28.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Ramës i doli boja si asnjë tjetri si mashtrues ordiner që…

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka shprehur vlerësimin e tij për përfaqësuesin e OSBE-së për lirinë e medias Harlem Dezir, i cili pas shpjegimeve shteruese të Presidentit Meta që e ktheu pas këtë ligj, shprehu gatishmërinë e tij që të mbështesë ndryshimet e domosdoshme të këtij ligji.

Postimi i Vasilit

Diskreditohen mashtrimet dhe manipulimet e Edi Rames per ligjin e antishpifjes.

Perfaqesuesi i OSBE per lirine e medias Harlem Dezir pas shpjegimeve parimore dhe shterruese te Presidentit Meta shpreh gadishmerine qe te mbeshtese ndryshimet e domosdoshme te ketij ligji te turpshem.

Edi Rames i doli boja si asnje tjetri si mashtrues ordiner qe nuk kursen as nderkombetaret.
Nderkombetaret te ndergjegjsohen se me çfare mashtruesi kane te bejne.

Akoma me qesharake edhe keta zedhenesat vulehumbur te Edi Rames qe kakarisin si gjeli maje plehut.

Shqiptareve nuk jua mbyll dot gojen dot kerkush.

Media dhe fjala e lire nuk mund te uzurpohet nga sharlatanizmat mashtruese dhe deshtake te Edi Rames.

Qendrimi europian dhe demokratik i Presidentit krenari per te gjithe.

Zhvendosja e terminalit të autobusëve drejt Kamzës, qytetarët revoltë ndaj Veliajt

Një javë më parë, nëpërmjet një materiali propagandistik të shpërndarë në media dhe rrjete sociale, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj paralajmëroi zhvendosjen e stacioneve të autobusëve interurbanë të jugut dhe veriut në një terminal të ri të përkohshëm në zonën e kthesës së Kamzës.

“100-vjetori i shpalljes kryeqytet do ta gjejë Tiranën jo vetëm me një unazë të re, por edhe me një terminal të ri,” deklaroi Veliaj në Facebook.

“Me rinisjen e punimeve në zonën e Astirit, kemi zhvendosur terminalin e autobusëve të jugut dhe të veriut te terminali provizor pranë kthesës së Kamzës,” shtoi ai, duke i kërkuar të gjithë qytetarëve “pak bashkëpunim teksa bëjmë transferimin.:

Terminali i ri i autobusëve interurban filloi zyrtarisht punë të dielën, kur Bashkia e Tiranës vendosi të bashkojë në një stacion të vetëm autobusët dhe furgonat e linjave të veriut dhe të jugut, të cilët më parë ndalonin në terminale të veçanta në zonën e ish-Doganës së Tiranës.

Zhvendosja e terminalit të autobusëve të Tiranës drejt Kamzës ka sjellë pakënaqësi nga pasagjerët dhe punonjësit e linjave interurbane të autobusëve, pakënaqësi e cila vihet re sidomos tek pasagjerët të cilëve u duhet të udhëtojnë çdo ditë drejt kryeqyteti.

“Deri tani e bënim dhe me këmbë rrugën deri tek terminali…ndërsa tani na është dyfishuar edhe koha edhe kosto…është tepër larg për t’u bërë në këmbë, kështu që na duhet të përllogarisim kohën që do mbetemi në trafik nëse marrim urbanin, si edhe lekët që na duhen çdo ditë,” tha një studente, e cila ishte ulur në autobusin e Fushë-Krujës dhe priste për t’u kthyer në shtëpi.

Ata që e bëjnë këtë itinerar çdo ditë të javës shprehen se nuk u leverdis ky ndryshim i lokacionit pasi është tepër larg nga qendra e kryeqytetit, ku kanë dhe shkollën.

Në këtë fillim vitit bashkia e Tiranës ka filluar zbatimin e projektit të Unazës së Madhe, duke boshatisur kështu akset e zonës së Astirit dhe ish-Doganës, ku ishin vendosur më parë terminalet përkatëse të linjave interurbane të jugut dhe të veriut. Terminali i ri do t’iu shërbejë 43 linjave interurbane të zonës së jugut dhe 20 linjave të zonës së veriut.

