27.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Pinoku i Bashkisë godet sërish…

Ish-anëtari i djathtë i Këshillit Bashkiak, Akil Kraja, ka akuzuar kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj se ka kopjuar logon e festimeve për 100 vjetorin e Tiranës

‘Mos, godet serisht pinoku i turbulluar i Tiranes, Projekti i ri i Teatrit Kombetar doli i kopjuar nga nje projekt i huaj. Tani po del dhe logoja e 100 vjetorit te Kryeqytetit e kopjuar. Por ju lutem vetem mos e turbulloni shpirterisht se do te ju coje ne gjykate per shpifje’

Ja kur vjen ambasadorja e re e SHBA në Tiranë

Mësohet data kur mbërrin në Shqipërisë ambasadorja e re e SHBA, Yuri Kim. Bëhet e ditur se, ambasadorja Yuri Kim do të mbërrijë në fund të janarit dhe në datën 30 do bëhet pritja.

Të njëjtin lajm konfirmon edhe ambasada amerikane në Tiranë, e cila përmes një njoftim kërkon që diplomates së re ti bëhet një pritje sa më miqësore.

“Në pritje të mbërritjes së ambasadores amerikane Yuri Kim, me mirësi “ruajeni datën” për një pritje sa më mirëseardhëse, të enjten, 30 janar në 17:30. Ftesat do të dërgohen me email në ditët në vijim”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Yuri Kim u betua më 9 janar si ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Zonja Kim u emërua nga Presidenti Donald Trump në qershor të 2019-ës si zëvendësuese e Donald Lu.

Ajo ka thënë se do të nxisë udhëheqësit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik, në mënyrë që të forcohet perspektiva e hapjes së negociatave të anëtarësimit në BE.

Maltezi denoncon aferën skandaloze të OSHEE: 1.03 miliardë lekë për imazhin e Veliajt e Ramës

Anëtari i Kryesisë së PD, Jamarbër Malltezi, ka denoncuar pagesat e bëra nga OSHEE, për biznesmenë dhe artistë, miq të kryeministrit.

Në listën e pagesave figuron piktori Anri Sala, mik i ngushtë i Edi Ramës, i cili është paguar nga kompania e energjisë elektrike me 51 milionë lekë dhe kulmin e absurdit e shënon, përfituesja e 52 milionë lekëve (te reja), kompania ‘Dixhi Print.al’ për një shërbim shumë ‘energjitik’: Imazhin e Ramës dhe Veliajt!!!

‘Hani derra – pini derra! Se për çfarë duhet që OSHEE të paguajë nga 500,000 dollarë këta që i bëjnë furça dhe fërkojnë Edin, nuk arrij dot ta kuptoj! – shkruan Malltezi në Fb.

Ndofta është shumë e thellë dhe nuk e kuptojnë të gjithë. A ka ndonje SPAK apo po takohen me Tualetin dhe Ulusiun?!- ka shigjetuar Malltezi, organet e reja të Drejtësisë, për neglizhencën që po tregon ndaj fakteve të denoncuara sot publikisht nga PD-ja.
Paradite, PD deklaroi se “në vitin e gropës së madhe financiare kompania, që mbahet nga faturat e shtrenjta të energjisë dhe paratë e shqiptarëve, ka bërë edhe më të pasur kryebashkiakët ilegjitimë Safet Gjicin e Kukësit, Pjerin Ndreun e Lezhës, Agim Kajmakun e Vorës, Ilir Beqjen e kudogjendur.

Përfitues të miliona eurove në mënyrë të përsëritur nga partia e babëzisë janë miqtë dhe klientët e Edi Ramës, Papuli, Kastrati, Fusha, Gentian Sula i koncesionit të pompave të naftës, Anri Sala i ekspozitave të Edi Ramës apo kompania që merret me imazhin propagandistik të Ramës dhe Veliajt, DixhiPrint Al.

Nga gropa e korrupsionit të OSHEE-së ka përfituar edhe vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës Klement Balili. Në vend që të hetohej sipas ligjit antimafia për pasuritë e tij, Bashkim Balili merr tendera nga qeveria e Edi Ramës.

