16.5 C
Tirana
E diel, 25 Maj, 2025

Haradinaj flet për sulmet frontale që Rama i bëri Kosovës për mini-shengenin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ftuar në emisionin Frontal në T7 ka folur sot për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën dhe sulmet që ky i fundit i bëri Kosovës për mini-shengenin.

Haradinaj tha se nuk ka diçka personale me Ramën, mirëpo, shton se ishte përpara një rreziku të madh që Kosova të ndahet, e që kinse një pjesë të bashkohet me Shqipërinë.

“Unë nuk bëj asgjë në baza personale, jam ndodhur para një rreziku të madh që Kosova të ndahej, në emër që gjoja ajo pjesë që mbetet të bashkohet me Shqipërinë. Unë jam detyruar të dal kundër, interesi nacional, territori, sovraniteti ynë, ka qenë çështja e vendosjes së taksës, është nënshtrim, nuk mundesh me i imponu kurrgjë Serbisë, e pastaj pse me të njoftë najherë Serbia”, thotë Haradinaj.

Kryeministri në detyrë përmend edhe presionet e bëra për heqje të taksës.

“Hjekja e taksës, presionet që janë bërë, kur dilnin thonin që duhet të hiqet taksa, minishengeni është veç një formulë. Na nuk jemi Amerikë më thonin mua, ky minishengeni është bërë me shti Kosovën në atë klub”, shton ai.

Haradinaj ka thënë se minishengeni është cucëll mashtrues për Edi Ramën dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

“Ata nuk e kanë qat lodrën që patën qef me lujt me to, tash e kanë maru një lodër të vetën, është një far lloje cuclle mashtruese për krejt që janë të, është cucël mashtruese edhe për Vuciqin edhe për Edi Ramën, për Kosovën është mashtruese. Po ta kish provu ish dalë keq për Kosovën, nuk humbin po edhe nuk fitojnë.

Unë e kam thënë disa herë ne jemi vëllezër shqiptar, unë nuk kam vlerësime të qfarëdo natyrë për individin çka thotë ai”, thotë ai.

Studentët denoncojnë: Rama na gënjeu, Ministria ndryshoi kriteret. Që të fitosh bursë tani duhet…

Premtimet e kryeministrit Rama për studentët, për Paktin për Universitetin, kanë rezultuar gënjeshtrat e radhës.

Denoncimi vjen nga vetë studentët, të cilët shkruajnë në portalin ‘Studentët denoncojnë’ se, qeveria Rama i gënjeu për bursat.

Ministria ka ndryshuar kriteret, që nëse një student ka një prind invalid, nuk mund të marrë bursë, pasi duhet të ketë dy prindër invalidë.

Studentët me ironi shkruajnë se tani duhet t’i presin dorën apo këmbën edhe prindit tjetër, që të përfitojnë bursë.

“Miremengjesi premtimet e Kryeministrit…… ja heqin dhe ate pak bursë që marrin”!!!

Rrëmbehet një person në Tiranë

Forca të shumta policore kanë zbarkuar në zonën e Don Boskos në Tiranë, aty ku nga një telefonatë është dhënë alarmi për rrëmbimin e një personi.

Nuk dihet nëse telefonata që është bërë në sallën operative është e rreme apo jo, por ka rezultuar se numri nga i cili është bërë njoftimi rezulton i mbyllur, bëjnë të ditur burime policore.

Mësohet se policia është vënë në lëvizje sapo është bërë telefonata, ndërsa fillimisht në zonë kanë mbërritur forca të Komisariatit nr 3 dhe më pas ato Shqiponja.

Nga raportimet mësohet se policia ka patrulluar të gjithë zonën dhe ka marrë në pyetje disa qytetarë, ndërkohë që po vëzhgohen edhe kamerat e sigurisë.

Zëri i Amerikës: 2019, vit i hidhur për Shqipërinë. Nga dështimi për hapjen e negociatave tek…

2019-a la një shije të hidhur për vendin. Viti nisi me një konflikt në rritje politik që shpërtheu në prostesta shpesh të dhunshme të opozitës, e cila në një akt të paprecedent dogji mandatet parlamentare dhe bojkotoi zgjedhjet vendore, në një përpjekje ekstreme për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Vendi nuk arriti të merrte as hapjen e premtuar të bisedimeve për anëtarësim në BE. Ndërsa në fund të muajit Nëntor, një tërmet i fortë, i dha një goditje shkatërrimtare disa qyteteve duke shkaktuar 51 viktima dhe dëmë kolosale. Tre tërmete të tjerë kishin goditur më parë vendin gjatë vitit.

TERMETI I 26 NENTORIT

Ora shënon 3.54 e mëngjesit. Të forta për nga intensiteti, me një magnitudë 6.4 dhe të shtrira në më shumë se 40 sekonda, lëkundjet, me epiqendër në Durrës, trondisin si kurrë më parë Shqipërinë në 40 vitet e fundit. Frika dhe paniku mbizotërojnë kudo. Me kalimin e orëve do të mësohet se përmasat janë dramatike. Në Thumanë, dy pallate janë rrëzuar, në Durrës, tre hotele, dy pallate, ndërsa një vilë tre katëshe në zonën e Kënetës, arrin të qëndrojë në këmbë, e anuar, për disa orë, derisa shembet. Brenda saj një familje e tërë në një grackë vdekjeprurëse.

