15.5 C
Tirana
E martë, 29 Prill, 2025

Betonizimi i Tiranës në shifra të frikshme, shtohen 1.3 milionë metra katrorë në 9 muaj

Është ende herët për të thënë nëse tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit do të frenojë ndërtuesit, por të dhënat flasin që deri në fund të shtatorit, vrulli i tyre nuk kishte të ndalur, sidomos në Tiranë.

Të dhënat e publikuara sot nga INSTAT për lejet e ndërtimit, në tremujorin e tretë, tregojnë se për 9-mujorin 2019, sipërfaqja e dhënë për leje ndërtimi në kryeqytet arriti në 1.3 milionë metra katrorë, duke u rritur me gati 60% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe trefishin në krahasim me 9-mujorin 2017.

Vetëm në tremujorin e tretë, sipërfaqja e dhënë për leje në kryeqytet është 557 mijë metra katrorë, ose 81% e së gjithë sipërfaqes së dhënë në vend, duke shënuar një nivel rekord të viteve të fundit.

Për gjithë 9-mujorin, në kryeqytet janë dhënë 313 leje ndërtimi, nga 268 në të njëjtën periudhë të një viti më parë, me një rritje prej 17%. Rritja më e lartë në sipërfaqe në krahasim me numrin është një tregues direkt i dhënies së lejeve për ndërtesa të larta.
Vrulli i ndërtimeve po vijon. Ndërkohë që vetë ndërtuesit po pranojnë që në Tiranë janë 2500 apartamente për të shitur, kjo sipas kryetarit të Shoqatës së Ndërtuesve, Artan Dulaku.

Në takimin me kryeministrin Rama, në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, u shpreh se fondacionet nuk mund ta zgjidhin çështjen e banesave të reja për të prekurit nga tërmeti.

“Janë aty, mbi 2500 banesa dhe mendoj se thelbi i mbledhjes, duhet të jetë, jo të merremi me fondacionet, ato mirë se të vijnë, do të vazhdojnë edhe dy javë. Por kam një lajm të keq për zotin kryeministër, ngarkesën do ta mbajë si gjithmonë i zoti i shtëpisë, që është qeveria.

Unë propozoj që të shihet mundësia, që të bëhet një tavolinë trepalëshe, midis qeverisë, sistemit bankar dhe atyre që posedojnë këto apartamente, dhe të gjendet një zgjidhje e shpejtë, që do ketë edhe komponentin human.

Mund të jepet zgjidhje për një periudhë të shkurtër. Nuk ndodh në vende të tjera të ketë superprodhim, ne i kemi dhe duhet të vëmë në eficencë. Do të ketë nevojë për ndërtesa të reja patjetër, por ky kontingjent është atje dhe fle“, u shpreh Dulaku.

Vlera e ndërtimeve në Tiranë 375 milionë euro
INSTAT raporton se për 9-mujorin, vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike ishte 46.2 miliardë lekë, ose 375 milionë euro për Tiranën. Kjo shumë përbën gati 70% të vlerës së dhënë për të gjithë Shqipërinë.

Lejet në vend
INSTAT raportoi se në tremujorin e tretë 2019 janë miratuar gjithsej 293 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 343 leje të miratuara në tremujorin e tretë 2018, duke shënuar një rënie prej 14,6 %.

Sipërfaqja e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa të reja, në tremujorin e tretë 2019, është 685.455 m², nga 330.725 m² miratuar në tremujorin e tretë 2018, duke shënuar një rritje me 2,1 herë.

Vlera e përafërt e lejeve të ndërtimit miratuar për ndërtesa dhe punime inxhinierike, në tremujorin e tretë 2019, është 25,6 miliardë lekë, nga 15,2 miliardë lekë miratuar në tremujorin e tretë 2018, duke shënuar një rritje prej 68,0 %.

“Monitor”

Zjarrfikësi italian me detajin e dhimbshëm për shpëtimin e një nëne që mbante foshnjen…

Pjesëtarët e ekipeve italiane të emergjencës që ndihmuar në operacionet e kërkim-shpëtimit në Shqipëri janë rikthyer tashmë në vendin e tyre. Për mediat italiane ata rrëfejnë ky ishte një prej operacioneve më të vështira ku kanë marrë pjesë dhe ku shiheshin si heronj.

