18.5 C
Tirana
E enjte, 21 Gusht, 2025

Nuk ndalet Veliaj, pas taksës për banesën rrit taksën e…

Pas taksës së pronës, që nga 100 u rrit mesatarisht në 350 lekë/muaj, banorët kryeqytetas do t’i nënshtrohen një tjetër detyrimi shtesë.

Bëhet fjalë për tarifën e pastrimit, e cila do t’i nënshtrohet një indeksimi të lehtë (siç thuhet në propozimin e bërë nga bashkia). Kjo do të ndodhë në harkun kohor të dy viteve të ardhshme, por nuk përjashtohet mundësia që propozimi të shkojë në Këshill Bashkiak mbledhjen e ardhshme, duke qenë se flitet për “mbushje arke” pikërisht në kohën kur të ardhurat nevojiten më shumë se asnjëherë më parë.

Ky lajm, që me siguri nuk do të pritet mirë nga kryeqytetasit, ka marrë miratimin në parim të këshilltarëve bashkiakë, si një ndryshim në buxhetin afatmesëm 2020- 2022. Kjo argumentohet me diferencën e madhe midis kostos që paguan bashkia për pastrimin dhe përpunimin e mbetjeve dhe të ardhurave të arkëtuara nga qytetarët për mbulimin e këtij shërbimi, shkruan Panorama.

Veç kësaj, edhe hyrja në fuqi e kontratës së inceneratorit në bazë të PPPsë nga qeveria që po zbatohet nga Bashkia e Tiranës ka imponuar një ndryshim në tarifë. Nga ana tjetër, një lajm i mirë vjen për biznesin e vogël. Ekonomistët e bashkisë kanë menduar ta ulin atë, me qëllim për t’ua lehtësuar barrën e detyrimeve që kanë këta të fundit.

“Për periudhën 2020-2022 janë propozuar ndryshime në tarifën e pastrimit dhe largimit të mbeturinave, në masën e një indeksimi të arsyeshëm për të mbuluar deri në një masë të caktuar kostot e dyfishuara të ofrimit të shërbimit, si dhe një ndryshim në taksën e përkohshme për infrastrukturën arsimore për të ekuilibruar ngarkesën fiskale të biznesit të vogël me xhiro 0- 2 milionë lekë”, citohet në projektbuxhetin e miratuar në fund të muajit të shkuar.

Si rrjedhojë e këtyre ndryshimeve, Bashkia e Tiranës ka parashikuar të arkëtojë në 2020-ën 1 miliard lekë më tepër nga tarifa e pastrimit (nga 2.070.000.000 lekë në 2019, 2.175.320.000 lekë/vit) dhe 50 milionë lekë më pak për taksën e infrastrukturës arsimore, minus ky i ardhur nga subjektet tregtare (860.000.000 në vitin 2019 në 813.571.000 këtë vit).

Të gjitha taksat e tarifat e tjera mbeten të pandryshuara, së paku edhe për dy vitet e ardhshme. Në total, bashkia ka parashikuar të mbledhë 20,325,227,959 lekë, po aq sa ç’parashikon të shpenzojë. Në dy vitet që pasojnë, shifrat janë më të ulëta.

Kryebashkiaku i Lushnjes kthehet në punë, asnjë fjalë për ngjarjen e rëndë në zyrë, akuzon median…

Kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe u kthye në punë një javë pas atentatit. Pavarësisht se u mundua të shfaqej i qetë, Tushe nuk e komentoi për asnjë moment marrëdhënien e tij me ish-vartësin Gëzim Saraçi, që i hodhi granatën.

Ai nuk komentoi as arsyet që e shtynë këtë të fundit të ndërmerrte atë veprim.

Tushe u shpreh se më shumë se plagët fizike, e kanë lënduar ato që janë shkruajtur në media lidhur me këtë ngjarje të rëndë, e megjithatë tha se, do të linte drejtësinë që të fliste në emrin e tij.

“Po patjetër që ndodhem në punë sot, kalova plagë të lehta, dëmtime të lehta, plagë më të rënda janë ato që shkruhen dhe thuhen në media.

Drejtësia do të vendosë të thotë fjalën e saj për atë që ka ndodhur. Unë u falenderoj për telefonatën, por do të jetë drejtësia që do të vendosë lidhur me të gjithë këtë. Nuk kam pasur kontakte me ish-shoferin tim prej shumë kohësh.

Ju lutem, siç iu thashë dhe pak më parë do të jetë drejtësia ajo që do të flasë për të gjitha, ju falenderoj dhe ju uroj një vit të mbarë”, mbylli komunikimin Tushe, pa një sqarim publik.

Atentati ndaj Tushes ndodhi të martën e 31 dhjetorit, në zyrën e tij, ku mbeti e plagosur më rëndë dhe sekretarja e kryebashkiakut Erisa Qalliu.

Pas ngjarjes ka pasur akuza, veçanërisht nga ana e opozitës, se Saraçi dhe Tushe kanë qenë të implikuar në pazare droge, dhe kjo ka bërë që mes tyre konflikti të degjenerojë në një veprim të tillë.

