23.5 C
Tirana
E hënë, 28 Prill, 2025

Banori i Bubqit: Ndihmat po i çojnë në shtëpitë e veta, ne kemi marrë fund!

Shtëpia e familjes Korriku në fshatin Bubq është dëmtuar plotësisht nga termeti fatal i 26 Nëntorit. Pesë anëtarë të familjes flenë në një çadër në oborrin e shtëpisë së rrënuar. Kryefamiljari tha për “Abc News” se, “kemi përjetuar një tmerr të paparë”.

“Kemi fjet në makinë me plakun me dy fëmijë të vegjël për tre netë. Mbrëmë na kanë sjell një çadër dhe jemi fut aty…5 vetë në një çadër. Fëmijët i kam të moshës 12 dhe 5 vjeç”, u shpreh ai.

I pyetur nëse kanë marrë ndihma ushqimore, ai tha “JO”, ndërsa akuzoi se drejtuesit e njësisë administrative Bubq po i shpërndajnë ndihmat me mik. Po i çojnë në shtëpitë e tyre dhe të të njohurve të tyre”, u shpreh banori i Bubqit./abcnews.al

Skandali tjetër i Xhaçkës: Falenderon të gjitha ushtritë për ndihmën dhe injoron atë të Kosovës

Ministrja e Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, Olta Xhaçka, ka falënderuar të gjithë ata që dhanë kontribut për popullin shqiptar pas tërmetit në Durrës.

Por, Xhaçka ka zgjedhur të injorojë ndihmën e shtetit të Kosovës duke mos e përmendur e as publikuar ndonjë fotografi të ushtrisë apo policisë së Kosovës.

Xhaçka nuk ka përmendur e as nuk ka vendosur të publikojë në statusin e saj ndonjë fotografi të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës apo popullit kosovar që dhanë kontributin e tyre. Por, në postimin e saj nuk ka harruar të publikojë fotografi të njësiteve speciale të Turqisë, Rumanisë, Italisë dhe Francës.

Ajo falënderoi 250 specialistët nga vendet fqinje, mike e partnere. Por nuk u “kujtua” që të vendoste të paktën një fotografi të FSK’së apo Policisë së Kosovës karshi njësiteve tjera speciale në shenjë falënderimi.
Ministrja në fund tha se një komb i tërë u është mirënjohës!

“Express”

Basha i përgjigjet Ramës: Tani nuk është koha për politikë! Njerëzit në nevojë ekstreme…

Lideri i opozitës, Lulzim Basha i është përgjigjur negativisht Kryeministrit Rama i cili e ftoi të uleshin në tryezë për situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga termeti. Nga Shkozeti ku po vizitonte banorët, ai tha se ”fokusi ynë është të ndihmojmë gjithë personat në nevojë… nuk bëhet politikë me njerëzit. Jo propagandë dhe manovra politike”, u shpreh ai në një prononcim për TCH.

Pyetje: Keni inspektuar zonën e Shkozetit, keni inspektuar edhe shumë zona të Durrësit sot, si paraqitet situate në këto zona?

Lulzim Basha: Gjendja është e rëndë, siç nuk ka nevojë për koment, mjafton t’ia drejtoni kamerën. Po të pyesni banorët, do t’ju thonë se askush nuk ka ardhur t’i pyesë si janë, t’u ofrojë ndohmën më minimale dhe ndokush që është pajisur me një letër për të tërhequr ndihma nga Pallati i Sportit, nuk ka arritur dot të tërheqë ndihma.

Pra, është një komunitet i madh, i cili është tërësisht i braktisur, pa asnjë vëmendje, pa asnjë mundësi për t’u strehuar. Ndonjërit që i është ofruar ndonjë mundësi për t;u strehuar larg prej këtej, faktikisht, nuk i është dhënë asnjë zgjidhje për vendin e punës që mund ta ketë në drejtim te kundërt me atë që i është ofruar për strehim.