“Na u desh të bëheshim njësh me rrënojat. Pata kontakt direkt me një person, një grua që ndër të tjera kishte pranë fëmijën e saj fatkeqësisht të vdekur. Kujtoj shikimin e saj. Kur e përshëndeta kishte shikimin e një personi qëëë …. (preket) nënkuptonte se ndoshta isha shpresa e saj e fundit”, thotë një zjarrfikës.

E kanë përjetuar aq shumë këtë operacion që në pak ditë i bëri të ndjehen si në shtëpi.

“Interesant është fakti se kur mbyllëm operacionet e emergjencës u përqafuam sikur të kishim qenë miq e vëllezër gjithë jetën“, tregon një tjetër.

Për repartin e Leçes, ndërhyrja në Shqipëri ishte e para jashtë vendit.

“Bëmë një gjë që s’kishte ndodhur ndonjëherë në trupën kombëtare. Dërguam 200 njësi italiane dhe ngritëm një bazë brenda 24 orëve në një tokë të huaj me gjithë problematikat që një situatë e tillë mund të përmbajë”, rrëfeu një tjetër zjarrfikës.

Angazhimi i italianëve në Shqipëri zgjati 6 ditë.

Boçi i përgjigjet Sadri Abazit: U ngazëlleve me fatin tragjik të njerëzve dhe prishe provat e krimit

Nga Luçiano BOÇI

PËRGJIGJE PËR SADRIUN E RAMËS

Është e vërtetë që zoti Abazi ishte shumë, po shumë i qeshur sot!
Ngazëllehej me fatin tragjik të njerëzve dhe nuk ndjente aspak shqetësim për gjendjen e tyre dhe prishjen e provave.

Ai ishte aty për “bahçen” e vet.

Në vend që të angazhonte njerëz e mjete për t’i ardhur në ndihmë banorëve që kanë humbur jetë, djersë e mund, kishte angazhuar gjithçka për të mbuluar gjurmët e krimit ndërtimor dhe lejes abuzive të Gjushit e për të shpëtuar milionat e veta.

Një turp i parrëfyer ky, i bërë në mes të ditës, duke i bërë karshillëk hapur njërëzve që nuk dinë ku të fusin kokën.

Ndërkohë qytetarët denoncojnë tanimë hapur, që hotelet AS dhe HORIZONT të tij janë me kate shtesë abuzive.

Normal është i përkëdheluri i Ramës si shumë SADRINJË të tjerë.

Sa për replikën, qartazi qytetarisht ia vura në dukje atë që po bënte.
Për citimin që ka sjellë ka mashtruar publikisht.

Fjala “nëmi” është e zonës së Sadriut. Janë krejt fjalët e tij.

Këtej nga ne përdoret “mallkoi” e nuk ia vlen të zgjatem këtu pasi nuk është pjesë e fjalorit tim. Unë s’jam as Rama, as Sadriu.

Por zakoni del me shpirtin dhe Sadriu, nën shembullin e Ramës, si sadrinjtë e tjerë, vetëm mashtrojnë, abuzojnë, fshehin krime e bëjnë miliona me thasë nën rrënojat e një Shqipërie që e grabisin e vjedhin dhe e rrjepin duke qeshur, tallur e bërë shoë-n e neveritshëm.
Por për sërën e llojin e Ramës, Gjushit e kompani ka një ndëshkim.

Ndëshkim që do vijë nga vota e lirë e socialistëve të nëpërkëmbur e të mashtruar, nga vota e demokratëve të përndjekur këtu e gjashtë vite, nga vota e qytetarëve të cilëve u ka ardhur Rama, Sadriu, Gjushi e banda e Rilindjes, në majë të hundës.

Sandër kimiku vazhdon të hedhë helm, ish-deputetja: Turp për ty dhe shefin tënd gastor…

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi ka qenë i pranishëm në Lezhë ku është përfshirë në një debat me një punonjës në Bashki Nik Leka, për një pallat i cili është dëmtuar në këtë qytet.