Vetëm në një vit, klientët e kryeministrit të partisë së babëzisë kanë zhvatur nga kompania që ka dalë me humbje, rreth 11.4 milionë euro duke dhënë makina me qera, duke shitur lule, karburant, policë privatë dhe propagandë.”

Tenori i njohur shpërthen kundër Ramës për padinë ndaj Haradinajt: Çakall që përmbys sofrën e vet

Tenori Ramë Lahaj, ka reaguar pas padisë që i ka bërë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kundër kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Lahaj ka thënë se në vend se Shqipëria të bëjë padi kundër Serbisë për krimet dhe gjenocidin që kanë bërë në Kosovë, Edi Rama bën padi ndaj vëllait të vet, transmeton Telegrafi.

Tenori në profilin e tij në Facebook ka shkruar se historikisht kombi shqiptar ka pas çakoj që e kanë përmbysur sofrën e vet për me gëzu vrasësin.

Më poshtë reagimi i plotë i Ramë Lahajt, pa ndërhyrje:
“Faqja e zeze
N’ven se Shqipnija me qu padi kundra krimeve te bame ne Kosove e gjenocidin barbar ne dekada nga Serbija, sot nji shortim mes greku e serbi “profeti“ paska qu padi per t’zotin e shpise n’Kosove, vllaun e vet. I mjeri !

Historikisht kombi shqiptar ka pase qakoj qe me bisht ner’ kame, i kan shti hunet fell, sa kan mbrri me permyse sofren e vet per me ja bo qefin e me gzu vrasesin, hasmin t’perbetuem t’vallut t’vet.

Po nuk jemi merzite asihere se luajt gardian qe jeten flijuan neper dekada per ket’ liri t’lame me gjak, na kan lane djem e nipa boll, qe me na e mrbojte torishten prej zagarve te ktij soji. N’funt t’funit, boll i kemi hallet tona me ndamjen e hises se pushtetit, bash si qent e terrbum rreth lekures se kurbanit.

HIJENA T’PUSHTETIT
Zot ruje Shypnin prej shartimit t’kti soji”.
Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë padi ndaj homologut të tij Ramush Haradinajt, në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Padia e Edi Ramës, e cila përmban mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës, për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve dhe për të cilën kërkon kompensim të dëmit.
Padia e Ramës ka ngjallur shumë reagime.

Bosët e krimit të organizuar dhe vrasësit më të rrezikshëm po lirohen me dijeninë e Edi Ramës

GAZMENT BARDHI

Vendimi i Edi Ramës për të shpëtuar nga burgu kriminelët më të rrezikshëm të vendit, janë dëshmia më e rëndë e bashkëqeverisjes së tij me krimin. Teatri i marionetave të Ramës, në rolin se qeveria nuk di çfarë bëjnë drejtorët e saj apo gjyqtarët e kontrolluar prej saj,është tallje e ulët me inteligjencën e qytetarëve shqiptarë.

Askush nuk ka dyshimin më të vogël se lirimi nga burgu i bosëve të krimit të organizuar dhe vrasësve më të rrezikshëm është bërë me dijeninë e Edi Ramës. Shkarkimi i drejtorëve, procedimet e gjyqtarëve apo prokurorëve nuk e zhbëjnë dot faktin se bosët e krimit të organizuar janë jashtë burgut.

Lulzim Berisha, Endrit Dokle, Genc Tafili, Ilir Paja, Viktor Ymeri jo vetëm janë jashtë burgut, por kanë dalë me garanci shtetërore, duke u siguruar vende pune. Të gjithë këta kanë punuar brenda dhe jashtë burgut për të bërë vota për Partinë Socialiste, për të mbajtur në pushtet Edi Ramën.

Ata kanë bashkëdrejtuar piramidën shtetërore duke paracaktuar fituesit e tenderave dhe emërime kyçe në administratë. Për këtë ata janë duke u shpërblyer prej Edi Ramës me lirim të paligjshëm nga burgu, si pjesë e marrëveshjes së tij për bashkëqeverisje me krimin e organizuar.

