18.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Hapi i parë drejt paqes në Libi

Të dielën (19.01) qeveria gjermane ka ftuar në zyrën e kancelares palët e konfliktit në Libi dhe përkrahësit e tyre jashtë vendit. Me këtë konferencë Gjermania shpreson të arrihet stabiliteti për të gjithë rajonin.

Qëllimi final i qeverisë gjermane është “një Libi sovrane” dhe një “proces pajtimi brenda Libisë”, sikurse theksohet në ftesën për konferencën. Libia është ende larg kësaj. Ka një qeveri të njohur ndërkombëtarisht në Tripoli nën Fajis al-Sarradsch, e cila kontrollon vetëm një pjesë të vogël të Libisë.

Nga ana tjetër gjenerali i rebelëve, Chalifa Haftar me milicët e tij e vë gjithnjë e më shumë nën presion qeverinë, kryesisht në lindje dhe në jug të vendit, ku ndodhen shumica e fushave të naftës.

Gjendja ndërlikohet nga ndërhyrja e fuqive të huaja. Turqia mbështet p.sh. qeverinë në Tripoli. Ankaraja ndërkohë ka dërguar edhe ushtarë në Libi. Nga ana tjetër Rusia si dhe Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mbështesin Haftarin dhe e ndihmojnë atë ushtarakisht deri diku fare hapur. Edhe BE-ja është e përçarë lidhur më çështjen e Libisë. Franca flitet se mbështet Haftarin, ish-fuqia kolonialiste Italia është e afërt me Sarradsch.

Pas shumë përgatitjesh në nivelin e nëpunësve, qeveria gjermane tani ka ftuar në kancelari në Berlin përfaqësuesit e nivelit më të lartë: Dy rivalët Sarradsch dhe Haftar, kryetarët e qeverive dhe të shteteve të vendeve më të rëndësishme të përfshira direkt ose indirekt si dhe përfaqësuesit e BE-së, të Unionit Afrikan dhe të Ligës Arabe. Meqënëse ky takim zhvillohet nën mbikqyrjen e OKB-së do të jetë i pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB.së, Antonio Guterres.

Çelësi për të gjithë rajonin
Çfarë mund të arrijë kjo konferencë? Rainer Breul, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, thotë, se në të nuk bëhet fjalë për bisedime paqeje. “Qëllimi është, që aktorët ndërkombëtarë të bien dakord për kushtet, në mënyrë që ta kufizojnë influencën e tyre në terren.”

Kancelarja Merkel të martën (14.01) në një mbedhje të grupit parlamentar, sipas pjesëmarrësve në të është shprehur: “Për aq kohë sa atje vazhdimisht hyjnë mallra ushtarake nga jashtë do të vazhdojnë betejat ushtarake dhe vendi nuk mund të gjejë qetësi” e po kaq shumë do të zgjasë edhe gjetja e një zgjidhjeje politike.

Kancelarja e konsideron si shenjë të mirë, që presidenti rus Putin dhe ai turk Erdogan, vendet e të cilëve qëndrojnë në anë të ndryshme në konfliktin e Libisë kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.

Por rëndësia e konferencës së Berlinit shkon përtej Libisë. Sipas politikanit kristiandemokrat të ngarkuar me punët e jashtme, Jürgen Hardt, çlirimi i Libisë është „çelësi për stabilizimin e mëtejshëm të Afrikës së Veriut dhe asaj Perëndimore.

Nëse ia dalim ta orientojmë Libinë drejt një të ardhmeje paqësore, ky do të ishte një gur themeltar për të gjithë rajonin.”

Një aspekt i rëndësishëm është që të dy rivalët brenda Libisë Sarradsch dhe Haftar do të vijnë në Berlin dhe nëse ata do të takohen direkt mes tyre atje. Në takimin në Moskë të martën (14.01) me sa duket përballja direkte dështoi me refuzimin e Haftarit.

