24.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Raporti i OKB për shpopullimin, Orjola Pampuri: Sirenë alarmi për shqiptarët!

Nga Orjola PAMPURI

Sipas raportit të OKB, në vitin 2100, Shqipëria do të katandiset me 860 mijë banorë, dhe kjo periudhë nuk është pas 2 apo 3 shekujsh, por pas 80 vitesh. Këmbanat për këtë boshatisje të vendit ka nisur të bien që sot.

Çdo ditë raportohet për largim të Shqiptarëve, ku mes tyre me keqardhje vitet e fundit vihet re largimi I shtresës së mesme, mjekëve, inxhinierëve, profesorëve, pra në tërësi intelektualëve, pa kontributin e të cilëve ky vend nuk mund të bëjë hapa përpara.

Shpesh dëgjojmë të artikulohet që emigrimi egziston kudo; Sigurisht që po, por është shumë relative, pasi arsyeja bazike e emigrimit është thelbi I të gjithë kësaj cështje. Në botë ka lëvizje nga vendi në vend, por arsyeja është nevoja për të gjetur një pagesë më të mirë, duke koordinuar dhe me rritjen profesionale, ndërsa në Shqipëri emigrohet për të mbijetuar, për të gjetur një vend ku të vlerësohesh, ku ndjehesh i motivuar dhe i paguar, gjë që nuk ndodh në këtë realitet tepër të trishtë.

Një vend ku nuk ka konkurrencë të pastër, nuk ka vlerësim, ka nivel të lartë korrupsioni, sigurisht që nuk mund të mendojë për qytetarët e tij dhe nevojat bazike të tyre. Të dhënat tregojnë që prej vitit 2007 perceptimi i korrupsionit ka qënë më i ulëti, ku treguesi zbriti në 0.73 për tu rritur në vitet në vijim e në 2018 treguesi arriti nivelin rekord ne 0.9.

E pikërisht falë këtij niveli të lartë korrupsioni, shumë prioritete janë lënë pas dore, sic janë rritja e pagave, pensioneve, ulja e tarifave për arsimin e lartë, apo lehtësimi i mundësive për tu shkolluar për studentët familjet e të cilëve kanë pamundësi ekonomike, ulje e taksave për biznesin e vogël kryesisht, me qëllim që të mbështetet dhe vetëpunësimi.

Të gjitha këto prioritete janë zhvendosur në interest e ngushtë të cilët ndahen me oligarkët dhe miqtë biznesmenë, që mbështesin qeverinë, e si shpërblim marrin një kontratë apo koncension, sic janë ato të check-up, e sterilizimit të instrumenteve kirurgjikalë, Unazës së Re, e rrugës Balldre-Millot, apo Orikum- Dukat etj.

Zhvendosja e parave në kontrata e koncesione abusive, bën që të largohet vëmendja nga qytetarët, e ata të largohen, apo të ndjehen të pasigurt të lindin fëmijë, cka ka bërë që nativiteti (lindshmeria)të bjerë në masë drastike edhe pse qeveria ka trumbetuar incentivat pa vend në këtë realitet.

Rritja e pagave, specifikisht e mjekeve të nisë me 1200 euro, e infermierëve me 700 euro, pensionet ne 250 $, ulja e taksave, ftesa me anë të incentivave e letësimit fiscal të bizneseve të huaja, ulja e taksave për biznesin e vogël, ulja e tarifave për aesimin e lartë dhe zerimi i tyre për studentët që vijnë nga familje me të ardhura të ulëta, dhe 1 vit stazh i paguar për studentët, cka rrit eficencën, nivelin e eksperiencës dhe mundësinë e punësimit të të rinjve, dhe e gjitha kjo duke vendosur prioritete dhe anuluar kontrata e koncensione korruptive.

Largimi i kësaj qeverie, është prioritet për të rikthyer shpresën në këtë vend dhe tek këta qytetarë.

Basha mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Xhevdet Ferrit: PD ka qenë e nderuar që ka pasur në radhët e saj si deputet

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e parakohshme nga jeta të Xhevdet Ferrit, njërit nga ikonat e kinematografisë shqiptare të viteve ’80 dhe një luftëtari të palodhur për mbijetesën e filmit shqiptar, gjatë viteve të tranzicionit.

