12.5 C
Tirana
E enjte, 1 Maj, 2025

Revolta e banorëve të Ishmit: “Asnjë ndihmë! Çadrat i kanë ndarë tinëz me miqësi dhe me parti”

Në Ishëm, në një prej zonave të prekura nga tërmeti, shtëpitë janë të pabanueshme duke lënë në qiell të hapur dhjetëra banorë.

Banorët denoncojnë autoritetet se nuk janë interesuar për gjendjen e tyre, por i janë falenderues qytetarëve nga Kosova, që u kanë dhënë ndihma privatisht.

Një prej banorëve thotë se, as qeveria, as Bashkia, as kryeplaku i zonës, askush nuk është interesuar për ushqime, ngrohje, ose çadër.

“Shteti tek unë s’ka ardhur, as për ushqime dhe për asgjë. Kam tre fëmijë. Nuk e di ku do të shkoj”, tha një banor i cili është jashtë bashkë me familjen e tij me 5 anëtarë.

Një tjetër banor thotë se, ka kërkuar të kontaktojë më policinë dhe kryeplakun e fshatit, por asnjë nuk i është përgjigjur.

“Shtëpia është e shkatërruar, e kemi mbuluar me plasmas. Kemi marrë fund dhe kjo nuk ka shpjegim. Po mbajmë njëri tjetrin me ushqime të thata. Faleminderit vëllezërve kosovarë. Çadrat i kanë ndarë tinëz me miqësi dhe me parti”.

Banorët kërkojnë vetëm t’u sigurohen çadra, batanije, ushqime, kushtet minimale për mbijetesë në këto ditë shumë të vështira pasi kanë humbur gjithçka nga tërmeti i 26 nëntorit.

Luca, një orë fjalim për të dhënë si ndihmë pagat e punonjësve të vet

Në Elbasan komunitetet fetare, sipërmarrësit, njerëzit e thjeshtë ata të politikës, artit dhe sportit janë bërë bashkë për të dhuruar ndihmë financiare për riparimin e dëmeve.

Një prej të pranishmëve ishte edhe biznesmeni Gjergj Luca, i cili nuk u ndal thjesht tek donacionet, por sulmoi edhe akuzoi edhe klasën politike që nuk bën aq sa duhet për vendin, duke penguar zhvillimin.

“Të mos vijojmë me mentalitetin komunist. Të hapen kufijtë,të bashkojmë kombin tonë me Serbinë dhe Greqinë. Politikanët tanë kanë nga 3 shtëpi. Të mos flasim për të mbrojtur Kushtetutën, por të hapin dyert e tyre e shtëpive të tyre dhe të kontribuojnë për personat në nevojë”, u shpreh ai ndër të tjera në një fjalim të gjatë.

Më tej ai deklaroi se ndonëse u ishte kërkuar nga punonjësit e tij të dhuronin nga 1 rrogë, ai u shpreh se punonjësit e tij do të dhurojnë vetëm 1 ditë pune, duke u kërkuar të gjithë shqiptarëve të dhurojnë nga 1 ditë rroge nga xhepi i tyre.

Gjithashtu ai premtoi se do të jepte një pjesë të mirë të fitimeve të kompanisë për muajt e ardhshëm, si edhe 100 milionë lek.
Po 100 milionë lek premtoi edhe deputeti i PS që vjen nga radhët e biznesit, Vullnet Sinaj.

Insajderi.com

Arreatimi i gazetares së gazetës së Vatikanit, reagon Vokshi: Shqipëria në zi, Edi Rama arreston besimtaren e Zotit!

Nga Albana VOKSHI

Në kulmin e panikut, të pasigurisë, kur Shqipëria mban zi për 49 jetë të humbura, nga tërmeti, Edi Rama nuk heq dorë nga sjellja qesharake prej një diktatori të vogël, i mbetur në tentativë.