Ndërkaq gjatë një vizite të enjten në Libi, ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas arriti një sukses në përpjekjet për armëpushimin në këtë vend: Gjenerali Haftar tha se so ta ruajë armëpushimin: „Pavarësisht se në fillim të javës nuk e nënshkroi marrëveshjen e armëpushimit në Moskë, ai do ta respektojë atë”, tha ministri Maas pas bisedimeve në Bengasi me Haftarin.Po ashtu ky i fundit ka shprehur gatishmërinë për të marrë pjesë në konferencën për Libinë në Berlin.

Shqiptarët paguajnë fatura më të shtrenjta në OSHEE, klientët dhe miqtë e Ramës pasurohen me miliona euro në vit nga kompania me humbje

• Operatori i Shpërndarjes së Energjisë del me humbje, shqiptarët paguajnë fatura më të shtrenjta, por klientët dhe miqtë e Ramës pasurohen me miliona euro në vit nga kompania me humbje.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI I BURIMEVE NJERËZORE, ERVIN MINAROLLI

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka humbur 64 milionë euro vitin që shkoi, duke e zhytur kompaninë publike në një gropë të madhe abuzimesh dhe korrupsioni. Humbja dramatike e kaq shumë parave ndodh, kur shqiptarët paguajnë çmimin më të lartë të energjisë në rajon.

64 milionë eurot që i mungojnë arkës së Operatorit të Energjisë Elektrike janë para të futura në xhepat e Edi Ramës dhe njerëzve të tij, duke blerë energji me çmim më të lartë se tregu, apo duke përdorur paratë poblike për të mbushur xhepat e klientëve të vet, në dëm të financave të kompanisë.

Vitin e kaluar, kompania që përdoret si bankomat nga Edi Rama dhe Vangjush Dako, ka tenderuar rreth 75 milionë euro. Shumica e tyre dërrmuese janë pa garë, më 1 kompani kliente të qeverisë së Edi Ramës, që zhvasin vazhdimisht paratë e shqiptarëve, duke fituar me ofertën më të lartë.

Nuk ka oligark, klient apo shërbëtor politik të Ramës që nuk ka zhvatur para nga tenderat e fryrë të OSHEE-së. Në vitin e gropës së madhe financiare kompania, që mbahet nga faturat e shtrenjta të energjisë dhe paratë e shqiptarëve, ka bërë edhe më të pasur kryebashkiakët ilegjitimë Safet Gjicin e Kukësit, Pjerin Ndreun e Lezhës, Agim Kajmakun e Vorës, Ilir Beqjen e kudogjendur.

Përfitues të miliona eurove në mënyrë të përsëritur nga partia e babëzisë janë miqtë dhe klientët e Edi Ramës, Papuli, Kastrati, Fusha, Gentian Sula i koncesionit të pompave të naftës, Anri Sala i ekspozitave të Edi Ramës apo kompania që merret me imazhin propagandistik të Ramës dhe Veliajt, DixhiPrint Al.

Nga gropa e korrupsionit të OSHEE-së ka përfituar edhe vëllai i trafikantit ndërkombëtar të drogës Klement Balili. Në vend që të hetohej sipas ligjit antimafia për pasuritë e tij, Bashkim Balili merr tendera nga qeveria e Edi Ramës.

Vetëm në një vit, klientët e kryeministrit të partisë së babëzisë kanë zhvatur nga kompania që ka dalë me humbje, rreth 11.4 milionë euro duke dhënë makina me qera, duke shitur lule, karburant, policë privatë dhe propagandë.

Kjo faturë duhet mbajtur mend mirë, kur secili prej jush, të dashur qytetarë, të shohë faturën e shtrenjtë të energjisë dhe të kujtohet se paratë tuaja po i grabisin një grusht njerëzish, që mbajnë pushtetin me vota të vjedhura dhe të blera nga gropa e zezë e korrupsionit dhe e krimit.