Mesazhi i ngushëllimit
Mësova me dhimbje të thellë ndarjen e parakohshme nga jeta të Xhevdet Ferrit, njërit nga ikonat e kinematografisë shqiptare të viteve ’80 dhe një luftëtari të palodhur për mbijetesën e filmit shqiptar, gjatë viteve të tranzicionit.

40 vjet në skenë e shndërruan Xhevdet Ferrin në një simbol të artit shqiptar, në një kontributor të palodhur të artit të mirë që bënte bashkë Durrësin e Tiranën, provincën e metropolin, në një kontributor të atij arti që aq shumë u duhet shqiptarëve në rrugën e vështirë drejt lartësimit të dinjitetit njerëzor.

Tek galeria e personazheve të tij, në teatër, por kryesisht në film, gjithkush gjente karakteret e përditshmërisë, gjente shembullin si duhet qëndruar për të mos u konformuar me të keqen, por gjente edhe shpresën se nga qëndresa vjen e nesërmja më e mirë.

Pas 1990-s, aktivizmi i Xhevdet Ferrit në procesin e vështirë të reformimit të institucioneve kryesore kombëtare që merreshin me prodhimin e filmit ishte i pashoq dhe shembulli se si një personalitet i artit mund të ecë në rrugën e vështirë dhe shpesh të pashkelur të administrimit të artit, si një e mirë publike dhe kombëtare.

Në krye të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, në krye të Teatrit Kombëtar, por kryesisht si themelues dhe drejtues i parë i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë, Xhevdet Ferri shërbeu si udhërrëfyes i ndryshimit, edhe për një brez të ri kineastësh, të cilët gjendeshin në kushtet e vështira të tranzicionit të kësaj industrie.

Partia Demokratike ka qenë e nderuar që ka pasur në radhët e saj si deputet për një legjislaturë të Kuvendit të Shqipërisë, artistin Xhevdet Ferri.

Humbja e tij, për çdo anëtar të PD dhe për çdo dashamirës të artit shqiptar, është e pazëvendësueshme.

Me mendje dhe lutje jam sot pranë bashkëshortes, vajzës dhe të gjithë familjarëve në këtë ditë të dhimbjes së thellë dhe ngushëllohem se trashëgimia e Xhevdet Ferrit në teatër dhe kinematografi është burim frymëzimi për çdo artist të ri, si dhe për çdo qytetar që angazhohet për një shoqëri që e do artin dhe që lufton për kinemanë kombëtare. U prehtë në paqe!

Rrjedhje gazi në shkollë. Rrezikohet jeta e qindra nxënësve, drejtoria fsheh ngjarjen

Ish-kryeministri Berisha duke iu referuar një lajmi, për rrjedhjen e gazit në një nga shkollat e qytetit të Libohovës, ka denoncuar fshehjen e këtij lajmi nga drejtoria e Arsimit në Gjirokastër.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Fshihet rrjedhja e rrezikshme gazit ne shkolle!

Lexoni denoncimin e portalit te mirenjohur Jugunews dhe degjoni deshmite e nxenesve! sb

VIDEO/Gazi rrjedh në kaldajën e shkollës në Libohovë, Luiza Mandi fsheh ngjarjen
Jugunews.net

Në shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Libohovë, gjithçka mund të ishte kthyer në tragjedi, por fatmirësisht të gjithë fëmijët janë mirë. Sistemi ngrohës në shkollë, kaldaja me gaz, ka pësuar një defekt, ku për pasojë gazi është përhapur në të gjithë shkollën. Fëmijët kanë dalë jashtë, dhe janë vendosur në palestrën që ndodhet përbri shkollës, dhe vetëm pas dy orëve i janë rikthyer sërish mësimit.

Ajo që është e çuditshme në këtë situatë, është fakti se asnjë nga institucionet nuk kanë reaguar, ndërkohë që nuk dihet se me çfarë garancie janë rikthyer në mësim fëmijët, kur mund të kishte rrezik për shëndetin e tyre nga përhapja e gazit.

Ndonese ngjarja ka ndodhur dy dite me pare sot nxenesit e shkolles i kane zhvilluar oret mesimore me xhupa ndonese kaldaja funksiononte. Vete ata rrefejne momentet tragjike. Kishte erë gazi dhe ne dolëm përjashta, u trembëm pak. Nuk ngrohemi tani, ngroheshim me kaldaja po ato u prishën. Është pak e vështirë të bësh mësim”.

