40.5 C
Tirana
E hënë, 11 Gusht, 2025

Të prekurit nga tërmeti, pas prishjes së ndërtesës te Astiri protestojnë para zyrës së Veliajt: Na tha do na strehojë në hotel, por…

Banorët që strehoheshin tek pallati 6-katësh në zonën e Astirit pas tërmetit janë ngritur në protestë sot para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar ndihmë.

Sipas njërit prej banorëve, shteti i ka lënë në mëshirë të fatit dhe se janë mashtruar për të dalë nga godina.

“Bashkia nuk na ka dhënë asnjë zgjidhje. I bëj thirrje shtetit të shohë dhe ta vërë dorën në zemër për këta fëmijë. Shteti thotë që do të përfitojë ai që ka shtëpinë dhe jo ai që ka qenë me qira.

Na mashtruan dhe na thanë se do të shkojmë në bashkinë tonë për t’u strehuar. Por ky ishte mashtrim për të na nxjerrë nga hoteli. As ndihmën ekonomike nuk na e ka dhënë shteti”, tha ai për “FaxNews”.

Një tjetër banore shtoi se, do të qëndrojnë në rrugë derisa të marrin zgjidhje nga shteti. “Në rrugë, nuk kemi ku të shkojmë, ai ka thënë deri në drekë do të qëndroni në hotel, më pas na ka thënë do të dilni”, u shpreh ajo.

Zidane paralajmëron Atletikon para finales së Superkupës

Zidane thotë se ekipi i tij është gati për finalen e Superkupës së Spanjës.

Të dielën, nga ora 20:00 Real Madridi dhe Atletico Madridi do të luajnë për trofeun e parë për vitin 2020, Superkupën e Spanjës.

Para takimit të nesërm, Zinedine Zidane ka dalë në konferencë për media dhe ka folur për mundësinë e fitimit të një trofeu sërish me Madridin.

“Jemi të lumtur që mund të luajmë një tjetër finale. Jemi të përgatitur për një ndeshje të madhe”, tha Zidane.

“Është ndeshje e rëndësishme sepse luhet për trofe. Nesër në pyetje është trofeu, e dimë se mund të fitojmë një trofe dhe do të japim gjithçka në fushë për ta arritur këtë”.

“Finalja e nëntë? Për ne nuk ndryshon asgjë. Është në ADN të këtij klubi, është klub i madh. Lojtarët jetojnë për të luajtur ndeshje të tilla. Nuk ka më presion. Është e rëndësishme sepse luhet për trofe”.

Doganieri gjendet i pa jetë në hotel…

Gjendet i vdekur një doganier i doganës Qafe-Bote. Sipas burimeve, doganieri u gjet në dhomën e tij në një hotel në Sarandë.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes, por bëhet e ditur se, viktima 63-vjeç po kërkohej prej 4 ditësh.

Policia edne nuk ka dhënë asnjë informacion për këtë ngjarje të rëndë.

Oxfordi i Britanisë rrëzon “Oxfordin” e Ramës

Nga Luçiano BOÇI

Pas testit PISA, një tjetër zhvlerësim për arsimin parauniveristar.

Këtë herë vjen nga Anglia, nga vendi ku u trumbetua me tam-tame marrja e teksteve dhe pikërisht nga emri impresionues i Oxford-it.

Univesiteti i Oxford-it, tanimë nuk e njeh maturën shqiptare.

Këtë vit maturantëve që kanë aplikuar për studime bachelor aty, u është kërkuar të japin provimet e maturës angleze.

Kjo ndodh sepse autoritetet akademike të Universitetit e dinë shumë mirë se programet dhe tekstet aktuale të matematikës, të shkencave që janë përkthyer nga Oxford, Cambridge, Pearson janë tekste “secon hand”, për nivele më të ulta arritjesh, se sa ato që kërkonte matura jonë para futjes së këtyre teksteve.

Alarmeve të specialistëve dhe tonave, Rama dhe ishi i tij ministre i përgjigjeshin me panegjerikë politikë, me fjalime bombastike për tekste të papara, për kurrikul britanike, për cudira që priteshin të ngjanin.

