23.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Gusht, 2025

“T’i mirëmbajmë ‘Shtëpitë publike’ dhe të hapim të tjera”, publikohen historitë e panjohura nga vitit 1934, ja çfarë shkruanin gazetat e Monarkisë

Publikohen histori të panjohura të “Shtëpive publike” të periudhës së Monarkisë së Zogut në fillimin e viteve ’30-të të cilat ishin hapur dhe funksiononin rregullisht në disa nga qytetet e mëdha të Shqipërisë dhe për këtë disa gazeta, si “BESA” me anë të një artikulli të datës 4 gusht 1934 u bënte thirrje bashkive që të kujdeseshin më shumë për mirmbëjtjen e kontrollin e “Shtëpive të seksit” pasi ato ishin lënë në gjëndje të mjeruar dhe duke u kujdesur për to, do shpëtonin nga plaga e homoseksualitetit dhe manuskerizmit.

Si u kapën në një “Bordello” të Korçës 12 të rinj me bindje komuniste, pas urdhërit të Prefektit Abedin Nepravishta dërguar xhandarmërisë për kontrollin e lokaleve ku propagandohej dhe shpërndahej literature bolshevike?!

Edhe pse kanë kaluar gati tre dekada nga hapja e Shqipërisë me botën e jashtëme, çështja e shtëpive publike në vëndin tonë nuk është marrë kurrë seriozisht në konsideratë nga ana e organizmave përkatëse të shtetit e shoqërisë sonë. Përveç disa shkrimeve shumë të rralla në shtypin e përditshëm dhe të ndonjë emisioni televiziv që e ka prekur kete çështje, vazhdon të mbetet ende një tabu.

Një nga argumente apo barrierat kryesore që ka ngritur opinioni kundër hapjes së tyre, është ai që ka të bëjë me mungesën e traditës të këtyre shtëpive publike në vëndin tonë. Por a qëndron në të vërtet kjo gjë? Duke përjashtuar periudhën e regjimit komunist e cila krijoi një “vakum” në këtë çështje, që nga koha e pushtimit osman, “Shtëpitë e seksit” nuk kanë munguar kurrë në vëndin tonë.

Shtëpitë publike legale apo siç janë njohur ndryshe në zhargonin popullor, si: “Bordello”-t, apo “Kuplara”-t, për herë të parë në Shqipëri janë hapur nga fillimi i viteve ’30-të në disa prej qyteteve më kryesore të vëndit si në: Tiranë, Shkodër, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Vlorë etj.

Në ato vite pjesa më e madhe e “grave të përgjithëshme” siç konsideroheshion në dokumentet zyrtare, apo “prostitutave” në zhargonin popullor, që ushtronin profesionin e tyre në ato “Shtëpi seksi”, ishin vëndase, por kishte edhe nga Mali i Zi e Maqedonia. Lulëzimi i shtëpive publike në vëndin tonë ka ndodhur në vitet 1939-‘44, në periudhën e pushtimit të vëndit nga italianët e gjermanët, e cila ka qenë dhe koha më e artë e tyre.

Në këtë drejtim një rol të madh luajti ushtria italiane e cila bashkë me armët e rënda, solli me vete në vëndin tonë edhe disa vajza të reja që i punësuan në ato shtëpi për të kënaqur epshet e tyre. Gjatë kësaj periudhe pjesa me e madhe e prostitutave që u punësuan në ato shtëpi seksi, ishin serbo-malazeze e maqedonase. Por me kapitullimin e ushtrisë italiane dhe mbarimin e luftës, kapitulluan edhe ato shtëpi publike për të mos u hapur kurrë më. Të pakët deri më sot.

Diku nga fillimi i Rrugës së Kavajës, në krah të godinës ku sot ndodhet Instituti i Kulturës Popullore, gjendet një shtëpi e madhe pothuaj krejtësisht e rrënuar. Edhe pse pas viteve ’90-të kërkesa për strehim apo troje ndërtimi ka qenë mjaft e madhe, asaj shtëpie nuk i është afruar njeri dhe ende nuk i ka dalë i zoti?!