Ditën e djeshme kur erdhën në shkollë mbante pak era gaz, dolëm jashtë dhe më vonë u futëm prapë në shkollë për të bërë mësim. Tani nuk ngrohemi me asgjë momentalisht. Kaldajat kanë funksionuar këtë vit. Mbante shumë erë gaz dhe dolëm jashtë deri nga ora 10:00. U trembëm pak. Tani në shkollë nuk ngrohemi me asgjë. Është ftohtë, nuk i kemi hequr xhupat-kane qene deklaratat e nxenesve dhene Jugunews.net

Ngrohja me kaldajë ishte pjesë e investimit të Bashkisë së Libohovës për rikonstruksionin e shkollës në vlerën 600 miilionë lekë. Ndërkohë të interesuar për të marrë edhe një reagim të kryetares së bashkisë, Luiza Mandi, Jugunews.net nuk e gjeti atë në zyrë per per te treten dite radhazi.

Fshihet rrjedhja e rrezikshme gazit ne shkolle!Lexoni denoncimin e portalit te mirenjohur Jugunews dhe degjoni deshmite e nxenesve! sbVIDEO/Gazi rrjedh në kaldajën e shkollës në Libohovë, Luiza Mandi fsheh ngjarjenJugunews.netNë shkollën 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Libohovë, gjithçka mund të ishte kthyer në tragjedi, por fatmirësisht të gjithë fëmijët janë mirë. Sistemi ngrohës në shkollë, kaldaja me gaz, ka pësuar një defekt, ku për pasojë gazi është përhapur në të gjithë shkollën. Fëmijët kanë dalë jashtë, dhe janë vendosur në palestrën që ndodhet përbri shkollës, dhe vetëm pas dy orëve i janë rikthyer sërish mësimit.Ajo që është e çuditshme në këtë situatë, është fakti se asnjë nga institucionet nuk kanë reaguar, ndërkohë që nuk dihet se me çfarë garancie janë rikthyer në mësim fëmijët, kur mund të kishte rrezik për shëndetin e tyre nga përhapja e gazit.Ndonese ngjarja ka ndodhur dy dite me pare sot nxenesit e shkolles i kane zhvilluar oret mesimore me xhupa ndonese kaldaja funksiononte. Vete ata rrefejne momentet tragjike. Kishte erë gazi dhe ne dolëm përjashta, u trembëm pak. Nuk ngrohemi tani, ngroheshim me kaldaja po ato u prishën. Është pak e vështirë të bësh mësim”Ditën e djeshme kur erdhën në shkollë mbante pak era gaz, dolëm jashtë dhe më vonë u futëm prapë në shkollë për të bërë mësim. Tani nuk ngrohemi me asgjë momentalisht. Kaldajat kanë funksionuar këtë vit. Mbante shumë erë gaz dhe dolëm jashtë deri nga ora 10:00. U trembëm pak. Tani në shkollë nuk ngrohemi me asgjë. Është ftohtë, nuk i kemi hequr xhupat-kane qene deklaratat e nxenesve dhene Jugunews.netNgrohja me kaldajë ishte pjesë e investimit të Bashkisë së Libohovës për rikonstruksionin e shkollës në vlerën 600 miilionë lekë. Ndërkohë të interesuar për të marrë edhe një reagim të kryetares së bashkisë, Luiza Mandi, Jugunews.net nuk e gjeti atë në zyrë per per te treten dite radhazi.

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 16. Januar 2020

Digjet fabrika e kryebashkiakut të Ramës në Kavajë

Një fabrikë e madhe e prodhimit të dyshekëve është shkrumbuar nga zjarri në qytetin e Kavajës. Mësohet se fabrika e dyshekëve është në pronësi të kryebashkiakut të Kavajës Redjan Krali, dhe ndodhej në lagjen numër 5 të qytetit.

Paraprakisht raportohet për dëme të shumta materiale pasi zjarri ka marrë përmasa të mëdha nisur dhe nga produktet që ndodheshin në fabrikë, ndërsa policia dhe forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Gjithashtu, nga forcat e Policisë po bëhet evakuimi i banorëve të zonës pasi rrezikohen objektet që janë pranë fabrikës.

Si shkak paraprak i flakëve që kanë shkruambuar fabrikën e dyshekëve të kryebashkiakut Krali dyshohet të ketë qenë një shkendijë elektrike.

