20.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Qëllohet gjatë natës makina e gazetarit

Një nga gazetarët më të vjetër në qytetin e Lezhës, Gjergj Figuri ka denoncuar mëngjesin e sotëm se ka ndodhur një sulm ndaj automjetit të tij privat.

“Kjo është makina ime… gjatë natës më kanë thyer xhamin e përparmë dhe çuditërisht makina ndodhet e parkuar në rregull dhe në një zonë ku nuk mund të bjerë asgjë nga lart”.

“Nuk e di qëllimin e personit dhe as nuk po gjej arsye… por di që do ta gjej se kush e ka bërë”, shkruan Figuri në faqen e tij në Facebook duke e shoqëruar denoncimin, edhe me fotografi të makinës së dëmtuar.

Kosova drejt kolapsit buxhetor, Ministria e Financave: Pas 31 marsit nuk mund të bëhet asnjë pagesë

Kosova mund të përballet me kolaps buxhetor në rast se nuk formohet Qeveria dhe Kuvendi nuk e miraton propozim-buxhetin për vitin 2020.

Ministria e Financave ka paralajmëruar se në rast të mos miratimit të ligjit të ri për buxhetin nga qeveria e re dhe kuvendi, të gjitha pagesat duke përfshirë pagat që nga organet e sigurisë e deri te shërbimi civil, pensionet dhe asistencat tjera sociale, shërbimet publike si dhe të gjitha obligimet tjera buxhetore do të ndërpriten nga 28 shkurt, përkatësisht 31 mars.

Ministria e Financave të Kosovës (MF) ka dhënë sqarimet lidhur me buxhetin e vitit 2020, ku sipas kësaj pas datës 31 mars asnjë organizatë buxhetore nuk mund të autorizojë asnjë shpenzim ose pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore.

Sipas MF-së, me datën 31 tetor 2019 është dorëzuar në Qeveri propozimi i buxhetit për këtë vit, duke thënë se ky propozim mund të trajtohet dhe procedohet nga Qeveria e re tek Kuvendi i konstituuar.

“Në përputhje me kërkesat e Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësive (LMFPP), Neni 22 (par.1), pas procesit të zakonshëm të pranimit të kërkesave buxhetore, në pajtim edhe me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve, me datën 31 tetor 2019 Ministria e Financave e ka dorëzuar në Qeveri propozim buxhetin për vitin 2020.

Për shkaqe të njohura politike dhe ligjore, Qeveria nuk ka mundur të aprovojë projektligjin e buxhetit dhe ta dërgoj në Kuvend, për shkak se Kuvendi nuk ka ekzistuar. Ky propozim-buxhet mund të trajtohet dhe procedohet nga Qeveria e re tek Kuvendi i konstituuar, si organe të nxjerra nga zgjedhjet e fundit parlamentare”, thuhet në sqarimin e MF-së.

Kjo ministri tregon se ka bërë zgjatjen e ndarjeve buxhetore deri më 28 shkurt 2020, por që sipas MF-së, Kuvendi mund të vendos për zgjatjen e ndarjeve buxhetore edhe për një muaj, e cila është koha përfundimtare e lejuar për shpenzimin e buxhetit.

“Në pajtim me autorizimet ligjore të LMFPP, Ministria e Financave ka bërë zgjatjen e ndarjeve buxhetore dhe alokimin e tij për organizatat buxhetore, për 2 muaj të vitit 2020 ose 16.67 për qind e ndarjeve finale vjetore të vitit 2019, përkatësisht deri me datën 28 shkurt 2020, pasi është plotësuar kushti sipas nenit 24, paragrafi 1a i LMFPP, përkatësisht për shkak se zgjedhjet janë mbajtur në 4 muajt e fundit para fillimit të vitit fiskal, si situatë e përcaktuar në LMFPP.

