17.5 C
Tirana
E diel, 8 Qershor, 2025

Plagoset me thikë një polic në detyrë në burgun e Fierit, policia fsheh ngjarjen, reagon Berisha

Një punonjës policie është plagosur me thikë gjatë kryerjes së detyrës në burgubn e Fierit, ndërsa policia mban rtë fshehtë ngjarjen e rëndë. Denoncimi është bërë nga një qytetar, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha.

Qytetari shkruan se, burgu i Fierit është bërë një lagje gangesterësh të cilët kanë lidhje me shefat e policisë aty të cilët gënjehen me një drekë ose një darkë maksimumi.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Bandat e narkoqeverise i fusin thiken policit ne detyre ne burgun e Fierit.
Krimi mbahet sekret i narkoshtetit!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Prsh Z.Sali Berisha

Ju shkruaj per ngjarjen qe ka ndodhur disa dit m par n bugun e Fierit, nje i burgosur me ane te nje thike te cilat gjendet me shumic n burg ka goditur nj polic te regjimit te brendshem n qaf disa her gati sa per pak nuk i shkaktoi vdekjen, Ylli Seferi esht emrin i policit te qelluar nuk e di pse ky lajm mbahet kaq i fsheht edhe nuk publikohet,,, vertet burgu i fierit esht ber nj lagje gangesteresh te cilet kan lidhje me shefat e policis aty edhe t merrnin ndonj shum te shkembim do e kuptonim por ata i genjejn me nj drek ose nj dark max,

Nejse destinacioni i ketij mesazhi doja t ishit ju sepse n destinacion tjeter ky mesazh nuk do t kishte kuptim,,, Un q ju shkruaj jam nj ish polic 21 vjec i cili jam larguar nga detyra me deshir per shkak te funksionimit t burgut n nje menyr katastrof,,, Faleminderit.
Anonim

FNSH zbarkon në qytetin bregdetar! Çfarë po ndodh në Durrës?

Forca të shumta të FNSH kanë zbarkuar në aksion në Durrës për arrestimin e disa efektivëve të policisë, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) ka proceduar disa efektive policie në Durrës e Shijak.

Burime thanë se ShKB, në bashkëpunim me prokurorinë e Durrësit, kanë nisur një hetim që po finalizohet me procedimin e një numri të lartë efektivësh policie.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për më shumë se shtatë-tetë efektivë, të cilëve do t’u pritet gjatë orëve në vazhdim fletë-arresti.

Ata akuzohen për shpërdorim detyre, ndërsa forcat e FNSH po punojnë për shoqërimin e tyre…

Aksioni është në vijim e sipër ndaj dhe nuk ka shumë informacione mbi të arrestuarit dhe emrat e tyre.

Pedagogu që merrte 150 euro për provim është kunati i anëtares së KPK: “Aman, o ti”…

Pedagogu i Universitetit të Mjeksisë, Besnik Faskaj, që u denocnua se merrte para për provimet është pezulluar nga puna. Dy netë më parë ai u shfaq në një video të emisionit “Stop”, ku i merrte një studenteje 150 Euro dhe i premtonte se do i ndyshonte notën e provimit, nga 4 në 8.

Por kush është pedagogu Faskaj?

Mësohet se ai është kunati i Alma Faskaj, anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që heton prokurorët dhe gjyqtarët. Po sot Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) sekuestroi pamjet filmike dhe materialet shkresore, për të nisur hetimet për rastin në fjalë.

Sipas emisionit në sistem studentes i ishte hedhur nota 4, por pas marrjes së parave, profesori Faskaj ndërhyri dhe e ndryshon duke e çuar në 8.

“Stop” ka rritur të dokumentojë të dyja notat, para dhe pas pagesës nën dorë të pedagogut. Provimi është bërë më 6 Shtator të vitit të kaluar. Ndërkohë më 6 Nëntor në sistem ishte vendosur nota 4. Por menjëherë pas dhënies së parave, më 14 Nëntor, në sistem nota ndryshoi dhe u bë 8.

Një ditë më parë, në emisionin investigativ “STOP” u publikua një video e pedagogut të urgjencës mjekësore, Besnik Faskaj, i cili i mori 150 euro një studente për t’i bërë notën e provimit nga 4 në 8.

Ndërkohë, ai është pezulluar, dhe SPAK ka marrë pamjet filmike për të nisur hetimet. Por kush është profesori Faskaj?

Mësohet se ai është kunati i Alma Faskaj, anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që heton prokurorët dhe gjyqtarët, raporton Tirana News.

Ndërkohë bashkëshorti i Almës, Idajet Faskaj mban një detyrë të lartë në Ministrinë e Brendshme, Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.