Ngado është një betejë kundër kohës për të shpëtuar nga rrënojat sa më shumë jetë. Të varfëra në mjete e pajisje, njësitë e ushtrisë dhe zjarrfikëseve shqiptare përpiqen për të pamundurën. Brenda ditës atyre u vijnë në ndihmë forca të specializuara nga Italia, Rumania, Kosova e në ditët në vazhdim dhe nga vende të tjera. Në spitalet e Tiranës dhe Durrësit dynden të plagosur pa fund.
Të nesërmen shpallet gjendja e Jashtëzakonshme “në perimetrin e dy rajoneve që janë prekur drejtpërdrejtë e ku plagët janë të hapura, Tiranës dhe Durrësit”, shpjegon kryeministri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë të nesërmen në mëngjes.

Bilanci i viktimave sa vjen e thellohet. Disa dhjetra persona arrijnë të nxirren të gjallë. Pas katër ditësh, kërkimet ndërpriten. 51 persona humbën jetën. Dita ditës rritet dhe bilanci i dëmeve, ndërsa paslëkundje të tjera, shpesh të forta, mbajnë gjallë frikën dhe panikun. Me mijëra sistemohen nëpër çadra, për të tjerë vihen në dispozicion hotelet. Numri i të prekurve është i lartë.

Solidariteti ndërkombëtar, është mbresëlënës. Përveç ndihmave të para, qeveria kërkon mbështetje me ekspertë, për vlerësimin e godinave. “Eshtë momenti për të intesifikuar kontrollet fizike të banesave”, vë në dukje kryeministri.

Mbi 32 mijë ndërtesa inspektohen deri në ditët e fundit të dhjetorit. Disa mijëra rezultojnë të dëmtuara rëndë. Afro 4 mijë janë personat e strehuar nëpër hotele, mbi 8 mijë në cadra dhe mbi 4 mijë familje kanë përfituar bonus qeraje.

Komisioni europian ofron një mbështeje të parë prej 15 milion eurosh (4 Dhjetor). Në total janë afër 70 milion dollarë ndihmat e grumbulluara. Në buxhetin e 2020 parashikohen afro dhe 130 milion të tjera. Në Janar, Komisioni europian pritet të organizojë një konferencë donatorësh dhe premton mbështetje për fazën e rindërtimit. “Komisioni europian është tanimë në kontakt me Kombet e Bashkuara dhe Bankën Botërore për përgatitjen e vlerësimit të nevojave”, deklaroi Komisioneri europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarçiç, ndërsa vizitoi më 5 Dhjetor, një kamp të ngritur në Vorë për të strehuar familjet e dëmtuara. Deri në ditët e fundit të dhjetorit, nuk ka ende një bilanc të dëmeve.

Qeveria ka në program ndërtimin e disa lagjeve të reja, për strehimin e banorëve të prekur. Opozita e angazhuar që në momentet e para pranë zonave të goditura, me kalimin e javëve flet për një situatë të rënduar. “Gjendja e zonave të dëmtuara nga tërmeti, një muaj më pas është dëshmi e dështimit të qeverisë në menaxhimin e situatës”, deklaron në mënyrë të përsëritur kryetari demokrat Lulzim Basha, pas vizitave në zonat e goditura.

Tërmeti nxjerr në pah shumë probleme, para të cilave përgjatë gjithë këtyre viteve, janë mbyllur sytë; babëzinë me ndërtime pa kriter, abuzimet me lejet, dhe shkeljet pafund të toleruara nga institucionet.

Prokuroritë e Tiranës, Durrësit dhe Krujës nisin hetimet. Shumë shpejt 9 persona arrestohen ndërsa 8 të tjerë shpallen në kërkim. Bëhet fjalë për ndërtuesë, ish zyrtarë e nëpunës të administratës lokale, apo dhe mbikqyrës e kolaudues të punimeve të cilët dyshohet të kenë vepruar në shkelje të ligjeve. Akuzat ndaj tyre janë nga shpërdorimi i detyrës deri te ajo e vrasjes. Nëse hetimeve do t’i shkohet deri në fund, atëherë me gjasë ato do të mund të çojnë larg.

PROTESTAT DHE BOJKOTI I OPOZITES

Një klimë tejet e nderë që në fillim të vitit, paralajmëron, në sfondin e zgjedhjeve vendore të 30 Qershorit, , furtuna të forta në skenën politike, të cilat do e trazojnë jo pak jetën e vendit, përgjatë gjithë muajve.

“Na pret beteja dhe përballja e madhe për demokracinë dhe shtetin ligjor, duke udhëheuqr protestat popullore për rrëzimin e Edi Ramës”, deklaron kryetari demokrat Basha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Pak ditë më pas opozita njofton organizimin e protestës më 16 shkurt për të kërkuar një qeveri kalimtare që do të organizojë zgjedhje të parakohshme.

Bulevardi përpara kryeministrisë të mbushur me mbështetës të opozitës, do t’i ngjajë shumë shpejt një shesh beteje, për afro 5 orë, gjatë së cilave sulmohet disa herë hyrja e godinës. Policia do të ndërhyrjë për të shpërndarë protestuesit me gaz lotsjellës.

“Kjo kryengritje qytetarë do të vazhdojë deri në përmbysjen totale të këtij sistemi të kalbur”, thekson zoti Bashan ë shesh, mes protestuesve. “Edi Rama nuk ka parë gjë akoma”, deklaron më pas nga selia e partisë së saj, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

NJë ditë më pas zoti Basha bën të ditur se ka vendosur “t’i propozoj grupit parlamentar dhe forumeve më të larta vendimmarrëse të partisë, djegien e mandateve parlamentare”. Strukturat e PD por dhe aleatet mbështesin propozimin, përkundër kundërshtimit të komunitetit ndërkombëtar. Një telefonatë e zëvendës asistentit të Sekretarit amerikan të Shtetit Matthew Palmer me zotin Basha dhe zonjën Kryemadhi nuk e ndryshoi qëndrimin e opozitës e cila zyrtarizon aktin publikisht më 21 Shkurt.