Pjesa tjetër që me shqetëson shumë është mungesa totale e një koordinimi për t’u dhënë strehë dhe për t’i pajisur me ushqime, me batanije. Në një vend me thanë se “na kanë dhënë miell dhe patate, por mielli dhe patatet nuk hyjnë në punë, sepse ne jemi jashtë shtëpive.” Pra, duket qartë që ka një ç’organizim total, kaos total dhe, për fat të keq, këtë po e vuajnë banorët, të cilët, unë po u jap zë shqetësimeve që m’i thanë mua, por ju i keni këtu, mund t’i pyesni edhe vetë.

Pyetje: Zoti Basha, ditën e sotme kryeministri i vendit ju ka bërë thirrje për t’u ulur në një tryezë të përbashkët për të dhënë zgjidhje konkrete dhe propozime, sa i takon situatës së jashtëzakonshme. Ai tha “unë e mirëpres vetëpërmbajtjen e kryetarit demokrat sa i takon fjalëve, por është e pamjaftueshme, duhen veprime konkrete”. A jeni të gatshëm të uleni me të për veprime konkrete?

Lulzim Basha: E gjithë energjia jonë, ajo që po bëjmë dhe do të vazhdojmë të bëjmë është të jemi afër njerëzve dhe t’i ndihmojmë sa të jetë e mundur. Jemi gjendur pranë komuniteteve, njerëzve në nevojë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë. Ky është prioriteti ynë tani. Tani nuk është koha për politikë.

Njerëzit janë në nevojë ekstreme, njerëzit kanë nevojë për strehë, njerëzit kanë nevojë për ushqim, shumë kanë nevojë për vëmendje mjekësore, që nuk po e marrin, të tjerë kanë nevojë për siguri, se i kanë shpëtuar një fatkeqësie dhe duhet të bëhemi gati që të përballojmë çdo gjë tjetër, qoftë me kaq! Pra, tani nuk është koha as për politikë, as për propagandë. Gjëja e vetme me të cilën po merremi ne, është të jemi afër njerëzve dhe kjo është ajo që duhet të bëjë çdokush tjetër.

Pyetje: Prej ditësh, ju keni shpërndarë edhe një udhëzim, strukturat e PD janë në terren për të evidentuar problematikat, po ashtu edhe për të dhënë zgjidhje për banorët. A do të ishte mirë t’i bashkërendonit forcat për t’u dhënë zgjidhje konkrete banorëve të prekur nga tërmeti?

Lulzim Basha: Ne jemi pranë banorëve dhe udhëzimet e mia jo vetëm për strukturat e PD, por çdokujt që mund të ndihmojë, të ndihmojë, të jemi afër njerëzve, sepse njerëzit janë në nevojë ekstreme. Shikojini këta njerëz, janë prej 5 netësh jashtë, thonë “nuk kemi ku të fusim kokën, jemi pa ushqim, jemi pa mbështetje”. Prandaj, ky është fokusi ynë, kjo është vëmendja jonë. Nuk kemi kohë sot as për manovra politike, as për propagandë dhe ky duhet të jetë shqetësimi i çdokujt e, në veçanti, i qeverisë.

Banorët i shkojnë në zyrë për pallatin e shembur, kryebashkiaku i Ramës i përzë: Mos më bëni mua tërr, tërr, tërr…

Një pallat 6 katesh i ndërtuar rreth 6 vite më parë në Lezhë është dëmtuar nga tërmeti ndërsa banorët e kanë braktisur atë.

Ata tregojnë se për të diskutuar rreth situatës kanë takuar në zyrën e tij edhe kryebashkiakun Pjerin Ndreu.

Banorët e pallatit në rrugën “Shtraus” shprehen për Fax News se në takim kryebashkiaku ishte treguar shumë arrogant pasi iu ka thënë se situata është e jashtëzakonshme dhe të njëjtin hall e kishte edhe ai në shtëpinë e tij, ndërsa nuk u ka dhënë një përgjigje nëse duhet të futen në apartamentet e tyre apo jo.