Në momentin që kanë shpërthyer flakët, fabrika ka qenë e mbushur me punëtorë të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin me shpejtësi nga godina.

Gati edhe lirimi i Shullazit, ja skenari për të fituar lirinë

Ditët e fundit një numër personash janë liruar nga burgu, ndërsa duhet theksuar se disa prej tyre janë dënuar me burgim të përjetshëm e disa të tjerë me më shumë se 20 vite pasi u rëndojnë akuzat të forta.

Rasti i fundit ishte ai i sotmi ku Ergys Kolaveri i cili ishte dënuar në vitin 2017 me 20 vite burg, pasi qëlloi me snajper Gazmir Dacin në burgun e Vaqarrit, për shkaqe gjakmarrjeje u liruar nga burgu pas ndonjë sqarim.

Ndërsa dy ditë më parë është liruar një tjetër i dënuar me burgim të përjetshëm, dhe bëhet fjalë për Endrit Dokle anëtar i bandës së Durrësit për të cilin Gjykata e Durrësit ka marrë vendimin për ti dhënë lirinë.

Endrit Dokle, anëtar i “Bandës së Durrësit”, së bashku me 16 persona të tjerë, pjesë e bandës famëkeqe, janë dënuar për vrasje, plagosje, atentate, rrëmbime, trafik droge e qenie njerëzore.

Banda kriminale, me drejtues të përbashkët Lulzim Berishën dhe Klodian Saliun, funksiononte prej vitit 1994 në qytetin e Durrësit.

Por një lajm tjetër është bërë publik ku bëhet e ditur se Emiljano Shullazi është shkarkuar nga ‘puna’ pas rasteve që përmendëm më sipër.

“Në morinë e personave të dënuar për krime të rënda, të cilët po lirohen një nga një, nuk është çudi që së afërmi të lirohet edhe Emiljano Shullazi. Ky i fundit, sipas burimeve të gazetës TemA, deri më sot ka qenë caktuar si përgjegjës në Bibliotekën e burgut 313.Duke qenë në “punë”, ai përfitonte 3.9 ditë ulje dënimi në muaj, ndërsa në vit, 46.8 ditë. Por sot, thonë burimet, duke parë edhe lirimet e fundit, ai është “pushuar” nga kjo detyrë, për të shmangur ndonjë skandal tjetër”, shkruhet në artikullin e gazetës në fjalë.

Dokumenti me 7 pika i Opozitës së Bashkuar: Nga rekomandimet e OSBE/ODIHR, tek ndryshimi i sistemit zgjedhor

Nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-it, tek ndryshimi i sistemit zgjedhor, financimi i partive, ndarja e politikës nga krimi deri tek transparenca e diskutimeve dhe gjithëpërfshirja. Bëhet publik dokumenti me 7 pika i opozitës së bashkuar, i paraqitur në takimin e parë të tryezës politike për reformën zgjedhore.

QËNDRIM I OPOZITËS SË BASHKUAR
Tiranë, më 16.01.2020

1. Këshilli Politik përbëhet nga 10 anëtarë, nga të cilët:
– 5 përfaqësues të Kuvendit;
– 5 përfaqësues të Opozitës së Bashkuar.

2.Këshilli Politik harton kalendarin e punës së përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve teknikë, duke siguruar që Reforma Zgjedhore të përfundojë jo më vonë se 15 Mars 2020. Ai kryen monitorimin e veprimtarisë së përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve teknikë. Përfaqësuesit politikë ndahen si më poshtë:

– 2 anëtarë të propozuar nga Kuvendi;
– 2 anëtarë të propozuar nga Opozita e Bashkuar.
Numri i ekspertëve për secilën palë përcaktohet nga vetë përfaqësuesit politikë.

3. Diskutimet mbi Reformën Zgjedhore duhet të jenë transparente, gjithëpërfshirëse dhe publike. Produkti i dakordësuar, miratohet pa ndryshimenë komisionin e Reformës Zgjedhore dhe në seancë plenare.

4.Diskutimi për Reformën Zgjedhore duhet të kryhet sipas një rendi përparësish, me qëllim zgjidhjen e problematikave që kërkojnë vullnet politik për të garantuar zgjedhjet demokratike dhe qeverisjen përfaqësuese dhe kushtetuese dh,e më pas, me zgjidhjen e çështjeve me karakter teknik.

