30.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Armiku, ai Kosovari!

Nga Çlirim GJATA

Edi Rama ka paditur Ramush Haradinajn në gjyq. Kryeministri i Shqipërisë padit kryeministrin e Kososvës. A mendon njeri se mund të ndodhte ndonjëherë e kundërta?? Ndërkohë që Edi Rama duhet dënuar për tradhëti kombëtare në raport me Kosovën, si për tentativën e ndarjes së territoreve të saj me Serbinë, ashtu edhe për të ashtuquajturin minishengen, një projekt ky, tejet antikombëtar.

Po si mundet ky kryeministër pa kurrfarë personaliteti, të padisë në gjyq një ish-luftëtar të UÇK, që ka luftuar me armë për lirinë e Kosovës, për lirinë e gjysmës së kombit shqiptar?! Që i janë vrarë vëllezërit dhe të afërm të tjerë në këtë luftë për të njëjtat qëllime. Rama nuk ka denoncuar në gjykatë thjesht Haradinajn, por të gjithë dëshmorët e Kosovës. Dhe nuk është se nuk e kupton këtë, por nuk vepron dot ndryshe. Urdhrat janë urdhra.

Njësoj si Enver Hoxha, që e shiti Kosovën edhe Rama po bën minishengenin(nje shitje e re e saj) dhe kërkon dënimin e kosovarëve në gjykatë.

Kur e mendon që në vitin 2007, në Tiranë mbërriti George Ë. Bush, Presdidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ftesë të Kryeministrit Berisha. Ndërsa në vitin 2019 mbërriti Aleksandar Vuçiç , President i Serbisë me ftesë të Kryeministrit Rama.

Presidenti Bush deklaroi nga Tirana pavarësinë e Kosovës, ndërsa Vuçiç nga Tirana mohoi maskrën e Raçakut dhe nuk e njeh këtë pavarësi. Si përfundim Rama përqafet me Vuçiç dhe kërcënon shqiptarët. Çfarë rrëshqitje në gjëndje të lirë e historisë tonë.

Kur kryeminstrja serbe Brnabiq shprehet në mënyrë tejet raciste, se shqiptaët janë njerëz të zbritur nga malet, merr si shperblim një përqafim nga Rama në Novi Sad.

Po përse ndodhin këto? Përse Rama sillet kështu? Së pari, ai nuk ndjen kurrëfarë dhëmbjeje për shqiptarët e Kosovës të vrarë në luftë për lirinë e sajë; për masakrat e egzekutuara nga serbët mbi popullsinë civile shqiptare atje; për genocidin; përdhunimet masive; për vrasjet e fëmijëve; për djegjet e shkatërrimet, etj., etj. Për pushtetin e tijë ai shkel mbi të gjithë këta dorë për dorë me Vuçiç, pa kurrëfarë brejtje ndërgjegje.

Së dyti, Rama nuk i ka problem këto, sepse ai nuk e sheh këtë vënd, Kosovën jo e jo, por as Shqipërinë, si atdheun e tijë. Pra nuk e konsideron këtë tokë si atdhe. Ai e konsideron thjeshtë si vendlindje. Një vënd ku i ka rënë për hise të lindë, jo për faj të tijë, ndaj të cilit nuk ka asnjë detyrim, përkundrazi. Shqipëria i ka detyrime atij. Ky është formimi dhe botkuptimi i Edi Ramës.

Ndaj dhe pa teklif, puthet me Vuçiç e padit në gjyq Haradinajn – më e vogla kjo.

P.s. Sot ishte 21 vjetori i masakrës së Raçakut. Sot Kryeministri Rama nuk tha asnjë fjalë në këtë requiem, por paditi në gjyq Kryeministrin Haradinaj. A do mund të bënte më shumë Vuçiç? Pse të lodhet – ja bën Rama.

Berisha: Pas Vuçiçit, Edvin Kristaq Tradhëtari padit me urdhër të padronit të tij kryeministrin e Kosovës

Sali BERISHA

Pas Vuçiçit, Edvin Kristaq Tradhetari padit me urdher te padronit te tij kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj!

Miq, bir xhelati, tradhetar i urryer per mbare kombin per te gjithe ata qe i thone vetes shqiptar, armik i eger dhe urrejtes i papermbajtur i qenies kombetare shqiptare, monstra qe eshte versulur si lope e cmendur ti shkaterroje kombit cdo arritje te tij, Kosoven e lire dhe te pavarur, projektin e integrimit europian, tju vrase shqiptareve shpresen dhe te spastroje etnikisht Shqiperine, dorezoi sot ne Prishtine padine kunder kryeministrit te Kosoves, Ramush Hardinaj.

Edvin Kristaq Tradhetari mori kete hap qe turperon vet turpin njerezor me urdher te patronit te tij Vuçiç pasi ky i fundit, ne nje akt kriminal paditi ne Hage kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj. Kjo padi e urdheruar nga Beogradi eshte akti me i fundit ne serine e akteve te tradhetise kombetare qe ka ndermarre Edvin Kristaq Tradhetari ndaj Kosoves se pavarur, integritetit territorial, sovranitet te saj si dhe pasi i futi thiken pas shpine Kosoves me traktatin e Novi Sadit dhe sulmeve qe ndermori nga Tirana, me gjuhe rrugaci kunder z.Haradinaj, te pashembullta qe nga koha e Luftes se Ftohte dhe te diktuara direkt nga padroni i tij, serbomadhi Vuçiç!

Po sot, qe shqiptaret kudo qe jane, pervec Esad Toptanit te ri qe heshti si fija e barit, u perulen me nderimin me te thelle para viktimave te genocidit serb ne Raçak, Vuçiç, per te zhurmuar mesazhin per drejtesi te viktimave te barbarise serbe ne Raçak, urdheroi Edvin Kristaq Tradhetarin qe me urgjence te dorezonte dhe njoftonte padine e turpit dhe tradhetise kombetare ne Prishtine kunder kryeministrit te Kosoves!

Miq, çdo ore qe kalon duke mbajtur kete tradhetar ne krye te narkoqeverise eshte nje poshterim i madh per çdo shqiptar qe e ndjene veten te tille, per Shqiperine dhe Kosoven. sb

Reçaku si apel për vlerat e humanizmit, turp nëse Rama…

Nga Genc Pollo*

Para afro 20 vjetësh isha i ftuar në një darkë tubim të komunitetit shqiptar në Çikago dhe organizatorët më nderuan duke më ulur në tavolinën kryesore ku rastisa pranë ambasadorit Wiliam Walker.

Nga biseda jonë e fragmentuar nga fjalimet e këngët patriotike dy gjëra mbaj mend prej tij: se diplomati Walker ishte specialist i Amerikës Latine, pa njohuri për Ballkanin dhe në pritje të ndonjë emërimi ambasador në Buenos Aires apo Montevideo, që për koincidencë administrative kishte pranuar postin e shefit të Misionit Verifikues të Kosovës (OSBE). Së dyti dhe më e rëndësishme ishte vendosmëria e tij për të denoncuar atë që ai në janar 1999 konstatoi me sytë e tij si masakër të civilëve ishte spontane e pa udhëzim specifik nga Departamenti i Shtetit. Jo të gjithë anëtarët e misionit donin t’a raportonin e t’a shpallnin publikisht atë që panë mbasi e ndjenin ndoshta kjo se do të ishte pika e ujit që përmbys kupën.

Por Walker u imponua dhe çfarë vijoi është histori.

Javë më vonë një autopsi e mjeko-ligjorëve finlandezë do të konfirmonte Walker-in duke konkluduar se 45 viktimat ishin civilë të paarmatosur dhe jo luftëtarë të UÇK-së siç pretendonte Millosheviçi.

E kam kujtuar këtë episod si një rast konkret kur njeriu i duhur në kohën e vendin e duhur mund të bëjë ndryshimin e madh. Dhe me njeri të duhur kuptojmë personin me integritet moral të cilin ndërgjegja nuk e lejon të mbyllë gojën para të keqes sidomos kur ka detyrën t’a denoncojë atë.

