19.5 C
Tirana
E martë, 29 Prill, 2025

Ramën s’e mbajnë nervat me banorët e dëmtuar nga tërmeti dhe i sulet Veliajt: Boll, o Erion boll edhe ti…

Kryeministri Edi Rama doli të takohej me banorë të prekur nga tërmeti në zonën e Kombinatit në Tiranë, por e gjeti veten të rrethuar nga kaq shumë ankesa, sa reagoi me zemërim ndaj banorëve dhe kryebashkiakut Erion Veliaj, të cilin e kishte pranë.

Pasi dëgjoi shumë ankesa nga njerëz që kërkojnë të mësojnë se çfarë zgjidhje u ofron, Rama shpërtheu:

“Të lutem, se më doli shpirti, më lini t’iu sqaroj, më doli shpirti mo, të lutem se s’kam më fuqi mo.

Boll tani, o Erion boll edhe ti, më lini që të flas. Shkoni te të afërmit, nëse nuk doni të shkoni në qendrat sociale, mos flini nëpër makina, se do t’iu bëhet mendja si makinë e prishur”, ishin disa nga thirrjet e Ramës për banorët që ishin mjaft të shqetësuar për fatin e tyre.

Dorasi i Thumanës fshihet në raportin e ri të IOM-it

Nga Ilir Nikolla

Tërmeti i vërtetë, ky 6,4 ballëshi dhe nënfishat e tij, duket se na kanë bërë të harrojmë tërmetet e fshehta, të cilat po i vuan përditë shoqëria shqiptare. Nuk kemi harruar vetëm tërmetin e Damian Gjiknurit që doli në dritë të diellit nga Bild-i gjerman, as vetëm tërmetet e vjedhjes së votave, që nga Shkodra e deri në tërmetin e Tepelenës, as vetëm tërmetet e vjedhjes përditë të buxhetit të shtetit, por po lëmë pas dore, siç themi me miopi “larg syrit e larg zemrës”, tërmetin e shpopullimit të Shqipërisë, lënien e saj një tokë pa zot dhe të gatshme për zaptim.

Me 28 nëntor, dy ditë pas tërmetit të vërtetë pra, IOM-i, agjencia ndërkombëtare për emigracionin, publikoi raportin për 2020-n, dokumenti më i plotë në nivel botëror për çështjet e migrimit. Dokumenti mbeti në hije për shkak të emergjencës që përjeton vendi ynë dhe agjencitë shtetërore s’e vunë ujin në zjarr të analizonin të dhënat e tij, sepse ishin të zëna, duke ia deleguar Çuçit të Ramës fondet e ndihmës për tërmetin, duke gjetur miqtë biznesmenë të Ramës për t’i shitur si filantropë të ditës dhe duke kryer gjuetinë e porositur, kundër gazetave e portaleve që ndoshta po tentonin të bënin një gazetari jashtë propagandës gebëlsiane të qeverisë.

Askush s’duhet të dalë mbi temën e paracaktuar të ditës: “Tërmeti nuk e theu qeverinë, e rrjedhimisht as popullin shqiptar, sup më sup jemi rreshtuar me kryeministrin, që na do si fëmijët e tij dhe që e ka bërë gjumin firar, në mënyrë që ne të flemë gjumë të qetë”, tash, në epokën e tërmeteve 4 ballëshe e poshtë. Por dokumenti është aty dhe e nxjerr Shqipërinë ashtu siç është, si vendi që ka humbur 30 % të popullsisë së saj në këto vite, si vendi që figuron në mesin e shteteve me më shumë fëmijë emigrantë të pashoqëruar nga prindërit dhe si vendi që po vuan thuajse në nivele afrikane skllavërinë moderne, pra përdorimin e punës së fëmijëve, grave dhe burrave emigrantë pa pagesë (s’po ndalemi tek trafikimi dhe prostituimi minoril që meriton një vëmendje të posaçme).