Në pajtim me nenin 24, paragrafi 2 i LMFPP, vetëm Kuvendi mund të vendos për zgjatjen e ndarjeve buxhetore edhe për 1 muaj, përkatësisht për periudhën deri më 31 mars 2020. Kjo është koha përfundimtare e lejuar për shpenzimin e buxhetit, dhe nuk ka asnjë instrument tjetër ligjor që ndarjet buxhetore të shtyhen më shumë se tre muaj, pra jo më vonë se data 31 mars 2020”, vazhdon sqarimi.

Me kalimin e këtyre afateve kohore, sipas MF-së asnjë organizatë buxhetore nuk mund të autorizojë asnjë shpenzim ose pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore.

“Pas kalimit të afateve të lartpërmendura (28 shkurt, përkatësisht 31 mars), sipas kufizimeve të LMFPP, përkatësisht nenit 24, paragrafi 3, nëse ndarjet e lartpërmendura kanë skaduar dhe Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore nuk është miratuar, atëherë asnjë organizatë buxhetore ose autoritet tjetër publik nuk mund të autorizojë asnjë shpenzim ose pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore.

Megjithatë, Ministria dhe Thesari janë të autorizuara që të bëjnë pagesa për larjen e një borxhi publik i cili është marrë në mënyrë të ligjshme sipas Pjesës IX të këtij Ligji, në kohën kur ato pagesa maturohen.

Pra, në situatën kur nuk miratohet Ligji i ri për buxhetin nga Qeveria e re dhe Kuvendi, të gjitha pagesat duke përfshirë pagat që nga organet e sigurisë e deri tek shërbimi civil, pensionet dhe asistencat tjera sociale, shërbimet publike si dhe të gjitha obligimet tjera buxhetore do të ndërpriten nga 28 shkurt, përkatësisht 31 mars (nëse ka vendim nga Kuvendi) dhe nga Thesari i Kosovës do të lejohen vetëm pagesat për borxhin publik mund të realizohen sipas afatit të pagesës, në pajtim me LMFPP, neni 24, paragrafi 3”, përfundon njoftimi.

Në fund, Ministria e Financave thotë se, “sipas praktikës parlamentare dhe opinioneve ligjore kompetente, duke qenë se Qeveria në dorëheqje nuk aprovon projektligje dhe më tepër, projektligjin e buxhetit i cili përveç tjerash është edhe dokument politik i cili pasqyron objektivat strategjike dhe programin e qeverisë,

mbetet në përgjegjësi të institucioneve të dala nga zgjedhjet e vitit 2019 që të mundësojnë konstituimin e organeve të Kuvendit (komisioneve parlamentare) si dhe Qeverisë, për të trajtuar çështjen e buxhetit dhe projektligjin e buxhetit për vitin 2020, si ndër veprimet e para më se urgjente, propozimin e të cilit si draft e ka dorëzuar Ministria e Financave në arkivin e Qeverisë”.

Deputeti i “VV” i përvishet Baton Haxhiut: Spiun i Stanishiqit, ty do të…

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, i ka reaguar drejtorit të Klan Kosovës, Baton Haxhiut, i cili sot tha se Albin Kurti e Hashim Thaçi kanë pasur dy takime të gjata, përveç 4-minutëshit në Presidencë.

Aliu thotë se deklarata e Haxhiut në televizionin e tij është e pavërtetë dhe kjo, sipas zyrtarit të lartë të VV’së, tregon nivelin që ai ka rënë.

“E ka humbë Batoni udhën në oborr. Traumë të pashërueshme i ka shkaktu Albini. Rrena e tij e fundit në lidhje me gjoja takimin e Albinit me Hashimin, tregon se në çfarë niveli ka devalvu ky, madje edhe si spiun. Për këtë rrenë të lodhtë, Stanishiqi shkelma prej zyrës e kish qitë. – Marsh bitango”, ka shkruar Aliu, transmeton Gazeta Express.