Ekzekutohet një biznesmen në Tropojë

Pronari i një lokali dhe pike karburanti në Tropojë, Guxim Gjyriqi, 47 vjeç, është vrarë me armë zjarri para lokalit të tij që ndodhet në rrugën e spitalit, rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme.
Nuk dihen ende rrethanat e vrasjes, as autorët, ndërsa policia nuk ka dhënë ende detaje lidhur me këtë ngjarje të rëndë.

Burime bëjnë me dije se policia ka ngritur disa pika kontrolli për zbulimin dhe kapjen e autorëve, po deri tani nuk ka asnjë të shoqëruar.

Pritet të verifikohen kamerat e sigurisë që mund të ndodhen në zonë si dhe dëshmitarë të mundshëm.

Njoftimi zyrtar i policies

Më datë 05.01.2020, në orën 23:32, në afërsi të karburantit të tij, në lagjen “Partizani”, është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G.Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Gjendet makina e djegur e autorëve
Është gjetur makina e djegur e autorit të dyshuar të vrasjes së Guxim Gjuriqit, ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen Partizani në Tropojë.

Burime bëjnë me dije se makina e djegur e tipit “Ford”, e cila ka qenë pa targa, është gjetur në fshatin Golaj të Hasit.

Gjuriqi, i cili kishte në pronësi të tij një lokal dhe një pikë karburanti në Tropojë u ekzekutua me armë mbrëmjen e djeshme në ambientet e biznesit të tij, nga autorë që mbeten ende të paidentifikuar nga ana e policisë.

Policia ka ngritur disa pika kontrolli për zbulimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes së Gjyriqit, po deri më tani nuk ka asnjë të shoqëruar.

Pritet të verifikohen kamerat e sigurisë që mund të ndodhen në zonë si dhe dëshmitarë të mundshëm.

Sipas dëshmive të para nga ana e banorëve në zonë, Gjyriqi njihej si një person i qetë dhe nuk kishte konflikte të hapura me persona të tjerë.

Ai ka qenë baba i dy djemve, dhe jeta e tij ishte e përqendruar kryesisht në dy bizneset e tij modeste, me të cilët siguronte dhe jetesën dhe të ardhurat e familjes.

Të bëhemi bashkë të rikthejmë të drejtën universale që çdo individ të jetë i lirë…

Nga Bujar VRETO

Si sot 29 vjet me pare lindi ne perballje me terro-komunistet gazeta e pare pas renies se diktatueres Rilindja Demokratike. Mirenjohje per gazetaret dhe drejtuesit e RD-se qe me guxim, mposhten friken dhe perqafuan lirine. Une nuk mund te jem krenar me secilin prej tyre sepse disa e braktisen kauzen e lirise dhe shtypit te lire duke u bashkuar me bijte e atyre qe per 50 vjet kishin shkaterruar pronen, familjen dhe ndjenjen kombetare.

Ne nuk arritem te qeshim kur zemra gezonte nga liria, ne nuk u investuam te fitonim respektin e njerëzve inteligjentë ne disa raste as dashurinë e fëmijëve.

Historia 29 vjecare ka treguar se gazetare, politikane e njerez te sfidave publike pa fituar vlerësimin e kritikëve të ndershëm nuk mund te kryejne misionin e tyre por predispozita eshte te kthehen ne tutore duke e shtypur opoziten dhe popullin me thundren e rende qe administrojne nga pushteti (fakti konkret nga ta paudhet qe sot drejtojne vendin me vota te vjedhura). Duhet të durojne tradhtinë e shokëve falsë por edhe kur kopilat vihen ne sulm per te rifituar ofiqet e humbura me ane te mashtrimit, shpifjes e forma te tjera qe vetem ata si batakcije dine ti bejne (dje degjuam fjalen e kryemafiozit ed-ver, e turpeshme kur tha ne ligjerate te drejte se ne jemi per te dobesuar opoziten, a thua se ky halucinant eshte ne ate karrige per te shkaterruar opoziten dhe marrjen peng te fjales se lire, apo per te mbajtur premtimet e bera per permiresimin e jetes te qytetareve duke ju dhene mundesi te jetojne ketu dhe jo te marrin cantat e te ikin rrugeve te botes).

Udheheqesia shpiterore, duhet te prevaloje ne vlerësimin e bukurise, të gjeje më të mirën te të tjerët dhe te lëne ambjentin ku kontribon dhe paguhesh nga taksat e qytetareve pak më të mirë seç ishte, qoftë kjo me nje dokumentacion perfekt, me nje zgjidhje te ceshtjeve emidjate, ose një rrethanë sociale të shpenguar. Me punen tone ti mundesojme dikujte një jetë pa vuajtje vetëm sepse kemi qenë aty dhe nuk jemi udhehequr nga mahnia e syrit nga xhepat por nga sherbesa dhe misioni njerzor.