Ky është realiteti tragjik i shifrave, që s’errësohet dot nga filtrat e propagandës së qeverisë. Maksimumi që mund të bëhet është ta dënojmë dokumentin me heshtje, siç edhe po bëhet, sepse Komandanti ka halle, se Komandanti po merret me tërmetin, se ai do ja tregojë qejfin tërmetit që do të vijë…

Duke e mbytur mendjen në kurthin e tërmetit, s’bëjmë gjë tjetër veçse shtojmë gjasat që në raportin e 2021-it, popullsia e Shqipërisë të jetë edhe më e shumtë rrugëve të Evropës, shtojmë gjasat që shqipja të bëhet një slang urban në metrotë e tramvajet e metropoleve evropiane, por gjithashtu shtojmë gjasat që Edi Rama sërish të jetë në pushtet në Tiranë, teksa dënon – ta zëmë – urbanizimin e pafre në Komunën e Parisit, ndërtimet në vijën e plazhit në Durrës e Vlorë, apo shpyllëzimin në masivin e Shibenikut, pa iu dridhur qerpiku se ai është arkitekti i bëmave urbanistike në Tiranë, Durrës e Vlorë, si dhe sopata që po rrënon pyjet në të gjithë Shqipërinë.

Në raportin e IOM thuhet se në 2019, në Shqipëri u kthyen 2167 viktima të trafikut, sipas programeve të ri-integrimit. 2167 veta janë një pikë ujë në oqean, por janë gjithsesi një numër që nuk i fshihet dot vëmendjes së publikut, prandaj nënfishat e Edi Ramës duhet të na raportojnë se ku janë integruar në fakt këto 2167 viktima, mos vallë u rikthyen në linjën tranzit drejt BE-së, apo (do Zoti jo!), ndonjëra syresh mund të jetë bërë viktimë në hotelet që u rrënuan në Durrës.

Boll më duke e trajtuar jetën e shqiptarëve si gjënë më të pamatshme dhe më me pak vlerë në Shqipërinë Londineze. Përgjegjësia më e madhe e një qeverimi është marrja në dorëzani e jetës së nënshtetasve të saj, dhe kjo përgjegjësi s’mund të kapërcehet, me frazën pa shifra “shqiptarët kanë ikur e janë kthyer, e prapë do të ikin e do të kthehen”.

Duhet ta nisim me urgjencë nga përgjegjësia e drejtpërdrejtë shtetërore për lënien e pallatit të Thumanës që të ribanohej, pas tërmetit të parë të fundit të verës, ta vijojmë me ndërtimet abuzive, që flasin për përgjegjësitë flagrante të armatës së inxhinierëve, ndërtuesve, zbatuesve, e së pari, të autoriteteve që dhanë lejet në vijën e plazhit, e në fund, le të mbërrijmë tek përgjegjësia politike e autoriteteve që i kanë lënë shqiptarët jetimë, pa qeveri e pa të ardhme, për të cilët s’ka evidenca as sa ikin, as ku ikin e as sa të sigurtë janë kur vihen nën programet mbrojtëse të shtetit shqiptar.

Kjo do të ishte një hartë rruge në një shtet normal e me standarde, por në një shtet ku s’kemi guxim as të themi se pse i kemi forcat e emergjencës civile në këtë gjendje të vajtueshme se të arrestojnë, njësoj si dikur kur ankoheshim në radhën e qumështit, mbetet veç të lexojmë statistikat e tërthorta që ofrojnë organizmat ndërkombëtare, kur “malli shqiptar” mbërrin në destinacion, atje në Perëndim, a si punëtor i dorës së fundit, a si skllav, a si kurban, dhe këto statistika flasin për një kosto shumë të ulët të jetës së shqiptarit.

Këtë kosto e matëm këto ditë në Durrës e në Thumanë, me 50 jetë njerëzore, të cilat i mori fatkeqësia natyrore, por ajo është vetëm ekzekutuese finale. E drejta zakonore na mëson se dorasi duhet kërkuar, dhe jetët e Durrësit e Thumanës, ashtu si edhe raporti i IOM-it, na thonë se dorasi bredh me brekushe në mes të mexhlisit, si një i pa din e i pa iman, e si i tillë, nganjëherë na hiqet tebdil si hyqymeti i vërtetë.

