21.5 C
Tirana
E hënë, 28 Prill, 2025

Babëzia/ Nuk ngopet Velina! 8 orë pas tërmetit shpall tenderin 300 mijë euro për…

Vetëm pak orë pas tërmetit tragjik, saktësisht në orën 12 të datës 26 Nëntor 2019, Bashkia e Tiranës vendosi të hapë tenderin për hartimin e një studimi për mbarështimin e pemëve, me vlerë totale ë0 milionë lekë të vjetra-mbi 300 mijë euro.

Tirana është një prej qendrave urbane më të goditura nga lëkundjet sizmike të të Martës së javës së kaluar. Deri më, grupet e emergjencës kanë përllogaritur se në kryeqytet janë rreth 2000 ndërtesa të dëmtuara, nga të cilat 410 shtëpi private të pabanueshme. Gjithashtu, po sipas të dhënave paraprake, janë dëmtuar rreth 200 pallate, nga të cilat 4 të pabanueshme.

Këto dëmtime të rënda kanë nevojë për fonde të mëdha, me qëllim rikthimin e normalitetit në kryeqytet.

Por, në Bashkinë e Tiranës, duket se, krahas “vizitave” në ndërtesat e dëmtuara, ka edhe disa prioritete të tjera, siç janë tenderat multi-milionësh pa vlerë për momentin.

Në Buletinin e Prokurimeve të datës 2 Dhjetor 2019, është publikuar njoftimi, në të cilin Bashkia e Tiranës shpall tenderin për “Hartimin e planeve të mbarështimit të fondit pyjor dhe kullosor për ekonominë pyjore “Pezë, “Shesh”, “Krrabë-Gurrë”.

Ky tender është hapur në datën 26 nëntor 2019, ora 12.00 dhe të interesuarit mund të dorëzojnë dokumentacionin deri në datën 26 dhjetor 2019, ora 12.00. Fondi limit për këtë tender është 30.399.170 lekë pa tvsh ose rreth 36 milionë lekë të reja (bashkë me TVSH).

Sipas dokumentave të tenderit, subjekti që do të shpallet fitues për hartimin e Planit të Mbarështimit të pyjeve dhe kullotave ka si detyra kryesore: ​

– Grumbullimi dhe shqyrtimi i literaturës për të vlerësuar gjendjen aktuale të burimeve pyjore/kullosore në ekonominë pyjore.

– Përshkrimi i përgjithshëm në terren i parcelave e n/parcelaveve, verifikimi i kufijve, përcaktimi definitiv në terren duke shënjuar me bojë vaji kufijtë e tyre, hedhja e ndryshimeve në hartë dhe llogaritja e sipërfaqeve përkatëse.

– Vlerësimi i sipërfaqes dhe volumit të pyjeve sipas formave të ndryshme të qeverisjes:

– Trungishte

– Cungishte

– Shkurre

– Vlerësimi kullotave/livadhe, përfshirë kapacitetin prodhues të tyre si dhe atë mbajtës e disa aspekte të tjera, të cilat, në ditët e nevojës emergjente për fonde pas tërmetit tragjik, duken si “shpenzime luksi”.

“Boldnews.al” ka raportuar më parë se, pavarësisht pasojave të tërmetit, një tjetër strukturë e Bashkisë së Tiranës, ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve, ka hapur tenderin për ngritjen e një godine të re për këtë institucion, me vlerë rreth 5 milion euro.

/Boldnews.al

Një shtet si ky, komplet llesh e li, është burimi i vetëm i panikut publik!

Nga Ergys MËRTIRI

Ndersa kthehesha ne darke nga Shengjini dhe Bupqi, ku derguam disa rroba femijesh per qytetaret e demtuar nga termeti, mesova se paskesha qene i kallezuar penalisht ne Prokurori per shpifje dhe perhapje paniku.

Ne fakt, “krimi” qe kisha bere, ishte, se kisha fotografuar nje makine teksa po shkarkonte qese ndihmash ne Ministrine e Brendshme, foto te cilat, faqja Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit i publikoi, duke i kerkuar shpjegime ministrise per kete.

Nuk e di sa e vertete eshte se ka vertete nje procedim penal per dike tek aleanca. Personalisht nuk me ka komunikuar askush dicka zyrtare, por dje ka pasur nje akt te shemtuar me aktivisten Adriana Kalaja, te cilen kane dashur ta shoqerojne ne polici, pa asnje mandat, madje duke perfshire edhe njerez pa uniforme. Ligjerisht, ky quhet rrembim personi. Per kete Policia e Shtetit duhet te mbaje pergjegjesi.

