18.5 C
Tirana
E enjte, 1 Maj, 2025

“Demokratët e Kavajës nuk do përdoren për të bërë deputet Roshin e Ramës”, Basha: Vetëm Koalicioni Euroatlantik është për luftën kundër korrupsionit dhe çon gjysmën tjetër të korruptuarve te 7×7=313

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, vijoi takimet në qytetin e Kavajës. Në fjalën, Basha u ndal tek oferta që po u bën Berisha kavajasve, me kandidatë që, sipas tij, përfaqësojnë rikthimin e politikës së vjetër dhe të inkriminuar. Basha tha se problemi është që kësaj radhe, vota për Berishën, del Vis Roshi deputet. Sipas tij, edhe pse thonë se është ‘çuni i xhajës’, realisht është rikthimi i të njëjtit model që është larguar me ligjin për dekriminalizimin. Ai gjithashtu tha se bashkëpunimi mes Berishës dhe Ilir Metës nuk përfaqëson asnjë zgjidhje për korrupsionin e qeverisë Rama

Basha më tej u bëri thirrje qytetarëve të votojnë numrin 4, duke theksuar se vetëm Koalicioni Euroatlantik ka programin dhe vullnetin për ta çuar deri në fund luftën kundër korrupsionit, duke çuar gjysmën tjetër të shokëve të Ramës tek 7×7=313. Ai tha se më 11 maj zgjedhja është e qartë: O me Edi Ramën dhe shokët e tij, o me Shqipërinë dhe të ardhmen europiane.

“Problemi është që kësaj radhe me votu Berishën, del Vis Roshi deputet. Jo thonë s’është Visi, është çuni i xhajës. Po Visi s’ka si të jetë, se Visin e hoqëm me ligjin për dekriminalizimin, e mbani mend. Ku ka ardh puna, me i kërku demokratëve me votui për Ilir Metën, e për Vis Roshin. A është zgjidhje kjo për korrupsionin e Ramës, sigurisht që jo. E pse bëhet e gjitha kjo? Sepse duan të vazhdojnë ta mbajnë politikën si ngastër, si një copë toke vec për veten e tyre dhe për ta trashëguar për fëmijët e tyre. Kështu që ajo që ajo që sot mund të duket pak e vështirë në Kavajë, e shikoni se si i kanë bashkuar interesat të korrptuarit dhe të inkriminuarit me njëri-tjetrin? Pas datës 11 maj, ka për të ndryshuar me shpejtësi të madhe. Faturën që ja nisur të paguaj Rama me shokët tek 7×7=313, do ta paguaj deri në fund të gjithën. Të gjithë ata që kanë futur duart tek paratë e shqiptarëve, të gjithë ata që kanë abutuar me pronat e shqiptarëve, të gjithë ata që kanë abuzuar me ta ardhmen e shqiptarëve, një nga një do ndëshkohen. Më 11 votën o për Edi Ramën që të lirojë shokët nga burgu, o për Sali Berishën që ta ka sjell Vis Roshin kandidat për deputet, ose përndryshe për numrin 4 që ka programin dhe vullnetijn për t’i shkuar deri në fund luftës kundër korrupsionit. Në radhë të parë dhe mbi të gjitha kësaj qeverie, më e korruptuara që në 1912, dhe pastaj sigurisht për të vendosur një standart pa të cilin nuk hyet në Europë. Llafe janë ato, dërdëllitje. Si u hyka në Europë, kur ke gjysmën e qeverisë në burg dhe gjysmën tjetër gati për në burg. Si u hyka në europë, kur çdo vit paret që duhet të shkojnë për të ndihmuar njerëzit dhe ekonominë, ahkojnë tek xhepat e shokëve të ramës tek 7×7=313. Kjo është zgjidhja: ose me Edi Ramën, ose me Shqipërinë. Ose me Edi Ramën, ose me Kavajën. Të jesh me Kavajën, s’mund të jesh kurrë me Edi Ramën. Dhe për fat të keq kësaj radhe s’mund të jesh as me 1-in, se del Vis Roshi deputet me 1-shin. Vetëm Koalicioni Euroatlantik qëndron me vepra në luftë kundër korrupsionit dhe pas 11 majit do bëjë gjithçka që edhe pjesa tjetër të shkojë para drejtësisëdhe te shokët e vet tek 7×7=313” – u shpreh Basha.