Shënohet viktima e parë në Tiranë nga tërmeti! Ndërron jetë në spital 20-vjeçarja, shkon në 51 numri i viktimave

Raportohet se ka ndërruar jetë në spital edhe një vajzë 20-vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë njofton se, gjatë paradites së sotme ka ndërruar jetë në spital një 20 vjeçare nga Tirana.

Xhesika Biqiku u dëmtua gjatë tërmetit në shtëpinë e saj në lagjën e Kombinatit në Tiranë.

Ajo u dërgua në gjendje kome në spital duke mos i rezistuar plagëve të marra.

Me këtë viktimë, numri i të vdekurve nga tërmeti shkon në 51, ndërsa të lënduarit janë më shumë se 750.

Mbyllja e portalit “JOQ”, Vokshi: Rama po përdor gjendjen e emergjencës për hakmarrje ndaj mediave kritike

Nga Albana VOKSHI

Edi Rama po e përdor fatkeqësinë kombëtare dhe gjendjen e emergjencës për hakmarrje ndaj mediave kritike. Portali Jeta Osh Qejf është njëri prej tyre, prandaj Edi Rama ka urdhëruar mbylljen e kësaj media online.

Jeta Osh Qejf, prej vitesh është ndër portalet më të klikuara në Shqipëri. Në një format ndryshe, portali u bë i njohur për publikimin pa censurë të shqetësimit të qytetarëve, për denoncimin e keqqeverisjes, mungesës së shërbimeve nga institucionet shtetërore dhe korrupsionin e tyre, pavarësisht se kush qeveris vendin.

Gjatë këtyre ditëve të fatkeqësë kombëtare, JOQ, ka qenë ndër portalet më aktive duke informuar në kohë reale për situatën e rëndë në zonat e prekura nga tërmeti, si dhe duke bërë transparencë në lidhje me keqmenaxhimin e situatës nga ana e qeverisë, abuzimin me fondet e emergjencës, vjedhjen e ndihmave.

Urdhri për të mbyllur Jeta Osh Qef dhe procedimi penal për administratorët e JoQ nuk ka lidhje me lajmet e pavërteta, të cilat mund të ndodhin, kur qeveria ka lënë qytetarët dhe mediat në terr informativ. Mbyllja e JoQ është hakmarrje personale e Edi Ramës për një media online që refuzon teatrin e kryeministrit nga germadhat e tërmetit.

#StopCensurës

Paloka: Sigurisht, o i pafytyrë…

Nga Edi PALOKA

I pafytyri! Ne vend qe tju jap zgjidhje apo te pakten ti qetesoje qytetaret qe jane ne hall e ne panik (se per pergjegjesite e tjera as nuk behet fjale) , ben arrogantin dhe trimin…;” une nuk leviz as nga krevati kur bie termet” -thote.

Sigurisht o i pafytyre…edhe ne po te kishim vila betonarme si ty, “nuk do te leviznim nga krevati”.

Pak dite me pare ju tha “rilindasve” se shtepi si e tija kishin gjysma e shqiptareve! Sot ju shet mend i tall e i fyen! Nuk flene rrugeve e neper makina nga qejfi shqiptaret, po sepse nuk kane “shtepi” si e jotja dhe nuk duan qe ato pamje te tmerrshme te nenave perqafuar me femijet nen rrenoja, ti shohin e perjetojne perseri.

Mos mendo se me qe opozita ka vendosur te mos bej politike ne kete moment te ankthshem , ti ke te drejte te besh te papergjegjshmin e ca me shume arrogantin… Boll me teatrin e skenat me lot fallco, po te pakten ne keto momente, ku gjithe bota eshte solidarizuar me shqiptaret, bej minimumin e asaj qe po bejne te tjeret per ne.

Futbollisti i Skënderbeut: Kosovarëve ua shesim ujin 5 euro, ata u futën në rrënoja për ne

Futbollisti i Skënderbeut, Bruno Dita, e ka publikuar një mesazh në llogarinë e tij në Instagram, për ta falënderuar Kosovën dhe vendet e tjera evropiane që e ndihmuan Shqipërisë gjatë ditëve pas tërmetit që e goditi zonën e Durrësit.

50 persona kanë mbetur të vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar shkaku i një seri tërmetesh që e kanë goditur zonën e Durrësit në Shqipëri që nga orët e hershme të mëngjesit të së martës, shkruan Gazeta Express.