– Rekomandimet prioritare të Raporteve të OSBE-ODIHR, që mbulojne çështje themelore per standartet e zgjedhjeve:
• Shitblerja e votës
• Mosndëshkimi i krimeve zgjedhore
• Presioni mbi zgjedhësit
• Presioni mbi administratën
• Abuzimi me burimet shtetërore;
• Liria e votës
• Sekreti i votës

– Probleme të tjera që nuk kanë dalë si Rekomandime, por që janë‎në rritje dhe cënojnë procesin zgjedhor, janë:
• Përfshirja e krimit të organizuar në zgjedhje (dalë jo vetëm nga përgjimet e prokurorisë, të publikuara në BILD për zgjedhjet e 2017, por konstatuar si fenomen edhe nga Opinioni i Komisionit të Venecias për iniciativën mbi nevojën e vettingut në politikë).
• Sjellja politike e Policise së Shtetit në zgjedhje (dalë edhe nga përgjimet e prokurorisë, të publikuara nga BILD, ku drejtuesit e Policisë së Shtetit vepronin si struktura elektorale të partisë në pushtet).
• Ngadalësimi i veprimit të Dekriminalizimit‎.
• Cilësia e përfaqësimit dhe kandidatëve.
• Mosekzistenca e gjykatave me rol në zgjedhje ‎(Gjykata Kushtetuese apo Kolegji Zgjedhor).
• Listat e zgjedhësve si pasojë e dështimit të zbatimit të sistemit të adresave‎ dhe mirëmbajtjes së sistemit të gjendjes civile.
• Rinovimi i kartave të identitetit.

Në të gjitha këto problematika, e përbashkëta qendron në mosveprimin nga ana e autoriteteve për të përmbushur detyrime ligjore pozitive ‎ose veprime në shkelje të ligjit që dëmtojnë zgjedhjet.

Gjithashtu, problemet e mësipërme janë të rregulluara në Kod Zgjedhor, Kod Penal,‎ Ligjin e Dekriminalizimit, legjislacionet për administratën publike, policinë, shërbimin e gjendjes civile, etj. Ndërkohe që, në ndonjë rast, nuk përjashtohet nevoja e ndonjë përmirësimi ligjor jothemelor, këto fusha problematike nuk kanë nevojë për reformim ligjor, por për vullnet politik dhe zgjidhje me karakter politik.

Në lidhje me këto çështje, theksi duhet të bjerë tek togfjalëshi “zbatim i rekomandimeve”. Kjo lidhet si me ‎detyrimin e zbatimit të rekomandimeve në raport me OSBE/ODIHR, por, po aq shumë, me mocionin e Bundestagut. Madje, ekzistenca e legjislacionit e kalon barrën e zbatimit tek “përgjegjësia e autoriteteve” pa humbur kohë apo tek “vullneti politik” për zbatimin e tyre. Në çdo rast, për këto çështje nuk mund të vendoset “tick on the box” duke bërë ndryshime apo forcime ligjore në letër, por vetëm zgjidhje politike që janë të zbatueshme në zgjedhje.

5. Opozita e Bashkuar angazhohet për të diskutuar një reformë për ligjin e partive politike, përfshirë transparencën e financimit të tyre dhe fushatave zgjedhore, vendimmarrjen demokratike brenda partive politike, si dhe një sistem zgjedhor që u jep mundësi qytetarëve të shprehen për përfaqësuesit e tyre dhe një reformë kushtetuese që synon forcimin e llogaridhënies dhe kontrollit ndaj pushtetit.

6. Opozita e Bashkuar mbështet qëndrimin e Misionit të OSBE-ODIHR se “Kuadri ligjor aktual mund të ofronte një bazë të shëndoshë për zgjedhje demokratike, nëse do të zbatohej në mënyrë të paanshme dhe me një vullnet të sinqertë politik”. Për pasojë, organet e zbatimit të ligjit duhet të hetojnë në mënyrë të plotë, të menjëhershme dhe transparente çdo akuzë për shkelje zgjedhore: shitblerja e votës; presioni mbi zgjedhësit në administratë publike; abuzimi me burimet njerëzore dhe financiare shtetërore, pra mos ndarja e shtetit nga partia në pushtet; cënimi i sekretit dhe lirisë së votës; manipulimi dhe falsifikimi i rezultatit.Ky është tashmë edhe një nga kushtet e Bundestagut për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Për këtë arsye, nevojiten garanci shtesë shtetërore për barazi të subjekteve zgjedhore dhe zhvillimin e zgjedhjeve demokratike që garantojnë ushtrimin efektiv të së drejtës kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

