18.5 C
Tirana
E premte, 25 Prill, 2025

Futbollisti i Skënderbeut: Kosovarëve ua shesim ujin 5 euro, ata u futën në rrënoja për ne

Futbollisti i Skënderbeut, Bruno Dita, e ka publikuar një mesazh në llogarinë e tij në Instagram, për ta falënderuar Kosovën dhe vendet e tjera evropiane që e ndihmuan Shqipërisë gjatë ditëve pas tërmetit që e goditi zonën e Durrësit.

50 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar shkaku i një seri tërmetesh që e kanë goditur zonën e Durrësit në Shqipëri që nga orët e hershme të mëngjesit të së martës, shkruan Gazeta Express.

Menjëherë pas lajmeve për këtë fatkeqësi natyrore, grupi i tifozëve Plisat e filluan aksionin humanitar për të grumbulluar ndihma për të gjithë të prekurit nga tërmeti. Përveç se dërguan ndihma në Shqipëri, Plisat morën me vete në Kosovë edhe shumë durrsakë, të cilëve u ofruan strehim.

Këtij aksioni të Plisave iu bashkuan edhe grupet e tjera të tifozëve në Kosovë, përderisa qytetarët dhuruan para dhe ndihma, qeveria dhe qeveritë lokale dhuruan para, ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës ndihmoi në aksionin e kërkim-shpëtimit.

Duke parë sensibilizimin e madh që ka ardhur nga ana e vëllezërve kosovarëve, por edhe nga gjithë Evropa, Dita ka shkruar në “Instagram”.

“Kosovarëve që ua shesim ujin 5 euro, dhomat 100 euro, sallatën për levrek të cilësisë së parë, nuk pyetën dy herë për t’u futur në rrënoja vetëm për një jetë më shumë”.

“Grekët që ne i “urrejmë” me shpirt u gjenden të parët dhe të pakursyer për të shpëtuar jetët tona”.

“Francezët që nuk na donin në Evropë, italianët që ishin racistë janë aty. Serbët, kroatët dhe rumunët janë aty, siç duhet të jenë kur miku ka vështirësi”.

Rama u tall me paralajmërimet e Presidentit, kush do të mbajë tani përgjegjësi?

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, qysh në muajin korrik të këtij viti, përmes një letre zyrtare kishte paralajmëruar kryeministrin e Edi Rama, ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj dhe ministren e Mbrojtejs, Olta Xhaçka, për rrezikun që një tërmet shkatërrues të godiste Shqipërinë, shkruan Gazeta Express.

Këtë letër, Ilir Meta, e kishte shkruar i shqetësuar nga paralajmërimet që kishte dhënë seizmologu grek, Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Obsarvatori Kombëtar i Athinës.

Tselentis kishte paralajmëruar një tërmet apokaliptik që pritej ta godiste Ballkanin, e që do të ishte 30 herë më i fuqishëm se ai që kishte goditur Athinën.

Megjithatë atë kohë mediat pro- Edi Ramës dhe ministrat e qeverisë ishin tallur me këtë paralajmërim të presidentit të Shqipërisë, mbase edhe për shkak të raporteve të ftohura si pasojë e përplasjeve në mes të Partisë Socialiste dhe LSI-së e cila ishte bërë një me PD-në e Lulzim Bashës.

Gazeta “Shqiptarja”, kishte nxjerrë letrën për publikun duke e cilësuar si një gafë dhe çmenduri të Ilir Metës.

“Gafa e rëndë, çmendet Meta, lëshon alarmin, tërmet apokaliptik në Shqipëri”, ishte titulli i kësaj gazete.

Ndërkohë me paralajmërimin e Ilir Metës ishte tallur keq edhe ministrja për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një reagim në llogarinë e saj në ‘twitter’,  vetëm dy ditë pas.

“Baba Xhike të kemi rixha, nxirr një dekret e shtyjë atë tërmet se na le pa gjumë. Kjo ishte batuta më e bukur e rrjetit për parashikuesin e parë në botë të tërmetit”, kishte shkruar Spiropali më 29 korrik të vitit 2019.