“Tani që kanë bashkuar Jugun me Veriun nuk ka më, është bërë Kabul,” shprehet me ironi një nga shoferët e linjës së Laçit, i cili heziton të identifikohet me emër, duke shtuar se ky transferim i ka prishur shumë punë.

“Tani që jemi larguar akoma më shumë nga qendra, të gjithë punën na e marrin furgonat e paligjshëm të Zogut të Zi,” tha ai.

“Neve mezi na mbushen furgonat me pasagjerë pasi askush nuk do të humbasi kohë të vijë deri këtu,” shtoi shoferi.

Për të arritur në këtë terminal nëpërmjet linjave të transportit urban duhet afërsisht rreth 25 minuta nga qendra – duke përshirë këtu trafikun e rënduar gjatë ditëve të javës.

Ndryshe nga studentët që udhëtojnë çdo ditë drejt Tiranës, pasagjerët që udhëtojnë me rrallë shprehen se ky ndryshim nuk u ka ndikuar në përditshmërinë e tyre.

“Asgjë nuk ka ndryshuar. Njerëzit e marrin vesh shpejt lajmin e ri dhe mësohen me çdo ndryshim,” tha Gani Zotaj, i cili udhëton për në Mallakastër tre herë në muaj.

Disa nga shoferët u shprehën se ky terminal është më i përshtatshëm për linjat e Veriut, dhe se nuk është aspak me leverdi për linjën e Durrësit apo ato të Jugut.

“Ndërkohë që udhëtimi deri në Durrës zgjat 40 minuta, neve tani na duhen 30 minuta vetëm për të dalë nga trafiku ku na duhet të marrim kthesën për të dalë nga Kamza, pasi nuk kanë krijuar një dalje direkte për të hyrë në autostradë”, tha një shofer i linjës së Durrësit.

Florjani, fatorino i njërës prej linjave të Durrësit, shpjegon se me intenerarin e ri përmes Kamzës që duhet të ndjekin autobusët për të dalë nga terminali e për t’u futur në autostradë ankesat nga pasagjerët janë shtuar.

“Kemi shumë probleme, është shumë rrëmujë, të gjithë vetëm bërtasin”, tha ai. “Mbi të gjitha kemi probleme me kthesën, tek e cila vonohemi shumë dhe pasagjerët na kërkojnë llogari me orarin dhe pse bëhemi kaq vonë,” shtoi ai.

Përdoruesit kryesorë të terminalit të autobusëve, shoferët shprehen tepër të revoltuar ne lidhje me mungesën e tualeteve dhe të ujit.

“Mirë meshkujt, po femrat çfarë supozohet të bëjnë,” pyet njëri prej tyre. “Ata sorollaten lartë e poshtë kafeneve dhe bareve për nevojat e tyre personale pasi këtu nuk kanë vendosur as tualet,” shtoi ai.

Duke i paraprirë të gjitha këtyre ankesave, kryebashkiaku i Tiranës, ka kërkuar bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e qytetarëve në ditët e para të transferimit të terminalit dhe shtoi se puna nuk do të ndalet këtu, por do të ketë dhe një harmonizim të këtij terminali me terminalin e trenit për Rinas apo Durrës.

Por jo të gjithë qytetarët janë mirëkuptues për shkak të vonesave dhe rritjes së kostos që tashmë i duhet për të për tu nisur drejt qyteteve të tjera të Shqipërisë.

“Për ne që nuk e kemi mundësinë, është shumë keq”, tha një pasagjer që priste për t’u nisur në Sukth.
“Nëse përpara dikush mund të ecte deri tek Dogana për të kursyer, tani na duhet patjetër përditë të marrim urbanin,” përfundoi ai. /reporter.al/

Sms Rektorit: “Na duhet një pavion i ri psiqiatrie, aty ftoni Ramën…”

Gazetari Ylli Dylgjeri ka ironizuar sërisht përmes një postimi në rrjet Kryeministrin Edi Rama, i cili u shfaq sot duke inauguruar një pavion në QSUT.