E fundit gjë që mund të më shkonte në mendje atëhere në Çikago ishte se dy dekada më vonë presidenti i Serbisë do të mohonte hapur krimin shtetëror të Reçakut për të cilën mban përgjegjësi jo vetëm nisur nga parimi i vazhdimësisë shtetërore por edhe pse personalisht ishte ministër në qeverinë e Beogradit në vitet 1998-2000.

Dhe jo ministër pa portofol por ministër i propagandës i cili ka asokohe ngriti akuza kundër redaktorëve kur këta të fundit, të vrarët në Kosovë i raportonin si ” njerëz” e jo si “terroristë”.

Ecuria e historisë ka treguar se nuk është gjithnjë pozitive siç dëshmon edhe paaftësia e udhëheqjes serbe për të përqafuar në brendi parimet e humanizmit dhe për t’u çliruar nga nacionalizmi rabid e nga urrejtja etnike.

Mohimi i Vuçiçit në dhjetor shkatoi protesta unanime në Kosovë, plot zëra dënues në Europë e në Shqipëri. Deklaratat përkujtimore sot, në këtë përjvetor jo jubilar të Reçakut nga çdo ambasadë perëndimore në Prishtinë janë gjithashtu një reagim indirekt por i qartë ndaj presidentit të Serbisë. Në këtë sfond tejet shurdhuese është heshtja e Edi Ramës.

Ai nuk pipëtiu kur Vuçic mohoi Reçakun, e pak ditë më vonë, kur i shtroi tapetin e kuq në Tiranë, përsëri heshti; madje kur ja kujtoi një gazetare ja ktheu me vrazhdësi.

Minishengeni ballkanik është ekspozuar si një nismë përgjithësisht e padobishme për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, si gjeopolitikisht e dyshimtë, si përçarëse në Ballkanin Perëndimor dhe më e rënda si izoluese për Kosovën.

Skandali me Reçakun do të duhej të ishte një moment tjetër për Tiranën zyrtare për të rikonsideruar pjesëmarrjen në takimin e Beogradit në fund të janarit nëse nuk tërhiqen deklaratat negacioniste. Prania e Ramës përkrah Vuçiçit në Beograd do të ishte përdhosje për viktimat e pafajshme dhe një turp i madh për qeverinë e Tiranës.

Genc Pollo
Ish ministër e deputet
15 janar 2020

Ulja në tryezë për reformën zgjedhore/ Isa Sakja: Basha dhe PD dëshmojnë përgjegjshmëri dhe pjekuri politike

Ish-Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Isa Sakja shkruan në një postim në Facebook se, me vendimin për t’u ulur në tryezë për reformën zgjedhore, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike dëshmojnë përgjegjshmëri dhe pjekuri politike. U jep shpresë jo vetëm demokratëve, por edhe socialistëve të ndershëm.

Postimi i plotë

Te perfaqesohesh ne nje tryeze debati mbi reformen zgjedhore, reforme pa te cilen nuk mund te kete zgjedhje “te lira nga mashtrimet, nderhyrja dhe korrupsioni” sic u shpreh Ambasada e SHBA, personalisht e vleresoj si nje levizje qe kushtezohet nga rrethana politike, kohore dhe teresisht ne perputhje me nje nga funksionet kyc te nje partie politike, ate te perfaqesimit.

Refuzimi i kesaj tryeze ka nxitur po kaq debate, pak a shume nga te njejtit aktore te skenes politike; gazetare, analiste, poltikane, qe te gjithe aktore poltike jo dashamires ndaj lidershipit te PD-se qe prodhojne teza e antiteza per braktisjen e tryezes apo qendrimin ne te, ne emer te nje opinioni publik qe nuk e masin.

Une nuk i lejoj vetes guximin qe te flas ne emer te opinionit publik, (do te doja te kishte sondazhe qe t’i referohesha, por nuk me rezulton te kete te dhena te besueshme mbi kete rast), por mund te shprehem ne emer te demokrateve te Kavajes me te cilet gjate kontakteve te dy diteve te fundit se me vendimin per t’u ulur ne tryeze per reformen zgjedhore, Lulzim Basha dhe Partia Demokratike deshmojne pergjegjshmeri dhe pjekuri politike, deshmojne koordinim dhe dakordesi me aleatet tane politike.

Lulzim Basha po merr persiper kostot e qortimit publik ne rastin me dashamires dhe kryqezimit nga kundershtaret arkiviste te zellshem te te gjithe deklaratave te tij, i vetedijshem se ky vendim eshte nje kontribut i domosdoshem per cuarjen perpara te reformes zgjedhore, si mundesia me e mire per te patur zgjedhje qe ofrojne siguri per nje proces cilesisht me te mire. Keta arkiviste pasionante bejne mire te kujtojne edhe deklaratat e Edi Rames se per reformen nuk kishte nevoje per opoziten jashte sistemit.

Po te nisemi pastaj nga nje analize e thjeshte e dokumentit kuader per bashkepunimin mbi reformen zgjedhore, gjithkush mund te lexoje perpikmerine dhe lakonizmin tipik gjermanik/evropian dhe prakticitetin anglo-amerikan, gje qe te con natyrshem ne perfundimin se opozita e ka shkruar ate duke pasur parasysh Rezoluten e Bundestagut dhe keshillat e pakursyera te miqve dhe aleateve te Partise Demokratike qe sot me shume se kurre perkojne me miqte dhe aleatet e vertete te Shqiperise.

Une besoj se aftesia politike e lidershipit te PD-se per ta ulur Edi Ramen ne tryezen qe shenon fillimin e fundit te narkoshtetit, i heq edhe armen e fundit propagandes malinje te Rilindjes. Sepse opozita nuk behet pengese e realizimit te kushtit te pare nga nente kushtet e Bundestagut.

Njekohesisht, kam mendimin se kjo u jep shprese jo vetem demokrateve, por edhe socialisteve te ndershem se vendi do te rikthehet ne trajektoren e vet natyrale dhe historike drejt Evropes qe eshte dhe trajektorja drejt zhvillimit dhe prosperitetit.

Gjermani: Fundi i viteve të arta ekonomike?

Ekonomia gjermane ka ulur prognozat e rritjes ekonomike për këtë vit, për shkak të luftërave tregtare, konflikteve globale dhe koniunkturës më të dobët botërore. Rritja ekonomike në Gjermani në vitin 2019 ishte vetëm 0,6 %, ndërkohë që në vitet e mëparshme (2018 dhe 2017) ishte 1,5 % dhe 2,5 %. Këto të dhëna i ka publikuar të mërkurën Enti federal i Statistikave në Berlin.

Viti 2019 ishte viti i dhjetë me radhë kur Gjermania ka shënuar rritje ekonomike – prej vitit 2010. Vitet e kaluara këtë rritje e ka ndihmuar edhe fuqia blerëse e konsumatorëve. Konsumimi është rritur me 1,6 % vitin e kaluar, që është dukshëm më shumë se dy vite më parë. Ndërkohë që janë rritur edhe investimet në ndërtimtari. Sipas të dhënave statistikore, janë rritur edhe të dhënat e shtetit për çështjet sociale dhe rroga.

“Nga recesioni ende larg”
Drejtuesi i koniunkturës në Institutin për Studimet Ekonomike në Mynih (ifo), Timo Wollmershäuser, thotë se dobësimi i industrisë gjermane në vitet e fundit ka prekur deri tani shumë pak fushat tjera: “Ndaj ky dobësim ekonomik dallon nga ai i viteve 2011 – 2013, kur Gjermania ishte e prekur nga kriza në Eurozonë.”

Edhe vëzhguesit e tjerë thonë, se të dhënat e tanishme të Entit duhet të merren me qetësi. Martin Moryson, shef i Europa DWS, thotë se rritja ekonomike vitin e kaluar prej vetëm 0,6 % është një prej më të dobëtave në vendet industriale, sepse vetëm Italia ka të dhëna më të dobëta.