Sipas drejtorit të Urbanistikës ka dëmtime pallati në të katër anët e traut dhe ka kërkuar një ekspertizë më të specializuar.

Ndërsa i thoshte këto fjalë, ministri Lleshi është nxehur duke i thënë të mos përhapë panik tek banorët.

Lidhur me këtë sjellje të ministrit reagon edhe Lindita Metaliaj, ish-deputete e PD-së.

Përmes një postimi në Facebook ajo shprehet se, “në vend që t’u garantojë dhe t’u sigurojë jetën atyre që me tërmetin e frikshëm kanë humbur gjithçka kishin siguruar gjatë gjithe jetës së tyre, vazhdon të sulmojë qytetarët dhe drejtorin e urbanistikes në bashkinë e Lezhës për te fshehur dhe shtrembëruar të vërteten”.

Reagimi i plotë

Sander kimiku vazhdon te hedhe helmin tashme jo ne formen e gazit lotsjelles por ne format qe ai dhe rilindja e tij ben me se miri!

Ne vend qe te jete ne sherbim te qytetareve ne momentet me te veshtira dhe tronditese per ta,vazhdon propaganden e turpit duke fshehur te verteten!

Ne vend qe tu garantoje dhe tu siguroje jeten atyre qe me termetin e frikshem kane humbur gjithçka kishin siguruar gjate gjithe jetes se tyre ,vazhdon te sulmoje qytetaret dhe drejtorin e urbanistikes ne bashkine e Lezhes per te fshehur dhe shtremberuar te verteten !

Turp per ty Sander helmi dhe shefin tend gastor

Çdo dite e me shume po tregoni fytyren tuaj pasi tashme maska ju ka rene!

Çmendurise dhe babezise tuaj po i vjen fundi!

Lezha dhe lezhjanet, Shqiperia dhe mbare shqiptaret nuk do t’ju falin!

125 familje në Manëz jetojnë në ujë e baltë, Basha apelon për zgjidhje urgjente. Banorët: Po na rrezikohen fëmijët

125 familje që jetonin në pallatet e vjetra në Manëz kanë mbetur pa shtëpi sipasojë e tërmetit dhe jetojnë në çadra në një arë me ujë e baltë.

Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha u ndal në kampin e improvizuar dhe pas sesi fëmijë të vegjël dhe të sëmurë detyrohet të kalojnë natën në kushte ekstremisht të vështira.

Objektet ku qindra qytetarë, kryesisht gra dhe fëmijë, kanë pësuar dëme të parikuperushme dhe nuk kanë më asnjë vend ku të rrinë.

Një e moshuar që nuk ka arritur të sigurojë çadër, ka mbetur në oborrin e pallatit duke e kaluar natën nën plastmas

“Nuk na kanë dhënë as çadër, asgjë”, – thotë ajo dhe tregon vendin ku ka mbledhur atë çka ka mbetur nga shtëpia e saj.

“Kemi ardhur të ngrejmë zërin për ju”, – shprehet kreu i PD, ndërsa për disa momente ndjek procesin e nxjerrjes së orendive shtëpiake nga banorët e dëmtuar, të cilët rrezikojnë jetën për të shpëtuar atë çka ka mbetur nga pasuria e tyre.

Pak metra më tutje, banorët e këtyre pallateve tashmë të rrënuara, janë mbledhur në çadra, të cilat nga shiu i madh janë kthyer në burim rreziku për shëndetin e tyre.

Duke qenë i vetmi që interesohet për fatin e tyre, banorët i ankohen në kor Bashës për mënyrën sesi po menaxhohet shpërndarja e ndihmave.

“Vetëm shoqatat na kanë dhënë ndihma. Këta të njësisë në fillim i ndanë me rregull. Tani merr kush mundet. Ata që s’kanë forcë mbeten pa gjë. Ia kanë marrë vajzës jorganin”, – thotë një zonjë.

Të gjithë banorët e çadrave kapin për krahu kryetarin demokrat dhe secili tregon nga një pjesë të dramës së vet.

