, ndërkohë që nga ana tjetër edhe boshnjaku i shkruan mesazh Krasniqit, duke kërkuar lekët e tjera, pasi kishte mbaruar punë dhe e kishte dorëzuar byrazerin.

Boshnjaku: Unë me ju kam më shumë se një vit që punoj. Unë me gishta nuk i prek mik, unë as çmimet nuk i kam lëvizur, kam qenë i ndershëm. Unë mundesha t’u vidhja, por kurrë se kam bërë.

Mesazhi i boshnjakut ka vënë në lëvizje grupin për të shpejtuar shitjen e heroinës, duke kërkuar edhe angazhimin e një italiani, i cili sapo merr gati tetë kg heroinë, bllokohet nga italianët dhe arrestohet./ Gazeta Si

Kush janë dy shqiptarët e arrestuar në megaoperacionin e policisë italiane

Mediat italiane kanë zbardhur emrat e dy shqiptarëve të arrestuar, nga policia në San Salvo, pas megaoperacionit të kryer në Bari.

Bëhet e ditur se shqiptarët e arrestuar janë Denis Bimi, 29 vjeç dhe Besmir Sylija, 25 vjeç, të dy emra të njohur për policinë, sepse ishin të përfshirë në operacionin “Evelin”, që u ekzekutua në 30 nëntor 2018, pjesë e bandës së akuzuar për trafik droge.

Të dy janë akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale, me qëllim shitjen e lëndës narkotike.

Denis Bimi mbrohet nga avokatët Antonello Cerella dhe Antonio Valentini i forumit L’Aquila dhe Besmir Sylja i mbrojtur nga Antonella Cerella dhe Marisa Berarducci.

Digjet banesa, humb jetën fëmija 2 vjeçar, babai tregon tragjendinë

Në banesë ndodhej vetëm nëna e tij me vajzën disa muajshe, ndërsa i ati ishte duke mbledhur kanoçe për të siguruar ushqim për 8 fëmijët e tij. Shkaqet e zjarrit nuk janë zbuluar ende, por paraprakisht thuhet se i vogli ka ndezur një shkrepese.

Ndërsa një fqinj tregon se ishte i pari që kur pa zjarrin vrapoi tek banesa e familjes Çoku me 10 anëtarë dhe nxorrin nga rrënojat trupin e pajetë të 2 vjeçarit. Ai tregoi se kanë arritur të shpëtojnë nëna me vajzën 6 muajshe, ndërsa djali dy vjeç nuk arriti të dalë gjallë. Ndërsa 6 fëmijët e tjerë fatmirësisht kanë qenë në shkollë kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Familja Çoku është me origjinë nga Dibra dhe prej disa vjetësh ishte transferuar në Sanxhak të Kurbinit. Ata jetonin në kushte shumë të vështira në një banesë me qira dhe të ardhurat për 8 fëmijët dhe bashkëshorten i siguronte vetëm kryefamiljari duke mbledhur kanoçe. /abcnews.al

3.4 milionë Eurot në “Toyota Yaris”/ Lirohen të arrestuarit, ç’do të ndodhë me Taulant Ballën?

Gjykata e Tiranës ndryshon masën e sigurisë për 6 te dyshuarit për 3.4 mln euro, që u gjetën në 2 makina Toyota Taris në portin e Durrësit, në Qershor 2018.

Nga “Arrest me burg”, Gjykata e ndryshoi masën në “Detyrim paraqitje” për Elvis dhe Alfred Vladin (të dy në kërkim policor), Alban Mollaymerin, Agim Çekajn, Klevi Canin dhe Edi Likën. Të gjashtë akuzohen për mosdeklarim të të hollave në kufi.

Në shtator të këtij viti, Prokuroria e Krimeve të Rënda mbylli hetimet për ngjarjen në fjalë, ku tre prej të pandehurve iu komunikua akuza e “pastrimit të parave në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, ndërsa Agim Çekaj akuzohet vetëm për armëmbajtje pa leje.

Por, sipas Gjykatës së Krimeve të Rënda, hetimet për dosjen “Toyota Yaris” ishin të mangëta, ndaj e ktheu sërish këtë dosje në Prokurori. Pas shkrirjes së Krimeve të Rënda, dosja i kaloi Prokurorisë së Tiranës.

Në qershor të vitit 2018, u sekuestruan 3.4 milionë euro në portin e Durrësit, në dy automjete tip “Toyota Yaris”. Ngjarja u denoncua në Parlament nga kryeopozitari Lulzim Basha, i cili akuzoi si të përfshirë deputetët e Partisë Socialiste, Taulant Balla, Ulsi Manja dhe Jurgis Çyrbja.

Hetimi i plotë i kësaj çeshtje, por edhe i lidhjeve të përfolura të Taulantit me krimin, duke dhënë edhe garancitë nga Gjykata për marrjen në pyetje të Taulantit e gjithë njerzve të përfshirë, janë hapat e vetëm për të hedhur dritë e për të bërë drejtësi në këtë dosje të rëndë.

Besnik Mustafaj rrëfen kohën kur është njohur me Xhevdet Ferrin

Ish-ministri i Jashtëm në qeverisjen e PD, Besnik Mustafaj i ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News 24 ka folur edhe për ndarjen nga jeta të Xhevdet Ferit, aktorit durrsak i cili vdiq ditën e djeshme prej një sëmundje në mushkëri.

Mustafaj kujton kohët bashkë me të, kur janë njohur në vitet 80’ kur ish- ministri i PD ende s’kishte mbaruar shkollën, kurse thotë se kishin një shoqëri bashkë me Ndriçim Xhepën, Teodor Kekon dhe Xhevdet Ferrin. Ai thotë se për të është një dhimbje e dyfishtë pasi përveçse mik e ka pasur edhe në Partinë Demokratike, në kohën kur Feri ishte deputet.

”Shumë i ri, 59 vjeç. Një dhimbje e dyfishtë. Arti shqiptar humbi një figurë të rëndësishme dhe një mik i vjetër pasi e kemi qenë bashkë dhe në Partinë Demokratike. Ishte artist i madh dhe njeri i madh. E dija që ishte i sëmurë sic e dinim të gjithë. Kishte një periudhë të gjatë që lëngonte.

Për të mos u kthyer në shkrues kujtimesh por jam njohur në fillim të viteve 80’. Kur ai mbaroi shkollën unë isha poet. Sapo kisha botuar librin e parë, ai sapo kishte luajtur filmat e parë. Bashkë me Teodor Kekon rrinim bashkë ,dhe me Ndricim Xhepën, pinim ndonjë gotë apo dilnim.

Ka një përshtypje që aktorët s’janë të ditur, ai ishte shumë i ditur. Koha na ndau por jam takuar me të dhe pas viteve 90’. Kujtime shumë të bukur dhe ruaj një dhimbje, ikja e një njeriu të shquar”, tha Mustafaj.