14.5 C
Tirana
E martë, 29 Prill, 2025

Shikoni si po e drejton Vangjush Dako Bashkinë e Durrësit nga kafja përballë… (Foto)

Vangjush Dako duket se është rikthyer fuqishëm në Bashkinë e Durrësit. Në fakt zyrtarisht bashkia drejtohet nga n/kryetari Zhulien Varfaj, pas dorëheqjes së Valbona Sakos. Por ajo që bie fort në sy është prezenca e Vangjush Dakos.

Ai u shfaq fillimisht brenda ambienteve të bashkisë, pikërisht ditën kur Sako u largua… Ndërsa çdo ditë shihet të qendrojë në kafenë që ndodhet vetëm 100 metra larg bashkisë. Dhe jo vetem afërsia me objektin por edhe personat me të cilët qendron ngrenë dyshimet për rolin e tij.

Abc News sjell foton e Dakos në kafe me ministrin fuqiplotë, Bledi Çuçi i cili u caktua nga Rama në krye të grupit të emergjencës. Po kështu në tavolinë me ta është dhe miku i ngushtë i Vangjushit, drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela…

Lani dhëmbët tre herë në ditë për të parandaluar sëmundjet e zemrës

Sëmundjet e zemrës mbesin në mesin e shkaktarëve më të mëdhenj të vdekje në botë.
Por, ekspertët kanë zbuluar se nëse i pastroni dhëmbët më shumë se dy herë në ditë, atëherë ju mund ta zvogëloni rrezikun e këtyre sëmundjeve për më shumë se 10%.

Siç thonë ata, pastrimi i dhëmbëve tri herë në ditë apo më shumë ndërlidhet me ulje të rrezikut të problemeve me pompim të gjakut në zemër dhe me ulje të rrezikut të dridhjeve atriale – sëmundje e cila shkakton rrahje të çrregullt të zemrës dhe shpeshherë me puls shumë të shpejtë.

Një prej teorive të mundshme prapa këtij zbulimi është se pastrimi i shpeshtë i dhëmbëve e redukton numrin e baktereve që jetojnë mes dhëmbëve dhe mishit, duke i parandaluar ato të futen në sistem të gjakut.

Studimet ekzistuese veçse tregojnë se higjiena e dobët orale shpie në baktere në gjak, duke shkaktuar inflamacion në trup.

Më pastaj, inflamacioni e rritë rrezikun e rrahjeve të çrregullta të zemrës dhe e dobëson aftësinë e zemrës për të pompuar gjak.

Video/ Ministri Lleshaj, armiqësor me qytetarët, Vasili: Prokuroria të nisë menjëherë hetimin

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili dekalaroi gjatë një dalje mediatke se prokuroria duhte të nisë menjëherë hetimin për ministrin e Brendshëm, gjuhë urrejtje ndaj qytetarëve.

“Megjithatë, në këtë situatë pa asnjë diskutim që aktori kryesor, institucional, kushtetues dhe në raportin e tij me qytetarin është, mbetet pa asnjë diskutim qeveria e Shqipërisë. Megjithatë të nderuar qytetarë, sjellja e qeverisë në raport me këtë fatkeqësi dhe katastrofë është sigurisht një sjellje që shqiptarët s’do donin ta shikonin sepse shqiptarët do donin të shikonin përulësi, fjalën e ngrohtë dhe dëshirën e jashtëzakonshme për të sakrifikuar dhe për të bërë gjithçka, por dhe sigurisht që presin siguri të mëdha nga qeveria për të ardhmen, për banesën e tyre dhe për rrezikun e jetës së tyre”, tha Vasili.

Deklaratë e plotë e nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë dhe qytetarë!

Shqipëria dhe shqiptarët kanë përjetuar një nga momentet më të vështira në jetën e tyre në këtë dhjetëvjeçar të fundit dhe janë përballur, pa asnjë diskutim, me një katastrofë natyrore të dimensioneve të jashtëzakonshme dhe tragjike.

Humbja e jetës të qytetarëve, të 51 prej tyre, lëndimet e jashtëzakonshme dhe shkatërrimet e ndodhura në një zonë në shtrirje tepër të gjerë, sigurisht kanë përvijuar një pamje, të cilën askush nuk do donte ta shikonte kurrë.