Sipas banorëve, pallati ka marrë dëmtime serioze strukturore dhe në kolonat e tij ndërsa shprehin frikën të futen brenda, por nga ana tjetër nuk i braktisin dot.

“Takuam kryebashkiakun në zyrë, i kërkuam ta na japë një garanci teknike dhe shkencore mbi sigurinë e pallatit. Na tha se do të vijnë ekspertë nga Tirana. Përgjigje jo korrekte nga një kryetar Bashkie. Të lutem më tha, mos më bëj mua tërr, tërr, tërr teksa po i tregoja për situatën.

Unë i tregova hallin ndërsa pas kësaj i thashë se do të takohemi në një vend e kohë tjetër për të bërë një debat tjetër kur vijnë dhe na kërkojnë votat. Pa njohuri teknike për mua është i pabanueshëm. Administratori dhe pronari na kanë thënë se nuk na japin dot ndonjë garanci, jemi të detyruar të qëndrojmë jashtë”, tha njëri nga banorët e pallatit, transmeton Faxweb.al

“Isha edhe unë tek kryetari i bashkisë, na priti në mënyrë arrogante, ‘është gjendje e jashtëzakonshme, kam hallet e mia tek shtëpia ime siç keni edhe ju hallet e tuaja’, megjithatë na tha se do vinin ekspertët nga Tirana. Pronari thotë se nuk ka besim për jetën, me sa shikojmë ne është e rrezikshme. Pronari ka ardhur të vendos skele të suvatonte por erdhi Policia dhe e ndaloi pasi është shumë e rrezikshme të jetohet brenda tij.

Kemi fjetur nëpër makina, tek miq e shokë tonë, nuk ka ardhur njeri të na ndihmojë. Duam të na sigurojnë nëse duhet të jetojmë apo jo në atë pallat. Kryebashkiaku na tha se nuk ua heq dot frikën juve. Apartamenti mund të shembet, të bien tulla, pronari na thotë futuni brenda po deshët, edhe kryebashkiaku por është shumë e rrezikshme. Duam të na thonë ose të futemi ose të qëndrojmë jashtë asgjë më shumë”, tha një tjetër qytetar.

Sipas gazetarit Martin Marku, pallati është 6 katësh i ndërtuar rreth 6 vite më parë ndërsa kolonat paraqesin rrezik pasi janë dëmtuar nga tërmeti dhe rrezikon të shembet. Të gjithë banorët janë larguar nga apartamentet e tyre për të mos rrezikuar jetën. Gazetari raportoi se ky nuk është i vetmi në këtë gjendje në qytet por ende nuk ka një shifër zyrtare nga autoritetet si për pallatet ashtu edhe për banesat private apo bizneset. Mësohet se një situatë e ngjashme paraqitet edhe në Kurbin e Mirditë./ Faxnews

Deklaratat e papërgjegjshme të idiotes së Durrësit: Jemi të kënaqur me 50 viktima…

Kryebashkiakja e Durrësit, Valbona Sako, ka bërë dy deklarata skandaloze brenda një dite. Deklarata qe eshte pak te thuash te papergjeshme, por deklarata prej nje idioteje te vertete qe meriton shkarkimin urgjent nga detyra.

Deklarata me e rende eshte ajo qe ka bere pak me pare ne nje transmetim direkt per mediat ku shprehet se “eshte e kenaqur me 50 viktima”. A mund te kete deklarate me te tmerrshme per te cilen jo vetem duhet shkarkuar, por duhet arrestuar.

Deklaratën më të rëndë, por edhe më injorante, Sako e ka bërë për Top Channel dhe shprehet se qeveria është e kënaqur me 50 viktima, sepse mund të kishte patur më shumë se kaq, duke dëshmuar se papërgjegjshmëria dhe budallallëkut, tek përfaqësuesit e popullit, ka arritur në nivele të frikshme.

Gafën tjetër, Sako e ka bërë në një intervistë për ABC Neës dhe ka thënë se qytetarët po akomodohen në hotele me pesë yje, që në kushte normale nuk do t’i paguanin dot as për pushime.