Historia ka treguar se njerzit e ndershem ne funksione partiake, institucione publike e gazetari, gjithmonë mendojmë para se të bëjmë një ndryshim të rëndësishëm,se sa do të pendohemi përpara se të bëjmë atë që duam të bëjmë. Por kur kthejmë kokën pas, shohim se gjërat për të cilat pendohemi më shumë janë ato që nuk kemi bërë dhe per gjërat që kemi bërë nuk shqetësohemi shumë, edhe nëse i kemi bërë gabim sepse do t’i rregullojmë gjatë kohës. Shpesh here nuk kemi ber ate qe duhet ne kohen e duhur duke humbur ato momente te arta vetem nga frika per te guxuar. Të jesh i guximshëm nuk do të thotë të mos kesh frikë, në fakt është e kundërta. Njerëzit e guximshëm nuk janë të patrembur; ata thjesht kanë gjetur diçka që ka më shumë rëndësi sesa frika.

Une, kthej koken gjithmone pas; Jo per ndonje gabim se po i korigjoj me kohen por per dhjetorin e pare se po te kishim bere ate qe duhet ne 1990 nuk do mendonim per dhjetor te dyte. Ne Shqiperi do ishte kthyer prona, do ishin rehabilituar shtresat sociale, do ishte stabilizuar ekonomia me te ardhura mesatare e te larta dhe nuk do guxonte kush te sillej si sheik ne drejtimin e qeverise, pra do ishim integruar ne Bashkimin Europian me dinjitet dhe paritet.
Hija e zhgënjimit (1990) do me ndjeke gjithmone nga pas “Ah, sikur…’’

Njerez te lire, te behemi bashke te rikthejme te drejten universale qe çdo individ te jete i lire te shprehe mendimet dhe te reflektoje mbi to kur ka shkelur te drejten e tjetrit. Liria e fjales eshte themeli i demokracise prandaj nuk duhet te lejojme censuren nga autoritetet totalitare qe po na rrembejne fjalen dhe lirine. Duhet te perkushtohemi me vendosmeri, me cdo mjet demokratik, duke u kunderpergjigjur pa kthyer faqen tjeter dhe te vendosim nje standart qe nenshtrimin gazetarise, shprehjes, mediave dhe fjalen e lire nuk mund ta imagjinosh dhe jo me te prekesh.

Vendi jone ka perjetuar trauma, pushkatime, denime, iternime nga eterit gjakatare te felliqesirave qe sot drejtojne vendin, por lirine e fjales si nje e drejte e njeriut qe vendet e civilizuara dhe qyteteruara e kane ne themelin e vlerave te tyre, nuk do munden ta rrembejne kurre lapanjozet e votive te vjedhura, sepse do perballen me reagimin qytetar qe se ka njohur ndonjeher vendi jone.

Kaperceni friken sepse kauza eshte me e madhe se ajo.

Bujar VRETO
Kryetar i Degës së PD Librazhd

Një mashtrim tjetër i Ramës!

Nga Sali BERISHA

Miq, Edvin Hajduti beri mbrëmë bilancin e mashtrimeve te vitit te zi 2019.

Ai, duke mos patur në 6 vite asnjë vepër publike të veten përveç pllakave të gurit në sheshet e disa qyteteve që po thyhen masivisht, paraqiti hemodializën, një sukses të qeverisë së mëparshme, si sukses të tij madhor.

Konkretisht me 210 PPP e tij që ka vjedhur dhe shpërdoruar rreth 3.2 miliard euro nga taksapaguesit shqiptar, ai përmendi vetëm një si suksesin e tij më të madh, dhe kjo është hemodializa.

E vërteta miq është se hemodializa është dhënë me koncesion 14 vite më parë.

Qeveria para 14 vitesh vendosi të blej këtë shërbim nga sektori privat dhe rriti kështu numrin e te sëmurve me veshka të bllokuara që përfitonin nga ky shërbim nga 45 ne 640, duke shpëtuar kështu qindra jetë njerëzish.

Qeveria e mëparshme shërbimin e hemodializës e blinte tek dy spitalet private më të mëdha të vendit, të cilat e bënin me një kontroll serioz procedurën. Kurse sot ky shërbim ka kaluar nga dora në dorë dhe vështirë të ketë kontrollin e domosdoshëm.

Pra Edvin Rrensi nisi vitin me një gënjeshtër taze, kjo sepse përveç rekordeve të zeza nuk ka asnjë arritje të veten përveç vjedhjeve gjigante me PPP që mund të rrjeshtojë!

Miq, pak kohë më parë në TPZ, drejtuesi i emisionit Ylli Rakipi e pyeti disa herë që ai të thoshte një investim të huaj prej 20 milionë euro që të ketë ardhur në Shqipëri këto 6 vite!? Duke mos patur asnjë investim të vetëm për të treguar ai përsëriste shifrën e investimeve të garantuara nga qeveria e mëparshme si TAP, Devoll etj.

