8.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Prill, 2025

Rama e shpalli në kërkim, pronari i “JOQ”: E kam pasur ëndërr që në klasë të dytë…

Një ditë më parë Policia e Shtetit njoftoi se janë proceduar Erland Dalliun dhe Gentian Çengelin, administratorë të faqes Jeta Osht Qef pasi ka lejuar përhapjen e panikut me lajme destabilizuese, pas tërmetit që goditi vendin më 26 nëntor.

Por Gentian Çengeli, pronari i JOQ nuk ka hezituar të reagojë në rrjetet sociale për të këtë veprim të shtetit ndaj tyre. Në një postim në Intastory ai shprehet: “E kam pasur ëndërr që në klasë të dytë të shpallesha ‘armik i partisë”.

Ky veprim i Policisë erdhi pas thirrjes së njëpasnjëshme që kryeministri Edi Rama iu bënte dje medieve dhe portaleve që do të mbylleshin, nëse shpërndanin lajme që përhapin panik.

I Çmenduri mbyll portalin më të klikuar dhe kritik me qeverinë “Jeta Osh Qef”

Vetëm një ditë pasi portali më i klikuar dhe kritik me qeverinë, “Jeta osh Qef” publikoi videon e policit që vidhte ndihmat për të prekurit nga tërmeti, është mbyllur me urdhër direkt të kreut të bandës në qeveri.

Një ditë pas procedimit penal të dy administratorëve, sot Rilindja ka shkuar edhe më tej duke urdhëruar AKEP ti ndërpresë sinjalin e internetit medias në fjalë.

Denoncimi është bërë në Facebook-un e ish kryeministrit Sali Berisha, nga pronari i një kompanie interneti në vend.
Këtë akt të paprecedentë ish kryeministri Berisha e quan kriminal dhe hakmarrës të kryeministrit Edi Rama, ndërsa u bën thirrje institucioneve ndërkombëtare të reagojnë lidhur me këtë gjest diktatorial.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal hakmarrës të Edvin Kristaq Xhelatit dhe kërkoj zhbllokimin urgjent të portalit JOQ dhe ju bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare OKB, OSBE, KE, Parlamentit Europian, Kongresit të SHBA, Gazetarëve Pa Kufij të ndeshkojnë Edvin Kristaq Mafinë dhe narkoqeverinë për qëndrimin e tij kriminal ndaj shtypit dhe fjalës së lirë në Shqipëri”, shkruan Berisha.Reagimi i plotë i Sali Berishës:

“Breaking Neës/ Edvin Kristaq Xhelati urdheron mbylljen e portalit te mirenjohur Jeta Osht Qef!
Miq, Edvin Kristaq Xhelati urdheroi mbylljen e menjehrshme te portalit te mirenjohur JOQ ne nje akt stalinist te verber hakmarrje primitive.

Kete urdher Xhelati i fjales se lire e dha pasi arrestoi gazetaret drejtues te ketij portali te mirenjohur informativ te pavarur. Ne zbatim te urdherit te ketij hakmarresi primitiv, AKEP ka urdheruar kompanine e internetit qe ti nderprese internetin dhe te ekzekutoje keshtu fjalen e lire, portalin JOQ duke renditur keshtu Shqiperine me Korene e Kim Jong un dhe Iranin e Ajetullahve.

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt kriminal hakmarres te Edvin Kristaq Xhelatit dhe kerkoj zhbllokimin urgjent te portalit JOQ dhe ju bej thirrje institucioneve nderkombetare OKB, OSBE, KE, Parlamentit Europian, Kongresit te SHBA, Gazetareve Pa Kufij te ndeshkojne Edvin Kristaq Mafine dhe narkoqeverine per qendrimin e tij kriminal ndaj shtypit dhe fjales se lire ne Shqiperi”.

“Mirmbrema doktor. Prej vitesh kam nje kompani interneti (ISP internet service provider). Ky emaili sapo me erdhi nga AKEP qe me detyron te mbyll aksesin e portalit JETA OSH QEF per te gjithe klientet e kompanise tone. Normalisht ky email duhet ti kete shkuar te gjithe operatoreve te internetit ne Shqiperi.