Por kjo nuk do të thotë, se Gjermania ka shpëtuar për pak nga recesioni. “Jo, ky do të ishte një interpretim i gabuar. Kapacitetet e industrisë dhe ndërtimtarisë kanë qenë të mbingarkuara në periudhën 2017/2018. Kapacitetet nuk janë të shfrytëzuara sa duhet, por Gjermania është shumë larg recesionit”, thotë ai.

“Investimet dhe lehtësimet tatimore”
Edhe Florian Hense nga Berenberg Bank mendon, se të dhënat e fundit nuk janë shqetësuese. “Brenda dy viteve të ardhshme gjendja do të duhej të përmirësohej dhe rritja ekonomike të kthehet në nivelin prej 1,5 %. Rënia e tregtisë botërore e ka prekur Gjermaninë më shumë se asnjë vend tjetër. Por trendi aktual është solid.”

Shefi i sektorit të tregtisë në Dhomën e Industrisë dhe Tregtisë, (DIHK), Martin Wansleben, nënvizon se gjërat janë nën kontroll, duke i falënderuar stabilitetit të brendshëm ekonomik.

Ai nuk pret ndonjë rënie serioze ekonomike, por kërkon më shumë investime: “Gjendja në vitin 2019 duhet të kuptohet si paralajmërim, sepse situata e njëjtë do të jetë edhe në vitin 2020. Gjermania duhet të përmirësohet – në modernizimin e infrastrukturës, me investime në arsim dhe lehtësime tatimore.”

Dobësimi i bartësve të ekonomisë
Enti i Statistikave pohon se në veçanti industria gjermane, si një kampione në eksport, ka pasur probleme serioze gjatë vitit të kaluar. Grindjet tregtare dhe drama me Brexitin kanë lëkundur konsumatorët dhe kanë frenuar investimet. Industria e automjeteve, makinerive, elektroindustria dhe industria kimike kanë qenë më të prekurat.

Gjatë vitit ka pasur periudha madje kur disa degë të industrisë kanë qenë në recesion. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit të kaluar është rritur importi me 1,9 %, ndërsa eksporti me vetëm 0,9 %.

Por nga fundi i vitit 2019 është rritur ekonomia pak më fuqishëm. Në tremujorin e fundit ka pasur sinjale të përmirësimit të gjendjes. Të dhënat zyrtare do të dihen në mes të shkurtit. Në tremujorin e tretë është shënuar një plus prej vetëm 0,1 %. Ndërsa në pranverë ka pasur madje një rënie të zhvillimit ekonomik prej 0,2 %, gjë që Gjermaninë e solli buzë recesionit.

Ndryshimet e domosdoshme
Banka Botërore pohon, se ekonomia gjermane ka shënuar rënie në aftësitë e konkurrencës. Në “Ease of Doing Business Index” – Gjermania ka rënë në vendin e 22 – pas Maqedonisë së Veriut dhe Gjeorgjisë. “Ne kemi rënë në gjumë, sepse 10 vitet e fundit i kemi pasur punët vërtet mirë”, kritikon presidenti i Shoqatës së Industrisë (BDI), Dieter Kempf. Rritja e kostove të energjisë, tatimet e larta, burokracia e tepërt – të gjitha këto janë elemente që ngarkojnë rritjen ekonomike.

Institutet udhëheqëse pohojnë se vitin e ardhshëm do të kemi rekorde të reja në numrin e të punësuarve, por në gjysmën e dytë të kësaj dekade mund të pritet një ndryshim më i madh demografik. Enti i Statistikave pohon se Gjermania deri në vitin 2035 do të ketë rreth 4-6 milionë punëtorë më pak në dispozicion, për shkak të rritjes së moshës mesatare të popullatës.

Ndërkohë që numri i të moshuarve mbi 80 vjet po shtohet: Në vitin 2018 ka pasur 5,4 milionë, ndërsa në vitin 2022 do të ketë rreth 6,2 milionë banorë mbi 80 vjeç. Kjo do të thotë se do të shtohen edhe shpenzimet sociale, ato për pensione dhe sigurinë shëndetësore. E gjitha kjo mund të influencojë edhe zhvillimet ekonomike në vend.

Përfituesi më i madh i rritjeve të fundit ekonomike ka qenë sektori i tatimeve, sepse në vitin 2019 për të gjashtën herë me radhë janë rritur të ardhurat. Dallimi mes të ardhurave dhe shpenzimeve ka qenë 49,8 miliardë euro.

Haradinaj reagon ndaj padisë: Kosova ka njerëz që i dalin për Zot!

Kryeministri Rama ka ngritur padi ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës Ramush Haradinaj. Siç raporton “Betimi për drejtësi” padia është dorëzuar të mërkurën në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Rama e akuzon Haradinajn për shpifje dhe kërkon kompensim të dëmit. Padia me mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës, për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

Reagimi i Haradinajt
Sot është raportuar në media se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deponuar padi kundër meje në Gjykatë. Unë, sipas ligjit, do të përgadis përgjigje në padi, në afatet e përcaktuara ligjore!

Padia e Kryeministrit Rama është plotësisht e pabazuar dhe një diverzion politik që bëhet nga ana e tij, që të fshihet pas dramave mediale dhe t’i ikë përgjegjësisë.
Kombi ynë dhe Kosova ka njerëz që i dalin zot në çdo kohë.

Padia e plotë e Ramës, publikuar nga media në Kosovë
Nga takimet zyrtare në Prishtinë, apo në Tiranë, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj, një të tillë, pritet ta realizojnë në një ambient krejtësisht ndryshe prej herëve të tjera.Kjo pasi që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama edhe zyrtarisht ka nisur rrugën ligjore ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit shqiptar, ka ushtruar padi ndaj homologut të tij nga Kosova, Ramush Haradinaj.Padia e Ramës, të cilën e ka siguruar ekskluzivisht “Betimi për Drejtësi”, të mërkurën, është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.Me pretendimet se Haradinaj ka shpifur me deklarimet e tij ndaj kryeministrit shqiptar, Edi Rama kërkon kompensim të dëmit.

Padia e Edi Ramës, e cila përmban mbi 30 faqe, pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës, për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

Në këtë padi, përmenden disa emisione të transmetuara gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, në të cilat Haradinaj ka folur për këtë temë, e ku e ka akuzuar Ramën, që së bashku me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuciqin, kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në datën 17.10.2019 e 29.10.2019, i Padituri Ramush Haradinaj, në kohën e kryerjes së deklaratës Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës (më poshtë referuar edhe si “i Padituri”gjatë një interviste të dhënë gazetarit Artur Zheji e të publikuar në emisionin 360.gradë në datën 17.10.2019 si dhe gjatë intervistës së kryer në datën 29.10.2019 në emisionin televiziv Pressing/Zona Pressing të publikuar në televizionin “T7” të Republikës së Kosovës, ka kryer deklarim publik të fakteve shpifëse e mashtruese në adresë të Paditësit me pasojë cenimin e nderit, personalitetit, reputacionit dhe dinjitetit të Paditësit me pasojat e parashikuara në legjislacionin e zbatueshëm”, thuhet në padi.

Në padi thuhet se deklaratat shpifëse shkak padie kanë pasur për kontekst përgatitjet për procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë e që, në parim, sic thuhet në padi, do të duhet të rezultojë në një marrëveshje reciprokisht të detyrueshme për të dyja palët dhe njohje reciproke në mes këtyre dy shteteve.

“Kjo çështje ka dominuar debatin publik që nga fundi i vitit 2018 dhe përgjatë vitit 2019, duke rezultuar në akuza deri për “tradhëti”, çdo herë e përkundrejt personave të pretenduar se gjatë këtij procesi dialogu kanë mbështetur idenë e të ashtuquajturit “shkëmbim të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë””, thuhet tutje në këtë padi, të cilën e ka siguruar “Betimi për Drejtësi”.