Dhe ja ku jemi sot.

Të rrëzuar nga PISA.

Të rrëzuar dhe nga vetë vendi, universiteti, shkolla nga u pretendua marrja e teksteve.

Tekstet u provuan të jenë të papërshtatshëm për nivelin e dijes që kërkohet sot, sepse u zgjodhën jo tekstet e duhura.

Milionat e harxhuara kanë shkuar dëm dhe kanë përfunduar në xhepa zyrtarësh, ndërsa nxënësit e prindërit shqiptarë janë mashtruar publikisht.

Niveli që synohet për maturantët tanë dëshmohet kështu të jetë i papranueshëm për nivelin perëndimor.

Ndërkohë që familjet shqiptare sakrifikojne cdo gjë për shkollimin e femijëve, sistemi arsimor rilindas ofron një kurrikul që nuk u mundëson maturantëve tanë hapjen e portave të Universiteteve elitare.

Për më tepër Oxford njeh maturën e Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe jo atë shqiptare. Dëshpërimi dhe revolta janë të mëdha.

Reagon Zagani: Dikush t’i thotë “shefit” që…

Ish-shefi i Antidrogës në Vlorë dhe Fier, Dritan Zagani ka reaguar pas heqjes së emrit të tij nga lista e Interpoliti.

Zagani shkruan në një postim në faqene tij në Facebook se, dikush t’i thotë “shefit” që nuk jam më i kërkuar nga interpol… Nuk dihet se për cilin “shef” e ka fjalën Zagani por ai I kërkon atij që “të bëjë kujdes mos e gjej këtej rrugëve të Europës”…

Postimi i Zaganit

Dikush t’i thotë “shefit” që nuk jam më i kërkuar nga interpol… Ndaj të bëjë kujdes mos e gjej këtej rrugëve të Europës se e di vetë pastaj ai…

Emri i Dritan Zaganit është hequr papritur nga lista e Interpolit. I futur në listën e të kërkuarve 4 vjet më parë nga Ministria e Brendshme e drejtuar nga Saimir Tahiri, emri i ish-oficerit të anti-drogës që denoncoi ish-ministrin në fjalë dhe të afërm të tij si të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve, si rregull duhet të qëndronte 5 vjet. Pothuajse 1 vit përpara këtij afati, Zagani nuk rezulton më në kërkim nga Interpoli.

Zyra e shtypit e Policisë së Shtetit, e kontaktuar nga Dosja.al, nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Ndërkohë mes burimeve të tij, portali në fjalë arriti të siguronte të dhënat e sistemit TIMS, kur emri i ish-oficerit është ende si person në kërkim.

Lidhur me këtë kontradiktë nuk ka ende një shpjegim nga zyra e shtypit e policisë së Shtetit.

Pra, me heqjen e emrit nga Interpol, ish-shefi i antidrogës në Vlorë dhe Fier, mund të mendojë se është i lirë për t’u kthyer, por në fakt, liria e tij përfundon sapo shkel në territorin shqiptar.

Për ta thirrur në këtë “kurth”, ka menduar Gjyakta e Apelit të Vlorës, që nuk e pranon zhvillimin e gjyqit në mungesë.

Kryesuesja e seancës, Margarita Buhali, ka kërkuar prezencën e vetë Zaganit në seancë, megjithëse ai tashmë e ka një dënim në mungesë nga gjykata e shkallës së parë dhe emri i tij është në listat e personave të kërkuar nga autoritetet shqiptare.

Që nga shtatori i 2015, kur Zagani bëri denoncimin e bujshëm për bandën e Habilajve, sipas tij, të lidhur me ministrin e Brendshëm të asaj kohe, Saimir Tahiri, e gjithë qeveria iu vu kundër. Ai u arrestua nga policia, ndërsa gjykata e dënoi me akuzën që ka bashkëpunuar me policinë italiane kundër drogës dhe u ka dhënë atyre informacione të klasifikuara.