Banorët e vjetër të Tiranës dhe të asaj lagje të cilët e kanë jetuar periudhën e para Luftës apo atë të Monarkisë së Zogut, e mbajnë mënd mjaft mirë se përse ka shërbye ajo shtëpi. Kjo ka qenë një “Shtëpi publike” e cila ka funksionuar legalisht deri në mbarimin e Luftës në nëntorin e vitit 1944.

Dhe nisur nga ky fakt, me vendosjen e regjimit komunist të zotët e saj e braktisën për të mos u kthyer më aty. Lidhur me ekzistencën e shtëpive publike dhe traditën e tyre në vëndin tonë, bën fjalë dhe shkrimi i mëposhtëm të cilin e kemi shkëputur nga shtypi i viteve ’30-të (Gazeta Besa, 4 gusht 1934) dhe po e botojmë të plotë.

Gazeta “Besa”: Të mirëmbahen shtëpitë publike
Sot po na bjen rasa me fol mbi një argument që shumëkush ka për t’a mbajtë për të neveritshëm. Por s’ashtë kështu pra. Ata qi do ta marrin në të tillë mënyrë, le të hedhin shikimin në shtete të tjera e të vërejë se ç’rëndasi u jepen këtyre shtëpijave.

Shofim se në qytetet e Shqipnis mungojnë përgjithësisht këto shtëpija publike, dhe aty ku ekzistojnë janë të mbajtuna me aq pakujdesi sa mbjellin vdekjen në popullin t’onë, sidomos, në djelmëninë, baza e kombit. Tue mungue të tilla vande nëpër qytetet e ndryshme e sidomos të vogla, popullit u epet rasa për m’u shtyem ndër vese të tjera të damëshme për të e për Shtet.

Dy plagët që shkatërrojnë për së forti popullatën t’onë janë: homoseksualiteti dhe manuskerizmi. Si njena dhe tjetra janë shkatërrues në pikpamjen morale e materjale dhe rrjedhin nga mungesa e grave dhe disa shkaqe të tjera. Homoseksualiteti fiziologikisht, asht kundra ligjev njerzore e natyrore.

Njeti janë gjetë edhe shum asish që e kanë mprojtë, por megjithë këtë kushdo qi mendon e gjikon me arsye të shëndoshtë e minien e urren. Ky akt asht rrënimi i shoqnis. Pse të exitojë atë botë grueja? Dermohet familja. Kështu kemi mungesë lindejsh për të cillën kaq herë ankohemi. Dermojet shoqënia, sepse shumëzimi i lindjeve asht faktori i parë i qytetnimit të njaj populli.

“Të kujdesen Arsimi e Bashkitë”
Për edukimin dhe ambjentin shpresojmë se do të kujdest arsimi. Sot po duem vetëm t’i sillemi Bashkive qi të kujdesen për hapjen e shtëpijave publike, qi kështu m’u mprojtë e m’u larguem nga kto dy të këqia për popullin t’onë. Në një rasë tjetër do të flasim ma gjatë. Për ma tepër duhet të përpiqen për mirë mbajtjen e tyre.

Lypet që bashkitë të marrin masat e duhuna për me i lshuem kto shtëpija në kontrollimin e mjekëve të zotët për të tilla kujdesje, dhe të specjalizuem për sëmundje venerike, d.m.th. në dorë t’ atyne doktorave qi të jenë të aftë me bamë djagnostikën e këtyne sëmundjeve simbas methodave shkencore.