BISEDA E STUDENTES ME PEDAGOGUN

Studentja: Gjithsesi profesor, unë e kam këtu, që më është bërë ferr ky provimi. E kupton? Më është bërë shumë ferr edhe… A, i paskam këtu (për lekët).

Pedagogu Besnik Faskaj: Aman o ti, si e kanë bërë të tjerët. Ata kanë kopjuar, i kanë bërë, s’i kanë bërë etj.
(I jep 150 Euro)

Pedagogu Besnik Faskaj: Sa e vret mendjen ti.

Studentja: Jemi në rregull bashkë?

Pedagogu Besnik Faskaj: Mbetet… ja t’i them asaj.

Studentja: Profesor, unë kam edhe këtë pjesën, që kam mesatare edhe e kupton? E dua një farë note!

Pedagogu Besnik Faskaj: Do ta shohim atë ne!

Studentja: Në qoftë se s’prish punë, ma thuaj!

Pedagogu Besnik Faskaj: E di ku është… Ajo sforco më e madhe, është të bëj ndryshimin. E ke parasysh? Nuk ka rëndësi nota. Të bëj ndryshimin atje, që mos të kem konflikte.

Studentja: Ishalla bëhet, po gjithsesi më telefono dhe më thuaj!

Pedagogu Besnik Faskaj: Gjithsesi do të njoftoj!
Në sistem studentes i ishte hedhur nota 4, por pas marrjes së parave, profesori Faskaj ndërhyn dhe e ndryshon duke e çuar në 8. Sot Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) sekuestroi pamjet filmike dhe materialet shkresore, për të nisur hetimet për rastin në fjalë.

Holanda paralajmëron Ramën: S’ka hapje negociatash pa luftuar korrupsionin dhe krimin

Ministri i Jashtëm i Hollandës, Stef Blok deklaron se Shqipëria nuk hap negociatat me BE-në pa rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Deklarata e kreut të diplomacisë holandeze është bërë sot në një intervistë për gazetën kroate “Jutrnji List”. “Para se të hapen negociatat, Shqipëria duhet të tregojë një angazhim të qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha Ministri Stef Blok.

I pyetur në lidhje me veton e Francës, Danimarkës dhe Hollandës për Shqipërinë dhe Maqedoninë Veriore, Blok tha se pavarësisht rezervave pozicioni i vendeve të BE-së është i qartë se e ardhmja e Ballkanit është në Bashkimin Evropian. “Ky qëllim përfundimtar është i palëkundshëm”, tha ministri hollandez.

Ai theksoi se është e rëndësishme që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të vazhdojnë me reformat dhe se Hollanda është e gatshme t’i ndihmojë këto vende me sfidat e ardhshme. Ministri Holandez shtoi se “Këshilli i Evropës do të diskutojë çështjen e Ballkanit, përpara Samitit të majit 2020”, që do të mbahet në Kroaci.

Kroacia mban presidencën e radhës të BE dhe një nga axhendat kryesore të saj është integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore.

Ajo që vihet re në këndvështrimin e ministrit holandez është se kritikat për mungesën e rezultateve konkrete janë për Shqipërinë dhe jo për Maqedoninë Veriore. Ndërsa Franca ka deklaruar se refuzimi i pranimit të negociatave erdhi për shkak të reformimit të procesit, Hollanda po bën ankesa konkrete në lidhje me reformat e qeverisë.
/Boldnews.al/

Basha me investitorët italianë: Me politikat tona qeverisëse, Shqipëria një vend tërheqës për investimet e huaja

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar në Itali me drejtues të industrisë, infrastrukturës dhe logjistikës në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.

Në një postim në Facebook Basha shkruan se, gjatë takimit i ka informuar me planin ekonomik të PD-së, i cili nis me çlirimin e tregut nga krimi. Basha shkruan më tej se, me politikat tona qeverisëse, Shqipëria është një vend tërheqës për investimet e huaja.

Postimi i plotë i kryetarit Basha

Sot u takova me drejtues të suksesshëm të industrisë, infrastrukturës, dhe logjisitikës, në rajonin e Friuli-Venezia-Giulia.

I informova për planin tonë ekonomik, i cili nis me çlirimin e tregut nga krimi, nga oligarkia dhe korrupsioni si dhe nga burokracia.

Përmes politikave ekonomike dhe lehtësirave për të bërë biznes, do ta kthejmë Shqipërinë në një vend tërheqës për investimet e huaja, konkurrues me çdo vend tjetër në rajon.