Megjithatë, vetëm afër 4 muaj më pas, në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit, një tërmet 6.4 ballësh ka shkundur zonat në afërsi të bregdetit, Durrësin e Thumanën.

Si pasojë vdekjen e gjetën 50 persona, mbi 40 u nxorën nga gërmadhat e ndërtesave të rrënuara si pasojë e lëkundjeve.

Mbi 700 persona ndërkohë kanë kërkuar ndihmë në qendra emergjente e shumë të tjerë kanë mbetur pa strehë. Disa shteti po i strehon nëpër hotele, ndërsa një numër shumë i madh ia kanë mësyrë Kosovës pas thirrjeve të shqiptarëve nga Kosova për ofrimin e strehimit. /GazetaExpress/

Banorët e Kombinatit e presin me revoltë, Rama tallet dhe i fyen: Është e shkruar kjo, xhan! Shko…

Ramës i doli situata jashtë kontrollit kur u përball me qytetarët e zonës së Kombinatit. Të stresuar për shkak të tërmetit dhe dëmtimeve në banesa, ata i kërkuan llogari kryeministrit se ku duhet të shkojnë tani.

Kryeministri nuk i kurseu as fyerjet ndaj tyre, kur tha se, “nëse flini në makina, mendja do ju punojë si makina të prishura”. Sa i përket vetes, Rama tha se, ai nuk lëviz as nga krevati kur bie tërmet.

Banorja: Si t’ia bëjmë, ku të flemë, duam të flemë

Edi Rama: Eja me mua, të çoj që qendra sociale, dhe të ve unë në gjumë, mos rrini nëpër makina se do ju punoje truri si makinë e prishur pastaj.

Banorja: Nuk më lejojnë, janë plot dhe unë jam në punë.

Edi Rama: Shyqyr Zotit ju ruajti, përqafo vajzën se dje përcollëm 22 vetë nën dhe.

Banorja: Viktimat e radhës i bie të jemi ne.

Edi Rama: Edhe unë këtu kam qenë, dhe i kam njerëzit e familjes time në këtë hall. Pse do jesh viktima e radhës? Mos u fut në pallat. Shko tek qendra sociale që të mos kesh qiellin mbi kokë.

Banorja: Duam ekspertë për të vlerësuar dëmet.

Edi Rama: Do më lini ta mbaroj se ka të tjerë shumë më keq se ju. Na lini të bëjmë analizën me të gjithë. Shkoni në qendrën sociale.

Banorja: Më është dëmtuar banesa njëkatëshe, nuk di si tia bëj tani…

Rama: Po ti ç’do, ne jemi për pallatet këtu. Ti dhe unë, katunarët që i kemi njëkateshe, një vrap i kemi e dalim, edhe pse unë nuk lëviz fare nga krevati, le të bjerë tërmet. Është e shkruar kjo xhan, i ikën tërmetit, e gjen te rruga, del aty, fap rrëshqet te lëkura e portokallit.

Çfarë fshihet prapa emërimit të Çuçit të familjes, shef i Gjendjes së Jashtëzakonshme!

Nga Sali BERISHA

Miq, dje Edi Rama emëroi drejtues të Gjendjes së Jashtëzakonshme, Bledi Çuçin, njeriun që meritë të vetme ka se është bashkëjetuesi aktual i Delina Ficos, ish-gruas së dytë të Edvinit, influente gjer sot tek ky i fundit sa për të emëruar Bledin, ministër në qeverinë e ish-burrit të saj.

Në fakt, në kabinet Bledi nuk është thjesht vetëm ministër, por është minister intim apo i familjes ndaj dhe ai do të hyjë dhe në librin “Guines”, sepse në kundërshtim flagrant me të gjitha ligjet e vendit për Gjendjen e Jashtëzakonshme dhe për herë të parë në historinë e botës – një Ministër Bujqësie emërohet shef drejtues i komitetit të ngritur për menaxhimin e saj.