Ata doktora që nuk janë të praktikuem për të tilla sëmundje, kishte me u dashtë që të bajshin një kurs, edhe të shkurtë, dhe kshtu me përballuem kto sëmundje venerike e sidomos frengjyzën (syphilis) qi na ka muejt. Në ktë mënyrë do t’i sillet nji shërbim i madh popullit dhe shtetit shqiptar tue përgatitë bijë të vlefshëm për atme e Njerzimin”. (Trinitas)

“Prefekti Abedin Nepravishta në ’34-ën arrestoi 12 komunistë në një ‘Bordello’ të Korçës”
Një nga ato qytete të Shqipërisë ku gjatë periudhës së Monarkisë së Zogut dhe asaj të pushtimit fashist të vëndit, në ato pak shtëpitë publike, ka qenë edhe qyteti i Korçës. Në ato vite aty ka pasur disa “Shtëpi publike” legale apo dhe të fshehta, të cilat frekuentoheshin kryesisht nga të rinjtë e qytetit.

Hapja e shtëpive publike në atë qytet e ka zanafillën që në fillimin e viteve ’30-të kur shumë nga korçarët që kishin punuar si emigrantë në shtete të ndryshme të botës si në: SHBA, Australi, Rumani etj., u kthyen në qytetin e tyre me një mentalitet tjetër. Mbi ekzistencën e shtëpive publike në qytetin e Korçës dëshmojnë më së miri edhe disa dokumenta arkivore që i përkasin viteve ’30-të, të cilat bëjnë fjalë mbi veprimtarinë e Zyrës Sekrete të asaj Prefekture.

Aty nga viti 1934, pas një urdhëri nga Ministria e Brendëshme në Tiranë, Prefekti i Korçës Abedin Nepravishta udhëzoi me shkrim Qarkomandën e Xhandarmërisë për të ushtruar një kontroll të rreptë në disa shtëpi dhe lokale që frekuentoheshin prej disa personave që dyshoheshin për përhapjen e literaturës bolshevike. Gjatë atij kontrolli në një nga “Shtëpitë publike” të qytetit të Korçës e cila ushtronte legalisht aktivitetin e saj, xhandarmëria arrestoi 12 persona të skeduar si komunistë dhe si të dyshuar për përhapjen e ideve e literaturës së ndaluar.

Një pjesë e këtyre personave të ndaluar, në fundin e viteve ’30-të formuan Grupin Komunist të Korçës, duke u bërë eksponentët kryesore të Lëvizjes Komuniste në Shqipëri. Njëri prej tyre që figuronte i pari në listën e Zyrës Sekrete të Prefekturës së Korçës, gjatë viteve të regjimit komunist të Enver Hoxhës, mbajti funksione të larta në diplomaci.

Megxit: Vendimi që tronditi Familjen Mbretërore

Që kur u mësua se princi anglez Harry është në një lidhje me aktoren amerikane Meghan Markle, gjërat në Familjen Mbretërore u trazuan ndjeshëm.

Asgjë nuk do ishte si më parë edhe pas martesës së tyre. Tabloidët britanikë janë thuajse të mbushura përditë me histori që tregojnë se si Meghan ia ka dalë që të krijojë tensione në familje.

Thuhet se nuk i ka marrëdhëniet mirë me kunatën, kurse dy vëllezërit, Harry dhe William nuk shkojnë aq mirë si dikur.

E gjitha kjo kulmoi një ditë më parë, kur në mënyrë të befasishme, Harry dhe Meghan thanë se do heqin dorë nga të gjitha funksionet e larta mbretërore. “Duam të krijojmë pavarësinë tonë financiare,” thanë ata, duke hequr dorë nga një luks që shkon deri në 2 milionë sterlina në vit.

Burimet thonë se çifti mund të zhvendoset në Amerikë ose Kanada për të jetuar.
Lajmi bombastik ka shokuar Familjen Mbretërore. Daily Mail shkruan se Mbretëresha ka mbetur thellësisht e zhgënjyer.

Një tjetër burim tha se në Familjen Mbretërore janë të tërbuar, sidomos për faktin se nuk janë konsultuar për vendimin.