Në mbrëmje kryeministri Rama deklaron se është i gatshëm të dialogojë me opozitën duke saktësuar megjithatë se çka nuk mund të diskutohet është “ndërprerja e një mandati legjitim qeverisës, përmes një kamikazërie politike në mexhilisin e jetës parlamentare”. Një qëndrim që do të mbetet i palëkundur, ndërsa opozita do të vijojë pandërprerje me protesta që do të shoqërohen me përleshje të dhunshme me forcat e rendit.

Ndërkohë që zgjedhjet vendore po afrojnë, opozita e bën të qartë se nuk ka ndërmend të përfshihet. “Zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë”, deklaron Basha në përfundim të protestës para parlamentit më 28 Mars. Në të kundërt, po aq i bindur, është dhe kryeministri. “Hyjnë ata në zgjedhje, s’hyjnë ata në zgjedhje, zgjedhjet vendore do të bëhen në afatin e caktuar”, thekson ai përpara deputetëve.

Komuniteti ndërkombëtar deklaron hapur se Qeveria “është legjitime”, e po ashtu dhe parlamenti ku vendet bosh të opozitës po plotësohen nga kandidatët në listat e saj. Në Tiranë (9 Prill) zoti Palmer kërkon që opozita të shohë mundësinë për t’u riangazhuar në proceset politike. “Mendoj se zgjedhjet e Qershorit janë mundësia më e mirë për ta bërë këtë sa më parë”.

Por opozita do të vijojë me protestat por dhe me bllokime të akseve rrugore duke tentuar të nxisë mosbindjen civile. Me kalimin e javëve, përplasjet vijnë e bëhen dhe më të ashpra, me policë por dhe protestues që përfundojnë të plagosur. Të shumtë ata që më pas arrestohen.

Gjuha e opozitës sa vjen e ashpërsohet. “Do të ketë përballje në çdo qendër votimi, në çdo kuti votimi”, deklaron me tone të larta zoti Basha gjatë një takimi me mbështetësit e partisë së tij në Durrës, më 22 Maj.

Publikimi i përgjimeve të bisedave të kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako me personazhe të krimit, apo dhe të zyrtarëve socialist në zgjedhjet e Dibrës, shërbejnë si nxitje e mëtejshme për protestat.

Më 8 Qershor ndërsa opozita ishte mbledhur për manifestimin e radhës, presidenti Meta, siç dhe kish paralajmëruar, njofton vendimin për të anulluar 30 qershorin si datë të zgjedhjeve. “Ishte ky bashkim që diktoi anullimin e 30 Qershorit”, pohoi kryetari demokrat në sheshin para godinës së qeverisë ku opozita është mbledhur për protestën e rradhës.

Por për kryeministrin Rama bëhet fjalë për “një akt që politikisht është vetvrasje, ligjërisht është nul”, shprehet ai gjatë një takimi elektoral.

Dy ditë më pas Kreu i Shtetit firmos dekretin dhe shpjegon arsyet: “Anullimi i zgjedhjeve është mjeti I vetëm emergjent për zgjidhjen e krizës së rëndë politike dhe parandalimin e një përshkallëzimi të pakontrolluar të saj”. E menjëhershme përgjigja e shumicës. “Parlamenti i Shqipërisë do të fillojë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës”, deklaron Elisa Spiropali, ministre për Marrëdhëniet me parlamentin.

KQZ vendos të mos njohë dekretin e të vijojë me përgatitjen e zgjedhjeve. “Eshtë një akt administrative absolutisht i pavlefshëm”, shprehet gjatë mbledhjes së Komisionit, nënkryetari Denar Biba.

AKti i presidentit Meta nuk i qetëson gjakrat. Në bashkitë e drejtuara prej tyre, demokratët kërkojnë lirimin e mjediseve të zënë për komisionet e zgjedhjeve, të cilat më pas sulmohen, ndërsa materialet zgjedhore shkatërrohen ose digjen.

Më 27 Qershor presidenti Meta dekreton 13 Tetorin si datë të re zgjedhjesh. Por në të njejtën ditë, nga Uashingtoni, për Zërin e Amerikës, Matthew Palmer deklaron: “Ne presim që zgjedhjet të zhvillohen më 30 Qershor”. Zyrtari amerikan i bën thirrje drejtuesve të opozitës që t’ua bëjnë të qartë përkrahësve të tyre që të mos ketë dhunë, që askush të mos pengojë të drejtën e atyre që dëshirojnë të marrin pjesë në zgjedhje.

Deklarata e tij, e pasuar dhe një linjë e njëjtë dhe e BE-së, duket se shërbeu si balsam në mjedisin e helmatisur të prag- zgjedhjeve. “Ne nuk do të lejojmë që asnjë fije floku i asnjë shqiptari të preket”, thekson zoti Basha më 28 Qershor. Një ditë para zgjedhjeve ai bën thirrje vetëm për bojkotim të tyre. Po ashtu dhe presidenti Meta thekson “rëndësinë e jashtëzakonshme që ka nesër ruajtja e paqes sociale”.

Dita e votimit shkon përgjithësisht e qetë, ku siç dhe pritej pjesmarrja ishte e ulët. Shifra prej 22.97 përqind e dhënë nga KQZ në ditët që do të pasojnë, do shoqërohet me polemika.
Në mbrëmje, kryeministri Rama, i cili siguron kontrollin e të gjithë bashkive të vendit në një garë pa konkurrentë deklaron se “sot fitoi e ardhmja, fitoi shteti, fitoi forca e politikës, fitoi qytetaria”. Por për kryetarin e PD-së Basha “sot shqiptarët braktisën në masë maskaradën e votimit njëpartiak të Edi Ramës”.