Vetkuptohet, emërimin e tij të jashtëzakonshëm, Rama e bëri në kundërshtim me ligjet për arsye personale të jashtëzakonshme dhe në një kohë kur gjithë Tirana, Durrësi dhe gjithë Shqipëria tregojnë me gisht Ramën dhe Gjushin, sigurisht jo për tërmetin, por për ndërtimet kallpe që mbajnë firmat e tyre në këto dy qytete.

Kështu që Bledi, ministri i familjes, u emërua në mënyrën më paradoksale dhe të kundërligjshme, Shef i Gjendjes së Jashtëzakonshme me detyrë konkretisht:

1 – Për të fshehur me çdo kusht, gjurmët e krimeve të Edvinit si Kryetar i bashkisë i Tiranës, qytet në të cilin janë dëmtuar me dhjetëra e dhjetëra pallate të ndërtuar jashtë të gjitha kondicioneve ligjore për të cilat ai ka përgjegjësi ligjore direkte.

Pyetja e gazetares Eni Vasili se e kujt është përgjegjësia për pallatet e kashtës që u rrënuan apo u dëmtuan rëndë në këtë katastrofë, Rama iu përgjigj se ai nuk ka ndërmend të merret e të gërmojë në vitet 70-të.

Mirëpo në të vërtetë përveç pallateve të viteve ‘70 që u rrënuan në Thumanë, janë dëmtuar rëndë edhe pallate të reja të viteve të qeverisjes së Ramës dhe Gjushit në Tiranë dhe Durrës, madje në këtë të fundit dhe pallate të ndërtuara edhe këto dy apo 5 vitet e fundit.

Pikërisht se Çuçi u ngarkua me këtë detyrë, ai dje orët e para të saj kreu krimin e rëndë, prishi në Durrës me IKMT pallatin që ishte nën hetim nga Prokuroria. Përveç kësaj, dje Gjushi betoni doli për herë të parë nga vrima ku ishte futur.

Çuçi i familjes, jo vetëm e prishi pallatin e krimit, por mbrëmë në televizion mashtroi pafytyrësisht shqiptarët, duke deklaruar me zë dhe figurë se ai prishjen e bëri në konsultim me ekspertët më të mirë europianë dhe vendim të Këshillit bashkiak, në një kohë që u faktua po në studio live se ai nuk kishte bërë asnjë konsultim me ekspertë të njohur europianë dhe nuk kishte asnjë vendim të Këshillit bashkiak, por duke shkelur çdo rregull dhe ligj kishte kryer krimin e shëmtuar, prishur me urdhër të Ramës për të zhdukur gjurmët e krimit, pallatin e Gjushit, pasi Rama dhe Gjushi janë tani si binjakët siamezë që lindin me një shtyllë kurrizore të përbashkët.

Një veprim të tillë asnjë zyrtar tjetër përveç ministrit të familjes, nuk mund të guxonte apo mendonte ta bënte.

Ndonjëri që mund të thotë se përgjegjësia në Durrës nuk është e Ramës, i them se përgjegjësia penale për shkeljen e rregullave dhe ligjeve të ndërtimit dhe urbanistike, është e njëjtë kudo që ndodh dhe në këtë fatkeqësi Zoti e lidhi vet në kohë në këto dy qytete, këtë përgjegjësi.

2 – Arsye e dytë madhore pse u emërua në kundërshtim më të gjitha ligjet, Bledi i familjes janë “kujdesi” familjar për fondet dhe ndihmat të cilat janë gjithnjë një shesh për të bërë përshesh nga hajdutët qeveritarë dhe në këtë drejtim Rama, përveç Olsit që e ka punësuar Gazi, nuk mund të kishte njeri mbi tokë më të përshtatshëm.

Kështu që ky emërim familjar ndjell mjerim edhe më të madh për të dëmtuarit, konkretisht jo vjedhjen e ndihmave të tyre, qeseve me xhupa, oriz, atlete apo makarona nga ndonjë police, por zhdukjen e miliona e dhjetëra miliona euro e dollarë në ishujt Kajmanë, vrimat e zeza të parave të grabitura nga kreu i Meduzës!

Dale, dale, nuk keni parë gjë akoma!

