13.5 C
Tirana
E shtunë, 26 Prill, 2025

Basha paraqet foto të rënda në Shkozet: Asnjë ndihmë, koha nuk pret!

Kryetari i opozitës, Basha ka postuar në faqen e tij në facebook foto të tmerrshme të pasojave të tërmetit në Shkozet , ndërsa ka shtuar se deri tani askush nuk ka shkuar që ti vizitojë dhe ende nuk kanë marrë ansjë ndihmë, ndonëse janë në kushte mjaft të vështira.

Postimi i Bashës

“Pasdite në lagjen 4 në Durrës dhe në mbrëmje në Shkozet: shikoni vetë cfarë shkatërrimi. Banorët janë të lodhur, të tronditur, të paushqyer dhe të stresuar.

Nuk ka asnjë organizim, asnjë ndihmë asnjë orientim dhe askush nuk ka ardhur të na shohë – këto janë fjalët që më përsërisin në çdo takim.

Gjendja është e rëndë, nevojat e njerëzve janë URGJENTE. Ju bëj thirrje strukturave të emergjencës të vihen pa asnjë vonesë në lëvizje dhe të ndihmojnë mijëra familje të braktisura dhe të lëna në harresë. Koha nuk pret!

Dy fjalë për gazetarët e vendit: Keni shtrirë qafën nën satrën e xhelatit…

Sali BERISHA

Miq, nje portal kryesor i vendit, JOQ u fshi nga faqja e dheut me nje urdher arbitrar te Edvin Kristaq Xhelatit, njelloj si ne Korene e Veriut apo Iranin e Ajetullahve. Ky portal me dhjetra here ka ndermarre sulme te padrejta, ne vleresimin tim edhe ndaj meje por perseri ai ishte ndofta me i pavaruri i ketij vendi.

Drejtuesi dhe stafi i tij jane te panjohur per mua. Kam ndjekur dje dhe sot mediat e shkruara ato online dhe televizive ne menyre te pabesueshme kam konstatuar nje heshtje varri. Keshtu qe po kaq e rende sa mbyllja e portalit nga Edvin Kristaq Xhelati me eshte dukur edhe heshtja juaj funeber para ketij akti kriminal.

Me kete heshtje nuk mund te mos ju them se deshmoni veten gazetar menderisht te kastruar dhe dua tju kujtoj ketu nje mesim elementar te historise, se ai qe nuk mbron lirine e tjetrit ka humbur te veten. Keni shtrire qafen nen satren e xhelatit. Zoti ju shpetofte!

Zemërimi që mund të sjellë ndryshime politike

Nga Red VARAKU

Situata në zonat e goditura nga tërmeti është në prag shpërthimi. Raportohet që me qindra familje kanë mbetur në mes të katër rrugëve, të braktisur në mëshirë të fatit, pa asnjë ndihmë dhe përkrahje.

Ndihmat, që bujarisht u dërguan në sasi të jashtëzakonshme nga të gjithë shqiptarët, veçanërisht ata të Kosovës, po grabiten pabesisht nga një tufë grabitqarësh me pushtet.

Njerëzit që po merren me shpërndarjen e tyre perceptohen si njerëz të diskretituar dhe që nuk përfaqësojnë askënd.

Shteti ka kapitulluar totalisht, ndërsa qeverisja lokale është në kolaps të plotë. Për më tepër, shumë përfaqësues të qeverisë akuzohen se po përfitojnë nga kjo tragjedi e rëndë.

Edhe në kuptimin e administrimit të ndihmave, ka të dhëna që administrimi është selektiv në njerëz dhe zona. Prioritet janë vetëm ata që kanë teserën e partisë dhe disa zona, ndërkohë që të tjerët janë lënë në harresë dhe mëshirë të fatit.

Kjo ka bërë që shumë banorë të revoltohen dhe të shpërthejnë në akuza të drejtpërdrejta kundër qeverisë.

Në vend që kjo katastrofë të kthehej në një mundësi të artë për qeverinë që të rehabilitonte veten, ajo rezultoi në një shtim dhe thellim të pakënaqësisë me qeverisjen.

Situata po del jashtë kontrollit. Kryeministri e di që shpatullat e tij janë shumë të lodhura për t’ia dalë i vetëm kësaj situate.