Kur gazetari nuk i pranoi ato pasi ishin kontrata të qeverisë së mëparshme, Edvini u peërgjigj se gjatë këtyre 6 viteve ka ardhur kompania Shell. Por përsëri ketu mashtroi sepse Shell në Shqipëri ka filluar investimet në vitin 2010 dhe në vitin 2012 përfundoi me sukses shpimin e pusit në zonën e Shpiragut ku dhe gjeti nafte të lehtë në sasi të konsiderueshme dhe natyrisht kjo kompani ka vazhduar edhe këto vite aktivitetin dhe investimet e saj.

Kështu Edvin Kristaq Mashtrimi çeli siparin e rrenave të vitit 2020 me një rrenë taze të re!

Rama ik!

29 vjetori i RD, Berisha: Të ngrihemi dhe të shporrim xhelatin e ri të fjalës së lirë

Sali BERISHA

Gezuar festa e fjales se lire!
29 vjetori i themelimit te shtypit te lire, botimit te Rilindjes Demokratike, gazetes se pare opozitare ne Shqiperi!

Te dashur miq, sot eshte festa e fjales se lire, dita e themelimit 29 vite me pare e shtypit te lire, botimit te Rilindjes Demokratike, gazetes se pare opozitare pas 46 vitesh te diktatures me te eger moniste qe Europa kishte njohur ne tere historine e saj.

29 vite me pare, pas nje vendimi historik te Partise Demokratike te Shqiperise te marre qe ditet e para te themelimit te saj, nje grup i intelektualesh, gazetaresh, studentesh botuan numrin e pare te gazetes se pare opozitare, Rilindjes Demokratike si organ i Partise Demokratike dhe mendimit opozitar shqiptar. Botimin e Rilindjes Demokratike rregjimi komunist e priti me frike dhe armiqesi te vertet dhe beri gjithçka qe ta pengonte kurse publiku i gjere e priti me interes te jashtezakonshem.

Me qindra e qindra qytetare priten numrin e pare te saj me padurim te madh, me nje nate te bardhe, pra zbardhen gjithe naten per te siguruar nje kopje te saj, e cila hapej me nje editorial te pavdekshem te redaksise “E para eshte fjala”.

Me shpejtesi te rrufeshme gazeta si organ i te vertetes aktuale dhe asaj te ndaluar dhe mohuar pushtoi mendjet dhe zemrat e shqiptareve. Asokohe te shumte ishin intelektualet nga te gjitha fushat qe u bene bashkepuntoret me te mire te saj. Rilindja Demokratike tere jeten e saj ishte dhe mbetet si organi i pavdekshem i fjales dhe shtypit te lire, te vertetave te medha te shoqerise dhe kombit shqiptar.

Me kete rast le te shprehim nderimin tone me te madh per te gjithe ata intelektuale, publiciste, gazetare, studente, redaktore, kryeredaktore dhe drejtore qe themeluan gazeten e pare opozitare te vendit, qe e drejtuan dhe shnderruan ate qe nga numri i pare e deri ne numrin e sotem ne zedhenese te te vertetave te medha te shoqerise shqiptare!

Gjithashtu eshte rasti te kujtojme se sot ne kremtojme kete dite historike ne nje moment kritik per fjalen e lire!
Ne kremtojme kete dite kur Edvin Kristaq Xhelati, biri biologjik i zevendesit te Nexhmije Hoxhes, skulptorit xhelat te diktatures Kristaq Rama, qe firmosi varjen ne litar per fjalen e lire te poetit disident Havzi Nela ne gusht te vitit 1988, miratoi ne parlamentin e krimit dhe droges ligjin gijotine per fjalen e lire.

Duke perfunduar kete mesazh ju rikujtoj shqiptareve se armiku me i rrezikshem i njeriut eshte armiku i fjales se tij te lire. Ndaj dhe ju ftoj sot te dashur miq te ngrihemi me te fuqishem se kurre per te shporrur nga pushteti xhelatin e ri te fjales se lire, Edvin Kristaq Mafia. Gezuar! sb

Si hyri numri i parë i “RD” në burgun e Spaçit dhe reagimi i të burgosurve politikë

Ismail Cala

Me rastin e 29 vjetorit të gazetës ” Rilindja Demokratike”
6 Janar, duhet të ketë qenë. 6 Janar 1991. Nuk di, se si gazeta e parë e Rilindjes Demokratike, hyri në burg atë ditë.Më vonë, mora vesh që një polic nga Repsi e kishte sjellë.

Ne ishim të burgosurit e fundit politikë të Spaçit. Atë ditë, ishim mbledhur tek salla e tevizorit bardhë e zi.
Asgjë nuk kishte për të parë, por të burgosurit, nuk largoheshin nga ajo stallë e ftohtë. Prisnin gjithë ankth të vinte gazeta; gazeta që pikërisht këtij burgu, i kishte munguar dekada me radhë.

Mua, më mbanin si lexues të mirë dhe atë moment, nuk do ta harroj kurrë.
Gazeta erdhi. Ishte palosur aq shumë, sa u deshën, disa minuta ta drejtoja dhe kur e ndieva veten gati, nisa ta lexoja.
Ishte një artikull shume i mirë, i asaj dite .