Kjo akuzë qesharake, që fsheh hakmarrjen politike nga ish-policit që denoncoi krimin shtetëror të kanabizimit të vendit, vazhdon të zhvillohet si farsë.

Prej disa kohësh, Dritan Zagani, së bashku me familjen e tij, ka përfituar azilin politik në Zvicër.

Denoncimi: Drejtoresha e shkollës gjobit rëndë prindërit e nxënësve!

Prindërit e shkollës, “Kongresi i Manastirit” i janë drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku shkruajnë se, drejtoresha Etilda Muhaj po i detyron mësueset që të mbledhin lekët për uniforma dhe shumica e prindërve nuk duan sepse vetë drejtoresha u tha në fillim të vitit të vijnë me bluza të bardha nxënësit dhe ne i blemë jo pak po nga 5-6 bluza, por tani në mes të vitit shkollor detyrohemi të blejmë uniforma me 22 mijë lekë dhe me cilësi që nuk e justifikon çmimin …

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Drejtoresha e shkolles Kongresi i Manastirit gjobit rende prindrit e nxenesve!

Ajo gjithashtu regullat nuk i ka per vete por per te tjeret!

Lexoni denoncimin e prindit dixhital. sb

Pershendetje dr.Jemi prinder te shqetesuar per femijet dhe financat tona. Ne shkollen Kongresi Manastirit drejtoresha Etilda Muhaj po i detyron mesueset qe te mbledhin leket per uniforma dhe shumica e prinderve nuk duan sepse vete drejtoresha u tha ne fillim viti te vijne me bluza te bardha nxenesit dhe ne i bleme jo pak po nga 5 -6 bluza. Tani ne mes te vitit shkollor detyrohemi te bleme uniforma me 22 mije lek dhe me cilesi qe nuk e justifikon cmimin.Kemi nga dy e nga 3 femije dhe nuk na i mban xhepi,dhe pse i paguam se mesuesit ja u kerkojne perdite femijeve.

Nuk dime te kete ndonje urdher te Ministrise se Arsimit per kete gje.Dhe nje shqetesim tjeter kemi: Nuk na rregjistronte femijen e dyte drejtoresha per ne klasen e pare kur femijen tjeter e kishim ne kete shkolle sepse ketu na takon. Per cudi dr.ne mes viti na sjell ne kete shkolle dy femijet e vet ne ciklin 9 vjecar duke i hequr nga shkolla ku ishin.

Dhe pse nuk u takon ketu sipas lagjeve.Nuk do shume mend kjo gje se dihet qe do kene lehtesira ne nota femijet e drejtoreshes.Me duket se ky eshte konflikt intresi.Nuk e dime a i di min.e arsimit keto.

Kur nje mesues qe jep vetem nje lende mesimi nuk i lejojne te japin mesim aty ku kane femijen e jo me te sjelli dr.femijet e vet nga nje shkolle tjeter ne shkollen ku eshte drejtuese.Ju lutemi publikojeni ss me pare dhe ju lutemi anonim sepse kemi femijet aty dhe na u bejne presion psikologjik dhe ne nota.

Haradinaj thirrje Kurtit: Formo qeverinë, ose hap krahun, Kosova po rrezikohet!

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka porositur kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, që të gjejë formulën për të krijuar shumicën parlamentare në mënyrë që t’i jepet fund epilogut për formimin e qeverisë së re.

Haradinaj në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se është koha e fundit që Kurti si fitues i zgjedhjeve të deklarohet se çka propozon për gjendjen e krijuar, pasi që konsideron se Kosova po rrezikon shumëçka për shkak të vazhdimit të takimeve pa kufij. Në të kundërtën Haradinaj kërkon nga Kurti që të hapë rrugë për opsione të tjera.

“Unë pres nga z. Kurti që t’i thërret ndërgjegjes së vet. Ose ta gjej formulën me bë shumicën, në këtë rast me LDK-në, sepse unë s’jam palë e negociatave, ose të hapë rrugë. Të deklaron çka i propozon Kosovës fituesi i zgjedhjeve në këtë rast. Le të deklaron për çka është. A është për një qeveri teknike, a është për një qeveri tjetër, a është për të shkuar në zgjedhje. Por diçka duhet t’i thotë Kosovës nuk mund ta mbajë varur.