Edi Rama ka udhëruar arrestimin e studentes Xhulia Aliaj, për fajin e vetëm se ka publikuar facebook një shkrim te gazetës se Vatikanit “Avennire.it” për rrezikun e shpërthimit të depozitave në Porto Romano. Nje frikë legjitime, në një kohë kur lëkundjet e tërmeteve vazhdojnë ende pa pushim.

Të gjithë që e njohin Xhulian e dinë se ajo është një vlerë për komunitetin, është një vajzë besimtare katolike, krimi i vetëm i të cilës ishte shprehja e frikës së saj nëpërmjet gazetës së Vatikanit, një prej mediave më serioze në botë.

Edi Rama e arrestoi Xhulian si kriminele, në orën 23.00, pa u thënë asnjëherë durrsakëve a janë apo jo të sigurta depozitat në Porto Romano.

Çdo minutë që Xhulia mbahet në qeli, është një padrejtësi më shumë ndaj një studenteje të tronditur, të pasigurtë për jetën e saj. Durrësi sonte është një qytet fantazëm, edhe sepse Edi Rama krekoset në televizione, bën shoe me tragjedinë e familjeve të shuara nga tërmeti dhe nuk bën çfarë duhet për të informuar qytetarët, për t’i strehuar ata, për të evidentuar dëmet dhe objektet e pasigurta.

Lirimi i menjëhershëm i Xhulias është më e pakta që duhet të bëjë diktatori në tentativë.

Edi Rama të mbajë larg duart nga media!

Censura dhe arrestimet janë mjet i dështuar për t’i mbyllur gojën portaleve apo qytetarëve, që të thonë të vërtetën se kjo është një krizë që po menaxhohet keq.

Numrat e telefonit të hoteleve dhe individëve që ofrojnë strehim për të prekurit nga tërmeti

Nese njihni persona qe kane nevoje per ndihme: mundësisht tek të prekurit që të kontaktojnë drejt për drejt në nr telefoni ose adresa të tyre.

Alfrida Shameti ofron një shtepi në Tepelenë për 5 persona, një shtëpi në Durres dhe nje Tirane. 0688746293
Labinot Rexha ofron 25000 euro.

Bajram Valbona Jashari leshon shtëpinë 3 katëshe ne Prishtinë. +38344271491 dhe 044477776
Ilir Kryeziu ofron strehim për 10 anëtarë 0038344381027 në Prishtinë

Hotel dhe Restorant “Kosova” ofron 60 dhoma(mengjes,drek,darke) per 150 persona. +38344804442
Hotel Ana ne Kosove ofron strehim per 120 persona nga Shqiperia me te gjitha shpenzimet e paguara. +38344204765
Hotel “Iliria “ në Kosove ofron strehim per 10 familje. +38344577779

Vila Sopebra ne Sarande ofron strehim per 12 persona 0695673741, 0699666500
Hotel Tëo Mermaids Ksamil, 06980663637

Hotel Neë Heaven Sarande, 0682001760
Ibraim ofron 3 shtepi ne Maqedoni

Dorjan Krasniqi ofron shtepi per 20 familje ne Kosove. +38349656952
Ismail Halimi ofron shtepe per nje familje ne Kosove +38344444569

Ardit Tolaj ofron shtepi per 5 persona +38349447807
Ramiz Mavriqi ofron dy shtepi ne Prishtine +38344998600
Elvin Hoda ofron strehim per 12 persona +38345902200

Edi Ermeni ofron shtepi per nje familje ne Gjakove 044329299 ose 044107497
Adeline Rama ofron strehim per 15 persona ne Kosove +38344900993
Gentian Kelmendi ofron shtepi per nje familje ne Kosove +38349467320

Bekim Alirexhaj ofron shtepi per nje familje +32472558367
Fadil Halili ofron shtepi ne Prishtine 044175355
Admir Shala ofron shtepi ne komunen e Rahovecit

Rugove, ofrohet shtepi per 2-3 familje 049369282 ose 049622419
Zymer Sefaj ofron shtepi ne Durres, per 8 familje 017657328783