“Kam fëmijën vetëm 1 muajsh që më duhet ta mbaj në çadër”, – ankohet një çift i dëshpëruar në një nga çadrat e rrethuara nga uji e balta. Ata thonë se fëmijët rrezikojnë të sëmurën dhe gjatë natës temperaturat janë shumë të ulëta dhe kanë ftohtë.

Në njërin cep të kampit, janë dhe disa çadra të vogla të llogaritura për një person, por në to Basha gjen një familje të madhe, pasi nuk kanë çadër të madhe për tu strehuar.

“Këtu kanë kaluar natën fëmijët”, thotë zonja që qëndron brenda, ndërsa bashkëshorti i saj shpjegon se kur shkoi të kërkonte çadër, zyrtarët e njësisë vendore i thanë se kishin mbaruar.

Kryetari Basha i kërkoi strukturave të PD në Manëz që të gjejnë menjëherë zgjidhje për këto familje dhe tu sigurohen çadra të mëdha.

Jo shumë larg qendrës së Manzës, në Kamberas, disa banesa të dëmtuara janë lënë tërësisht në harresë nga institucionet. Familjarët i thonë kryetarit të PD, që kanë një javë që flenë në makinë dhe se ndihmat e vetme që kanë marrë kanë qenë nga individë dhe vullnetarë. Edhe për këto raste Basha apeloi institucionet për ndihmë ndërsa porositi drejtuesit e degës së PD që të bëjnë të mundur gjetjen e çadrave.

Banorët e këtyre shtëpive kërkojnë që të vlerësohen dëmet e tu jepet zgjidhje.

“Nuk duam asgjë, vetëm të vijnë e të vlerësojnë shtëpinë se po flemë jashtë, të dimë çfarë të bëjmë”

Basha duke marrë shkas nga këto ankesa përsëriti edhe njëherë idenë e përfshirjes në procesin e vlerësimit të 500 inxhinierëve që i janë ofruar Partisë Demokratike në mënyrë vullnetare.

“Kam dy ditë që i them janë 500 inxhinierë gati për vlerësim, ai rri e tallet në TV”, u shpreh Basha.

Artisja shpërthen ndaj ish-deputetit të PS: Hajde ndërto pallatin. Po kur kurseve tulla dhe beton, që të ngopje babëzinë tënde…

Ndërtuesi Hazir Gashi ish-deputet i Partisë Socialiste, ka deklaruar se nuk ka mundësi të rregullojë pallatet që janë ndërtuar pasi kompania e tij ka falimentuar.

Artistja Keti Bashhysa ka reaguar ashpër ndaj kësaj deklarate të ish-deputetit socialist, disa prej pallateve të të cilit janë ndërtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit, të cilët janë vlerësuar si të pabanueshëm ndërsa qindra banorë kanë mbetur në burg.

“Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir”, i shkruan e indinjuar Bashhysa ish-deputetit socialist.

Reagimi i plotë

Hazir Gashi! Dëgjova që ke thënë se: Nuk kam ç’të bëj, kompania ime ka falimentuar! Vërtetë?!!! Po kur kurseve tulla dhe beton, që të ngopje babëzinë tënde, e mendove falimentimin?!!!!! Hazir Gashi! Gjej 1 zgjidhje! Shit gruan, fëmijët, motrat, vëllezërit, fisin. Shit edhe dashnoren Hazir! Ama, ne, mijëra banorë të pallateve të tua, mos na le në rrugë, mos guxo! I kemi blerë me sakrifica ato shtëpi, me shumë sakrifica.

E tmerrshme/ Banorët e një pallati në Durrës lihen në qiell të hapur….

Banorët e një pallati në lagjen nr.18 në Durrës vazhdojnë ende të qëndrojnë jashtë. Frika nga pas lëkundjet e tërmetit ka bërë që këto banorë ta kalojnë natën në makina. Ata tregojnë për gazetarin e abcnews.al Maksi Rama se asnjë nga instancat nuk është interesuar për ti dhënë një përgjigje konrekte.