Pagesa për lobim në SHBA/ Lapardhaja: Me Bashën PD e kishte mundësinë për të qenë aleate me SHBA pa pasur nevojë të paguajë 6 milionë euro

Analisti Namir Lapardhaja në një lidhje live në edicionin qendror të lajmeve në Vizion Plus, me gazetarin Aleksandër Furxhi ka komentuar kontratën e lobimit të Partisë Demokratike me një kompani amerikane me vlerë 6 milionë dollarë me një kohëzgjatje prej 24 muajsh.

Lapardhaja u shpreh me 3 vite më parë, nën drejtimin e Lulzim Bashës, PD i kishte të gjitha mundësitë për të qenë një aleate e denjë e SHBA-ve pa pasur nevojë për të paguar një shumë kaq të madhe.

Ai, gjithashtu, tha se Bashën e akuzuan dhe e sulmuan si njëri të amerikanëve, duke u shprehur se nuk ka asnjë vlerë Amerika sepse nuk na sjell ajo në pushtet, ndërsa sot paguajanë 6 milionë dollarë vetëm për t’i parë SHBA në sy.

Sipas analistit, kjo kontratë nuk do të ketë ndikim pozitiv tek elektorati gri, teksa jemi vetëm 10 ditë larg zgjedhjeve.

Në gjykimin e tij, PD duhet të kishte ndjekur një rrugë tjetër për të pasur marrëdhënie normale me SHBA dhe jo duke paguar 6 mln euro, pasi kjo kontratë ndre gjithashtu pikëpyetje edhe për gjendjen financiare të partisë, e cila prej 12 vitesh është në opozitë.

-Kontrata e lobimit të PD në SHBA, një kontratë e padëgjuar ndonjëherë 6 mln dollarë. Si e ke parë këtë çështje?

Lapardhaja: Problemi është i trefishtë. Problem politik, moral, por edhe një problem që ka të bëjë me ekonominë e kësaj partie. Edhe pse ka 12 vite në opozitë është kaq e shtrenjtë sa të paguajë 6 mln dollarë, ndërkohë që ka akuzuar rivalët e vet për të njëjtat metoda. Tre vite më parë PD i kishte të gjitha shanset që të ishte një aleate me SHBA pa pasur nevojë për të paguar 6 mln euro. Pas 3 vitesh luftë dhe përplasje, kësaj partie i duhet të paguajë 6 mln euro vetëm për ta parë Amerika në sy. Ndërkohë që e kishin Amerikën në shkallë…kanë rrjedhur shumë ujëra. PD nuk ka asnjë në terezi me SHBA dhe tani i duhet të lobojë dhe të bëjë një pagesë të tillë, që është shumë e madhe dhe e implikon këtë forcë politike në raport me moralin politik me të cilin ajo do t’i dalë qytetarëve shqiptarë në këto zgjedhje.

-Ka ndikimin negativ apo pozitiv kjo kontratë te militantët dhe elektorati gri?

Lapardhaja: Militantët e PD dhe PS fatkeqësisht janë të pandryeshueshëm. Nuk po flasim për militantët e verbër, por tek elektorati gri që shpresojnë për një ndryshim cilësor në vend kjo kontratë ngre shumë pikëpyetje dhe jo vetëm që nuk ka një efekt pozitiv. Berishës mund t’i hiqet non grata, por Berisha do ta kishte më të thjeshtë nëse PD do kishte ndjekur një rrugë normale, rrugën e të pasurit aleat SHBA. Këta njerëz që thoshin “nuk do na sjellë Amerika në pushtet dhe nuk do na votojë Amerika” kanë ardhur në pikën kur paguajnë 6 mln euro. A është kjo rruga e duhur? Nga do dalin këto 6 mln euro? Harxhojmë 6 mln euro për të bërë 16 mln euro nesër kur të vijmë në pushtet sepse ky është mesazhi që u jepet militantëve dhe qytetarëve./vizionplus.tv

Basha poston videon me shokët e Ramës dhe Berishës tek 313-ta: Vota për numrin 4, kthen Shqipërinë në një vend më të mirë

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka postuar një video në rrjetet siociale me zyrtarët e qeverisë të cilët sot janë në burg të improvizuar me inteligjencën artificiale.

Në videon ku shfaqen Erion Veliaj, Jurgis Çyrbja, Alqi Bllako, Ilir Beqja dhe Lefter Koka pas hekurave, është thirrja se “kush voton Edi Ramën, voton për të nxjerrë shokët e tij nga burgu 313”.

Më tej shfaqet edhe Ilir Meta në burg, i cili “po bëhet gati” të dalë nëse vota shkon për Sali Berishën dhe numrin 1.