Dylgjeri shkruan se koha nuk pret për salla e pavione kardiologjije apo allccije, pasi na duhet një pavion i ri psiqiatrie.

“Pavion psikopatie na duhet sot! Ngarkesa po rritet. KÇK, OSBE, Termeti, Refoma, etj etj.
Lëndën e parë e keni gati. Po shtohen…

Aty ta ftoni Ramën. E pastaj flasin bashkë.

Do e shohësh si do tu flasë mjekëve të pranishëm, por sidomos pacientëve Kryeministri ynë. Do derdhi atë çka i ka mbetur nga truri. E qan atë ligjeratë. Është brënda vetes.

Do të shohësh si do të mbani shënime Ju nga erudicioni i Tij. Ju shënime, e shënjestër me pantofla ata të shtruar aty”, shkruan Dylgjeri.

Postimi nga Ylli Dylgjeri

Sms Rektorit

Duam një pavion të ri psiqiatrie!

Aman doktor, sajoi fondet për ktë pavion!

Boll më! Koha nuk pret më për salla, e pavione kardiologjie e allçije.

Pavion psikopatie na duhet sot! Ngarkesa po rritet. KÇK, OSBE, Termeti, Refoma, etj etj.
Lëndën e parë e keni gati. Po shtohen…

Aty ta ftoni Ramën. E pastaj flasin bashkë.

Do e shohësh si do tu flasë mjekëve të pranishëm, por sidomos pacientëve Kryeministri ynë. Do derdhi atë çka i ka mbetur nga truri. E qan atë ligjeratë. Është brënda vetes. Do të shohësh si do të mbani shënime Ju nga erudicioni i Tij. Ju shënime, e shënjestër me pantofla ata të shtruar aty.

Ku isheeeee? Pse ke ardhur më parëëëëë!

Ti je dora jonë. Do ta mbysin me shkumë e pyetje doktor Ramën pacientët. E njohin diagnozën ato.

Beje Rektor! Boll i mirë Je, por lëre dhe Ti një emër si Administrator në atë Spital.
E nëse do një emër për pavionin, gati e ke…

Nuk paska qenë Prokuroria por… Partia!!!

Nga Gent STRAZIMIRI

Ky imbecili rural paska “paralajmëruar se do apelojë” një vendim gjykate të marrë ndaj kreut të opozitës, në një gjyq ku palë nuk është ky, por prokuroria…!?

Nëse ju duket se ky imbecili rural kërkon të demonstrojë pushtet kudo, madje veçanërisht në çdo gjë që s’i takon: KENI TË DREJTË!

Nëse ju duket se ky imbecili rural kërkon të tregojë me arrogancë prej rurali, që ju sundon pavarësisht ligjit, gjithashtu: KENI TË DREJTË!

Nëse pas kësaj, arrini në kokluzionin se siç çdo imbecil rural rëndom bën, edhe ky nuk shijon dot asgjë që ka, (e veçanërisht nga ato që s’i takojnë), nëse me arrogancë dhe publikisht nuk ua përplas në fytyrë të sunduarve prej tij, përsëri: KENI TË DREJTË!

Problemi fillon tek fakti që edhe ky imbecili rural KA TË DREJTË sepse: NË FAKT KY JU SUNDON!!!!

Ky është sot prokurori!

Ky është sot gjyqtari!

Ky është sot edhe “E DREJTA”, pavarësisht sa të drejtë keni…
KAQ!

OSBE kundër Ramës për paketën “anti-shpifje”: Presidenti ka të drejtë. Të gatshëm të japim ndihmën tonë

Përfaqësuesi i OSBE-së për shtypin, Harlem Desir tha të hënën se ai është i gatshëm të punojë me autoritetet shqiptare për përmirësimin e ligjit të shtypit, veçanërisht atyre pjeseve që lidhen me gjobat dhe parimin e proporcionalitetit siç parashikohet në ligjin ndërkombëtar.