Polemikat për 30 qershorin do të vijojnë. Vetëm 24 orë nga dita e votimit, misioni i vëzhguesve ndërkombëtar ishte kritik ndërsa theksoi ndër të tjera se qytetarët nuk patën mundësi për të zgjedhur.

Ndërsa, më 2 Korrik, presidenti Meta flet për “ turp e skandal, as 10 përqind nuk ka marrë. Le të mbushin kutitë tërë ditën”. Ai këmbëngul për 13 Tetorin dhe duket se nuk e ka gëlltitur faktin se komuniteti ndërkombëtar, njëzëri i mëshoi mbajtjes së zgjedhjeve në datën e paracaktuar. “Përfaqësuesit e huaj të mos bëhen qesharak. Se ne jemi vend anëtar i Nato-s, kemi 10 vjet. Të mos tallen me kushtetutën tonë”.

Në muajt që pasojnë shumica do humbasë dy kryebashkiakë, atë të Shkodrës Valdrin Pjetri dhe të Vorës Agim Kajmaku. Falë dokumentave të publikuar nga PD, zbulohet se ata kanë fshehur probleme të së kaluarës së tyre. Nën akuzë dhe kryebashkiaku i Vaut të Dejës, në proces verifikimi nga Prokuroria. Ndërsa ish kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako e familjes së tij do i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara nën dyshimet për përfshirje në akte të rënda korrupsioni.

META, SHUMICA DHE DREJTESIA

Konflikti mes shumicës dhe presidentit Meta për zgjedhjet, përbën vetëm një prej episodeve të një marrëdhënie gjithnjë e më të vështirë mes palëve. Ngritja e institucioneve të reja të drejtësisë do të shënojë një tjetër përplasje të fortë. Në sulmet e tij presidenti nuk do të kursejë as komunitetin ndërkombëtar

Java e parë e Janarit do të jetë një luftë nervash mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta. Nga 8 ministrat e shkarkuar, kreu i Shtetit firmos për 7 prej tyre, (5 Janar) por jo për ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, duke dhënë një sinjal të qartë kundërshtimi për propozimin e të riut nga Kosova Gent Cakaj, në krye të diplomacisë. Dhe në fakt, ndërsa më pas dekreton (9 Janar) të gjithë anëtarët e rinj të kabinetit, lë jashtë emrin e Cakajt. Një ditë më vonë, ai refuzon zyrtarisht emërimin e tij, duke vënë në dukje mungesën e përvojës, shkeljet ligjore, me mos marrjen e ceritifikatës së sigurisë gjatë detyrës si zëvendësministër, apo dhe komentet televizive rreth debatit për ndryshimin e kufijve të Kosovës, që sipas kreut të shtetit “janë të rrezikshme”.

Kryeministri reagon ashpër duke e ciësuar vendimin e presidentit “të turpshëm dhe antikushtetues”, ndërsa po atë mbrëmje do ta mbrojë publikisht nga “paragjykimet, balta e terrenit politik shqiptar, dhe mllefi i pangushëllueshëm i injorantëve”.
Shkëmbimet e replikave vijojnë me tonte të ashpra mes të dy drejtuesve të lartë të Shtetit, por e vetmja rrugëdalje për kryeministrin mbetet që të marrë përsipër që të jetë vetë në krye të diplomacisë. Ai bën betimin mbrëmjen e 22 Janarit dhe të nesërmen në mëngjes, shkon në ministrinë e Jashtme, jo për të prezantuar veten, por për t’ia deleguar kompetencat zotit Cakaj.

Nisma për shkarkim

Marrëdhëniet me presidentin Meta mbeten të ndera. Ndonëse gjatë krizës politike ai bëri disa herë thirrje për dialog, ai nuk u pa asnjëherë si një ndërmjetësues I mundshëm nga shumica, me të cilën vijoi shkëmbimi i replikave të hidhura.

Pas vendimit të tij për të anulluar 30 Qershorin për socialistët “Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në zyrën e presidentit me pëlqimin tonë”, deklaron zoti Rama në parlament më 13 Qershor.

“Presidenti është zgjedhur nga parlamenti, natyrisht ko nga ky, por nga një parlament plotësisht legjitim”, kundërpërgjigjet zoti Meta.

Socialistët mbledhin firmat dhe nisin procedurat për shkarkimin. Më 8 Korrik parlamenti miraton ngritjen e komisionit hetimor. Presidenti Meta cilësohet si “armiku i hapur i vetë kushtetutës së Shqipërisë”. Por më herët gjatë ditës presidenti Meta përmes një deklarate të gjatë shpjegon se vendimi i tij është marrë në mbështetje të plotë me Kushtetutën dhe se ajo cfarë kishte ndodhur me 30 qershor kish qenë sipas tij “një proces votimesh tërësisht i paligjshëm, antikushtetues”
Ai do të përsërisë shpesh se nuk i druhet asnjë lloj komisioni hetimor, ku paraqitet për të dëshmuar më 9 shtator.

Kreu i Shtetit deklaron se vendimi i tij synonte të shmangte zgjedhje me një kandidatë të vetëm e per pasojë ka “mbrojtur të drejtën e zgjedhjes së qytetarëve shqiptarë”.

Çështja ndërkohë i ka kaluar Komisionit të Venecias, ekspertët e së cilit janë në Tiranë. Pas takimit me ta presidenti Meta (11 Shtator) thekson sërish se “nuk ka asnjë shans dhe asnjë mundësi që Ilir Meta të dalë përpara 24 Korrikut 2022 nga ky institucion”.

Draft opinion i Komisionit i 27 Shtatorit, vlerëson se presidenti ka vepruar në tejkalim të kompetencave të veta kushtetuese e në mungesë të një baze ligjore, duke vërejtur se megjithatë, nuk janë kushtet për të vërtetuar një shkelje serioze që do të çonte në shkarkimin e tij.