Në videon e postuar nga Basha thuhet se që këta të rrinë tek 313-ta “vota për numrin 4, kthen paratë në xhepat e qytetarëve, lufton korupsionin dhe kthen Shqipërinë në një vend më të mirë”.

Endri Hasa: Pensionistët nuk duan lëmoshë, ata meritojnë dinjitet

Endri Hasa, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Elbasan, ka vënë në qendër të fushatës së tij çështjen e pensionistëve, duke denoncuar situatën e rëndë ekonomike me të cilën përballen ata dhe duke propozuar masa konkrete për përmirësimin e jetës së tyre.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve, Hasa rrëfen takimet e shumta me të moshuar në Elbasan, ku është përballur me histori prekëse që tregojnë vështirësinë e jetesës me pensionet aktuale. Ai e ka quajtur të papranueshme që pensionistët të trajtohen me lëmoshë dhe theksoi nevojën për një trajtim dinjitoz për ta.

“Pensionistët nuk meritojnë lëmoshë, ata duan dinjitet,” – shprehet ai, duke shtuar se Koalicioni Euroatlantik parashikon një rritje të menjëhershme prej të paktën 20% të pensioneve, si dhe një indeksim të përvitshëm të tyre, bazuar në inflacionin dhe rritjen ekonomike.

Një tjetër masë e rëndësishme e propozuar është rimbursimi i plotë i barnave esenciale, për të lehtësuar barrën financiare të të moshuarve dhe për t’u garantuar qasje më të lirë në kujdes shëndetësor.

Deklarata e plotë e Endri Hasës:

Pensionistët nuk meritojnë lëmoshë, ata duan dinjitet Në qindra pensionistë që kam takuar gjatë këtyre ditëve kam parë pikëllimin dhe rëndesën emocionale në bisedë ku më rrëfenin pamundësitë e tyre ekonomike.

Koalicioni Euroatlantik parashikon një rritje të menjëhershme prej të paktën 20% e pensioneve, për të përmirësuar fuqinë blerëse të pensionistëve si dhe Indeksim vjetor të pensioneve, duke u bazuar në një formulë që do të marrë parasysh inflacionin dhe rritjen ekonomike, për të siguruar që pensionet të ruajnë vlerën e tyre reale me kalimin e kohës. Paratë e pensionistëve nuk do të shkojnë për ilaçe, pasi do ketë një rimbursim të plotë të barnave esenciale, për të ulur barrën financiare të pensionistëve në lidhje me shpenzimet për ilaçe dhe kujdes shëndetësor

Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4️⃣ Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa

Mirela Karabina denoncon përdorimin e administratës publike në Elbasan: “Është shkelje e ligjit”

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik, Mirela Karabina, ka reaguar ashpër ndaj një akti që ajo e cilëson si “skandal elektoral të turpshëm” në qytetin e Elbasanit. Në një deklaratë publike, Karabina denoncon prerjen e një peme për të ekspozuar një poster elektoral të nënkryetares së Bashkisë Elbasan, aktualisht kandidate e Partisë Socialiste.

Karabina iu drejtua me emra konkretë drejtuesve të lartë lokalë dhe përfaqësuesve të PS-së, duke përfshirë Ministrin e Pushtetit Vendor Arbjon Mazniku, kryebashkiakun Gledian Llatja dhe deputetët e zonës, duke kërkuar reagim të menjëhershëm dhe publik.

“Ky veprim tregon arrogancën me të cilën trajtohet hapësira publike dhe dëshmon se si për pushtet përdoret pa ndjeshmëri ndaj ligjit, etikës apo qytetarëve,” – shkruan Karabina, duke e konsideruar incidentin si një tregues të qartë të keqpërdorimit të pushtetit në prag të zgjedhjeve të 11 majit.

Në të njëjtën deklaratë, Karabina denoncoi edhe përdorimin e administratës publike për qëllime elektorale, duke përfshirë drejtues të shkollave dhe mësues të cilët, sipas saj, morën pjesë të organizuar në aktivitetin elektoral të kryeministrit Edi Rama në Elbasan. Ajo e quajti publikimin e fotove të tyre si “pjesëmarrje spontane” një akt tjetër manipulimi.

Ajo njoftoi se do të depozitojë denoncimet pranë SPAK dhe do të informojë OSBE/ODIHR për situatën e krijuar, që sipas saj, dëmton seriozisht klimën zgjedhore.