Madje Princi Charles dhe William e kanë mësuar gjithçka nga televizioni.
“Kjo ishte si një thikë pas shpine,” thuhet se ka qenë fjalia e përdorur në Familjen Mbretërore së fundmi.

Daily Mail shkruan se çifti e ka marrë vendimin në mënyrë sekrete teksa ishin në Kanada.
Duka e Dukesha e Sussex-it nuk do jenë më të tillë. Vendimi ka ndezur një valë diskutimesh në mbarë botën. Loja e fajtorëve ka nisur.

Por e sigurt është se çifti do bëjë atë që ndjen më mirë për veten. Aq më tepër kur Harry ka rrëfyer jo pak herë në të shkuarën për problemet e tij mendore. Dhe jeta e Meghan është qëmtuar në çdo detaj, që nga marrëdhëniet e saj katastrofike me babanë.

Të jesh në qendër të vëmendjes, nuk është e lehtë. Një pyetje që mbetet është: A do e dojë sërish bota çiftin Meghan dhe Harry, siç kanë bërë deri më tani?

Përshkallëzohet konflikti, sulmohet me raketa zona ku ndodhet ambasada e SHBA në Irak, dyshohet për viktima

Tjetër sulm ndaj Shteteve të Bashkuara të Amërikës në Irak. Pas sulmit të një nate më parë një tjetër është ndërmarrë pak para mesnate.

Mësohet se 2 raketa ‘Katjusha’ janë hedhur në atë që njihet si ‘Zona e gjelbër’ në Bagdad ku kanë selitë e tyre shumë ambasada mes të cilave edhe ajo e SHBA-ve.

Lajmi është konfirmuar nga burime të sigurisë për mediat ndërkombëtare. Washington Post shkruan se nuk ka pasur viktima.

Menjëherë në ambasadën amerikane janë dëgjuar sirenat e alarmit. Reuters shkruan se njëra nga raketat shpërtheu 100 metra larg murit të ambasadës.

Sulmi vjen pasi Teherani hodhi një duzinë me raketa kundër dy bazave ushtarake me prezencë amerikane, por që nuk shkaktoi viktima mes tyre.

Sulmet janë hakmarrje ndaj vrasjes së gjeneralit Qasem Soleimani.

Bisedimet, arrihet marrëveshja për qeverinë e re të Kosovës?

Sagës së koalicionit VV-LDK duket se i ka ardhur fundi. Sipas të gjitha gjasave, Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë pranë koalicionit për të bashkëqeverisur, njofton media nga Kosova.

LDK do t’i ketë 6 ministri:

Ministria e Jashtme, e Integrimit Europian dhe Diasporës

Ministria e Brendshme, e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal

Ministria e Arsimit dhe Kulturës

Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit

Ministria e Mbrojtjes

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

Lëvizja Vetëvendosje do t’i ketë 4 ministri:

Ministria e Drejtësisë

Ministria e Financave dhe Transfereve

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Sportit

LDK-ja do ta ketë të drejtën për ta propozuar kandidatin për Presidentin e Kosovës, i cili do të përkrahet nga Lëvizja VETËVENDOSJE!

Glauk Konjufca do të mbetet Kryetar i Parlamentit.

Vjosa Osmani do të mund të zgjidhet Ministre e Punëve të Jashtme ose Zëvendëskryeministre e parë.Takimi i sotëm mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës përfundoi pa marrëveshje, megjithëse nga të dy palët u tha se kishin përafrime sa i përket arritjes së marrëveshjes.

Analisti, Rrahman Paçarizi në një prononcim për Telegrafin tha se pret që një marrëveshje mes dy palëve të ndodhë brenda javës, duke theksuar se të dy palët duhet të lëvizin nga pozicionet e tyre.

Sipas tij, gjithçka tani është bërë më e vështirë pas veprimeve që ka marrë Lëvizja Vetëvendosje.
“Fakti qe takimet po vazhdojnë tash e dy ditë është njëfarë dëshmie se palët po bëjnë përpjekje për marrëveshje dhe kjo jep shpresë se mund të arrihet marrëveshje për koalicion.