Basha viziton të strehuarit në hotelet e Llixhave në Elbasan: Mirënjohje për zemërgjerësinë bujare, kjo është Shqipëria e vërtetë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, postoi disa foto nga akomodimi që po u bëhet njerëzve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në zonën e Llixhave të Elbasanit.

“Hotelet në Llixhat e Elbasanit kanë hapur dyert për familjet e goditura nga tërmeti dhe janë gati të akomodojnë qindra njerëz në nevojë. 60 të parët kanë ardhur prej dy ditësh, kryesisht nga Durrësi.

Jam i prekur dhe thellësisht mirënjohës për zemërgjerësinë bujare dhe dhembshurinë njerëzore të hotelierëve dhe personelit të hoteleve. Kjo është Shqipëria e vërtetë e njerëzve me zemër të madhe!”, shkruan Basha.

 

Rama e shpalli në kërkim, pronari i “JOQ”: E kam pasur ëndërr që në klasë të dytë…

Një ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se janë proceduar Erland Dalliun dhe Gentian Çengelin, administratorë të faqes Jeta Osht Qef pasi ka lejuar përhapjen e panikut me lajme destabilizuese, pas tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor.

Por Gentian Çengeli, pronari i JOQ nuk ka hezituar të reagojë në rrjetet sociale për të këtë veprim të shtetit ndaj tyre. Në një postim në Intastory ai shprehet: “E kam pasur ëndërr që në klasë të dytë të shpallesha ‘armik i partisë”.

Ky veprim i Policisë erdhi pas thirrjes së njëpasnjëshme që kryeministri Edi Rama iu bënte dje medieve dhe portaleve që do të mbylleshin, nëse shpërndanin lajme që përhapin panik.

I Çmenduri mbyll portalin më të klikuar dhe kritik me qeverinë “Jeta Osh Qef”

Vetëm një ditë pasi portali më i klikuar dhe kritik me qeverinë, “Jeta osh Qef” publikoi videon e policit që vidhte ndihmat për të prekurit nga tërmeti, është mbyllur me urdhër direkt të kreut të bandës në qeveri.

Një ditë pas procedimit penal të dy administratorëve, sot Rilindja ka shkuar edhe më tej duke urdhëruar AKEP ti ndërpresë sinjalin e internetit medias në fjalë.

Denoncimi është bërë në Facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha, nga pronari i një kompanie interneti në vend.
Këtë akt të paprecedentë ish kryeministri Berisha e quan kriminal dhe hakmarrës të kryeministrit Edi Rama, ndërsa u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare të reagojnë lidhur me këtë gjest diktatorial.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal hakmarrës të Edvin Kristaq Xhelatit dhe kërkoj zhbllokimin urgjent të portalit JOQ dhe ju bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare OKB, OSBE, KE, Parlamentit Europian, Kongresit të SHBA, Gazetarëve Pa Kufij të ndeshkojnë Edvin Kristaq Mafinë dhe narkoqeverinë për qëndrimin e tij kriminal ndaj shtypit dhe fjalës së lirë në Shqipëri”, shkruan Berisha.Reagimi i plotë i Sali Berishës:

“Breaking Neës/ Edvin Kristaq Xhelati urdheron mbylljen e portalit te mirenjohur Jeta Osht Qef!
Miq, Edvin Kristaq Xhelati urdheroi mbylljen e menjehrshme te portalit te mirenjohur JOQ ne nje akt stalinist te verber hakmarrje primitive.

Kete urdher Xhelati i fjales se lire e dha pasi arrestoi gazetaret drejtues te ketij portali te mirenjohur informativ te pavarur. Ne zbatim te urdherit te ketij hakmarresi primitiv, AKEP ka urdheruar kompanine e internetit qe ti nderprese internetin dhe te ekzekutoje keshtu fjalen e lire, portalin JOQ duke renditur keshtu Shqiperine me Korene e Kim Jong un dhe Iranin e Ajetullahve.

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt kriminal hakmarres te Edvin Kristaq Xhelatit dhe kerkoj zhbllokimin urgjent te portalit JOQ dhe ju bej thirrje institucioneve nderkombetare OKB, OSBE, KE, Parlamentit Europian, Kongresit te SHBA, Gazetareve Pa Kufij te ndeshkojne Edvin Kristaq Mafine dhe narkoqeverine per qendrimin e tij kriminal ndaj shtypit dhe fjales se lire ne Shqiperi”.