Me kete akt Shqiperia barazohet me shtetet si Korea e Veriut qe censurojne aksesin e internetit. Pervecse mediat qe jane te blera keta po fusin kthetrat e tyre edhe ne tregun e internetit. Ky eshte nje precedent shume i rrezikshem per komunikimet edhe lirine e fjales. Ju lutem anonim se te gjen belaja me keta doktor. Ju uroj shendet!”

Solidariteti në futbollin spanjoll, Malaga në fushë me fanellën: Lutu për Shqipërinë!

Malaga është duke luajtur përballë Numancias, në takimin që ndodhet në shifrat 0-0 dhe ku është mbyllur pjesa e parë. Keidi Bare dhe Armando Sadiku e kanë nisur ndeshjen që nga minuta e parë, por ajo që është për t’u veçuar, është padyshim fillimi i takimit.

E gjithë skuadra e Malagas ka dalë me fanellat e bardha “Lutu për Shqipërinë” gjatë rreshtimit dhe dhënies së duarve me kundërshtarin, duke treguar një sensibilizim të jashtëzakonshëm me tragjedinë e ndodhur në vendin tonë.

E njëjta histori ka nodhur edhe në Kroaci ku Lokomotiva e Zagrebit në faqen zyrtare të saj shkruan “Ne ua kushtojmë fitoren tonë të madhe miqve tanë të dashur nga Shqipëria!”, shkroi faqja zyrtare e Lokomotivës në Tëitter, menjëherë sapo u mbyll takimi.

Ndihmat në duart e Ahmetajt, Çani: Po, po i keni super të sigurta…

Moderatori i emisionit “Zonë e Lirë”, Arian Çani, ka komentuar edhe menaxhimin e ndihmave pas tërmetit. Çani tha se i dukej një tmerr që Rama nxjerr disa imam në TV, por i futi edhe një kunjë ish ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, duke thënë me ironi se me Arbenin, ndihmat janë shumë të sigurta.

“E bukura ishte kur Rama tha që ndihmat do t’i menaxhojë Arben Ahmetaj… I keni super të sigurta, po, po…”
Arben Ahmetaj ishte një nga ministrat më të afërt me Edi Ramën, i cili drejtoi një “mega” ministri, por me ndryshimin e kabinetit në dhjetor 2018, kur Rama vendosi të vendosë në qeveri njerëz të papërfolur dhe të panjohur, Ahmetaj u largua.

Tashmë, veç detyrës si kryetar i Komisionit të Ekonomisë, në këtë kohë tragjedie, Ahmetaj do të menaxhojë edhe ndihmat që sjellin shqiptarët dhe ndërkombëtarët.

Solidaritet përtej kufive, Lokomotiva e Zagrebit: Fitorja jonë, për miqtë tanë të dashur nga Shqipëria

Lokomotiva e Zagrebit ka marrë një fitore të thellë 4-0 kundër Goricës, ndeshje ku Kastrati dhe Uzuni gjetën rrjetën.

“Ne ua kushtojmë fitoren tonë të madhe miqve tanë të dashur nga Shqipëria!”, shkroi faqja zyrtare e Lokomotivës në Tëitter, menjëherë sapo u mbyll takimi.

Sulmuesi i talentuar shqiptar, Indrit Tuci, shkroi në Instagramin e tij: ” Lutemi për shëndetin tuaj, ngushëllime familjeve që janë prekur nga tërmeti”.

Uzuni dhe Kastrati i festuan golat e tyre me flamur shqiptar dhe duket se kjo fitore e ekipit kroat, është vetëm për Shqipërinë. Një gjest i madh nga një klub i madh!

E dhimbshme, babai i Dienës i varrosi vajzën dhe mbesën të veshur me fustanë nusërie

Diena Karanxha dhe vajza e saj 8-vjeçare, Eisela u përcollën për në banesën e fundit me fustane të bardhë, lajm të cilin e bëri të ditur dy ditë më parë Amarda Toska. Live për emisionin “Rudina”, Ami tregoi ditën e sotme se këtë kërkesë e bëri i ati i Dienës.

E përlotur Ami tregoi se ishte një moment shokues për të pasi nuk e dinte që në dyqan kishin ardhur familjarët e Dienës.

“Jeta na vë para sfidave. Ditën e mërkurë pas asaj traume mësova kërkesën për të blerë fustanet e bardhë. Ngela për një moment. Thashë kush është ai që kërkon fustan për dasmë në një situatë të trishtë.

