22.5 C
Tirana
E martë, 10 Qershor, 2025

Lavrov krahason Kosovën me rajonet e Ukrainës, fajëson Perëndimin për shkëputjen nga Serbia

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, akuzoi Perëndimin për shkëputjen e Kosovës nga Serbia, duke argumentuar se parimi i vetëvendosjes së popujve është përdorur në mënyrë arbitrare.

Gjatë “Forumit të së Ardhmes 2050” në Moskë, Lavrov deklaroi se Kosova u shkëput pa referendum dhe pa vullnetin e popullit, duke e quajtur këtë një veprim të padrejtë të Perëndimit.

Ai përdori këtë rast për të justifikuar agresionin rus në Ukrainë, duke akuzuar Europën për mbështetje të “sulmeve terroriste” dhe fushatën për shuarjen e gjuhës ruse në rajonet e Donbasit dhe Krimesë. Lavrov përmendi veçanërisht Britaninë e Madhe si një ndihmës të fuqishëm të Ukrainës në këto operacione.

“Ata u mbështetën në parimin e vetëvendosjes së popujve, në faqen e parë të Kartës së OKB-së. Përmes këtij parimi, në një situatë ku nuk kishte luftëra, as rreziqe konflikti të armatosur, ata e morën dhe e shkëputën Kosovën nga Serbia dhe thanë – është e drejta e vetëvendosjes së popujve. Edhe pse atje nuk pati referendum, askush atje nuk u vetëvendos”, tha Lavrov.

Dështon referendumi në Itali për shtetësinë, feston partia e Melonit: Qëllimi ishte rrëzimi i qeverisë! Nismëtarët pranojnë humbjen

Referendumi i mbajtur në Itali, që synonin lehtësimin e ligjeve për shtetësinë dhe përmirësimin e mbrojtjes në vendin e punës, dështoi të hënën për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve, treguan të dhënat paraprake, raporton AP.

Rezultati përbën një humbje të qartë për opozitën e qendrës së majtë dhe një fitore për kryeministren Giorgia Meloni dhe koalicionin e saj të djathtë në pushtet, të cilët publikisht kishin bërë thirrje për bojkotimin e votimit.

Sipas të dhënave zyrtare nga afro 90% e qendrave të votimit, pjesëmarrja u regjistrua rreth 30% e votuesve me të drejtë vote, shumë më poshtë pragut të nevojshëm prej 50% plus një, që nevojitet për të shpallur të vlefshëm një referendum.

Partia e ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë” e Giorgia Melonit e përshëndeti dështimin e referendumit.

“Qëllimi i vetëm i vërtetë i këtij referendumi ishte të rrëzonte qeverinë Meloni,” shkroi partia në rrjetet sociale, duke shpërndarë një foto të drejtuesve kryesorë të opozitës. “Në fund, ishin vetë italianët që ju rrëzuan.”

Ndërkohë, Maurizio Landini, kreu i sindikatës CGIL, e cila qëndronte pas nismës, pranoi humbjen.

Basti i ri i Empolit, sulmuesi shqiptar pritet të ketë një rol protagonisti

Klubi i Empolit ka rënë në Serinë B në këtë sezon dhe siç ndodh shpesh me këtë skuadër, do të ketë një revolucion me shitjen e “xhevahireve” dhe me afrimin e të rinjve që mendon t’i rritë e reklamojë më pas në elitë. Një prej tyre është edhe sulmuesi shqiptar Stiven Shpendi.

Ish-lojtari i U21 të Shqipërisë, ka qenë i huazuar në këtë vit te Karrareze po në Serinë B dhe ka treguar një paraqitje me ulje-ngritje edhe për shkak dëmtimesh. Por ai tashmë do të kthehet në “bazë” për të treguar se çfarë di të bëjë, duke shpresuar që të përmirësojë bilancin pres 4 golash dhe 2 asistesh në 25 ndeshje të luajtura.

Pas rënies në Serinë B, presidenti i Empolit, Korsi, përmendi Shpendin si një nga emrat e rinj ku klubi do të fokusohej. Kësisoj, për lojtarin shqiptar hapet një dritare shumë e rëndësishme për të ardhmen e tij me një klub i cili ka ditur ndër vite të rritë e promovojë talente.

A e mbron kafeja mëlçinë nga prekja e sëmundjeve?