Ndërkaq në një përgjigje dhënë Expressit, Zyra për Media e VV’së ka mohuar se kreu i saj është takuar në mënyrë sekrete me presidentin Thaci.

Madje, sipas VV’së, Haxhiu u deklarua asisoj vetëm që ta nxjerrë Thacin nga situata që, sipas tyre, e ka vënë VV’ja së fundmi.

Gjunjëzimi i turpshëm i Ramës si mashtrues para Bashës

Lulzim Basha ia ka dalë të diskretitojë përpara opinionit publik regjimin dhe kreun e saj Rama pas një procesi hetimor dhe gjykimi nga drejtësia.

Nuk ishte një proces i lehtë po të kemi parasysh se palë me këtë farsë ishin jo vetëm banda e regjimit, por edhe disa anglishtfolës që për turpin e tyre u bënë palë në këtë proces të montuar politikisht.

Rama është rrëzuar me turp para Bashës duke u shfaqur edhe një herë tjetër para shqiptarëve si një mashtrues, që për të mbuluar aferat e tij kriminale dhe korruptive është i aftë të bëjë gjithçka për të spostuar vëmendjen e opinionit nga këto skandale të regjimit dhe të fabrikojë me montojë akuza kundër opozitës dhe Kryetarit të saj, Basha.

Por ky nuk është vetëm një rrëzim para Bashës dhe oponionit publik shqiptar, por dhe partnerëve amerikanë. Rama tentoi të njollosë jo vetëm opozitën shqiptare që sipas tij kishte lobuar në Shtetet e Bashkuara me para ruse, por edhe vetë institucionet amerikane, që sipas kësaj fabule të stisur në zyrat e pushtave të regjimit, ishin të dobëta për të evituar influencën ruse.

Akuza të turpshme dhe të stisura të ndërmarra jo vetëm ndaj Bashës, por i njëjtë skenar që u përdor edhe ndaj Presidentit amerikan Trump që po ashtu dështoi me turp para syve të amerikanëve dhe e kanë bërë sot Presidentin Trump edhe më të fuqishëm se më parë.

Rama më shumë se një herë, bashkë me taborin e mashtruesve të tij mediatikë, pomponin në media se hetimet janë ndërmarrë edhe në Shtetet e Bashkuara nga FBI. Ku është tani ky hetim i FBI? Ai rezulton të ketë qenë një farsë dhe Rama është i aftë që për pushtetin e tij të keqpërdorë edhe autoritetin e institucioneve të rëndësishme amerikane.

Nuk ka asnjë lobim të opozitës shqiptare të kreut të saj Basha me para ruse. Nuk ka asnjë falsifikim të dokumentave, sikurse ishte edhe akuza e fundit dhe qesharake e dy prokurorëve të regjimit. Shqipëria ka sot opozitën më pro perëndimore përballë një pushteti të kapur nga mafia që punon për mafian dhe me mafian.

Ku janë sot gjithë ata mediave dhe pushtetarë që bilbilonin për hetimet ndaj opozitës për lobim me para ruse? Përse heshtin sikur ky lajm të mos ishte pompuar për vite me rradhë prej tyre? Nuk kemi të bëjmë thjesht dhe vetëm me një mashtrim prej tyre, por me një tentativë krimi për të penalizuar opozitën shqiptare me akuza të fabrikuara politikisht dhe ata janë të gjithë bashkëfajtorë.

Gjykata e Tiranës ka vendosur të pushojë çështjen për falsifikim ndaj tre zyrtarëve të Partisë Demokratike.

Në vendimin e marrë sot, gjykata vendosi të pushojë çështjen në ngarkim të kreut të PD-së Lulzim Bashës, ish-deputetit Arben Ristani dhe Ilir Dervishit, pasi nuk ekzistojnë prova.

Në të njëtën kohë gjykata në heshtje ka dhënë dhe vendimin më të fortë kundër regjimit dhe kryemashtruesit të këtij vendi duke e damkosur atë në sytë e të gjithë opinionit.