Sipas padisë, kryeministri i Kosovës, është autori e përhapësi në publik i akuzave për fakte konkrete të cilat në mënyrë të përsëritur e në mënyrë direkte e indirekte, kanë krijuar në publik idenë e rreme sipas së cilës “Kryeministri i Republikës së Shqipërisë në personin e Paditësit është në shërbim të një ideje në dëm të interesit të kombit shqiptar në përgjithësi dhe të interesit të Republikës së Kosovës në veçanti”.Aty përmenden një numër i madh të deklaratave që Haradinaj vazhdimisht i ka dhënë, e në të cilat e ka apostrofuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Pjesë e këtyre deklaratave është edhe ajo ku Haradinaj, sipas padisë, i referohet edhe aferave korruptive, për ta jetësuar idenë e shkëmbimit të territoreve.Në padi thuhet se ky qëndrim në vazhdimësi i Haradinajt është mbajtur përkundër fakteve që sipas padisë, Rama asnjëherë nuk ka diskutuar për tema të tilla.

“Kryeministri i Republikës së Shqipërisë nuk asnjë rol formal e juridiko-politik në marrëveshjen eventuale në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë. E kjo për faktin se kjo lloj marrëveshje bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përbën një akt që mund të miratohet vetëm dhe ekskluzivisht nga Kuvendi i Republikës së Kosovës e, për më tepër, kërkon ekskluzivisht miratimin e 2/3 të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës[1], dhe rrjedhimisht 80 vota pro, përfshirë deputetët e koalicionit qeverisës dhe të opozitës, në secilën rrethanë. Kryeministri i Republikës së Shqipërisë asnjëherë nuk ka mbështetur dhe nuk është deklaruar në mbështetje të një ideje të tillë.

Qëndrimi i Paditësit në Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ka qenë një dhe i vetëm: ai i mbështetjes së pozicionit të qëndrimeve të Republikës së Kosovës drejt një marrëveshje ndërkombëtarisht të detyrueshme për Republikën e Kosovës dhe Serbisë dhe e cila do të rezultonte në njohje reciproke në mes dy vendeve dhe do të hapte rrugëtimin efektiv drejt integrimeve euro-atlantike”, thuhet ndër të tjerash në këtë padi.Në këtë padi, Rama nuk e ka cekur shumën e dëmit që pretendon se i është shkaktuar.

Por, me padi, ai ka kërkuar që përveç kompensimit të dëmit, të detyrohet Haradinaj që t’i dal deklaratat që sipas padisë, janë shpifje, si dhe t’i përgënjeshtroje ato.Ndryshe, kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdimisht ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, atë të Serbisë, Aleksandër Vuciq dhe kryeministrit e Shqipërisë, Edi Rama, si liderët që e kanë nisur idenë dhe kanë punuar në drejtim të realizimit të shkëmbimit të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Padia ndaj Haradinajt, Paloka: Rama po hyn në histori si Esad Pasha

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, reagoi pas padisë që kryeministri shqiptar, Edi Rama ka ngritur ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Paloka shkruan se Rama po hyn në histori si Esad Pasha.

“Ditën e përkujtimit të masakrës së Raçakut hedh në gjyq Ramush Haradinajn…!!!
Kjo nuk mund të jetë më as rastësi, as padituri.

Rama me sa duket e ka vendosur; meqë nuk hyn dot në histori si Ismail Qemali, do të hyjë si Esad Pasha”, shkruan Paloka.

Kush është Recep Tayyip Erdogan

Recep Tayyip Erdogan, politikani më kontradiktor në historinë e Turqisë moderne, ka lindur në distriktin e harruar Kasimpasha nga një familje e klasës punëtore që vinte nga Rize, një qytet në bregun e Detit të Zi, më 26 shkurt të 1954. Prej 2 vitesh Turqia kishte aderuar në NATO dhe Partia Demokratike (DP) ishte në pushtet.

Kushtet që kanë përcaktuar formimin e tij
Përçarja e thellë që ekziston në Turqi midis aspekteve laike dhe atyre fetare te ashpërsuar në atë periudhë sigurisht që ka filluar në krye të herës e kohës së osmanëve. DP-ja akuzohej se kishte shkelur dy parimet më të rëndësishme e Kemal Ataturkut: pavarësinë dhe laicitetin e plotë të shtetit për të qetësuar bazën e saj. Ndërsa diskutimi lidhur me këto dy parime do të vazhdojë ta konturojë politikën turke deri më sot, ushtria, e vetëemëruar gardiane e Republikës laike kemaliste, e përmbysi qeverinë në vitin 1960.

Pas një procesi gjyqësor, Kryeministri, Ministri i Jashtëm dhe Ministri i Financave u varën. E gjitha kjo la plagë të thella në shpirtin e popullit fetar në Turqi pasi qysh atëhere e pa DP-në si “partinë që ka shpëtuar islamin”. Partitë politike që rivendikonin se ishin në vijueshmëri me DP-në, më pas e përdorën me efikasitet gjithë këtë, siç do të bënte më pas Erdogani. Ata e forcuan më tej këtë pozicion duke theksuar me propagandën e tyre se pas grushtit të shtetit laicist të 1960 ishte Partia Popullore Republikane (CHP), partia themeluese e Republikës.

Erdogani e mbështeti shpesh këtë bindje dhe dukshëm e besoi me sinqeritet qysh nga fëmijëria. Babai i tij ishte një mbështetës i DP-së. Për pasojë, dëshira e thellë e Erdoganit për t’i prerë krahët ushtrisë mund ta ketë rrënjën në fëmijërinë e tij. Më pas do të asistonte në 4 grushte të tjera shteti ushtarake, megjithëse me natyrë të ndryshme, prej të cilëve i katërti u bë pikërisht për të përmbysur atë.

Rinia
Erdoganit ju desh të fillonte të punonte kur ishte akoma në 8 vjeçare. Shiste precells turq, ujë të ftohtë dhe kartolina postare për të kontribuar në bilancin familjar. “Nuk kishim para as për të blerë një biçikletë”, kujton me trishtim. Ahmeti, babai i tij, që ishte Kapiten i Rojes Bregdetare në Stamboll, ishte një prind shumë i rreptë.

Mjë herë e ndëshkoi shumë ashpër Erdoganin duke e varur në tavan nga poshtë krahëve tij prej fjalorit jokorrekt. Ishte fetar. E dërgoi Erdoganin në liceun fetar të Stambollit – Imam Hatip Lisesi – si konviktor edhe pse më pas të diplomuarit prej tij nuk kishin të drejtë të regjistroheshin në universitet. Një shembull i praktikës së ngurtë të laicitetit shtetëror. Kështu, Erdoganit ju desh që të frekuentojë kurset integruese në një shkollë të rregullt për të fituar të drejtën e vajtjes në universitet.

Verës Erdogani kthehej në Rize për të ndihmuar në mbledhjen e çajit dhe të lajthive në fshatin fqinj me atë ku i banonte familja. Aty babai i tij, që nuk ishte i kënaqur me rezultatet e tij të shkollës, e dërgoi tek një hoxhë i vendit për të përmirësuar arabishten dhe mësimin e Kuranit. Gjithsesi, nuk ishte gjithçka vetëm mësim pa argëtim. Vitet e liceut filloi të luajë futboll. U bë fiksimi i tij. Nga shokët e tij të skuadrës u quajt “Imam Bekenbaueri”, si lojtari i famshëm gjerman. Luajti futboll për 16 vjet në nivel gjysmëprofesional dhe në skuadra të ndryshme.

Hyrja në politikë
Shpejt do të ketë një pasion tjetër: politikën. Ishte vetëm 15 vjeç kur nisi të marrë pjesë në takimet dhe manifestimet e para të MTTB-së (Bashkimi Kombëtarë i Studentëve Turq) dhe shpejt mori poste me përgjegjësi. Ishte viti 1969, në kulm të Luftës së Ftohtë. Po shfaqeshin lëvizjet e para të majta, ashtu edhe lëvizjet nacionaliste dhe islamiste. Bashkimi ishte pika e takimit e këtyre të fundit. Ata luftonin për të parandaluar përhapjen e komunizmit në Turqi. Midis studentëve universitarë pati përpleshje të armatosura dhe viktima. Ashtu si Erdogani, shumë anëtarë themelues të Partisë për Drejtësi e Zhvillim, AKP, qnë rritur në MTTB.

