9.5 C
Tirana
E hënë, 26 Maj, 2025

Nuk fton lojtarët e Kosovës, reagon Berisha: Një turp tjetër kombëtar i Edvin Kristaq Zografit

Ish Kryeministri Berisha ka publikuar në faqen e tij në facebook mesazhin e një qytetari i cii denoncion mos ftesën për lojtarët e Kosovës për ndeshjen miqësore të Janarit ku do të jenë veteranët e futbollit të Shqiperisë, Greqisë, Turqisë, Italisë.

“Në këtë ndeshje me urdhër të Edi Ramës nuk janë ftuar lojtaret e KOSOVES që aq shumë kemi dhënë për Shqipërinë, mos duhet të organizohet ndonjë ndeshje armiqësore që të ftohet KOSOVA???, pyet qytetari në mesazhin dërguar ish Kryeministrit Berisha.

Ja postimi i plotë:
Një turp tjetër kombëtar i Edvin Kristaq Zografit!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb

Përshendetje z.Berisha, FSHF ka organizuar një miqësore me 10 janar që do të luhet mes veteranëve të Shqiperisë, Greqisë, Turqisë, Italisë por në këtë ndeshje me urdhër të Edi Ramës nuk janë ftuar lojtaret e KOSOVES që aq shumë kemi dhënë për Shqipërinë, mos duhet të organizohet ndonjë ndeshje armiqësore që të ftohet KOSOVA???

Ndahet nga jeta pa pritur një nga themeluesit e Partisë Demokratike Dega Fier

Ndahet nga jeta pa pritur dhe para kohe Edmond Ymeraj, nje nga themeluesit e Partise Demokratike Dega Fier.

Pak dite na ndajne nga 6 Janari dhe ne do te mbledhemi, per te festuar, kete dite qe, perkon me diten e ujit te bekuar dhe kjo dite e bekuar per Fierin tone, kete radhe do te jet, pa Mondin.

Shume kush, e kujton 6 Janarin 1991 bashke me Mondin me djalin kurajoz dhe trim, qe krijuan PD Dega Fier dhe ne ditet ne vijim, me megafon ne dore ,ne krah edhe te Doktor Profesor Sali Berishes, sfidoi friken dhe perndjekjen, e falangave te kohes se diktatures dhe bashke me ,te tjere burra fisnik te kohes, Si Fatos Mihali, Arjan Nikaj, Veli Koçi, Viktor Margilaj, etj…shkruan historin, dhe sot kujtohen me vleresim dhe respekte ,nga te gjithe ne.

U largove pa pritur dhe parakohe miku yne Mondi, te takova, jo me large se dy dite me pare ,biseduam ,pak me shume se zakonishte, ishe i shqetsuar, per situaten, qe po kalojme, dhe si gjithmon i gatshem,per te dhene konttibutin tend te vyer, per PD dhe Fierin.

Me kete monster qe eshte sot, ne krye me the, duhet nje 91 i dyte.

Ne emrin tim personal dhe te Partis Demokratike Dega Fier, Shpreh ngushullimet me te sinqerta dhe te ndjera, familjes, bashkshortes, dhe femijve, te tij.

Sot ne oren 14, do te percjellim per ne banesen e fundit, do te jemi aty, plote nderim dhe respekte per ty miku jone.
Lamtumire Mondi, do te kujtojme, gjithmon, me respekte dhe malle.

Qytetarët shpërthejnë ndaj Ramës: “E mira që mund të na japë Zoti është largimi jot nga pushteti”!

Tashmë, prej tërmetit të 26 nëntorit rituali i mëngjesit i kryeministrit Edi Rama për të bërë propagandë janë fjalët e shenjta, duke i postuar në faqen e tij në rrjetet sociale.

Herë poston fjalë të Biblës, herë të Kur’anit apo edhe të Fletores së Bektashinjëve. Madje shpesh herë i deformon ashtu siç i vijnë përshtat atij për të bërë propagandë.

Sot, ka postuar një citat nga Bibla: “Zoti premton të nxjerrë diçka të mirë nga furtunat shkatërruese që sjell në jetët tuaj”.

Por, po t’iu hedhësh një sy komenteve poshtë ato s’janë aspak në krah të tij. Ata duken të tejngopur nga propaganda fasadë e kreut të qeverisë dhe kanë shpërthyer në kritika të forta ndaj tij.