Lleshi: Gati testi i “idiotit” për shoferët

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit po zhvillojnë një tryezë për të prezantuar një analizë të situates dhe disa propozime për ndryshime në Kodin Rrugor, ne kuader te masave per rritjen e sigurise rrugore.

‘Kemi shumë të vrarë në rrugët e vendit dhe ky numër duhet të ulet. Duhet të ulet dhe numri i aksidenteve dhe të plagosurit dhe dëmet material’ tha ministri Sandër Lleshi.

Prandaj po bëhet hartimi i një pakete të plotë masash me të cilat synojnë të bëjnë ndërhyrje të rëndësishme të Kodit Rrugor.

Ministri i Brendshëm propozon se ka ardhur koha dhe për të implementuar dhe testin e ‘idiotit’ që apilkohet dhe në Gjermani.

‘Vetëm për një javë janë hequr 371 leje drejtimi dhe ende persiston një lloj sjelljeje në rrugë e papranueshme. Bie në sy një sjellje agresive në rrugë.

Kemi ende përdorues rruge që nuk e meritojnë lejen e drejtimit që kanë. Ka ardhur koha të mendojmë për teste psikologjike për drejtuesit e mjetit që verifikojnë stabilitetin psikologjik të tyre. Në Gjermani quhet testi i ‘idiotit’.

Gjithashtu propozohet që çdo drejtues të ketë kartelë të tij biografike.

Krybashkiaku i Ramës në Kavajë ia vuri vetë zjarrin fabrikës së tij për të përfituar 1 milion dollarë

Një qytetar i është drejtuar me një emsazh ish-Kryeministrit Berisha ku i shkruan se, fabrika e krybashkiakut të Ramnës në Kavajë është djegur nga vetë ai. Sipas qytetarit, kjo është hera e treteë që familja Krajli i ve zjarrin qëllimisht fabrikës sa herë që vendi qeveriset nga të majtët duke peërfituar çdo herë mbi 1 milion dollarë dhe duke mos humbur asgjë nga materialet dhe makineritë.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Akuzon familjen Krajli se djeg per te treten here fabriken!

Kjo e fundit quhet si djegie elektorale!

Lexoni mesaxhin e qytetarit dixhital. sb

Mirmbrema doktor.Kjo eshte hera e trete qe familja Krajli i ve zjarrin qellimisht fabrikes sa here qe vendi qeveriset nga te majtet duke perfituar cdo here mbi 1 miljon dollare dhe duke mos humbur asgje nga materialet dhe makinerite. Por sic duket Rama po jep fondet qe duhen per blerjen e votave ne Kavaje per zgjedhjet e parakoheshme qe po vijne.

Çfarë po ndodh me tregun e naftës? Kompani nga Hungaria e deri te ishujt Bermunda njoftojnë shitje-blerjet e aksioneve në Shqipëri

Autoriteti shqiptar i Konkurrencës ka ftuar të interesuarit të shprehen për një transaksion që fillon në Hungari, vijon në Hollandë dhe përfundon në ishujt e Bermundës në tregun e naftës. Sipas njoftimit është depozituar njoftimi në lidhje me transaksionin e përftimit e kontrollit të shoqërisë Chevron Khazar Ltd nga shoqëria Mol Crossroads B.V .

Pala blerëse, Mol Crossroads B.V është një shoqëri me seli ligjore në Amsterdam, Hollandë, e themeluar sipas legjislacionit holandez, e zotëruar tërësisht nga Mol Hungarian Oil dhe Gas Public Limited Company, korporatë e regjistruar sipas legjislacionit Hungarez, e cila është shoqëria mëmë në Mol Group.

Mol Group ka aktivitet kryesor: eksplorimin, prodhimin dhe rafinimin e naftës së apërpunuar, furnizimin me produktet e rafinuara të naftës, si me shumicë dhe pakicë, prodhimin dhe tregtimin e lëndëve petrokimike, eksplorimin dhe prodhimin e gazit natyror dhe transmetimin e gazit natyror në Hungari.