Zoti Meta do të këmbëngulë se nuk ka asnjë shkelje dhe se ai i ka bërë “një mbrojtje të shkëlqyer Kushtetutës”, ndërsa pak ditë më pas (4 Tetor) në një letër dërguar Komisionit përdor tone të ashpra ndaj vlerësimeve të ekspertët të cilët sipas tij “kanë tejkaluar kompetencat dhe mandatin e tyre”.

Raporti përfundimtar zbut disi qëndrimet, por pa ndryshuar konstatimin se “presidenti ka vepruar përtej kompetencave”.

Pavarësisht vendimit të parlamentit për shkarkimin e presidentit, i shtyrë për në pranverë, fjala e fundit i takon Gjykatës Kushtetuese. Emërimi i anëtarëve të rinj të saj do të bëhet pak javë më vonë, një tjetër mollë sherri mes kreut të Shtetit dhe shumicës.

Debati për Kushtetuesen

Më 16 Tetor presidenti dekreton në Gjykatën Kushtetuese Besnik Muçin, ndonëse ky i fundit ishte në pritje të vendimit të Kolegjit të Apelimit. Dhe në fakt 5 javë më pas ai shkarkohet, duke u bërë anëtari më jetëshkurtër i Gjykatës. Më 7 Nentor, një ditë para skadimit të afatit 30 ditor, presidenti Meta njofton se nuk emëron kandidatin për vakancën tjetër që i takon atij, me motivacionin se fillimisht i takon radha parlamentit. Shumica nga ana e saj i mëshon faktit se presidenti e dogji mundësinë e tij dhe se e renditura e parë në listën e vakancave të Kreut të Shtetit, Arta Vorpsi, kalon automatikisht

Më 11 Nëntor parlamenti zgjedh dy anëtare të Gjykatës. Dy ditë më pas Presidenti Meta dekreton Marsida Xhaferllarin. Ai sulmon me një gjuhë të ashpër kreun e Këshillimit të Emërimeve në DRejtësi, Ardian Dvorani, të cilin do ta kallëzojë dhe penalisht, duke e akuzuar, për mënyrën si si veproi me listat e kandidatëve e se ka tentuar të detyrojë presidentin të veprojë në shkelje të Kushtetutës “me lojëra të tilla të turpshme që as ca fëmijë rrugaçë nuk i bëjnë”
Të nesërmen (14 Nëntor) zonja Vorpsi, noterizon formulën e betimit dhe e dërgon me postë në presidencë, ku në mbrëmje ajo nuk do të jetë në ceremoninë e betimit të anëtarëve të rinj.
Një ditë më pas parlamenti do të miratojë një tjetër rezolutë ku nuk njeh dekretin e presidentit për Xhaferllarin. Por po atë ditë Gjykata Kushtetuese përfshin në listën e anëtarëve të vet, Xhaferllarin e jo Vorpsin.

Më 19 Nëntor Presidenti Meta në një takim me drejtuesit e opozitës flet për një përpjekje “të mirëstrukturuar, sipas pikëpamjes sime, kriminale, shqiptaro-ndërkombëtare, për kapjen e Gjykatës Kushtetuese dhe dorëzimin e saj Edi Ramës”.

Një ditë më pas ai ka një telefonatë me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara për Balkanin Matthew Palmer, ndërsa të nesërmen vijoi me sulment ndaj komunitetit nërkombëtar, pas deklaratës së ambasadës amerikane që debati për emërimet në Kushtetuese t’i kalojë Venecias. “No more rule of embassy! Rule of Law! (Jo më Shtet i ambasadave. Por Shtet ligjor).
Pak javë më pas (20 Dhjetor) Komisioni hetimor për presidentin vendos që t’i drejtohet Komisionit të Venecias.

Institucionet e reja të Drejtësisë

Gjykata Kushtetuese nuk arrin të bëhet funksionale, e të kapë kuorumin prej të paktën 6 anëtarësh, që I lejon të shqyrtojë çështje në seancë.

Gjykata e Lartë vijon po ashtu të jetë e bllokuar, me vetëm një anëtar. Përparim shënohet vetëm me ngritjen e disa institucioneve të reja.

Që në fillim të vitit Këshilli i Lartë i Prokurorisë hapi garën për Prokurorinë e posaçme antikorrupsion, SPAK, (7 Janar) e më pas për Prokurorin e ri të përgjithshëm. Të dyja proceset do të mbyllen në fund të vitit.

Me 27 kandidatë të përfshirë në garë, SPAK arrin të formohet më 25 Nëntor, por do të nisë nga funksionimi pak javë më vonë pasi anëtarët e saj bëjnë betimin (19 Dhejtor). Po atë ditë, do të emërohet drejtuesi i ri, Arben Kraja, i përzgjedhur përmes një procesi konkurrimi.
Në një garë me drejtuesen aktuale Arta Marku dhe prokuroren e Apelit Fatjona Memçaj, Olsian Çela nga Krimet e rënda, renditet i pari në listë. Zgjedhja e parlamentit do të jetë për të. (5 Dhjetor)

Gjatë gjithë vitit procesi i rivlerësimit, kaloi në sitë me dhjetra gjyqtar e prokurorë, duke nxjerrë jashtë sistemit shumë prej tyre, drejtuesë të niveleve të ndryshme, përfshirë dhe kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori. Në total, që nga nisja e tij, Vettingu ka rrëzar 83 gjykatës e prokurorë, ndërsa 42 të tjerëjanë tërheuqr ose kanë dalë në pension. Vetëm 94 prej tyre kanë arritur t’ia dalin.