Në këtë situatë të jashtëzakonshme dhe emergjente, përgjegjshmëria e lartë, solidariteti i lartë, sakrificat, durimi dhe njëkohësisht bërja njësh me hallet e jashtëzakonshme e tmerrshme të mijëra qytetarëve, të cilët brenda pak minutave iu është shkatërruar jeta e tyre, pasi një pjesë e tyre kanë humbur të dashurit e tyre, një pjesë e tyre kanë humbur pasuritë e tyre të bëra me mund e me gjak, me sakrifica pafund, sigurisht i vë të gjithë përpara një ndjenjë reflektimi të thellë dhe përgjegjësie të lartë si asnjë herë më parë.

Megjithatë, në këtë situatë pa asnjë diskutim që aktori kryesor, institucional, kushtetues dhe në raportin e tij me qytetarin është, mbetet pa asnjë diskutim qeveria e Shqipërisë. Megjithatë të nderuar qytetarë, sjellja e qeverisë në raport me këtë fatkeqësi dhe katastrofë është sigurisht një sjellje që shqiptarët s’do donin ta shikonin sepse shqiptarët do donin të shikonin përulësi, fjalën e ngrohtë dhe dëshirën e jashtëzakonshme për të sakrifikuar dhe për të bërë gjithçka, por dhe sigurisht që presin siguri të mëdha nga qeveria për të ardhmen, për banesën e tyre dhe për rrezikun e jetës së tyre.

Megjithatë, ju ftoj të ndjekim pak sekonda një video ku demonstrohen sjelljet, fjala, qëndrimet shtetërore të Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë, Sandër Lleshaj, në raport me banorët e një nga qarqeve, në të cilat është shpallur fatkeqësia natyrore siç është qarku i Lezhës.

Ju ftoj ta ndjekim videon dhe rikthehemi sërish.

Të nderuar qytetarë, besoj që asnjë nga ju, jo nga qytetarët vëllezërit tanë, të cilët po përballen me këtë fatkeqësi të jashtëzakonshme, por dhe të tërë qytetarët shqiptarë, të cilët nuk janë pjesë e fatkeqësisë pasi zonat e tyre nuk janë prekur, nuk munden kurrën e kurrës të dëgjojnë një ministër i cili i thotë qytetarëve që janë përballur dhe janë viktima të tragjedisë që nuk ju kam asnjë borxh. Ministri me gojën plot iu thotë në mënyrë të përsëritur që nuk ju kam asnjë borxh.

Pra ministri nuk i ka asnjë borxh qytetarëve për të cilët ka përgjegjësi publike dhe kushtetuese që të marrë përgjegjësi për ta. Pra të likuidojë, të bëjë gjithçka për borxhin që qeveria ka kundrejt qytetarëve. Me parat që qytetarët paguajnë qeverinë. Ndaj gjithçkaje që qytetarët duan që kjo qeveri të jetë në këmbë e t’iu shërbejë atyre. Por, sigurisht në këtë pjesë kemi atë që është raporti i zakonshëm që ky ministër ka pasur më qytetarët.

Një raport armiqësor, raport të egër. Ju e dini që ai nuk ka hezituar të helmojë më gaz helmues fëmijë, të moshuar, pjesëmarrës në demonstrata, jo pjesmarrës në demonstrata, njerëz që qëndronin të qetë në rrugë, pra ky ministër është një ministër që i urren shqiptarët. Por mund ta kursente urrejtjen në këto ditë shumë të rënda fatkeqësie dhe të bëhej pak më i përgjegjshëm. Pak më njeri.

Megjithatë, kjo është një çështje e qartë e raportit të tij moral me qytetarët. Çështja është më serioze, është shumë e rëndë me raportin e tij me ligjin. Prokuroria shqiptare është shumë vonë sot. Kur unë jam duke komunikuar këtu me ju të dashur qytetarë, pasi që dje duhet të kishte filluar çështjen penale ndaj një ministri i cili imponon ekspertët, teknikët, të thonë fjalën e tyre me siguri e t’u japin siguri qytetarëve që nëse kthehen në banesat e tyre nuk kanë rrezik për jetën e tyre, është shume qartë për këdo që një banesë e pa verifikuar mirë, një shkollë e pa verifikuar mirë, një ambient publik i pa verifikuar mirë do të thotë më pas humbje jete ashtu siç rezultoi dhe në tërmetin tragjik dhe të tmerrshëm të 26 nëntorit.