Tre kater rreshtat e parë, i lexova pa m’u dridhur zëri, por pas pak, ndjeva një dhembje në fyt, zëri m’u mek. Bëra një pauzë të shkurtër dhe rinisa të lexoj. E pamundur… Këte lloj emocioni, nuk e kisha provuar kurrë.

U kërkova bashkëvuajtësve të mi, që ta lexonte dikush tjetër. Nga salla e mbushur plot e përplot erdhi një ” joooo” e gjatë , e butë dhe këmbëngulëse.

Vazhdova dhe mes ngashërimash e mbarova atë shkrim, që me thënë të drejtën, çuditi jo vetëm të burgosurit, por edhe policët, qe si pa u ndierë, kishin hyrë brenda.

Ditë e ftohtë në Spaç, dite e lume, ditë dhembjeje për mijëra të burgosur, që hynë dhe një pjesë s’dolën më, nga ai burg.
Sa shumë ishte i dëshëruar, ai vend për ato rreshta, për ato rreshta magjikë, për ato fjalë të lira, për të cilat, sa e sa njerëz e paguan me jetën e tyre.

Dola nga salla e ftohtë. Faqet i kisha me lot. Faqet e malit mbi burg, më shihnin çuditshëm e me dukej sikur buzëqeshnin, sikur na thonin:

” Rruge të mbarë, ecje të mbarë, në këtë rrugë që e nisët sot. Kam shkuar edhe herë të tjera në Spaç. Faqet e malit jane po aty, por seç duan të më thonë…. Sikur jane të merzitur, të zhgënjyer me mua.

Më duket sikur nënqeshin si me tallje. Sikur me thonë që kemi akoma rrugë për të bërë…. 29 vjet përpjekje. 29 vjet dhe Spaçi është atje, akoma e sikur tallet me ne.
Urime për 29 vjetorin e gazetës së parë të lirë…Rilindjes Demokratike!

Stuhia shkul pemën e mashtruesit të Tiranës

Era e fortë që ka përfshirë Tiranën dhe mbarë vendin gjatë ditës së sotme, ka bërë që në kryeqytet të ndodhë një ngjarje e pazakontë.

Pema e Vitit të Ri ka rënë në tokë, për shkak të erërave të fuqishme. Pema është rrëzuar nga era në mënyrë krejt të papritur.
Fatmirësisht, nga rënia e pemës nuk ka persona të lënduar apo të dëmtuar.

Pemë dhe shtylla të përcjelljes së energjisë elektrike janë rrëzuar në Selitë dhe zona të tjera të Tiranës bën me dije OSHEE. Në një njoftim për mediat thotë se moti i keq ka prekur pjesë të rrjetit elektrik. Nga fotot duket se si është këputur prej erës së fortë fideri në zonën e Selitës në kryeqytet duke lënë pa energji elektrike dhjetëra banorë.

NJOFTIMI I OSHEE
Pershendetje kolege. Moti i keq diten e sotme preku pjese te rrjetit elektrik, sidomos ate ajror. Demet jane shkaktuar kryesisht nga era e forte. Gjithesesi, brigadat e avarive ndodhen ne gatishmeri. Foto nga keputja e fiderit ne Selite, Tirane.

Trump paralajmëron sërish Iranin: Nëse hakmerreni…

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo i doli në mbrojtje të dielën sulmin ajror amerikan që vrau komandantin ushtarak iranian Qassem Soleimani. Ai tha se shërbimet e zbulimit e kishin bërë të qartë se mosveprimi do të kishte paraqitur një rrezik më të madh.

“Vlerësimet e shërbimeve amerikane të zbulimit e bënë të qartë se mungesa e një veprimi, që do të lejojnte Soleimanin të vazhdonte të komplotonte, të vazhdonte me planet apo fushatat e tij terroriste, do të krijonte më shumë rrezik sesa të ndërmarja e një veprimi si ai që morëm javën e kaluar”, tha zoti Pompeo në një intervistë për rrjetin televiziv ABC.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë shkëmbyer kërcënime pas vdekjes së gjeneralit kryesor iranian, i vrarë të premten nga një sulm ajror amerikan në kryeqytetin e Irakut.

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei ka premtuar një hakmarrje të ashpër për vrasjen e Qassem Soleimanit.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, kërcënoi se do të sulmohen objektiva të shumta në disa vendndodhje në Iran, nëse Irani do të hakmerret për vdekjen e Soleimanit.

Presidenti Trump shkruajti të shtunën në Tëitter se Shtetet e Bashkuara kanë identifikuar 52 objekte në Iran, të cilat do të goditeshin “shumë shpejt dhe shumë ashpër”, në rast se Irani do të sulmojë personelin apo interesat amerikane. Numri 52 përfaqëson 52 amerikanët e marrë peng në Iran shumë vite më parë.

