20.5 C
Tirana
E premte, 25 Prill, 2025

Tronditëse! Drita 15 vjeçe humbi jetën nga tërmeti, vëllai i vogël e kërkon korridoreve të spitalit

Pamje që të rrëqethin mishin janë të gjitha ato ç’ka shohim pas tërmetit të 26 nëntort. Sindrit Caca, vëllai i Manjola Cakonit, e cila ka humbur bashkëshortin Kastriotin dhe vajzën e saj Drita Cakoni, 15 vjeçe ka bërë dëshpërimisht apel për ndihmë për strehim dhe psikolog për motrën e tij dhe djalin e saj 10 vjeç.

Manjola momentalisht gjendet e shtruar në spitalin e Traumës, ndërsa vëllai i saj kërkon strehim në Tiranë dhe ndihmën e psikologut sidomos për 10 vjeçarin.

Vogëlushi, ka kërkuar vazhdimisht familjarët e tij dhe madje ka tentuar edhe të ikë nga spitali, pasi nëpër korridore ka dëgjuar tragjedinë që i ka ndodhur familjes së tij.

Shpesh ai pyet nëse motra gjendet në ndonjërën nga dhomat e spitalit. /abcnews.al

Berisha, vizitë ngushëllimi në familjet e Thumanës

E premtja ka hapur dyert e mortit në familjet që humbën të afërmit nga tërmeti i 26 Nëntorit. Në familjet, Vata, Cuka, Çupi, Cara e Cakoni me mijëra njerëz shkojnë për ngushëllime.

Ish Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga ish deputetja Dhurata Çupi ishin në familjen e Fehmi Vata e cila ka humbur 2 pjestare mes tyre një fëmijë 6 vjeç. Bashkëshortja e Fehmiut humbi jetën duke mbrojtur njërin nga nipat ndërsa humbi jetën nipi tjetër.

Ish deputetja Dhurata Çupi tha se i gjithë Mati është në pikëllim të thellë pasi pothuajse të gjitha viktimat janë me origjinë nga Mati.

Arrestohet burri i Kryetares të Forumit të Gruas së PS që vidhte ndihmat

Pas publikimit të një videoje ku shfaqeshin pamje të përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore të destinuara për banorët e prekur nga tërmeti, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat arrestoi në flagrance dy policë dhe një zjarrfikës.

Burimet bëjnë me dije për Ora News se i arrestuari i identifikuar nga policia me inicialet A.Z është Altin Zeka, i cili, mban postin e shefit të Seksionit të Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas, dhe është bashkëshorti i kryetares së forumit të gruas në Partinë Socialiste tek Njësia 3 në Tiranë, Valbona Zeka.

Dy personat e tjerë të arrestuar bashkë me të janë E.H., me detyrë Komandant skuadre në Seksionin e Rendit pranë Komisariatit të Policisë Rinas për veprën penale “Shpërdorim detyre”;

– A.T., me detyrë punonjës i shërbimit zjarrfikës pranë PMNZSH Kombinat, për veprën penale të “Mashtrimit, e kryer në bashkëpunim”.

“Procedimi i tyre u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit” informoi sot ministria e Brendshme.

Gjithashtu policia ka nisur procedim penal për veprën penale të mashtrimit të kryer në bashkëpunim për vetë kryetaren e Forumit të Gruas në Partinë Socialiste tek Njësia 3 në Tiranë, Valbona Zekën dhe nënën e saj, e identifikuar me inicialet Sh.T.

EuroNews për tërmetin në Shqipëri: Kriminalitet, abuzime në ndërtim dhe ndërtesa të ngritura pa asnjë kontroll

Kriminalitet, abuzime në ndërtim dhe ndërtesa të ngritura pa asnjë kontroll.

Tërmeti në Shqipëri ka nxjerrë në dukje një aspekt paradoksal.

Ndërsa llogariten dëmet, që janë të mëdha, del që strukturat e shembura janë ato të mëvonshmet, që nuk përmbushin kriteret antisizmike. Strukturat dhe shtëpitë e vjetra, të ndërtuara në vitet ’70 e ’80, kanë rezistuar.

