31.5 C
Tirana
E martë, 12 Gusht, 2025

Hipokrizia me kërkesën për ndryshimin e sistemit

Nga Red VARAKU

Edhe amatorët e politikës e kanë të qartë që thelbi i krizës në vendin tonë nuk është asfare pasojë e sistemit, por është pasojë e drejtëpërdrejtë e lidhjes simbiotike të politikës me krimin. Sistemi politik thjesht reflekton krizën e rëndë ku e ka futur vendin kombinimi vdekjeprurës i politikës me krimin.

Ndryshimet kushtetuese, që u bënë në vitin 2008 pretendonin të parandalonin pikërisht këtë fenomen që kemi dhe sot. Përfaqësimin politik dhe marrjen peng të demokracisë nga një grup i vogël njerëzish me qëllim plaçkitjen e vendit dhe sundimin e këtij populli.

Por, këto ndryshime jo vetëm që nuk e parandaluan këtë fenomen, por u bënë shkak që ai të konsolidohej edhe më shumë. Ato sollën një deformim të rrezikshëm të demokracisë, që në çdo rast mund të shndërrohet në ekploziv që mund të na hedhë në erë të gjithëve ,nëse nuk marrim masa dhe e parandalojmë. Kjo për faktin e thjeshtë se asnjë sistem në botë, sado i sofistikuar qoftë, nuk mund ta ndalojë degradimin që sjell lidhja e politikës me krimin.

Nuk ka asnjë argument që vërteton që kriza e thellë ku ndodhet sot vendi, është për shkak të dobësisë së sistemit. Kriminalizimi i shtetit dhe kthimi i tij në një instrument të krimit të organizuar për të vjedhur zgjedhjet dhe për të plaçkitur më pas pasuritë e këtij kombi, as që ka lidhje me sistemin, por është pasojë e degradimit që i vjen çdo lloj sistemi për shkak të lidhjes me krimin.

‘Virusi’ që ka nxjerrë jashtë loje sistemin tonë do të neutralizonte çdo lloj sistemi, madje edhe ata më të konsoliduarit. Ai është i paparashikueshëm dhe i pakontrollueshëm.

As konstitucionalistët më në zë në të gjithë botën nuk mund ta parashikojnë këtë që ka ndodhur në vendin tonë. Që politika të bëjë aleancë me krimin për të sunduar qytetarët e saj, është thjesht e paimagjinueshme, madje është kriminale.

Pra, është fare naive të mendohet që fenomeni më i rrezikshëm që po vuan sistemi aktual, që është rrënimi i demokracisë për shkak të asgjësimit të procesit politik, nëpërmjet bashkëpunimit me krimin, infiltrimit të krimit dhe kasnecëve të tij në nivele të larta të qeverisjes, mund ndalohet përmes ndërrimit të sistemit. Ky mutacion politik mund të ndalohet vetëm përmes shkatërrimit të kësaj aleance të rrezikshme, e cila ka krijuar këtë përbindësh, që po na rrënon të gjithëve.

Nëse nuk e ndërpresim këtë aleancë, edhe një sistem zgjedhor perfekt do të sillte të njējtin produkt, të njëjtin përbindësh. Vetëm pasi ta asgjësojmë këtë përbindësh, do të kemi mundësi të mendojmë për masat parandaluese që duhet të ndërmarrim në mënyrë që të kemi imunitet ndaj viruseve të tilla shkatërruese.

Ndaj, çdo kërkesë për ndryshim sistemi, sidomos kur vjen me mbështetjen e atyre që deri tani kanë qenë veglat më të diskretituara të pushtetit, është më së paku injorancë e pafajshme, në mos është një përpjekje dinake për të devijuar thelbin e debatit politik në këto momente shumë të vështira që po kalon vendi.

Shqipëria merr kryesimin e OSBE, reagon Berisha: Kësaj i thonë Kallam diplomaci dhe minak injorance!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas marrjes së kryesimit të OSBE nga Shqipëria. Berisha shkruan në një postim në Facebook se, dy narkoministrat e jashtëm të Shqipërisë, zëvendësues të njeri-tjetrit, Kallam Diplomati dhe minak diplomati kërkuan vizë diplomatike për të dërguarin e tyre pa kërkuar aprovimin për hapjen e misionit diplomatik në Kiev ndonëse vendimin për këtë e kanë marrë që në tetor.

Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Kesaj i thone Kallam diplomaci dhe minak injorance!

Nje turp diplomatik, injorance dhe diletantizem!

Miq, dy narkoministrat e jashtem te Shqiperise, zevendesues te njeri tjetrit, Kallam Diplomati dhe minak diplomati kerkuan vize diplomatike per te derguarin e tyre pa kerkuar aprovimin per hapjen e misionit diplomatik ne Kiev ndonese vendimin per kete e kane marre qe ne tetor. Ndaj dhe viza nuk u leshua nga autoritetet e Ukraines. Kesaj i thone Kallam diplomaci dhe minak injorance!

Per me hollesi per kete skandal lexoni tek syri.net ne linkun e meposhtem. sb

https://www.syri.net/…/kryesimi-i-osbe-si-u-be-qesharake-q…/

Vrasja e ish-pronarit të Tv/ Berisha: Së shpejti Mafia e Edvinit do verë në përdorim për lehtësi edhe dronët?!

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar momentet e ekzekutimit të Kastriot Reçit në Rrëshen, të ndodhur pak ditë më parë.

Sipas ish-kryeministrit, mafia e Ramës së shpejti do të vendosë në përdorim dronët, për lehtësi vrasjes.

‘Ekzekutim mafioz me snajper në mes të sheshit i Kastriot Reçit!

Së shpejti Mafia e Edvinit do vërë në përdorim për lehtësi edhe dronët?!’, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

Ekzekutim mafioz me snajper ne mes te sheshit i Kastriot Reçit! Se shpejti Mafia e Edvinit do vere ne perdorim per lehtesi edhe dronet?! sb

Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 9. Januar 2020

Ish-deputeti publikon videon: Dy faqezinjtë që larguan me forcë nga godina qytetarët e prekur nga tërmeti

Dy faqezinj, i ka cilësuar ish-deputeti i PD, Klevis Balliu, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn, duke i akuzuar drejtpërsëdrejti për shembjen e banesave të qytetarëve në zonën e Unazës së Re.

IKMT nisi sot aksionin për shembjen e disa ndërtesa në këtë zonë, për t’i hapur rrugë projektit për zgjerimin e rrugës.

Por ish-deputeti Balliu në një postim në rrjet shkruan se, “sot me dhunë dhe forcë ata larguan qytetarët e prekur nga tërmeti, të cilët që prej asaj dite ata ishin strehuar në godinën Egi Center”.

Postimi i plotë i ish-deputetit Balliu

RAMA E VELINA E BASHKISË DY FAQEZINJ

Sot me dhunë dhe forcë ata larguan qytetarët e prekur nga tërmeti, të cilët që prej asaj dite ata ishin strehuar në godinën Egi Center.

Ata u sulën sot si pushtues për të shembur shtëpitë e qytetarëve që të mbulojnë vjedhjen e tyre tek Unaza.

Këto akte barbare dhe mafioze tregojnë qartazi se qeveria nuk ka hall ti japë zgjidhje problemeve të qytetarëve nga tërmeti por të grabisë pronat e qytetarëve për KULLAT E OLIGARKËVE.
TURP

Gepostet von Klevis Balliu am Donnerstag, 9. Januar 2020

Rama si dele në OSBE/ Reagimi i fortë: Gjynah për Shqipërinë se ç’kryeministër ka!…

Shqipëria mori sot zyrtarisht kryesimin e OSBE-së dhe kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij në Vjenë Sekretarin e Përgjithshëm Thomas Greminger. Ky i fundit tha se, vendi ynë ka ecur përpara dhe se ekipet e saj kanë bërë një punë mjaft të mirë.

Ndërkohë, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar me sarkazëm ndaj paraqitjes së kryeministrit të vendit tonë sot në OSBE me kostumin e Ministrit të Jashtëm, në një kohë kur Shqipërisë iu imponua pa reshtuar për ta pranuar rioshin Gent Cakaj të papërvojë, si kryediplomat.