“Pallati im është i pabanueshëm, vijnë dhe i shohin nga jashtë, nuk është puna ti shikojnë nga jashtë, duhen ekspertë për të verifikuar themelet. Është gjë e mirë që nuk pati viktima, por duam siguri sepse nuk duam të rrezikohen sërish jetë njerëzish. Duam të dimë  a jetohet në këtë pallat apo jo? Kërkojmë një përgjigje nga inxhinierët”, u shprehën banorët.

Një pjesë e banorë i druhen frikës për shkak të lëkundjeve të tjera. Ata tregojnë se Bashkia i ka dhënë një opsion, atë të hoteleve, por banorët kërkojnë nga Bashkia të tregohen më të qartë në përgjigjet e tyre, nëse banorët duhet të jetojnë apo jo në atë pallat. Ndërkohë të gjendur jashtë dhe në këto kushte të vështira të motit ata kanë ndezur një zjarr për tu ngrohur, me kërkesën  e tyre që të marrin sa më shpejt një përgjigje./ abcnews.al

 

Ndihma e Kosovës për tërmetin, flet Haradinaj: Rama nuk më hapi telefonin…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Abc New, ka rrëfyer se si u organizua shteti i Kosovës brenda 30 minutash për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë së goditur nga termeti në orët e para të mëngjesit të 26 Nëntorit.

Ai tregon komunikimin me presidentin Ilir Meta dhe përmes një kërkese verbale të tij është organizuar për të sjell grupet e emergjencës në Shqipëri.

Po kështu Haradinaj ka rrëfyer se Kryeministri ynë Edi Rama nuk i është përgjigjur në telefon për ngjarjen e rëndë.

“Është bërë e pamundur për t’u lidhur me Kryeministrin. Një numër që mban Kryeministri nuk di si ta arrish në telefon. Unë e kam provuar kryeministrin dhe ka qenë vështirë, ai s’mban fare telefon dhe s’ka një person që mund të komunikosh në të tillë situatë me të”, thotë Haradinaj.

Haradinaj tregon se pas marrjes së lajmit, ka komunikuar me Presidentin Meta, ndërsa me Ramën e ka patur të pamundur,  sepse ndonjëherë për të komunikuar me kryeministrin duhet të kalohet nëpër stafe.

“Komunikimi me kryeministrin Rama është bërë e pamundur, kam një periudhë të gjatë kohorë ka qenë e vështirë për të komunikuar, ndërsa me presidentin Meta kemi komunikim direkt”, tha ai.

“Komandanti i ushtrisë tonë ka komunikuar me komandantin e ushtrisë shqiptare. Ka qenë një bashkëpunim i shkëlqyeshëm mes ushtrisë shqiptare dhe asaj të Kosovës. I kam komunikuar që në orën 8 të mëngjesit, kemi kryer të gjitha protokollet për tu organizuar për ti ardhur në ndihmë Shqipërisë. Për të mos humbur kohë i kemi realizuar të gjitha protokollet sepse e dinim se koha për ato banorë ishte shumë e çmueshme dhe e gjithë procedura është kryer në kohë rekord”.

“Nuk kam hezituar të bashkëpunoj me Hashim Thaçin, kam qenë i bindur që ai do të ishte dakord me të gjitha përgatitjet”, shtoi ai.

Sa i përket mekanizmave të Kosovës, Haradinaj thotë se shteti i ri në disa raste ka përparësi. “Ne kemi përfituar shumë nga bashkëpunimi me NATO-n. Ka një nivel të mirë të vendimmarrjes në Kosovë apo të reagimit, por edhe ne i kemi disa mungesa, kemi marrë shumë mësim nga tërmeti. Ushtria, policia, zjarrfikëset në Kosovë funksionojnë plotësisht”.

“30 minuta na janë dashur për tu përgatitur, së pari  kam marrë në telefon Komandantin e Ushtrisë, Policisë, ende pa u marrë ftesa nga Shqipëria ne të jemi gati, dhe kur të merret ftesa të jemi gati për tu nisur. Në rastin tonë kemi shkuar si njësi jo si individ”.