Si doli numri i parë i “RD”

Nga Agron Sejamini

Ish-faqosësi në Poligrafik, Bashkim Lushi rrëfen vështirësitë për botimin e numrit të parë të “RD”-së
Në orën 23.00, të datës 4 janar 1991, në një kohë rekord përfunduan të gjashta faqet e gazetës dhe u çuan flanet në repartin e gazetave për të filluar shtypjen.

Këtu nuk u lejua asnjë njeri përveç Bashkimit. Pas një ore, del gazeta e parë blu me emrin “Rilindja Demokratike”! I mbërthyer nga emocionet e forta, del në oborr duke e valvitur si të ishte një flamur… Tashmë, më e lehtë se gazeta, ishte bërë Bashkimi që hidhej dhe pritej në ajër nga studentët.

Një numër gazete nxori Bashkim Lushi, por e meriton të jetë pjesë e historisë së “Rilindjes Demokratike”, që sot shënon numrin 7661. Sepse, ai njësh, peshon më shumë se shumëfishat e tij.

Ka qenë një nga tipografët më të mirë të Kombinatit Poligrafik, në repartin e revistave Bashkim Lushi. Aty ku shtypeshin botimet më të rëndësishme dhe më cilësoret e atij sistemi, që për themel kishte vetëm ideologjinë komuniste. I saktë, i shpejtë dhe me shumë rendiment.

I vetmi njeri që mund të të nxirrte nga një situatë e vështirë ishte Bashkim Lushi. Të ngjan sikur fotografia e tij, nuk është hequr asnjëherë nga tabela e nderit. Mirëpo e vërteta dëshmon të kundërtën. Në 730 punëtorë që kishte ai Kombinat Poligrafik, më problematiku për organizatën e partisë dhe drejtorinë ka qenë pikërisht Bashkim Lushi.

Kanë qenë të njohura bëmat e tij. Kështu, nga viti 1979 nuk paguante kuotat e Bashkimeve Profesionale. Jo se i dhembseshin ato 30 lekë në muaj, por nuk e ndjente për detyrim. Pasoja për këtë veprim të dënueshëm ishte mosmarrja e fletëve të kampit për pushime.

Vazhdimisht, mungonte nëpër aksionet vullnetare, duke e konsideruar shpërfytyrim të personalitetit të punëtorit, punën pa pagesë. Edhe më i rëndë u konsiderua ajo që bëri atë ditë, kur iku në shtëpi pa realizuar normën, për faqosjen e veprës madhore të udhëheqësit të partisë, “Shënime për Kinën”.

Të paktën këtu, nuk priste kush të dilte pa u lagur. Fjala vjen, Bashkimi përfundoi punëtor kaldaje për tetë muaj… As vetë nuk e beson që ka shpëtuar, pa ndonjë të keqe më të madhe. Ia di për nder vetes, që nuk kursehej për punë dhe rakisë që e ka patur mikeshën e tij më besnike. Jo vetëm drejtuesit, por edhe ai shpeshherë justifikimin e çdo veprimi të dënueshëm e gjenin te gota.

Por, kjo nuk është plotësisht e saktë. Shpirti rebel i Bashkim Lushit e kishte burimin te sistemi i kohës, që vetëm të shfrytëzonte dhe të shpërfytyronte. Thënë ndryshe, ai kishte vite që kishte filluar të “faqoste” “Rilindjen Demokratike”, zëdhënësen e lirisë dhe demokracisë. Gjithsesi, nuk i mungojnë etapat që e çuan në atë mision aq madhor të realizuar më 4 janar 1991.

9 dhjetor 1990. Del nga shtëpia për t’u interesuar për djalin e tij që kishte ikur të luante futboll me shokët, diku pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Por, nuk mundi të mbërrijë… Tani, ishin familjarët e tij që dolën për të kërkuar Bashkimin.

Ndërsa ishte duke ecur, pranë Liceut Artistik përjetoi me dhembje dhe shumë emocion sulmin e policisë ndaj studentëve. Harroi për çfarë kishte dalë nga shtëpia dhe u bë pjesë e atij tubimi. Jo vetëm në protestë, por edhe në atë vetëmbrojtje të asaj dhune të ashpër dhe të shëmtuar. Bashkë me studentët për orë të tëra, përshkroi rrugica të shumta derisa shpëtuan nga arrestimi dhe shkopinjtë e gomës.

11 dhjetor. Ishte duke pirë kafe në mensën e Kombinatit Poligrafik, bashkë me Gim Alimehmetin, Halil Ferhatin, Perlat Voshtinën, Sali Bilbilin dhe kryetarin e Bashkimeve Profesionale, Hiqmet Melasin. Në atë bashkëbisedim shokësh, i gjithë muhabeti mbante dhembjen e dhunës ndaj studentëve.

Në çast u lind ideja për të bërë të pabërën. Ikin në repartin e punës dhe lajmërojnë për mbledhjen urgjente me të gjithë punëtorët e turnit të parë. As nuk kundërshtonin dhe as nuk dyshonin në seriozitetin e këtij njoftimi, se me ta për fat ishte edhe Hiqmeti, që po atë ditë do të jepte dorëheqjen nga kryetarllëku.