Ai e ka të qartë që episode të tilla, kur administrohen keq, sjellin detyrimisht ndryshime politike radikale.

Ai e ndjen këtë prag revolte në çdo takim ku shkon, sepse qytetarët po ia plasin në sy të vërtetën e hidhur. Ai është i terrorizuar nga ky fakt, sepse ai e ka të qartë, që ky zemërim, që po zien si llavë, mund të rritet me shpejtësi dhe të shpërthejë si vullkan ditët në vijim.

 

Foto e tmerrshme, të prekurit nga tërmeti si të burgosurit në kampet e përqendrimit

Kjo është një foto e tmerrshme që dëshmon se të prekurit nga tërmeti po trajtohen si kafshë të izozuara brenda një kopshti zoologjik. Ndërsa kreu i qeverisë bredh nga një media në një tjetër duke u tallur me të prekurit nga tërmeti, foto tregojnë një realitet të ngjashëm me ato të kampeve të përqendrimit.

Kjo është një foto e bërë nga agjencia LSA, ku duket qartë se janë dhjetra duar që zgjaten për një shishe ujë. Ku jemi këtu në kampet e Bosnjes kur kryhej genocid nga serbët apo në jemi në vitin 2019 në Shqipëri ku një Kryeministër bredh për shoë nga studio në studio.

Rama u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve që dhurojnë para dhe jo ushqime e rroba. Megjithatë situata në Durrës duket ndryshe.

EuroNeës në gjermanisht raporton se rrobat, ushqimet dhe batanijet janë të pakëta në Durrës pas tërmetit shkatërrimtar.
“Oh, është keq,” thotë Fadima.

“Unë dhe familja ime me katër persona e kaluam natën te ai kopshti i vogël atje. U mblodhëm rreth zjarrit për t’u mbrojtur nga i ftohti. Një nga forcat e shërbimit më dha këtë batanije- sa njeri i mirë”.

“Rama ik”! Shpërthen revolta e banorëve të prekur nga tërmeti në Durrës

Abc News po transmeton pamje të drejtpërdrejta nga Durrësi, konkretisht nga gjimnazi “Leonik Tomeo”, që është një ndër qendrat ku shpërndahen ndihmat për banorët që kanë mbetur pastrehë nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit.

Gazetari Juxhin Mustafaraj solli dëshmi të disa grave që qendrojnë pas kangjellave të shkollës duke pritur të marrin ushqime.

Situata është tejet e trishtë! Këto gra nëna, ankohen, se kanë fëmijët pa bukë. Ato kanë qendruar disa orë në radhë por ende nuk kanë arritur të marrin ushqime.

Sakaq, në kamera dëgjohen të tjerë banorë që thërrasin të revoltuar: “Rama ik!”

Basha takon banorët e dëmtuar nga termeti në Laç: Ka nevojë urgjente për ndihmë, askush nuk u jep zgjidhje

Kryetari I PD Lulzim Basha ishte sot në Laç ku u shpreh se, banorët këtu ndihen të braktisur dhe të pasigurtë, kanë nevojë urgjente për ushqime dhe strehim.

“U riktheva sot në Laç për të parë gjendjen. Qindra qytetarë të dëmtuar nga tërmeti më thanë se prej pesë ditësh po i kalojnē netët jashtë, dhe po vuajnë një situatë të rëndë humanitare.

Banorët nuk kanë asnjë qartësi nëse mund të përdorin banesat të cilat duken të dëmtuara rëndë. Shumë prej tyre thanë se nuk ju është dhënë zgjidhje për strehim, megjithëse banesat e tyre janë të pabanueshme tashmë. Prej ditësh askush nuk ka shkuar të shohë gjendjen ku ndodhen dhe dëmtimet që kanë në banesa. Gjithashtu ata thonë se nuk u është ofruar asnjë lloj ndihme tjetër në ushqime dhe rroba, gjë që e bën situatën shumë të rëndë për këto familje.

Duhet një reagim i menjëhershëm për t’i ardhur në ndihmë këtyre familjeve që perveç traumës se shkatërrimit të gjithçka që kishin, janë dhe pa asnjë ndihmë e përkrahje”, shprehet Basha.

Tërmeti/ Media gjermane: Para drejtësisë ata që abuzuan me ndërtimet!