Krutane Kelmendi ofron strehim ne Kosove per 1 familje +38344315716
Hotel Argent Shkoder ofron strehim per 30 persona 022243909
Adela Qemaili ofron shtepi ne Elbasan 0695614571

Farmaci Iris ne Durres ofron ilace falasa 0672228472
CIMa ofron ofron strehim dhe ushqim per 20 familje Kosove +38349656666 dhe +38349220380
Hotel ne Sauk per 10 familje 0698796641 dhe 0695313835

Hotel Borkland ne Berat ofron strehim per 27 persona 0694037582 dhe 0698468312
Hotel Rolex ne Vlore ofron strehim 0692171333
Kompleksi Alpet ne Elbasan ofron strehim per 26 persona 0692093999
Inxh ndertimit 0674899783

Andreas Mark ofron 3 dhoma per familje si dhe ndihme financiare per familje ne Peje per 6 muaj
Flamur Isufi ofron strehim per 10 persona +38345222088

Vlore, Hotel Regina City, Florence, Al Hotel dhe Jerolda Hotel ofron strehim per familje 0692065399
Arlind Murtezani ofron shtepi per 15 persona 0038977711647 ne Tetove
Hak Bus ofron transport falas cdo dite nga Durresi per ne Tetove

Anilda Hoxhaj ofron strehim per nje familje me femije te vegjel 0696430453
Hotel Duka Vlore 0682035670
Le palazzine 0697743888
Vila Nika 0697851822

Neë York Hotel 0684013310
Hotel Coral 0698466086
Hotel Bolonja 0697301015
Hotel Tragjasi 0696434802

Tafil Gashi ofron strehim per 6 persona 044200249 ne Kosove
Cekrez Disi ofron vile dykateshe ne Gramsh 0694828899

Manuela Skilja ofron shtepi ne Kucove per familje me femije +306940502111
“Besimi Commerce” ofron strehim dhe ushqim ne restorant Kroni +38344145556 ne Kosove
Avi Gashi ofron shtepi per 4-5 persona
Shkolla Ëilson hap dyert per strehim

0696020569 dhe 0672053482
Kallaba Guest House ne Kamenice te Kosoves ofron strehim per dy familje +38345332574
Makry ne Kryezi te Pukes 0674966833
Valentina Bregu ofron 3 garsoniere ne Pogradec per 12 persona 0693478245
Peshkopi 0692070107.

Hotel Anxhelo Kucove 0694591163
Ardian Guri ne Shkoder vendos shtepine e tij per strehim 0042770664779
Merko Hotel ne Berat ofron dhomat dhe ushqim per rreth 15 persona 0699744020

Dom Gjergj Meta dënon arrestimin e Xhulia Aliajt për një status në Facebook: Të lirohet menjëherë!

Xhulia Aliaj është vajza që u arrestua mëngjesin e sotëm nga forcat e policisë ndërsa arsyeja e prangosjes së saj ishte përhapja e panikut në rrjetet sociale.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe dom Gjergj Meta i cili shprehet se e reja duhet të lirohet menjëherë duke e konsideruar si një veprim të nxituar gjestin e saj.

Kleriku tregon se ka qenë famullitar i saj në Durrës dhe shpreh gjithë konsideratën time për të e ia njoh cilësitë njerëzore dhe civile Xhulias e cila është një qytetare e mirë dhe e don vendin e saj

“Arrestimi i Xhulia Aliaj nga ana e policisë për një status në Facebook është një veprim i nxituar dhe i shproporcionuar.

Në një vend demokratik një gjë e tillë do të ishte absurde. U kërkoj autoriteteve dhe uroj që policia ta lërë të lirë menjëherë.

Kam qenë famullitar i saj në Durrës dhe shpreh gjithë konsideratën time për të e ia njoh cilësitë njerëzore dhe civile Xhulias e cila është një qytetare e mirë dhe e don vendin e saj”, shkruan dom Gjergj Meta.