Nuk po e them këtë me nxënë ngushtë Kurtin, sepse Kosova është e zënë ngushtë. Detyra e qeverisë janë në krizë, shiheni procesin. Unë jam i detyruar t’i them këto për shkak se unë më së miri e di se jam kryeministër në detyrë dhe jam përgjegjës. Dhe unë po i tregoj z.Kurtit se nuk është mirë të vonohet. Të lutëm mos u vono, ose krijo shumicën, ose jepi epilog kësaj gjendjes. Sepse jemi ka rrezikojmë më shumë sesa një parti. Pra jemi ka e rrezikojmë funksionimin e vendit”, thotë kryeministri në largim.

Sipas Haradinajt çdo vonesë në formimin e qeverisë do të ketë pasoja për vendin. Ai thotë se si kryeministër në largim po e ka vështirë mbarëvajtjen e qeverisë, pasi që nuk po ka fuqi vendimmarrëse.

Përveç të pakuptueshme, prolongimin e formimit të qeverisë, Haradinaj po e vlerëson si shumë të rrezikshme dhe për këtë përgjegjës po e bën vetëm Albin Kurtin dhe VV-në si parti fituese të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Është e dëmshme kjo vonesë dhe shkakton dëme serioze në qeverisje dhe në kualitete të tjera të jetës. Pra duhet t’i japin një epilog gjendjes. Krejt Kosova pret nga Kurti dhe VV-ja epilog, cili do që të jetë ai. Por mbajtja e një gjendje në emër të një negocimi pa kufij nuk është veprim i mençur. Duhet të jetë i përgjegjshëm. Nuk jam palë e interesit në asnjë variant, por duke qenë kryetar qeverie në detyrë unë i shoh pasojat për Kosovën.

Tani edhe unë kam frikë, jo pse unë s’dua të punoj, por kam frikë nëse kjo situatë vazhdon gjatë. Pra kam frikë për Kosovën jo për vete dhe AAK-në. Nëse fituesi i zgjedhjeve nuk e merr mandatin nuk i respekton afatet, pra nuk e kuptoj këtë gjendje. Kjo për mua është tepër e pakuptueshme. Përveç që është e pakuptueshme është edhe e rrezikshme. Mendoj që kjo qasja e z.Kurtit, vonesat, nuk janë në rregull. Është kuptuar ndoshta derisa nuk është certifikuar rezultati dhe deri sa nuk është konstituua parlamenti, por tash e tutje është problem kjo gjendje”, thotë Haradinaj.

Pavarësisht që për mosarritje të marrëveshjes së koalicionit po shihen edhe kërkesat e tepruara të LDK-së, Haradinaj përgjegjës kryesor dhe të vetëm për formimin e qeverisë po e konsideron Albin Kurtin.

“Ajo çka më shqetëson është mbajtja peng e procesit. Sot është një situatë shumë e qartë. Mos harroni nuk e them këtë pse është z.Kurti edhe pse kam deklaruar se çka mendoj për të, por sikur të ishte çdo parti edhe AAK-ja, parimisht kisha deklaruar se s’bën ta mbajmë peng vendin pa epilog. Nuk është përgjegjësia te partia e dytë, por në sistem tonin përgjegjësinë me krijua institucione e ka vetëm Albin Kurti dhe VV-ja. Por nuk mundesh ti sot me ju thënë partive. Nuk është duke formuar qeveri LDK-ja, ajo i bashkohet një qeverie. Përgjegjësia bie mbi z. Kurtin, ai duhet të dijë t’i akomodon të gjithë ata me të cilët do me bë shumicën parlamentare”, pohoi Haradinaj për EO.

Haradinaj ka komentuar edhe çështjen e presidentit për të cilin Vetëvendosja dhe LDK-ja nuk po mund të merren vesh. Nuk premton votën e AAK-së për këtë post, pasi që thotë të mos jetë fare temë e diskutimit brenda partisë së tij.