Përfundojnë opeacionet e kërkim – shpëtimit. Bilanci tragjik: 51 të vdekur, 41 të mbijetuar, mbi 900 të plagosur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

Nga Deutsche Welle

Në mbrëmjen e të premtes, (29.11.2019) ekipet e kërkim –shpëtimit të Serbisë dhe Malit të Zi nuk gjetën asnjë viktimë ose të mbijetuar në rrënojat e hotelit ”Mira Mare”, në plazhin e Durrësit. Pas kontrollit të të gjitha rrënojave në Durrës dhe Thumanë ekipet e kërkim –shpëtimit përfunduam punën e tyre.

“Nga rrënojat u nxorrën 51 viktima përmes operacioneve, ku morën pjesë 250 efektivë të  kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, Kosova, Italia, Greqia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Franca, Turqia, Zvicra, Rumania, Maqedonia e Veriut , BE, SHBA”,  bëri sot me dije Ministriae Mbrojtjes.

Operacionet  e  kërkim–shpëtimit u mbyllën duke bërë një punë të jashtëzakonshme, heroike për katër ditë me rradhë. Ata nxorrën nga rrënojat  41 të mbijetuar, ndërkohë që tërmeti plagosi 913 persona.

Dita e shtunë (30.11) ka sjellë edhe viktimën e parë të tërmetit në Tiranë, që ndërroi sot jetë në Spitalin e Traumës nga plagët e marra në kokë gjatë tërmetit të 26 nëntorit.

Post Tërmeti- Modeli gjerman

Trishtimi, dhimbja dhe shkatërrimi  mbretërojnë këtë fundjavë në  Durrës  dhe në Thumanë. Të mbeturit gjallë po organizojnë funeralet për përcjelljen e fundit të njerëzve të dashur që ua morri tërmeti, ku janë të pranishme edhe autoritetetet më të larta të vendit në nderimin e lamtumirës së fundit.

Fundjava e gjen qytetin bregdetar të Durrësit, normalisht plot gjallëri, të heshtur dhe të zbrazur. Frika nga tërmetet që vijojnë ka bërë që banorët të largohen drejt qyteteve të tjera  të sigurta, ku ata kanë të afërm dhe miq;  një pjesë ka shkuar në vendet fqinjë, kryesisht në Itali dhe Greqi, ku kanë familjarë emigrantë, me ekonomi tanimë të konsoliduara nga puna prej më shumë se 25 vitesh.

Rrënojat e ndërtesave të rrëzuara  nga tërmeti janë ende të pahequra. Ato janë shtuar nga shembjet e reja të godinave të dëmtuara, që rrezikojnë të bien që nga dita e premte (29.11) dhe mund të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Tonelata me pllaka betoni, shufra hekuri,  me arsenalin e të jetuarit në apartamentet e dikurshme të familjeve të zhdukura janë dëshmia e jashtme, e dukshme e fatkeqësisë.

Kryemnistri Edi Rama në mbledhjen e qeverisë, (30.11)  tha se për  inertet mund të ndiqet modeli gjermam i krijimi të zonave ekologjike.

„Gjermanët kanë krijuar kodra me inerte, që i kanë quajtur kodra të memories duke i shtuar një përmasë të gjelbër zonave të shkatërruara plotësisht. Duhet të pëgatisim një planpër këtë në bashkëpunim me arkitektë të huaj”, tha kryemnistri Rama.

Para drejtësisë ndërtues dhe supervizorë abuzues

Verifikimi i pallateve dhe godinave, që u rrëzuan nga tërmeti i 26 nëntorit duke shkaktuar 50 viktima dhe  dëme të mëdha materiale  ka nxjerrë në dritë, se ato i përkasin ndërtimeve të pas vitit 1990. Në mënyrë paradoksale ndërtimet e para viteve 1990 kanë rezultuar të qëndrueshme dhe të paprekura nga tërmeti.

Ky fakt flet qartë se kompanitë e ndërtimit, që mbinë si kërpudhat pas shiut në rreth tri dekada post-komuniste nga marzhi i lartë i fitimit, kanë abuzuar  në përdorimin e kodeve europiane, të detyrueshme për mbrojtjen nga tërmeti.