Kujtojmë se Xhulia kishte postuar në “Facebook” një status ku kërkonte nga shteti që të vlerësojë gjedjen e depozitave me naftë dhe gaz.

“I lutemi shtetit dhe autoriteteve të portit të naftës në Porto-Romano të vlerësojnë gjendjen e depozitave me naftë dhe gaz. Kemi shumë frikë! Presim përgjigje!”, ka shkruar Aliaj.

Por kjo thirrje e Xhulias erdhi pas një shkrimi që kishte bërë organi i Selisë së Shenjtë, Vatikan, avvenire.it. Në këtë shkrim ngrihet alarmi për çarjen e depozitave të gazit në Porto Romano.

Pra, Xhulia Aliaj i është referuar këtij shkrimi për postimin e saj, i cili u bë sebep që e reja të arrestohet. Prangosja e saj erdhi pas kërcënimit të kryeministrit Edi Rama për gazetarët dhe qytetarët se do ta pësojnë nëse përhapin lajme të rreme.

150 banorë në Kombinat jashtë në të ftohtë: “Jemi rritur me Erion Braçen, të vijë të na shikojë”

Ashtu sikurse është raportuar, edhe në kryeqytet disa pallate janë bërë të pabanueshme ndërsa kamera e Fax News ka mbërritur në zonën e Kombinatit, ku ka marrë prononncime nga banorët e një pallati të cilit i është vendosur shirit i kuq pasi është konsideruar si pabanueshëm.

Banorët shprehen se për 150 persona është dhënë vetëm një çadër brenda të cilës mezi sistemojnë fëmijët ndërsa e konsiderojnë situatën si tepër emergjente.

Njëra nga banoret është shprehur se zv/kryeministri Erion Braçe është rritur në këtë pallat, ndërsa i adresohet për të gjetur një zgjidhje.

“I bëjmë thirrje Erion Braçes të vijë të na shikojë, jemi në të njëjtën lagje me të, në këtë pallat jetonte edhe ai, jemi rritur me të. Nuk kemi asnjë lloj ndihme, fëmijët i kemi mbajtur në makina, në çadra çfarë të mundemi”, tha njëra nga banoret.

“Dje erdhën vendosën shiritat dhe thanë se nuk janë të banueshme por nuk janë dukur më të na thonë se në ç’shkallë janë të dëmtuar që të gjejmë ndonjë shtëpi me qera. Vetëm një çadër është ofruar. Deri më sot edhe janë strehuar tek njerëzit e vet, ndërsa sot janë rikthyer të gjithë banorët.

Policia nuk na ka lënë të futemi as brenda të marrim gjërat më të vlefshme. Duhet të na thonë se ky pallat duhet shembur, rindërtuar apo çfarë do të bëhet me të. Nuk ka pasur asnjë reagim as nga kryebashkiaku, as nga zëvendësmkryeministri që jetonte në këtë pallat as nga deputetja e zonës”, tha një banor për gazetaren e Fax News Eksiola Shehu.

“Muret ndarës kanë rënë, tullat janë çarë, edhe një tërmet tjetër dhe rrezikojmë jetën. Kemi fjetur në makinë e nëpër çadra, edhe tek të afërmit por nuk mund të qëndrojmë aty gjithmonë. Nuk jemi të pasur por çdo njeri i ka brenda 5 milionë lekë plaçka na shkojnë dëm nëse shembet pallati.

S’ka ardhur askush të na thotë diçka, të marrë drejtim të paktën si çështje. Nuk mund të rrimë jashtë se është dimër. Kam gocën me kollë 3 vjeçe sapo e kam nxjerr nga spitali, po shkojmë në azil në Gjermani e po jepen zgjidhje jo më për 100 banorë që jemi këtu. Kushte ekstreme, jemi lagur mbrëmë në shi, u thamë me tharëse flokësh. Rreth 150 banorë janë jashtë të gjithë”, tha një tjetër banor.