Ky ministër imponon pa pasur asnjë një tagër, as shtetëror, as profesional dhe të asnjë lloji tjetër zërin dhe ekspertizën teknike, e cila është e vetmja ajo që mund të marri përsipër me ligj një përgjegjësi të tillë dhe iu jep të kuptohet që nuk i duhet fare, që është ky që bën edhe ekspertin, që bën edhe inxhinierin e ndërtimit, që bën edhe arkitektin, që bën edhe urbanistin, por në dëm të kujt?

Në dëm të qytetarëve të cilët do të duhet të hynin pastaj me fjalën e papërgjegjshme të këtij ministri në shkelje flagrante me ligjin dhe të hynin në banesa të pasigurta të cilat mund të ishin burim i viktimave të tjera dhe i një dhimbjeje shumë të thellë dhe të madhe për ata vetë dhe për të gjithë shqiptarët kudo që ata jetojnë.

Sot është koha që ligji të flasë, prokuroria nuk mund të hesht më, prokuroria nuk mund të vazhdoj më të jetë bashkë përgjegjëse dhe të shikojë sjellje, qëndrime, veprime në terren, anti-shtetërore, antiligjore, të bërë nga anëtarë të qeverisë duke u dhënë imunitet atyre në raport me rrezikun e jashtëzakonshëm që i shkaktohet qytetarëve për shkak të sjelljeve të tyre.

Sot është koha e reflektimeve të mëdha, solidaritetit të jashtëzakonshëm, afërsisë së jashtëzakonshme dhe fuqisë së veprimit të ligjit mbi këdo i cili ka përgjegjësi konkrete për situatën, për parandalimin e situatës, çështje të cilat do t’i rimarrim në ditët dhe javët që vijnë, por në rastin e këtij ministri do të fillonte hapin e parë për t’u dhënë të kuptojnë qytetarëve që një ministër i cili i thotë publikisht që nuk i ka asnjë borxh atyre dhe që njëherazi u kërkon ai në shkelje të ligjit të hyjnë në banesa të pasigurta, të provuara që janë të pasigurta, për këto Prokuroria është shumë vonë.

Prokuroria duhet të kishte filluar hetimin dhe ndjekjen penale që dje për këtë ministër, megjithatë, populli thotë më mirë vonë se kurrë të mos vazhdojë të thellohet në papërgjegjshmëri dhe të tregojë fuqinë dhe detyrimin që ka para qytetarëve. Bashkëfajësia është një faj nga i cili nuk shpëton dot askush. Ju faleminderit të gjithëve.

Ta quash idiot?! Eshte shume pak! Ta emertosh debil duket sikur i ben nder! Ti thuash arrogant?! Eshte t’i rritesh vlerat! Ky thjesht eshte lapanjgjoz, asgje me shume! Ky meriton titull : “ I peshtirosuri i vitit” ose ilaçi me i mire i te vjellave!Kokorosh maje plehrave!

Gepostet von Dritan Kaba am Dienstag, 3. Dezember 2019

90 banorë në Laç ende në rrugë pas tërmetit: Shteti të na gjejë zgjidhje urgjente!

Ende shume banorë të qytetit të Laçit prej më shumë se një javë po jetojnë jashtë. Pallatet e tyre janë dëmtuar nga tërmeti.

Rreth 90 banorë nuk kanë lëvizur nëpër streha të sigurta por po qëndrojnë në lulishte apo makina, pasi çadra e vetme që ju është dhënë është shumë e vogël, ska vend ku të ulen jo më të vendosen shtretër.

“Jetojmë të gjithë në këtë çadër, dikush nëpër makina, kemi një javë, presim të vijnë ekspertët që të shikojnë pallatin”, thotë një prej banoreve.

Kjo pjesë e banorëve të Laçit që po qëndron jashtë duhet të marrë menjeherë vëmendjen e institucioneve vendore dhe qëndrore. Kryesisht të moshuarit mes tyre dhe invalid, por dhe fëmijët nuk mund të qëndrojnë më në këto kushte pasi shëndeti i tyre do të përkeqësohet./abcnews.al

Taksa e Haradinajt, Serbia dhe Bosnja humbën 514 milionë euro

Vetëm gjashtë milionë euro është vlera e produkteve nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina që janë importuar në Kosovë për një vit, që kur Qeveria e Kosovës vendosi taksë 100 për qind për produktet e këtyre dy shteteve.

Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, drejtori i përgjithshëm i Doganës se Kosovës, Bahri Berisha. Ai ndërkaq ka treguar se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar importi nga këto dy shtete ka qenë 520 milionë euro.

Radio Evropa e Lirë: Zoti Berisha, po mbushen një vit nga vendimi për taksën 100 për qind, të cilën Qeveria e Kosovës u ka vënë të gjitha importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Cilat janë efektet kryesore të kësaj takse, nga pikëpamja e juaj si drejtor i Doganës?

Bahri Berisha: Ne kemi pasur rreth 450 milionë euro vlerë të importit të produkteve nga Serbia dhe 85 milionë nga Bosnje e Hercegovina. Tashmë po bëhen një vit nga vendosja e masës mbrojtëse ndaj këtyre vendeve dhe gjatë kësaj periudhe njëvjeçare ne kemi pasur rreth 99 për qind vlerë të importit më pak nga këto dy vende.

Nëse e përkthejmë në vlerë nominale, tregon se kemi rreth 440 milionë euro më pak import nga Serbia dhe 80 milionë euro import më pak nga Bosnja Hercegovina.

Do të thotë, krejt importi që kemi pasur gjatë kësaj periudhe është rreth 6 milionë euro nga këto dy vende. Ndërkaq, para vendosjes së taksës kemi pasur 520 milionë euro nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Nga aspekti i Doganës nuk ka pasur ndonjë ndikim të madh sepse ky import është zëvendësuar nga shtet tjera. Ka qenë fillimisht e vështirë, në fund të vitit të kaluar, për arsye se ishte fundi i viti dhe për bizneset ndoshta ishte më e vështirë derisa t’i rinegociojnë kontratat e reja, t’i gjejnë kanalet e reja të furnizimit, zëvendësimit të produkteve. Por, pastaj nga muaji janar i këtij viti, këto produkte kanë ardhur nga vendet tjera, qoftë të rajonit apo vende të Bashkimit Evropian.

A ka ende import të mallrave nga Serbia që i nënshtrohen taksës 100 për qind?
Bahri Berisha: Kosova ka një import të vogël, për një vit kemi 6 milionë euro import nga këto dy vende. Janë produkte të cilat i sjellin në sasi të vogël sepse shumë biznese ndoshta nuk kanë mundësi për shkak të kostos së lartë të transportit të shkojnë në vendet e BE-së, të sjellin atë produkt.

Shpenzimet e transportit janë shumë të larta nga vendet e BE-së dhe i sjellin nga Serbia dhe Bosnja. Por, janë në masë të vogël. Ka disa produkte ushqimore, disa pjesë të automjeteve, ndonjë produkt i cili është shumë i qasshëm në treg, por i paguan masat mbrojtëse 100 për qind.

Megjithatë, në komunat e banuara me shumicë serbe, në veri dhe zonat tjera, mund të hasen pa problem produkte nga Serbia. A keni ju të dhëna doganore rreth atij malli që futet në Kosovë?

Bahri Berisha: Është e vështirë të thuhet se sa është shifra e kontrabandës, vetë fakti që të hyrat janë në trend pozitiv, marrë parasysh shumë politika fiskale që janë në zbatim dhe lirojnë shumë produkte nga taksa edhe vazhdimisht janë përtej rritjes ekonomike, tregon se nuk është një kontrabandë që dëmton ekonominë sepse të hyrat doganore, por edhe rritja ekonomike varet kryesisht nga importi. Jemi një vend që importojmë nga rreth 90 për qind.

Ato produkte siç e ceka më herët, ka raste kur tentojnë që produkte në sasi të vogla të futen në dyqane të vogla, por asnjëherë të prishet rrjeti i furnizimit dhe tregtia e ligjshme në Kosovë. Mund të ketë produkte në pjesën veriore në Kosovë, ne jemi prezentë edhe më institucione tjera, kemi veprime në atë pjesë, kemi arrestuar kontrabandistë të cilët kanë tentuar të kontrabandojnë, kemi konfiskuar edhe automjetet edhe mallrat e tyre. Por, këto janë në baza të përditshme, këto tentime janë në sasi shumë të vogla të cilët tentojnë të hyjnë nga pjesa malore.

Kur kemi parasysh që Serbia dhe Bosnje e Hercegovina janë anëtare të Marrëveshjes për Tregti të Lirë (CEFTA), a janë rritur të hyrat doganore pasi importi i mallrave në Kosovë vjen nga vendet e Bashkimit Evropian?