Në këtë klimë Neçmetin Erbakan, një inxhinier mekanik i ri dhe deputet i pavarur që do të bëhej mentori i Erdoganit, themeloi Partinë e Rendit Komnëtar Islamik, MNP, në vitin 1970, me kuadro islamistë të organizuar në Partinë Demokratike dhe, më pas, në Partinë e Drejtësisë, AP. Qarqe influente islamiste, liderë të adhuruar dhe organizata si MTTB-ja, e mbështetën. Këta qenë kundër laicitetit, kapitalizmit, sionizmit, komunizmit dhe stilit perëndimor të jetës.

“Ne nuk jemi as komunistë, as masonë” ishte motoja e tyre. Sipas tyre, kapitalizmi ishte një shpikje e hebrenjve masonë. Qëllimi i tyre ishte të krijohej një union islamik për të mos hyrë në Tregun e Përbashkët Europian. Partia mbijetoi vetëm 15 muaj dhe u shkri pas grushtit të shtetit të vitit 1971, në realitet një ultimatim i bërë për të rivendosur rendin, pas akuzave se kishte një program antilaik. Gjithsesi, MNP-ja kishte hapur rrugën për institucionalizimin e një ideologjie nacional – islamiste të krijuar Erbakani: vizionit kombëtar.

Erdogani do të bëhej një mbështetës i flaktë i Erbakanit dhe i Vizionit Kombëtar të tij deri kur i prish me mentorin e tij dhe bashkëthemeloi AKP-në më 2001. “Po heq fanellën e Vizionit Kombëtar” është një shprehje e famshme e tij e shqiptuar për të siguruar qarqet laike në Turqi dhe për t’i thënë Perëndimit se po e linte prapa krahëve të kaluarën islamiste.

Erbakani autorizua nga drejtuesit ushtarakë që të krijonte një parti tjetër, Shpëtimin Kombëtar (MSP), në vitin 1972 dhe arsyeja është ende objekt diskutimi. Në zgjedhjet e përgjithshme të 1973 MSP-ja siguroi 48 ulëse dhe formoi një koalicion qeverisës me CHP-në. Ky koalicion do të ndërhynte në Qipro në vitin 1974, pas një grushti shteti greko – qipriot në ishull.

Ndërkohë Erdogani kishte mbaruar liceun më 1973 dhe, duke dhënë provimet e kurseve integruese, pati të drejtën që të regjistrohej në universitet. Në bazë të kurrikulumit zyrtar të tij, u diplomua në Fakuletin e Ekonomisë e të Shkencave Administrative në Universitetin e Marmarasë në vitin 1981. Megjithatë opozita ngre objeksionin se ai nuk është diplomuar kurrë në këtë shkollë dhe se dokumentat e tij janë falsë. Ky është argument diskutimesh të ashpra duke qenë se në Turqi nuk mund të bëhesh President pa qenë i diplomuar.

Erdogani u zgjodh Kryetar i MSP-së, Degës Rinore të Stambollit, në vitin 1976, kur ishte vetëm 22 vjeç, dhe e mbajti këtë post deri kur partia u shkriu pas grushtit të shtetit ushtarak më 1980, si të gjitha partitë e tjera politike. Grushti i shtetit kishte qëllim t’i jepte fund dhunës politike në rritje siç ndodhi në vitin 1972.

Rënia në dashuri
Erdogani dhe ajo që do të bëhej më pas gruaja e tij, Emineja, që ka lindur në një familje të thjeshtë me origjinë arabe, u takuan në një manifestim politik të vitit 1977. Erdogani po recitonte poezi fetare dhe Emineja, që më atë kohë ishte 22 vjeç, mbeti shumë e impresionuar nga shfaqja e bukur e tij. Tërheqja qe reciproke. Një mik i përbashkët i prezantoi.

Pas pak kohësh vendosën që të martoheshin, por familja e Erdoganit donte për të një grua nga Rize. Sipas miqve të tyre më të ngushtë, Erdogani ishte aq i dashuruar, sa që kur prindërit e tij e refuzuan Eminenë, ai u sëmur dhe humbi shumë kilogram. Për pasojë, prindërit ia dhanë lejen për martesë dhe të dy u martuan në vitin 1978. Megjithatë në vitin 1996, kur një gazetar e pyeti lidhur me çështjen, ndoshta prej tendencave të tij maskiliste, ai u përgjigj: “Jam i martuar prej 18 vjetësh, por nuk jam dashuruar kurrë”.

Me sa duket Emine Erdogani nuk duhet të jetë zemëruar shumë kur në një spektakël televiziv më 2013 ai pohoi: “Jam shumë i dashuruar pas time shoqeje. Nga momenti që e kam parë, ka ndodhur ajo që quhet dashuri, ka qenë si njo goditje korrenti. Dashuria është të humbësh tek tjetri”. Përgjithësisht Erdoganët ecit të kapur dorë për dore edhe në vizitat zyrtare, gjë në fakt e pazakontë për një çift fetar në Turqi. Kanë 4 fëmijë, 2 djem e 2 vajza.

Zgjedhja si kryebashkiak i Stambollit
Grushti i shtetit ushtarak i 1980 kishte ndryshuar prioritetet e ushtrisë. Armiku i ri nuk është më islamizmi, por komunizmi. Drejtuesit ushtarakë kanë kërkuar kështu që të krijojnë një islam të moderuar nën kontrollin e rreptë të tyre për të luftuar komunizmin. E kanë formuluar si “sinteza turko – islamike”. Ky projekt synonte edhe kontrollin mbi lvizjen e sapolindur çlirimtare kurde, duke qenë se një pjesë e madhe e popullsisë kurde është shumë fetare.

Ndërkohë Uashingtoni i kishte dhënë jetë të ashtuquajturës politikë të “Green Belt” (Rripit të Gjelbër) të Zbigniew Brzezinski, Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit të atëhershëm amerikan Jimmy Carte, për frenimin e influencës sovjetike duke e rrethuar me regjime islamike të moderuara. Anipse disa e kanë mohuar ekzistencëm e “politikës së rripit të gjelbër” duke theksuar se bëhej fjalë vetëm për një ide dhe për marrëdheniet me Turqinë si për një teori konspiracioni, është e dhënë faktike se grushti i shtetit i 1980 i hapi rrugën islamistëve dhe Erdoganit ngjitjen në pushtet.

Pas grushtit të shtetit, Erdogani kreu shërbimin e detyruar ushtarak dhe punoi për një periudhë në sektorin privat. U kthye në aktivitetin politik më 1983, me krijimin e partisë së tretë islamiste nga ana e Erbakanit, Partisë së Mirëqenies (RP). Me fitimin e besimit të Erbakanit, Erdogani u rrit me shpejtësi në parti dhe në 1985 u bë anëtar i Komitetit Qendror Ekzekutiv të RP-së. Në vitin 1989 u zgjodh si kandidat i RP-së në zgjedhjet për kryebashkiak të Stambollit, në distriktin Beyoglu. Gjatë fushatës elektorale lejoi për herë të parë gratë në parti që të kenë një rol aktiv në terren. Humbi, por votat për RP-në u rritën ndjeshëm. Në vitin 1994 e ngriti stekën dhe fitoi. U bë kryebashkiak i Stambollit me sloganin “gjithçka do të shkojë mirë, dashtë Zoti” dhe “zëri i masave të heshtura”.

Fitorja e Erdoganit ndaj politikanëve laikë shumë të njohur qe e papritur. Partia e tij fitoi zgjedhjet për kryebashkiak edhe në Ankara e në 6 qytete të tjera. Në zgjedhjet e përgjithshme të 1995, RP-ja u bë partia kryesore dhe formoi një koalicion me Partinë e Rrugës së Vërtetë e qendrës së djathtë. DYP. Erbakani u bë Kryeministër.