Ne gjykimin tim, publikimi i pamjeve qe ngjallin dyshim, duke i kerkuar institucioneve perkatese shpjegime, eshte nje akt i demonstrimit te pergjegjesise qytetare. Ne gjykimin ushtarak te Sander Lleshajt, kjo quhet shpifje, vjedhje, ndersa aktivistet e qe e bejne kete, – te cilet jane ne fakt njerez te nderuar dhe respektuar publikisht (artiste, publiciste, aktiviste, te njohur) – konsiderohen “hajdute, pisa, e perverse pa nder”.

Nuk po merrem me gjuhen dhe histerine e ministrit, i cili, gjeti rastin te na shfaqe fytyren e vertete, pertej maskes se intelektualit te qete e buzagaz qe mban ne parlament, duke ruajtur qetesine edhe kur kundershtaret politike e masakrojne me akuza, nuk merrem as me barcaleta policesh si kjo e denoncimit te aleances ne Prokurori, por po ndalem me keqardhje vetem tek menyra sesi eshte degjeneruar ky shtet.

Nje shtet si ky, komplet llesh e li, eshte burimi i vetem i panikut publik. I deshtuar plotesisht per te menaxhuar nje krize, i kapur gafil, ku ekipet e emergjences nuk kishin as kokore e doreza pune,- e lere me pajisje teknologjike normale, si kudo ne bote, – ku te mbijetuarit lihen rrugeve pa nje strehe, pa nje shtroje, pa buke… ky shtet gjen kohe te shpenzoje kaq urrejtje ndaj disa aktivisteve, te cilet vullnetarisht po rropaten prej ditesh, per te ndihmuar ne cdo fshat e cdo shtepi.

Aleanca per Mbrojtjen e Teatrit ka qene keto dite vatra e solidaritetit qytetar, duke derguar ne terren dhjetera ton ndihma ne dite, me kamione, furgone, makina… shtepi me shtepi. Dhjetera qytetare na jane bashkuar duke punuar gjate gjithe dites si vullnetare, per grumbullimin e kontributeve, menaxhimin, shperndarjen, paketimin etj. Aleanca ka hyre aty ku ky shtet ka deshtuar te hyje, ose nuk e ka care koken te hyje. E megjithate, ne vend ta falenderoje, kjo qeveri gjen kuraje ta sulmoje ate!

Eshte cinike, sepse, ndersa qeveria fton njerezit 24 ore ne dite per solidaritet, nje bresheri mllefi leshohet kunder njerezve qe kane shfaqur solidaritetin me te madh ne kete vend. Mesa duket keta konsiderojne solidaritet vetem ate me qeverine.

Ne fakt, pergjigjen per akuzat e ministrit e kane dhene keto dite vete qytetaret e Tiranes. Me mijera njerez kane vizituar keto dite sheshin e teatrit duke dhuruar ndihmat e tyre, nderkohe qe cadra e Bashkise aty prane, qendronte bosh. Qytetaret treguan se besojne tek ne dhe jo tek ata, ndaj dhe akuzat e papergjegjshme te ministrit rendojne me te gjithe peshen e tyre mbi vete ate.

Mediat botërore kryqëzojnë politikën e ndërtimit të pallateve: “Shto miell e shto ujë”…

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, mediat boterore kryqezojne politiken e ndertimit te pallateve “shto miell e shto uje, dmth shto kate shto shtesa, autor kryesor te te ciles jane binomi Rama-Dako!

Ato gjithashtu shkruajne se ekipet shqiptare te kerkim shpetimit perveç duarve dhe lopatave nuk dispononin asnje mjet tjeter.

Ketu me poshte keni artikullin e plote. sb

Ironia e “Il Fatto Quotidiano”: Pallatet në Shqipëri sipas parimit “shto ujë, shto miell”

Gazeta e njohur italiane “Il Fatto Quotidiano” i ka kushtuar një reportazh të gjatë tërmetit katastrofik që ndodhi në Shqipëri, por ajo nuk i kursen kritikat për autoritetet dhe mënyrën si është ndërtuar shteti ynë. Që në titullin e shkrimit thuhet se tërmeti në Shqipëri nxori në pah abuzivizmin dhe korrupsionin me ndërtime pa leje dhe ku mungojnë hartat kadastrale të ndërtesave. Shkrimi nis me ironinë e shprehjes së famshme shqiptare “Shto ujë, shto miell” të cilën gazetari italian Pierfrancesco Curzi e ka përdorur në shqip.

“Shto ujë shto miell. Për të përgatitur byrekun, të shijshmin gatim tipik të Shqipërisë dhe të Ballkanit (çdo vend thotë se e bën më mirë se të tjerët, njëlloj si edhe me bakllavanë) sasia e ujit dhe miellit është e përcaktuar sepse nëse hedh më shumë ka pasoja.