“RD”

Zgjedhjet e parakohshme të paevitueshme

Ermal XHELILAJ

Zgjedhjet e parakohshme duket se jane te paevitueshme! Kryeministri Rama, si nje shahist politik qe pretendon te jete, tashme e ka kuptuar qe eshte i kapur shah mat te pranoj realitetin politik dhe rrjedhimisht t’i nenshtrohet zgjedhjeve te parakohshme e rotacionit politik.

Te gjithe levizjet politike brenda vendit e ne rrafshin nderkombetar gjate koheve te fundit tregojne se ngrehinen e shpartalluar te Qeverise Rama, te goditur rende nga termeti politik opozitar e Partise Demokratike dhe skandalet e njepasnjeshme qeverisese te viteve te fundit nuk mund ta mbaj ne kembe asnje e asgje.

Justifikimet politike dhe alibia e Kryministrit se kjo Qeveri do te vazhdoj mandatin e saj deri ne 2021 per shkak te Reformes ne Drejtesi dhe rindertimit te vendit post-termet jane nje farse qe edhe vete partia ne pushtet nuk e beson me.

Vendi po perjeton nje krize te thelle politike, ekonomike e institucionale qe pritet te agravohet me tej ne rast se nuk do t’i jepet zgjidhje ngercit politik aktual.

Kushtet e Bundestagut e kane vene kete Qeveri ne poziten me te keqe te mundshme qe nje sistem qeverises mund te has ne konktekstin e sistemit demokratik europian. Kryeministri ndodhet perpara nje deshtimi spektakolar politik qe edhe regjimet ne vendet e botes se trete do t’i kishin zili.

Njekohesisht, ky Kryeminister, si pasoje e keqqeverisjes, cenimit se lirise se medias, kriminalizimit te pushtetit e trafikut te droges, manipulimit e vjedhjes se votave, nivelit te autokracise qe ka instaluar dhe korrupsionit galopant qe ka mberthyer vendin, nuk gezon asnje mbeshtetje nderkombetare.

Pothuajse asnje politikan i rendesishem e kryetar shteti i huaj nuk e ka vizituar vendit gjate kesaj periudhe. Nese kjo Qeveri do te miratoj reformen zgjedhore dhe propozimet e opozites se bashkuar, si nje nga kushtet e Bundestagut per te hapur negociatat me BE ne muajin maj, atehere normalisht zgjedhjet e parakohshme jane automatikisht ne prag, pra implementimi i tyre eshte i paevitueshem (sikurse pasqyrohet ne kushtet e percaktuara).

Nga ana tjeter, nese hipotetikisht Rama do te perpiqet, sikurse beri ne nentor, te shtyj afatet e reformes zgjedhore, atehere paralajmerimi i kryeministrit hollandez per mosceljen e negociatave ne Samitin e Zagrebit ne maj te ketij viti, per shkak te korrupsionit e kriminalitetit ne vend e jo vetem, do te behet realitet.

Gjermania e Franca sigurisht do te jene ne nje interval politik me Hollanden si pasoje e mospermbushjes se kushteve te Bundestagut.

Deshtimi per mosceljen e negociatave per te disaten here nga Qeveria Rama, niveli skanadaloz i qeverisjes gjate ketyre viteve, si dhe reagimi politik i opozites me ane te mjeteve demokratike dhe protestave popullore do ta bej te paevitueshme renien e kesaj Qeverie, shpalljen e zgjedhjeve te parakohshme e rrjedhimisht rotacionin politik.

Denoncohet vjedhja e ndihmave për të dëmtuarit nga tërmeti: Zyrtari mori 700 litra vaj, Braçe e ndihmoi që…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar mbrëmjen e sotme vjedhjen e ndihmave që jepen për banorët e dëmtuar nga tërmeti. Sipas mesazhit të denoncuesit, ndihmat po vidhen nga drejtuesit lokalë në Bubq dhe në zona të tjera.

Denoncimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Denoncohet vjedhja e ndihmave humanitare per te demtuarit nga termeti dhe mbrojtja e hajnave zyrtare nga narkoqeveria!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

prsh Zoti Berisha duhet te denonconi kete hajduteri te ndihmava ne magazinat ne fushe kruje.bubq dhe ne nikel. kryetari i qendres administrative bubq Qemal daci nje ish kasap ose tregtar i lopeve te vjedhura qe sot ka tjetersuar pronat shteterore tok e livadhe u kap me 700 litra vaj ne shtepi por shkarkimin e tij e ndali z Brace qe ishte i pranishem ne zonen bubq.

ne fushe kruje ndihmat jane palestra e shkolles 9 vjecare ku me shperndarjen merret nendrejtoresha e shkolles Anila baku e Lsi bashkeshorte e Astrtit bakut ish drejtor burgjesh etj kjo ju jep nga 2 badanie e njerzit firmosin per 10 badanie e nje liste te pa e marr te plote me ushqime.

ndihmat ne veshmbathje te reja jane derguar per shitje ne treg kjo me ndihmen e punonjesit te bashkis Naim loci kusheri i administratorit fushe kruje z ilir loci. ne nikel deputeti z Rrahman rraja ka marre me qera nje magazin shtetasit myslym karaj e ndihmat merren nga shtetasi bari koci e shiten te shumica market ne tapiz e lutfi topallit kurse rrobat ju jepen romeve per treg. me dijeni te kry te njesise administrative nikel Z besnik deliu.

pra vjedhje e hapur e ndihmave keta jane fakte te pakundershtueshme.

Barcelona zgjedh Quique Setien për të zëvendësuar Valverden

Quique Setien është zgjedhur nga Barcelona për ta zëvendësuar Ernesto Valverden

Bordi i Barcelonës e ka aprovuar vendimin që 61 vjeçari të bëhet trajner i ri i Blaugranës në mënyrë unanime, me ish trajnerin e Betisit që është përfolur si zëvendësues i Valverdes që nga mëngjesi.

Kjo nuk duket befasi, Setien do të bëhet trajner i Barcelonës.

Një ditë ndryshe filloi sot në Barcelonë në mëngjes kur Valverde mbajti stërvitjen e tij të fundit në mesditë, e që mandej Josip Maria Bartomeu e informoi atë se koha e tij në klub ka marrë fund.

Në mbrëmje, ka pasur një takim të tensionuar të bordit por Setien është zgjedhur për ta drejtuar skuadrën deri në qershor.

Detalet e kontratës ende nuk janë finalizuar por nuk pritet që të këtë problem pasi që agjenti i Setien tashmë është në Barcelonë.

Reagon VV: “Baton Haxhiu rren për të ndihmuar Thaçin”…

Vetëvendosje thotë se Baton Haxhiu gënjeu kur tha se Albin Kurti ka pasur takime të gjata me Hashim Thaçin. Në një përgjigje thënë Gazetës Express, nga Vetëvendosje thonë se Presidenti Thaçi mund ta ketë angazhuar Haxhiun ‘që ta nxjerrë prej situatës’.

Lëvizja Vetëvendosje i është përgjigjur drejtorit të Klan Kosovës, i cili pak më parë tha se lideri i VV’së, Albin Kurti është takuar dy herë me presidentin Hashim Thaci dhe kanë folur gjatë.

Zyra për media e VV’së thonë se Haxhiu është i gatshëm të gënjeje për ta ndihmuar presidentin Thaci, i cili, sipas partisë së Kurtit, është dëshmuar se është i pafuqishëm.