Në mënyrë kriminale  kompanitë abuzuese kanë përdorur cilësi të ulët të betonit dhe hekurit, për të shpenzuar sa më pak dhe rritur sa mëshumë fitimet. Krahas ndërtuesve të tillë një zinxhir abuzuesish të tjerë: supervizorë dhe bashkiakë që kanë bërë një sy qorr dhe një vesh shurdh kur në godina janë shtuar kate më shumë sesa  leja e  dhënë nga bashkia duke e bërë godinën vulnerabël ndaj tërmeteve.

Kryeministri Rama tha në mbledhjen e qeverisë, se abuzuesit do të dalin para drejtësisë.

“Për ata që ndërtojnë për fitim sanksionet do të jenë të tmerrshme dhe pa hapësië për gjykatësit. Burg për supervizorët, arkitektët, ndërtuesit që abuzojnë. Arkitektët që nuk denoncojnë ndërtuesit që u deformojnë projektin do të dënohen”, theksoi kryeministri Rama.

Kaos me ndihmat në Durrës, banorët: Na dhanë vetëm nga një shishe ujë dhe një panine në dorë!

Sa më shumë kalojnë orët aq më tepër del në pah mungesa e koordinimit për shpërndarjen e ndihmave për banorët e zonave të prekura nga tërmeti.

Gazetarja Ajgena Korbi raporti më parë nga shkolla “Leonik Tomeo” në Durrës duke thënë se banorët kishin marrë nga një shishe ujë dhe një panine në dorë dhe asgjë tjetër.

Në lidhje me këtë, gazetarja e “Abc News” pyeti nënkryetarin e bashkisë së Durrësit, për gjëndjen e krijuar, por ai tha se duhej të shkonte tek godina e bashkisë për më tepër informacion.

Ndërkohë, Abc News ka siguruar sëfundmi një video sërish nga kaosi i shpërndarjes së ndihmave në Durrës ku njerëzit shtyhen me njëri-tjetrin me kuponët në dorë.

Më parë, banorët u shprehën për Abc News se u kanë shpërndarë disa kupona nga njësitë e qeverisjes vendore, por se nuk kishin marrë asgjë.

Gjimnazi “Leonik Thomeo” në Durrës është kthyer në një qendër grumbullimi për ndihmat që mblidhen për qytetarët, të cilët kanë mbetur të pastrehë pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

Por mesa duket situata nuk është edhe aq e qetë për shkak se banorët duken të revoltuar gjatë shpërndarjes së ndihmave. Situata sa vjen e bëhet më pak e menaxhueshme për shkak se banorë të shumtë kanë nevojë urgjente për ndihma, raporton për abcneës.al gazetarja, Ajgena Korbi.

Banorët e pakënaqur dhe ndërkohë të revoltuar tregojnë se ndihmat nuk janë shpërndarë edhe pas pritjes së tyre të gjatë në dyert e gjimnazit. /abcnews.al

Pse nuk ndërhyri Rama për të shpëtuar Xhesikën? Babai iu lut mes lotëve: Ma çoni jashtë!

Xhesika Biqiku, vajza e re, e cila ishte në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, e ka thelluar edhe më tej bilancin e viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit, duke e çuar në 51 numrin e të pajetëve.

Burime nga spitali konfimruan mesditën e sotme për News24 se, Xhesika Biqiku, 20 vjeç, ka ndërruar jetë.

Ajo ishte në gjendje kritike dhe mjekët nuk e këshillonin transportimin e saj për në shtet tjetër për mjekim, për shkak të gjendjes së saj.

Vetëm 2 orë më parë babai i Xhesikës i kërkoi mes lotësh kryeministrit Edi Rama, i cili ndodhej në Kombinat, ndihmë për ta dërguar jashtë vendit për kurim.

“Kam gocën në spital, në reanimacion. Tani po rrinë doktorët, italiani dhe shqiptari, faleminderit shumë, po u përmend një çikë, thonë italianët, direkt ne do ta çojmë në Itali. Kam gocën e madhe, Sabinën, jashtë rrezikut është sakatu (qan). Po ashtu fol ndonjë llaf të mirë të ma çojnë gocën jashtë, të mbushë 20 vjeçe”, tha i ati i Xhesikës mes lotësh.

Xhesika bashkë me të motrën Sabinën mbetën të plagosura pasi iu ranë tullat në kokë, kur dolën nga shtëpia e tyre në Kombinat nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit. Sabina ndodhet në spital jashtë rrezikut ndërsa Xhesika ishte në koma deri mesditën e sotme.