Njeriu që mbushi Parlamentin, bashkitë dhe administratën publike, me kriminelë apo përfaqësues të emëruar nga krimi i organizuar, sot po përdor pushtetin e tij mbi drejtësinë për lirimin e bosëve të krimit të organizuar.

Deklarata e sotme e Ministres së Drejtësisë, është një akt i përsëritur, ku reagimi nuk vjen para se të merret vendimi, edhe pse ajo është në dijeni për të paraprakisht, por gjithmonë një javë pas lirimit. Ministrja Etilda Gjonaj dhe shefi i saj Edi Rama nuk guxojnë as t’u përmendin emrat bosëve të krimit të organizuar, të liruar me dijeninë e tyre.

Edi Rama dhe Etida Gjonaj duhet t’u shpjegojnë shqiptarëve pse nuk reaguan menjëherë, pasi bosi i krimit Lulzim Berisha u lirua me garanci të Vangjush Dakos? Pse nuk e informojnë opinionin publik se janë në dijeni të plotë që po përgatitet edhe lirimi i bosit të krimit të organizuar Arben Grori?

Teatri me deklarata të pavlera, pasi kriminelët ndihmohen të dalin nga burgu, duhet të marrë fund! Krimi i organizuar duhet të goditet me tolerancë zero! Por kjo as ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë, sa kohë vendi drejtohet nga regjimi i kriminalizuar i Edi Ramës. E vetmja garanci që Shqipëria të çlirohet nga krimi i organizuar dhe bosët e tij të burgosen, është largimi i Edi Ramës!

Blick: Futbollisti shqiptar më spektakolar në Zvicër

Gazeta e famshme zvicerane Blick e ka publikuar një artikull të veçantë për yllin kosovar të Baselit, Edon Zhegrovën, të cilin e ka quajtur lojtarin më spektakolar në fazën e sulmit në Zvicër. Artikullin mund ta lexoni të plotë në vijijm.

Edon Zhegrova, supertekniku 20-vjeçar nga Kosovë, po e bënte atë që i pëlqen të hënën, në ndeshjen miqësore kundër Stuttgartit (2:0): driblime dhe trike. Në fazën e sulmit, ai është lojtari më i paparashikueshëm dhe spektakolar në Superligë. Tifozëve u pëlqen kjo, shkruan Blick.

Problemi i tij: në fazën e mbrojtjes, shqiptari nga Kosova shpeshherë është i pakujdesshëm, i rrezikon kolegët e tij në mbrojtje me veprime të pakujdesshme ose harron plotësisht të kontribuojë në mbrojtje.

Anësori ka qenë pjesë e skuadrës së Baselit që nga shkurti dhe klubi po tenton ta mësojë të huazuarin nga Genku të përfshihet më shumë edhe në mbrojtje.

“Ai punoi me veten dhe tashmë është përmirësuar”, ka thënë drejtori sportiv i Baselit, Ruedi Zbinden.

Xhaka i ndihmon Zhegrovës
Zhegrova duket se dalëngadalë po mësohet me taktikat e trajnerit Marcel Koller dhe tani e ka gjetur një vend në ekipin e Baselit. Mbi të gjitha, Taulant Xhaka, i cili e flet të njëjtën gjuhë, i ndihmon. “Taulanti kujdeset shumë për të”, ka thënë Zbinden.

Edhe pse Zhegrova ka lindur në Herford të Gjermanisë, ai s’e di gjuhën gjermane. Familja e tij ishte kthyer në Prishtinë pas luftës, kur Edoni kishte qenë vetëm dyvjeçar.

Kur ai nënshkroi kontratë trevjeçare me Genkun në verën e vitit 2017, nëna e tij, Sanije, dhe babai i tij, Lulzim, u shpërngulën në Hasselt të Belgjikës. Ndërkohë, familja Zhegrova tani pothuajse jeton në Bazel, pasi që prindërit e vizitojnë shpesh futbollistin. Ata madje udhëtuan edhe në kampin stërvitor në Spanjë. “Na pëlqen këtu. Është një gjë e mirë për të që prindërit e vizitojnë kaq shpesh”, thotë nëna e tij.