Pra, në njëfarë mënyre, Sako po thotë se këtë nder që Rilindja po u bën këtyre njerëzve, nuk e kanë parë as në ëndërr, se nuk kanë para të shkojnë në hotele me pesë yje as për pushime.

“Ata që nuk janë sistemuar do të thotë që, zotëria, sot jemi në ditën e katërt nuk ka pasur nevojë për t’u sistemuar. Sot kemi evidentimin e saktë të pjesës së qytetarëve që realisht nuk kanë ku të banojnë. Akomodimi është i organizuar dhe siguruar për të gjithë.

Qytetarët paraqiten në bashkinë e Durrësit, krijojmë një lëvizje të organizuar me transport dhe i çojmë në hotele në kushtet më të mira, janë hotele me 5 yje, që në kushte normale zotërinjtë nuk do të mund t’i paguanin për pushime”, u shpreh Sako.

Dëshmia: Çadra me qera, 50 mijë lekë nata në hotel për të prekurit nga tërmeti! (Video)

Familja Hoxha në Krujë shprehet se ka marrë ndihma minimale, dhe se kanë disa netë që paguajnë nga 50 mijë lekë të reja qera për tendën ku kalojnë natën.

“Jemi 6 persona në familje dhe për ne askush nuk ka marrë asnjë masë, disa kalamaj shkolle na kanë sjellë disa ndihma të vogla, paguajmë 50 mijë lekë qera për çadrën”, tha një qytetare.

 “Me pas 50 mijë lekë në ditë shkoj e qëndroj në hotel, ata që nuk kanë pësuar asnjë dëm kanë marrë çadra e batanije. Çadrën që kemi sot e kemi marrë me qera, bashkia e Krujës nuk na ka ofruar asnjë përkraheje”, u shpreh një tjetër e kësaj familje.

Basha paraqet foto të rënda në Shkozet: Asnjë ndihmë, koha nuk pret!

Kryetari i opozitës, Basha ka postuar në faqen e tij në facebook foto të tmerrshme të pasojave të tërmetit në Shkozet , ndërsa ka shtuar se deri tani askush nuk ka shkuar që ti vizitojë dhe ende nuk kanë marrë ansjë ndihmë, ndonëse janë në kushte mjaft të vështira.

Postimi i Bashës

“Pasdite në lagjen 4 në Durrës dhe në mbrëmje në Shkozet: shikoni vetë cfarë shkatërrimi. Banorët janë të lodhur, të tronditur, të paushqyer dhe të stresuar.

Nuk ka asnjë organizim, asnjë ndihmë asnjë orientim dhe askush nuk ka ardhur të na shohë – këto janë fjalët që më përsërisin në çdo takim.

Gjendja është e rëndë, nevojat e njerëzve janë URGJENTE. Ju bëj thirrje strukturave të emergjencës të vihen pa asnjë vonesë në lëvizje dhe të ndihmojnë mijëra familje të braktisura dhe të lëna në harresë. Koha nuk pret!

Dy fjalë për gazetarët e vendit: Keni shtrirë qafën nën satrën e xhelatit…

Sali BERISHA

Miq, nje portal kryesor i vendit, JOQ u fshi nga faqja e dheut me nje urdher arbitrar te Edvin Kristaq Xhelatit, njelloj si ne Korene e Veriut apo Iranin e Ajetullahve. Ky portal me dhjetra here ka ndermarre sulme te padrejta, ne vleresimin tim edhe ndaj meje por perseri ai ishte ndofta me i pavaruri i ketij vendi.

Drejtuesi dhe stafi i tij jane te panjohur per mua. Kam ndjekur dje dhe sot mediat e shkruara ato online dhe televizive ne menyre te pabesueshme kam konstatuar nje heshtje varri. Keshtu qe po kaq e rende sa mbyllja e portalit nga Edvin Kristaq Xhelati me eshte dukur edhe heshtja juaj funeber para ketij akti kriminal.