Thënia shqiptare përkthen në perfeksion mënyrën se si janë realizuar pjesa më e madhe e ndërtesave në Vendin e Shqiponjave pas rënies së komunizmit në dhjetor 1990. Popullsi të tëra janë zhvendosur nga fshatrat dhe malet e veriut dhe juglindjes duke iu bashkuar periferive të dy qendrave më të mëdha: Durrësit dhe portit të tij dhe mbi të gjitha kryeqytetit, Tiranës” – thuhet në shkrim që më pas bën një histori të njohur për ne shqiptarët për ndërtimet pa leje.

“Sot Tirana është afërsisht një milion banorë, një e treta e popullsisë shqiptare, një vend që shtrihet në 28 mijë kilometra katrorë (jo shumë më shumë se Siçilia). Që nga fillimi i viteve ’90 territori i kryeqytetit u zgjerua duke marrë hapësirë me një periferi të çrregullt dhe obsesive, që duke e parë dukej edhe estetikisht e shëmtuar. Bërthama e ndërtesave deri në 15 kate të larta, pa asnjë urbanizim, të dizajnuar nga inxhinierë dhe arkitektë me pak prirje drejt estetikës.

Të tjerët shtëpinë e ndërtojnë hap pas hapi. Marrim si shembull ndërtesën e shembur larg shumë pak qendrës së Durrësit dhe e cila varrosi nën të 9 vetë. Shtesa të pamatur e kateve nga 1 në 4 paralajmëroi një fat jo edhe aq të paimagjinueshëm. Nën peshën e 4 kateve të betonit, ishin themelet që tërhoqën poshtë të gjitha banesat drejt garazhit” – thuhet në shkrimin e gjatë të “Il Fatto Quotidiano” që më pas flet për mangësitë e emergjencave civile në Shqipëri.

“Edhe përpjekjet për ndihmë kanë nxjerrë në pah të meta organizative mbresëlënëse që po të mos ishte për ndërhyrjen e Brigadës së Zjarrit, Mbrojtjes Civile, Kryqit të Kuq nga gjysma e Evropës Perëndimore, me siguri në Shqipëri do të ishte gërmuar me dorë ose me lopata.

“Zakonisht, përpara se të fillojmë një ndërhyrje për të rikuperuar njerëzit nga rrënojat – shpjegon një prej policëve italianë i angazhuar për 3 ditë në Durrës – teknikët tanë kontaktojnë ata të bashkive për të marrë dokumentet kadastralë të ndërtesave të shembura. Të gjitha këto duhen për të marrë një ide se si është bërë shtëpia, ku mund të gjenden njerëzit etj.

Por ata u përgjigjën se nuk kanë dokumente kadastrale për ndërtesën dhe se duhet të mbështeteshim vetëm në idetë se ku mund të ishin të mbijetuarit” – citon gazeta që shton: “Sot të vdekurit po vajtojnë, por tragjedia që po ndodh është shembulli klasik i ndërtimit pa kriter dhe pa kontroll. Dy hotelet që u rrëzuan në Golem, përgjatë bregdetit të Durrësit, fatmirësisht ishin gjysmë të zbrazët.

“Viktimat do të ishin me dhjetëra në mes të verës. Unë e di historinë e atyre hoteleve, veçanërisht të Villa Palma, dhe këmbënguljen me çdo kusht të pronarëve për ta kthyer nga një ndërtesë banimi normale në një hotel të madh, jashtë rregullave.

Askush nuk kontrolloi, askush nuk bëri veto dhe pasojat ishin të dhimbshme”, – thotë Irvi Hyka, llogaritare dhe profesore në Universitetin e Durrësit. Gazeta italiane shkruan se Shqipëria është një vend i ri, me një moshë mesatare shumë të ulët, të pasqyruar dhe në një rritje të dukshme ekonomike. Pikërisht ky lulëzim i “mundësive” ka tërhequr shumë italianë që kërkojnë që të ndryshojnë jetën e tyre.

Paolo Picci para se të linte Bel Paese për t’u shpërngulur në Tiranë, u martua me një vajzë shqiptare të njohur në Itali dhe në vitin 2013 u transferua në Ballkan.

“Miti i Shqipërisë si një tokë e mundësive të lira është i gabuar. Shumë bashkëkombës kanë hyrë me këtë ide dhe kanë dalë keq. Një shembull është kanali televiziv Agon Channel, i hapur nga sipërmarrësi italian Francesco Becchetti në verën e 2015 dhe u mbyll 15 muaj më vonë. Italianët, duhet të kuptojnë që Shqipëria është një vend kompleks , ku nuk ka struktura sociale, bashkim, kontratat janë të paqëndrueshme.