Se sa gjatë do të qëndrojë Zhegrova në Basel është ende e pasigurt. Nëna dhe babai i Zhegrovës janë gjithmonë të mirëpritur në Bazel, mirëpo futbollisti duhet ta lërë pakujdesinë e tij në shtëpi në të ardhmen.

Pas Dritan Dajtit edhe “Niçja” i Dakos shoqërohet nga burgu në spitalin privat (Foto)

Pas Dritan Dajtit, një tjetër i burgosur ka përfunduar në dyert e spitalit i shoqëruar me masa të rrepta policore. Bëhet fjalë për Altin Avdylajn, vëllain e kreut të bandës së Shijakut, Astrit Avdylaj, i cili ndodhet pas hekurave për trafik droge.

I njohur si Niçja, Altin Avdylaj ‘mori famë’ nga përgjimet e Dosjes 339 për manipulim të zgjedhjeve parlamentare në Durrës. Përgjimet terguan se ai komunikonte me ish kryebashkiakun e Durresit, Vangjush Dako.

Avdylaj është shoqëruar nga efektivët në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 3, e cila ndodhet në qendër të kryeqytetit, raporton “tirananews” që ka publikuar dhe foto.

Lamtumira e artistit të famshëm/ Familjarët nuk pranuan t’i zhvillonin homazhet në Ministrinë e Kulturës…

Ditën e sotme është bërë përcjellja për në banesën e fundit e aktorit të njohur Xhevdet Ferri. Aktori i cili vuante nga një sëmundje e pashërueshme u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 59 vjeçare.

Siç shihet dhe në pamjet e transmetuara nga Fax News familjarë, term dhe miq të artistit të shquar kanë kryer vizitë në familjen e aktorit, dhe kanë shoqëruar trupin e tij për t’u prehur drejt banesës së fundit.

Familjarët e aktorit nuk kanë pranuar për të kryer homazhet në Ministrinë e Kulturës duke i zhvilluar ato në shtëpinë e të ndjerit që ndodhet në rrugën “Hoxha Tahsim” në Tiranë.

Ferri la pas bashkëshorten dhe një vajzë, ndërsa pak kohë më parë ishte bërë dhe gjysh për herë të parë, por sëmundja e rëndë bëri që të largohej para kohe.

Po kush ishte Xhevdet Ferri?

Në 1982 diplomohet në Akademinë e Arteve dega e dramës dhe më pas mbetet pedagog i mjeshtërisë së aktorit në këtë Akademi. Vazhdon karrierën akademike deri në detyrën si Dekan i Fakultetit të Artit Dramatik pranë kësaj Akademive. Ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Në teatër ka interpretuar pak role, por suksesin me te madh si aktor ai e ka arritur ne filmin artistik (rreth 13 role).

Pothuajse në të gjitha filmat ka qenë në rolin e protagonistit deputon në vitin 1980 ne “Skëterrë ’43” si Arjani dhe po atë vit në “Vëllezër dhe shokë” duke rënë në sy për rolin e Markos.

5 vjet më vonë në vitin 1985 do të bëhet i njohur me interpretimin e rolit të Agronit në filmin e dytë të tij “Hije që mbeten pas”. Në mishërimin që i bëri figurës se Gorit në filmin tjetër “Dhe vjen një dite”, me të cilin u nderua me medaljonin e festivalit, me 1986, bie ne sy cilësi te tjera interpretive si natyrshmëria, qetësia dhe thjeshtësia shoqëruar nga karakteri drejtpërdrejt i të vepruarit. U dallua për një individualitet të veçantë aktoresk.

Role të tjera të spikatura për aktorin Xhevdet Ferri janë edhe ai i e Pali në “Besa e kuqe” (1982); Sandri në “Vendimi” (1984); Trimi në “Përrallë nga e kaluara” (1987); Martini në “Treni niset në 7 pa pesë” (1988); Gjon Kadri ne “Vitet e pritjes” (1990); Me rolin e Sakos, në filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arrin sërish në një pikë të lartë artistike të interpretimit.