Një studim i ri i kryer në Mbretërinë e Bashkuar, ka zbuluar se konsumi i kafesë shoqërohet me një rrezik të ulur të sëmundjeve të mëlçisë.

Ky studim në të cilin AgroWeb.org u mbështet, zbuloi se pirësit e kafesë kishin 21 % rrezik më të ulët për sëmundjet e mëlçisë dhe 49 % rrezik më të ulët të vdekjes nga sëmundja kronike e mëlçisë.

Ndërsa përfitimet shëndetësore dukeshin më të larta tek njerëzit që pinin kafe të bluar. Sipas studiuesve, kafeja e bluar përmban nivelet më të larta të disa përbërësve që mendohet se mbrojnë nga sëmundja e mëlçisë.

Edhe pse studiuesit ende po mësojnë se si kafeja mund të luftojë sëmundjen e mëlçisë, ata dyshojnë se kjo është për shkak të vetive anti-inflamatore ose anti-fibrotike.

Ato thonë se kafeja mund të përdoret si një mënyrë e përballueshme, për të ndihmuar në uljen e rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve të mëlçisë.

Kafeina dhe shëndeti i mëlçisë

Ky studim shton provat në rritje se kafeja ofron përfitime për shëndetin e mëlçisë.

Shumë studime të mëparshme tregojnë për një rrezik më të ulët të cerozës, përmirësime të sëmundjes së mëlçisë yndyrore, nivele më të ulta të shtrimit në spital dhe vdekshmërisë nga ceroza.

Gjithashtu studimet kanë treguar se konsumi i kafesë është i lidhur me uljen e niveleve të enzimave të mëlçisë.

Nivelet e larta të enzimave të mëlçisë ndonjëherë mund të jenë shenjë e inflamacionit ose dëmtimit të mëlçisë.

Sipas studiuesëve është e vështirë të përcaktohet se si dhe pse, kafeja mund të luftojë sëmundjen e mëlçisë.

Dhe sipas tyre mund të ketë edhe faktorë të tjerë kontribues që nuk janë identifikuar ende.

Prandaj nevojiten më shumë kërkime për të mësuar sesi kafeja, mund të përmirësojë problemet e mëlçisë.

Sa kafe duhet të pini?

Ekspertët rekomandojnë një deri në dy filxhanë me kafe të zezë, në ditë.

Njerëzit që shfaqin urth ose kanë probleme gastrointestinale duhet të përshtasin konsumin e sasisë së kafesë në varësi të tolerancës që kanë.

Përveç kësaj, njerëzit me sëmundje të rënda kardiake ose presion të lartë të gjakut duhet të shmangin kafenë e tepërt nëse përkeqëson gjendjen e tyre./AgroWeb.org

Nesër do themi ishte koha kur patriotët flinin gjumë

Nga Gjergji Nika

Një valë e gjerë “patriotësh” dhe patriotizmi ka përfshirë politikanë , artistë ,dhe më së shumti, qytetarët , janë zgjuar këto ditë, duke pushtuar stadiumin , sheshet, mediat online dhe rrjetet sociale dhe duke mbeshtetur kombetaren Shqiptare per ndeshjen Shqipëri – Serbi.

Patjetër diçka shume pozitive e cila na ngre moralin dhe atdhedashurinë.

Por sikur të ishin ngritur dhe te pushtonin rrugët ,mediat dhe ekranet një ditë patriotët edhe për degjenerimin e ekonomisë, politikës ,artit dhe të kulturës në Shqipëri, për degradimin e arsimit, padrejtësitë dhe pabarazinë e shqiptarëve përballë ligjit, për deformimin e demokracisë që e mban larg BE-së, nepotizmin, grabitjen në këto 35 vjet të pasurisë kombëtare nga njerëz të veshur ose jo me pushtet, papunësinë, emigrimin, rritjen e paarsyeshme dhe të vazhdueshme të çmimeve dhe taksave etj, etj.

A nuk do të ishte ky një lloj patriotizëmi më i vlefshëm, më i dobishëm!

Pse sepse sot “patrioti” shqiptar kur është kaq e thjeshtë: Le të shkojë në festën kombëtares ne stadium por duhet të shqetësohen sot patriotët e vërtetë për xhepat e disa njerëzve të tjerë në Tiranë dhe Shqipëri, shumica pa asnjë vlerë morale, të cilët për më tepër, bërtasin për “patriotizëm” nga resortet luksoze turistike, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që ata të jenë edhe nën efektet e lëndëve narkotike!