Bahri Berisha: Është e vërtetë se kemi Marrëveshjen për Tregti të Lirë dhe jemi pjesë e CEFTA-s, por në të njëjtën kohë, Kosova ka nënshkruar edhe Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit (MSA) e cila parasheh shumë produkte me taksa të ndryshme doganore, duke përfshirë produkte që kanë vetëm Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar (TVSH).

Gjithashtu nga muaji shtator i këtij viti është në fuqi Marrëveshja e Tregtisë se Lirë me Turqinë. Çka do të thotë se shumica e produkteve edhe nga CEFTA edhe nga shtetet e Bashkimit Evropian tashmë edhe me Turqinë nuk i nënshtrohen taksës doganore, i nënshtrohen vetëm taksës për TVSH dhe akcizës për produkte që i nënshtrohen taksës së akcizës.

A është vërejtur rritja e kontrabandës së mallrave gjatë këtij viti të zbatimit të taksës?
Bahri Berisha: Çdo herë kur ka ndryshim të politikave fiskale apo kur ka norma të reja, grupet kriminale shprehin interes të kontrabandojnë ato produkte sepse potencialisht sjellin fitim më të lartë për ta.

Mirëpo, menjëherë, edhe pse është detyrë e jona në baza të përditshme edhe para vendosjes se masave, Dogana ka bërë organizime shtesë, qoftë me njësitë tona operative, por edhe me agjencitë tjera të zbatimit të ligjit. Kemi bërë plane të përbashkëta operative, kemi krijuar edhe Taskë Forcë për luftimin e grupeve kriminale që tentojnë të kontrabandojnë produkte me origjinë nga këto dy vende pas vendosjes së masave mbrojtëse.

Gjithmonë duke kontrolluar të ashtuquajturat ‘pika më të nxehta’ nga aspekti i kontrabandës, siç janë ato të vijës së gjelbër kufitare, e sidomos në pjesën veriore të Mitrovicës.

Falë këtij koordinimi të mirë në mes agjencive të zbatimit të ligjit, kemi arritur të parandalojmë produkte që të hyjnë në tregun e Kosovës. Kemi pasur tentime me dhjetëra ose qindra raste, por të gjitha këto kanë qenë në sasi të vogla, në bagazhet e automjeteve ose me transporterë kombi të cilët kanë tentuar të sjellin përmes rrugëve malore në drejtim të tregut të Kosovës.

Por, nuk është hasur në produkte, duke i marrë të dhënat edhe nga Ministria e Tregtisë, Inspektorati i brendshëm edhe Dogana që është në brendi, kontrollojmë nuk janë hasë produkte të cilat janë në marketet (shitoret) e Kosovës që e dëmtojnë edhe ekonominë e ligjshme dhe që kanë hyrë në mënyrë joligjore.

Kur flasim te kontrabanda e produkteve, përpos çështjes së masës mbrojtëse kemi të bëjmë edhe me shëndetin. Nëse produktet futen në mënyrë ilegale përmes rrugëve malore edhe kontrolli fito- sanitar, veterinar nuk është bërë ndaj atyre produkteve, çka përbën rrezik edhe për shëndetin publik të qytetarëve.

Kohëve të fundit është ngritur si çështje iniciativa për krijimin e një “Mini-Shengeni” ballkanik. A është Kosova e gatshme t’i përshtatet kësaj iniciative?

Bahri Berisha: Kjo i takon më shumë nivelit të lartë politik, qeverisë dhe kuvendit pasi është projekt madhor dhe i cili kërkon një dakordim të plotë edhe në aspektin ligjor edhe politik të Qeverisë së Kosovës. Deri më sot për “Mini-Shengenin” asnjëherë nuk është pyetur Dogana dhe nuk është marrë ndonjë mendim lidhur më diskutimet e fundit lidhur më këtë ide.

Ne para dy vjetësh kemi pasur kërkesë nga Qeveria e Kosovës kur ka qenë ideja për Unionit Doganor, për atë kemi dhënë këndvështrimin doganor se cilat janë dobitë ose cilat janë anët pozitive dhe negative në raport me idenë e Unionit Doganor të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ndërsa për çështjen e “ Mini-Shengenit” nuk kemi pasur ndonjë kërkesë për ndonjë qëndrim tonin dhe besoj se kjo është çështje më shumë politike. Nuk jemi të njohur as me detajet e “Mini-Shengenit” sepse më shumë është folur për aspektin e lëvizjes së lirë të njerëzve. Por, nuk kemi hasur në deklarata publike që flitet për lëvizjen e lirë të mallrave ose çështjen e taksave apo unionit doganor.