INTEGRIMI

Shqipëria humbet edhe një vit tjetër, pa mundur të bëjë një hap të ri përpara në procesin e integrimit europian. Konflikti i brendshëm, më i skajshëm se kurdoherë më parë, është një pengesë e shtuar përgjatë një rrugëtimi ku dhe zhvillimet në vetë gjirin e BE-së, përfshirë skepticizmin e disa prej vendeve anëtare, nuk ishin në favor.

Konferenca e organizuar në Berlin në 29 Prill, me pjesmarrjen e presidentit francez Emmanuel Macron, I dedikohet Ballkanit, por duke lënë në hije Zgjerimin, një temë jo aq e preferuar në një moment kur vendet anëtare janë nën ethet e zgjedhjeve europiane.

Në fund të Majit, Shqipëria merr vlerësimin pozitiv të Komisionit. “Komisioni i rekomandon Këshillit, hapjen e bisedimeve të anëtarësimit tani, me të dyja vendet, Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut”, bën të ditur KOmisioneri për Zgjerimin Johannes Hahn.

Por në 18 Qershor, Ministrat e Jashtëm nuk do të dalin me një vendim, duke e shtyrë atë “sa më shpejt që të jetë e mundur dhe jo më vonë se Tetori 2019”.

Shtyrja në kohë nuk sjell ndonjë avantazh. Hollanda gjendet në frontin kundër, me parlamentin e shprehur me votë për çështjen. Përpjekjet e Shqipërisë fokusohen te Gjermania. Në parlamentin e saj skepticizmi ndaj Shqipërisë është i dukshëm, përkundër Qeverisë Federale. Në 24 Shtator grupi më i madh parlamentar i CDU/CSU-së miraton një rezolutë me 9 kushte, plotësimi i të cilave është i ndarë në kohë. Teksti miratohet pak ditë më pas nga Bundestagu. Kryeministri Rama flet për një lajm të mirë. Ndërsa për kryetarin demokrat kushtet janë dëshmi e dështimit të Qeverisë.

Franca ndërkohë nuk është shprehur drejtprdrejtë, ndonëse presidenti francez ka dhënë sinjale të qarta, se shqetësimi i tij kryesor janë problemet në vetë gjirin e BE-së. “Vizionin e kësaj reforme, për ndryshimin rrënjësor të BE-së, që ka presidenti i Francës, nuk e ndikon as Gjykata Kushtetuese në Shqipëri, as Refroma zgjedhore. Nuk ka lidhje”, shprehet krye ministri Rama më 2 Tetor.

Por pak ditë më pas, mësohet dhe qëndrimi i Francës, e cila kërkon një rishikim të procesit të zgjerimit. Ministrat e Jashtëm dështojnë të arrjnë në një marrëveshje, duke ja kaluar vendimmarrjen krerëve të shteteve të tyre. “Fjala e fundit nuk është thënë ende”, tha kryeministri Rama në një videomesazh dy ditë para mbledhjes, ndërsa shpresat janë te një përpjekje e fundit e kancerlares Merkel gjatë takimit të saj me presidentin Macron në Tuluz të Francës. Por ky i fundit nuk tërhiqet. Përpjekjet do të vijojnë dhe në Bruksel deri në orët e para të mëngjesit të 18 Tetorit. Por sërish pa rezultat.

Pas përfundimit të Këshillit presidenti francez, i cili praktikisht vuri veton, do të shprehet se njeh përparimin e bërë nga të dy vendet, “por se ka ende disa gjëra që duhen zgjidhur”. Kancelarja gjermane do të deklarojë se ndjehet e keqardhur që nuk pati unanimitet, duke theksuar se “Gjermania beson se objektivat e vëna nga Komisioni europian janë arritur”. Për presidentin e Këshillit europian Donald Tusk “të dy vendet kanë të drejtën të nisin bisedimet për anëtarësim që sot. Ato janë gati. Për fat të keq disa vende anëtare nuk janë ende gati”. Ndërsa për kryeministrin italian Giuseppe Conte, mos hapja e bisedimeve me Tiranën dhe Shkupin “është një gabim historik”.

Në Tiranë, interpretimet janë të ndryshme. “Kjo që ka ndodhur është rezultat i mosarritjes së konsensusit mes vendeve anëtare për arsyet e tyre”, vlerëson kryeministri. “Vendi jo vetëm që nuk po qeveriset, por po sundohet, shumë larg standarteve minimale”, deklaron kreu i opozitës.
Vendet anëtare vendosën t’i rikthehen kësaj çështjeje pranverën e ardhshme, përpara samitit të Zagrebit, kushtuar Ballkanit, ndërkohë që Komisioni do të duhet të rishikojë mekanizmat e negociatave, sipas një ideje paraprake që Franca avancon disa javë më vonë. /VOA

Të mbijetuarit nga tërmeti paralajmërojnë Ramën: S’dalim nga hotelet, vetëm nëse na nxjerr me dhunë

Banorët e Thumanës që i mbijetuan tërmetit dhe ndodhen në hotelet e Shëngjinit kanë dalë me një vendim. Ata nuk do të lënë hotelet siç ju kërkuan përfaqësuesit e Bashkisë së Krujës në 3 janar. Kujtojmë këtu se ditën e shtunë ata nuk firmosën as dokumetet për marrjen e bonusit të strehimit dhe kërkojnë që Bashkia të jetë më e përgjegjshme në vendimet që merr.

Gazetari i “ABC News”, Gjergj Figuri bisedoi me disa prej tyre të cilët u shprehën se do të largohen vetëm nëse shteti përdor dhunë. Ata sqarojnë se janë interesuar për banesa me qira dhe bonusi i caktuar nuk përputhet me vlerën e tregut.

“Jemi 349 vetë nga Thumana, nuk dalim nga hoteli pa një vendim Bashkie”, shprehen banorët.
“Vetëm nëse na nxjerr policia me shkopa gome do dalim”, thotë një tjetër.