“U kujtua ky Edi Rama që është edhe Ministër i Jashtëm?!, shkruan komentoi Vasili në një postim në Facebook. Tërë jetën me frikë mbeti ky. Pse nuk e çon ky bedelin Cakaj te OSBE? Apo e di që nuk ia qasin këto budallallëqe në OSBE, ndaj poshtërohet, ul kokën dhe shkon vetë.

Gjynah për Shqipërinë se ç’kryeministër të depersonalizuar që ka. Këtu në Shqipëri ky Edi Rama bërtet, çirret dhe thotë që Ministër i Jashtëm do të jetë Cakaj, ndërsa në OSBE e ul kokën, e ha turpin me bukë dhe shkon si dele. Shiheni foton dhe e kuptoni vetë”.

Pampuri publikon foton rrënqethëse: Fëmijët e tërmetit nxirren jashtë në acar tek Unaza e Re

Ish-deputetja e PD, Oriola Pampuri ka publikuar një pamje prekëse nga Unaza e Re në Tiranë. Fëmijë të vegjël disa prej tyre foshnje, kanë dalë jashtë në acarin e mëngjesit të sotëm, duke pritur për të shkuar askund. Godina ku ata strehohen prej mbi një muaj do të shembet nga qeveria. Pamjet janë trishtuese, prekëse.

Pampuri ka përcjellë një akuzë të ashpër ndaj kreut të qeverisë dhe bashkisë së Tiranës, Edi Ramës dhe Erion Veliajt, për këtë tërmet të ri që i kanë shkaktuar këtyre banorëve, nga më të këputurit e shoqërisë.

Postimi i plotë i Pampurit

“Mosmirënjohja është thelbi i poshtërsisë”- Immanuel Kant

Kjo është një nga shprehjet që do t’i shkonte për shtat këtij individi, që ka rrëmbyer karrigen e Kryeministrit e po bën lëmsh një komb të tërë, shprehet ajo. Po a mundet nje njeri me sado pak pergjegjshmeri, te shkaterroje nje strehe qe strehoi e ushqeu me shume se 200 persona te pastrehe, per shkak te termetit?!

Qe tek e fundit perveç atyre personave, ky njeri i erdhi ne ndihme edhe vete atij, mosmirenjohesit, Edi Rames dhe shembeltyres se shemtuar te tij, Veliajt. Por, me sa duket kane hequr e bere aq shume bema e perversitete ne kete jete sa u eshte ftohur ndergjegjia, dhe me dore te hekurt godasin te pamundurit, te pambrojturit dhe ata qe nuk kane kontrata te majme bashkepunimi me ta.

Sot nxjerr nga ‘Egi center’ qytetaret, dhe vendos te shembe godinen, njelloj si te priste doren qe e ushqente. Ne vend qe te merret me mijera banore qe jane ne mes se asgjese nga termeti, krijon nje termet tjeter. Kjo ndoshta per te mbuluar lakuriqesine dhe deshtimin qe i nxorri ne pah termeti i 26 Nentorit. E afert eshte dita kur dyshja mashtruese Rama – Veliaj do te marre pergjigjen qe i takon. E afert eshte.

Basha: Agjensia prestigjoze Fitch liston Shqipërinë si vend të rrezikshëm për të investuar

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka publikuar sot raportin e agjencisë ndërkombëtare Fitch për investimet e huaja në gjithë vendet e botës.

Basha shkruan në reagimin e tij se, Shqipëria është një vend i rrezikshëm për të investuar dhe se komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e qeverisë aktuale.

Basha thotë se për të zgjidhur këtë krizë duhet një politikë serioze dhe e mirëstudiuar pasi Shqipëria i ka njerëzit e duhur.
Në raportin e Fitch, theksohen dëmtimet më të dukshme në Shqipëri, “Protesta, rritje të tensioneve mes partive politike, bojkoti i opozitës ndaj zgjedhjeve lokale të 30 qershorit”.

Reagimi i plotë i kreut të PD, Basha

Sipas agjencisë prestigjioze ndërkombëtare Fitch, në vitin 2019 Shqipëria është bërë një vend edhe më i rrezikshëm për të investuar. Shanset tona për të tërhequr investime, të cilat i kemi shumë të nevojshme, po zvogëlohen përditë. Ndërkohë, komuniteti ndërkombëtar është lodhur nga dështimet e kësaj qeverie.