Autoriteti Konkurrencës thotë se Mol Group nuk është prezent në Shqipëri nëpërmjet fialeve të tij por sipas sqarimeve të Autoritetit të Konkurrencës për Monitor ka shitje të naftës në Shqipëri dhe plotëson kriteret e xhiros.

Sipas nenit 12 të ligjit shqiptar të konkurrencës, përqendrimet e ndërmarrjeve njoftohen në Autoritet për të marrë autorizim, nëse, në vitin e fundit financiar, para përqendrimit:
a) xhiroja e të gjitha ndërmarrjeve pjesëmarrëse së bashku në tregun ndërkombëtar është më shumë se 7 miliardë lekë dhe xhiroja e të paktën një ndërmarrjeje pjesëmarrëse, në tregun e brendshëm, është më shumë se 200 milionë lekë.

b) xhiroja e të gjitha ndërmarrjeve pjesëmarrëse së bashku në tregun e brendshëm është më shumë se 400 milionë lekë dhe xhiroja e të paktën një ndërmarrjeje pjesëmarrëse, në tregun e brendshëm, është më shumë se 200 milionë lekë.

Pala shitëse, Chevron Global Ventures Ltd është një shoqëri e themeluar sipas legjislacionit të ishujve të Bermudës. Shoqëri objekt/target i transaksionit është Chevron Khazar Ltd, është një shoqëri e themeluar sipas legjislacionit të ishujve të Bermudës, e cila zotërohet tërësisht nga Chevron Global Ventures Ltd, pjesë e Chevron Corporation. Aktiviteti i Chevron Khazar Ltd përfshin operacione të naftës në Azerbajxhan.

Autoriteti i Konkurrencës thotë se “nga shqyrtimi i dokumentacionit, rezulton se transaksioni i njoftuar është në përputhje me nenin 10 dhe 12 të Ligjit, sipas të cilit duhet respektivisht të realizohet ndryshimi i qëndrueshëm i kontrollit si dhe të plotësohen kriteret e xhiros. Për sa më sipër, ky transaksion është objekt autorizimi nga Komisioni i Konkurrencës”.

Autoriteti fton palët e interesuara, që brenda pesë ditëve nga shpallja e njoftimit, të shprehin opinionet e tyre për transaksionin e njoftuar. /Monitor/

Aktori Petrit Malaj rrëfen momentet e fundit të Xhevdet Ferrit…

Xhevdet Ferri, aktori i mirënjohur shqiptar ndërroi jetë nga një sëmundje e rëndë në moshën 59- vjeçare, ditën e djeshme.

Ikja e Xhodës, ashtu siç e njihin të gjithtë ka shkaktuar një dhimbje të madhe në radhët e artistëve, të cilët kanë punuar me të për vite me radhë.

Në “Abc-ja e mëngjesit”, ishte sot aktori Petrit Malaj, i cili foli mes të tjerash për kontributin e vyer që ka dhënë Xhevdet Ferri për kinematografinë shqiptare jo vetëm në interpretim por edhe në menaxhim.

Malaj rrëfen edhe momentet e fundit të aktorit, i cili vunate nga një sëmundje e rëndë. Ai thotë se përballoi me sukses disa kimoterapi dhe të gjithë menduan se e kaloi, madje në dhjetor ka dhënë mësim për studentët te Akademia e Arteve.

“Filloi mësimdhënien nga data 17 dhjetor. Një ditë i thamë o Xhodë por nga shkurti i kemi provimet, dua të avancoj me ta më tha. Para 5 ditësh pata një takim me të në spital dhe ishte i shqetësuar për studentët”, shprehet aktori.