Më thanë që nuk janë klient të zakonshëm, bëhej fjalë për Dienën dhe vajzën e saj. Në dyqan kishte ardhur i ati i Dienës. Porosia e të atit shkoi në vend.

Donte të varroste tre breza bashkë. Ishte shokuese! Sot mora lajmin qe të tre brezat janë çuar në banesën e fundit”, u shpreh Ami.

254 kamionë dhe 159 autobusë me ndihma erdhën dje nga Kosova

Qytetarët e Republikës së Kosovës pas tërmetit shkatërrues e vdekjeprurës në Shqipëri kanë ndërmarrë aksione të shumta për t’iu dal në ndihmë shqiptarëve me veshmbathje, batanije e ushqim.

Me këtë rast janë angazhuar të gjithë që të sigurojnë kushte elementare për të prekurit nga tërmeti, ku nga Kosova po dalin mijëra autobusë e kamionë për t’i dërguar ndihma.

Por mbi 13 mijë persona vetëm dje kanë hyrë në Shqipëri.

Në të gjitha pikat kufitarë në Kosovë-Shqipëri gjatë ditës së djeshme kanë hyrë në Shqipëri 4733 vetura, ndërsa 3211 kanë dalë.

Ndërsa të ënjtën 254 kamionë kanë shkuar në shtetin fqinj, e 219 kanë dalë.

Në bazë të dhënave të Policisë së Kosovës 159 autobusë kanë kaluar nëpër pikat kufitare për të hyrë në Shqipëri, kurse kanë 73 prej tyre.

Kurse 13947 persona pas ditës së dytë të tërmetit shkatërrues në Shqipëri kanë marrë rrugën për atje, ndërsa 6327 janë kthyer.

Vlen të theksohet se të gjithë ata që dërgojnë ndihma në Shqipëri janë liruar nga taksa rrugore në “Rrugën e Kombit”.

“Shoqëria koncesionare e Autostradës Milot – Morinë, “Rruga e Kombit” ka vendosur që të mbulojë vetë shpenzimin e tarifës për të gjitha mjetet që sjellin ndihma nga Kosova për popullin shqiptar. Kalimi për mjetet që sjellin ndihma do të vazhdojë të bëhet pa tarifë deri në momentin e mbarimit të emergjencës”.

Prej disa ditësh të gjitha institucionet dhe qytetarët në Kosovë janë angazhuar me ndihma monetare dhe logjistike dhe vullnetare për ndihmuar zonat e prekura nga tërmeti.

Qau tek Rama si i pastrehë, po kush është në të vërtetë i mirëpaguari me vilë në Strugë?

Prej 3 ditësh Shqipëria gjendet në një situatë të vështirë për shkak të tërmeteve që kanë përfshirë vendin tonë duke shkaktuar dëme të mëdha njerëzore e materiale.

Si kurrë më parë, shqiptarët u bashkuan njëzëri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti i pamëshirshëm që mori 50 jetë të pafajshme.

Të bashkuar me një qëllim, shqiptarët arritën të mbledhin miliona euro, tonë ushqime e ndihma si veshmbathje, çadra apo ilaçe. Dhe në këto momente kur solidariteti i shqiptarëve është shumë i lartë, nuk mund të mungojnë edhe rastet e abuzimit.

Pas denoncimit të vjedhjes së ndihmave, një tjetër denoncim i rëndë ka ardhur në redaksinë e albeu.com.

Mbrëmjen e kaluar, ERTV trasmetoi bashkëbisedimin e kryeministrit Rama me një të moshuar të prekur nga tërmeti.

Ai deklaroi me lot në sy se tërmeti i ka shkatërruar banesën dhe nuk ka ku të fusë kokën, ndërkohë kryeministri Edi Rama e përqafoi për t’i dhënë kurajo.

Por kush është në të vërtetë i moshuari i “pastrehë”?

Albeu.com mëson ekskluzivisht se i moshuari në fjalë është shtetasi, Malë Kasa dhe nuk është aspak i pastrehë.

Mësohet se të moshuarit vërtet i është dëmtuar një banesë në Durrës por ai është pronar i të pakten një banese tjeter në Strugë, siç mund të shihni edhe ne fotot në galerinë e bashkëngjitur lajmit.