Mendohet një numër i madh i shqiptarëve të strehuar në Kosovë, disa prej të cilave janë strehuar në shtëpi të qytetarëve.

“Në kampin në Prizren jemi duke bërë identifikimin e pajisjen kartave që menaxhohet nga zyra e Kryeministrit, po bëhen shërbime sa i përket kontrolleve shëndetësore. Nuk janë kushte ideale dhe ndaj ne po përpiqemi të tregohemi të kujdesshëm”, tha Haradinaj.

Ai u shpreh se gjatë identifikimit do të bëhet një sqarim se si është gjendja nëse ka apo jo qytetarë të cilat nuk janë të prekur nga tërmeti, kjo mbetet për tu verifikuar dhe nëse nuk vijnë nga zonat e prekura ne do ti kthejmë edhe pse disa prej të cilëve janë kthyer me dëshirë. “Duhet të tregohemi solidarë, por jo ti mashtrojmë njerëzit. Nuk len Kosova asnjë shqiptar të Shqipërisë jashtë, por nuk duhet të bëjmë gabime duke i mashtruar njerëzit. “Nuk kemi pasur incidente deri më tani, qarkullojnë informata se ka persona me precedentë penal por ende nuk kemi diçka të konfirmuar”, u shpreh ai.

Haradinaj: Me Ramën nuk pajtohem vetëm për kufijtë

“Mospajtim me kryeministrin e Shqipërisë kam vetëm me një temë, ajo është ndarja e Kosovës, nuk është personale, mbroj interesin e vendit tim”, tha Haradinaj. Kjo nuk më pengon të bashkëpunoj me kryeministrin Rama, kam bërë përpjekje për të komunikuar me Ramën, por nuk kam pasur asnjë komunikim.

Sa i përket ndryshimit të kufijve apo marrëveshjes së saj ai thotë se nuk kam parë një marrëveshje, por kam parë qëndrime që e bëjnë një marrëveshje. “Jam kundër të shkëmbimit të territoreve, Pavarësia e Kosovës është në territorin e tanishëm të kufijve dhe nuk të pranoj ndryshim të kufijve.

Ne jemi opozitë nuk i bëjmë opozitë vendit tonë, nuk do të bëjmë politikë vetëm për të kundërshtuar. Kemi mjaft integritet politik”, tha Haradinaj.

Gjyqi në Hagë është politik

Sa i përket thirrjes në Gjykatën e Hagës, Haradinaj tha se i ka kryer detyrat e tij. “Nëse ka tendenca i sfidoj sërish, janë hetime krejtësisht politike. Kam qeverisur si kryeministër i një vendi sovran, shqiptari nuk ka luajtur nga e drejta vet”, u shpreh kryeministri në detyrë i Kosovës.

Së fundmi Haradinaj i është drejtuar me një mesazh shqiptarëve. “Njeriu për njeriun është çdo gjë, duhet ti qëndrojmë afër secilit prej tyre që kanë humbur të afërmit. Nuk duhet të lëmë askënd pa përkujdesje, kudo që janë njerëzit të mos kursehen u shpreh Haradinaj. /abcnews.al

 

Lulzim Basha po rikthehet jo si magjistar për ta rilindur Shqipërinë…

Nga Albert AVDULI

“Tash sa kohë po don me lind
e s’po mund” Azem Shkreli

Në politikë, humbjet elektorale janë të zakonshme dhe përjetohen si të tilla. Fashitet inati postrezultat, analizohen rrethanat, gabimet në mënyrën e ndërtimit të fushatës dhe vazhdon jeta normale. Ambiciet diku mbeten, diku jo. Pasuesit e zhgënjyer pajtohen me rezultatin dhe presin betejën e radhës.

Asgjë dramatike . . . deri këtu.

Kur je në pushtet, atëhere nis sprova e shtetarit dhe politikanit.

Premtimet e gjata duhen konkretizuar dhe çfarë ishin fjalë duhen konvertuar në vepra.
U hymnizua rilindja si slogan politik,por edhe si platformë urbane.