Zhvillimi ekonomik dhe punësimi, janë prioriteti kryesor i PD. Investimet e huaja janë jetike për rritjen e punësimit dhe zhvillimin e ekonomisë.

Plani ynë ekonomik ka një fokus të rëndësishëm në këtë drejtim. Por së pari duhet garantuar konkurrenca e ndershme dhe luftuar korrupsioni që sot i mban investitorët larg vendit tonë.

A e ndryshojnë opinionistët apo politikanët sistemin zgjedhor!?

Nga Qamil Gjyrezi

-Nuk ka marrëveshtje të fshehtë Basha-Rama! Nuk e ka fajin sistemi zgjedhor!

Në këto 30 vite kam dëgjuar dhe lexuar shumë teori “konspirative”, të disa personazheve që i kanë dalë për zot, profesionit ose “pasionit” të opinionistit.

Opinionistët në vend që të intersohen për fatet e demokracisë dhe krizën ekonomike në vend, krijojnë “alibira” për marrvëshje të fshehta dhe pretendojnë se fajin e ka sistemi zgjedhor. Ky model opinionistësh me qëllim, barazon Edi Ramën me rekorde kriminale me Luzlim Bashën që kërkon të sjelli mirqënje dhe stabilitet politik në Shqipëri. Opinionet e këtyre gazetarve kanë ndikuar shpesh negativisht në zhvillimet tona demokratike, ekonomike dhe shoqërore.

Ndonjëri prej tyre ka “shitur” vite “informacionin” dhe bisedat e bëra me të huajt, për të shitur gazetën! Ndonjëri prej tyre u fut edhe në politikë me opinionet dhe nuk i doli keq?! Opinionistët në politikë kanë fituar para dhe pushtet për vehten dhe rrethin e tyre!

Sot ndonjëri prej tyre lot edhe rolin e “gentëllmenit”, sikur nuk ka nevojë për politikë, por e ka hallin tek demokracia, parlamentarizmi, sistemi zgjedhor dhe “marrëveshjet e fshehta”!?

Në fakt problem më i madh i tyre janë “bizneset e klanit të tyre” dhe gjejnë formë për t’i mbrojtur nëpërmjet medias!

-Opinionistët “milioner” dhe Z. Lulzim Basha!

Një mike e imja duke parë një natë T.V., po thonte se një pjesë e opinionistëve janë bërë milioner, duke krijuar “lloj-lloj” imazhesh të gabuara për realitetin politik dhe ekonomik në Shqipëri!

Disa prej tyre sot, duke patur edhe mbështetje të kahershme nga Ish-komiteti qëndror, ish-sigurimi i shtetit dhe falë “lojës djallëzore” të intelektit të tyre, bëjnë sikur po i’u vjen keq për sistemin zgjedhor dhe përpiqen të krijojnë idenë e një marrëveshtje të fshehtë Rama-Basha!

Kryetari i P.D., Lulzim Basha komentoi debatet e ditëve të fundit për çështjen e sistemit zgjedhor: “Cilido sistem të zgjidhet do të dështojë nëse nuk garanton ndarjen e politikës nga krimi”. Sipas Bashës, “alibia se fajin e ka sistemi, mund të kthehet në një shtojcë të propagandës së Ramës që të gjithë jemi njësoj”. Edi Rama promovoi në politikë ish-deputetë me rekorde kriminale. Edi Rama po përpiqet aktualisht të ruajë me të gjitha mjetet pushtetin e tij personal, kurse Luzim Basha po punon për rivendosjen e demokracisë dhe mirëqënje dhe rritjen ekonomike.

-“Prova” e një marrëveshjeje të fshehtë Basha –Rama”, sipas Andi Bushatit.

-Ndryshimi e sistemit me lista të mbyllura. (Kjo nuk është provë. Reforma elektorale është në proces dhe nuk ka asgjë përfundimtare për ceshtjen e listave. Fajin nuk e ka sistemi por politika e lidhur me krimin)!?

-50 mijë nënshkrime/ nisma që sfidon njëkohësisht dhe Ramën dhe Bashën.

(Edhe ky pretendim është i pa bazë. Sistemin e ndryshojnë partitë politike, Basha do t’i drejtohet edhe qytetarëve për këtë ceshtje).

– Në thelb, ata po përsërisin të njëjtën marëveshje që bënë Berisha dhe Rama në prill të 2008-ës.
(Nuk ka asnjë ngjashmëri reforma elektorale aktuale me vitin 2008)!

-Kjo lloj gjithpushtetshmërie, po i lejon Ramës të grabisë, bashkë me oligarkët, përmes koncesioneve që voton me delet e tij në kuvend.