Kujdesi shëndetësor është një privilegj për ata që kanë. Nëse keni nevojë për një shtrat spitalor dhe kujdes cilësor duhet të paguani dhe jo të gjithë mund ta përballojnë. Por është gjithashtu një vend mikpritës, i sigurt, ku vandalizmi dhe krimi nuk ekzistojnë, edhe nëse nuk ka respekt për qytetarinë dhe gjen mbeturina në parkim. Në 13 vjet kam parë që Shqipëria ka ndryshuar rrënjësisht në nivelin e infrastrukturës, ndërtohen rrugë të reja, janë krijuar porte dhe aeroporte të reja” – thotë ai. ©LAPSI.al

 

Si alien në Samitin e NATO-s!

Nga Sali BERISHA

Edvin Mafia, njeriu qe protestoi per anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe ka ulur buxhetin e ushtrise ne 0,93% te GDP shkon si alien ne samitin e Natos

Miq, Edvin Mafia po rreh gjoksin se po niset ne Samitin e organizuar ne Londer me rastin e 70 vjetorit te themelimit te Aleances se Atllantikut te Veriut.

Edvin Kristaq Mafia eshte i vetmi qe hyne na ate samit si nje alien dhe ne menyren me te pamerituar. Kjo sepse ky eshte i vetmi pjesemarres ne ate samit qe ka protestuar me portrete te Enver Hoxhes nje dite pas anetaresimit te Shqiperise ne Aleancen e Atllantikut te Veriut dhe,

se dyti, Edvin Mafia ka me shume se pergjysmuar buxhetin per forcat e armatosura duke shkelur rende kushtet e anetaresimit te Shqiperise ne Aleancen e Atllanitkut te Veriut.

Keshtu buxheti per forcat e armatosura nga 2,018% e GDP qe ishte para vitit 2013 ka zbritur kete vite ne 0,93% te GDP pra ne nje nivel te ulet historik.

Kolpon e meshires buxhetit per Forcat e Armatosra kete vit Edvin Mafia ja dha me vendimin e KM dt 16-5-2019 me te cilin ju moren Forcave te Armatosura edhe 170 milione leke per te shperblyer narkopolicine per dhunen dhe gazin helmues qe perdori kunder protestueseve paqesor.Ndaj dhe ai eshte dhe i vetmi pjesmarres ne ate samit qe shkon si nje alien! sb

Të ikur apo të shpëtuar?!

Nga Elona CASLLI

Muaj më parë në një aeroport në Vienë, teksa prisja avionin për t’u kthyer në Shqipëri, takohem me një vajzë shqiptare që jetonte në Amerikë. Në bisedë e sipër më rrëfen se ndihej mirë atje. Kish një punë, një shtëpi e shumë gjëra të tjera por….. Fjalia e saj mbaronte gjithmonë me një por….

Në fund të çdo rrëfimi mbetej gjithmonë një por…

Dhe pas kësaj lidhëze gjendej gjithmonë fjala “mall”.

Trishtimi ka ngërthyer aq keq shpirtin e çdo shqiptari që jeton në Shqipëri, sa po të dëgjojmë një shqiptar që jeton jashtë vendit të shprehë mallin për Shqipërinë, mbetemi të habitur.

Sepse ne që jetojmë këtu bëjmë pyetjet- Si mund të të marrë malli për këtë vend?! Pse duhet të të marrë malli për këtë vend?

Madje në heshtje edhe pse nuk kemi guximin ta themi me zë të lartë, ndodh që edhe mund ta dënojmë mallin për këtë vend.

Këdo që ikën nga ky vend e quajmë të shpëtuar dhe themi: Shpëtoi ai se iku!

A janë në të vërtetë ata që ikin të shpëtuar?!

Vajza shqiptare në aeroportin e Vienës m’u përgjigj kështu: Jam mirë, por shpeshherë kam shumë mall. Dhe është një mall i keq. E di si është?! A e ke parasysh kur je e vogël, dhe je në çerdhe dhe ka ardhur koha që nëna të vijë të të marrë, por ajo vonohet pak dhe ty të duket se ajo nuk do të vijë dhe të ka harruar?! Kështu më ndodh shumë herë.

Ne i quajmë të shpëtuar ata që ikin dhe nuk e pyesim kurrë veten se sa kushton ky shpëtim.

Të bësh gati valixhet, të presësh biletën e avionit dhe të zbresësh në një tokë të huaj. Jeta jote dhe të dhënat e tua në Shqipëri, nuk i thonë asgjë askujt. Ti je një qënie që duhet të ripohosh nga fillimi vetveten në një tokë të huaj.