Një komentues i është kundërpërgjigjur se e vetmja e mirë që mund t’iu japë Zoti shqiptarëve pas tërmetit tragjik është largimi i tij nga pushteti.

Disa të tjerë i renditin problemet e shumta që kanë qytetarët shqiptarë, ndërsa një tjetër i drejtohet se edhe pak edhe do sfidosh vetë Zotin dhe do thuash se Zoti jam unë.

“O Edi te kam pa mbreme ne enderr dhe te kam thene qe ik per gjueti qe te qetsohesh.” – shkruan një komentues tjetër.

Lexoni disa prej komenteve më poshtë



Edmond Spaho takime me biznesin: Janë në falimentim. PD ka plan të qartë për rimëkembjen e biznesit

Sot ne Librazhd sebashku me deputetin Luciano Boci dhe drejtuesit e PD Librazhd ne takime me biznesin e vogel. Qyteti i zbrazur, njerezit e varferuar, dyqanet e mbyllur. Varferia dhe skamja ishin shqetesimet kryesore te biznesit te vogel. Mund te ndodhte qe gjate gjithe dites askush te mos hynte ne dyqan apo te blinte. Shumica ishin ne prag falimentimi dhe mezi nxirrnin buken e gojes per familjen.
Ulja e cmimit te energjise, karburanteve, gazit si dhe taksave te tjera qe paguajme si qytetare shoqeruar me rritjen e pagave dhe pensioneve si dhe hapjen e vendeve te reja te punes, do te rrite fuqine blerese te qytetareve. Biznesi i vogel do te paguaja 0.5% te xhiros si takse per xhiro deri ne 140 milion leke si dhe do perfitoje ulje te sigurimeve shoqerore ne 9% nga 15% qe eshte sot.



Një turp tjetër kombëtar i Ramës! Nuk fton asnjë futbollist të Kosovës për ndeshjen miqësore

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cii denoncion mos ftesën për lojtarët e Kosovës për ndeshjen miqësore të Janarit ku do të jenë veteranët e futbollit të Shqiperisë, Greqisë, Turqisë, Italisë.

“Në këtë ndeshje me urdhër të Edi Ramës nuk janë ftuar lojtaret e KOSOVES që aq shumë kemi dhënë për Shqipërinë, mos duhet të organizohet ndonjë ndeshje armiqësore që të ftohet KOSOVA???, pyet qytetari në mesazhin dërguar ish Kryeministrit Berisha.

Postimi i plotë

Një turp tjetër kombëtar i Edvin Kristaq Zografit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përshendetje z.Berisha, FSHF ka organizuar një miqësore me 10 janar që do të luhet mes veteranëve të Shqiperisë, Greqisë, Turqisë, Italisë, por në këtë ndeshje me urdhër të Edi Ramës nuk janë ftuar lojtarët e KOSOVËS që aq shumë kemi dhënë për Shqipërinë, mos duhet të organizohet ndonjë ndeshje armiqësore që të ftohet KOSOVA???

Artistët protestojnë para zyrës së Veliajt: Transparencë për Teatrin! Tirana nuk është pronë e tij, duhet të japë llogari…

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka nisur një protestë sot përpara Bashkisë së Tiranës ku kërkon transparencën e projektit për ndërtimin e Teatrit të ri dhe ka paralajmëruar deri edhe kallëzim në SPAK për kryebashkiakun Erion Veliaj.
Artistë të njohur si Mehdi Malkaj, Justina Aliaj, Neritan Liçaj, regjisori Budina dhe dhjetra aktivistë deklaruar se është detyrim i të zgjedhurit të Tiranës të bëjë transparente procedurën se deri ku ka shkuar procesi për shembjen e godinës së Teatrit dhe ndërtimin e godinës së re bashkë me kullat.

Justina Aliaj tha: “Faleminderit që më dhatë fjalën. Unë nuk kam çfarë shtoj, çfarë thanë kolegët. Unë kam vetëm një gjë që bërtet pak në shpirtin tim. Transparenca. Unë nuk e di pse mbahet kurajo një ditë do të plasi, dhe mendoj se kur të plasë nuk do të jemi ne të mangët, do të jenë ata. Mendoj se në këto festa duhet me qenë më kompakt dhe më transpartë për të treguar kush I ka fituar ato tendera apo formalitete që bëhen për këtë punë. Ne duan Teatrin dhe shpresoj se do t’ia dalim mbanë. Nëse vijn ë dhe më thonë pse nuk janë transparent besoj se do të bëjnë një punë të mirë, nëse nuk vijnë, nuk është punë e mirë”.