Basha: Kavaja dhe Vora kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti. Qytetarët kanë nevojë për ndihmë urgjente

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në qytetin e Kavajës dhe të Vorës ku inspektoi nga afër banesa dhe pallate, të cilat kanë pësuar dëmtime si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

“Kavaja dhe Vora kanë pësuar dëmtime serioze nga tërmeti i 26 nëntorit. Qytetarët kanë nevojë për ndihmë urgjente, pasi kalojnë natën nëpër makina dhe çadra të cilat edhe për shkak të kushteve atmosferike janë të papërshtatshme.

Në Vorë banesat e qindra familjeve janë të dëmtuara dhe të pabanueshme. Shumë prej tyre kanë nevojë për ndihma dhe për ushqime.

Në Kavajë me dhjetëra objekte janë të pabanueshme. Prej katër ditësh po presin ekspertet të vlerësojnë gjendjen e objekteve të banimit, ndërsa netët i kalojnë nëpër makina, pa mundur të marrin as rrobat e trupit nga frika se pallatet mund të shemben.

Kërkohet urgjentisht vëmendje për këto zona me dëmtime të rënda, banorët e të cilave kanë nevojë për strehë, ushqime dhe vlerësim të banesave”, shkruan BAsha në një postim në Facebook.

“Blick”: Fajin për kaq shumë viktima në tërmetin që ndodhi në Shqipëri e kanë ndërtimet

Gazeta më e madhe zvicerane, Blick shkruan se fajin për kaq shumë viktima në tërmetin që ndodhi në Shqipëri e kanë ndërtimet.

Blick ka intervistuar një zviceran që jeton në Durrës me të shoqen, i cili shpërthen me zemërim. Rolf Alther, 77 vjeç, jeton me gruan kosovare në Durrës prej pesë vitesh.

“Kjo nuk duhej të ndodhte. Ky tërmet nuk është kaq i madh sa të shkaktonte dëme kaq të mëdha”, thotë ai.

Problemi është se askush nuk guxon këtu të thotë se pse ka dëme të tilla. “Shkaku i shembjeve janë ndërtimet e këqija shkel e shko”.

I zemëruar, ai i ka dërguar foto gazetës se si është dëmtuar banesa e tij dhe godina të tjera. Zvicerani, që dikur ka qenë përfaqësues politik në një parlament kantonal, thotë se këto janë ndërtime kriminale.

“Në Zvicër, fitimi i një ndërmarrje ndërtimi për një projekt është gjashtë deri në shtatë përqind, këtu është 70 përqind! Sipërmarrësit këtu fitojnë një qerre me para në kurriz të sigurisë”.

Alther nuk e ndal shpërthimin kur thotë se druhet se kriminelët do të përfitojnë edhe nga tërmeti.

“Shumë shtete dhe individë po dërgojnë donacione për rindërtim, që do të përfundojnë në xhepat e këtyre mashtruesve”, thotë ai.

Teorinë e tij për ndërtimet e dobëta e mbështet edhe profesori i ETH Zyrih, Bozidar Stojadinovic. Ai thotë se pasi sheh me kujdes fotot, e kupton se bëhet fjalë për ndërtime të dobëta. Sipas tij, ato duhen shembur.

“Ata fokusohen tek fitimi afatshkurtër, në vend që të mendojnë për të nesërmen dhe të investojnë në siguri. Ndërtesat moderne duhet të jenë në gjendje t’i rezistojnë një tërmeti si ai i të martës në Shqipëri”, thotë profesori.

Basha thirrje banorëve në Kavajë: Askush të mos hyjë në pallatet e dëmtuara

Kryetari i Partisë Demokratikë ka qenë gjatë ditës së sotme në Kavajë ku ka takuar qytetarët e prekur nga termeti. Basha ka inspektuar nga afër banesa dhe pallate, të cilat kanë pësuar dëmtime si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit.