Deklarata e plotë e Mirela Karabinës:

I drejtohem publikisht drejtuesit politik të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit dhe Ministër i Pushtetit Vendor Z. Arbjon Mazniku, Kryetarit të Bashkisë Z. Gledian Llatja dhe deputetëve të Elbasanit,

Akti i prerjes së një peme në qytetin e Elbasanit, vetëm që të bëhej i dukshëm posteri elektoral i nënkryetares së Bashkisë Elbasan, aktualisht kandidate për deputete e Partisë Socialiste është një skandal elektoral i turpshëm dhe një shkelje e rëndë ndaj pasurisë publike.

Ky veprim tregon arrogancën me të cilën trajtohet hapësira publike, dhe dëshmon se si për pushtet përdoret pa asnjë ndjeshmëri ndaj ligjit, etikës apo qytetarëve.

U bëj thirrje Z. Arbjon Mazniku, Z. Gledian Llatja si dhe deputetëve të PS-së, të mbajnë qëndrim të qartë dhe publik për këtë ngjarje e cila fyen qytetarët dhe cënon standardet e garës zgjedhore.

Gjithashtu denoncoj përdorimin politik të administratës publike, të drejtuesve të shkollave dhe mësuesve, të cilët morën pjesë në mënyrë të organizuar në aktivitetin elektoral të kryeministrit Edi Rama në Elbasan. Publikimi i fotove të tyre në rrjete sociale si “pjesëmarrje spontane” është një tjetër akt manipulimi.

Përdorimi i punonjësve të shtetit dhe i institucioneve publike për fushatë është shkelje e ligjit dhe cënon drejtpërdrejtë lirinë e votës. Të gjitha këto do të denoncohen pranë SPAK dhe do të informoj OSBE/ODIHR, që të jenë të qartë mbi klimën e presionit dhe të keqpërdorimit që po ndodh në këtë fushatë.

Fushata duhet të jetë e ndershme, e lirë dhe në shërbim të qytetarëve, jo e bazuar në shkelje, frikësim dhe propagandë të ulët.

Beso te Shqipëria. Zgjidh të drejtën. Zgjidh dinjitetin.

#shqipëriameritonmëshumë
#elbasanimeritonmëshumë
#voto4

“Nuk mund të lini fatin e fëmijëve në llucën e korrupsionit 12-vjeçar”, Basha në MCN: Më 11 maj ndëshkoni shokët e 7×7=313! Koalicioni Euroatlantik me program dhe ekip pa halle me SPAK

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në një intervistë për televizionin MCN, tha se qytetarët në zgjedhjet e 11 majit duhet të votojnë për ndryshimin dhe kundër asaj që ai e cilësoi si “lluca 12-vjeçare e korrupsionit”. Basha theksoi se zgjedhjet janë një moment vendimtar sepse vota për Edi Ramën është një votë kundër vetes së tyre, kundër fëmijëve të tyre, kundër Shqipërisë. Ai më tej shtoi se vota për numrin 5 është për të nxjerrë shokët e Edi Ramës nga 7×7=313, ndërsa vota për numrin 1, fatkeqësisht shkon për Elvis Roshin dhe Ilir Metën, që sipas tij, janë simtoma të krimit dhe korrupsionit.

Basha tha më tej se e vetmja forcë që nuk është as në biznes, as në mbrojtje të të korruptuarve, është Koalicioni Euroatlantik me numrin 4 me një program që është vulosur nga partnerët euroatlantikë dhe ofron një alternativë realiste dhe të realizueshme. Në përmbyllje, ai u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për veten dhe për të ardhmen e fëmijëve të tyre, duke marrë përgjegjësitë që do të përcaktojë fatin e vendit.