(Lulzim Basha dhe opozita dogjën mandatet për herë të parë në historinë e parlamentarizmit, për të rrëzuar “gjithpushtetshmërinë” e Edi Ramës)!

– Ai që fiton zgjedhjet i ka në dorë të gjitha, pa fre dhe pa kontroll, po kërkojnë të instalojnë për dekadën e ardhshme, Basha dhe Rama, duke refuzuar ndryshimin formulës për për zgjedhjen e deputetëve.

(Lista e ish-deputetëve të P.D.-së 2017-2019, ka qenë lista më cilësore politike, për të ardhmen e P.D.-së dhe vendit, në krahasim me listat me rekorde kriminale të Ramës)!

– Asnjë mëtonjës pushteti, nuk do ta shpërfillte kaq mendjelehtësisht krijimin e konsensusit rreth vetes ndërkohë që prej gjashtë vitesh luan teatrin e Republikës së re dhe të dëgjimit të zërit të qytetarit.

(“Republika e vjetër” e Edi Ramës dhe e “opinionistëve” nuk ka asgjë të përbashkët, me idenë e fundit të tranzicionit të Lulzim Bashës për një “Republikë të Re”)! etj.

-Titull provokativ dhe provat nuk janë prova të vërteta.

Titulli i opinionit tingëlloi provokativ dhe provat e imagjinuara nuk janë prova. Sejcili ka të drejtë të mbështesi dhe të akuzojë cdo qeveri, por tentativa për ta futur në një “thes” Edi Ramën me Lulzim Bashën është dashakeqe!

Edi Rama përfaqëson fundin me turp të tranzicionit 30 vjecar. Kurse Lulzim Basha përfaqëson fillimin e një kapitulli të ri për të gjithë neve!

Lulzim Basha ka një staf shumë serioz mediatik-politik dhe nuk i var shpresat tek asnjëri opinionist që nuk përfaqësojnë modelin e tij, të ardhmen politike të shqiptarëve!

-Modeli i opinionistit dhe politikanit

Politikani dhe opinionisti ndryshojnë në thelb, janë dy profesione dhe misione të ndryshme.

Ka shumë modele në Shqipëri , që janë kundër Edi Ramës. Edi Rama i ka lënë opinionet qëkur u bë Kryetarë bashkie. Rama shkruan sot në Tëitter, por është në politikë, biles gadi 25-26 vjet.

Edi Rama është kryeministri mi keq, që mbas 1912, dhe ka “mbijetuar” me anë të blerjes së zgjedhjeve dhe po e mban pushtetin me forma autoritare.

Opinionistët me “hamendsime dashakeqe” , nuk e kanë hallin tek demokracia në Shqipëri, por tek intersat e tyre, të klanit të tyre, të kaluemes së tyre!

Andi Bushati është tipik i këtij modeli opinionistësh. Bushati observon, sulmon, mbrohet mirë si “skuth”, por nuk merr pjesë në politikë, mbasi nuk është prezantuar në politikë, as majtas as djathtas! Edi Rama nuk “ja var” klanit të Bushatit! Ka “lojën” tjetër kund, me një grup tjetër në Shqipëri! Prandaj e “sulmojnë” gjoja në media, për qëllime personale! Lulzim Basha është “model politik” , që nuk ka të bëjë as me Edi Ramën dhe as me Andi Bushatin.

Nuk ka asnjë arësye të kenë marrëveshtje Edi Rama që bashkëpunon dhe mbron interesat e oligarkëve dhe interesat e Serbisë me Lulzim Bashën, që është “sfiduesi” për postin e Kryeministrit të vendit. Lulzim Basha ka bërë marrëveshtje vetëm me shqiptarët. Lulzim Basha nuk ka qenë as opinionist, as gazetar por i ka dalë për “Zot” vetëm opozitës, politikës dhe shqiptarve.

“Marrëveshtja” e vetme në mes Ramës dhe Bashës, është se Lulzim Basha kërkon nga qeveria “Rama 2”:

-Largimin e Edi Ramës , zgjedhje të lira dhe të ndershme, lokale dhe parlamentare.

-Plotësimin e 10 kushteve të Bundestagut, demokracia, ligji, hetimi i zgjedhjeve 2017-2019!

-Shtet kushtetues dhe gjykata të sakta, pa kryeministër Edi Ramën.

-Parlament funksionus dhe ndarje pushtetesh.

-Shqiptarët pjesë e B.E.-s dhe jo e Serbisë së madhe!

-Ekonomi të zhvilluar dhe jo mbështetje drogës dhe oligarkëve.