Nesër do të jetë shume vonë dhe pasi të kete degraduar gjithçka do themi ishte koha kur patriotët flinin gjumë.

Si e parashikoi Ben Blushi, izolatrikun Berishë në 2025!!

Nga Ermal Peçi!

Ishte viti 2014 kur në atë kohë një prej njerëzve më euruditë që kishte Partia Socialiste filloi të paralajmëronte pasojat që do të kishte Shqipëria, dhjetëvjeçarin e ardhshëm në qoftë se Edi Rama nuk do të ndryshonte mënyrën e qeverisjes. Ben Blushi publikoi një libër me ese, ide dhe debate, të cilën e titulloi “Hëna e Shqipërisë”.
Një libër që trazoi ujërat e shoqërisë dhe ngjalli debate të shumta si brenda mazhorancës dhe brenda opozitës gjithashtu duke anatemuar frymën pesimiste dhe artikular mendime mbi baza optimiste, por që treguesi i të vërtetës, koha, i dha të drejtë Ben Blushit.
Në atë kohë askush nuk e dinte që Sali Berisha do të vinte një moment e do të shpallej “non grata” dhe askush nuk do ta besonte se ai do të ishte luditi i progresit brenda të djathtës dhe do të kishte peshën kryesore në rolin e izolantrikut shqiptar.
Ben Blushi shkruan se: “Shqipëria duke pasur dhe sëmundjet e veta ndoshta do të vuajë edhe më shumë si çdo trup i lodhur që pëson kolaps edhe nga një grip i huaj. Ndikimi në Shqipëri do të jetë ekonomik, por gradualisht edhe politik.
Pakënaqësia për klasën politike do të rritet. Shqiptarët do të bëhen edhe më skeptikë për partitë e tyre duke besuar se mungesa e reformave, rënia ekonomike, borxhet, papunësia dhe korrupsioni kanë përgjegjës ata që kanë zgjedhur”. Ky është terreni i përsosur ku do të lindin anti perëndimorë si në elitën politike edhe në elitën financiare sepse në realitetin shqiptar elita politike dhe elita financiare po bëhet një trup i vetëm, pra oligarkët e Sali Berishës u bënë oligarkët e Edi Ramës, pra duke ndryshuar vetëm fanellat, por duke luajtur në të njëjtën fushë futbolli që e ka emrin Shqipëri.
Ben Blushi ndër të tjera thotë: “ Kur flas për izolatrikët kam parasysh një njeri, i cili mendon se jeton mirë në habitatin e vet dhe arsyet për ta ndryshuar atë janë të vogla për të mos thënë të panevojshme. Izolatriku shqiptar është i pasur.
Ai e nis ditën njëlloj, pavarësisht se çfarë ndodh përrreth tij, në Shqipëri ose në botë dhe e mbaron duke llomotitur të njëjtat thashetheme të detajuara çdo mbrëmje”.

Rasti tipik është i Sali Berishës, me një gjuhë të vjetër me mendësi të një kohe të kaluar, të paaftë për të përcjellë shtetformim, bashkimin e të djathtës apo opozitës, politikbërje të shëndetshme, mirëqenie, janë vetëm simptomat e izolatrikëve shqiptarë, të cilët flasin si perëndimorë, por sillen si orientalë e përçues kaosi.

Sot, në vitin 2025, kjo diagnozë e Ben Blushit jo vetëm është vërtetuar, por është thelluar dhe institucionalizuar. Sali Berisha, edhe pse i shpallur “non grata” nga aleatët strategjikë të Shqipërisë dhe i kufizuar në veprim politik, refuzon të hapë rrugë dhe vazhdon të mbajë peng një opozitë që po shkrihet nën peshën e një lideri të së kaluarës. PD nuk është më një forcë me aspiratë për të fituar, por një mbetje e një lavdie të konsumuar, që vërtitet rreth një figure të vetme. Humbja në çdo qark, rënia e përqindjes së votës nga 2021 në 2025 – në disa raste me 22 deri në 41% – tregon jo vetëm krizë elektorale, por krizë shprese.