“Qytetarët duhet ta kenë parasysh se më 11 maj do votojnë për bijntë e tyre, për Shqipërinë, ose për Edi Ramën. Vota për Edi Ramën është një votë kundër vetes së tyre, është një votë kundër fëmijëve të tyre, është një votë kundër Shqipërisë. Në këtë diskurs, është tërrësisht e qartë që mesazhi im, mesazhi i Koalicionit Euroatlantik i numrit 4, ka ecur jashtëzakonisht mirë. Por në fund nuk duhet të harrojmë që vendos vota. Dhe më 11 maj, unë si bartës i këtij mesazhi të 140 kandidatët tanë, secili prej nesh kanë nga një votë, çdo qytetar ka nga një votë. Dhe me këtë votë më 11 maj do ta përdor ose për të ndëshkuar korrupsionin dhe për të votuar një alternativë për veten e vet, ose për të vazhduar për t’u zvarritur në llucën 12 vjeçare të korrupsionit dhe pasojat e tij, varfërisë, të shkatërrimit ekonomik, të emigracionit. Ndaj ftesa ime ndaj çdo qytetari është që më 11 maj të vendos në radhë të parë për veten e vet dhe fëmijët e vet. Dhe duke gjykuar cila nga alternativat i përfaqëson më mirë, të marrë përgjegjësi, sepse vota është përgjegjësi, nuk quhet kot zgjedhje.
Do zgjedhësh të marrësh një rrugë e cila të nxjerr nga lluca, apo do të vazhdosh të zvarritesh në llucë. Ka plotë njerëz që do të vazhdojnë të zvarriten në llucë sepse janë përfitues të drejtpërdrejtë të korrupsionit. Mesazhi im nuk i drejtohet atyre, ata do bëjnë gjithçka që të mbeten në llucën e korrupsionit sepse janë përfitues nga mbetja në llucën e korrupsionit. Mesazhi im iu drejtohet atyre që u ka ardhur në majë të hundës me këtë situatë dhe që duan një alternativë të vërtetë. Pse? 5-sa nuk është altrnativë, 5 është për të nxjerr shokët e Edi Ramës nga 7×7=313. 1-shi, e them me keqardhje të madhe, partia esakrificave të demokratëve kësaj radhe nuk është alternativ, sepse kërkohet votë kundër krimit dhe korrupsionit me fjalë, por vota për 1-shin prodhon Elvis Roshin dhe Ilir Metën, që në mënyrë ironike nuk janë kura, por janë simtoma të krimit dhe korrupsionit. Vetëm vota për Koalicionin Euroatlantik për programin tonë tashmë me vulat e Euroatlantikëve si një program realist dhe i realizueshëm dhe për ekipin tonë, ku asnjëri prej nesh nuk është në këtë betejë as për fatet personale, as për t’u mbrojtur nga SPAK-u, as për biznese politike. Vetëm vota për Koalicionin Euroatlantik, numrin 4, është votë që i shërben Shqipërisë dhe shqiptarëve. Thënë me fjalë të tjera, e vetmja forcë politike e cila është në mision dhe as në biznes dhe as në mbrojtje të të korruptuarve, është Koalicioni Euroatlantik me numrin 4”
– tha Basha.

Orjola Pampuri vijon takimet me qytetarët në Tiranë: “Pozitiviteti dhe mbështetja na japin forcë”

Orjola Pampuri, kandidate për deputete e Koalicionit Euroatlantik në kryeqytet, ka vijuar fushatën në terren përmes takimeve me qytetarët dhe përfaqësuesit e bizneseve të vogla në zonën e njohur si Dega 5 në Tiranë.

Në një postim në rrjetin e saj social, Pampuri ndau momente nga kjo ditë intensive, duke e përshkruar atmosferën si të mbushur me energji pozitive dhe mbështetje nga qytetarët. Ajo u shpreh se komunikimi i drejtpërdrejtë dhe i ndershëm me njerëzit është thelbësor për të përcjellë programin e Koalicionit Euroatlantik.

“Pozitiviteti dhe mbështetja na shoqëruan përgjatë të gjithë takimeve tona,” – shkruan Pampuri, duke u bërë thirrje qytetarëve të besojnë tek e ardhmja dhe të votojnë për ndryshimin më 11 maj.

Postimi i plotë:

Bashkë me Rajnën, në Degën 5, Tiranë, takuam qytetarë e ndaluam në biznese të vogla, për të komunikuar programin tonë.
Pozitiviteti dhe mbështetja na shoqëruan përgjatë të gjithë takimeve tona.
Beso tek Shqipëria.
Voto 4 ️, Koalicioni Euroatlantik.
✅ORJOLA PAMPURI

#OrjolaPampuri
#KoalicioniEuroatlantik
#Zgjedhjet11Maj
#TiranaVotonNdryshimin
#Voto4

Shemsi Prençi: “Voto nr. 4 për drejtësi, mirëqenie dhe shpresë për të rinjtë”

Shemsi Prençi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Tiranë, i bën thirrje qytetarëve që më 11 maj të votojnë për një ndryshim të vërtetë në drejtim të një Shqipërie më të drejtë, më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për të rinjtë.

Në një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë, Prençi thekson rëndësinë e votës për të sjellë ndryshimin që Tirana dhe e gjithë Shqipëria meritojnë: një shoqëri me drejtësi të barabartë, rritje ekonomike dhe perspektivë për brezat e rinj.