Me kete heshtje nuk mund te mos ju them se deshmoni veten gazetar menderisht te kastruar dhe dua tju kujtoj ketu nje mesim elementar te historise, se ai qe nuk mbron lirine e tjetrit ka humbur te veten. Keni shtrire qafen nen satren e xhelatit. Zoti ju shpetofte!

Zemërimi që mund të sjellë ndryshime politike

Nga Red VARAKU

Situata në zonat e goditura nga tërmeti është në prag shpërthimi. Raportohet që me qindra familje kanë mbetur në mes të katër rrugëve, të braktisur në mëshirë të fatit, pa asnjë ndihmë dhe përkrahje.

Ndihmat, që bujarisht u dërguan në sasi të jashtëzakonshme nga të gjithë shqiptarët, veçanërisht ata të Kosovës, po grabiten pabesisht nga një tufë grabitqarësh me pushtet.

Njerëzit që po merren me shpërndarjen e tyre perceptohen si njerëz të diskretituar dhe që nuk përfaqësojnë askënd.

Shteti ka kapitulluar totalisht, ndërsa qeverisja lokale është në kolaps të plotë. Për më tepër, shumë përfaqësues të qeverisë akuzohen se po përfitojnë nga kjo tragjedi e rëndë.

Edhe në kuptimin e administrimit të ndihmave, ka të dhëna që administrimi është selektiv në njerëz dhe zona. Prioritet janë vetëm ata që kanë teserën e partisë dhe disa zona, ndërkohë që të tjerët janë lënë në harresë dhe mëshirë të fatit.

Kjo ka bërë që shumë banorë të revoltohen dhe të shpërthejnë në akuza të drejtpërdrejta kundër qeverisë.

Në vend që kjo katastrofë të kthehej në një mundësi të artë për qeverinë që të rehabilitonte veten, ajo rezultoi në një shtim dhe thellim të pakënaqësisë me qeverisjen.

Situata po del jashtë kontrollit. Kryeministri e di që shpatullat e tij janë shumë të lodhura për t’ia dalë i vetëm kësaj situate.

Ai e ka të qartë që episode të tilla, kur administrohen keq, sjellin detyrimisht ndryshime politike radikale.

Ai e ndjen këtë prag revolte në çdo takim ku shkon, sepse qytetarët po ia plasin në sy të vërtetën e hidhur. Ai është i terrorizuar nga ky fakt, sepse ai e ka të qartë, që ky zemërim, që po zien si llavë, mund të rritet me shpejtësi dhe të shpërthejë si vullkan ditët në vijim.

 

Foto e tmerrshme, të prekurit nga tërmeti si të burgosurit në kampet e përqendrimit

Kjo është një foto e tmerrshme që dëshmon se të prekurit nga tërmeti po trajtohen si kafshë të izozuara brenda një kopshti zoologjik. Ndërsa kreu i qeverisë bredh nga një media në një tjetër duke u tallur me të prekurit nga tërmeti, foto tregojnë një realitet të ngjashëm me ato të kampeve të përqendrimit.

Kjo është një foto e bërë nga agjencia LSA, ku duket qartë se janë dhjetra duar që zgjaten për një shishe ujë. Ku jemi këtu në kampet e Bosnjes kur kryhej genocid nga serbët apo në jemi në vitin 2019 në Shqipëri ku një Kryeministër bredh për shoë nga studio në studio.

Rama u ka bërë thirrje të gjithë njerëzve që dhurojnë para dhe jo ushqime e rroba. Megjithatë situata në Durrës duket ndryshe.

EuroNeës në gjermanisht raporton se rrobat, ushqimet dhe batanijet janë të pakëta në Durrës pas tërmetit shkatërrimtar.
“Oh, është keq,” thotë Fadima.

“Unë dhe familja ime me katër persona e kaluam natën te ai kopshti i vogël atje. U mblodhëm rreth zjarrit për t’u mbrojtur nga i ftohti. Një nga forcat e shërbimit më dha këtë batanije- sa njeri i mirë”.