Zyra e OSBE-së për shtypin e bëri këtë deklaratë pas marrjes së dokumentave shpjeguese nga Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta për arsye të mosdekretimit të ligjit për shtypin në Shqipëri.

“Përfaqësuesi i medias përsërit se asnjë pjesë e legjislacionit të ri nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e shtypit. Ai shpreson se rivotimi i ligjit do t’u hapë rrugën sqarimeve dhe përmirësimeve të mëtejshme të këtij ligji në mënyrë që të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare”, thuhet në deklaratën e zyrës së OSBE-së për lirinë e medias.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ktheu për rishqyrtim në parlament ndryshimet në dy ligje “Për mediat audiovizive” dhe “Për komunikimet elektronike”. Sa i takon ligjit të parë, Presidenti Meta vlerëson se ai bie në kundërshtim me parimet themelore kushtetuese të ndërtimit të një shteti demokratik, sigurisë juridike dhe të proporcionalitetit.

Ndërsa lidhur me ndryshimet në ligjin “Për komunikimet elektronike” Presidenti Meta shprehu shqetësim për fuqinë e tepërt ndëshkimore që merr AKEP ndaj mediave.

Qeveria e Shqipërisë dhe shumica socialiste në parlament kanë këmbëngulur se paketa anti-shpifje ka mbështetjen e plotë të OSBE-së./Zëri i Amerikës

Gjendet në gjendje të rëndë tek Liqeni Artificial, humb jetën në spital

Një person është gjendur në gjendje të rëndë shëndetësore në Tiranë në orët e pasdites, ku edhe mësohet se ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur pranë Liqenit Artificial, rreth orës 18.00. Personi është pikasur fillimisht nga disa kalimtarë.

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 18:00 në vendin e quajtur “Liqeni Artificial”, disa kalimtarë kanë konstatuar një shtetas rreth 53 vjeç në gjëndje të rënduar shëndetsore, i cili është dërguar me autoambulancë në Spital, prej nga ku ka ndërruar jetë.

Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga faktorë të tjerë.

Nga dëshmitë e marra nga dëshmitarët okular, paraprakisht dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po vijon hetimet për identifikimin e shtetasit që ndërroi jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Berisha publikon mesazhin: Si mashtroi policia e Lleshajt se shpëtoi alpinistët (Foto)

Policia e Shtetit deklaroi mbrëmjen e djeshme se kishte shpëtuar një grup alpinistësh, që kishin mbetur të bllokuar në malin e Gramozit.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shtetit thuhej në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Kolonjë, është marrë një telefonatë sipas të cilës 4 alpinistë që kishin lënë mjetin e tyre tip “Ford”, në fshatin Starje dhe ishin nisur për të ngjitur malin e Gramozit, mund të kishin mbetur të bllokuar në rrugë për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

“Menjëherë pas marrjes së këtij njoftimi, në drejtim të zonës, u nisën shërbime të Komisariatit të Policisë Kolonjë dhe Stacionit të Policisë Kufitare Shtikë, të Emergjencave Civile, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës.

Pas disa orë kërkimesh, u bë i mundur lokalizimi dhe gjetja në gjendje të mirë shëndetësore e 4 alpinistëve, të cilët ishin ngjitur në majën e quajtur “Çuka e Peçit” në lartësinë 2523 m, të malit të Gramozit dhe më pas për shkak të kushteve të vështira atmosferike, kishin hasur vështirësi gjatë kthimit.

Alpinistët (njëra prej tyre vajzë) kanë falenderuar shërbimet e Policisë dhe banorët, që iu erdhën në ndihmë dhe iu shpëtuan jetën. Policia më pas ka bërë shoqërimin e tyre, deri në vendin ku u akomoduan në qytetin e Ersekës”, thuhej në njoftim.

Por, njëri prej alpinistëve, Ervin Xhakolli, ka përgënjeshtruar deklaratën e Policisë së Shtetit. Ai ka sqaruar se foton që ka publikuar policia në faqen e saj në rrjetin social, ia kanë kërkuar punonjësit e policisë në mënyrë shoqërore, por kjo s’ka pasur të bëjë me shpëtimin e tyre.