Nëse në Shqipëri kishe një identitet atje duhet ta rindërtosh nga fillimi identitetin tënd.

Je ti përballë një shoqërie që nuk të njeh. Je ti që kërkon vendin tënd atje. Je ti që kërkon të pohohesh e të të pohojnë.

Në cilësinë e një individi që nuk është larguar ndonjëherë nga Shqipëria bëj dy pyetje për të cilat nuk pretendoj asnjë përgjigje, pasi përvojat sa janë të përbashkëta, po aq janë edhe të përveçme…

-Ata që ikin janë të ikur apo të shpëtuar?!
-A është ikja i vetmi shpëtim?!

Post Scriptum- Ndërkohë Agron Tufa iku. Ikën një mendje tjetër nga ky vend dhe shtohet një dhembje tjetër në këtë vend!

 

Ndal dorës së xhelatit të fjalës së lirë, Edvin Kristaq Hoxha!

Mbyllja e portalit tjeter te njohur Brryli Broadway, nje akt tjeter kriminal i Edvin Kristaq Xhelatit.

Te dashur miq, liria e mediave po perjeton ditet me te veshtira. Edvin Kristaq Xhelati mbylli edhe portalin tjeter te mirenjohur dhe te pavarur Brrylli Broadway pasi ai ka kritikuar menaxhimin e falimentuar te situates pas termetit nga ai dhe narkoqeveria e tij.

Ky akt kriminal ndaj fjales se lire vjen ne vazhdim te nje perpjekje te pashembullt per te rikthyer censuren dhe si hakmarrje e ulet e primitive per kritikat e ketij portali ndaj Edvin Kristaq Xhelatit dhe deshtimit te tij ne menaxhimin e gjendjes te krijuar nga termeti ne vend.

Ky vendim tregon se si po keqperdor Edvin Kristaq Xhelati shpalljen e gjendjes se jashtezakonshme ne vend te Gjendjes se Fatkeqesise Natyrore, ne kundershtim flagrant me kushtetuten, per te shuar urrejtjen dhe ushtruar hakmarrjen e tij ndaj mediave te pavaruara jo qeveritare dhe vendosur censuren e tij.

Keshtu, pas mbylljes se portalit JOQ, censurimit te editorialit te gazetes Dita, arrestimit per statusin e FB te studentes Xhulia Aliaj, ndalimit te perkoheshem te portalit Dosja.al me kriminele te fjales se lire qe kontrollohen nga zyra e tij, Edvin Kristaq Xhelati mbylli edhe portalin e njohur Brryli Broadway.

Denoj me shpersine me te madhe keto akte kriminale, antikushtetuese te Edvin Kristaq Xhelatit ndaj fjales se lire qe po zbaton ne Shqiperi praktika te njejta me ato te Korese se Verut dhe Iranit.

Kerkoj zhbllokimin e menjehershem te portaleve te bllokuara dhe i bej thirrje organizatave nderkombetare dhe vendeve te lira mike qe mbrojne lirine e mediave si nje vlere themelore te shoqerise se lire, te denojne qendrimet staliniste te Edvin Kristaq Xhelatit ndaj mediave me te cilat ky bastard i bllokmeneve hoxhist kerkon te riktheje censuren e kohes se eterve te tij mizor. sb

Sadri Abazi në Durrës për të zhdukur gjurmët e pallatit të dëmtuar, shemb dy kate

Luçiano Boçi

Gjatë inspektimeve si grup i ngritur nga PD, me ish-deputeten e Durrësit Fatbardha Kadiu, në zonën e pistës “ILIRIA”, për të parë nga afër dhe inventarizuar dëmet e tërmetit, pamë aty dhe deputetin e PS, Sadri ABAZI.

Shumë “i shqetësuar” por i buzëqeshur, siç shihet në foto, kishte ardhur për çfarë?!!! Për njerëzit? As mos e mendoni. Kishte ardhur për të zhdukur gjurmët e ndërtimit abuzues në pallatin e vet, të dëmtuar në përmasa të frikshme.

Pasi kishte hequr me shpejtesi dy katet pa leje që shihen qartë në foto, ka nisur me urgjencë zhdukjen e provave abuzuese. Pas këtij fakti tronditës që nuk është i vetëm, disa pyetje lindin për Ramën: Kush duhet të hyjë tani në burg?!!

Pse lejohet zhdukja e provave?! Kush ia dha lejen Abazit?!! Po katet pa leje?!! Po prokuroria ku është?! Kjo është e vërteta që kërkon të fshijë Rama më bufonizmat e tij. Përgjegjësit e katastrofës i ka në krah duke nisur nga Gjushi, Abazi e të tjerë. Përgjëgjësi kryesor është ai vetë si mbjellës i shkatërrimit në Tiranë.