Kjo bëri të bjerë këmbana e alarmit midis institucioneve laike. Erdogani i rriti edhe më tej preokupimet e tyre kur ndalo shitjen e pijeve alkoolike në kafenetë e qytetit dhe në pritjet, duke pohuar, nga çka thuhet: “Nuk jam vetëm Kryebashkiaku i këtij qyteti, por edhe Imami i tij”. Organizonte edhe konferenca ku ftonte figura islamistësh ndërkombëtarë si Sheik al Murabid që teorizonte rikthimin e Kalifatit e rë Perandorisë Osmane për luftimin e kapitalizmit. Pavarësisht se mbështetësit e tij qenë shumë të kënaqur me Erdoganin si kryebashkiak i Stambollit, opozita laike e akuzonte për nepotizëm, korrupsion dhe përgatitje terreni për xhihadin nëpërmjet përdorimit të resurseve të qytetit.

Grushti i katërt i shtetit dhe burgu
Nga ana tjetër, pozicionet kundër laicitetit të shtetit të Erbakanit po krijonin shqetësime. Më 28 shkurt 1997, ushtria emetoi një ultimatum prë qeverinë RP – DYP me qëllim që në vendimet për t’u marrë të shmangej “restaurimi i karakterit laik të regjimit”. Rezultati qe që Kryeministri Erbakan u detyrua të dorëhiqej dhe RP-ja u shpall e jashtëligjshme.

Ky grusht shteti i katërt u bë i njohur si “grusht shteti pasmodern” pasi rrëzoi një qeveri nëpërmjet presionit, jo gjakderdhjes, dhe inicioi një periudhë masash të ashpra kundër islamistëve. Në këtë periudhë, duke folur në një miting në Bitlis në dhjetorin e 1997, Erdogani lexoi një poezi: “Xhamitë janë kazermat tona. Minaret janë bajonetat tona. Kupolat janë helmetat tona. Besimtarët janë ushtarët tanë. Allahu akbar. Allahu akbar (Zoti është i madh, Zoti është i madh)”. Kjo shkaktoi një kundërshti të madhe. Për këtë u dënua me 10 muaj burg dhe u ndalua nga shërbimi publik pse kishte shkelur ligjin e laicitetit duke ngjallur urrejtje fetare. Kjo e bëri që të dorëhiqej më 1998 përpara se ta mbaronte mandatin e tij si kryebashkiak i Stambollit.

Mijëra njerëz u mblodhën që ta përshëndesnin Erdoganin përpara se të futej në burg më 1999. Ai i tha turmës: “Kjo këngë nuk mbaron këtu”. Kjo shprehje u bë një prej sloganeve në qarqet islamiste. Pak koh më pas u botua një album me të njëjtin titull dhe me një foto të Erdoganit në kopertinë. Përmbante 7 poezi poetësh islamikë dhe e para ishte “Letër nga burgu”, të gjitha të recituara nga Erdogani me një lloj suksesi. Veç kësaj, në një këngë popullore i këndohej në kor Erdoganit: “Ti je një këngë që do të zgjasë gjithë jetën”. CD-ja shti 1 milion kopje. Erdogani u lirua pas 4 muajsh.

Në fillimin e viteve ’90 Lufta e Ftohtë kishte përfunduar dhe nuk ekzistonte më kërcënimi komunist. Megjithatë në atë kohë kishte nisur një luftë midis pushtetesh mbikombëtarë. Globalistët i shikonin lëvizjet islamiste si një mjet për dobësimin e shteteve kombëtare dhe përhapjen e ideve neoliberalë, kështu që i mbështesnin.

Ndoshta ka qenë kjo arsyeja që qëndron prapa grushtit të shtetit të katërt ushtarak në Turqi. Disa ekspertë gjeopolitikë amerikanë si Samuel Huntington kanë deklaruar hapur si Turqia duhet ta mohojë Ataturkun (që nënkupton laicitet dhe shtet kombëtar) ashtu si rusët kanë mohuar Leninin. Për shkak të trashëgimisë osmane, Turqia mund të përfaqësojë vendin qendror për islamin (kjo nënkupton që duhet të ketë një kalif turk). Kështu që ka nevojë për një lider të fortë, një Ataturk të dytë, për transformimin e saj.

Sigurimi i postit të Kryeministrit
Në dhjetorin e 1997, Partia e Virtytit (FP) u krijua nga rrethi i afërt me Erbakanin, duke qenë se ai ishte ndaluar të merrej me politikë, por u shkri më 2001. Vetë pas në muaji u themelua tjetër parti islamiste, Partia e Lumturisë (SP), nga të njëjtit drejtues.

Në 2001, Erdogani bashkë me një grup të quajtur “Reformatorët” i prishi marrëdhënien me Erbakanin e SP-në dhe formoi AKP-në. Në 2002 do të bëhet partia e parë, por Erdoganit i ishte ndaluar pjesëmarrja në politikë për shkak të arrestimit të tij të 1998. Por më një amendament kushtetues dhe duke fituar një zgjedhje shtesë, kjo pengesë u hoq dhe në 2003 ai u bë Kryeministër në Turqi. AKP-ja e ka dominuar politikën turke qysh nga zgjedhjet e para të saj më 2002. Ajo e ka rritur konsensusin popullor nga 34 % e 2002, në 46.58% e 2007 dhe 49.83% e 2011.

Në kërkim të bindjes së Perëndimit
Erdogani ka kërkuar me të gjitha mënyrat që ta bindë Perëndimin se nuk ka më ndjenja armiqësore ndaj tij. Ka punuar fort për t’i dhënë prova dhe është bërë kështu i dashur për të. Ka paraqitur kërkesën e Turqisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian. Ka kërkuar që të sigurojë miratimin e pranisë së trupave amerikane e dislokuara në Turqi gjatë pushtimit amerikan në Irak, por nuk ia ka arritur.

Në vitin 2004 ka mbështetur planin e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan për ribashkimin e ishullit të Qipros. Turko – qipriotët e kanë miratuar referendumin, ndërsa greko – qipriotët e kanë refuzuar. I ka dhënë jetë një procesi pajtimi me Armeninë dhe bisedimeve të paqes me kurdët. Ka ndjekur planin ekonomik të imponuar nga institucionet financiare perëndimore, ka qeverisur në inflacion dhe ka inkurajuar investimet e huaja.

I ka sjellë përfitime të mëdha edhe bazës së tij elektorale duke i dhënë fonde e privilegje dhe me këtë ka krijuar një klasë të mesme të pasur. Kjo e ka rritur polarizimin midis kampit islamist dhe atij laik.

Në vitin 2008 AKP-ja ka miratuar në Parlament një amendament që e heq ndalimin e shamisë së kokës në kampuset universitare. Drejtuesit islamistë po bëhen dominues në aparatet e burokracisë; Erdogan edhe po ua pret krahët ushtrisë duke i bërë ushtarakët më përgjegjës ndaj gjykatave civile. Të gjitha këto gjëra e kanë rritur fërkimin midis Erdoganit dhe institucioneve laike.

Perëndimi i jepte ankora besim Erdoganit. Në profilin e tij të vitit 2011 në revistën TIME lexohej: “Është e vërtetë, ai ka treguar edhe një qëndrim autokratik, duke kaluar mbi kundërshtarët e tij politikë, duke burgosur armiqtë dhe frikësuar mediat… Kritikët e tij thonë se qeveria e Erdoganit censuron internetin, vë në rresht ligjvënësit dhe ndërhyn në institucionet akademike.

Por për admiruesit e tij këto difekte zbehen përpara sukseseve të tij. Demokratike, ekonomikisht në rritje dhe e admiruar në nivel ndërkombëtar: ndërsa modeli politik ecën përpara, Turqia bëhet gjithnjë e më e papërmbajtshme për të gjithë ata që heqin nga shpatullat dekada qeverisjeje autoritare e varfërimi – dhe për perëndimorët e preokupuar se çfarë mund të bëjë më pas ky popull”.