Disa kanë dëme, por nuk janë në rrezik. Sipas asaj që thuhet nga njerëzit, ‘në kohën e komunizmit inspektimet ishin shumë më rigoroze krahasuar me kohën e demokracisë’.

Tani gjithçka ka ndryshuar.

Jorgaq Stasi, inxhinier civil, na shpjegon se Durrësi, dhe i gjithë bregu, është zonë tërmetesh, disa edhe shumë të dhunshëm.

Këtu ndërtesat nuk duhet të jenë mbi katër apo pesë kate.

Sipas asaj që thonë shumë shqiptarë, e rëndësishme është të kursesh e kush ka parà ndërton hotele, vila, shpesh pa leje e rregulla.

E ndërkohë numri i viktimave rritet, tashmë rreth 50, ndërsa vazhdojnë pa pushim kërkimet për të mbijetuar.

Sfida kryesore tani për qeverinë shqiptare është t’u gjejë çati mbi 2000 të pastrehëve. Pastaj të mendojë për rindërtimin. Duke e nisur nga rregulloret e sektorit të ndërtimit.

Video/ Një natë tmerri për të dëmtuarit nga tërmeti në kampin e tyre në Durrës!

Një tmerr ka qenë nata e kaluar për banorët e dëmtuar nga tërmeti që ishin të vendosur në çadra në zonën e Durrësit.

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar pamje nga nata e mbrëmshe, ku reshje të shumta shiu kanë

“Një nate tejet e vështirë për të dëmtuarit nga tërmeti në kampin e tyre në Durrës!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha që ka publikuar edhe videon që e shikoni më poshtë.

Nje nate tejet e veshtire per te demtuarit nga termeti ne kampin e tyre ne Durres! sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 29. November 2019

Pse rinia po braktis masivisht vendin

Gjatë vitit të kaluar, 38.703 shqiptarë e lanë vendin për të emigruar jashtë kufijve. Situata është serioze, thonë ekspertët, njëri prej të cilëve, sociologu Gëzim Tushi flet për një emigracion `të vonuar` siç e quan ai, që ndryshon nga largimet masive të viteve ’90 për nga përmasat, nga motivimet, arsyet, shkaqet, ose struktura sociale e atyre që e marrin këtë vendim.

Njerëzit, nga sa thotë sociologu, janë të lodhur nga pritja e vazhdueshme për zbatimin e reformave në ekonomi, politikë, arsim dhe shëndetësi. Ai shton se një pjesë e mirë e tyre janë elitarë nga pikëpamja profesionale dhe kjo është shqetësuese.

Po ikën elita e vendit, “truri”, largimi i të rinjve, profesionistëve siç janë inxhinierët, mjekët, punonjës të IT-së, infermierë, mësues, të cilët kur largohen nga vendi, krijojnë vakuume që nuk mund të plotësohen kollaj.

Shqipëria në sytë e rinisë së sotme është një vend i pashpresë. Në Shqipëri ka një papunësi të lartë, por ajo që vërehet gjatë viteve të fundit është rrëshqitja e vendit drejt një diktature, ku kemi vetëm një parti-shtet që kontrollon të gjithë institucionet, ndërsa opozita është detyruar që të braktisë institucionet që kanë dalë jashtë binarëve të shtetit të së drejtës.

Eshtë koha kur nga struktura të pushtetit ka nisur një represion ndaj të gjithë atyre mbështetësve të opozitës dhe PD në veçanti. Janë të shumtë rastet kur të rinj të gjendur në represionin politik të Partisë-shtet detyrohen të largohen nga vendi dhe të kërkojën azil politik në vene të ndryshme.

Rasti i të riut Eltion Patushit është një prej tyre që në këto kushte të vështira është detyruar të largohet nga vendi. Rinia ka humbur shpresën dhe për më shumë ka humbur besimin se vendi mund të kthehet në shinat demokratike. Sa kohë nuk ka një ndryshim të fortë, vendi do të vijojë të boshatiset nga rinia.