Natyrisht se palët duhet të lëvizin nga pozicionet e tyre tash kur gjithçka është shumë më e vështirë për shkak të veprimeve të njëanshme që ka ndërmarrë VV-ja. Unë mendoj se brenda javës do të arrihet marrëveshja. Mirëpo do të kemi një koalicion brenda të cilit ka mosbesim të theksuar që nuk siguron bashkëpunim ndërmjet partnerëve dhe qeverisje cilësore”, tha Paçarizi, për Telegrafin.

Paçarizi tha se brishtësia e këtij koalicioni dhe zërat e pakënaqur brenda partive, me theks të veçantë brenda LDK-së, na bën të mendojmë se Qeveria Kurti, nëse formohet, nuk do të arrijë ta përfundojë mandatin.

“Është larg mendsh të mendohet se një qeveri e një koalicioni kaq të brishtë dhe me kaq shumë kontradikta do të arrijë ta çojë në fund mandatin. Kjo aq më pak kur as numrat nuk janë në favorin e tyre. Ndërkohë që edhe numri i vogël i ministrive nuk arrin të kënaqë zërat e pakënaqur brenda vetë këtyre dy partive sidomos LDK-së, pasi VV-ja njihet si parti me e disiplinuar”, u shpreh Paçarizi.

Në anën tjetër, Behlul Beqaj mendon se takimet e VV-së me LDK-në, të cilat deri më tani nuk kanë dhënë një rezultat konkret e kanë tretur shpresën e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

“Ndryshimi pas rezultateve të zgjedhjeve pjesërisht mendoj që ka ndodhë, mirëpo përfundimisht pas këtyre takimeve maratonike pa marrëveshje, shpresa e qytetarëve tashmë është tretur”, tha Beqaj për Telegrafin.

Ndërsa, për arritjen e koalicionit sipas Paçarizit e vetmja mundësi është që Vetëvendosje të heq dorë nga ndonjëri prej veprimeve që ka marrë në mënyrë të njëanshme, në këtë rast zgjedhja e Glauk Konjufcës si kryeparlamentar dhe propozimi i pesë ministrave dhe zv.kryeministrit të parë.

“Nuk ka zgjidhje tjetër. E vetmja mundësi është heqja dore e VV nga ndonjëri prej veprimeve te njëanshme, përndryshe LDK do te dëmtohej shume në sytë e elektoratit”, tha Paçarizi.

Takimi i sotëm i liderëve të të dyja partive që synojnë koalicionin qeverisës, ka qenë i dyti, pas takimit të ditës së martë, i cili ndodhi pas një ndërprerjeje të takimeve që nga konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanëbërë të ditur se sot ka pasur përafrim të qëndrimeve për formim të koalicionit qeverisës, dhe se nesër do të vazhdojnë takimin.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar të hënën me liderin e LVV-së, Albin Kurti për të diskutuar rreth mandatarit për kryeministër, dhe më pas është bërë e ditur që Thaçi t’i ketë dhënë afat prej 48 orëve Kurtit për të propozuar një emër.
Ky afat ka skaduar të mërkurën në orën 15:00.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura më 6 tetor në Kosovë.
Ky proces zgjedhor është zhvilluar pasi Ramush Haradinaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Kosovës, meqë kishte marrë ftesë për dëshmi nga Gjykata Speciale me seli në Hagë.

Diskretitimi i Ramës nga shqiptarët, i besuan Elvis Naçit 12 herë më shumë fonde se Ramës

Pavarësisht nga përpjekjet e qeverisë për tu vënë në ballë të sfidës së rindërtimit pës tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, duket se besimi ndaj saj është minimal. Dhe treguesi më i mirë për të kuptuar këtë është besimi i qytetarëve për të bërë donacione.