Gentian Gaba: “Pas tërmetit që hodhi tuç propagandën qeveritare, pas Europa Nostra që garantoi dhe fondet për rikonstruksionin e Tetarit, korrupsioni mbetet e vetmja gjë pse duhet të vazhdojë projekti i Teatrit. Kanë hyrë thellë në diktaturë dhe vetëm në si qytetarë duhet të bëjmë dferencën.

Neritan Liçaj: “Tirana është e tiranasve dhe e gjithë Shqipërisë, nuk është pronë e tij dhe duhet të japë llogari deri në fund. Sot jemi si çetë por nëse e zgjat, do të vijnë regjimente të tëra ndaj duhet të ketë kujdes”.

Robert Budina: “Nëse ne rezistojmë dhe kërkojmë, nuk mund të ketë korrupsion. Erdhëm deri këtu se i lamë rrugë të lirë këtyre njerëzve që të mendojnë se Shqipërinë e kanë pronë të tyre. Këta kanë arritur në një pikë korrupsive kmaksimale sepse derisa nuk marrin guximin të tregojnë se deri ku kanë arritur procederurat për tetarin, por gjejnë guximin edhe të fyejnë… Ne jemi këtu për t’i dhënë atij një leksion qytetarie, jo vetëm atij, por gjithë pushtetit. Me këtë akt ne do t’i kërkojmë llogari po nëse nuk e bën, atëherë do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore.

Nuk jemi të vetëm por jemi të armatosur dhe një grup aktivistësh, ne i kemi përballuar, kemi kthyer ligjin dy herë në parlament dhe nuk do ta lëmë këtu derisa përgegjësit e këtij korrupsioni të vihen para drejtësisë”.

Video/ Rama çon drejt grevës së urisë banorët e Thumanës

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video të banorëve të Thumanës, të cilët kanë kërcënuar se do të hyjnë në grevë urie, pasi qeveria kërkon ti nxjerrë nga hotelet ku po qëndrojnë që pas tërmetit të 26 nëntorit.

Banorët shprehen se përfaqësues nga Bashkia e Krujës kanë shkuar dhe u kanë thënë që të dalin nga hotelet sepse do u jepet bonus qiraje.

Por banorët shprehen se ai bonus është i pamjaftueshëm.

Denoncimi i plotë i ish-kryeministrit Berisha

Edvin Mafia me qëndrimin e tij shtyn drejt grevës së urisë banorët e Thumanës që i mbijetuan tërmetit!

Miq, pas vrasjes shtetërore të 25 familjarëve dhe njerëzve të tyre nga neglizhenca kriminale e Kreut të Meduzës dhe Narkoqeverisë së tij, tani banoret e Thumanës i shtynë me cinizëm drejt grevës së urisë! Krim!

Ndiqeni videon e qytetarit dixhital. sb

Edvin Mafia me qendrimin e tij shtyn drejt greves se urise banoret e Thumanes qe i mbijetuan termetit!Miq, pas vrasjes shteterore te 25 familjareve dhe njerezve te tyre nga neglizhenca kriminale e Kreut te Meduzes dhe Narkoqeverise se tij, tani banoret e Thumanes i shtyne me cinizem drejt greves se urise! Krim!Ndiqeni videon e qytetarit dixhital. sb

Gepostet von Sali Berisha am Sonntag, 29. Dezember 2019

Rekordi i zi në 2019, 57 atentate dhe 63 të vrarë. Mafia po bën shtet!

Viti që po lëmë pas do të linte jo pak, por 63 viktima dhe 10 të plagosur nga 57 vrasje të ndodhura në total.
Statistikat e policisë tregojnë se numri i ngjarjeve kriminale vijon të jetë në rritje nga viti në vit.

Nga të dhënat e siguruara nga Report Tv, rezulton se këtë vit janë regjistruar 12 vrasje më shumë se në 2018-ën, i cili e mbylli vitin me 45 vrasje. Vetëm këtë vit, mësohet se nga 57 vrasje, 14 prej tyre kanë qenë krime në familje, 13 vrasje me dashje, 17 me paramendim, si dhe 13 vrasje të tjera të ndodhura në rrethana të tjera cilësuese.