Por nuk ka pse të jetë kështu. Vendi ynë ka njerëzit dhe burimet e duhura për të ecur përpara. Ajo që na duhet, janë politika serioze dhe të mirëstudiuara që do ta ndalin krizën dhe do t’i japin vendit platformën që i nevojitet për të pasur sukses.

Nis shembja e godinava në Unazën e Re në orët e para të mëngjesit, kaos në trafik

Policia ka zbarkuar herët mëngjesin e sotëm në Unazën e Re, duke tronditur qytetarët që banojnë në të dy anët e segmentit rrugor nga Pallati me Shigjeta deri tek Sheshi “Shqiponja”. Të pranishme në zonë janë dhe forcat zjarrfikëse dhe një ekip i Urgjencës.

IKMT ka nisur shembjen e banesave tek Unaza e Madhe, në afërsi të Astir. Policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve dhe ka rrethuar zonën për të shmangur konfrontimin me banorët. 5 banesa janë lajmëruar se do të shemben sot dhe 1 nesër, me eksploziv.

Deri tani nuk ka pasur reagim nga ana e banorëve që protestojnë prej mëse një viti duke kërkuar kompensim për pronat e tyre. Mësohet se godinat që do të shemben janë bosh, pasi banorët e lajmëruar që në nëntor janë detyruar të largohen prej tyre.

IKMT njoftoi dje pasdite se: Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit, rifillon neser, dt 9.01.2020, ora 6.00, prishjet ne gjurmen ku do te shtrihet Unaza e Madhe.

Jane planifikuar te prishen 6 objekte, nga te cilat nje me shperthim te kontrolluar, qe do te realizohet nje dite me pas. Objektet qe do te prishen, ndodhen prane rrethrrotullimit ne hyrje te Tiranes (ish-Shqiponja).

“E mbytëm me dëshirë”/ Dëshmia tronditëse e 16-vjeçarit që vrau nusen e xhaxhait

Kunati i të ndjerës Diana Saliaj, Ilir Saliaj, ka folur për media për ngjarjen tragjike, që tronditi mbarë opinionin publik, teksa 50-vjeçarja u gjet e lidhur me litar dhe e vdekur në një rezervuar.

Ajo ishte vrarë nga nipi i burrit të saj, 16-vjeçari Luis Saliaj, dhe dy shokët e tij, të cilët i kishin shkuar në shtëpi për ta grabitur dhe më pas e kishin lidhur dhe e kishin hedhur në rezervuar. Për këtë ngjarje tronditëse, xhaxhai shprehet se nuk do ja falë kurrë të riut dhe se nuk e ka më nip.

‘Më mori polici, isha me nipin në makinë. I kam thënë policit merre, se iu tregon vetë.
Dhe kur e kanë marrë, i ka treguar të gjitha. Ka treguar që ka vajtur me një shok tjetër, kanë pirë dhe kafe, e kanë vrarë, por nipi thotë që unë nuk kam marrë pjesë në vrasje.

‘E kemi mbytur me dëshirë’, thotë, dhe më pas, e ka marrë dikush tjetër nga fshati dhe e ka hedhur në rezervuar. Është djalë i keq, djalë i hedhur, edhe përdorues hashashi, duket se është prototip, nuk ka shkollë, është djalë pa llogari, dhe është tip mashtruesi, që asgjë nuk i merret për bazë’, tha xhaxhai adoleshentit.

Vetë Luisi është shprehur i penduar, a keni marrë ju avokat?
As kam marrë, as do marrë e as do shkoj ta takoj sa të jem gjallë.

Ky është abandonim që i bëni ju..
Le të jetë, kështu e mendoj kështu e them. Unë nuk e dua më për nip!

Me babain e Luisit keni arritur të flisni pas ngjarjes?
Babai i Luisit ka rënë në gjendje shoku, është shumë i sëmurë

Të dy prindërit janë në gjendje shoku…
Po, sidomos i ati i Luisit.