Italianët harruan qenin e trajnuar, ai i shpëton jetën gruas së durrsakut që po e mban

Qytetari nga Durrësi, Ilir Ibrahimi, po mban qenin e trajnuar të skuadrës italiane, të cilët e harruan në Shqipëri pas tërmetit.

Sipas tij, qeni është i destinuar për të shpëtuar jetë, ndaj Iliri kërkon që qeni të kthehet atje ku e ka vendin.

Madje, ai tregoi edhe një situatë me gruan e tij të sëmurë, e cila ishte rrëzuar në oborr ndërsa qeni kishte shkuar menjëherë ta ndihmonte.

”Kam gjetur qenin e ekspertëve të huaj që erdhën për inspektim. Kam shkuar në drejtorinë e Policisë bashkë me qenin, madje lash edhe numrin e telefonit atje. Më pas më telefonuan dhe më thanë; na prit në plazh.

Pasi shkova aty bashkë me qenin, askush nuk erdhi. Kam gruan të sëmurë me tension. Dje u rrëzua në oborr. Qeni ka shkuar dhe e ka kapur tek rrobat e trupit dhe e ka kthyer përmbys dhe më pas e ka fërkuar.

Qeni të shkojë atje ku e ka vendin, pasi është i trajnuar për të shpëtuar jetë.”- ka thënë Iliri.

“The Economist”: Gjysma e kompanive amerikane do të shkatërrohen nëse Warren zgjidhet Presidente e SHBA

Në programin e kandidates demokrate, i është kushtuar pak hapësirë tregjeve dhe bizneseve

Historia e jetës së Elizabeth Warren është e jashtëzakonshme, shkruan The Economist. Ajo lindi në Oklahoma, në një familje ku i është dashur të përballet me vështirësi të shumta.

Vite më vonë, ajo vendosi të vazhdojë studimet për drejtësi në Harvard. Si një nënë beqare në vitet 1970, ajo ishte shumë larg asaj që mendohej se duhet të ishte një grua tradicionale, gjë të cilën e përforcoi kur vendosi të ndjekë me kohë të plotë karrierën e saj.

Në një epokë ku rregullat vendosen nga rrjetet sociale, si Twitter, ajo paraqitet si një prej kandidateve kryesore të Partisë Demokratike për Presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vitin 2020.

Sondazhe të ndryshme, tregojnë se ajo po garon kokë më kokë me Presidentin aktual Trump dhe se pjesa më e madhe e amerikanëve do të votojnë atë dhe jo Trump-in.

Por, po aq e jashtëzakonshme sa historia e jetës së znj. Warren është edhe ambicia e qartë për të rindërtuar kapitalizmin amerikan. Ajo ka një plan që konsiderohet i admirueshëm, plot me detaje për të transformuar një sistem që sipas saj është i korruptuar dhe që nuk i vjen fare në ndihmë njerëzve të thjeshtë. Shumë nga idetë e saj janë të mira.

Znj. Warren ka të drejtë të përpiqet të kufizojë ndikimin e firmave gjigante në politikë dhe dëshirën e tyre të shfrenuar për të gllabëruar firmat rivale më të vogla. Por, në thelb, plani i saj zbulon një mbështetje sistematike ndaj rregullimit dhe proteksionizmit. Dhe kjo, nuk mendohet të jetë zgjedhja e duhur ndaj problemeve të Amerikës.

Znj. Warren është treguar e gatshme t’i përgjigjet një sërë shqetësimesh të qëndrueshme. Amerika është shteti që përballet me një nivel të lartë pabarazie, në krahasim me çdo vend tjetër të madh dhe të zhvilluar.

Teksa mundësitë për të gjetur punë në këtë shtet janë të mëdha, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për rritjen e nivelit të pagave. Në dy të tretat e industrive, firmat e mëdha po bëhen gjithnjë e më të mëdha, duke u mundësuar atyre që të gjenerojnë fitime jashtëzakonisht të larta për veten dhe të ndajnë gjithnjë e më pak prej këtyre fitimeve me punëtorët.

Dhe pikërisht këtë fakt, znj. Warren e ka marrë si një sfidë personale. Prindërit e saj kaluan periudha shumë të vështira gjatë jetës, përfshirë edhe Depresionin e Madh të viteve 1930.

Ndërsa më vonë, karriera e të atit të saj u shkatërrua për shkak të një sëmundjeje që kaloi. Gjatë studimeve, ajo u specializua për të analizuar mënyrën sesi falimentimi ndëshkon ata që rrëzohen në kohë të vështira.