“Mua nuk më ka thirr Albin Kurti ose Isa Mustafa me më thënë që a na kishe votuar për president. Nuk mund të shkojmë mysafirë të pa thirrur. Në një rast kur do të ishte në votim presidenti AAK-ja e kishte diskutuar kandidaturën. A ka kandidaturë të vetën apo ndonjë që është më e përafërt. Por ne nuk e kemi temë si AAK fare çështjen e votimit të presidentit sepse nuk jemi të kyçur në këtë proces”, thotë ai.

E në rast të shkuarjes në zgjedhje të reja, Haradinaj mohon çfarëdo pretendimi për koalicion me ish-partnerin e deritanishëm, PDK-në. Thotë se një bashkëpunim i tillë i mbetet vetëm të së kaluarës.

“Nuk parashoh një koalicion të ardhshëm me PDK-në po them sinqerisht. Ne e kemi bërë një koalicion në një etapë të caktuar, i kemi kryer ato përgjegjësi që i kemi pasur. Kemi marrë një vendim politik si aleancë që nuk jemi për një koalicion parazgjedhor apo paszgjedhor me PDK-në. Kjo është parimore për shkak se ne kemi pasur dëshirë t’i japim mundësinë qytetarëve dhe vendit tonë me gjet zgjedhjen e duhur pastër. Rezultat i kësaj ndarje të PAN-it kanë fituar partitë tjera dhe nuk mërzitëm për këtë sepse jemi në demokraci”, përfundon Haradinaj.

Denoncimi i banorit të Unazës së Re: Na kanë marrë gjithçka dhe kemi mbetur në rrugë të madhe…

Projekti i Unazës së Madhe ka nxjerrë në rrugë qindra familje, të cilat enden pa asnjë shpresë për të nesërmen. Strehimi i tyre momental është provizor, disa prej tyre kanë përfunduar në hotele, disa tek të afërmit dhe shumë të tjerë në shtëpi me qira, duke e pasur të pamundur t’i përballojnë shpenzimet. Banorët e prekur denoncojnë në gazetën “Shekulli” se shumë banesa, të cilat kanë qenë në proces legalizimi nuk janë dëmshpërblyer.

Lulzim Dazhlani, banor i prekur nga ky projekt thotë se i kanë prishur banesën së bashku me biznesin dhe polica i ka keqtrajtuar duke i futur edhe në burg për shkak të rezistencën që kanë bërë. “Na kanë marrë gjithçka dhe kemi mbetur në rrugë të madhe. Nga njëra anë unë kam katër komshinj dhe nga ana tjetër katër të tjerë të cilët pas prishjes së banesës kanë nisur të marrin dëmshpërblime. Ndërkohë mua më ndajnë vetëm 15 centimetra prej tyre dhe nuk më dhanë asnjë lekë”, thotë ai.

Në fjalën e tij banori thotë se vetëm ata të cilët kanë pasur banesat me hipotekë u është premtuar dëmshpërblimi. Më tej shton se vlera e projektuar është shumë e ulët krahasuar me vlerën që kanë pasur banesat e tyre, të prishura tashmë. “Për dëmshpërblim ata kanë vendosur një shumë qesharake e cila i takon vetëm atyre që kanë pasur banesat me hipotekë. Edhe ky dëmshpërblim po bëhet vetëm nëse ke një të njohur na bashki.

Vetëm në këtë mënyrë mund të arrish të marrësh diçka”, deklaron ai. Dazhlani thotë se pas prishjes së banesës, është vendosur në shtëpi me qira dhe kushtet ekonomike janë të papërballueshme. “Tani jetoj në shtëpi me qira. Çmimet janë shtrenjtuar shumë dhe e kemi gati të pamundur të përballojmë çdo muaj qiranë. Nuk e dimë se çfarë do të ndodhë me ne. Se ku do të përplasemi, apo ku të kërkojmë ndihmë. Askush nuk na dëgjon dhe askush nuk i merr parasysh hallet tona”.