Ky model opinionistësh del me përfundime të “gabuara” për politikën, kur i merr idetë në tavolina me Mero Bazen dhe opinionistët të cilët kanë jetuar dhe përfituar shumë nga media, pavarësisht se kanë dashur të futen edhe në politikë!

Nuk është mirë për një analist që i thotë vehtes profesionist, të imagjinojë idera të tilla pa argument dhe prova?!

P.D. dhe opozita do të diskutojë me qytetarët për sistemin zgjedhor! Ndarja e politikës nga krimi dhe droga duhet të jenë parimet bazë, për funksionimin e shtetit të së drejtës dhe stabilitetit politik!

Polici goditet me 8 thika pas një konflikti të vjetër për një gardh

Një punonjës policie u godit ditën e sotme me 8 thika në Peshkopi, në një pritë pas një konflikti të vjetër për një gardh.

Bukurosh Zagradi ishte jashtë shërbimi kur godit me një seri gjuajtjesh me thika nga babë e bir.
Zagradi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital, ndërkohë që Shqiptarja.com, ka publikuar edhe foton e policit me uniformën e shërbimit.

Ndërkohë që për këtë ngjarje është ndaluar një nga autorët R. M. ndërsa vijon puna për kapjen e të birit, A. M.

Skandali me Inspektoriatin/ Anëtarja e KLD i dha pikët maksimale Matanit që është epror i burrit të saj!

Besar LIKMETA

Pikëzimi i kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë – një nga institucionet e reja që pritet të konstituohet në janar, ka ngritur dyshime se gara në Këshillin e Emërimeve në Drejtësisë mund të jetë ndikuar nga interesa private, për shkak të konflikt në dukje të interesit të një prej anëtarëve të Këshillit me kandidatin favorit.

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e miratoi listën përfundimtare të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë më 23 janar. Në krye të listës u rendit Avokatit i Shtetit, Artur Metani me 89.6 pikë, i ndjekur nga prokurori Sokol Stojani me 89 pikë dhe pas tyre tre kandidatët e tjerë: Joana Asimi Sorraj, Eris Hysi dhe Lindita Troja.

Në mbledhjen e Këshillit morën pjesë 5 anëtarë, përfshirë kryetarin Ardian Dvorani, si dhe anëtarët Fatjona Memçaj, Margarita Buhali, Vitore Tusha dhe Eriol Roshi. Ish- prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku mungoi ‘për arsye’ personale, ndërsa gjyqtari Fatri Islamaj ishte shkarkuar pak javë më parë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Dy kandidatët kryesorë për Inspektor të Lartë të Drejtësisë, Metani dhe Stojani kanë marrë vlerësime të larta nga anëtarët e Këshillit, si për meritat profesionale ashtu edhe për ato morale dhe organizative. Megjithatë, ka qenë vlerësimi i lartë me 96 pikë i anëtares Fatjona Memçaj që e ka ngritur Artur Metanin në krye të listës, duke i dhënë një avantazh minimal ndaj rivalit të tij kryesor.

Votimi i Memçajt ka ngritur dyshime mes komunitetit të juristëve – jo për shkak të cilësive profesionale dhe morale të zotit Metani, por më shumë për faktin se ky i fundit është epror i bashkëshortit të zonjës Memçaj në Avokaturën e Shtetit, i zgjedhur në këtë institucion pas emërimit të Metanit si Avokat i Shtetit.

E kontaktuar nga BIRN, zonja Memçaj deklaroi se ligji nuk e lejonte të komentonte mbi procedurën e pikëzimit të kandidatëve për Inspektor të Lartë të Drejtësisë.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë zgjidhet me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit për një periudhë 9-vjeçare, pa të drejtë rizgjedhjeje. Ai nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.

Renditja në krye e Metanit u pasua gjithashtu polemika për shkak të pozicionit të tij si këshilltar juridik në Presidencë përgjatë viteve 2002-2012 –një pozicion që konsiderohet politik dhe sipas disa prej anëtarëve të Këshillit, i ndalon kandidatët për t’u zgjedhur në institucionet e reja të drejtësisë.

Kandidatura e Metanit nxiti edhe akuza nga Partia Demokratike, e cila e cilësoi atë anti-kushtetuese si përpjekje të kryeministrit Rama për të kapur drejtësinë.

“KED nën drejtimin e dyshes besnike Edi Rama Dvorani – Arta Marku, e gatshme për të plotësuar urdhrat e shefit të tyre Kryeministër, misioni i të cilit është të kapë çdo qelizë të organeve të reja të drejtësisë”, thuhet në deklaratën e Sekretarit të PD-së për Çështjet Ligjore Çlirim Gjata në gusht të këtij viti, menjëherë pas lejimit të kandidimit të Metanit.