Ky e shpalli veten kryerilindës dhe duhej paditur më së pari për përvetësim titujsh që s’i takonin, por heshtën të gjithë. Ai duhet paditur përsëri sepse përbalti idenë kryesore rilindase, çështjen kombëtare.

Si Zeusi lëshonte rrufe, anatema, bubullima, rrebeshe e mbi të gjitha pagesat që populli duhet të bënte për një grup njerëzish.

Prodhoj pranga për hallexhinj, drogë për Evropën, aeroporte virtual, fasada të bukura, por jo të dobishme, konçesione gjakpirëse, paga të tkurrura prej 6 vitesh.
Taksa e tarifa për çdo hap të hedhur e për çdo fjalë.

Harroj të vinte taksën e beqarisë, të flokëve të bardhë, apo të ekzistencës.
Ju vu stop investimeve në infrastrukturë, por fonde u derdhën në hiç.

Reforma e keqformuar në drejtësi ka rilindur kaosin dhe mungesën e shtetit ligjor.
Braktisja e vëndit me ritme biblike, po plak shoqërinë dhe së shpejti çon në paralizë sistemin e sigurimeve shoqërore, rrjedhimisht asfikson çdo fragment të ekonomisë.
Sjellja despotike në emërimin e deputetëve “opozitar” dhe kryetarëve të bashkive u shndërrua në boomerang.

Fatkeqësia natyrore e këtij tërmeti, nxori zbuluar se shteti kish kërkuar azil në botën askund.

Kjo javë ju tregoj qyetarëve se rilindja ishte barrë e rreme griseljane. Në muajin e shtatëdhjetë e pesë të shtatëzanisë, jo vetëm që nuk lindi jetë, por si çdo barrë e vonuar, nga mos kujdesi ì stafit, vdekje pruri me tërbim.

Si profet, poeti Azem Shkreli, para disa dekadash ka shkruar: ” Tash sa kohë po don me lind e s’po mund ”

Miti mavi ì propoganduar për shtetbërje veç përforcoj Mitin e Sizifit.

Në gjithë këto vite, propaganda e kapur, kultivoj mendimin se rezistenca ishte illusion.
Lulzim Basha si Kryetar ì Opozitës mbeti zëri kryesor ì qëndresës, ì cili kuptoj se zjarri që vinte prej Olimpi po digjte edhe ëndërrat e të palindurve për jetë në tokën e të parëve.
Java që kaloj do mbetet e shënuar në analet e historisë dhe politikës shqipëtare.
Si kohë dhimbje dhe turpi.

Për ta stigmatizuar këtë javë na e sjell gati Ernest Koliqi prej afro 100 vite më parë :” Lirin e dy gisht nderi n’shtek t’ballit: s’kishim tjetër. Po pse o ì Lumi ì Qiellvet, na ì rrmbeve. . .
Në qytete dhe fshatra nuk u rrënuan vetëm jetë, godina banimi e shërbimesh.
Jo.

Tërmeti theu tokën dhe jetën, por hoqi edhe silikonin nga gjymtyrët e brishta të vëndit.
Struktura shtetërore u rrëzua. Ministria e brëndshme mbeti jashtë territorit dhe u dorëzua minimalisht për një qën.

Gjenerali ì emergjencave civile u shpall në kërkim apo tërmeti e zuri rob diku.
Drejtoria e rezervave të shtetit lypte batanije.
Ministria e infrastrukturës u bë gërmadhë gjithashtu.

Ministria e financave është duke ì kërkuar NATO-s makina llogaritëse.

Qeveria popullore e Teatrit ishte në krye të detyrës, por me kapacitete të pamjaftueshme për të përballuar situatën.

Gjëndje e tillë është preludi ì rënies.

Arroganca ekstreme e praktikuar në këto vite do ta sillte dikur dramën e rrokullisjes.
Zeusi po digjet në zjarrin që vetë e ndezi.

Në zjarrmin e tij po digjet ethesh, por fatkeqët po dridhen dimërisht fushave të Thumanës.
Tashmë, dihet nga të gjithë se ky është humbës, por Humbësit real janë shqipëtarët.
Në këto ditë, nga politika, veç një njeri ishte në vendin e tij, ì cili kuptoj nevojën e popullit, por edhe përgjegjësinë e Tij.