Nga vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, duke e marrë sërish këtë post në vitin 2006. Ndërsa në vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombëtar. Është specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford. Në periudhën kohore 1996 – 1998 ishte deputet i PD-se në Kuvendin popullor. Në vitin 2004 është bashkëthemelues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe Kryetari i pare i kësaj Shoqate.

Pengmarrja/ Flet dëshmitari: Kam parë gjak dhe këpucën e…

Pengmarrja e ndodhur në Kamëz është parë nga qytetarët që gjendeshin aty pranë. Një prej dëshmitarëve dha për “FaxNews” se në vendin e ngjarjes ka parë gjurmë gjaku dhe një këpucë të personit të marrë peng.

Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 dhe kanë qenë 4 persona të maskuar që kanë rrëmbyer një person e më pas janë larguar me një mjet tip “Fuoristradë”.

“Unë kam parë vendin e gjakosur, pranë rrugës “Manhatan”. Pashë vetëm gjurmë gjaku dhe këpucën e personit që është rrëmbyer. Nuk kam qenë në vendngjarje, e mora vesh pak më pas. Ka ndodhur nga ora 11:00. Policia u njoftua pak me vonesë. E kishin marrë me dhunë. Ishin 4 persona të maskuar”, tha dëshmitari për “FaxNews”.

Ndërkohë, Policia e Kamzës ka dhënë edhe versionin zyrtar të ngjarjes. “Rreth orës 11:44, në rrugën “London”, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja. Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Njoftimi i policisë

Policia Kamëz/ Informacion Paraprak

Rreth orës 11:44, në rrugën ‘London’, Kamëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit midis disa personave ende të paidentifikuar, është marrë jashtë dëshirës në automjet një nga personat e përfshirë në konflikt.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe është vënë në ndjekje të automjetit i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë kanë gjetur automjetin e personit që dyshohet se është marrë jashtë dëshirës së tij nga personat me të cilët u konfliktua.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Specat djegës, sekreti për një zemër të shëndetshme

Hulumtuesit kanë zbuluar që përbërësit e specit të thatë të bluar, por edhe i llojeve të freskëta djegës dhe jodjegës mund të ulin tensionin e lartë të gjakut dhe nivelin e kolesterinës në gjak.

Studimi i kryer në Universitetin e Hong-Kongut është fokusuar në familjen e substancave të njohur si kapsaicinoide, të cilat specave ua japin djegësinë.

Të gjeturat tregojnë që specat djegës kanë potencial të madh në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës, të cilat janë shkaku numër i një i vdekjeve në vendet e zhvilluara.

“Tani kemi pasqyrë shumë më të mirë për efektet e specave në gjene dhe në mekanizmat e tjerë që rregullojnë nivelin e kolesterinës dhe shëndetit të enëve të gjakut. Ky është një nga hulumtimet e para që ofrojnë një informatë të tillë”, tha autori i studimit, dr. Zhen-Yu Chen.

Në hulumtim kanë marrë pjesë dy grupe të brejtësve të cilëve u është dhënë ushqimi i pasur me kolesterinë, nga të cilët njërit grup si shtesë e ushqimeve u janë dhënë lloje të ndryshme të kapsaicinoideve.

Është zbuluar që substancat në mëlmesa ulin nivelin e kolesterinës “së keqe”, ashtu që reduktojnë mundësinë për akumulimin e tij në organizëm.

Po ashtu, ata bllokojnë një gjen i cili nxit kontraktimet e artereve dhe redukton qarkullimin e gjakut deri te zemra dhe organet e tjera, për ç’arsye muskujt relaksohen dhe zgjerohen duke mundësuar qarkullim më të mirë.

“Kemi konkluduar që kapsaicinoidet u sjellin shumë dobi shëndetit të enëve të gjakut. Megjithatë, nuk u rekomandojmë njerëzve të fillojnë të përdorin speca chilli pa asnjë kontroll. Të ushqyerit e mirë është çështje e balancës dhe specat nuk mund të jenë zëvendësim për ilaçet kundër sëmundjeve të caktuara”, tha dr. Chen.