Në 2013, oficerë të shumtë të lartë të burgosur përjetë pse tentuan të përmbysin AKP-në u bënë të njohur si “afera Ergenekon”. Këta shtypën ashpërsisht protestën e manifestuesve që synonin të mbronin Gezi Park, një zonë e gjelbër e Stambolli e prekur nga një projekt ndërtimi. Në të gjithë vendin shpërthyen manifestime antiqeveritare dhe mijëra njerëz mbetën të plagosur në përleshje.

Turqia ka eliminuar edhe ligjet që ndalojnë gratë të mbajnë shami në selitë e institucioneve shtetërore. Ka filluar një hetim për korrupsion në rrethin e ngushtë të Erdoganit. Gjatë këtij hetimi qeveria ka larguar 350 oficerë policie dhe në fund vetë hetimi është ndërprerë. Erdogani ka akuzuar Fetullah Gylenin, një klerik turk që ndodhet në ekzil në Shtetet e Bashkuara, por që ka një pushtet të fortë në Turqi. Deri në ngjitjen e tij në pushtet kishin bashkëpunuar. Më pas Erdogani ka nisur t’i eliminojë drejtuesit e tij.

Në vitin 2014 Erdogani ka kandiduar për postin e Presidentit, edhe pse roli i tij është vetëm ceremonial. Në bazë të rregullave të partisë nuk ishte e mundur të garohej për një mandat të katërt. Falë amendimeve të 2007 për herë të parë një President është zgjedhur nga populli dhe jo nga Parlamenti. Pas fitores së tij ka njoftuar se do të miratohet një kushtetutë e re pas zgjedhjeve parlamentare të 2015. Kjo është interpretuar si një synim i qartë për të zgjeruar pushtetet e tij.

Në vitin 2015, për herë të parë për shkak të koalicionit informal të opozitës – me përfshirjen e kurdëve të HDP-së – që synonte ta shmangte planin e Erdoganit për një presidencë me pushtete të plota, AKP-ja nuk ka arritur të sigurojë mazhorancën në Parlament. Megjithatë, opozita nuk ka arritur të formojë një koalicion qeverisës për shkak të nacionalistëve të MHP-së. Në zgjedhjet e parakohshme të nëntorit, AKP-ja e ka fituar sërish mazhorancën në Parlament.

Më 15 korrik 2016 ndodhi një tentativë grushti shteti ushtarak. Ndërsa natyra e vërtetë e saj është ende mister, Erdogani e ka tejkaluar falë mbështetjes së qarqeve nacionaliste të ushtrisë, duke qenë se e shikonin si një komplot të Perëndimit. Thuhet se Erdogani ka marrë edhe mbështetje nga Moska dhe ky ka qenë fillimi i miqësisë së tij me Presidentin rus Vladimir Putin.

Erdogani ka akuzuar Fetullah Gylenin dhe ka kërkuar ekstradimin e tij nga Uashingtoni, por më kot. Ka filluar një gjueti shtrigash duke shkarkuar mijëra ushtarë, oficerë policie, mësues, gjykatës dhe funksionarë civilë nga vendet e tyre të punës, duke i burgosur dhe duke i vënë nën hetim për bashkëpunimin e supozuar të tyre me puçin dhe me Lëvizjen e Gylenit.

Ka vendosur gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare. Në prillin e 2017 në këtë skenar është mbajtur një referendum kontravers kushtetues. Me një diferencë të vogël, abrogimi i figurës së Kryeministrit dhe kalimi i pushteteve ekzekutive Presidentit është miratuar pavarësisht protestave të opozitës, sipas së cilës qenë verifikuar mashtrime elektorale.

Në zgjedhjet presidenciale e 24 qershorit 2018 Erdogani ka fituar shumicën e votave në mandatin e tij të dytë, falë bashkëpunimit të tij me partinë nacionaliste MHP dhe sërish pavarësisht protestave të opozitës, sipas së cilës votimet nuk kanë qenë korrekte. Pas inaugurimit të 9 korrikut, Erdogani ka marrë pushtete të zgjeruara presidenciale, sipas të cilave Turqia e ka modifikuar sistemin e saj nga parlamentar në presidencial.

Gjithsesi, në vitin 2019 ekonomia është ngadalësuar, inflacioni është ngjitur në 20%, kurse papunësia ka arritur nivelin 15%. Pavarësisht se partia AKP e Erdoganit ka fituar zgjedhjet lokale të 21 marsit në nivel kombëtar, prapëseprap ka humbur qytetet e mëdha si Stambolli, Ankaraja, Izmiri, Antalia, Adanaja dhe Diarbekiri. Si ish kryebashkiak i qytetit, humbja e Stambollit për Erdoganin ka qenë një goditje e fortë.

Një herë kishte thënë: “Të humbasësh Stambollin është si të humbaësh Turqinë”. AKP-ja i ka ankimuar rezultatet, por përsëritja e zgjedhjeve ka çuar në një sukses edhe më të madh të kandidatit të partisë CHP Ekrem Imamoglu dhe tani është ai ylli i ri politikës turke.

Veç kësaj, Erdogani përballet me sfidën e kolegëve të tij të vjetër. Ahmet Davutoglu, që u detyrua të dorëhiqet si Kryeministër në majin e 2016, po formon një parti të tijën. Ministri i mëparshëm i Ekonomisë dhe Zëvendëskryeministri, Ali Babaxhan, po organizon edhe ai një parti të re me mbështetjen e tij që dikur ishte një mik për kokë i Erdoganit, Presidenti i mëparshëm Abdullah Gul.

Në këtë klimë, me intensifikimin e mosmarrëveshjes me Perëndimin dhe qarqet properëndimore, afërsia e tij me Putinin dhe qarqet proruse në Turqi po rritet.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Katër vjet pas “reformës” energjetike, OSHEE mbyll vitin me 64 milionë euro humbje

Të ardhurat e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike pësuan një rritje minimale prej 2% gjatë vitit 2019 ndërsa shpenzimet u rritën me 20%, duke sjellë një rezultat final prej mbi 7.7 miliardë lekë humbje ose afërsisht 64 milionë euro, bëri të ditur kompania në aplikimin e saj për çmimin e energjisë elektrike për vitin 2020 të dorëzuar në Entin Rregullator të Energjisë.

Sipas të dhënave të kompanisë, të ardhurat e pritshme të vitit 2019 janë 58 miliardë lekë ndërsa shpenzimet 65.6 miliardë lekë.

Rritja e shpenzimeve i dedikohet në një masë të madhe rritjes së kostos së blerjes së energjisë elektrike për shkak të prodhimit të paktë nga hidrocentralet e Drinit, të cilat janë nën pronësi publike, por një pjesë aspak e vogël e shpenzimeve ishte operative.

Kështu, ndërsa shpenzimet për blerjen e energjisë u rritën me 29% ose 9.7 miliardë lekë, shpenzimet operative të OSHEE u rritën me 36% ose 4 miliardë lekë. Shpenzimet operative përfshijnë pagat e shpenzime të tjera të ngjashme për makina apo karburant ndërsa investimet janë shpenzim tjetër.

“Rezultati financiar i vitit 2019 pritet të jetë një humbje prej 7.7 miliardë Lekë duke shënuar rezultatin e pare negativ pas 4 viteve me performance te suksesshme.

Rritja e kostos se blerjes se energjise elektrike per shkak td thatësirës është treguesi kryesor që ka ndikuar në humbjen e pritshme pavarësisht masave të marra për uljen e kostove operacionale të shoqërisë,” shkruhet në dokumentin e aplikimit, pa sqaruar se çfarë kostosh operacionale kompania është përpjekë të ulë.

Sipas të dhënave të saj, shpenzimet operacionale ishin në masën 11.4 miliardë lekë më 2018 dhe u rritën në masën 15.4 miliardë lekë më 2019, me një diferencë prej 4 miliardë lekësh ose afro 33 milionë euro më shumë.