Banorët iu ankuam Bashës së prej ditësh janë të detyruar të flenë nëpër makinë, ndërsa shtuan faktin se janë në pritje të ekspertëve për të përcaktuar nëse banesat e tyre  përmbushin kushtet për banim apo jo. Lideri i opozitës porositi banorët të jenë të kujdesshëm dhe të mos futen në banesa e pallate, që kanë pësuar çarje në structure.

Pjesë nga biseda e kryetarit Basha me banorët

Qytetari: Po flemë nëpër makina. Na vjen keq për vëllezërit dhe motrat, Shyqyr zotit kemi shpëtua gjallë, Kemi marrë njëri-tjetrin dhe e kemi nxjerrë jashtë. Rrimë nëpër lokale. presim ekspertët të na thonë çfarë të bëjmë”, tha qytetari.

Basha: Erdha nga Elbasani, miqtë tanë atje kanë hapur vende nëse keni nevojë. Jeta është mbi të gjitha. Askush të mos hyjë në pallatet e dëmtuara.

Basha apel institucioneve nga Shijaku: Qindra familje kanë mbetur jashtë, të ndihmohen

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vizituar Shijakun, aty ku qindra familje janë prekur nga tërmeti i datës 26 Nëntor dhe që sipas tij, vëmendja e autoriteteve ka qenë diferencuese duke argumentuar se vetë banorët janë ankuar.

“Sapo pashë nga afër situatën në Shijak ku qindra banesa janë të pabanueshme sidomos në zonën e “Luginës”. Shumë qytetarë flenë nëpër makina, dhe një pjesë tek të afërmit.

Banorët kërkojnë vëmendje më të madhe. Ata më thanë se përveç ditës së parë, nuk ka patur asnjë kontakt më nga autoritetet. Nuk kanë asnjë ide çfarë do të bëhet me ta.

Sot është nata e katërt që nuk futen dot në banesa. Kanë nevojë për ndihma materiale, ushqime, dyshekë dhe batanije. Banorët ankohen se ndihma e ofruar deri më tani është e pamjaftueshme.

Përveç zonave të goditura rëndë si Durrësi dhe Thumana, duhet menjëherë tu vihet në ndihmë edhe zonave të tjera ku njerëzit janë në vështirësi të mëdha dhe ndihen të braktisur’, shkruan Basha në një postim në Facebook.

Gjatë një prononcimi për Fax News, Basha vlerësoi punën e vullnetarëve ndërsa ka tërhequr vëmendjen ndaj autoriteteve shtetërore që puna që po bëhet në Thumanë dhe në Durrës si zonat më të prekura të mos lërë jashtë vëmendjes qindra familje të tjera në qytete dhe zona të tjera të vendit.

“Situata duket e rëndë, janë qindra banesa të shkatërruara sidomos në zonën e “Luginës” në këtë qytet, janë të shkaktërruara dhe të pabanueshme. Një pjesë flenë nëpër makina, e një pjesë tek të afërmit dhe vullnatarët. Banorët kërkojnë një vëmendje më të madhe. Përveç ditës së parë nuk ka pasur asnjë kontakt nga autoritetet.

Nuk ka një vendim të prerë dhe çfarë do të bëhet me ta. Në këtë rast do të jem një zë i tyre dhe problemeve për t’iu ardhur në ndihmë banorëve. Sot është nata e katërt ku ata nuk kanë ku të fusin kokë. Ka nevojë edhe për ndihma materiale, ushqime dyshekë dhe batanije.

Ndihma e ofruar deri më tani është e pamjaftueshme, nuk duhet të harrojmë edhe zonat e tjera që janë prekur rëndë, përveç Durrësit dhe Thumanës, me përjashtim të vullnetarëve që kanë ndihmuar.

Banorët thonë se nuk kemi mjaftueshëm ndihma ku një pjesë e tyre janë ankuar për diferencimin, janë njerëz në nevojë dhe që kanë nevojë për ndihmë”, tha Basha për Fax News.