Menjëherë pas lajmeve për këtë fatkeqësi natyrore, grupi i tifozëve Plisat e filluan aksionin humanitar për të grumbulluar ndihma për të gjithë të prekurit nga tërmeti. Përveç se dërguan ndihma në Shqipëri, Plisat morën me vete në Kosovë edhe shumë durrsakë, të cilëve u ofruan strehim.

Këtij aksioni të Plisave iu bashkuan edhe grupet e tjera të tifozëve në Kosovë, përderisa qytetarët dhuruan para dhe ndihma, qeveria dhe qeveritë lokale dhuruan para, ndërsa Forca e Sigurisë së Kosovës ndihmoi në aksionin e kërkim-shpëtimit.

Duke parë sensibilizimin e madh që ka ardhur nga ana e vëllezërve kosovarëve, por edhe nga gjithë Evropa, Dita ka shkruar në “Instagram”.

“Kosovarëve që ua shesim ujin 5 euro, dhomat 100 euro, sallatën për levrek të cilësisë së parë, nuk pyetën dy herë për t’u futur në rrënoja vetëm për një jetë më shumë”.

“Grekët që ne i “urrejmë” me shpirt u gjenden të parët dhe të pakursyer për të shpëtuar jetët tona”.

“Francezët që nuk na donin në Evropë, italianët që ishin racistë janë aty. Serbët, kroatët dhe rumunët janë aty, siç duhet të jenë kur miku ka vështirësi”.

Rama u tall me paralajmërimet e Presidentit, kush do të mbajë tani përgjegjësi?

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, qysh në muajin korrik të këtij viti, përmes një letre zyrtare kishte paralajmëruar kryeministrin e Edi Rama, ministrin e Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj dhe ministren e Mbrojtejs, Olta Xhaçka, për rrezikun që një tërmet shkatërrues të godiste Shqipërinë, shkruan Gazeta Express.

Këtë letër, Ilir Meta, e kishte shkruar i shqetësuar nga paralajmërimet që kishte dhënë seizmologu grek, Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Obsarvatori Kombëtar i Athinës.

Tselentis kishte paralajmëruar një tërmet apokaliptik që pritej ta godiste Ballkanin, e që do të ishte 30 herë më i fuqishëm se ai që kishte goditur Athinën.

Megjithatë atë kohë mediat pro- Edi Ramës dhe ministrat e qeverisë ishin tallur me këtë paralajmërim të presidentit të Shqipërisë, mbase edhe për shkak të raporteve të ftohura si pasojë e përplasjeve në mes të Partisë Socialiste dhe LSI-së e cila ishte bërë një me PD-në e Lulzim Bashës.

Gazeta “Shqiptarja”, kishte nxjerrë letrën për publikun duke e cilësuar si një gafë dhe çmenduri të Ilir Metës.

“Gafa e rëndë, çmendet Meta, lëshon alarmin, tërmet apokaliptik në Shqipëri”, ishte titulli i kësaj gazete.

Ndërkohë me paralajmërimin e Ilir Metës ishte tallur keq edhe ministrja për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një reagim në llogarinë e saj në ‘twitter’,  vetëm dy ditë pas.

“Baba Xhike të kemi rixha, nxirr një dekret e shtyjë atë tërmet se na le pa gjumë. Kjo ishte batuta më e bukur e rrjetit për parashikuesin e parë në botë të tërmetit”, kishte shkruar Spiropali më 29 korrik të vitit 2019.

Megjithatë, vetëm afër 4 muaj më pas, në orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit, një tërmet 6.4 ballësh ka shkundur zonat në afërsi të bregdetit, Durrësin e Thumanën.

Si pasojë vdekjen e gjetën 50 persona, mbi 40 u nxorën nga gërmadhat e ndërtesave të rrënuara si pasojë e lëkundjeve.