Ngjarje jo pak të bujshme, përveç atyre të ndodhura mes bandave kriminale, do të ishin edhe ato që kanë prekur njerëz të sistemit të drejtësisë, si atentati ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, vetëm me një autor të arrestuar sit ë dyshuar, Redjan Rrajën, si dhe dy ngjarjet ende të pazbardhura, vrasja e avokatit Ravik Gurra, mbrojtës i fisit Çapja dhe Emiljano Shullazit, si dhe atentati me tritol ndaj prokurorit të Vlorës, Albert Kuliçit.

Ndërkohë, nga 57 vrasje të ndodhura përgjatë 2019-ës, policia do të zbardhte vetëm 40 prej tyre, me 66 autorë të dyshuar, nga të cilët 43 janë arrestuar, e ndërsa pjesa tjetër vijojnë të jenë në kërkim.

Ngjarjet në 2019-ën
57 vrasje
63 viktima
10 të plagosur
14 vrasje në familje
13 vrasje me dashje
17 vrasje me paramendim
13 vrasje në rrethana të tjera cilësues

Përgjimet, Zogu i Tiranës e Dajana, shitblerje votash për Zogun e Bashkisë: Motra të jap 20 mijë lekë…

Nëntë muaj hetime dhe përgjime të bisedave telefonike kanë zbërthyer veprimtarinë kriminale të Hermes Nikajt, ose siç njihet ndryshme me nofkën “Zogu i Tiranës”. Djaloshi shumë i njohur për shqiptarët si moderator në disa emisione televizive, menaxhonte disa vajza të reja, përfshirë dhe një 30-vjeçare që punon në Policinë e Tiranës me inicialet D.B, duke i gjetur klientë, biznesmenë dhe persona të tjerë të njohur, për të kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.

“Shqiptarja.com” sot zbardh ekskluzivisht përgjimet e prokurorisë së Tiranës dhe vëzhgimet e kryera në terren, për këtë grup që shfrytëzonte vajza për prostitucion, ku pjesëmarrës nuk ka qenë vetëm Hermes Nikaj, i arrestuar, por dhe parukierja Anjeza Bena (në arrest shtëpie) edhe një vajzë tjetër me iniciale F.S.

Komunikimet tregojnë se Hermes Nikaj, në disa raste hyn dhe vetë në lojë, madje kryer herë pas herë marrëdhënie seksuale me një djalë të njohur në Tiranë, model, me inicialet F.P, të cilit i thërret “Dashnor”.

Sipas hetimeve të njëjtën gjë bën dhe parukierja Anjeza Bena, e cila përfshihet në marrëdhënie seksuale treshe, siç ka qenë një rast në Maqedoni dhe në zonën e Liqenit të Thatë, ku Bena i ka çuar për marrëdhënie seksuale në banesë një vajzë me inicialet A.S, një personi të quajtur Armand, i cili sapo kishte ardhur nga Kanadaja.

Nga vëzhgimi në terren që i ka bërë policia, Hermes Nikaj, del se ka kontakte të vazhdueshme me, Gugu Haxhiaj, e cila i është prezantuar publikut shqiptar si këngëtare si lesbike, dhe Dajana Shabanin, moderatore në disa emisione në televizionet shqiptare.

Ndër të tjera në këto përgjime është zbuluar dhe fenomeni i shit-blerjes së votave në zgjedhjet lokale për bashkitë, ku në 30 qershor 2019, Hermes Nikaj, telefonohet nga një numër që sipas verifikimeve rezulton të jetë, i Dajana Shabanit,e cila telefonon “Zogun” dhe së bashku bëjnë këtë bisedë, ku në këmbim të 20 mijë lekëve të vjetra Hermes Nikaj shkon dhe voton në qendrën e votimit që ndodhet në shkollën “Qemal Stafa” në Tiranë. Me tyre zhvillohet kjo bisedë:

Dajana: Zogu votove ti motra?
Zogu: Jo Akoma.
Dajana: Shko të lutem se më duhet shenja jote, ta çoj me foto, të kam motra zemër.
Zogu: Po mi.

Dajana: Se është orari që e fiks hajt, të japi motra njëzet mijë lekësh, shko.
Zogu :O sa mirë, kur tani ja për gjysëm ore.
Dajana: Ik motra se në orën shtatë mbyllën qendrat e votimit.
Zogu: Bëje gati njëzet mijë lekshin.