Vendimi i zbardhur i KED për të lejuar Metanin të kandidojë tregon se edhe vetë Këshilli nuk ishte unanim. Pesë anëtarë, përfshi kryetarin e KED Ardian Dvorani, anëtaren e Gjykatës Kushtetuese Vitore Tusha, anëtarët Fatjona Memçaj, Fatri Islamaj dhe Eriol Roshi, arsyetuan se pozicioni që Metani kishte pasur në administratën publike nuk ishte politik.

Ndryshe nga ç’pretendoi PD, ish-kryeprokurorja Arta Marku dhe gjyqtarja Margarita Buhali në pakicë arsyetuan se Metanit i ndalohej kandidimi.

Sipas rregullores për funksionimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, konflikti i interesit përfshin të gjitha rastet që parashikohen nga ligji “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” dhe dispozitat e ligjit “Për parandalimin e konfliktit të interesit”.

Përveç punësimit të bashkëshortit në Avokaturën e Shtetit, znj. Memçaj gjithashtu ka punuar së bashku me z. Metani në Presidencë nga viti 2008 deri në vitin 2012, ku ajo ka mbajtur pozicionin e Drejtores Juridike dhe kandidati për Inspektor të Lartë të Drejtësisë atë të Këshilltarit Juridik të Presidentit.

Ky nuk është rasti i parë, kur zonja Memçaj përballet me një rast të dyshuar konflikti interesi në Këshill. Më herët në maj 2019, ajo u tërhoq nga shqyrtimi i kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese, për shkak të një marrëdhënie të afërt krushqie me kandidaten Ardita Alsula.

Në rastin e kunatës së saj, Memçaj njoftoi kryetarin e Këshillit për konfliktin e interesit dhe kërkoi të heqë dorë nga shqyrtimi i kandidaturave- kërkesë e miratuar kjo me vendim të kryetarit të KED.

Ndërkohë, BIRN ka mësuar se në rastin e kandidaturës së Artur Metanit, i cili është dhe punëdhënësi dhe eprori i bashkëshortit të saj, znj. Memçaj nuk e ka njoftuar zotin Dvorani, duke mos e konsideruar konflikt interesi marrëdhënien e bashkëshortit të saj me kreun e Avokaturës së Shtetit.

Nëse marrëdhënia prej vartësi e bashkëshortit të zonjës Memçaj me eprorin e tij, Artur Metani përbën apo jo konflikt interesi sipas dispozitave ligjore, ha debat juridik.

Megjithatë, i qartë është fakti se promovimi i zotit Metani në krye të institucionit më të ri Kushtetues që ka për qëllim hetimin e shkeljeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, nën hijen e dyshimeve për një konflikt në dukje midis detyrës publike dhe interesave private, mund të cënojë besimin e publikut tek drejtësia.

Shpërthen kandidati për Kryetar i PS në Shkodër: Pseudokodoshë dhe bastardë të zhburrëruar…

Arbis VJERDHA

Po marr shkas te shkruaj dy rreshta pasi dita dites ngacmohem nga njerez per humbjen time si kryetar i PS-së në Shkodër.Në fakt nuk ishte nje garë pasi gara perbehet nga dy o me shume individë apo skuadra dhe jo ashtu si u bë në gjithë Shqipërinë ne fakt.

Nuk do them qe humba pasi nuk isha pjesë e garës ndaj une jam humbës vetem për ato që ishin kundra meje vetem se kishin frikë një kryetar si unë që nuk të lën hapësira për pushtlleqe ne kurriz te Partisë.

Une fitova aq shume nga kjo histori disa mujore pasi njoha gjithe individet qe perbejne Partine Socialiste ne Shkoder dhe me poshte do rendis pa emra disa njerez qe me sjelljen e tyre dhe poshtersite qe kane bere dhe qe i karakterizon do individuohen lehte pasi jane pjesa me ordinere dhe e felliqur e shoqerise Shkodrane.

1-Takova njerez qe shiten te Kryeministri Rama si trima e te forte por qe ne fakt turpi e paburrnia i ka mbuluar brez pas brezi sa i kendojne edhe fjalet”Kur te dalesh nga shpija me ra ne Shkoder e te shkojn syta ka shtepia e tyre,ktheju mbrapsht se ka me te shku rruga ters”

2-Po keta njerez ne emer te burrnise zëjn be të vdekurin e shpise dhe jeten e fëmijëve pa piken e turpit e moralit duke rrejt si kurva para litarit.