Mbi 700 persona ndërkohë kanë kërkuar ndihmë në qendra emergjente e shumë të tjerë kanë mbetur pa strehë. Disa shteti po i strehon nëpër hotele, ndërsa një numër shumë i madh ia kanë mësyrë Kosovës pas thirrjeve të shqiptarëve nga Kosova për ofrimin e strehimit. /GazetaExpress/

Banorët e Kombinatit e presin me revoltë, Rama tallet dhe i fyen: Është e shkruar kjo, xhan! Shko…

Ramës i doli situata jashtë kontrollit kur u përball me qytetarët e zonës së Kombinatit. Të stresuar për shkak të tërmetit dhe dëmtimeve në banesa, ata i kërkuan llogari kryeministrit se ku duhet të shkojnë tani.

Kryeministri nuk i kurseu as fyerjet ndaj tyre, kur tha se, “nëse flini në makina, mendja do ju punojë si makina të prishura”. Sa i përket vetes, Rama tha se, ai nuk lëviz as nga krevati kur bie tërmet.

Banorja: Si t’ia bëjmë, ku të flemë, duam të flemë

Edi Rama: Eja me mua, të çoj që qendra sociale, dhe të ve unë në gjumë, mos rrini nëpër makina se do ju punoje truri si makinë e prishur pastaj.

Banorja: Nuk më lejojnë, janë plot dhe unë jam në punë.

Edi Rama: Shyqyr Zotit ju ruajti, përqafo vajzën se dje përcollëm 22 vetë nën dhe.

Banorja: Viktimat e radhës i bie të jemi ne.

Edi Rama: Edhe unë këtu kam qenë, dhe i kam njerëzit e familjes time në këtë hall. Pse do jesh viktima e radhës? Mos u fut në pallat. Shko tek qendra sociale që të mos kesh qiellin mbi kokë.

Banorja: Duam ekspertë për të vlerësuar dëmet.

Edi Rama: Do më lini ta mbaroj se ka të tjerë shumë më keq se ju. Na lini të bëjmë analizën me të gjithë. Shkoni në qendrën sociale.

Banorja: Më është dëmtuar banesa njëkatëshe, nuk di si tia bëj tani…

Rama: Po ti ç’do, ne jemi për pallatet këtu. Ti dhe unë, katunarët që i kemi njëkateshe, një vrap i kemi e dalim, edhe pse unë nuk lëviz fare nga krevati, le të bjerë tërmet. Është e shkruar kjo xhan, i ikën tërmetit, e gjen te rruga, del aty, fap rrëshqet te lëkura e portokallit.

Çfarë fshihet prapa emërimit të Çuçit të familjes, shef i Gjendjes së Jashtëzakonshme!

Nga Sali BERISHA

Miq, dje Edi Rama emëroi drejtues të Gjendjes së Jashtëzakonshme, Bledi Çuçin, njeriun që meritë të vetme ka se është bashkëjetuesi aktual i Delina Ficos, ish-gruas së dytë të Edvinit, influente gjer sot tek ky i fundit sa për të emëruar Bledin, ministër në qeverinë e ish-burrit të saj.

Në fakt, në kabinet Bledi nuk është thjesht vetëm ministër, por është minister intim apo i familjes ndaj dhe ai do të hyjë dhe në librin “Guines”, sepse në kundërshtim flagrant me të gjitha ligjet e vendit për Gjendjen e Jashtëzakonshme dhe për herë të parë në historinë e botës – një Ministër Bujqësie emërohet shef drejtues i komitetit të ngritur për menaxhimin e saj.

Vetkuptohet, emërimin e tij të jashtëzakonshëm, Rama e bëri në kundërshtim me ligjet për arsye personale të jashtëzakonshme dhe në një kohë kur gjithë Tirana, Durrësi dhe gjithë Shqipëria tregojnë me gisht Ramën dhe Gjushin, sigurisht jo për tërmetin, por për ndërtimet kallpe që mbajnë firmat e tyre në këto dy qytete.

Kështu që Bledi, ministri i familjes, u emërua në mënyrën më paradoksale dhe të kundërligjshme, Shef i Gjendjes së Jashtëzakonshme me detyrë konkretisht:

1 – Për të fshehur me çdo kusht, gjurmët e krimeve të Edvinit si Kryetar i bashkisë i Tiranës, qytet në të cilin janë dëmtuar me dhjetëra e dhjetëra pallate të ndërtuar jashtë të gjitha kondicioneve ligjore për të cilat ai ka përgjegjësi ligjore direkte.