Dogana vlerësohet burim i rëndësishëm për buxhetin e Kosovës. Cilat janë të hyrat deri më tani?
Bahri Berisha: Deri më sot kur po flasim ne kemi arritur të kalojmë mbi një miliard të hyra që kemi mbledhur gjatë këtij viti. Është një projeksion jashtëzakonisht ambicioz, janë të hyra që Dogana ka arritur t’i tejkalojë.

Në bazë të gjendjes faktike jemi rreth 35 milionë euro më shumë se periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ose rreth 4 për qind më shumë. Kjo është një performancë shumë e mirë në aspektin e të hyrave duke marrë parasysh që në të njëjtën kohë kemi në zbatim shumë politika fiskale, të cilat i lirojnë nga të gjitha taksat.

Nëse marrim vetëm lirimet nga prodhuesit, ku çdo prodhues kosovar për çdo lëndë të parë, çdo imput që përdorët për procesin e prodhimit, i ka taksat zero në import. Vetëm vlera e taksave ka shkuar rreth 70 milionë euro për këtë periudhë të këtij viti.

Ndërsa në vlerën totale të mallit, janë rreth 300 milionë euro vlerë e mallit që është liruar për prodhuesit kosovarë. Kur kësaj ia shtojmë edhe MSA-në, e cila është 60 milionë euro, tregon se kemi 130 milionë euro efekt në taksa te Dogana për shkak të politikave fiskale.

Efekti shumë i madh është për prodhuesit kosovarë për ekonominë, produktet kosovare që vërehet një rritje e lehtë e eksportit kosovarë të disa produkteve pas këtyre politikave fiskale në tregun evropian. Tash së fundmi kemi Marrëveshjen e Tregtisë së Lirë me Turqinë e cila parasheh që norma doganore të reduktohet për vitet në vijim.

Edhe aty është një efekt, por ende efekti nuk është i lartë, pasi marrëveshja është duke u zbatuar nga muaji shtator. Por, sigurisht që deri në fund të vitit do të këtë deri në 3 milionë euro efekt në taksën doganore. Marrë parasysh të gjitha këto, Dogana prapë vazhdon të performojë me përqindje rreth 4 për qind më shumë se viti i kaluar dhe ky është një trend shumë pozitiv i të hyrave.

Berisha publikon fotot: Mafiozi i mirënjohur i ndërtimeve, Sadri Abazi po prish katet shtesë…

Ish-Kryeministri Sali Berisha i ka publikuar pamjet e fundit me këtë shënim: “Mafiozi i mirënjohur i ndërtimeve, Sadri Abazi, po prish katet shtesë që po ndërtonte. Lexoni mesazhin, shikoni fotot e qytetarit dixhital!”

“Ky është Sadri Abazi dhe pallati i tij në plazh, zona “Iliri”. Para tërmetit të datës 26, ai ka qenë duke ndërtuar dy kate pa leje dhe po i prish ato dy kate. Në foton lart dallohet”, shkruan Berisha.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Mafiozi i mirenjohur i ndertimeve, Sadri Abazi po prish katet shtese qe po ndertonte.

Lexoni mesazhin shikoni fotot e qytetarit dixhital! sb

Ky eshte Sadri Abazi dhe pallati I tij në plazh zona iliri
Para termetit të dt 26 ai ka qene duke nderruar dy kate pa leje dhe po I prish ato dy kate
Në foton lart dalloj et.

 

Në vitin 2012 pritet të dalë vaksina kundër HIV-it

Shkencëtarët besojnë se vaksina kundër HIV-it, virusi që e shkakton AIDS-in, mund të jetë në dispozicion në vitin 2021.

Testimet me tri vaksina të ndryshme janë afër për t’u futur në fazën finale, duke i bërë ekspertët të ndihen optimistë për të ardhmen.

Rezultatet e eksperimenteve të vaksinave – që njihen si HTVN 702, Imbokodo dhe Mosaico – do të dalin qysh në vitin e ardhshëm.