Të gjashtë ata, u ulën në presidium. Tema e diskutimit ishte vetëm pyetja: – Ç’mendim keni për protestat e studentëve? Të gjithë ata që diskutuan, mbështetën lëvizjen rinore dhe dënuan ashpërsinë e Policisë së Shtetit. Ndërkohë, ishte përhapur lajmi se te Poligrafiku ishte ndërprerë puna… Pas dy orësh, numri i pjesëmarrësve në atë tubim spontan ishte dyfishuar.

Nga muret e Poligrafikut dhe jo dera kryesore, kishin vërshuar punëtorët e ndërmarrjeve të tjera që ishin aty afër. U shpall krijimi i sindikatës dhe u përgatit një komunikatë në mbështetje të studentëve, të cilën atë pasdite e lexoi në Qytetin “Studenti”, Gim Selimi, punëtor i repartit të galvinizimit.

13 dhjetor. Pas krijimit të Partisë Demokratike, ndjehej nevoja e shumëfishimit të programit. Për më tepër, më 25 dhjetor mendohej se studentët do të fillonin pushimet dimërore, duke mundësuar shpërndarjen e këtij programi në të gjithë Shqipërinë.

Materiali për t’u radhitur në linotip iu dha Natasha Llojit, që para disa muajsh ishte pushuar nga puna në Tipografinë Ushtarake, sepse kishte shtypur traktet që ishin hedhur në qytetin e Shkodrës. Shumëfishimin do ta bënte vetë Bashkimi. Një punë që kërkonte kohë, por edhe shumë kujdes.

Edhe në këtë drejtim, ai ishte mjeshtër. Rreth orës 21.00, para se punëtorët e turnit të dytë të linin punën, ai futej te dollapi i rrobave. Dilte prej andej kur përgjegjësi i repartit dhe kontrollori i cilësisë, pasi kishin mbyllur portën e madhe dorëzonin çelësat te roja. Me shumë kujdes, ai vendoste torkion (pajisjen rul) në fund të repartit që të mos dëgjohej zhurma dhe ia niste punës.

Punonte pa pushim gjithë natën. Në mëngjes, para se ora të vinte shtatë, kur fillonte punë turni i parë, ai hynte përsëri në dollap. Pa rënë në sy te të tjerët, me shumë kujdes, dilte prej andej dhe niste punën e shtetit. Pasdite, i njëjti skenar për të vijuar punën e shpirtit. Kështu, çdo natë deri më 20 dhjetor. Pra, plot një javë pa ikur në shtëpi.

21 dhjetor. Lajmi për krijimin e sindikatës kishte mbërritur në qeveri. Këtë kryesi që përbëhej prej 14 vetësh me në krye Bashkimin e thërrasin në Ministrinë e Arsimit. Ndaj tyre u bënë një sërë pyetjesh nga Besnik Bekteshi, Sotir Koçollari dhe Alfred Uçi, duke testuar se në ç’shkallë ishte rrezikshmëria.

Pasi u deklarua i mbyllur ky takim, ndërsa përcjellin kryesinë e sindikatës së Kombinatit Poligrafik, ftojnë vetëm Bashkimin për të pirë kafe. Kafe u tha, se në fakt ishte seanca e dytë e mbledhjes. Por, Bashkimit i ka mbetur në kujtesë një ndërhyrje e Prof. Uçit.

– Unë jam akademik, në shtëpi kam edhe djalin e martuar, gatuajmë në banjë nga ngushtica… Si mendon ti, se Hekuran Isai është më i mençur se unë?!

Një pyetje që nuk kishte nevojë për përgjigje. Një pohim shumë domethënës dhe inkurajues për Bashkimin dhe shokët e tij, se lëvizja e nisur duhej çuar deri në fund.

3 janar 1991. Veshët i kapin sihariqin se do të dilte gazeta “Rilindja Demokratike”, organ i Partisë Demokratike. Pa i thënë kush, me një frymë troket te dera e Frrok Çupit që ishte caktuar kryeredaktor.

– Quhem Bashkim Lushi. Jam faqosës në Poligrafik. Dua që t’ju ndihmoj për gazetën.
– Faleminderit! E kemi zgjidhur atë problem, ia pret shkurt Frroku, paksa edhe dyshues për këtë vullnetar të panjohur.
4 janar. Dosja me materialet e numrit të parë të “Rilindjes Demokratike” mbërrijnë në repartin e gazetave në Poligrafik.

Fillon debati dhe kundërshtimi i të gjithë punëtorëve, duke mos pranuar të fillonin punë. Jo se kishin arsye politike, por thjesht se do u shtohej puna. Kjo jehonë përcillet edhe në kafe, duke rënë në vesh të Bashkimit. Me një frymë shkon te reparti i gazetave ku vazhdonte diskutimi.