Një mesazh i është dërguar edhe ish-Kryeministrit Sali Berisha, i cili në komentin e tij shprehet “një rrenë zyrtare si turp kombëtar i narkopolicisë së shtetit. Mashtron me lajmin dhe përgënjeshtrohet flakë për flakë”.

Në vijim, Berisha fton ndjekësit e tij në rrjet të lexojnë mesazhin e qytetarit dixhital, komunikatat mashtruese të Ardi Xhafës, përgënjeshtrimin e alpinistit!

“Besoji narkosve po deshe! Ja si mashtrojnë!”, shkruan Berisha, duke publikuar mesazhin e mëposhtëm.

Denoncimi

Mirdita Doktor.

Lajm i rremë në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit. Po të nis dhe faktet. Djali që kam nënvizuar është alpinist profesionist nga më të mirët në Shqiperi, Ervin Xhakolli quhet dhe është kushëriri im. Po të nis dhe prononcimin e Ervinit në faqen zyrtare të tijen.

Sapo u takova me Ervinin dhe më tha vet që thjesht na kërkuan një foto në mënyrë shoqërore dhe Policia e Shtetit e ka publikuar sikuar i kanë shpëtuar alpinistët. Meqe kanë miratuar dhe paketën antishpifje.

Vetë alpinisti e ka përgënjeshtruar lajmin po në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

Presidenca e OSCE-së, si prelud i rënies…

Nga Albert AVDULI

Shqipëria ka kryesimin e radhës (rutinor) të drejtimit të Organizatës per Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë.

Kjo periudhë, simbas kalendarit të paracaktuar, përkon me vitin 2020.

Sigurisht që është një vendim proçedurial dhe nuk ka të bëjë me autoritetin e vëndit që e kryeson.
Si vjen Shqipëria në këtë përfaqësim ?

Pa ndrojë, shkruaj, se e turpëron këtë institucion.

Mendoj se do të jetë hera e parë dhe e fundit, që një institucion ndërkombëtar, do ketë si kryesues objektin e Tij të vëzhgimit dhe problematikës. E njëjta situatë, sikur një të pandehur ta vësh shef sigurie të gjykatës.

Viti që lam pas ishte një vit traumatik në politikën, qeverisjen, ekonominë dhe përballjen me natyrën.

Në shkurt të vitit 2019, opozita braktisi parlamentin duke konstatuar dhe përcaktuar si produkt ì krimit dhe blerjes së votave.

Ky vendim gjeti mbështetje të gjerë në opinionin e brendshëm dhe u pasua nga dhjetëra protesta të fuqishme kombëtare. Në të njëjtën kohë, qindra vatra të tjera protestash vlonin në Tiranë dhe qytete të tjera me problematika të ndryshme.

Në zgjedhjet vendore, opozita nuk u rregjistrua dhe demokracia u vu në rrezik serioz. Qeveria organizoj zgjedhje puniste, por pjesëmarrja në farsën e votimeve ishte diku te 450 mijë zgjedhës nga 3 milion të rregjistruar. Pa dekret presidencial, pa garë, pa alternativë dhe pa monitorim, renditja ishte si më poshtë: partia në pushtet (rilindja), e para, partia e të dërguarve me zor, e dyta dhe partitë paterica, të tretët. E qartë se, kryetarët vendor nuk përfaqësojnë vullnetin popullor.

Tashmë edhe këta të emëruar po bien një nga një si dardhë të krimbura, falë ligjit të dekriminalizimit dhe denoncimit që po ju bëhet nga Partia Demokratike. Uzurpoj çdo segment të strukturës shtetërore dhe ndihet zot fuqiplotë, në terren të shkrumbuar. Si të jesh pronar ì një pjese të shkretëtirës, ku jo vetëm uji të mungon, por as rëra nuk të shitet.

Pra infrastrukturë e vjedhur dhe superstrukturë e gremisur, nënkupton totalisht rënie.
Bindja e shumicës së qytetarëve është se ky pushtet nuk ka legjitimitet.
Të tjerat janë përsëritur pa fund, ndaj po ì përmënd shkurt.