E megjithatë, Berisha, si çdo izolatrik, e nis ditën si gjithmonë: me mohimin e realitetit dhe përfundon duke ricikluar mantrat e tij mbi “bashkime historike” dhe “fitore të afërta”, ndërsa realiteti matet me votë, dhe vota është dënim. Ai shkon edhe në Parlamentin Europian, ku paraqet Shqipërinë si një vend të zhytur në diktaturë dhe krim, duke harruar se përballë ka diplomatë e eurodeputetë që e njohin vendin më mirë se ai, siç dijnë e marrëveshjet e fshehta. Ai shkon atje jo për të përfaqësuar Shqipërinë, por për ta përdorur atë si alibi personale, për të zhvatur një lloj legjitimiteti ndërkombëtar që koha ia ka mohuar.

Dhe ajo që është më e frikshme në këtë tablo, nuk është veprimi i Berishës, ai është i parashikueshëm, por heshtja e të gjithëve rreth tij. Askush nuk flet për “non gratën”, askush nuk e problematizon këtë fakt si një barrë për të ardhmen e opozitës. Deputetët, figurat e reja, analistët që dikur flisnin për standarde, sot bëjnë sikur ajo nuk ekziston. Ky është normalizimi i izolimit, i përjashtimit, i mohimit të realitetit – pra është jetë e plotë e një izolatriku, e kthyer në doktrinë politike.

E nëse në vitin 2014 Blushi fliste për rrezikun që Shqipëria të kthehej në një organizëm të lodhur nga gripi politik, sot ajo duket se është në koma demokratike. Sepse izolatriku nuk vdes, ai thjesht zgjat vetëminë, dhe për aq kohë sa gjen duartrokitës, ai beson se është i gjallë. Problemi është se me të, po mbytet edhe e vetmja mundësi për një opozitë të re, për një Shqipëri që do të shohë nga e ardhmja, jo nga dritarja e errët e viteve ’90.

Kujtime nga Spaçi: Ish-të burgosurit ritakohen në betejën ‘për mbrojtjen e ferrit’

Nga Blerina Gjoka

Në sheshin mes dy godinave që qëndrojnë ende në këmbë të ish burgut famëkeq të Spaçit, dy burra përqafohen dhe për një copë herë, qëndrojnë shtrënguar në krahët e njëri-tjetrit.

Njëri është Fatos Lubonja, publicist, shkrimtar dhe ish i burgosur për 17 vjet në burgjet e diktaturës komuniste. Tjetri është Gjergj Lekaj, 78 vjeç, i arrestuar kur sapo kishte mbushur të 18-at për tentativë arratisje nga kufiri dhe gjithashtu ish i burgosur në Spaç.

Në një diell përvëlues të shtunën, të dy kishin udhëtuar në mënyrë të pavarur për t’iu bashkuar një proteste kundër ndërhyrjeve në ish-kampin e Spaçit në funksion të skenografisë së një filmi.

Kujtimet që i bashkojnë lidhen më shumë me ndjesitë se sa me ndodhi.

“Ditën e parë të punës në minierë Fatosi e ka bo me mua,” na thotë Lekaj, ndërsa e kujton ardhjen e Lubonjës në kamp edhe për shkak të bujës që krijonte dënimi i intelektualëve të kohës. Babai i tij, Todi Lubonja, ish drejtor i Radio Televizionit Shqiptar, u dënua pas festivalit të 11-të dhe bashkë me të nisi kalvari i vuajtjeve edhe për familjarët e tij.

“Ishte i ri, po ishte më i zgjuari nga të burgosurit e ishte i vetmi njeri që nuk hapej, rrinte më shumë vetëm, rrinte në bibliotekë. Më thoshte: Gjergj, nuk ka mënyrë më të mirë me e kalu atë pak kohë të lirë,” kujton Lekaj, ndërsa e quan Lubonjën një shembull të rezistencës për të burgosurit e tjerë.

Lubonja nga ana tjetër ka një përshkrim tjetër për ditën e tij të parë në galeri dhe Gjergji i vjen në kujtesë si një burrë që i ka dhënë sigurinë për të shkëmbyer dy fjalë, në një vend ku përveç vuajtjes, duhej t’i ruheshe edhe rrezikut të ridënimit.

“Gjergjin e takova me mall, ishte ai djali i fortë, por i drejtë,” thotë Lubonja, ndërsa i kujtohen ende rrëfimet e tij se si kishte goditur një oficer.  “Po më rrihte shokun me të cilin haja bukën, ndaj iu ktheva,” e tregon me krenari edhe pas kaq shumë vitesh atë moment Gjergji, akt i cili i kushtoi dhe një dënim tjetër me 2 vite plus.