Ideja që gjallëron mendimet e saj, është një klasë e mesme të pasigurt, e varur nga biznesi i madh dhe e tradhtuar nga politikanët që festojnë me fitimet e larta të korporatave në Washington, DC. Disa republikanë dhe kritikë të Wall Street pretendojnë se znj. Warren është një grua me bindje socialiste.

Por ajo nuk është. Z. Warren nuk e mbështet pronësinë publike të firmave apo kontrollin politik të rrjedhës së kredisë. Përkundrazi, favorizon rregulloret që e detyrojnë sektorin privat të sillet sipas rregullave të caktuara.

Qëllimi i këtyre rregulloreve është mahnitës, sepse sipas tyre bankat do të ndaheshin midis bankave tregtare dhe atyre të investimeve. Gjigantët e teknologjisë si Facebook do të shpërbëheshin dhe shndërroheshin thjesht në shërbime.

Në industrinë e energjetikës, do të kishte një ndalim të nxjerrjes së argjilës (që, për tregjet e naftës, do të ishte pak a shumë njësoj sikur të mbyllej Arabia Saudite), do të ndalohej prodhimi i energjisë bërthamore dhe do të vendoseshin objektiva në drejtim të energjisë së rinovueshme. Do të ndalohej sigurimi shëndetësor privat dhe ai do të zëvendësohej nga një sistem i drejtuar nga shteti.

Baronët e kapitalit privat nuk do të mbroheshin më nga forma e “përgjegjësisë së kufizuar”, përkundrazi ata do të duhet të respektonin borxhet e firmave në të cilat investojnë. Ky rirregullim sektorial do të plotësonte masat gjithëpërfshirëse të ekonomisë, një taksë 15% të sigurimeve shoqërore për ata që fitojnë mbi 250,000 dollarë amerikanë; një taksë vjetore prej 2% për ata me pasuri mbi 50 milionë dollarë amerikanë, një taksë prej 3% për ata me pasuri, me vlerë mbi 1 miliard dollarë amerikanë dhe një taksë shtesë prej 7% mbi fitimet e korporatave.

Të gjitha firmat e mëdha do të duhet të aplikojnë për marrjen e licencës nga qeveria federale, e cila mund të revokohet nëse ato, në mënyrë të përsëritur, nuk marrin në konsideratë interesat e punonjësve, klientëve dhe komuniteteve. Punonjësit do të zgjidhnin dy të pestat e bordit drejtues të kompanive.

Znj. Warren nuk është ksenofobe, por është proteksioniste. Qeveria e saj do të “menaxhonte në mënyrë aktive” vlerën e dollarit. Znj. Warren mbron disa ide, të cilat i mbështet edhe revista “The Economist”.

Sipas saj, një prej arsyeve kryesore të pabarazisë është fakti se “qoshet fitimprurëse të ekonomisë” drejtohen nga po të njëjtët persona. Ajo ka të drejtë të bëjë thirrje për një politikë më të fuqishme antitrusti, përfshirë këtu edhe firmat gjigante të teknologjisë, tolerancën zero ndaj nepotizmit dhe prishjen e marrëveshjeve jokonkurruese që kufizojnë aftësinë e punëtorëve për të fituar paga më të larta dhe për të ndërruar punë.

Duke marrë në konsideratë inflacionin, plani i saj për të rritur pagën minimale federale në 15 dollarë gjatë pesë viteve mund të jetë një mënyrë e arsyeshme për të ndihmuar punonjësit e varfër.

Të pasurit me të vërtetë duhet të paguajnë taksa më të larta, por sipas programit të znj. Warren, rruga praktike më e mirë është mbyllja e hendeqeve të shumta. Dhe nëse ndoshta vendosja e një takse ndaj karbonit është mënyra e preferuar e pjesës më të madhe të njerëzve për të luftuar ndryshimin e klimës, plani i znj. Warren për arritjen e objektivave të energjisë së pastër do të bënte një ndryshim radikal.

Sidoqoftë, nëse i gjithë plani i znj. Warren do të miratohej, sistemi i Amerikës do të pësonte një tronditje të rëndë. Pothuajse gjysma e firmave të tregjeve të aksioneve dhe firmave me kapital privat do të tronditeshin, ato do t’u nënshtroheshin rregulloreve të ashpra ose do të përballeshin me prishjen e një pjese të madhe të aktiviteteve të tyre.

Me kalimin e kohës, axhenda e znj. Warren do të përcaktonte dy filozofi të dyshimta në lidhje me ekonominë. E para lidhet me besimin e saj te qeveria. Sipas saj, kjo e fundit, është e aftë që të bëjë të mira të mëdha, por, si çdo organizatë tjetër e madhe, edhe ajo fatkeqësisht është pronë e paaftësive të shumta dhe e drejtuar nga të njëjtët njerëz.