Pjesë nga intervista në studio:
Një djalë kurajoz, që gjatë gjithë këtyre viteve ka dhënë shumë jo vetëm në interpretim, por edhe në një drejtim tjetër që arti ka nevojë, sa i takon menaxhimit të tij.

Unë e njoh më së shumti pas viteve ’90. Por një fjalim që ai ka mbajtur për kthimin e pronës, ka mbajtur një qendrim tejet të djathtë në atë kohë, por shumë i vërtetë.
Ai gjithmonë është përpjekur të jetë vetëvetja dhe të thotë të vërtetën. Nuk përpiqej njeri që me Xhevdetin të bisedonte para se të kishte një komunikim, kishte një mendim të tijin shumë të prekur.

Nuk ishte edhe emocinal…
Prandaj fola për këtë pjesë të dytë të tij, do e mbajmë med shumë për këtë gjë dhe kemi nevojë për këtë. Mendoj se ka lënë gjurmë, që edhe në universitetin e arteve kemi vite që punojmë së bashku. Xhoda ishte një nga dekanët e parë, filloi të hapë fakultetin. Ishte një hapje që i dha frymë fakultetit. Xhoda ishte hartuesi kryesor i ligjit për kinemanë.

Është hartues i ligjit dhe debatues në atë kohë.
Përpiqej të krijonte lobingje në të mirë të artit të kinema.

Pak njerëz e dinë për një periudhë të shkurtër ka qenë drejtor i përgjithshëm i Top Channel. Më pas ai u largua, por ky protokoll ka funksionuar jo vetëm në TCH por edhe në tv e tjera.
Xhoda nuk mund të rrinte i fjetur, ai i gjente punë vetes. Në fakt përfitonim të gjithë. Jemi mërzitur shumë me ikjen e tij.

Vuante nga një sëmundje?
Prej një viti ka qenë shumë sëmurë. Ka pasur sëmundje të keqe tumoriale. I përballi me sukses rreth 8 kimioterapi. Filloi mësimdhënien nga data 17 dhjetor. Një ditë i thamë o Xhodë,por nga shkurti i kemi provimet, dua të avancoj me ta më tha. Para 5 ditësh pata një takim me të në spital dhe ishte i shqetësuar për studentët.

Nuk e priste fundin?
Por nuk e priste asnjëri. Edhe këtë do mendosh tani, i thonim. “Jo mor jo tha”. Ishte me kurajo. Të nesërmen tentoj të shkoj në spital dhe më thonë e kishin cuar në reanimacion.

Ju keni jetuar si artist në të dyja periudhat. Ndryshimet e mëdha politike sjellin edhe ndryshime interpretuese. Ky njeri nuk hoqi dorë kurrë nga interepretimi. Ishte shumë i dhënë pas kinemasë.
Unë kam pasur fatin të interpretoj me Xhodën që 20 vjeç. Ishte filmi i tretë i tij kur unë kam interpretuar me të. Një djalosh që vinte nga Durrësi, shumë më i hedhur sesa ne. Edhe regjisori kishte një komunikim shumë më xhentil.

Ishte për një atmosferë të shkëlqyer në sheshin e xhirimit. Ishte njeri i komunikimit. Ajo që në dhemb është se e kemi humbur si koleg aty. Këto vite kemi humbur disa njerëz të nevojshëm. Humbën Gjergj Xhuvanin, tani Xhevdet Ferrin. Njerëz që i kanë dhënë shumë asaj shkolle.

Ne të tjerët të cilët nuk ishim artistë, ishim të dhënë edhe nga mënyra sesi ai jetonte,miqësohej dhe e përcillte të gjithë këtë enrgji. Mua më ka bërë përshtypje një shkrim nga Ermal Mulosmani, një producent, dua të të shkëpus një gjë të vogël që ai thotë “Xhevdet Feri nuk ishte vetëm një njeri brilant, kalonte nga letërsia greke te ajo ruse, pastaj merrj me realistët sipas tij ai mund të ishte bërë shumë mirë, nëse do nuk do ishte bërë akator, mjek…”
Ka qenë kurajoz, merrte përsipër. Për mua do të thotë shumë.