Dazhlani denoncon edhe dhunën fizike e po ashtu atë psikologjike që ka ushtruara policia për më shumë se një vit në protestat e banorëve të Astirit. Ai thotë se për shkak të rezistencës që ka bërë bashkë me gruan e kanë lënë në burg për një javë. “Kundërshtova prishjen e shtëpisë dhe bashkë me gruan përfunduam në burg.

Mbi 300 banorë kanë hyr në burg. Toka e lotit numër një sot i përket oligarkëve. Djalin 7 vjeç e tmerruan, nga terrori psikologjik nuk shkoi as në shkollë. Mbeti rrugëve një javë që ne ishim në burg. Kjo është shumë e rëndë. Dhuna psikologjike që kanë kaluar banorët e Astirit nuk ka psikolog që i merr përsipër. Edi Rama dhe Erjon Veliaj i kanë kapur prej fyti shqiptarët dhe ne jemi drejt fundit”.

Rilindja po “varros” bukurinë natyrore! Kryebashkiaku i Ramës miraton ndërtimin e një tjetër HEC-i

Një tjetër HEC pritet të ndërtohet në Gramsh. Denoncimi vjen nga kreu i Partisë Demokratike në Gramsh, Kodhel Çala, i cili deklaroi në një lidhje telefonike për “FaxNews” se plani është miratuar gjatë një mbledhjeje të Këshillit Bashkiak në dhjetor. Sipas tij, ky projekt rrezikon bukuritë natyrore dhe prandaj banorët duhet të ngrihen në protestë që të parandalojnë ndërtimin e tij.

“Projekti është njoftuar nga Bashkia Gramsh, janë realizuar të githa procedurat përkatëse dhe do të nisë puna. Ndërtimi do të nisë së shpejti, të gjitha procedura janë bërë gati. Qytetarët janë mjaft të revoltuar, jo vetëm banorët e zonës, por të gjithë qytetarët e Gramshit janë të irrituar.

Sipas informacionevbe, në mbledhjen e parë Këshilli i Bashkisë janë detyruar të gjithë ta miratojnë. Kjo është miratuar në prag të vitit të ri. Ne si degë e PD, ashtu siç vepruam edhe për të ndalur ndërtimin e HEC-it në kanionin e Holtës, po sensizibiliojmë të gjithë opinionbin publik për të ndaluar shkatërrimin e bukurisë naturore. Banorët janë të gatshëm të protestojnë. Të gjitha HEC-et i kanë miratuar ata, do ta varrosin bukurinë natyrore të Gramshit”, tha Kodhel Çala.

“FaxNeës” ka mësuar se kapacitetii HEC-it do të jetë 10 megavat, ndërsa koha e ndërtimit do të jetë 2 vjet. HEC-i do përdorë ujëra nga përroi i Moçalit dhe Sharrës, ndërsa baseni i HEC-it do ndërtohet në kuotën 133o metra mbi nivelin e detit. Më herët, në “Facebook”, kreu i PD në Gramsh, Kodhel Çala akuzoi qeverinë se ka gënjyer banorët se do të invesojë në Gramsh do të mbrojë bukuritë natyrore.

Postimi i plotë i Kodhel Çalës

Vazhdon skenari i shkatërrimit të perlave natyrore në Gramsh. Pasi mbaruan punë me kanionin e Holtës, tani së shpejti do fillojnë me shkatërrimin e bukurive të tjera natyrore, radhën e kanë ato të Lenies pikërisht perlat e Graboves Sipër. Bashkia Gramsh ka miratuar ndërtimin e HEC-ve mbi këto bukuri të rralla të natyrës. Kryetari i emëruar i Bashkisë Gramsh gënjeu gramshiotët para fushatës duke thënë “se HEC-ci mbi kanionin e Holtës nuk do të ndërtohet, do anulohet këtë gënjeshtër e tha bashkë me ministrat e tij gënjeshtarë”.