7. Duhet vullnet politik dhe një mekanizëm konkret të zbatueshëm për të realizuar ndarjen e plotë të politikës nga krimi. Kapja e shtetit nga krimi përmes përfshirjes së individëve me rekorde kriminale apo me lidhje me krimin e organizuar, në Kuvend, në Qeveri, në pushtetin vendor, në funksione të larta apo funksione kyçe të administratës publike dhe organeve ligjzbatuese, përbën një kërcënim të rëndë për integritetin dhe funksionimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike dhe për vetë sigurinë kombëtare.

Ndahet nga jeta Xhvdet Ferri, Kinematografia shqiptare humbet një nga aktorët e saj më të mirë

Ndahet nga jeta pas një sëmundje të rëndë aktori dhe regjisori i njohur, Xhevdet Ferri në moshën 60 vjeçare.

I lindur në Durrës në vitin 1960, Ferri ishte një prej aktorëve më të mirë të kinematografisë dhe teatrit shqiptar.

Ai ka luajtur në një numër të konsiderueshëm filmash dhe rolesh në teatër. Ndër më të famshmit, “Përrallë nga e kaluara”, “Besa e kuqe”, “Hije që mbeten pas”, “Skëterre”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Dasma e Sakos”, e të tjerë.

Është specializuar në fushën e “Menaxhimit të Institucioneve Artistike” në Amsterdam e Oxford.

Në vitet 1995-1999, ishte drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe sërish e mori këtë detyrë në vitin 2006.

Në periudhën kohore 1996 – 1998 ishte deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë.

Në vitet 1999-2001, ishte drejtori i Teatrit Kombëtar.

Në vitin 2004 është bashkëthemelues i Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë duke qenë edhe Kryetari i pare i kësaj Shoqate.

Xhevdet Ferri humbi betejën me sëmundjen e rëndë, por dhjetra rolet e luajtura me mjeshtëri prej tij do të mbeten përgjithmonë në memorien e publikut si një trashëgimi e vyer në kinematografinë shqiptare.

Një nga rolet më të spikatura është ai i Trimit në filmin “Përrallë nga e kaluara”.

Xhevdet Ferri ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër. Në teatër ka interpretuar pak role, por suksesin më të madh si aktor ai e ka arritur në filmin artistik. Pothuajse në të gjitha filmat ka qenë në rolin e protagonistit. Deputon në vitin 1980 në “Sketerre ’43” si Arjani dhe po atë vit në “Vëllezër dhe shokë” duke rënë në sy për rolin e Markos.

5 vjet më vonë në vitin 1985 do të bëhej i njohur me interpretimin e rolit të Agronit në filmin e dytë të tij “Hije që mbeten pas”.

Në mishërimin që i bëri figurës së Gorit në filmin tjetër “Dhe vjen një dite”, me të cilin u nderua me medaljonin e festivalit, më 1986, bien në sy cilësi të tjera interpretative si natyrshmëria, qetësia dhe thjeshtësia shoqëruar nga karakteri drejtpërdrejt i te vepruarit. U dallua për një individualitet të veçantë aktoresk.

Role të tjera të spikatura për aktorin Xhevdet Ferri janë edhe ai i Artanit ne “Skëterre 43`” (1980); Pali ne “Besa e kuqe” (1982); Sandri ne “Vendimi” (1984); Trimi ne “Përralle nga e kaluara” (1987); Martini ne “Treni niset ne 7 pa pese” (1988); Gjon Kadri në “Vitet e pritjes” (1990).

Me rolin e Sakos në filmin “Dasma e Sakos” (1998), Xhevdet Ferri arrin sërish në një pikë të lartë artistike të interpretimit. Nga vitet 1995-1999 ishte drejtor i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, duke e marrë sërish këtë post në vitin 2006. Ndërsa në vitet 1999-2001 ishte drejtor i Teatrit Kombëtar.