3-Takova njerez gjate kesaj fushate ku nuk marrin as respektin e fisit te tyre pasi i kane futur doren ne xhep fukarenjeve kur ishin drejtorë dhe kane ulur moralin e familjes vete ne nivele ordinere nga veprime ordinere perverse si rryshfet per pune.

4-Ndejta dhe fola me njerez qe jane te hetuar per vjedhje dhe me hiqen si deshmore te partise.Bij spiunesh te felliqur qe shkaterruan shume familje.Baballaret e tyre ne kohen e komunizmit i bënin te hanin mish derri ne muajin e Ramazanit atyre qe agjeronin tinxash.

5-Takova nje pseudokodosh bastardh qe eshte zhburreruar disa here duke e rrahe si nje palaço rrugash.E kane rrahur si kurva kopilin e krekoset si ato ish krytaret e koprativave

6-Takova malësorë që flisnin me besë e burrni por qe besa e burrnia i kishte braktisur ato trupa te mjere qe vetem nje shpirt i lig rrinte brenda tyre.

7-Takova intriganta qe nuk linin gjë pa sha e pa shpif per njr-tjr dhe ne darke delnin ne foto bashke duke qeshur ne menyre delirante duke pritur deri ne oret e vona se kush po ngrihet i pari nga tavolina per te paguar

8-Pashe njerez qe i hynin ne xhep,ne dyshek,te shpija e te familja e te afermit me menyra perverse dhe te liga duke perdhosur e denigruar grate motrat nenat e cdo femer te familjes te njr-tjr por prap ne darke rrinin bashke e bënin foto.

9-Takova dhe nje te forte qe deri para pak kohesh kishte nje pozicion krytar komune por gjithe Shkodra e din se zanati i tij ka qënë kapuçi në kokë arma në dorë dhe grabitje pa pushim sa ne rrugen e Torovices sa ne rrugen e Velipojes.

10-Nje tjeter ish krytar komune qe shprishet duke zënë be si një gru e keqe duke rrejt e duke shpif lloj lloj intrigash per cdo kënd.Prap nje kryekomunar si i forte ku nuk din as shqip me fole ku bën gafa ne nje interviste te thjeshte e mandej me ben mu presion duke me thene pse shef shtrember.Po normal qe te shof shtrember se me dhembin syte me te pa.

11-Kam pare nje video porno te gruas te nje te MADHI me peshe por kjo nuk eshte as puna dhe as prblm im me kete njeri.Puna eshte se ky shet besë,burrni,respekt,mend,trimni,pushtet,influence kapadaillek njerezve hallexhinj qe i besojn dhe e votojne kete palo burre qe influencon emerimin e drejtorave dhe shume vendeve te punes ne Shkoder duke bere edhe aleanca te pisëta sa me LSI-ne e sa me PD-ne.

12-Takova nje vajze qe per fajin e nje bushtre si ajo kane perfunduar ne dhe shume djem nënash.Gjyshi saj kishte vrare e perdhunuar njerez gjoja”armiq”te regjimit dhe tani mbesa ishte aspirante per karriere politike.Familja e tyre e turperuar brez pas brezi nxjerr nje monster bastardhe midis te liges dhe poshtersise dhe don te behet politikane.

13-Pashe dhe ndejta me nje grua zhele qe kishte nje zoteri burre por qe ajo ishte e pameshireshme per nderin dhe autoritetin e familjes vet ne kembim te pares dhe pushtetit.Nje grua tjeter tha ja jap voten djallit per vendin e punes,nje tjeter flirtoi me mua,nje gru tjeter shiti te afermin e vet tek une,nje tjeter e quajta strajca e partise pasi barte fjale pa pushim sa andej kendej.

14-Takova malsorë qe urrejnë katundarët,takova katundarë që urrejnë qytetarët,takova qytetarë qe urrenin të dyja palët,takova musliman qe urrenin katolikët dhe katolik që përçmonin muslimanet

15-Ndejta bisedova me njerez qe vinin nga familje te turperuara brez pas brezi si per moral ashtu dhe per poshtersi dhe dhimbje qe i kishin shkaktuar te tjereve ne emer te “nenes parti”

16-Takova dy deputet njeri malsor katolik tjetri nga qyteti musliman.Çfare del nga goja tyre helmon kombin 12 brez.Te poshter cinike dhe te zhveshur deri ne kockë nga çdo lloj morali politik e shoqëror

KETO 3 TE FUNDIT JANË PËR ATO PAK SOCIALISTA TË VËRTETË QË PASHË

17-Pashe takova e hëngra buke me burra malsorë qe i peshon fjala ma shum se guri kovaçit e qe për besë e per burrni e presin edhe djalin e vetëm.