Ritakimi i tyre në Spaç lidhet në dukje me një paradoks – ata kanë ardhur që të mbrojnë ‘ferrin’ e tyre nga restaurimi, pasi ndërhyrja e nisur nga qeveria parashikon punime ndërtimi, mure me blloqe të reja dhe suvatime të objekteve që fshijnë gjurmët e kohës.

Lubonja, si një ciceron i vuajtjes, u tregon aktivistëve të rinj në protestë fizionominë e kampit në 10 vitet e fundit të funksionimit të tij, para se të mbyllej përfundimisht me rënien e diktaturës në vitin 1991.

Ai ndalon në mes të shkallëve dhe prek me duar dy copa hekuri që shfaqesh disa centimetra mbi beton. “Këto janë shumë të rëndësishëm, sepse janë shenjat e portës që ndante zonën e të burgosurve me zonën lart të komandës. Ky ishte kufiri ynë që nuk mund ta kalonim,”thotë ai.

Më tej, Lubonja shpjegon një vizatim mbi beton që tregon në fakt një lojë ‘tresh’, ku të burgosurit krijonin mundësitë e ndonjë argëtimi të vogël mes tyre pas punës së rëndë në minierë, kohës së dënimit nëpër biruca, një ushqimi të keq dhe mësimeve të partisë që ishin të detyruara.

“Sa të burgosur kanë luajtur këtu? Si mund ta bësh të re këtë?” pyet ai në mënyrë retorike.

Në godinën që shërbente si fjetore janë ende shenjat në mure që tregojnë vendosjen e krevateve në 3 kate në dhoma ku flinin 30-40 veta.

Përballë saj, taraca e dikurshme që qëndronte si një ballkon mbi humnerën e malit nuk ekziston më, por disa tulla të kuqe të reja presin që të përdoren sipas projektit të miratuar nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Kjo ështe papranueshme për Lubonjën dhe bashkëvuajtësit e tij, që e shohin këtë tentativë restauruese si një shkatërrim të kujtesës dhe falsifikim të historisë.

“Çdo gur ka një gjë për të treguar këtu dhe nuk mund të zëvendësohet me një gur të ri,” këmbëngul ai.

Të rinjtë në mbrojtje të historisë

Publicisti Fatos Lubonja shërbeu si një ciceron i vuajtjes gjatë protestës së të shtunës në Spaç. Foto: Blerina Gjoka.

Burgu- kamp i Spaçit u ndërtua nga regjimi i Enver Hoxhës në vitin 1968 për të shfrytëzuar punën e krahut të mijëra të burgosurve politikë në nxjerrjen e bakrit dhe piritit në minierë. Edhe pse është simboli i brutalitetit të regjimit totalitar shqiptar, në tre dekadat e fundit kanë dështuar përpjekjet e ish-të përndjekurve për ta konservuar këtë monument, me qëllim kthimin në një muze.

Një vit më parë, një plan-menaxhimi i miratuar nga Ministria e Kulturës dhe i konsultuar me të gjithë aktorët e shoqërisë civile parashikon konservimin e asaj çfarë ka mbetur nga godinat dhe përdorimin e njërës prej tyre në hyrje të ish-burgut si një hapësirë për të bërë muze.

Sipas aktivistëve të rinj që kanë inicuar dhe një peticion për ndalimin e punimeve, ndërhyrjet e nisura janë në kundërshtim me këtë plan menaxhimi dhe nuk marrin parasysh dëshmitë e atyre që kanë vuajtur në këtë kamp pune të detyruar.

Vilson Blloshmi, 26 vjeç, një prej organizatorëve të tubimit, e sheh aktivizmin e tij jo vetëm si një mbrojtje të trashëgimisë kulturore, por dhe si një ruajte të trashëgimisë së tij familjare.

Ai mban emrin e xhaxhait të tij, poetit Vilson Blloshmi që regjimi komunist e ekzekutoi pse guxoi të shprehte revoltën në disa vargje.

Në Spaç kanë vujatur dënimin babai dhe gjyshi i tij. “Për herë të parë kam qenë këtu 10-11 vjeç dhe megjithese nuk mund të kuptoja shumë, e papërshkrueshme ishte ndjesia revoltuese të shikoja dhomat ku kishte vuajtur gjyshi dhe babai,” i tha ai BIRN.