“Mirmbrema doktor. Prej vitesh kam nje kompani interneti (ISP internet service provider). Ky emaili sapo me erdhi nga AKEP qe me detyron te mbyll aksesin e portalit JETA OSH QEF per te gjithe klientet e kompanise tone. Normalisht ky email duhet ti kete shkuar te gjithe operatoreve te internetit ne Shqiperi.

Me kete akt Shqiperia barazohet me shtetet si Korea e Veriut qe censurojne aksesin e internetit. Pervecse mediat qe jane te blera keta po fusin kthetrat e tyre edhe ne tregun e internetit. Ky eshte nje precedent shume i rrezikshem per komunikimet edhe lirine e fjales. Ju lutem anonim se te gjen belaja me keta doktor. Ju uroj shendet!”

Solidariteti në futbollin spanjoll, Malaga në fushë me fanellën: Lutu për Shqipërinë!

Malaga është duke luajtur përballë Numancias, në takimin që ndodhet në shifrat 0-0 dhe ku është mbyllur pjesa e parë. Keidi Bare dhe Armando Sadiku e kanë nisur ndeshjen që nga minuta e parë, por ajo që është për t’u veçuar, është padyshim fillimi i takimit.

E gjithë skuadra e Malagas ka dalë me fanellat e bardha “Lutu për Shqipërinë” gjatë rreshtimit dhe dhënies së duarve me kundërshtarin, duke treguar një sensibilizim të jashtëzakonshëm me tragjedinë e ndodhur në vendin tonë.

E njëjta histori ka nodhur edhe në Kroaci ku Lokomotiva e Zagrebit në faqen zyrtare të saj shkruan “Ne ua kushtojmë fitoren tonë të madhe miqve tanë të dashur nga Shqipëria!”, shkroi faqja zyrtare e Lokomotivës në Tëitter, menjëherë sapo u mbyll takimi.

Ndihmat në duart e Ahmetajt, Çani: Po, po i keni super të sigurta…

Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, ka komentuar edhe menaxhimin e ndihmave pas tërmetit. Çani tha se i dukej një tmerr që Rama nxjerr disa imam në TV, por i futi edhe një kunjë ish ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, duke thënë me ironi se me Arbenin, ndihmat janë shumë të sigurta.

“E bukura ishte kur Rama tha që ndihmat do t’i menaxhojë Arben Ahmetaj… I keni super të sigurta, po, po…”
Arben Ahmetaj ishte një nga ministrat më të afërt me Edi Ramën, i cili drejtoi një “mega” ministri, por me ndryshimin e kabinetit në dhjetor 2018, kur Rama vendosi të vendosë në qeveri njerëz të papërfolur dhe të panjohur, Ahmetaj u largua.

Tashmë, veç detyrës si kryetar i Komisionit të Ekonomisë, në këtë kohë tragjedie, Ahmetaj do të menaxhojë edhe ndihmat që sjellin shqiptarët dhe ndërkombëtarët.

Solidaritet përtej kufive, Lokomotiva e Zagrebit: Fitorja jonë, për miqtë tanë të dashur nga Shqipëria

Lokomotiva e Zagrebit ka marrë një fitore të thellë 4-0 kundër Goricës, ndeshje ku Kastrati dhe Uzuni gjetën rrjetën.

“Ne ua kushtojmë fitoren tonë të madhe miqve tanë të dashur nga Shqipëria!”, shkroi faqja zyrtare e Lokomotivës në Tëitter, menjëherë sapo u mbyll takimi.

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Indrit Tuci, shkroi në Instagramin e tij: ” Lutemi për shëndetin tuaj, ngushëllime familjeve që janë prekur nga tërmeti”.

Uzuni dhe Kastrati i festuan golat e tyre me flamur shqiptar dhe duket se kjo fitore e ekipit kroat, është vetëm për Shqipërinë. Një gjest i madh nga një klub i madh!