Sipas OSHEE, shkaku kryesor i rritjes së shpenzimeve operative janë kamatëvonesat që kompania tjetër shtetërore e energjisë, KESH, i ka faturuar për detyrime të para vitit 2015.

Si pasojë e rritjes së njëhershme të të dyja shpenzimeve, ato për energji elektrike dhe ato operative, kompania pritet të mbyllë vitin me rreth 64 milionë euro humbje ndërkohë që pati realizuar fitime prej afro 15 milionë eurosh në vitin 2018 dhe po kaq, në vitin 2017.

OSHEE mori një rritje çmimi dhe u përfshi në një projekt investimi me kredi nga Banka Botërore në vitin 2015, nën supozimin se reforma, e cila solli burgosjen e mijëra shqiptarëve, do të sillte reduktimin e humbjeve në masën 14% të energjisë së hedhur në rrjet brenda vitit 2019. Por ndërsa viti 2019 mbërriti, humbjet vijojnë të jenë në masën 22% sipas vlerësimeve të OSHEE.

OSHEE ka shënuar gjatë vitit 2019 edhe një rritje të ndjeshme të detyrimeve të paarkëtuara nga ndërmarrjet publike jobuxhetore duke sjellë një rritje të lehtë të borxheve totale që klientët i kanë kësaj kompanie.

Sipas të dhënave të pjesshme të ERE, që reflektojnë situatën e gushtit 2019, borxhi total i klientëve ndaj OSHEE është 72.3 miliardë lekë ose 0.4 miliardë lekë më shumë se sa në dhjetor 2018. Shkaku kryesor i rritjes së borxhit është mospagesat nga sektori publik jobuxhetor, me një fjalë, ndërmarrjet shtetërore, kryesisht ujësjellësa.

Në fillim të vitit 2014, buxheti i shtetit mori përsipër pjesën dërrmuese të borxheve të prapambetura të këtyre ndërmarrjeve ndaj OSHEE-së me supozimin se pas kësaj, këto kompani do të ishin në gjendje të paguanin faturat. Por katër vjet më pas, borxhet e këtyre ndërmarrjeve ndaj OSHEE-së kanë arritur në 10 miliardë lekë (80 milionë euro), ose dy herë më shumë nga sa ishin para krizës.

Si pasojë e këtyre vështirësive, OSHEE thotë se ka nevojë për një korrigjim në rritje të çmimit të energjisë me vlerë të përgjithshme prej 12 miliardë lekësh, e cila duhet të ndahet në katër vitet e ardhshme në masën 3 miliardë lekë në vit.

“Reporter.al”

Padia e çuditshme e Ramës kundër Haradinajt, thotë se Ramushi i ka cënuar nderin!

Trakimi i radhës mes Edi Ramës dhe Ramush Haradinaj, do realizohet në një ambient krejtësisht ndryshe prej herëve të tjera.

Edi Rama, zyrtarisht ka nisur rrugën ligjore ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, ku ka ushtruar padi ndaj homologut të tij nga Kosova, Ramush Haradinaj.

Padia e Ramës është dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë të mërkurën, ku informacioni është siguruar nga “Betimi për Drejtësi”.

Padia e Edi Ramës, përmban mbi 30 faqe dhe pretendon se Haradinaj ka shpifur ndaj Ramës, për deklaratat e tij që i ka dhënë në lidhje me temën e shkëmbimit të territoreve.

Në padi përmenden disa emisione të transmetuara gjatë muajit tetor të vitit të kaluar, në të cilat Haradinaj ka folur për këtë temë, e ku e ka akuzuar Ramën, që së bashku me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuciqin, kanë nisur idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Në datën 17.10.2019 e 29.10.2019, i Padituri Ramush Haradinaj, në kohën e kryerjes së deklaratës Kryeministër në detyrë i Republikës së Kosovës (më poshtë referuar edhe si “i Padituri” gjatë një interviste të dhënë gazetarit Artur Zheji e të publikuar në emisionin 360.gradë në datën 17.10.2019 si dhe gjatë intervistës së kryer në datën 29.10.2019 në emisionin televiziv Pressing/Zona Pressing të publikuar në televizionin “T7” të Republikës së Kosovës, ka kryer deklarim publik të fakteve shpifëse e mashtruese në adresë të Paditësit me pasojë cenimin e nderit, personalitetit, reputacionit dhe dinjitetit të Paditësit me pasojat e parashikuara në legjislacionin e zbatueshëm”, thuhet në padi.

Në padi thuhet se deklaratat shpifëse shkak padie kanë pasur për kontekst përgatitjet për procesin e dialogut mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë e që, në parim, sic thuhet në padi, do të duhet të rezultojë në një marrëveshje reciprokisht të detyrueshme për të dyja palët dhe njohje reciproke në mes këtyre dy shteteve.

“Kjo çështje ka dominuar debatin publik që nga fundi i vitit 2018 dhe përgjatë vitit 2019, duke rezultuar në akuza deri për “tradhëti”, çdo herë e përkundrejt personave të pretenduar se gjatë këtij procesi dialogu kanë mbështetur idenë e të ashtuquajturit “shkëmbim të territoreve në mes Kosovës dhe Serbisë””, thuhet tutje në këtë padi.

Sipas padisë, kryeministri i Kosovës, është autori e përhapësi në publik i akuzave për fakte konkrete të cilat në mënyrë të përsëritur e në mënyrë direkte e indirekte, kanë krijuar në publik idenë e rreme sipas së cilës “Kryeministri i Republikës së Shqipërisë në personin e Paditësit është në shërbim të një ideje në dëm të interesit të kombit shqiptar në përgjithësi dhe të interesit të Republikës së Kosovës në veçanti”.

Aty përmenden një numër i madh të deklaratave që Haradinaj vazhdimisht i ka dhënë, e në të cilat e ka apostrofuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama.

Pjesë e këtyre deklaratave është edhe ajo ku Haradinaj, sipas padisë, i referohet edhe aferave korruptive, për ta jetësuar idenë e shkëmbimit të territoreve.

Në padi thuhet se ky qëndrim në vazhdimësi i Haradinajt është mbajtur përkundër fakteve që sipas padisë, Rama asnjëherë nuk ka diskutuar për tema të tilla.

“Kryeministri i Republikës së Shqipërisë nuk asnjë rol formal e juridiko-politik në marrëveshjen eventuale në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

E kjo për faktin se kjo lloj marrëveshje bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përbën një akt që mund të miratohet vetëm dhe ekskluzivisht nga Kuvendi i Republikës së Kosovës e, për më tepër, kërkon ekskluzivisht miratimin e 2/3 të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës[1], dhe rrjedhimisht 80 vota pro, përfshirë deputetët e koalicionit qeverisës dhe të opozitës, në secilën rrethanë.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë asnjëherë nuk ka mbështetur dhe nuk është deklaruar në mbështetje të një ideje të tillë. Qëndrimi i Paditësit në Qeverisë së Republikës së Shqipërisë ka qenë një dhe i vetëm: ai i mbështetjes së pozicionit të qëndrimeve të Republikës së Kosovës drejt një marrëveshje ndërkombëtarisht të detyrueshme për Republikën e Kosovës dhe Serbisë dhe e cila do të rezultonte në njohje reciproke në mes dy vendeve dhe do të hapte rrugëtimin efektiv drejt integrimeve euro-atlantike”, thuhet ndër të tjerash në këtë padi.

Në këtë padi, Rama nuk e ka cekur shumën e dëmit që pretendon se i është shkaktuar.

Por, me padi, ai ka kërkuar që përveç kompensimit të dëmit, të detyrohet Haradinaj që t’i ndal deklaratat që sipas padisë, janë shpifje, si dhe t’i përgënjeshtroje ato.

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdimisht ka akuzuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, atë të Serbisë, Aleksandër Vuciq dhe kryeministrit e Shqipërisë, Edi Rama, si liderët që e kanë nisur idenë dhe kanë punuar në drejtim të realizimit të shkëmbimit të territorit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.