Dajana: Ta bën motra, ta bën motra, por merr edhe ndonjë këto grupin e gatshëm, votojnë këto?
Zogu: Ku di unë, ç’i du këto po votoj për vete, ta çoj më aplikacion po hec..

Dajana: Mirë. Po mere merre i çik motra një shoqe. Thuaji, merr dikë mamin vetë i dytë.
Zogu: Po po, bëje gati njëzetëshen.

Dajana: Mirë ta bën motra, ma ço më ashtu se mos rrej Zogu, se del aty për atë Allah.
Zogu: Për çfarë?

Dajana: Del kur nuk e ke votu.
Zogu: Qyqja unë thashë ta çoj me kështu gishtin moj…
Dajana: Shko, shko se e bën dhe me stilolaps, por halli është ta bësh tamam. Për zotin të del emri që nuk ke votuar. Për zotin betohem për gocën. Shko mere dhe mamin e shko voto se afër e keni. Te kush shkollë e ke ti, tek “Qemal Stafa”?

Zogu: Dy hapa e kemi..
Dajana: E mirë hik.
Ndërkohë dhjetë ditë përpara se të kryeneë këtë bisedë me Dajana Shabanin, Hermes Nikaj, personi i vetëm që po mbahet në burg për këtë çështje, telefonohet në 20 qershor 2019 nga një vajzë tjetër e ShoëBizz-it që njihet me emrin Gugu Haxhija.

Kjo e fundit nuk ka asnjë lidhje në aspektin penal në këtë dosje prokurorie, por gjatë bisedës Haxhija i kërkon Hermesit, t’i gjejë ndonjë shoqe, për një shokun e saj. Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Gugu: Sëmurë jam, më kanë ardhur ato…
Zogu: Nga humbe o jetë?

Gugu: Ja kam pas atë timin këtu. O jeta, e din pse të mora?
Zogu: Hë?

Gugu: Më çau bythën një shoku im në telefon “…më gjej një shoqe, më gjej një shoqe…”.
Zogu: Kur e do?
Gugu: Tani.

Zogu: Ja se të marr pastaj, se jam t’u fjet gjumë shpirt…
Biseda me modelin që Zogu e konsideron si dashnor…
Një ditë më pas Hermes Nikaj, në datën 21 qershor 2019 zhvillon në mëngjes një bisedë me një model me inicialet F.P, të cilin ai e konsideron si dashnorin personal. Pikërisht ky model është dhe mes bisedës që ata zhvillojnë së bashku diskutimi ka këtë përmbajtje:

Zogu: Hajt se derdhesh shpejt, sa ta fusin këto se je maestro ti, hec se s’ta qaj hallin.
Modeli: Po ajo është.
Zogu: E di unë e di. Hajt se shifna në darkë, o zemër mos harro ma merr një krem trupi, shpirtit tat.

Modeli: Po ta marr tani.
Zogu: Mirë bebi, hajt se shifemi në darkë…
Ndërkohë pas kësaj dite, në datën 22 qershor 2019 Hermes Nikaj, komunikon me një person tjetër që ndodhet në një bar-kafe tek “Unaza e re”, ku pikërisht ky person i kërkon t’i gjejë ndonjë vajzë dhe të mbarojë punë, por për shkak se ky person nuk ka shumën e plotë të parave, e lënë që të përmbushin misionin e tyre në ditët e fundjavës.
“…A je me ato bu**t, se janë 3 çuna nga Anglia…”
Pikërisht në këtë ditë, Hermes Nikaj rreth orës 22:51 telefonohet nga një person i quajtur “Geni”, ku ky i fundit i kërkon vajza, duke i thënë “…a je me ato bu**t aty, apo jo…”. Mes Nikaj (Zogut) dhe Genit, zhvillohet kjo bisedë:
=
Geni: Ej, a je me ato bu**t aty apo jo?
Zogu: Jo
Geni: S’je me asnjë bu**? Ej jena tre çuna këtu dhe na i gjen nja tre femna sonte, po i japim nga pesëdhjetë euro.