Sipas Blloshmit, “Spaçi nuk është thjesht një burg, është kujtim dhe ndjesi”, ndaj ai këmbëngul që duhet të ruhet siç është dhe jo të zbukurohet.

Edhe Sidorela Vatnikaj ka lindur pas rënies së diktaturës, por ishte ndër të parët aktivistë që kundërshtuan projektin restaurues të qeverisë për Spaçin, një vend për të cilin ajo e ka krijuar perceptimin nga kujtimet e Fatos Lubonjës në librin “Jetë burgu”.

“Çfarë po ndodh në Spaç nuk është vetëm dhunim i një vendi shumë të rëndësishëm të kujtesës tonë historike, ama edhe vijimësi e një logjike të mbrapshtë dhe dashakeqe për të na e mohuar të drejtën për ta njohur të kaluarën siç ka qenë, duke ia njohur edhe vrasësit, edhe viktimat, për t’u përballur me të dhe si të rinj, për t’u shkëputur përfundimisht prej saj, që të mund pastaj të ndërtojmë një të ardhme, pa të,” tha Vatnikaj.

Beteja për Spaçin nisi një javë më parë, kur disa foto që tregonin një godinë të lyer me bojë të bardhë nisën të qarkullonin në rrjet pas një statusi në facebook nga Arnen Sula, një tjetër i ri aktivist, që prej vitesh po angazhohet me projekte për mbrojtjen e memories me organizatën e tij “Tek Bunkeri”.

Sula me profesiona arkitekt thotë se nuk mund të bëhen ndërhyrje në objektet e mbetura të ish burgut pa respektuar kujtesën e këtyre njerëzve.

“Ndjej si përgjegjësi ndaj të vërtetës së tyre që të reagoj,” i tha ai BIRN-it, ndërsa shton se “kemi të bëjmë me një projekt rindërtimi estetiko-skenografik, jo me një ndërhyrje konservimi që ruan gjurmën e dhimbjes dhe materialin origjinal”.

Protesta e së shtunës ishte e dyta radhazi në Spaç, pasi një reagim i mëparshëm që përfshiu shoqatat e ish të përndjekurve politikë dhe familjarë të tyre u mbajt të enjten, ku po ashtu u kundërshtua kjo ndërhyrje.

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, i mbrojti fillimisht ndërhyrjet dhe shpërndau një deklaratë ku fyente kundërshtuesit e projektit si “Sanço Pançot e politikës së vjetër”. Në një reagim të dytë, ai uli tonet dhe tha se çdo ndërhyrje do të bëhej duke respektuar dëshmitë dhe premtoi se do të respektohej plani i menaxhimit.

Ndërkohë, të hënën, komisioni parlamentar për Median dhe Edukimin vendosi që ta thërrasë Gonxhen në një seancë dëgjimore për të adresuar shqetësimin publik për këtë projekt të kontestuar./birn

Ish-të dënuar dhe aktivistë të rinj bashkojnë forcat për mbrojtjen e kujtesës në Spaç. Foto: Blerina Gjoka.

“Ata kane 40 vjet qe kane vdek…. Çna duhen ne!”

Nga Enriketa Papa

Dje ishte 40 vjetori i Revoltes se Qafë Barit, një “repart edukimi per te dënuar me heqje lirie”, ku me 1984, disa te denuar aty, refuzuan t’u bindeshin urdherit te gardianeve te burgut, per te plotesuar normen e punes ditore ne miniere. Si rrjedhoje e nje perleshje dhe agresiviteti te gardianeve, per te futur ne “birruce” refuzuesit, shpertheu revolta, dhe shuarja e saj me dy te pushkatuar, ridenime te renda per pjesemarresit nga ushtaret dhe forcat e Ministrise se Brendshme.