Kur firmat e telekomunikacionit dhe kompanitë e ndryshme të linjës ajrore, iu nënshtruan rregulloreve të shumta të vendosura në vitet 1970, atyre iu zbuluan një numër shumë i madh parregullsish.

Një ndër arritjet më të mëdha të znj. Warren është krijimi në vitin 2011 i një organi për të mbrojtur konsumatorët e shërbimeve financiare. Puna e saj ka qenë vërtet shumë e mirë, por fatkeqësisht edhe ai, në fund të fundit, u shndërrua thjesht në një instrument politik. Filozofia tjetër e dyshimtë është censurimi i biznesit.

Ajo nënvleftëson fuqinë dinamike të tregjeve për të ndihmuar amerikanët e klasës së mesme, duke udhëhequr në mënyrë të padukshme veprimet e ndryshme dhe spontane të njerëzve dhe firmave, duke lëvizur kapitalin dhe punën nga industritë që vdesin tek ato në rritje. Por, pa atë shkatërrim kreativ, asnjë veprim i qeverisë nuk mund të rrisë standardet e jetës në një periudhë afatgjatë.

Shumë Presidentë amerikanë kanë treguar se pasi ata kanë marrë postin e shumëdëshiruar, ata janë larguar nga shumë parime, të cilat i kishin gjatë fushatës elektorale dhe që i bënë ata kandidatët kryesorë të partisë së tyre. Nëse znj. Warren do t’ia dalë të ulet në karrigen e Zyrës Ovale, ajo do të përballet me kufizimin nga ana e gjykatave dhe ndoshta, edhe nga Senati.

Madhësia dhe rëndësia e jashtëzakonshme e ekonomisë së Amerikës do të thotë që asnjë individ, madje as Presidenti i Shtëpisë së Bardhë, nuk mund ta ndryshojë lehtë natyrën e saj. Sidoqoftë, masterplani i thellë i qeverisë i znj. Warren përmban edhe pika të cilat shkaktojnë shqetësim të madh. Ajo duhet të gjejë më shumë hapësirë për sektorin novator dhe atë privat dinamik, të cilët kanë qenë gjithmonë në zemër të prosperitetit amerikan.

I Sëmuri nuk di ç’nxjerr nga goja: “Qenefet në Shqipëri dhe Kosovë mos i lexoni”…

Rama ka bërë një videoselfie të fundit ku njofton se në të gjithë këtë situatë pasditen e nesërme do të ndalet në Romë, ku do të ketë një komunikim në “porta-porta”.

Fill pas kësaj kreu i qeverisë njofton se do të kthehet në Shqipëri, për të qenë i pranishëm seancën e të enjtes në Kuvend, ku do të kalojë projektbuxheti i ndryshuar për vitin e ardhshëm.

Edhe këtë treminutësh online nuk kishte si mos ta shfrytëzonte për të sulmuar mediat, e kryesisht ato online, të cilat i ka konsideruar qenefe, ndërsa në të njëjtin thesë ka futur dhe mediat e Kosovës.

“Miq të mi detyra më kërkon që të largohem sot drejt Londrës për Samitin e Natos, nesër pasdite, gjatë rrugës në kthim, do të kem një ndalesë në Romë, ku do të kërkoj solidaritet nga shtëpia jonë e dytë, Italia, do të kem një bisedë në porta-porta. Do të jem në mbledhjen e qeverisë të enjten në në mëngjes, dhe më pas në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend.

Asnjë merak për këto 24 orë që nuk do të jem fizikisht, se do të jemi në komunikim me ministrat, dhe gjithçka do të vazhdojë sipas planit, pasi pas meje qendrojnë ministrat, zëvendësministrat dhe të gjithë miqtë tanë.

Valët e tërmetit janë ulur fare, do të përkujdesemi për çdo familje që është në hall, qytetarët nga zonat e fshatit që me të drejtë nuk lëvizin dot nga toka do i pajisim me çadra për së mbari. Ne nuk po rrimë duarkryq.

Nuk do të flëmë gjumë pa mbuluar me strehë nevojtarin e fundit, të gjithë. Ju përgjërohem sa më pak televizor, sa më pak portale dhe qenefe dixhitale, të keqen e qenefit, ndjesë për gjuhën por për fat të keq njësoj janë dhe mediat e Kosovës, çfarë nuk të vret të bën më të fortë. Lavdia më e madhe është të ringrihesh sa herë që rrëzohesh, Shqipëria do të ngrihet më e fortë”, u shpreh Rama në videon e postuar në Facebook.