Probleme mbijetese ka patur dhe ka ekonomia.
Në infrastrukturë ka bllokim total të investimeve, por virtualisht ndërtohen aeroporte dhe autostrada.

Fuqia aktive dhe të shkolluarit largohen si nga kolera drejt vëndeve të tjera. Biznesi vogël dhe ì mesëm lebetitet në agoni dhe friket nga shtesa e detyrimeve që ju shkon çdo muaj.

Mundësia e likujditeteve shtetërore ka vdekur, mbasi fondet publike destinohen në konçesione miliardash, ndër miq e aktivitete të padukshme, jo të dobishme dhe në disa raste vetëm zhvatëse për popullatën.

Kaq mosbesues janë ata që nënkuptohen si përfitues të një investimi të premtuar, sa nuk e kanë temë bisede veprën, por vënë baste se kujt do t’i jepen lekët. Nëse ka diçka që politikës ì rri mbi kokë si shpata e damokleut, është pikërisht marrëdhënia në raport me besimin.
Kjo është dëshmia më e rëndë për moralin e një qeverie.

Në politikën e jashtme dështimet kanë qenë spektakolare, por fatkeqe për vendin. Evropa ì bëri barrjerë Shqipërisë dhe vuri kushte për të cilat, nuk duket përmirësim.
Në dëshpërimin e fakti të kryer, qeveria u mundua të bëjë një lëvizje prej don kishoti me ballkanin sllav. Reaksioni në popullsitë e dy shteteve shqiptare e hijezoj këtë ndërmarrje.
Tërmeti në fakt shënjoj rënien e zhurmshme.

Një fatkeqësi natyrore, që mori dhjetëra jetë, por nxori dhe të pastrehë mijëra familje.
Shteti doli lakuriq në gjithë gjymtyrët e tij.
Qytetarët janë të braktisur në mëshirën e dimrit. Solidariteti njerëzor nxori zbuluar degradimin e shtetit. Rrallëkush besoj të dërgonte donacionet te struktura qeveritare. Ende pret qeveria, por pritshmëritë e mëdha sjellin zhgënjime të tmerrshëme.

Shumë më tepër fonde grumbulluan organizata apo edhe individë bamirës sesa qeveria. Mosbesimi vret shoqëri, popuj, jo më qeveri.
Në kushtet, kur varfëria hipën në fron, produkt ka mjerimin dhe krimin.
Në të dy zërat jemi kampion.

Fundosja e ekonomisë, rritja galopante e çmimeve në gjithë artikujt dhe shërbimet, privimi ì fjalës së lirë, depresioni ì shoqërisë dhe mungesa e shpresës për ditën që vjen, tregon përmasat reale të krizës në Shqipëri. Në situatë të tillë, duke menduar se gjithë këto fenomene shqetësuese janë më gjigande se vetë qeveria, që ì krijoj, kryeministri duket se mjaftohet me idenë se : Të shkoj, si të shkoj. . .

Presidenca e OSCE – së.
Nuk kam opinion për këtë ecuri.

Kjo është ironi në shkallën sipërore ose me përmasa evropiane.

Di ,që viti 2020, ì cili përkon me presidencën shqiptare, do të sjell realitete të tjera në Shqipëri.
Preludi ì rënies është ngjitja në atë lartêsi.

Në mbyllje, po citoj Ronald Regan kur ishte në garë për presidencën amerikane. Përballë tij, rival, ishte Presidenti Karter.

“Reçensioni është, kur fqinji juaj humbet punën. Depresioni është, kur ti humbet punën. Rimkëmbja është, kur Jimmy Carter largohet nga puna “.

Profecia u përmbushë. Ronald Regan e ringriti Amerikën.

Paloka i përgjigjet Ballës: Tao Yaris duhet të dalë para një drejtësie të pakapur e të japë llogari…

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar ndaj deklaratave të Kryetarit të Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili kërkoi apelimin e vendimit të gjykatës së Tiranës, pas mbylljes së çështjes ndaj kreut të PD, Basha, ish-sekretaritArben Ristani dhe financierit të PD.