Arben KONDI

“Shqipëria e gjunjëzuar”, mediat e huaja jehonë tragjedisë nga tërmeti

Tragjedia që ka prekur vendin tonë, vijon të jehojë dhe në mediat e huaja, ku zënë vend historitë dramatike të atyre që humbën jetën por dhe ata të cilët shpëtuan por tashmë duhet të jetojnë me dhimbjen për humbjen e familjarëve të tyre.

Prestigjozja Reuters, tregon se si u shpëtua një 17-vjeçar nga rrënojat. Mësohet se 17-vjeçarin e ka ruajtur lavatriçja, pasi struktura metalike e saj ka  krijuar hapësirë sa për t’i mbrojtur trupin dhe kokën 17-vjeçarit. Blloqet e inerteve të rëna sipër lavatriçes, i kanë bllokuar çdo mundësi dalje Ramë Lalës, por fatmirësisht nuk e kanë shtypur.

Shqipëria e gjunjëzuar mes lotëve dhe rrënojave”, shkruan gazeta italiane Il Pikolo. “Babai hedh djalin nga dritarja për ta shpëtuar”. E përditshmja shkruan për orën e tërmetit, numrin e viktimave dhe të të lënduarve duke dhënë edhe detaje se si është transformuar tashmë qyteti i Durrësit apo Thumana pas atij tëmeti në mëngjesin e 26 nëntorit.

Por ajo që bie në sy është titulli goditës që ka zgjedhur gazeta italiane për lajmin e tërmetit  në Shqipëri: Shqipëria e gjunjëzuar mes lotëve dhe rrënojave, babai hedh djalin nga dritarja për ta shpëtuar.

Kur tërmeti me magnitudë 6.4 që shkatërroi Durrësin dhe Thumanën në mëngjesin e 26 nëntorit ai e mbështolli djalin e tij 12-vjeçar, Alesio, në batanije dhe e hodhi poshtë dritares nga kati i tretë, drejt një fushë të vogël me bar nën shtëpi. Thjesht ishte gjëja e fundit që ai mund të bënte për të.  Djali i tij është shtruar në spital në Tiranë. Trupi i zotit Cakoni u nxorr mëngjesin e djeshëm nga rrënojat e ndërtesës.

La Stampa vjen me një tjetër histori tragjike, ku zjarrfikësit italianë kanë nxjerrë nga rrënoja trupat e pajetë të një gruaje dhe tre fëmijëve të saj të përqafuar në shtrat.

Gruaja ishte bashkëshortja e 40 vjecarit Berti Lala; ndërsa fëmijët ishin dy binkjakët 1 vjec e gjysëm dhe një fëmijë tjetër 7 vjec. Historia e familjes Lala ka tronditur të gjithë botën. Reuters raporton se një nga motrat e Berti Lala, nëna e tyre dhe një nip janë gjithashtu mes viktimave./abcnews.al

Akullorja që ndërtoi një Durrës të frikshëm do të bëjë një jetë perandorësh mbi jetët e 50 vetëve nën rrënoja

Nga Flutura AÇKA

Sarkazmë mbi gërmadha

30 sekonda tërmet na i shkokluan 30 vjet jetë dhe shpresë për shtet. Akullorja me duar të pastra që ndërtoi një Durrës të frikshëm, do të bëjë një jetë perandorësh mbi jetët e 50 vetëve nën rrënoja, dhe mbi germadhat e miliona e milionat e shqiptarëve të mbetur nën qiell të hapur.

I njëjti njeri që ndërtoi një Tiranë po aq të frikshme, do të rindërtojë Durrësin, madje ka thirrur edhe Opozitën të bëjë pjesë në komitetin e rindërtimit, në një si “biçim” marrëveshje si e 17 majit, që do ta zgjasë edhe më agoninë e shqiptarëve. Si mund të presësh transparencë mbi rrënoja nga institucione që kurrë nuk e bënë në kushte normale?