“Më 11 maj, voto numrin 4,” – apelon ai, duke kërkuar votën në kolonën e Koalicionit Euroatlantik dhe kryq në emrin e tij si përfaqësues i këtij vizioni.

Postimi i plotë i Shemsi Prençit:

️ Më 11 maj, voto numrin 4️⃣, për ndryshimin që Tirana dhe Shqipëria meritojnë!

Për një vend me më shumë drejtësi, mirëqenie dhe shpresë për të rinjtë.

✅ Voto te kolona me numrin 4️⃣, Koalicioni Euroatlantik, me ❌ te emri i kandidatit Shemsi Prençi.

Shqipëria meriton më shumë!

#ShemsiPrençi
#KoalicioniEuroatlantik
#Voto4
#Zgjedhjet11Maj
#ShqipëriaMeritonMëShumë
#TiranaPërNdryshim

Pëllumb Seferi: “Do të përfaqësojmë çdo sakrificë me përkushtim”

Pëllumb Seferi, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Tiranë, ka ndarë një mesazh për qytetarët që çdo ditë përballen me sfidat e jetës me dinjitet dhe përkushtim.

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social facebook, Seferi shpreh respektin e tij të thellë për nënat, prindërit dhe të gjithë qytetarët punëtorë që kontribuojnë për familjen dhe vendin e tyre. Ai thekson se këta janë njerëzit që përbëjnë shumicën e këtij qyteti dhe që e duan Shqipërinë me zemër.

“Mbështetja nga këto njerëz është shpirti i garës më 11 Maj,” – shprehet ai, duke u zotuar se do të përfaqësojë me përkushtim çdo sakrificë përmes angazhimit të tij politik.

Postimi i plotë i Pëllumb Seferit:

Mirënjohje për ato nëna, për ata prindër, që përmes punës së tyre kanë bërë të mundur përballjen e jetës me dinjitet!
Unë besoj se shumica e qytetarëve u përket njerëzve që e duan këtë qytet, që e duan këtë vend, ndaj mbështetja nga këto njerëz është shpirti i garës më 11 Maj!
Ne do të përfaqësojmë çdo sakrificë të këtyre njerëzve përmes përkushtimit.
Voto 4️⃣
Voto Koalicionin Euroatlantik
Voto Pëllumb Seferin

#VotoPellumbSeferi
#PellumbSeferi
#PellumbiPerTiranen
#KoalicioniEuroatlantik
#KEA
#NR4
#share
#shperndaje

Myzafer Elezi: “Jam njëri prej jush – votoni për dinjitetin tonë të përbashkët”

Me një thirrje të sinqertë drejtuar bashkëqytetarëve të tij tepelenas, kudo që ndodhen – në Vlorë, Sarandë apo Ksamil – kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Vlorës, Myzafer Elezi, ka shpërndarë mesazhin e tij elektoral duke theksuar rrënjët e përbashkëta dhe përkushtimin për të sjellë ndryshimin.

“Unë jam njëri prej jush,” – shprehet Elezi, duke u angazhuar për një përfaqësim të dinjitetshëm dhe të ndershëm të komunitetit. Ai kërkon votën e qytetarëve më 11 maj, duke u zotuar se zëri dhe dinjiteti i tyre do të dëgjohen dhe do të përfaqësohen me dinjitet në Kuvend.

Në fjalën e tij, ai thekson se ndryshimi është i mundur kur njerëzit e zakonshëm, me vullnet dhe përkushtim, marrin përgjegjësinë për të vepruar.

Deklarata e plotë e Myzafer Elezit:

 

Të nderuar miq,

Tepelenas kudo që jeni – në Vlorë, Sarandë dhe Ksamil.

Unë jam njëri prej jush. Me rrënjë të përbashkëta, me dashuri për vendlindjen dhe me vullnet për të sjellë ndryshimin që meritojmë.

Më 11 maj, ju ftoj të më besoni votën tuaj. Votoni për emrin tim Myzafer Elezi në listën e Koalicionit Euroatlantik, Nr.4 në fletën e votimit.

Zëri ynë do të dëgjohet.
Dinjiteti ynë do të përfaqësohet.

Faleminderit për besimin tuaj.

Myzafer Elezi
Kandidat për deputet në qarkun Vlorë

#MyzaferElezi
#KoalicioniEuroatlantik
#Zgjedhjet11Maj
#VloraVotonNdryshimin