“Ramushin nuk e tundën shefat e Hagës, jo më shoku i Gent Cakajt”…

Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar Kryeministrin Edi Rama lidhur me padinë ndaj Kreut të Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një postimi në rrjet Dylgjeri shkruan se Ramushin nuk e tundën shefat e Hagës dhe jo më shoku i Gent Cakës.

“E pyetēn dje Ramushin shokët e UÇK-së:

Ça të ndodhi bre burrë kshu?

Përgjigje: Mua nuk mē tundën shefat e Hagës, e jo të më ndalë shoku i Gent Cakës!!!”, ironizon Dylgjeri në rrjet.

Dy ditë më parë, Kryeministri Edi Rama, depozitoi në Gjykatën e Prishtinës një padi kundër Ramush Haradinajt lidhur me deklaratat e këtij të fundit për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Haradinaj kishte deklaruar se nga shkëmbimi i territoreve do të përfitoheshin 10 mld euro, duke e lidhur këtë me pasuritë nëntokësore të Kosovës.

Rama zgjodhi t’a padisë Haradinajn ditën e masakrës së Reçakut, ndërsa veprimi i tij shkaktoi reagime të shumta në Tiranë dhe Prishtinë.

Ruçi “kërcënon” BE: Kujdes…

Gramoz Ruçi, Kryetar i Kuvendit, ka zgjedhur të përdorë një gjuhë paralajmëruese ndaj Bashkimit Europian lidhur me vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Ruçi tha se, duhet ta lexojë qartë rrezikun që i kanoset rajonit.

“Bashkëpunimi në afron më shumë me BE. Nuk ka pse të konsiderohet si ‘delja e zezë’, por si një vlerë e shtuar e BE. Qëndrimet e dyzuara, lëshojnë terren për influenca jo perëndimore. Mos hapja e negociatave nuk do të pasohen me këtë influencë por BE duhet t’i lexoje qartë rreziqet që i kanosen rajonit. Ne po e bëjmë detyrën tonë.

Pas mbledhjes se tetorit, ky vendim sado i padrejtë ne nuk na ka dekurajuar por na ka shtuar përgjegjësinë e detyrimet për integrimin evropian të gjithë vendeve tona e rajonit”, tha Ruçi.

Pas vendimit të tetorit, ku Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut iu refuzua hapja e negociatave, Bundestagu gjerman miratoi një rezolutë me 9 pika, nga 5 që ishin më parë, si kushte që Shqipëria duhej të plotësonte deri në samitin e Zagrebit, për të bërë të mundur hapjen e negociatave.

Një nga kushtet është ai i reformës zgjedhore, ndërsa kushte të tjera kanë të bëjnë me ngritjen e Kushtetueses, Gjykatës së Lartë, si dhe përballjen me drejtësinë të personave të implikuar në krimin zgjedhor apo të konsideruar si të “paprekshmit”.

Reagimi i fortë i ish-Presidentit: Sulmi i Ramës ndaj Haradinajt si ai i gjarprit! Synon të përçajë shqiptarët

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar ashpër për padinë e Edi Ramës ndaj Ramush Haradinajt. Nishani shkruan se sulmi ndaj Haradinajt ësht si ai prej gjarpri në gji.

“Synimi i vërtetë i rilindasit të bllokut famëkeq të Tiranës është ti përçajë shqiptarët në Shqipëri jo thjesht PRO dhe KUNDER Ramush Haradinajt por PRO dhe KUNDER Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës.

Kauza e tij filoserbe është themelimi i urrejtjes institucionale kundër entitetit dhe projektit të Kosovës, shtet i lirë dhe i pavarur.