Pyetja e gazetares Eni Vasili se e kujt është përgjegjësia për pallatet e kashtës që u rrënuan apo u dëmtuan rëndë në këtë katastrofë, Rama iu përgjigj se ai nuk ka ndërmend të merret e të gërmojë në vitet 70-të.

Mirëpo në të vërtetë përveç pallateve të viteve ‘70 që u rrënuan në Thumanë, janë dëmtuar rëndë edhe pallate të reja të viteve të qeverisjes së Ramës dhe Gjushit në Tiranë dhe Durrës, madje në këtë të fundit dhe pallate të ndërtuara edhe këto dy apo 5 vitet e fundit.

Pikërisht se Çuçi u ngarkua me këtë detyrë, ai dje orët e para të saj kreu krimin e rëndë, prishi në Durrës me IKMT pallatin që ishte nën hetim nga Prokuroria. Përveç kësaj, dje Gjushi betoni doli për herë të parë nga vrima ku ishte futur.

Çuçi i familjes, jo vetëm e prishi pallatin e krimit, por mbrëmë në televizion mashtroi pafytyrësisht shqiptarët, duke deklaruar me zë dhe figurë se ai prishjen e bëri në konsultim me ekspertët më të mirë europianë dhe vendim të Këshillit bashkiak, në një kohë që u faktua po në studio live se ai nuk kishte bërë asnjë konsultim me ekspertë të njohur europianë dhe nuk kishte asnjë vendim të Këshillit bashkiak, por duke shkelur çdo rregull dhe ligj kishte kryer krimin e shëmtuar, prishur me urdhër të Ramës për të zhdukur gjurmët e krimit, pallatin e Gjushit, pasi Rama dhe Gjushi janë tani si binjakët siamezë që lindin me një shtyllë kurrizore të përbashkët.

Një veprim të tillë asnjë zyrtar tjetër përveç ministrit të familjes, nuk mund të guxonte apo mendonte ta bënte.

Ndonjëri që mund të thotë se përgjegjësia në Durrës nuk është e Ramës, i them se përgjegjësia penale për shkeljen e rregullave dhe ligjeve të ndërtimit dhe urbanistike, është e njëjtë kudo që ndodh dhe në këtë fatkeqësi Zoti e lidhi vet në kohë në këto dy qytete, këtë përgjegjësi.

2 – Arsye e dytë madhore pse u emërua në kundërshtim më të gjitha ligjet, Bledi i familjes janë “kujdesi” familjar për fondet dhe ndihmat të cilat janë gjithnjë një shesh për të bërë përshesh nga hajdutët qeveritarë dhe në këtë drejtim Rama, përveç Olsit që e ka punësuar Gazi, nuk mund të kishte njeri mbi tokë më të përshtatshëm.

Kështu që ky emërim familjar ndjell mjerim edhe më të madh për të dëmtuarit, konkretisht jo vjedhjen e ndihmave të tyre, qeseve me xhupa, oriz, atlete apo makarona nga ndonjë police, por zhdukjen e miliona e dhjetëra miliona euro e dollarë në ishujt Kajmanë, vrimat e zeza të parave të grabitura nga kreu i Meduzës!

Dale, dale, nuk keni parë gjë akoma!

Basha viziton të strehuarit në hotelet e Llixhave në Elbasan: Mirënjohje për zemërgjerësinë bujare, kjo është Shqipëria e vërtetë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, postoi disa foto nga akomodimi që po u bëhet njerëzve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në zonën e Llixhave të Elbasanit.

“Hotelet në Llixhat e Elbasanit kanë hapur dyert për familjet e goditura nga tërmeti dhe janë gati të akomodojnë qindra njerëz në nevojë. 60 të parët kanë ardhur prej dy ditësh, kryesisht nga Durrësi.

Jam i prekur dhe thellësisht mirënjohës për zemërgjerësinë bujare dhe dhembshurinë njerëzore të hotelierëve dhe personelit të hoteleve. Kjo është Shqipëria e vërtetë e njerëzve me zemër të madhe!”, shkruan Basha.