Për “Abc Neës” banorët e Thumanës sqarojnë se gjetja e një shtëpie me qira është e vështirë për sa kohë që çmimet janë rritur dhe vlera e bonusit nuk përputhet.

“Pronarët e dinë se ka rënë tërmeti, por i kanë rritur çmimet”, thonë ata.

Pjesa më e madhe e këtyre banorëve që prej më shumë se një muaj janë vendosur në hotelet e Shëngjinit janë nga Thumana. Ata kanë jetuar tek pallatet që u shembën totalisht ose pranë tyre. Disa madje kanë lidhje gjaku dhe me viktimat dhe janë ende të tronditur.

Tani duhet të përballen dhe me dalje në rrugë, pasi vendimin e qeverisë për marrjen e bonusit e kanë kundërshtuar./abcnews.al


O njerëz mos rrini vetë në çadra, fusni Ramën t’i mbushet…

Nga Agim XHAFKA

O njerëz mos rrini vetë në çadra.
Fusni Ramën. T’i mbushet mjekra me morra.
Fusni Braçen. T’i trashet zëri nga e ftohta.
Fusni Majkon. T’i zhduket tre vjet e qeshura.

Fusni Spiropalin. Të veshë benevrekët e Ramës.
Fusni Tualetin. Të djegë çadrën nga zjarri që do ndezë.
Fusni Finon. T’i vrapojë barku.
Fusni Brahon. Ta kthejë në shurrtore.

Fusni Ruçin. Ta bëjë “Muze”
Fusni Gjiknurin. Të trembe tërmetin.
Fusni Lleshin. Do mbyllen çadrat ngjitur nga gazi helmues.
Fusni Xhafajn. Të mbjellë brenda hashash.
Fusni Klosin. Te dera do vihet emërtimi “Lloto”

Fusni Ulsiun. Tërë natën karaoke me dy gërma:”Iu,iu,iu…”
Fusni Lalin. Të hapë brenda themele për kulla.
Fusni Ahmetajn.Të kthehet çadra në maternitet i lekut.
Fusni Mimin. Të dëgjoni tallavanë:” Fik,fik radarin!”

Premtimi i Ramës për vitin 2020: Një fillim i ri me Arben Ahmetajn, Ilir Beqen dhe Erion Veliajn

Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një video mesazhi në Facebook ka uruar të gjithë shqiptarët për Vitin e Ri. Ai ka dhënë mesazhet e tij, duke u ndaluar tek tre momente kryesore, që sipas tij janë momente për një fillim të ri. Konflikti politik, negociatat dhe tërmeti i 26 nëntorit.

Rama: Por përtej debatit për besimin ose mos besimin në zot dhe falë energjisë së madhe pozitive që u gjenerua si reagim kombëtar ndaj goditjes së tërmetit, ky është në sytë e mi momenti i një fillimi të ri, për të prodhuar më shumë energji pozitive dhe arritur më shumë për vendin dhe fëmijët tanë.

Më duhet t’ju rrëfehemi se ideja e këtij momenti si një mundësi për një fillim të ri më ka kapur e pushtuar pak e nga pak qysh sa plasi konflikti absurd politik i gjysmës së parë të vitit, më tej kur refuzimi i KiE për çeljen e negociatave me Shqipërinë shkaktoi një tërmet psikologjik mbi këtë shoqëri të lidhur me ëndrrën evropiane, ky mendim mu përforcua si nevojë për në fillim të ri.
Sigurisht një fillim i ri me Arben Ahmetaj, Ilir Beqja dhe Erion Veliaj.

Nuk mjaftojnë konçesionet, 300 mijë shqiptarët që kanë ikur nga sytë këmbët, as Sajmir Kanabis e Fatmir Geroni.

Edi Rama takon në burgun e Tiranës, “viktimat” e Rilindjes!

Qamil Gjyrezi

Edi Rama takoi para disa ditësh në Burgun e Tiranës disa gra të “penduara” për veprat e tyre penale, kryesisht shpërndarje dhe trafikim droge!

Redona dhe Ermira të dënuara për shitjen e drogës, janë viktimat e varfërimit dhe skamjes që po i bën qytetarëve Rilindja dhe Edi Rama.

Këto gra të dënuara për trafikim droge janë gjithshtu viktima një “psikologjie narkomane” të krijuar në këto 7 vite të Rilindjes.

Kur merren me trafik droge ish-ministrat e Rilindjes, cfarë do të presësh nga njerëzit të cilët duan të pasurohen shpejt me cdo cmim dhe të përfitojnë nga anarkia!

Takime të tilla bëhen me qëllim për të treguar anën njerëzore të politikanëve dhe trajtimin gjoja sipas ligjeve të BE-së, për të dënuarit dhe aministinë.

Edi Rama takoi dje viktimat e qeverisjes së tij për të bërë thjesht propagandë.

Papunësia, varfëria dhe skamja ose edhe dëshira për pasurim të shpejtë i ka shtyrë këta viktima të shesin drogë.

Sistemi i korruptuar i drejtësisë është gjithashtu edhe një argument për këta viktima të drogës. Ata mendojnë se më mirë është 2-3 vite burg, për të bërë shpejt para, ku ka edhe seanca me “pikturë terapi” dhe ushqim se sa të qëndrojnë jashtë në varfërinë e tyre.

Populli ka një shpehje popullore që thotë: “Kësaj i thonë me të vra natën dhe me ardhë dhe me të qa ditën për ngushëllim”.

Këto janë sjelle dhe forma post-moderne propagande të Edi Ramës, ku “shkaktari i krimit”, i gjendjes së shkatërruar ekonomike “derdh lot”, interesohet për viktimat e tij dhe bën publikisht premtime për lehtësime ligjore për ata që nuk përfitojnë nga aminisia e Rilindjes!?