Por jo vetëm kaq, Malë Kasa me origjine nga Kercova, ka edhe një burim të mirë të ardhurash pasi sipas informacioneve ai merr pension në shtetit zvicerjan.

Dëmet e tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri kanë shkatërruar mijëra banesa në Durrës, Tiranë, Lezhë e Laç, dhe familje që jetonin në gjendje të vështirë tashmë janë në qiell të hapur, pa asnjë të ardhur shtesë e as një shtepi te dyte si zotëria në fjalë. /albeu.com/

Berisha dënon arrestimin e Xhuljanës: “Çmenduri dhe banditizëm i narkohorrave me uniformë”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar arrestimin e 25-vjeçares Xhuljana Aliaj për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

Berisha e quan “çmenduri dhe banditizëm i narkohorrave me uniformë”, arrestimin e të resë, vetëm se postoi në rrjetet sociale shkrimin e gazetës së Vatikanit.

Ish-kryeministri shkruan në një status në Facebook se, Xhulianen e arrestuan se postoi në rrjetet sociale shkrimin e gazetës së Vatikanit.

“Çmenduria dhe banditizmi i narkohorrave me uniforme, Xhulianen e arrestuan se postoi në rrjetet sociale shkrimin e gazetës së Vatikanit (https://www.avvenire.it/…/rischio-disastro-al-porto-di-dura…)

Denoj me ashpersine me te madhe kete akt banditesk te narkoqeverise se Edvin Mafise dhe kerkoj lirimin e menjehershem te Xhuliana Aliajt. sb”, shkruan Berisha.

Xhulia Aliaj është vajza që u arrestua mëngjesin e sotëm nga forcat e policisë. Arsyeja e prangosjes së saj ishte përhapja e panikut në rrjetet sociale. Ajo kishte postuar në “Facebook” një status ku kërkonte nga shteti që të vlerësojë gjedjen e depozitave me naftë dhe gaz.

“I lutemi shtetit dhe autoriteteve të portit të naftës në Porto-Romano të vlerësojnë gjendjen e depozitave me naftë dhe gaz. Kemi shumë frikë! Presim përgjigje!”, ka shkruar Aliaj.

Por kjo thirrje e Xhulias erdhi pas një shkrimi që kishte bërë organi i Selisë së Shenjtë, Vatikan, avvenire.it. Në këtë shkrim ngrihet alarmi për çarjen e depozitave të gazit në Porto Romano.

Pra, Xhulia Aliaj i është referuar këtij shkrimi për postimin e saj, i cili u bë sebep që e reja të arrestohet. Prangosja e saj erdhi pas kërcënimit të kryeministrit Edi Rama për gazetarët dhe qytetarët se do ta pësojnë nëse përhapin lajme të rreme.

Revolta e banorëve të Ishmit: “Asnjë ndihmë! Çadrat i kanë ndarë tinëz me miqësi dhe me parti”

Në Ishëm, në një prej zonave të prekura nga tërmeti, shtëpitë janë të pabanueshme duke lënë në qiell të hapur dhjetëra banorë.

Banorët denoncojnë autoritetet se nuk janë interesuar për gjendjen e tyre, por i janë falenderues qytetarëve nga Kosova, që u kanë dhënë ndihma privatisht.

Një prej banorëve thotë se, as qeveria, as Bashkia, as kryeplaku i zonës, askush nuk është interesuar për ushqime, ngrohje, ose çadër.

“Shteti tek unë s’ka ardhur, as për ushqime dhe për asgjë. Kam tre fëmijë. Nuk e di ku do të shkoj”, tha një banor i cili është jashtë bashkë me familjen e tij me 5 anëtarë.

Një tjetër banor thotë se, ka kërkuar të kontaktojë më policinë dhe kryeplakun e fshatit, por asnjë nuk i është përgjigjur.

“Shtëpia është e shkatërruar, e kemi mbuluar me plasmas. Kemi marrë fund dhe kjo nuk ka shpjegim. Po mbajmë njëri tjetrin me ushqime të thata. Faleminderit vëllezërve kosovarë. Çadrat i kanë ndarë tinëz me miqësi dhe me parti”.

Banorët kërkojnë vetëm t’u sigurohen çadra, batanije, ushqime, kushtet minimale për mbijetesë në këto ditë shumë të vështira pasi kanë humbur gjithçka nga tërmeti i 26 nëntorit.