“I am the King, I am Edi Rama”

Nga Erl KODRA

Dhurata për Edi Ramën erdhi nga nëntoka. Ashtu, e vrazhdë, e frikshme, ajo gllabroi jetë njerëzore. Jetë. Jetë. Jetë shqiptarësh.

Nuk e di nëse Edi Rama u zgjua nga termeti apo nga zilja e telefonit, por me siguri ai nuk ia ka krisur vrapit për të dalë nga bunkeri. Sipas disa informacionecve të rezervuara, shtëpia-bunker e Surrelit i reziston edhe bombave, por Durrësi dhe Tirana janë diçka tjetër. Se çka janë, do ta kuptoni më vonë.

Rojet e Bunkerit i mprehën shqisat, ndërsa Edi Rama po përpiqet të marrë veten pas tronditjes së parë. Disa minuta më vonë, ai fillon telefonatat me të besuarit e tij. Durrësi është katastrofa më e fundit në planet, ndërsa Tirana shpëtoi edhe kësaj here. Mendja e Edit fillon të lëvizë; por ai ka nevojë për një dozë të fortë për të mposhtur dridhjet e pavullnetshme. Vetëm kështu mendja e tij funksionon e çliruar nga makthet e betejave të liga. Duhet improvizim, strategji, luftë e ashpër, cinizëm, fjalor i pasur, krahmarrje, zhytje, suspansa, mizanskena, mrroklla. Ai i ka të gjitha këto.

Edi Rama nuk po e merr veten. Kjo gjendje nuk ka lidhje me katastrofën e Durrësit dhe Thumanës, por me dhuratën që i erdhi papritur nga nëntoka, në ditët e tij më të zeza. Varka e Ferrit ia bëhu natën në derë, bash në kohën kur anija e tij po mbytej.

Hidhu Edi Rama, kape çastin!

Ti shquhesh për improvizime, sidomos kur është fjala për pallate, kulla, blloqe banimi, dollarë, euro, dhe sidomos përqindje. Ed 20-përqindshi është emri yt i dytë.

24 kilometër nga Bunkeri i Surrelit shtrihet vepra më madhështore e Edi Ramës. Tirana me një milion shqiptarë sapo është zgjuar nga gjumi tragjik. Benzi i Zi rrëshqet si bollë e zezë për të kapur Varkën e Ferrit. Tani Edi është në super formë. Mendja e tij po përpunon strategjinë e betejës;

Tani do ta shihni se kush është Edi Rama! I am the King.

“Unë do ta marrë dhimbjen dhe tmerrin e ketij populli mosmirënjohës, do ta paketoj në formë tulle prej betoni. Tulla, kulla, bulla, euro, dollar, bullar. Kështu, shqiptarët do t’i hutoj përsëri, sepse unë jam Zoti mbi tokë.”

Edi lëkundet në kthesa, këmbët e gjata i dridhen, duart nuk i binden. Dhurata e nëntokës është e madhe, e jashtëzakonshme, e papritur, madhështore. Huuuuh!

“Miliarda euro për t’u larë, miliarda për t’u fituar. Shifrat do të shkojnë me nëntë zero.”

I vjen t’i telefonojë Lulzim Bashës. T’ia plasë me zë triumfues fjalët:

“Artist, ta futa!
I am the King!”

“Asnjë zog kurve nuk do të ketë më bythë të më flasë për Reformën në Drejtësi, për SPAK e BKH, për negociata me BE, për PPP-të, për Teatrin Kombëtar, për Unazën e Re, për trafik droge, për vjedhje votash, për oligarkë dhe kriminelë.
Unë jam lajmëtari, shpëtimtari, e vërteta dhe jeta.

I am the King!
I am Edi Rama”

Shënim:

Në terma afatshkurtër do të përballeni me dhunë verbale dhe agresion permanent. Do të censurohet gjithçka, madje nuk do mundeni as të qani hallet. Lejohet të merrni frymë, të dëgjoni dhe të paguani qetësisht. Për të tjerat kujdeset Edi Rama. Sipas stilit të tij, kuptohet.

Lejohet edhe të vdisni për shkaqe natyrore, përshembull nga termeti, i ftohti dhe skamja.

Nuk lejohen mendimet politike. Politikën e zëvëndëson Mbreti Ediot.

Natën e mirë.