Sot ky HEC ka përfunduar. Pra ishte mashtrimi i radhës sa për të mbaruar punë me fushatën. Por puna është se si do gënjejë tani për HEC-in në Grabovë Sipër. Bashkia e ka miratuar tashmë ndërtimin e tij ashtu siç do miratojë me radhë një nga një edhe ndërtimin e HEC-ve të tjerët që janë planifikuar të ndërtohen mbi të tjera bukuri natyrore të Gramshit, siç janë ata mbi lumin e Kukurit, mbi Tomorricën, etj.

Të nderuar gramshiotë duhet të zgjohemi, duhet të reagojmë, madje fort, për të mbrojtur këto pasuri që Zoti na i ka falur, por që qeveria dhe bashkia në bashkëpunim midis tyre po na i marrin. Ndryshe ne shumë shpejt nuk do mundemi dot më të shikojmë apo të shijojmë mrekullinë e gurgullinës së ujërave të kristaltë të burimeve tona. Ato do të futen nëpër tuba e do të përdoren për pasurimin e disa njerëzve të lidhur me pushtetin.

Mirë qeveria se u mor vesh që nuk do t’ja dijë fare për këtë popull e për këtë rreth, po ky i emëruari i bashkisë që është dhe gramshiot e flet shpesh per këto bukuri, këtë nga e çon mushka. Zotërinj pushtetarë përse gjithnjë së prapthi ju për këtë Gramsh e për këta gramshiotë, si nuk u kujtokeni njëherë për të bërë një gjë që tu shërbejë këtyre njerëzve, i doni e i përdorni këta njerëz vetëm për atë të shkretë vote e që gramshiotët gjithnjë ju a kanë dhënë. Çfarë presin gramshiotët e çfarë bëni ju.

Gramshiotët presin që tu çoni rrugën në keto perla natyrore e për ta kthyer Gramshin në një vend të fuqishëm turistik. Të çoni rrugën te moçalet e Grabovës ku natyra të mahnit me bukurinë e saj, të çoni rrugën te liqeni i zi , te liqeni i Dushkut, të çoni rrugen te ujëvara e Sotirës që keni tre vjet që e keni shpallur në 100 fshatrat prioritarë po që mbeti vetëm në letër si shumë premtime te tjera.

Ndërsa ju jo vetëm që nuk ju shkon mendja fare për këto punë, por doni edhe t’i rrëmbeni këto pasuri. Të nderuar gramshiotë, për ne dy mundësi kanë mbetur, ose të ngrihemi e të reagojmë me dinjitet për t’i treguar vendin këtyre të babëziturve, ose të ulim kokën e t’u nënshtrohemi paudhësive të tyre. Unë jam për të parën.

Deklarata qesharake e ministrit Lleshi…

Ndërkohë që vendi është përfshirë nga një valë e paprecedentë e krimit në ditë e para të vitit të ri, me pasojë shumë vrasje mafioze, krim në familje dhe aksidente të shumta me të vdekur, ajo që revoltuar opinionin ishte edhe mungesa e një prononcimi për këtë situatë, nga ana e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Ministri, i cili kur vjen puna për protesta të opozitës, apo të qytetarëve si në rastin e Astirit, nuk lë rast pa bërë politikë, më në fund foli, por duke i habitur të gjithë me ato që tha.

I pyetur gjatë një interviste në `Vizion Plus` për gjendjen e kriminalitetit në vend dhe gjallërimin e grupeve kriminale, ai deklaroi se Policia e Shtetit po punon fort dhe se ka goditur bandat, por nuk i thotë dot me emra sepse ju bën reklamë!

“Por në vitin e kaluar disa banda janë goditur, nuk dua t’i them me emra se u bëj reklamë, dhe janë avancuar çështje të tjera. Në Elbasan nuk jemi mbështetur nga Gjykata, në dy raste nuk kanë gjetur mirëkuptimin e saj”, deklaroi me seriozitet të plotë ministri Lleshaj.

Kjo është një deklaratë sa absurde aq edhe qesharake, sepse nëse janë goditur vërtet bandat që ka në mendje Lleshaj, ato duhej të ishin prapa hekurave dhe publikimi i këtyre `sukseseve` do të ishte në fakt një reklamë për punën e policisë dhe jo e kundërta.