“Baton Haxhiu po rren dhe kjo s’përbën lajm. Presidentit më në fund po ia shpjegojnë rolin e vet, që është ceremonial e formal. I zënë ngushtë në këtë pasivitet të sapozbuluar, ka mundësi t’i ketë dërguar letër Baton Haxhiut e t’i ketë kërkuar ta nxjerrë nga situata. Ky i fundit i gatshëm është të gënjejë, në ndihmë të presidentit e kundër Vetëvendosjes. Por dhe ky është provuar që është i pafuqishëm, përballë vendosmërisë për ndryshim”, ka thënë Arlind Manxhuka nga Zyra për Media e VV’së.

Kurti e Thaci janë takuar për katër minuta me 6 janar, kur fituesi i zgjedhjeve shkoi te presidenti për konsultime rreth formimit të Qeverisë. Kurti nuk ia dha emrin e mandatarit Thacit, e ky i fundit po i shkruan për t’i kërkuar një emër që ta mandatojë për kryeministër. VV këmbëngul se është në dorë të saj të vendosë se kur t’i drejtohet presidentit.

Haxhiu tha sot në televizionin e tij se Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar edhe dy herë të tjera, përveç takimit zyrtar në Presidencë për konsultimet për formimin e Qeverisë.

Haxhiu, i cili është mik i presidentit Thaçi thotë se Kurti e Presidenti kanë pasur takime sekrete, transmeton Gazeta Express.

“Z. Thaçi dhe Z. Kurti janë takuar dy herë. Dhe kanë biseduar gjatë”, është shprehur Haxhiu.
Ai thotë se nuk e di çfarë është folur në ato takime dhe se Thaçi e Kurti nuk e kanë mbajtur sekret këtë.

“Ata e dinë se çka kanë folur, unë nuk e di përmbajtjen, por megjithatë janë takuar gjatë. Janë treguar korrekt, nuk e kanë bërë publike”, ka thënë Haxhiu.

Derisa Haxhiu ka raporte të mira me Presidentin Thaçi, me Kurtin e VV’në nuk i ka as afërsisht të ngjashme.

Lëvizja Vetëvendosje është deklaruar disa herë kundër publicistit, duke e akuzuar atë se është angazhuar për ta ndarë këtë parti, kur dolën në publik përçarjet mes grupit të Dardan Molliqajt me Albin Kurtin. /Express/

Askush nuk flet për heronjtë e sistemit shëndetësor…

Nga Orjola PAMPURI

Askush nuk flet per heronjte e sistemit shendetesor… (mjeket dhe personelin shendetesor).
Flasin gjithe patetizem per salla, per mure, per shtreter, per pizhama, hamburgera, e per gjithcka qe formeson puzzle-in e shoë-t te shemtuar me sistemin shendetesor, po per mjeket s’flet kush.

U kane vene disa klloune qe i kontrollojne i vene ne rresht, duke i kerkuar rregulla e orare, e me kompetencen e kllounit u heqin dhe diten e punes, duke harruar apo mbyllur syte sipas interesit se ne c’kushte punojne, po ashtu, ne keto 6 vite per paga nuk ka folur kush.

Per koncensione, e me konkretisht per ate te sterilizimit i cili lidhet dhe me punen qe ky spital i inauguruar rishtaz, do te kete lidhje, ku nje set kirurgjikal, fale koncensionit kushton 80 here me shume se c’do te kushtonte nese do ta ndermerrte shteti, heshtin e vijojne vjedhjen.

Koncensione ka, por incentiva dhe paga nuk ka. Kjo eshte qeveria qe punon vetem per te mashtruar, e vjedhur xhepat e shqiptareve me koncensione e kontrata abuzuese.

Anulimi i tyre, dhe paga fillestare e infermiereve 700 euro dhe e mjekeve 1200 euro, prioritet, per te hedhur hapin e pare drejt nje sherbimi cilesor shendetesor ku pacienti eshte prioritet dhe mjeku i mbeshtetur dhe motivuar brenda sistemit.