Sipas të dhënave të mara në revista Monitor qeveria shqiptare ka arritur të mbledhi deri tani 65,720,146 lekë ose rreth 600 mijë euro të dhuruar online.

Pra kjo shifër, që tregon vullnetin e qytetarëve të thjeshtë për të besuar në transparencën dhe efikasitetin e qeverisë, është katastrofisht e vogël.

Natyrisht këtu nuk përfshihen as donacione si ato të Pacollit apo Erdoganit, as shifrat që kanë premtuar oligarkët pranë Ramës, që i përgjigjen në çdo çast kryeministrit, por vetëm kontributet e individëve të thjeshtë dhe të panjohur që në total, deri tani, nuk janë më shumë sesa 6190 vetë që mesatarisht kanë dhuruar 100 euro për person.

Për të kuptuar domethënien e kësaj shifre është mirë që ajo të krahasohet me atë ka ka mbledhur imami Elvis Naçi me findacionin e tij. Imami ka arritur të mbledhë mbi 7 milionë euro, ose dymbëdhjetëfishin e parave të cilat qytetarët i kanë besuar qeverisë.

Pikërisht për këtë, asnjë nga mbledhësit e mëdhenj të fondeve, as Naçi, as Arbër Hajdari, as Marin Mema që marrin pjesë në komitetin e rindërtimit nuk iu bashkuan ftesës së Ramës për ti bashkuar fondet me qeverinë.

Besimi ndaj saj është shumë i ulët dhe pavarësisht se mediat kombëtare u këputën duke reklamuar llogaritë e fondit të dhurimeve, Edi Ramës nuk i kanë besuar më shumë sesa 6 mijë qytetarë.

Nganjëherë shifrat flasin shumë më tepër sesa daljet e stërgjata në ekran për tu dukur popullor me batuta dhe dhurata.

Berisha dënon sulmin e Iranit me raketa të bazave ushtarake të SHBA-së dhe aleatëve të tyre

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar sulmin me raketa që Irani ka bërë ndaj bazave të SHBA-së në Irak. Me një shënim në Facebook, ish-kryeministri kërkon ndëshkim shembullor ndaj Iranit dhe urdhëruesve të sulmit.

Reagimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha

Një sulm terrorist i Ajetullahëve kundër bazave ushtarake të SHBA në Irak!

Të dashur miq, me urdhër të Ajetullaheve terroristë, forcat ushtarake të Iranit ndërmorën mbrëmë një sulm me raketa kundër bazave ushtarake të SHBA-së dhe aleatëve të tyre që qëndrojnë në Irak me ftesë të qeverisë irakenë për të çliruar këtë vend nga ISIS.

Përveç këtyre kryeterroristi Khamenei, ka kërcënuar sot edhe Shqipërinë për mbështetjen e merituar që vendi ynë i ka dhënë dhe i jep rezistencës së pamposhtur iraniane.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe sulmet terroriste kundër bazave ushtarake amerikane dhe aleatëve të tyre, që me sukses çliruan Irakun nga pushtuesit barbar të al Bagdatit si dhe kërcënimet e kreut të diktaturës teokratike ndaj Shqipërisë dhe i bëj thirrje NATO-s dhe qeverisë së SHBA të ndëshkojnë në mënyrë ekzemplare për këto sulme dhe kërcënime terroriste regjimin e Ajetullaheve të Teheranit.

Ndryshohet ligji për t’i qepur një pozicion të ri gruas së nënkryetarit të Veliajt!

Nga Ina ZHUPA
Zëdhënëse e PD

A u ndryshua ligji “Për procedurat e biresimit dhe komitetin shqiptar te biresimit per t’i qepur nje pozicion te ri gruas se nenkryetarit te Veliajt? A eshte bere gati Denada Seferi (bashkeshorte e Andi Seferit) per kryetare te komitetit, per tu larguar si drejtoreshe Programeve të Zhvillimit për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale pas skandalit me “Zyber Hallullin” transmetuar nga Fiks Fare?