CV-ja filmografike e Ferrit

Në kërkim të kujt – (2009) ….Prokurori

Gjallë – Alive! (2009) …Zefi

Time of the Comet (2007) …. babai Anjezes

Gjoleka, djali i Abazit (2006) …shoferi kamionit

Saimir – (2004) …Edmond

Dasma e Sakos – (1998) …Sako

Loin des barbares – (1994) …refugjat

Vitet e pritjes – (1990) …Gjoni

Treni niset në shtatë pa pesë – (1988) …Martini

Përrallë nga e kaluara – (1987)…Trimi

Dhe vjen një ditë – (1986) …..Gori

Hije që mbeten pas – (1985) …Agron Shkaba

Vendimi – (1984) ….Sadriu

Fushë e blertë fushë e kuqe – (1984) …Petriti

Besa e kuqe – (1982) …Pali

Era e ngrohtë e thellësive – (1982)

Gjurmë në kaltërsi – (1981 )…Astriti

Sketerre 43 – (1980) …Arjani

Vëllezër dhe shokë – (1980 )…Marko

Basha: Edi Rama ka djegur çdo mundësi që të jetë i besueshëm për të zbatuar një reformë zgjedhore

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat pas takimit me komisionerin për zgjerim në BE, Oliver Varhelyi, u shpreh se, Edi Rama ka djegur çdo mundësi që të jetë njeri i besueshëm për të zbatuar një reformë zgjedhore apo për të mbikqyrur një proces të lirë zgjedhor.

Basha tha se, është i gatshëm të bëjë çdo gjë për zgjidhjen e krizës politike në vend duke theksuar se, objektivat kryesorë të PD janë garantimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe hapja e negociatave.

“Ne jemi të vendosur t’i japim fund krizës politike dhe do të bëjmë gjithçka, do të ndërmarrim çdo hap me çfarëdo kosto për të mos vonuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe legjitimitetin e institucioneve, si rruga e vetme për t’i dhënë fund krizës politike.

Mirëpres sensin e realizmit që do t’i kontribuojë kredibilitetit, besueshmërisë së procesit të anëtarësimit dhe po kështu shpreha mbështetjen në emër të opozitës së bashkuar për axhendën e integrimit europian të vendit, për të cilën siç e dini fare mirë kemi bërë gjithçka, jo vetëm para tetorit por edhe gjatë vitet të kaluar dhe do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka.

Nuk ka rrugë tjetër përveç zbatimit të 9 kushteve të Bundestagut. Në këto 9 kushte opozita ka rolin e vet në vetëm 1 kusht, për të cilin ka insistuar prej 4 muajsh dhe, më në fund, prej ditës së sotme ka nisur një proces, të cilit i uroj sukses, por është akoma herët për të parë, nëse do të kemi vullnet dhe nga pala tjetër. E gjithë pjesa tjetër është detyrë e qeverisë.

Ndaj, në këtë kuadër, jam i lumtur që me Komisionerin e ri për Zgjerimin patëm mundësinë të flasim drejtpërdrejt dhe të mirëkuptohemi për prioritetet kombëtare të Shqipërisë dhe të shqiptarëve”, u shpreh Basha.

Pyetje: Zoti Basha, kjo do të thotë që ju jeni i gatshëm të shkoni në zgjedhje edhe me Edi Ramën si kryeministër?

Lulzim Basha: Kjo do të thotë atë që kemi thënë prej fillimit. Opozita e Bashkuar beson se jo vetëm rregullat e shkruara, por zbatimi i këtyre rregullave ka rëndësi. Edi Rama ka djegur çdo mundësi që të jetë njeri i besueshëm për të zbatuar një reformë zgjedhore apo për të mbikqyrur një proces të lirë zgjedhor. Qendrimi ynë është i pandryshueshëm. Me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme.

Pyetje: Sa mund të funksionojë tryeza për reformën zgjedhore, duke qenë se kishte pakënaqësi ndaj zotit Damian Gjknuri dhe a ishit të detyruar vetëm nga ndërkombëtarët ju si parti opozitare, që u ulët në këtë lloj tryeze?