Edi Rama e deklaron publikisht se “ka kapur” edhe gjykatat dhe prokurorinë.

Gjykatat dhe prokuroria duhet të jenë të pavarura dhe nuk duhet të ndikohen nga politika. Vetëm gjykatat e pavarura, kanë kompetencë për të bërë lehtësime ligjore me anë të mbrojtjes së të akuzuarit.

Qeveritë bëjnë lehtësime ligjore, vetëm atëherë kur nuk janë të afta për të qeverisur dhe krijuar kushte ekonomike për qytetarët ose Rilindja do të marri nisma për lehtësime ligjore për trafikantët që mbështeten nga qeveria.

Vetëm një qeveri e së ardhmes e P.D.-së, ka shansin të përmirësojë gjendjen ekonomike dhe shoqërore, që në vend të mos ketë burgje të mbushur me gra, burra dhe të rinj, që shesin drogë për të mbajtur familjen, duke u kthyer në viktima të qeverisjeve të kapura nga krimi dhe droga si kjo e Rilindjes!

Vuani nga i ftohti edhe kur është ngrohtë? Zbuloni arsyen pse ndodh

Gjatë dimrit, organizmi dhe zemra punojmë dhe shumë për të përballuar të ftohtin. Kjo mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë

Nëse qëndroni gjatë në të ftohtë temperatura trupore mund të bjerë nën 35 gradë celsius dhe me kalimin e kohës organizmi nuk funksionon më siç duhet duke rrezikuar shëndetin. Gjithashtu i ftohti shkakton ngushtimin e enëve të gjakut dhe përshpejtim të ritmit të zemrës.

Gjatë qëndrimit jashtë, pjesët më të ekspozuara si koka, këmbët dhe duart mund të ngrijnë. Përpos të gjitha këtyre që përmendëm ka disa persona që kanë më ftohtë se të tjerët, kjo ndodh se këta persona mund të jenë prekur nga sëmundje të ndryshme si, sëmundja e anemisë, e veshkave, tiroidja, anoreksia, gripi, alkooli.

Vuani nga anemia
Anemia shfaqet kur organizmi nuk përmban sasi të mjaftueshme të qelizave të kuqe të gjakut për të transportuar oksigjen aty ku ka nevojë. Mungesa e rruazave të kuqe të gjakut do të shkaktoj plogështi, dobësi, marramendje dhe vështirësi në frymëmarrje.

Ndjeshmëria e lartë ndaj të ftohtit është gjithashtu një nga simptomat dhe manifestohet kryesisht tek duart dhe tek këmbët.

Tiroidja
Në rastin kur tiroidja nuk arrin të krijoj mjaftueshëm hormone, ju do të jeni tepër të ndjeshëm ndaj të ftohtit. Në këto raste mund të përballeni edhe me dhimbje gjymtyrësh, përtharje të lëkurës dhe shtim në peshë.

Simptomat e tiroides duan vite të tëra të manifestohen plotësisht. Ky problem me tiroiden mund të shkaktohet nga sëmundje të tjera të fshehura dhe zakonisht mjeku mund të rekomandojë marrjen e hormoneve për të zëvendësuar ato që trupi nuk arrin të prodhojë.
Sëmundje të veshkave

Diabeti dhe tensioni i lartë i gjakut mund të shkaktojnë sëmundje të veshkave. Kjo e fundit ul temperaturat e trupit dhe nxit shfaqjen e problemeve të tjera.
Sëmundjet e veshkave kanë lidhje dhe me aneminë që ju bën që të keni ftohtë edhe kur jashtë është ngrohtë.

Anoreksia nervore
Ky çrregullim ushqimor është i dëmshëm për organizmin. Mungesa e yndyrës në organizëm ju bën më të ndjeshëm ndaj të ftohtit sidomos në zonën e këmbëve dhe duarve.

Gripi
Shkaktohet nga një virus e cila pushton të gjithë organizmin, përfshirë hundën, fytin dhe mushkëritë.

Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë të lartë por edhe me ethe në të njëjtën kohë. Ju mund të përjetoni dhimbje koke, dhimbje muskujsh, kollë dhe dobësi.

Alkooli
Alkooli mund t’ju ngrohë por ngrohja është momentale. Me pirjen e tij, temperatura e trupit vazhdon e bie dhe pjesa e trurit që rregullon temperaturën çoroditet tej mase.

Më pak se 25 minuta ushtrime në ditë mund ta parandalojnë kancerin

Një studim i ri ka zbuluar se më pak se 25 minuta ushtrime në ditë mund të jenë sekreti për parandalimin e kancerit.

Hulumtuesit e Shoqatës Amerikane të Kancerit kanë zbuluar se dy orë e gjysmë ushtrime në javë mund ta zvogëlojnë rrezikun e shtatë formave të kancerit, duke përfshirë atë të gjirit, zorrës dhe veshkave.

Për këtë studim, shkencëtarët i analizuar të dhënat e 750 mijë personave, duke ua matur aktivitetin fizik.

Pastaj, ekipi hulumtues i ka përcjell ata për të parë nëse kanë zhvilluar ndonjë formë të sëmundjes.

Rezultatet kishin treguar se rreziku i 7 nga 15 lloje të kancerit që i kishin studiuar ishte zvogëluar drastikisht kur njerëzit kishin ushtruar të paktën 2 orë e gjysmë në javë.

Ata të cilët kanë ushtruar më shumë se 25 minuta në ditë kanë pasur zvogëlim edhe më të madh të rrezikut të zhvillimit të kancerit. Vlen të ceket se ky studim është publikuar në revistën “Journal of Clinical Oncology”.