Zogu: Jo jo
Geni: Po u japim nga pesëdhjetë euro atyne vlla.
Zogu: Jo jo qyqja, ç’a thu ti me…
Geni: Kanë ardhur nga Anglia çunat o budall…

Hotel ishte gati…Por duhej, drogë dhe më pas seks
Pa kaluar 20 minuta nga kjo bisedë telefonike, një tjetër thirrje mbërrin në telefonin e Hermes Nikaj, ku mes një personi të paidentifikuar, i cili ndodhej në hotel vetëm dhe një vajzë që ndodhej në shoqërinë e “Zogut të Tiranës”, zhvillohet kjo bisedë me këtë përmbajtje ku veç kërkesës për seks ka qenë dhe dëshira për të konsumuar drogë:

Vajza: Çfarë bëre ti?
Djali: Do na gjesh ndonjë gjysëm, të vish ta pim ti q…robt.
Vajza: Iii mos më thuaj që je kështu ti?

Djali: Hajt se s’ika fare, ndenjta këtu i q…robt.
Vajza: Po ku je me kë je?
Djali: Jam vetëm në hotel
Vajza: Çfarë thua ore?

Djali: Ose merr ndonjë njëshe, gjej ndonjë njeri të na e sjelli
Vajza: Uaaa, po ti pse don me pi o jeta mo jeta, a ke pi ti sot?
Djali: Po s’kam pirë, por më pihet moj. Por po erdhe dhe ti do pi. Vetëm nuk pi, i kam q…robt.
Vajza: Jo mos pi jeta, për çfarë me pi.

Djali: Hajde hajde, një njëshe jeta.
Vajza: Çfarë plere që je, po ti paske marrë dhe hotelin qenke bërë gati. Po kujt ti them una?
Djali: Po hajde vetëm, gjej dhe ndonjë dhe hajde. Lëre Zogun, se më kapi paranoja tani.
Vajza: Ja jeta se të them unë, po ku të gjej t’i them ndonjërit…

“Mos më sillë atë të shëndoshën është psikopate”
Në datën 25 qershor 2019, rreth orës 10:00 të natës Hermes Nikaj (Zogu), ka telefonuar një person ende të paidentifikuar, ku së bashku kanë zhvilluar një bisedë për gjetjen e një vajze, por jo të shëndoshë si herën e parë, por me trup më të mirë…
Zogu: Kur do vish?
Personi: Po me kismet ndoshta vij më vonë

Zogu: Po më bëj një zile
Personi: Të bëj zile unë dhe e ke parasysh ti
Zogu: Po po hajde
Personi: …më shkruaj
Zogu: Si?

Personi: Në qoftëse do jesh, e ke parasysh me atë të shëndoshën, atë që ishim atë ditë, më thuaj, më shkruaj…
Zogu: Jo nuk është ajo, po s’është për gjë ajo po hec. Hajt se e di unë e di unë.
Personi: A okej, jo ajo që ishte atë ditë. Jo ajo psikopatja jo.
Zogu: Aha, atë tjetrën hajt se e di unë
Personi: …e dobta…e shëndosha
Zogu: Ma ler mua. E di unë, e di unë hajt…
Marrë nga Shqiptarja.com

Rama vizitë në burg/ Këlliçi: Sa herë është keq, i duhet dikush me rekorde kriminale

Nga Belind KËLLIÇI

Sa herë është keq, Edi Ramës i duhet dikush me rekorde kriminale!

Me ta erdhi në pushtet ne 2013, e më pas ata bëri deputetë e kryetarë bashkie duke i veshur me pushtet. Bandat e krimit te organizuar kontrollojnë sot funksionimin e shtetit, marrin tendera, e pastrojnë para!

Personat me precedentë penale Edi Rama i përdori dhe në farsën e 30 qershorit! Ai qëllimisht poshtëroi socialistët e Shkodrës, Vorës, Vaut të Dejës, etj, duke u vënë në krye persona me precedentë penale.

Edi Rama vazhdon të poshtërojë Durrësin duke e lënë de fakto ne duart e Vangjush Dakos, bashkëpunëtorit të krimit, njeriut në listën e zezë të SHBA.

Dhe sot kur kishte urdhëruar që banoret e mbetur në mes të rrugës nga tërmeti i 26 nëntorit të dalin nga hotelet, pa u gjetur ende një strehe, shfaqet në burg duke përdorur gratë e dënuara, për propagandën e tij.

Nuk i paragjykoj ato gra, por një kryeministër që gjen strehë te çdo njeri që ka një precedent, nuk i duhet vendit tone.

Shqipëria po zbrazet çdo ditë e më shumë nga të rinjtë, nga intelektualet, nga profesionistët, sepse Edi Rama ia ka dorëzuar të gjitha pasuritë e vendit krimit dhe oligarkëve!