Me 9 Tetor 2019 jane miratuar ndryshimet për ligjin Nr.9695, datë 19.3.2007 “PËR PROCEDURAT E BIRËSIMIT DHE KOMITETIN SHQIPTAR TË BIRËSIMIT” pas propozimit qe kishte bere Ministria e Drejtesise.

I vetmi ndryshim qe i eshte bere ligjit eshte konkretisht neni 10 i cili percakton kriteret qe duhet te plotesoje drejtuesi i ketij komiteti per tu emëruar, dhe ketu kane shtruar “Diplome shkenca humance”.

Ky ndryshim eshte propozuar nga Ministria e Drejtesise, nderkohe kompetence qe te propozoj legjislacion sipas nenit 9 për përmirësimin e legjislacionit në fushën e birësimit, në interes të fëmijës e ka Keshilli Drejtues i Komitetit. Ne kete rast propozimi ska lidhje me femijet por eshte ne interes te drejtuesve qe do te emerohen qe mesa duket mund ti kene paracaktuar dhe po ju qepin vendin me ndryshime ligjore!

Ne nje kohe kur ceshtje qe duhet te rregullohet ligji jane te shumta, si psh mosha e atyre qe biresojne e cila ska limit, si psh rregullimet per shtetasit e huaj qe biresojne ketu si rezident sa i kontrollon shteti me pas? Sa te sigurt jane? E shume ceshtje madhore qe lidhen me sigurine e femijeve nuk perfshihen, por behet nje ndryshim pa pyetur keshillin drejtues, pa konsulte te gjere ne komisionin e ligjeve dhe vetem per emrin qe duan te caktojne ne krye.

A do jete valle Denada Seferi kryetarja qe kane paracaktuar, duke pasur parasysh edhe lidhjet e saj nga bashkeshortit me fushen e biresimeve? Ngelet per tu pare!

Nje gje eshte e sigurt qe ngjarja e rëndë e transmetuar në emisionin “Fiks Fare” provoi gjëndjen e rëndë ku ndodhen institucionet e trajtimit social të fëmijeve përkatësisht shtepia e fëmijes “Zyber Hallulli” dhe degradimi i institucioneve shtetërore sic është Drejtoria e Programeve të Zhvillimit për Shëndetësinë dhe Mbrojtjen Sociale në Ministrinë e Shëndetësisë e drejtuar nga Denada Seferi që ka kompetence keto politika per rehabilitimin e fëmijeve.

Do ishte e paimagjinueshme nese mendohet per nje riciklim te saj ne nje fushe tjeter qe ka te beje me sigurine edhe mbrojtjen e femijeve jetime!

12 mijë pedagogë nuk kanë marrë rrogat, Vokshi: Rama shqetësohet vetëm për oligarkët e partisë

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi e ka cilësuar skandaloz mospagesën e 12 mijë pedagogëve në Shqipëri.

Në reagimin e saj në Facebook, Vokshi shkruan se rilindja ka para për të paguar në kohë konçensionet e oligarkëve të partisë, por nuk do t’ia dijë në asnjë moment për pedagogët, mjekët dhe mësuesit në vend, duke mos i paguar.

Sipas saj Rama dhe rilindja treguan edhe njëherë se janë të shqetësuar vetëm për oligarkët e partisë dhe jo për shqiptarët që punojnë me djersë në këtë vend.

Postimi i Vokshit

Ndërkohë që pagesat për Vilmën, Ilirin, Majlindën, Janin (apo atyre që janë pas 4 Koncesioneve në Shëndetësi) nuk vonojnë asnjë ditë, 12 mijë pedagogë ende nuk kanë marrë pagat e tyre.
Nga informacionet që kemi, Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin.