Reparti burg i riedukimit me nr 311 Qafë Bari ishte hapur ne vitin 1982 ne nje zone shume te thelle ne zonen e Pukes, mbi Fushë Arrëz, prane nje miniere bakri, ne te cilen punonin punetoret.
Udhetimi studimor deri ne Qafe Bar, zgjati 4 ore me makine prej Tiranes. Qellimi im ishte qe studentet te njihnin qellim kete vend kujtese ku ne te do mblidheshin ish te burgosur, disa politikane te djathte, gazetare te ftuar dhe dy profesore historie me studentet dhe studiues, nje rast per ta per t’u njohur me cka ndodhur, te flisnin me te burgosur dhe per te vizituar burgun.
Megjithate, pritshmerite jo perhere perkojne me realitetin.
Teksa dolem nga makina fuoristrade, disi te lodhur nga udhetimi i gjate, u befasova me nje vend kujtese te abandonuar dhe te shkretuar (ruined). Nje godine kryesore, 4 kateshe, pa dyer, pa dritare, me mure disi te mbajtura ende me bojatisjen e dikurshme, por qe me dha pershtypjen e nje “ghosts’ house”.
Gjithcka perreth dukej e rrenuar, nje vend i vogel, nje qiell blu te mahnitshem, dhe ajer te paster twe me mbushui mushkerite, aq sa do mbartha dhe ca per ne Tiranen e ndotur.
Hidhja syte perreth per te pare ndertesa te tjera te burgut, ku me mendjen time fusja 500 te burgosur qe kisha lexuar neper dokumenta arkivore mbi Qafe Barin. Apo 1000 qe me thane ne bisede e siper nja dy ish te burgosur aty.
“S’pashe gje”, brofa me habi
– I kane prishur m’u pergjigj, Xhevdet Pashai nga Vlora, ish i burgosur me 1988-1990.
– Nuk kane dashur te linin gje, cdo gje e shkaterruan. 34 vjet ne jemi ende te persekutuar, sna lane te benim parti… ne jemi opozita e vertete e ketij vendi, shtoi teksa mbarte emocione dhe mllef ndaj politikes ne keto vite post komunizem ne Shqiperi. Je lab tipik, qe s’pertonte te bzate mllefin e akumuluar ne keto 34 vjet kaosi politik.
– Meqe qenke pedagoge, me tha nje tjeter i burgosur 3,5 vjet ne Qafe Bari, Beqir Çaushi nga Tepelena, na angazho, te vi t’u flas studenteve per kete vend. Te dine cka ndodhur! Une jam arratisur prej ketej e me kapen….

I mora nr e telefoninit me deshiren per t’u ritakuar dhe shkembyer bashkepunim me te dhe aktivitetet e departamentit te historise.

Teksa bisedoja, ngjisja shkallet e se vetmes godine me kate, ku mund te hipje, fotografoja dhe filmoja me telefon ambjentet e çjerra prej se shkuares, te abandonuara, ne rrenim e siper, lexoja mureve emrat e kurajozeve, te pushkatuareve, te revoltuareve, pashe dhomat e “fjetores”. Dhoma te vogla ku imagjinata ime nuk perceptonte dot numrin e te burgosurve ne to, 20, 30, 50…?
Ne nje tjeter dhome, ishte nje oxhak, dy shtreter nje derrase dhe nje si me suste, as dyer as dritare, vetem te shkruara ne mur:
“Agim Karaj perjete kujtimi i tij, djali nga Labëria”!
“Greva e urise Qafe Bari – Dush-Huanito Martini,
Kostandin Gjordeni, Xhevdet Pashai, Ilir Çullhaj”

Xhevdeti qe me tregoi disi me tonin tipik te hakerruar e inatosur prej labi ndaj mosperfilljes se vuajtjeve te te burgosurve nga politika ne Shqiperine post-komuniste, paska qene nje nder pjesemarresit e greves se urise, kuptova.
Kudo pashe dhimbje tek syte e bashkevuajtesve ne kete vend kaq te larget, te mbyllur, te izoluar, te mbingarkuar me normen ne miniere, dhe ajrit te paster, qiellit blu te mrekullueshem, qe dukej se ishte kontrasti me i madh “mes burgimit dhe lirise”.
Ne rruge e siper kthimit, pyeta studentet qe nuk e fshihnin llodhjen e merzitjen e nje udhetimi kaq te madh, – si ju duk udhetimi? Mos harroni nuk do ju bej provim, por do beni ese, prezantim ne power point apo filmim, pershtypjet tuaja nga ky udhetim….