A ka pas konflikt mes familjeve?
Ka pasur fërkime të vogla mes familjeve, por jo konflikt të madh

Turkish Stream: Një gazsjellës me forcë simbolike

Putini dhe Erdogani festuan hapjen e gazsjellësit të ri, edhe Vuçiçi dhe Borisovi të pranishëm. Ekonomia dhe popullsia turke po rriten me shpejtësi të madhe – dhe bashkë me to edhe kërkesa për energji. Turqia e merr gazin kryesisht nga Rusia. Deri më tani atë e sillte në Turqi nëpërmjet Detit të Zi me anë të gazsjellësit “Blue Stream”.

Gjatë viteve të fundit, ky gazsjellës është zgjeruar dhe tani e tutje quhet Turkish Stream: Dy tuba të rinj do ta furnizojnë tani vendin e etur për energji me gati 16 miliardë metra kubikë gaz në vit – kjo pothuajse do t’i dyfishojë kapacitetet.

Të mërkurën, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan dhe shefi i Kremlinit, Vladimir Putin, e përuruan gazsjellësin e ri me një ceremoni në Stamboll. Një pjesë e madhe e furnizimeve të gazit ka për destinacion tregun turk – një degë e tij është paraparë të furnizojë edhe vendet e BE-së me gaz natyror. “Gazsjellësi do ta përmirësojë sigurinë energjetike në të gjthë Evropën”, tha Putini në Stamboll.

Në aktivitet morën pjesë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov. Dega evropiane e gazjellësit do të kalojë nëpërmjet Bullgarisë me destinacion Evropën Jugore dhe Juglindore.

Gazi do të kalojë nga Bullgaria e Serbia, nëpërmjet gazsjellësit Balkan Stream, për të vazhduar më tej, në rast nevoje, në Sllovaki, Hungari ose dhe Austri. Borissow tha se punimet për pjesën bullgare të Balkan Stream-it do të përfundojnë qysh në maj të vitit 2020.

Boshti Moskë-Ankara është duke u formësuar
Turqia kërkon kësisoj edhe që të përfitojë nga gjeopozita e saj e ekspozuar mes Lindjes dhe Perëndimit dhe të bëhet një qendër e rëndësishme e energjisë. Ndërsa për Moskën, gazjellësi është një rrugë alternative shtesë për të sjellë gazin në Evropë, duke mos përdorur Ukrainën.

Partneriteti dypalësh midis Moskës dhe Ankarasë po bëhet gjithnjë e më i ngushtë. “Unë jam i bindur se Rusia dhe Turqia do të realizojnë shumë projekte të tjera në të ardhmen”, tha Erdogani. Ai foli për një bashkëpunim win/win, pra ku do të ketë vetëm përfitues.

“Nuk kemi lejuar që mosmarrëveshjet e së kaluarës të na bllokojnë interesat tona të përbashkëta”, tha Erdogani, duke pasur parasysh mosmarrëveshjet aktuale mes dy vendeve.

Thirrje për armëpushim në Libi.
Libia dhe Siria janë dy nga fushat ku dy liderët rajonalë kanë konflikte interesash. Më 9 tetor, Turqia filloi një operacion për zbrapsjen e milicisë kurde nga kufiri turk. Në fund të tetorit, Putini dhe Erdogan ranë në ujdi në Soçi dhe i përfunduan luftimet. Në atë kohë, Ankarasë iu dha leja për të ngritur një zonë sigurie në veri të Sirisë.

Ndërsa në rastin e Libisë, qeveria turke mban anën e qeverisë së kryeministrit Fajis al-Sarradsch, i cili njihet ndërkombëtarisht dhe i dërgoi këtij trupa përforcuese. Moska mbështet gjeneralin, Chalifa Haftar, i cili me Ushtrinë e tij Kombëtare të Libisë (LNA) po përpiqet të marrë në dorë Tripolin.

Që Turqia dërgon trupa në Libi, këtë Moska e sheh me dyshim. “Ankarasë i është thënë tashmë, se ushtarët turq nuk duhet të luftojnë kundër milicisë së gjeneralit Haftar”, thuhet nga qarqet diplomatike ruse. Në Stamboll dy krerët e shteteve u bënë thirrje palëve për armëpushim.