Duke pasur parasysh procedurat zyrtare, në rastin më të mirë pagat do kalojnë në llogarinë bankare në datat 16-17 duke krijuar veshtirësi të mëdha në cdo familje sidomos pas festave të fund vitit. Si mund të shtyjnë muajin 12 mijë familje që burimin e vetëm të të ardhurave kanë vetëm pagat e tyre?

Kjo provon edhe një herë që qeverisja e Ramës nuk është në shërbim të pedagogëve, mjekëve, infermierëve, mësuesve, etj, por në shërbim të një grushti oligarkësh me të cilët ndan paratë.

Humb jetën në moshë të re polici i Rrugores në Tiranë (Foto)

Një efektiv i policisë Rrugore në Tiranë u nda papritur nga jeta në një moshë mjaft të re. Mariglen Mestani, luftoi 12 orë me vdekjen por nuk arriti të mbijetojë, pasi u shua nga temperatura e lartë pas një infeksioni. Marigleni punonte prej 6 vitesh si efektiv i Rrugores në Tiranë dhe u shua në moshën 27-vjeçare.

Zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullai në një postim mjaft prekës për ndarjen nga jeta të efektivit të ri, thotë se ndarja e tij nga jeta duhet të shërbejë si këmbanë për zgjimin e ndërgjegjës së të gjithëve për të vlerësuar sakrificën e punonjësve të policisë.

“Mariglen Mestani, u prehsh në paqe!

12 orë luftove me vdekjen, për të shpëtuar jetën, ashtu siç e kemi edhe në misionin tonë, por kësaj here luftove për të shpëtuar jetën tënde dhe s’ia dole dot. E sonte, ti miku, shoku e kolegu ynë ndërrove banesë. E dhimbshme, e trishtueshme, pikëlluese për të gjithë ne që të njihnim e që punuam me ty.

6 vite në rrugët e Tiranës, mes pluhurit, erës, borës, ngricës, shiut e diellit, duke shërbyer me ndershmëri e përkushtim në trafikun rrugor. Sa e sa fundjava kemi ndarë bashkë në minus gradë e në 30+, për të parandaluar aksidentet rrugore, në kontrolle me drager për alkoolin.

E ti, sonte, miku ynë, s’je më fizikisht mes nesh. Ikja jote nga një infeksion i papritur dhe vrastar ka shokuar gjithë familjen tonë të madhe, Policinë e Shtetit, e cila bëri çdo përpjekje për të të shpëtuar jetën, por koha e shkurtër që na la në dispozicion e keqja ishte e pamjaftueshme për të të shpëtuar ty miku ynë.

Sot shumë statuse të janë dedikuar ty Marilgen, moshës 27-vjeçare dhe kontributit tënd, por përtej respektit pas vdekjes, ikja jote është dhe një kambanë për të zgjuar ndërgjegjen e të gjithëve, që puna dhe sakrifica e punonjësve duhet vlerësuar më shumë nga të gjithë kur jemi gjallë, kur jemi në detyrë duke shërbyer, se sakrifikojmë aq shumë, sa e keqja nuk pyet as për moshë e as për vlera.

E di që do ketë edhe nga ata që kur ta lexojnë këtë status, do heshtin për të respektuar zakonin, edhe pse mund të jenë të pakënaqur për punën apo sjelljen e ndonjërit prej nesh, por gjithsecili të mos harrojë se dhe ne jemi pjesë e juaja, lindur, rritur e zhvilluar në proporcion të drejtë me zhvillimin e shoqërisë, por kemi një gjë më shumë se ju, rrezikun për jetën e në respekt të jetës, meritojmë më shumë respekt, vëmendje, besim, bashkëpunim e mirëkuptim, që së bashku të bëjmë më të mirën.

Buzëqeshja jote, ngushëllim për të gjithë ne. Lamtumirë Mariglen Mestani. Zoti të deshi pranë e aty u prehsh në paqe”, shkruan zëdhënësi i Policisë së Shtetit, Gentian Mullai.