– Nuk kisha degjuar asnjehere per te zysh, me tha Indriti, vetem per Spaçin!
– Zysh, shtoi Livia, skisha qene ndonjehere ne te, kishte dy krevate te abandonuara ne katin e dyte, dhe rroba….
– Nuk ma merrte mendja zysh, me tha Danjeli qe nje nga ata zoterinjte pleq, njihte gjyshin tim…

Tek restoranti ne kthim e siper per te ngrene dreken ne oren 6pm, Klajdi dhe Klejdi nuk ma fshehen merzitjen e nje udhetimi kaq te gjate, kur iu “hakerreva” se pse kishin bere numra ne furgon, kishin vonuar grupin tjeter te studenteve te na bashkoje ne te furgonit te pare, se ishin ulur te hanin, sic me thane “full meal me pule e pilaf”.
– Po jo o zysh, 20 minuta i vonuam….
– Ore çuna ju thashe, po imagjinoni ata njerez qe jane sjelle ketu me kamiona si te burgosur, 19-20 vjecare? Atehere ska pasur rruge si tani, me autostrade, por udhetonin me ore te tera per te atdhur ketu, ne kete burg….
– Ouuu me tha Klajdi, ata kane 40 vjet qe kane vdekur…. Çna duhen ne!

Ngela! Asnje fjale! Pas 2 minutash gjeta nje argument, por qe ato fjale te tij, “… kane 40 vjet qe kane vdek! … çna duhet ne!” Me rrine si çekan mbi koke dhe tani tek hedh keto rrjeshta kujtesenne ditarin pas udhetimit.
Çfare dine ata mbi te kaluaren komuniste?
Ç’dine te rinjte mbi dhunen?
Ç’kane lexuar mbi diktaturen ne librat e shkolles?
Ç’kane vizituar me projektet ne shkollen e mesme?
M’ kujtua nje bisede me Danjelin ne Qafe Bar, gjate shkolles se mesme nuk benin te tilla projekte o eskursione. Sa mire qe na solle. Ne shkolle te mesme, na conin eskursion te Teg ose kinema…
Nuk morra me pjese ne to. Pse keq per te shkuar ne kinema me shkollen isha une?

Pas ketij udhetimi aq strapacues per te gjithe ne, them se ia vkejti per te kuptuar urgjencen e ruajtjes we Qafe Barit nga rrenimi total. Na duhet per te mos harruar sakrificat dhe vuajtjet e viktimave.

Bie interesimi për shkollim në Kosovë, më pak nxënës dhe studentë

Agjencia e Statistikave të Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka publikuar të dhënat zyrtare për arsimin në Kosovë për vitin shkollor 2024/2025. Të dhënat për vitin shkollor 2024/2025 tregojnë një rënie të lehtë të numrit të përgjithshëm të nxënësve dhe studentëve në sektorin publik dhe privat, krahasuar me vitin paraprak.

Në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët u regjistruan gjithsej 208.515 nxënës:

Krahasuar me vitin 2023/2024 (215.431 nxënës gjithsej), ka një rënie të përgjithshme, por një rritje të lehtë të numrit të nxënësve në sektorin privat.

Në arsimin e mesëm të lartë për vitin 2024/2025 janë regjistruar 63.551 nxënës, nga të cilët:

Këto të dhëna përfaqësojnë një rënie krahasuar me vitin 2023/2024, kur kishte 65.757 nxënës në total. Rënia është më e theksuar në institucionet private.

Numri i përgjithshëm i studentëve për vitin akademik 2024/2025 ishte 64.817:

Në vitin paraprak 2023/2024 ishin 70.357 studentë, nga të cilët 39.033 ishin në sektorin publik dhe 31.324 në sektorin privat, që do të thotë se numri i studentëve ka rënë në të dy sektorët.

Megjithatë, arsimi parashkollor shënon rritje të numrit të fëmijëve të regjistruar, veçanërisht në institucionet private.

Gjatë vitit 2024/2025, numri i fëmijëve të përfshirë në çerdhe dhe institucione parashkollore ishte 34.038, që përfaqëson një rritje prej 1.220 fëmijësh krahasuar me vitin e kaluar (32.818).

Për krahasim, në vitin 2023/2024 këto shifra ishin:

Kjo rritje e pjesëmarrjes në arsimin parashkollor privat tregon një interesim në rritje për këtë sektor./ Monitor

Apeli i GJKKO rrëzon Veliajn, kryebashkiaku i Tiranës do të qëndrojë në burg

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

I arrestuar prej 10 shkurtit, Veliaj kërkoi zëvendësimin me një masë më të lehtë sigurie.

Sipas vendimit të marrë nga Apeli i Posaçëm, Veliaj duhet të qëndrojë në qeli.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po mbahet në ambientet e paraburgimit të Durrësit.

Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa akuzohen nga SPAK për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe fshehje pasurie.