18-Takova e punova me do burra qe ndoshta nuk kishin shkolle e kulture por ndigjoshin shum flitshin pak e nuk shanin askend.Kishin kredi e respekt nga njerez me peshe ne politiken tone.

19-Ndejta e punova per nje te ardhme ma te mire te PS-se ne Shkoder me do njerez qe kishin dije e kulture me falë por që i mbanin lerg Partise ato tipat qe permenda me siper.

Kush don sqarime per me teper e sqaroj me detaje kur te duan dhe si te duan pasi u lodha me kto pushta hipokrita qe vetem vjellin helm nga goja pasi i buron helmi nga shpirti.Kjo foto i pershtatet me se miri PS-së në Shkodër.Kam shum e shume te tjera me fole e me thane por etika me ndalon.Keto qe thashe jane vetem maja e ajsbergut.Lufta ime nuk ka mbaruar dhe as nuk jam dorezuar ne rrugen qe kam zgjedhur.

Te humbesh nje beteje nuk do thote se ke humbur luften.Do luftoj qe te denigroj me fakte cdo kalbesire qe po shkaterron PS-ne ne Shkoder.Per çdo njerin nga te gjithe ato që mendojnë qe janë te fortë e me pozite kam nje dosje me fakte qe i zhburreroj edhe personalisht edhe me media edhe me gjykate po deshten prandaj them qe do luftoj pa kompromis deri sa ti shporri keto gra te përdala qe hiqen si burra por qe jane shume me pak se kurva.

Me falni per etiken dhe kerkoj mirkuptimin tuaj

Me respekt
Arbis VJERDHA

Rriten me 10% çmimet e sallamrave, prodhohen me mish derri nga Kina

Me datën 1 janar 2020 të gjitha fabrikat e përpunimit të mishit në vend rriten në mënyrë të unifikuar çmimet me rreth 10 për qind për të gjithë prodhimet e tyre.

Një kilogram kremviçe e tymosur kushtoi pas 1 janarit me shumicë 690 lekë nga 640 lekë që ishte deri në ditën e fundit të dhjetorit 2019. Gjithashtu çmimet u rriten me 50-70 lekë për kilogram edhe për pancetën dhe proshuten, sipas listës bashkëngjitur.

Për pasojë shitësit e pikat e pakicës e kanë reflektuar të gjithë rritjen e çmimit në konsumatorët fundor.
Administratoret e fabrikave të përpunimit të mishit në vend pohuan se, rritja e çmimeve erdhi si pasojë e rritjes së çmimit të mishit të derrit me rreth 40 për qind në tregjet globale.

Luan Leka i cili zotëron fabrikën më të madhe të përpunimit të mishit në vend EHË, tha se prej vitit të kaluar kostot e industrisë janë rritur se tepërmi nga rritja e çmimeve të mishit të derrit në tregjet ndërkombëtare.

Kjo rritje, sipas Lekës, është nxitur nga sëmundja e murtajës së derrit në Kinë e cila ka çuar në eliminimin e rreth 200 milionë derrave vitin e kaluar. Kjo zhdukje masive e derrave në Kinë ishte e barabartë me të gjithë prodhimin vjetor të mishit të derrit në Europë.

Prej kësaj ngjarje çmimit e mishit të derrit në Kinë gjatë vitit të kaluar u rriten me 100%, ndërsa presioni i kërkesës së Kinës në furnizuesit e mëdhenj si Brazili etj e çuan çmimin në rang global me rreth 40%.

Leka tha se, çmimet e reja nuk reflektojnë të gjitha kostot që vijnë nga importi. Çmimet e importit përbëjnë 70 për qind të kostos, pasi fabrikat e përpunimit në vend kanë si lëndë të parë kryesisht mishin e derrit.

Vitin e kaluar këto kosto për fabrikat shqiptare ishin 30 për qind më të larta, teksa çmimet janë rritur 10 %. Leka tha se çmimet do të vijojë të rriten edhe në dy vitet në vijim për të mbuluar në mënyrë graduale humbjet që po krijohen nga çmimet e larta në tregjet ndërkombëtare.

Mirëpo kjo rritje e nënprodukteve të mishit do të çojë në një rritje zinxhir në çmimet e të gjitha produkteve të mishit, që nga prodhimi vendas tek mishi i vicit, derrit, pulës dhe peshkut.

Kjo tendencë është vënë re edhe herët e kaluara, ku çdo rritje në çmimet e mishit të importuar reflektohet edhe në prodhimin vendas dhe në llojet e tjera të mishit të importuar.