Në fakt urrejtja e Edi Ramës ndaj asaj pjese të Kombit nuk do të bënte kurrfarë rëndësie nëse ai nuk do të ishte Kryetar i Partisë Socialiste në Shqipëri.

Pikërisht këtë hapsirë synon të shfrytëzojë Edi Rama në kauzën e tij albanofobe”, shkruan Nishani.

Reagimi i ish-Presidentit Nishani

Padia gjyqësore e Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërise kundër Kryeministrit dhe një prej figurave kyçe të luftës për liri në Kosovë është një sulm prej gjarpërit në gji.

Synimi i vërtetë i rilindasit të bllokut famëkeq të Tiranës është ti përçajë shqiptarët në Shqipëri jo thjesht PRO dhe KUNDER Ramush Haradinajt por PRO dhe KUNDER Kosovës dhe shqiptarëve të Kosovës.

Kauza e tij filoserbe është themelimi i urrejtjes institucionale kundër entitetit dhe projektit të Kosovës, shtet i lirë dhe i pavarur.

Në fakt urrejtja e Edi Ramës ndaj asaj pjese të Kombit nuk do të bënte kurrfarë rëndësie nëse ai nuk do të ishte Kryetar i Partisë Socialiste në Shqipëri.

Pikërisht këtë hapsirë synon të shfrytëzojë Edi Rama në kauzën e tij albanofobe.

Por për fatin e tij të keq, Partia Socialiste e Shqipërisë nuk mbart e gjitha këtë fobi antikombëtare të këtij njeriu, e për rrjedhojë kauza e tij mbetet minorancë, por jo pa dëm.

Prej kohësh është qartësuar jo vetëm diferenca midis rilindsve mavi dhe grupimit më të madh të socialistëve si përkatësi politike, por edhe keqpërdorimi vulgar që sekti rilindës i ka bërë shumicës dërrmuese të atyre që besojnë tek modeli i tyre socialist.

Ndaj edhe kjo urrejtje patologjike e Edi Ramës ndaj gjysmës më të margjinalizuar të Kombit mbetet një minorancë mjerane, por jo pa rrezik!

Rreziku është pikërisht i ngjashëm me atë helmin që mund të hedh në çdo moment gjarpri që të rri në gji!

Kush e ka rradhën? Gazment Bardhi publikon hartën e kryebashkiakëve me të kaluar kriminale: Rama përgjegjës kryesor

Kush është i rradhës?

Edi Rama nuk mund të fshihet pas përgjegjësisë ligjore personale të 5 kryebashkiakëve ilegjitimë të emëruar prej tij, Valdrin Pjetrit të Shkodrë, Agim Kajmakut të Vorës, Mark Babanit të Vaut të Dejës, Qerim Ismailajt të Mallakastrës apo Agron Malajt të Matit.

Edi Rama ka përgjegjësinë politike për përzgjedhjen dhe promovimin e tyre dhe duhet të mbajë përgjegjësi për kriminalizimin e qeverisjes vendore. Ai është arkitekti i promovimit të krimit në politikë dhe ndërtimit të modelit kriminal të bashkëqeverisjes me krimin e organizuar, që ka demotivuar të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi dhe po i detyon të largohen nga vendi.

Edi Rama duhet të japë llogari:

– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Shkodër, përzgjodhi dhe kandidoi një trafikant droge?

– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Vorë, përzgjodhi dhe kandidoi një fallsifikator?

– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Vaun e Dejës, përzgjodhi dhe kandidoi një hajdut?

– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Mallakastër, përzgjodhi dhe kandidoi një dhunues?

– Pse në vend të një socialisti të ndershëm në Mat, përzgjodhi dhe kandidoi një vrasës?

Shqiptarët e kanë kuptuar se të bësh karrierë në qeverisjen e Edi Ramës duhet të jesh i certifikuar në trafik droge, fallsifikim, vjedhje, dhunë apo vrasje! Ky është ekipi dhe modeli qeverisës i Edi Ramës!