Lulzim Basha: E keni keqkuptuar. Detyroi maxhorancën të pranojë ta nxjerrë procesin nga parlamenti ilegjitim i damianëve, imerëve, avdylajve dhe të pranojë që reforma të kalojë vetëm me konsensusin e opozitës së bashkuar dhe jo me rrotaxhilet e krimit dhe paterciat e tyre në pseudoparlament. Kjo është e para. E dyta, se pse Edi Rama vendos ta ndjekë këtë proces me dikë që duhet të ishte në burg për shitblerje votash është një pyetje për Edi Ramën jo për Lulzim Bashën. Drejtojani këtë pyetje Edi Ramës, po patët shansin, se, zakonisht, ai ka vetëm kamerat e ERTV-së me vete.

Nis punë reforma zgjedhore jashtë parlamentit, Bylykbashi: Nisim me prioritetet e OSBE/ODIHR, nuk përjashtohet asnjë çështje

Sapo u konstituua Këshilli Politik sipas dokumentit të kompromisit për fillimin e refomës zgjedhore, dokument i cili përcakton procedurën në çfarë mënyre do të ecë kjo reformë zgjedhore, e cila duhet të mbyllet brenda 15 marsit. Ky Këshill autorizon përfaqësuesit politikë dhe ekspertët që të operojnë me konsensus. Ky konsensus duhet të qendrojë deri në momentin e miratimit, siç është dakortësuar në dokumentin e kompromisit dhe ajo që ne bëmë të ditur, qendrimin e opozitës së bashkuar, i cili do të bëhet publik është prioriteti i çështjeve, që pëpruthet 100% me prioritetet që përcakton OSBE/ODIHR:

lufta kundër shitblerjes së votës
presioni mbi zgjedhësit
presioni mbi zgjedhësit, që janë punonjës të administratës
abuzimi me burimet shtetërore
manipulimi i listave
keqpërdorimi i policisë së shtetit
cënimi i sekretit të votës
cënimi i lirisë së votës

Këto janë ato çështje që reforma do t’i trajtojë me prioritet dhe, sigurisht të trajtojë të gjitha çështjet e tjera pa asnjë përjashtim, duke patur parasysh arritjen e rekomandimeve dhe standardeve të OSBE/ODIHR-it.

Ky dokument do t’ju bëhet publik dhe besoj që nga ky moment detyra e përfaqësuesve politikë dhe ekspertëve është të ecin shpejt me hartimin e reformës brenda një periudhe sa më të shkurtër, brenda 15 marsit.

Pyetje: Zoti Bylykbashki do të pranoni që kjo reformë të miratohet nga një kuvend që ju e quani ilegjiti dhe për të cilin keni protestuar?

Oerd Bylykbashi: Unë nuk kam çtë shtoj asgjë nga dokumenti i kompromisit. Aty bëhet shumë e qartë – Kuvendi i Shqipërisë duhet ta miratojë atë që do të dalë me consensus, pa asnjë ndryshim.

Reagimi i fortë, BE mbështet opozitën: Zgjedhjet e lira zgjidhin krizën politike

Së pari, dua të përshëndes dhe të mirëpres ardhjen e një komisioneri si Varhelyi në portofolin shumë të rëndësishëm të Zgjerimit, që ka të bëjë me anëtarësimet e vendeve të reja. Më prezantoi me strategjinë që do të paraqesë ai dhe presidentja e re e Komisionit, Von der Layen, strategji të cilën unë dhe opozita e bashkuar e mbështesim plotësisht.

Nga ana jonë prezantuam dhe gjetëm dakordësi të plotë se zgjidhja e krizës së rëndë politike në Shqipëri, përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, të paraprira nga një reformë zgjedhore dhe zbatimi i asaj reforme sipas kushteve të Bundestagut dhe hapja e negociatave të anëtarësimit, janë dy objektiva madhore në harmoni dhe në përputhje të plotë me njëri – tjetrin.

Në këtë kuadër mirëprita ndihmën e Bashkimit Europian që mundësoi dialogun politik për reformën zgjedhore jashtë parlamentit ilegjitim të dalë nga krimi i organizuar, si hap i parë për të çuar drejt rivendosjes së demokracisë reale në Shqipëri, ku qytetarët dhe jo kriminelët të zgjedhin pushtetarët që nga parlamenti, qeveria, kryebashkiakët, e kështu me radhë.

Pa ndodhur kjo, pa kthyer legjitimitetin e institucioneve kryesore në vend asgjë nuk do të bëjë përpara- nuk do të ketë as zhvillim, as punësim, as ekonomi dhe as ndalje të emigracionit që po shpopullon Shqipërinë me ritme të frikshme.