Të gjithë i njihte, ndaj u lutet si shok që ta nxirrnin edhe atë gazetë. Mirëpo lutjet ranë në vesh të shurdhët. Nuk përmbahet, rrëmben dosjen e materialeve dhe i thotë Hasan Kasmit, përgjegjësit të repartit të gazetave, se do e përgatiste në repartin e tij. Mirëpo, Bashkimi ishte punëtor dhe jo drejtor.

Të dy ikin te zyra e drejtorit të Poligrafikut, Lirim Ruka, i cili kundërshtoi në mënyrë të prerë. Pas lutjeve të zgjatura të Hasanit se të paktën të lejohej vetëm botimi i këtij numri, ai thyhet. Kaq i duhej Bashkimit. Niset për te reparti i punës, duke u shoqëruar me një rit dasme.

Njëri prej personave që kishte sjellë materialet e gazetës, dy hapa para Bashkimit, fillon e spërkat shkallët me konjak… Hera e parë në jetë që nuk ka ndjerë dhembje, për atë lëng aq të dashur, kur e shikonte që derdhej si ujë. Menjëherë, u shpërndanë materialet linotipistëve Ferdi Sinoimeri, Flamur Këmbora dhe Hasip Halili. Rreth orës 15.00 bëhet gati lënda e radhitur për faqet e para.

Në krah të tij ishte faqosës edhe miku i tij, Sokrat Xhavara, që shquhej për punë shumë cilësore. Kaq ishin punëtorë. Të gjithë punonin vullnetarisht dhe me shumë dëshirë për të përgatitur numrin e parë të kësaj gazete. E ndërsa, punëtorë kishte pak, e gjithë salla gumëzhinte nga studentët që ishin kureshtarë për shkrimet që do të botoheshin dhe proceset e punës.

Kur dukej se gjithçka po ecte mbarë, në punë e sipër, dora e Sokratit skuqet nga gjaku. Ishte duke prerë në tranxhë, klishenë e fotografisë së Rexhep Qoses. Nga numri i parë, ky njeri ka qenë ters për faqet e kësaj gazete… E ndërsa Sokrati u çua në spital për mjekim, vendin e tij e zë brigadieri i turnit Bujar Çaslli.

Në orën 23.00, në një kohë rekord përfunduan të gjashta faqet e gazetës dhe u çuan flanet në repartin e gazetave për të filluar shtypjen. Këtu nuk u lejua asnjë njeri përveç Bashkimit. Pas një ore, del gazeta e parë blu me emrin “Rilindja Demokratike”! I mbërthyer nga emocionet e forta, del në oborr duke e valvitur si të ishte një flamur… Tashmë, më e lehtë se gazeta, ishte bërë Bashkimi që hidhej dhe pritej në ajër nga studentët.

Vonë shumë vonë, si të ishte në një përrallë niset më këmbë drejt shtëpisë, jo për të fjetur, por për të pushuar. Të nesërmen rreth orës dhjetë, shkon pranë selisë së Partisë Demokratike. Mundohet që të gjejë një kopje gazete, por ishte e vështirë. Kujtojmë se tirazhi i numrit të parë ishte 78 mijë kopje.

Troket te zyra e Arben Imamit, por edhe këtu nuk i jepet një kopje e asaj mrekullie, që për tërë natën e realizoi me shokët e tij. Dikush nga studentët që e njohu Bashkimin, ndërhyn duke buzëqeshur:
– Zoti Imami! Atij i takon jo një, por një mijë….

Një numër gazete nxori Bashkim Lushi, por e meriton të jetë pjesë e historisë së “Rilindjes Demokratike”. Sepse ai njësh, peshon më shumë se shumëfishat e tij. E ndërsa krenohet për ç’ka bërë, ndjehet i lënduar që në këto vite, ka mbetur i harruar nga PD-ja dhe “RD”-ja.

Të paktën në ditë festash, le të shkonte një ftesë edhe në adresë të Bashkim Lushit. Për të mos folur pastaj edhe për një ligësi tjetër. Gjashtë orë është filmuar atë natë kur u përgatit numri i parë i “RD”-së. Para një viti, tek ndiqte një emision special në një stacion televiziv, mbushi sytë me lot, kur u shfaqën sekuencat e para të asaj nate të paharruar. Por… u ligështua, sepse nuk mundi të shihte as veten dhe shokët e tij.

Në vend që të çmallej, kujtoi atë kohë kur retushi dhe krasitja ishin në modë… Gjithsesi nuk është bërë asnjëherë pishman dhe nuk ka vënë inat… Ai vazhdimisht në këto vite ka qenë kryetar ose nënkryetar i Partisë Demokratike për zonën 55/2, pranë Stacionit të Trenit. Ndjehet i lumtur, sepse demokracia i krijoi kushtet dhe mundësinë, për t’u ndjerë njeriu më i pasur në botë. Të tri fëmijët e vet i kanë mbaruar shkollat e larta, pa bërë asnjë ndërhyrje dhe pa harxhuar asnjë lekë.