Por kjo nuk mjafton, mbi gërmadha teatri i strehimit të të mjerëve në hotelet me 5 yje, është aq sarkastik, aq i përshtirë, sa tronditesh. Të varfër që do të ishin përzënë po të shfaqeshin atypari në hollet e hoteleve me 5 yje, pasi varfëria e veshjeve të tyre bënte konflikt me luksin e këtyre hoteleve – që më së shumti kanë orgjira pushtetarësh në historikun e tyre – sot më ne fund do të kenë fatin të shijojnë pak nga luksi i të tjerëve. Shih, çdo e keqe e ka një të mirë! Po i provoni më në fund hotelet me 5 yje që deri më sot vetëm i keni ëndërruar.

Këtë sarkamë njerëzit e pushtetit duhet t’ua kursejnë shqiptarëve, në emër të një sensi human në shpirtin e tyre, sot duhet të jenë më të kujdesshëm. Të pakten sot!
Jo vetëm ata, por edhe klerikët shqiptarë, që nuk po lënë ekran pa dalë.

Zoti është aq modest, sa nuk mund të pranojë as qurravitjen e tyre nëpër ekane, as krekosjen e tyre plot bujë. Zoti nuk ka nevojë për kamera, se sheh vetë, ndaj respektojeni mjerimin dhe fatin e shqiptarëve të pastrehë e të pabukë sot, siç do të donte dhe siç ju mëson ai, me modesti!

Rama bën bilancin e dëmeve dhe tregon sa miliona dollarë janë mbledhur

Kur operacionet për kërkim shpëtimit po shkojnë drejt fundit, qeveria ka nisur përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara nga tërmetet e fundit.

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri Edi Rama ka njoftuar gjithashtu se çadrat e ngritura në Thumanë dhe në Laç do të hiqen dhe banorët do të akomodohen në hotele.

Ndërsa për banorët e Bubqit tha Rama, ata nuk do të largohen, por do të ngrihen çadra të një tjetër kategorie, pasi banorët në këtë zonë janë të lidhur me blegtorinë dhe nuk mund të braktisin zonat.

“Në qarkun e Durrësit janë 1260 persona të akomoduar, nga të cilët deri tani janë 625 në hotele dhe 360 në palestrat e shkollave. Të tjerët janë në çadra apo tek të afërmit. Në Thumanë janë rreth 500 persona të akomoduar në çadra, për ta ka filluar transporti nga kampet për në hotele në Shengjeni”, tha ai.

Sipas tij, në Qarkun e Tiranës 3480 persona janë pa strehë, ndërsa në Berat 250 persona.

Në Durrës janë evidentuar 701 banesa të dëmtuara, 12 te shkatërruara, 176 pallate të dëmtuara.

Në Tiranë banesa 15 të shkatërruara, 239 të dëmtuara, 8 pallate janë jashtë përdorimit.

Rama tha se ky është bilanc fillestar, ndërsa theksoi se sot vijnë ekipet e para te inspektorëve teknikë për të bërë një analizë të dëmeve së bashku me ekspertët shqiptarë.

Sa i përket kontributeve Rama tha se shuma e grumbulluar është goxha inkurajuese, por për shkak se bankat janë të mbyllura nuk mund të thuhet sa është bilanci i plotë.

Sipas tij, deri tani shkon një shumë 5 milionë euro dhe 1,5 milion dollarë. /kp/Telegrafi/

Mesazhi i Adelina Ismajlit për Shqipërinë

Adelina Ismaili është këngëtarja e radhës që ka reaguar për ngjarjet tragjike në Shqipëri dhe për ngjarjet tragjike atje

Këngëtarja ka postuar një flamur kombëtar kurse ka shkruar se do të jetë në “përjetësi” me vëllezërit shqiptar.

“E bukura Shqipëri. Ditën e flamurit ta pafsha çdo ditë më të lumtur sesa sot. Për ty, deri në përjetësi. #ditaeflamurit”, ka shkruar Adelina.

Kujtojmë që Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm në mëngjesin e 26 nëntorit të këtij viti, tërmet i cili la më shumë se 40 të vdekur, qindra të lënduar dhe shumë objekte të shkatërruara. /GazetaExpress/