Për momentin, personat e diagnostikuar me HIV mund të përdorin ilaçe të cilat u ndihmojnë të mos e transmetojnë sëmundjen, madje as përmes seksit.

Sidoqoftë, ende nuk ekziston një vaksinë e cila i mbron për të mos e fituar virusin, të cilin e bartin 37 milionë njerëz në botë.

Rama i injoroi, Meta dekoron njësitë e kërkim shpëtimit të Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta po qëndron për vizitë në Kosovë, ku po merr pjesë në ceremoninë e ndarjes së dekoratave për njësitet e kërkim shpëtimit të Kosovës që shërbyen në ndihmë pas tërmetit tragjik në Shqipëri.

“Të dashur shpëtimtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe policisë të cilët u paraqitën në orët e para të një beteje midis jetës dhe vdekjes, nuk ka vlerësim më të mirë se sa t’iu quaj shpëtimtarë të gjithë juve.

Do të doja ta kishim festuar 28 nëntorin siç e meritonte, për gjithë kombin tonë si gjithmonë së bashku, në Vlorë, Tiranë, Prishtinë e Prizren por ja që nuk ndodhi ashtu.

Mirëpo, edhe ky 28 nëntor na gjen të bashkuar si asnjëherë tjetër në historinë tonë, për tu përballur me pasojat katastrofike që shkaktoi tërmeti në Shqipëri”, ka deklaruar Meta.

Ai ka theksuar se më 26 nëntor ditën kur ndodhi tërmeti, Shqipëria nuk mbeti e vetme pasi shumë vende i dolën në ndihmë, por Kosova ishte e para që u ndodhë atje.

“Kosova ishte e para që u ndodh atje në luftën për të shpëtuar jetën çdo shqiptari, ata ishin vëllazërisht e shqiptarisht duke rrezikuar jetën e vet për të shpëtuar jetën njerëzve nën rrënoja.

Populli shqiptar do të jetë përgjithmonë mirënjohës”, u shpreh Meta. Presidenti i Shqipërisë shtoi se Kosova duhet të jetë krenare për Forcat e Sigurisë.

6500 të prekur nga termeti po strehohen në çadra, në të ftohtë dhe shi

Koordinatori për menaxhimin e krizës nga tërmeti, Bledi Çuçi ka treguar shifrat e evidentuara deri më tani në zonat e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, Çuçi deklaroi në Tiranë janë 525 pallate dhe 3100 banesa të dëmtuara.

Sa i përket akomodomimit të njerëzve të prekur nga tërmeti, ai tha se janë 4 mijë persona në hotele dhe 2054 në palestër, ndërsa 26 persona vijojnë të jenë të shtruar në spitale.

“6500 persona janë në çadra dhe 390 në qendra sociale. 12 pronarë në Durrës kanë shprehur gatishmërinë për rikuperimin e dëmeve”, deklaroi Çuçi.

Sa i përket objekteve shkollore, 36 shkolla janë vlerësuar me dëme të rënda, 9 prej të cilave janë në Tiranës. Çuçi tha se vijojnë të vijnë ndihmat nga Turqia, Kosova, Mali i Zi dhe Kroacia ndërsa çdo ditë po vijnë grupe ekspertësh për të parë gjendjen e ndërtesave.

Kjo është Shqipëria e vërtetë e njerëzve me zemër të madhe! (Foto)

Kryetari i PD, Lulzim Basha bashkëbisedoi sot me 120 banorët e dëmtuar nga tërmeti në Durrës, që janë strehuar nga banorët e Unazës së Re në Tiranë tek Astiri. Basha ka përgëzuar banorët e Unazës së Re që kanë hapur zemrat dhe dyert për njerëzit e prekur nga tërmeti.

“Sot me banoret e Unazes se Re qe kane hapur zemrat dhe dyert per njerezit e prekur nga termeti.

Ata qe kane vuajtur per nje vit me radhe pasojat e termetit te korrupsionit shteteror, jane ofruar te paret per te strehuar 120 persona te goditur nga termeti i 26 nentorit.

Mirenjohje te thelle per te gjithe kontribuesit e unazes se re, per mjeket, psikologet, donatoret dhe vullnetaret.

Kjo eshte Shqiperia e vertete e njerezve me zemer te madhe dhe dashuri e mbeshtetje pa kushte per njerezit ne nevoje!”, shkruan Bashan ë një postim në Facebook.