Paloka në reagimin e tij thotë se, shpifjet e shpifësit më të shpifur përfunduan në kosh.

“Për fat të mirë “rilindja” nuk mund të marrë peng të gjithë drejtesine, pavarësisht shantazheve dhe presioneve të gjithanshme për ta përdorur atë politikisht, siç ka bërë në jo pak raste të tjera. Tao Yaris duhet të dalë para një drejtësie të pakapur e të jape llogari për tenderat që merr nga qeveria miku i tij trafikant”, shkruan Paloka.

Reagimi i Edi Palokës

Shpifja e rradhës, me te cilën Rama, ndërsente më të shpifurin e shpifësve, ndaj Bashës dhe PD, shkoi në kosh bashkë me të tjerat.

Për fat të mirë “rilindja” nuk mund të marrë peng të gjithë drejtesine, pavarësisht shantazheve dhe presioneve të gjithanshme për ta përdorur atë politikisht, siç ka bërë në jo pak raste të tjera.

Sidoqoftë drejtësia do të vendoset vetëm atëherë kur raca e taulantëve të “rilindjes” të japë llogari jo thjesht për shpifje, po për krimet e kryera.

Tao Yaris duhet të dalë para një drejtësie të pakapur e të japë llogari për tenderat që merr nga qeveria miku i tij trafikant.

Trafikanti për të cilin qeveria e Ramballëve është e gatshme të zhvendosë dhe Lanën e të shkatërrojë shtëpitë dhe jetën e qindra familjeve !

Taulant yaris duhet të dalë të tregojë lidhjet me krimin, shitblerjen e votave, korrupsionin galopant me tendera dhe koncesione që po varfërojnë çdo ditë shqiptarët.

PD e provoi dhe në këtë rast që me asnjë fabrikim për shantazh nuk do te na e mbyllin dot gojën.
Ne do te luftojmë deri në fund dhe shumë shpejtë drejtësia do të vendoset për të gjithë.

Prapë KÇK?!

Nga Çlirim GJATA

Sot, në një ceremoni për 107-vjetorin e krijimit të policisë, Edi Rama solli edhe njëherë në vëmendje të ashtuquajturin ligj për KÇK.

Pa hyrë shumë në përmbajtjen e këtij projekti sa antikushtetues, aq dhe diktatorial(nuk është gjë tjetër, veçse kontroll i gjyqtarëve dhe prokurorëve nga policia), pasi e kemi bërë dhe do ta trajtojmë përsëri, me të drejtë kujtdo i lindin pyetje:

Pse Edi Rama u kujtua tani pas dy muajsh prapë për këtë projekt? Pse po u bën presion gjyqtarëve dhe prokurorëve me të ashtuquajturin ligj kundër KÇK??

Ndërkohë që duhet të bëhen hetime dhe të merret vendim nga prokuroria për shitblerjen e votave, aferën e Astirit (20 milion euro/km), falsifikimin e dokumenteve të tenderit të unazës së re(17milion euro me një dorë), koncesionet, PPP, pastrimin e parave, industrinë marramendëse të drogës në Shqipëri, etj.,etj.,etj… Fantazma e frikës duket në horizont.

Ka një mekanizëm kontrolli për gjykatësit dhe prokurorët, që është VETINGU dhe institucionet e reja të drejtësisë.

Ato mund të hetohen nga SPAK, apo të kontrollohen nga KLP dhe KLGJ. Këto organe kanë çdo mekanizëm reagimi ndaj prokurorëve dhe gjykatësve, që mendohet se janë të korruptuar.
Ekzistojnë ligjet për këto çështje.

Por problemi qëndron në faktin se koka e KÇK është vetë Rama. Nuk mund të luftojë Rama, Ramën.

Shikoni vetëm rastin e kryebashkiakëve të inkriminuar; kush i zgjodhi? Ndaj dhe deri në largimin e tij do të lulëzoj vetëm krimi dhe korrupsioni. Ndaj dhe duhet larguar Rama që të fillojë eliminimi KÇK-së.