Lulzim Basha po rikthehet jo si magjistar për ta rilindur Shqipërinë. Ajo meritë ju përket Naim e Sami Frashëri, Pashko Vasës, Andon Zako Çajupit, Aleks Stavro Drenova, Jeronim De Rada, Zef Skiroj e qindra patriotëve të tjerë.

Basha vjen për ta kthyer këtë vend në normalitet dhe të jetueshëm.

E kjo nuk është honor, por dënim që duhet pranuar, për mos ta zhbërë përfundimisht këtë truall.

Zhgënjim tjetër nuk mund të ndodh, se ndryshe, drama, në aktin e fundit bëhet tragjedi.

Mima: Efekti nga tërmeti do jetë i gjatë, populli ka humbur optimizmin me Ramën në krye

Ish-deputeti i PD, Florion Mima i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” tha se Edi Rama duhet që të anulonte të gjitha koncesionet korruptive dhe këto para t’i dërgonte për personat që janë prekur nga tërmeti.

“Ajo që po shohim këto ditë është e tmerrshme. Njerëzit që janë përgjegjës për këtë katrahurë japin leksione si do të ndërtojnë lagje të reja. Rama duhet të anulonte menjëherë të gjitha koncesionet. Basha ia ka bërë këtë ftesë, por Rama nuk e ka bërë. Ne si PD e kemi akuzuar Ramën si grabitqar të votës të lirë, si grabitqar të gjithçkaje në vend. Në vend se të flasin oligarkët, foli Rama, që tha kë të anuloj këtë koncesion, atë koncesion. Këto nuk janë paratë as të Ramës dhe as të Bashës. Nuk ke pse të marrësh borxh, anulo kontrata dhe kaq do të ishte”, tha Mima.

Florion Mima u shpreh se z.Basha kishte një plan tepër të mirë me 3 pika, por se Edi Rama me paturpësi e injoroi.

“Basha nuk ka vetëm tre pika, por shumë pika. Janë shumë profesionistë të fushës. Ata nuk kanë lidhje me PD, mund të kenë punuar me administratën, njerëz profesionist. Dakord merri edhe profesionistët nga jashtë, por merr edhe ekspertët shqiptarë e do të japin këshilla. Sigurisht që përgjigja ishte jo, refuzuese, tallëse.

Në takimin që bëri Basha me akademikë dhe me njerëz profesionistë, Investimi i fundit nga IGJEUM ka qenë 600 mijë euro. Vetëm 600 mijë euro për pajisje e ky financim është i turpshëm. Nuk e dimë se ku shkojnë paratë që paguajnë studentët. Berisha nuk e ka rritur tarifën e studimit. Ky tërmet duhet të na japë më shumë mësime. Nga sot e tutje duhet të mendojmë në mënyrë miqësore për natyrën, për këtë territor që do të mbajë breza të tërë. Rrëshqitjet dhe digat janë kërcënim. Shikoni si e ka ndërtuar Rama “Komunën e Parisit” në Tiranë, ku nuk hyn dot ambulanca. Rama duhet të ndërhynte tek PPP”, deklaroi Mima.

Po ashtu, Florion Mima theksoi se të gjithë duan largimin e Edi Ramës, edhe stadiumi shpërtheu në kor kundër tij, pasi kjo situatë ka nevojë për liderë që janë me popullin dhe jo që bëjnë vepra kundër popullit.

“Ky popull ka humbur optimizmin me Ramën në krye. Ju e dëgjuat stadiumin që thërriste në korr Rama ik. Edi Rama ka dështuar totalisht. Rama ka bërë shpenzime pa fund në rrugë dhe në koncesione në shëndetësi. Efektinga tërmeti do jetë i gjatë. Me lumenj, të jesh i bindur se nuk do të vazhdohet më kështu. Nuk vazhdohet më të masakrohet territori, siç është bërë në këto vite”, u shpreh ish-deputeti Mima.